Një pjesëtar i EULEX-it është vrarë sot në mëngjes në territorin e komunës së Zveçanit, bën të ditur agjencia “Beta” e Beogradit. Mësohet se makina e EULEX-it është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Plumbat kanë prekur në kokë dhe në bark policin nga Lituania me iniciale A.S. Si pasojë e sulmit janë plagosur edhe dy policë të tjerë, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e KFOR-it dhe njësitë speciale të EULEX-it. Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, pa dhënë detaje shtesë. 

EULEX-i KONFIRMON VDEKJEN E PJESËTARIT TË SAJ

EULEX-i konfirmoi se të enjten rreth orës 7:30, dy automjete të EULEX-it, me të cilat udhëtonin gjashtë pjesëtarë të tij për të bërë ndërrimin e rregullt në Portën 1 janë qëlluar me armë nga persona të panjohur në afërsi të Komunës së Zveçanit. 
Si pasojë e këtij incidenti ka vdekur një pjesëtar i EULEX-it. Task-Forca Mitrovica është aktivizuar menjëherë dhe hetimet për këtë vrasje janë duke vazhduar. 

Zona përreth është bllokuar, ndërsa thuhet se do të bëhet çmos për t’i sjellë autorët e kësaj vepre përpara drejtësisë. EULEX-i e dënon fuqishëm këtë akt të dhunës kundër pjesëtarit të tij. 

“Ne i bëjmë apel komunitetit lokal dhe kujtdo që mund të ketë qenë dëshmitarë, apo që din ndonjë gjë lidhur me këtë incident që të paraqiten dhe të na kontaktojnë në numrat e telefonit 00381 38 78 5555 ose 00381 38 78 5556. EULEX-i i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit”, thuhet në komunikatën e EULEX-it. 

ASHTON 

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Catherine Ashton ka reaguar menjëherë rreth vrasjes së policit të EULEX-it në Zveçan. "Jam shumë e prekur nga vdekja e pjesëtarit lituanez të EULEX-it në Kosovën veriore këtë mëngjes. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjen dhe miqtë e viktimës. E dënoj në mënyrën më të fuqishme sulmin që çoi drejt vdekjes së pjesëtarit të EULEX-it. Përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë", ka thënë Ashton.  Baronesha tha se Bashkimi Europian është i përkushtuar për të vazhduar angazhimin për Kosovën dhe do të punojë në çështjen e dialogut. "U bëjë thirrje të gjitha palëve që të implementojnë marrëveshjet e arritura për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve në Kosovën Veriore", thuhet në reagimin e Ashton. 

JAHJAGA 

Presidentja Atifete Jahjaga dënoi sulmin ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në afërsi të Zveçanit, që la një të vdekur dhe dy të plagosur. "Ky sulm ndaj EULEX'it, mision ky i cili bënë përpjekje të pareshtura krahas institucioneve të tjera të sigurisë të vendosin rend dhe ligj në tërë territorin e Republikës së Kosovës, është një akt plotësisht i patolerueshëm i forcave që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë dhe prishjen e rendit kushtetues në kohën kur institucionet e Republikës së Kosovës po tregojnë pjekuri politike, duke u angazhuar të krijojnë një shtet gjithëpërfshirës", thuhet në reagimin e Presidentes. Sipas Presidentes Jahjaga, sulmi ndaj EULEX-it është sulm ndaj vlerave të shtetit të Kosovës. 

"Sulmet e këtilla mbi praninë ndërkombëtare në Kosovë, në një periudhë të përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve komunale, që synojnë gjithëpërfshirjen, janë përpjekje për të krijuar klimë të pasigurisë dhe të frikës". Njëherazi, Presidentja Jahjaga i ka telefonuar shefit të EULEX-it, Bernd Borchardt, për të shprehur ngushëllimet e qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për vrasjen e kolegut të tyre. 

THACI DENON SULMIN

Kryeministri Hashim Thaçi e ka dënuar sulmin e armatosur kundër pjesëtarëve të Misionit të EULEX-it, që ndodhi sot në afërsi të Komunës së Zveçanit, ku si pasojë e këtij incidenti ka vdekur një pjesëtar i EULEX-it. 

"Ky sulm kundër pjesