Pas ardhjes në Tiranë nga Forumi Europian i Alpbach-ut, ku u takua me presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, atë të Austrisë, Heinz Fischer, si dhe me ministra e personalitete të larta europiane, me të cilët bisedoi mbi rilindjen europiane shqiptare, ëndrrën e madhe që u rizgjua pas zgjedhjeve të 23 qershorit, Fate Velaj, tashmë me cilësinë e këshilltarit për Diplomacinë Kulturore pranë Kryeministrit Edi Rama, sjell për gazetën “Shqip” një analizë dhe disa ide mbi rolin e kulturës dhe diplomacisë kulturore në rritjen e imazhit dhe integrimin europian të vendit.

“Përgjegjësia fillon nga ëndrra”

Me këtë përkufizim të William Butler Yeats do të doja unë t’i filloj analizat e mia mbi rolin e artit dhe kulturës në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare, rolin e artistëve si mendimtarë e korrektues të shoqërisë, thellimin e dialogut ndër-rajonal, si dhe peshën që ata duhet ta mbajnë në procesin e integrimit dhe rilindjes europiane të vendit.

Shprehja popullore “ëndrra nuk kushton”, për mendimin tim mund të ketë pasoja katastrofale për personin vetë, e ndoshta dhe për një popull të tërë, nëse ky person ka një pozicion vendimmarrës. Kjo, për arsyen e thjeshtë se njeriu i papërgjegjshëm dhe ëndrrat i shikon të “papërgjegjshme” dhe nëse ky person ka një pozicion vendimmarrës, atëherë zbatimi i këtyre ëndrrave në realitet ka pasoja për gjithë njerëzit.

Shqipëria është europiane jo vetëm gjeografikisht, por edhe shpirtërisht e kulturalisht, dhe unë, me bindje të plotë, gjatë gjithë punës sime në dhe për Europën kam pasur në mendje shprehjen e famshme të Paul Valéry se “absolutisht europiane është gjithçka që vjen nga tre burimet: Jerusalem, Athinë e Romë”.

Duke qenë se gjeografikisht Shqipëria ndodhet në rrjedhën e këtyre tre burimeve, ka bërë që ajo prej këtyre prurjeve të “ngopet shpirtërisht”, e si pasojë, edhe “fryrjet dhe derdhjet në det” i ka pasur europiane, ku nga të cilat sot kemi pasuri e krijimtari të shumta, pjesë të trashëgimisë kulturore kombëtare, ashtu siç kanë përfituar edhe shtete të tjera në Europë, që dhe ato u “ngopën” nga këto tre prurje, e që në rrjedhën e viteve krijuan fizionomitë e tyre unikale.

Tashmë, kur të gjithë ne, përpara syve kemi një ëndërr, një ide e një qëllim, atë të rifutjes në familjen e përbashkët europiane, është detyrë e të gjithëve ta vëmë në lëvizje shpirtin, mendjen e trupin se si këtë pasuri e trashëgimi të madhe kulturore ta vëmë në funksion të zhvillimeve të ardhshme të vendit.

Nëse unë do të shtroja pyetjen: Cili është roli i kulturës në procesin e integrimit europian të vendit? Do t’i përgjigjesha: Vendimtar.

E ardhmja jonë europiane nuk mund t’i lihet më rastësisë dhe ëndrrave të papërgjegjshme të të papërgjegjshmëve. Detyra jonë imediate është të mendojmë se si nga pasuria jonë kulturore ta pasurojmë politikën aktuale, sesi ta frymëzojmë atë nga identiteti ynë dhe mbi të gjitha se si të krijojmë politika e strategji kulturore, për t’u paraqitur si pjesë e denjë e identitetit të përbashkët, atij pluralist europian.

Imre Kertezs, fitues i çmimit “Nobel” për letërsi, në një shkrim mbi “trashëgiminë mbresëlënëse të Europës” që do t’ma dërgonte me rastin e inaugurimit të projektit tim “100 hapa drejt Europës”, ndër të tjera do të shkruante se: “…një civilizim që vlerat e tij nuk i ka të qarta, apo vlerat e tij i lë në baltë, është i destinuar të marrë rrokullimën e t’i dridhen gjunjtë. Dhe, nuk do të jetë vonë kur të vijnë të tjerët që do të shpallin vlera të tjera dhe, në gojën e këtyre të tjerëve, ato nuk do të jenë me vlera, por pretekste e fasada për pushtet absolut dhe të shkatërrimit të pakufizuar…”.

Arti e kultura i jep Shqipërisë, dhe jo vetëm asaj, por të gjitha shteteve, identitetin e tyre, e që së bashku përbëjnë identitetin e përbashkët europian.

Unë përfaqësoj këtu bindjen time të thellë që, Unioni Europian, përpara se të jetë një union i fuqishëm ekonomik e politik, mbi të gjitha është një union vlerash, një union social e kulturor.

Europa fillon te pragu i derës së shtëpisë tënde

Krijimi i një diplomacie kulturore, e cila është e orientuar drejt së ardhmes së përbashkët europiane është i një rëndësie të veçantë në këtë kohë të tranzicionit final.

Ajo do të ketë si bërthamë të saj qëllimin se si ne, me bindje të plotë, do të krijojmë ingranazhet për transmetimin e ideve në rrugën që tashmë kemi zgjedhur për të vajtur në “Europë”, duke u bërë kështu promotorë të një rilindjeje të re shpirtërore, rilindje kjo që për mendimin tim fillon që nga librat e shkollave; pra duke vendosur nëpër tekste jo vetëm të kaluarën e lavdishme nacionale e internacionale, që shpeshherë ka qenë e dhimbshme dhe e përgjakshme por, në to të pasqyrohet dhe e ardhmja e përbashkët dhe perspektiva europiane.

Në këtë mënyrë “ideja Europë”, që për shumë nga ne është aq joshëse, të jetë e ankoruar fortë në ndërgjegjen e secilit, përpara se ai (dikush) të bëhet vendimmarrës. Nxënësve të shkollave duhet t’u bëhet e qartë se nuk je vetëm tiranas, durrsak apo vlonjat, por mbi të gjitha je shqiptar i kontinentit europian.

“Europa nuk fillon në Bruksel apo në Strasburg: Europa fillon te pragu i derës së shtëpisë tënde” – do të dëgjoja unë të thoshte në një konferencë në Berlin, Hans Gert Pöttering, president i Parlamentit Europian, në një debat mbi identitetin europian.

Por që rruga e zgjedhur të ketë vazhdimësi e të ardhme, është e domosdoshme të ketë dhe institucione, ashtu si dhe struktura që mendojnë në mënyrë europiane. Dhe për këtë, duhet të jemi të motivuar për idenë Europa, të kemi një ngazëllim për vlerat e saj, e mbi të gjitha, të mendojmë si europianë. Vetëm në këtë mënyrë mund të prishim muret e fundit mental e ndarës, që i kemi akoma përpara në rrugën tonë për Bruksel.

Ish-presidenti gjerman, Richard von Weizsäcker, do të thoshte me të drejtë në Berlinin e bashkimit se: “…nuk është Europa brenda kufijve të mureve ajo që mund të pajtohet, por një kontinent i tërë që kufijve ua merr natyrën e tyre ndarëse”.

Procesi i integrimit europian, në vetvete, është një proces integrimi shpirtëror, dhe në këtë mënyrë, arti e kultura, të cilat burimin e kanë te shpirti e te ndjenja mund të luajnë rol të rëndësishëm në krijimin e imazhit pozitiv të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare pasi ajo krijon momente të “kthimit të kokës dhe vëmendjes” drejt saj, e në këtë mënyrë, të shikohet ndryshe dhe të merret seriozisht. Arritjet e mëdha individuale të artistëve shqiptarë kanë bërë e do të bëjnë që imazhi i vendit të ndryshojë në sensin pozitiv, po ashtu të jepen shembuj të një kulture tjetër të dialogut, larg atij dialogu që përdoret me politikanët.

Shqipëria mund të japë një ndihmesë të madhe në pasurimin e jetës kulturore europiane, pasi fuqia e Europës nuk qëndron vetëm tek ekonomia, por dhe te mundësia që ajo i jep dialogut të kulturave, dhe hapësirën e nevojshme që ato kërkojnë për t’u takuar, pastaj ta shikojnë njëra-tjetrën nga i njëjti këndvështrim. Në bërthamën e tyre, këto kultura vijnë nga e njëjta origjinë, gjë që do ta konstatonte përpara 400 vjetëve edhe Voltaire, i cili do të thoshte se: “…4/5 e kulturave të popujve të Europës është e njëjta gjë…”.

Shqipëria paraqitet në arenën ndërkombëtare me dy pamje: atë të arritjeve të suksesshme individuale në fushën e artit e kulturës, si dhe atë të papërgjegjshme nëpërmjet partive politike të përfaqësuara nga drejtuesit e tyre. Ky antagonizëm i thellë është i dëmshëm dhe në këtë mënyrë, i papranueshëm dhe për përmirësimin e këtij imazhi del një detyrë imediate për korrektimin dhe krijimin e axhendave efikase në fushën e politikës së jashtme, atë të integrimit nëpërmjet kulturës.

Europa është kulturë dhe si pasojë edhe politikanët e saj vijnë nga hapësira kulturore. Duke u nisur nga ky fakt është më se e nevojshme që diplomacia kulturore të jetë pararoja e politikës së jashtme të vendit, në mënyrë që të arrihet një integrim sa më i shpejtë në strukturat europiane.

Për ta arritur këtë qëllim duhet:

1 – bërja prezente e trashëgimisë kulturore në institucionet më të larta të kulturës e politikës europiane si pjesë e identitetit të përbashkët europian. Por, kjo nuk do të thotë të tregojmë se ne kemi ngelur vetëm te disa gurë e shtylla e mozaik në Apoloni, Butrint, Dyrrah e Amantia apo epoka të tjera të historisë. Nëse do t’i referohesha Gustav Mahler, atëherë do ta përdor shprehjen e tij se “traditë nuk do të thotë mbajtja e shpuzës, por çuarja më tutje e flakës”.

Në këtë kontekst del për detyrë që të transmetojmë në Europë jo vetëm epokat e ndriçuara të civilizimeve, në të cilat vendi ynë ka qenë pritës e që i ka zhvilluar vetë ato, por dhe zhvillimet e tendencat avangarde e bashkëkohore, nga e cila kemi shembuj mbresëlënës.

Në këtë mënyrë i paraqitemi opinionit ndërkombëtar si një vend i orientuar nga e ardhmja e si pjesë përbërëse e zhvillimeve botërore.

2 – kultura luan një rol të dyfishtë: nga njëra anë, ajo jep mundësinë për njohjet reciproke dhe nga ana tjetër, ajo jep mundësinë për të qenë solidarë me njëri-tjetrin, duke qenë se vijmë nga e njëjta hapësirë kulturore.

Kjo do të thotë që ne duhet të nxisim iniciativat rajonale e internacionale për thellimin e dialogut interkulturor e njohjen e përkatësive vetjake e të përbashkëta, duke e kthyer Shqipërinë me cilësitë e saj tashmë të njohura dhe të respektuara nga e gjithë bota, siç janë ato të tolerancës fetare dhe pasurisë së trashëguar, në një qendër të debateve mbi të ardhmen europiane të rajonit.

Zbatimi në praktikë i këtyre orientimeve për marrjen e fryteve të dëshiruara, e në këtë mënyrë t’i afrohemi sa më shumë e sa më shpejt qëllimit të përcaktuar, kërkon marrjen e disa masave të menjëhershme, siç janë:

1 – krijimi dhe zbatimi i strategjisë mbi politikat e diplomacisë kulturore, siç është në disa vende kyçe të Europës, të cilat e shikojnë atë si një nga shtyllat bazë të politikës së jashtme të shtetit, duke e konsideruar kulturën si eksportin nr. 1 të tyre.

2 – mbajtja e kontakteve dhe përmirësimi i tyre me të gjitha institucionet politike, artistike, kulturore e politiko-kulturore nëpër botë. Gjetja e partneriteteve të reja dhe bërja e qartë e rëndësisë dhe ndihmesës që ka dhënë dhe jep arti e kultura shqiptare në historinë botërore, si dhe opsionet që ajo ofron e krijon në thellimin e dialogut ndërkulturor, si bazë e një bashkëjetese paqësore në kohët e sotme.

3 – hapja e perspektivave dhe ndihmesë për të gjitha iniciativat që kanë si bazë strategjike paraqitjen në institucionet më prestigjioze të artit, kulturës e politikës europiane të Shqipërisë si një vend i orientuar drejt Europës, pa lënë asnjëherë pas dore krijimin e infrastrukturës dhe mbajtjen në stadin më të lartë të institucioneve aktuale të artit e kulturës në vend.

Këto ishin disa ide paraprake mbi atë se ku duhet të orientohen diplomacia kulturore në të ardhmen dhe si ato do të vihen në shfrytëzim të integrimit europian të vendit. Siç thashë janë ide mbi të ardhmen dhe nëse unë do t’i kthehesha kujtesës, atë të kohës së realizimit të ciklit tim të pikturave me temë “kujtime nga e ardhmja” patjetër që do të më kujtohen dhe disa ide të mikut tim, kancelarit austriak Alfred Gusenbauer, i cili në këtë kuadër do t’më shkruante se “…normalisht është në kundërshtim me rrjedhojën e çdo lloj arsyetimi që të kesh ‘kujtime nga e ardhmja’. Deri më sot kjo kategori të menduari i përkiste vetëm Hollywood-it. Por, fakt është se secili prej nesh, në mënyrë individuale ose kolektive, krijon idetë e tij mbi të ardhmen dhe njëkohësisht farkëton plane për të nesërmen ose të pasnesërmen…”. – Më tutje ai do të vazhdonte se “tashmë, në shumë nga vendet e Europës Juglindore ekziston një perspektivë europiane… Bashkimi Europian duhet që në vitet e ardhshme të bëhet për të gjithë një realitet dhe po aq normal sa u bë Vjena shtëpia e Fate Velaj. Detyra e artit është dhe duhet të jetë që këtë proces të europianizimit ta mbajë mbi shpatulla dhe mbi të gjitha ta shohë atë me sy kritik. Arti nuk përbën vetëm realitetin, por ai e rikrijon atë…”.

Realizimi i veprave të artit dhe kulturës është një “work in progress” dhe burimi i tyre janë ndjenjat që burojnë nga shpirti. Këtu mua më duhet të sjell në vëmendje një europian të madh, Jacque Dellors, i cili në Parlamentin Europian do të lëshonte thirrjen “une ame pour l´Europe” (T’i japim një shpirt Europës). Dhe nëse Dellors do të bënte këtë thirrje, unë, me bindje të plotë dhe zë të lartë, do të thosha:

“T’i kthejmë shpirtin Shqipërisë”.

57 Komente

...................Imre Kertezs, fitues i çmimit “Nobel” për letërsi, në një shkrim mbi “trashëgiminë mbresëlënëse të Europës” që do t’ma dërgonte me rastin e inaugurimit të projektit tim “100 hapa drejt Europës”, ndër të tjera do të shkruante se: “…një civilizim që vlerat e tij nuk i ka të qarta, apo vlerat e tij i lë në baltë, është i destinuar të marrë rrokullimën e t’i dridhen gjunjtë. Dhe, nuk do të jetë vonë kur të vijnë të tjerët që do të shpallin vlera të tjera dhe, në gojën e këtyre të tjerëve, ato nuk do të jenë me vlera, por pretekste e fasada për pushtet absolut dhe të shkatërrimit të pakufizuar…”.

..... ky sikur e paska njof Shqiperine me dhembe e dhemballle....

#rigon

#i fresket

Fatja  shtron platforma/strategji  dhe flet   per artin e kulturen  si me qene minister kulture..smiley   jo per gje, po mos i mbetet qejfi ministrit te vertete te kultures, Auronit..smiley    

qysh me caktimin e Fates ''keshilltar''  kulture i kryeminstrit, Auroni  sikur ka dale jashte loje..smiley

Keshilltar i kultures diplomatike Belul, jo i kultures. Mos i ngaterro gjerat. 

Ky do jetë këshilltar i Ramës apo i qeverisë ?

Rama eshte qeveria dhe qeveria eshte Rama prizren, ca rendesi ka, ata jane te tere dordolece e tij aty. Biles sic me thane para ca ditesh, edhe keshilltaret e ministrave po i emeron Rama. 

s'ka rëndësi, formalisht pyeta .

Pse ti mendon që Ramës nuk i duhet fare qeveria se ai i bën të gjitha vetë , të paktën mos kishte emruar ministra shkurtonte shpenzimet.

Ta garantoj qe edhe miqte e tij e thone, se mendojne se e komplimentojne, se Rama nuk delegon detyra dhe se eshte mikromenaxhues i papare. Pushteti i ministrave do jete tejet i limituar, do raportojne edhe per gjene me te vogel te Rama. Nejse, se dolem icik jashte teme. 

Edhe ti e ke gabim: Keshilltar i diplomacise kulturore.

une e kam kuptuar si keshilltar per   ''diplomacine kulturore'',  Endrito.smiley

Eh c'na beri ky dreq Rama, na hapi syte me keto titujt e tij smiley

pashe ne nje foto kete Faten ,nuk ka sibahet ma klloun cirku,ma bufon....A vishet tjetri ashtu?

ore para se te beje keto muhabete kafeneshe Fatja, duhet ti kerkojme te na tregoje se cfare kualifikimi akademik ka? Ku e ka marre? Sa ka qene kohezgjatja e shkurt, cfare diplome ka ne xhep e cfare zanati ka bere, se per emigrante endacake (fjalet e Rames, kur beri prezantimin e tij), qe flasin per piktura e rrenoja arkeologjike une njoh me dhjetera.

Zana, nuk me duket se Fatja vishet keq.. por  mos anashkalo faktin qe  ky eshte artist, dhe keta e personalizojne veshjen  disi me ndryshe nga te tjeret apo e zakonshmja..smiley

O Belul, se je edhe nga Vlona me duket, a te ka ra rasti (nese ke qene ne moshe per te mbajtur mend kuptohet), qe elektricisti Fate te te kete rregulluar dritat te pallati a lagjia? Se ky Fatja, qe thua ti, edhe shkollen e mesme profesionale e kishte bere naten, pa shkeputje nga puna si elektricist.

po nga Vlora jam dhenderrush..  por nuk  pretendoj se e njoh mire Faten.   nga ana tjeter, nuk habitem fare qe  ka pas punuar si elektricist apo  ka bere shkollen naten etj, sepse Fatja vjen nga familje e persekutuar,  keshtuqe mund ti jene mohuar shume gjera ne jete. 

c'famije e persekutuar kur babain e kishte pasur drejtor a dicka te tille? Ti je nga Vlona apo aty rrotull Vlones, nga ndonje fshat partizan e ste merret per te madhe qe nuk e njeh?

dhenderrrusho, une  as u  mbaj as u bej dosje njerezve..smiley      ti vazhdo plotesoji dosjen  Fates..smiley     une jam ne autobuz  per vete, rruges per ne fshatin e lindjes..smiley     e thashe me ne fund  se vite kishte qe me mundonte...  jam fshatar!!

mire o Belul, thuj 10 here rrofte Hysni Kapo e sot e shleve detyren...

hej dreq o pune... me fal qe tu pergjigja!  sepse mu drejtove ti i pari mua, jo une ty..  sidoqofte,  ska per tu perseritur me kurre!!smiley

ishte si klloun e i tille mund te vishet ne spektaklet e veta e jo me nje emer kaq zulmemadh.Ishte si personazh komedishe bulevardi...Me kene keshilltar ne qeveri ka dekorin e saj....po hajt qeveri artistesh....

Zana moj ta marrsha, ti punon ne industrine e modes apo te mjeksise? Ajo te beri pershtypje ty, si eshte veshur z. Velaj? Dhe jo krijimi i nje posti te ri te qe, sipas gojeve te liga, mund te jete per mbeshtetjen qe Velaj beri (disa shkrime e letra) per te mohuar qe Rama i shkuli veshin Egin Cekes?

tesh,edhe syni don pjesen e vet.smileyMenyra se si vishet nje person thote jashtezakonisht per te.kurse si post eshte post i pallatit te endrrave...pra Kot....mbase ,mundet...qe te jete ashtu..madje padyshim qe eshte ashtu....

Zana, kujdes me raportin e veshjes me postin, se bie ndesh me idete askete te Pjerit.... Ai thote se nuk duhet fare paraqitja e jashtme, kundrejt paraqitjes se brendeshme... smiley ai e thote...

Prit kur te dale qe eshte ndonje peshk me PDH hahahah

bobo tre paragrafet e pare lexova. Bullshit total!!!!

Po korigjues letrare per keshilltaret kulturues a do kete ne Qeverine e re? Uroj qe nxenesve te shkollave mos t'u japi Velja mesim.

Në këtë mënyrë “ideja Europë”, që për shumë nga ne është aq joshëse, të jetë e ankoruar fortë në ndërgjegjen e secilit, përpara se ai (dikush) të bëhet vendimmarrës. Nxënësve të shkollave duhet t’u bëhet e qartë se nuk je vetëm tiranas, durrsak apo vlonjat, por mbi të gjitha je shqiptar i kontinentit europian.

Ose duhet te ishte shkruar keshtu:

Në këtë mënyrë “ideja Europë”, që për shumë nga ne është aq joshëse, të jetë e ankoruar fort në ndërgjegjen e secilit, përpara se ai (dikush) të bëhet vendimmarrës. Nxënësve të shkollave duhet t’u bëhet e qartë se nuk je vetëm Tiranas, Durrsak apo Vlonjat, por mbi të gjitha je Shqiptar i kontinentit Europian.

P.S. Une s'pretendoj te njoh ne menyre perfekte gramatiken e drejtshkrimin.

gjemb, mos u kap me detajet, kapu me te rendomten qe rrezaton ky keshilltari i kryeministrit kulturore kristaq. Ky shkrim eshte fyes per intelektin. Ekziston nje apo disa arsye se pse artistet (sidomos ato abstractet) nuk duhet te shkruajn ashtu sikurse pikturojne.

 

Artisti abstrakt ben shkrime absurde.

po cfare shkrimesh absurde more ti daje? Ku ma gjen ti? Ketu ska asnje gje, keto jane llafe qe i degjon rendom ne kafene nga pothuajse cdo shqiptar qe ndjek lajmet. Edhe nxenesit e gjimnazit po tu japesh nje teme hartimi per Shqiperine e BE-ne shkruajne me mire.

Hoppa, une s'kam aftesine intelektuale, diplomatike apo kulturore sa te kuptoj rendomtesine e shkrimit apo postit qe te ben te kruash koken nga habia. Por me e rendesishmja, nese kapem me ate qe thua ti, do fillojne akuzat bresheri per mosmbeshtetje te #rilindjes, Berishizem, etj. etj.

gjembi; ".... Hoppa, une s'kam aftesine intelektuale, diplomatike apo kulturore sa te kuptoj rendomtesine e shkrimit apo postit qe te ben te kruash koken nga habia..." 

 Ja nje vajze modeste smiley pas se ciles fshihet nje inteligjence praktike smiley

Pjer, a t'vjen zor mer!!! Je intelektual i njohur e i publikuar boterisht, dhe ngele duke ua lypur gjithe femrave te peshkut... Se kuptoj se si funksionojne keshtu keto mendjet e ndritura. Nuk e kam vetem me figuren tende, por dhe me ate te Kadarese per shembull.

Do mo pak aftesi se sa konga. (seç me tha xhibi ca gjona ashu rreth dashurise tende per kongen. Mundem edhe te jem gabim....)

bukur

Bukur, shkelqyer, me pelqeu. Njeri idealist, shum me teper se politikanet shqiptare. 

Me këtë përkufizim të William Butler Yeats do të doja unë t’i filloj analizat e mia mbi rolin e artit dhe kulturës në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare, rolin e artistëve si mendimtarë e korrektues të shoqërisë, thellimin e dialogut ndër-rajonal, si dhe peshën që ata duhet ta mbajnë në procesin e integrimit dhe rilindjes europiane të vendit."

Bill Clintoni dikur tha "it's the economy stupid".zhvillimi i ekonomise sjell edhe zhvillimin e artit e kultures dhe jo anasjelltas.

Ku ka me mire se ky, do paguhet per te pa endrra. smiley

Ore ky osht tutkun apo bo vete??

Poplli do buke e jo Endrra !!! 

Kjo qeka Rilindja ...........!  

kshu tha edhe martin kreka smiley

kush e solli ne peshk teodor lacon, o pjetri o prizreni, s'e maj men tani smiley

ahahahaha

a s'jemi ketu me shume se gjysma e komunisteve te zones? smiley

plus, nuk di a e kap ate skenen qe komunistet shkojne drejt fshatrave te tyre me nga nje pishtar ne dore.

Ja pra, ky ishte arti i realizmit socialist. Skematik, por edhe ndonje kulsheder qe hante njerez, sic ka dale moda te thuhet tani, jo. Roli i komunistit! Dakord, por edhe tani kemi rolin e Mandit te Nish Tulles, apo jo? smiley Heroi pozitiv: por edhe tani kemi heroin e "nuk ma ndin". patetizem militantesk: por edhe tani kemi "Sa bythen te mire e kam", apo "u fejove, u fejove/ zemren time ma helmove". Bujar Lako dhe Demir Hyskje: po edhe tani kemi Behar Mere smiley

e kam llafin, o Belul, qe pa gje nuk te le perendia, o jo. smiley

Problemi fillon kur duhet me se s'bo me zgjedh, dhe kur nuk do njeren automatikisht te japin tjetren. por po qe se shtrengohem, zgjedh Bujar Lakon.  Mes bezdise dhe neverise, zgjedh te paren.

po si jo..  skena e pishtarit,  apo skena e fundit, pasi kercenimi i urise kaloi,  nje e qare bebeje u degjua ne maternitet... lindi femija i shokut Martin,  lindi  shpresa, jeta e re..smiley

po nuk mund te besh krahasime..   mua p.sh  ato filmat  e pas 90-es me Ceken, Behar Meren  etj nuk me kane pelqyer kurre!!   nivel i dobet, varferi...  mbase jo per faj te aktoreve, por ja qe edhe artin e perfshiu ai tranzicioni i tmerrshem, ndryshimi i vlerave etj etj.smiley

Pa citime fare z.Velaj: hapni Institute Kulture ne vendet me te rendesishme per shperhapur gjuhen dhe kulturen shqiptare, dhe mundohuni te thithni fonde nga KE-ja per te ruajtur Trashegimine e per te nxitur vetendergjegjesimin per kulturen. 

Ti po i jep keshilla keshilltarit? smiley

gjembi, thumb ishte ky? smiley 

ishte gjemb!

smiley

Jo per ty, per keshilltarin.

“absolutisht europiane është gjithçka që vjen nga tre burimet: Jerusalem, Athinë e Romë”.

per te treten jam shume dakort, per te dyten pak me pak, kurse per te paren hic fare!

vlera e tyre është sipas rradhës që janë thënë: Jerusalem, Athinë, Romë. se po e kërkoja këtë citimin, për atë temën tjetër. 

shume e gjate kjo

sa do na kushtojne gjithe kta kshilltare eshte puna.

se nuk e marr vesh, pse ju duhen kaq shume kshilltare mer yahoo, jemi ne 2013, akoma se kane msu kta si me qeveris, hajt ma po ja falim birishes ne 2005, po ky Rama pse kopjon kaq keq.  Me gjithe kto vite e njerez te pergatit, pse u dashken kshilltaret.

apo sjane te pergatit noshta ?

Dhe Fatja i shkrete ka gelltitur diku nje luge corbe te prishur dhe po vjell tani, por ftakeqesisht sic e dime te gjithe jo vetem tani por tere jeten.

Ehhhhh cte beka fukaraklleku !!!!

DerWilleinMir, ku e sheh ti qe Fatja ka ngrene nje luge çorbe te prishur, se une shoh thjesht nje idealist tek ai. 

Pjer eshte dicka  shume e thjeshte !

sic e di dhe vete ne perendim thone ndiq lekun dhe i meson te tera une them se ne shqiperi ndqi biografine sociale dhe i meson te tera smiley

Me ra ne sy nje lloj stermundimi qe bene si te "jashtmit" dhe te "brendeshmit" per ta ngritur Faten ne qiell si nje nga gjenite apo koka e klutures dhe artit shqiptar ne moment, dhe ketu fillojne gabimet e TYRE sepse sic themi ne nuk mbulohet dot dielli me shosh.

Ky filloj te nxjerre ne web foto me njerez te "medhenj"  njerez me k...deri deri ne toke thone shqiptaret!

Fotot mund te jene bombastike per "katunaret" e "maloket" dhe 21 janarshat qe jetojne ne Tirane dhe qe perpiqen me cdo lloj mjeti moral dhe social te bejne nje lloj "karriere" ne jeten e tyre te vobekte por per nje rreth te vogel njerzish qe jane te mireinformuar dhe shumica jone qe jeton tashme prej vitesh ne perendim  jane si nje ogurzi !

Dihet nga te gjithe se si erdhi Barozo ne Politike ne Protugal e si u be atje i "madh" e se si e katapultuan ne EU. Gusenbauer-in qe permend ky si mik e ngrejten zgupthi ne Austri sepse u perpoq jo tebente pazarae me nje klike shume te rrezikshme besoj se e merr vete me mend. 

Po sa piktore e artista shume me te mire se ky jetojne pre vitesh ne Austri e gjetke ne perendim dhe papirtmas del ky si gjeniu ine !!!!!  Ne nivele te tilla besoj se nuk ka rastesi !!!

Dhe fakti qe ky RAMA po emron "ambasador" kulture e vetem keshilltare flet shume per dicka shume me te madhe dhe te rrezikshme  por do presim dhe do shohim ! Kjo sa per fillim se ka plot e shume detaje te tjera te vogla por qe flasim shume.

 

 

Eehee, por kjo s'na prish pune, ne aspektin e gjeo-politikes shqiptare. Sa me shume njerez prane Barrosos, etj ne EU , aq me mire per interesat e Shqiperise. Pastaj ai nuk besoj se eshte katapultuar nga ndonje çorbe e prishur, por e ka filluar karrieren e tij kulturoro-politike me politikanet austriak ne fillim, si azeland apo student atje, me kontakte.  Edhe une njof nja ca politikane ketu, e me njofin, por kjo s'do te thote se nese une bej nje foto me ta (gje qe nuk kam ndonje deshire a pasion) , duhet te kem ngrene ndonje çorbe te prishur.   Une mendoj se ai duhet ta kete patur dhe ka pasion, kontaktet me politikanet. Ndoshta kultura dhe politika me pas, eshte pasioni i tij. 

Pjer mos luj kot rolin e naivit se nuk te shkon .....

Barroso i takon atij grupi politik ne EU qe thone se per punet e Kosoves duhet te pytet akoma Beogradi ...besoj se me kupton se cfare gurpi jane ..... 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).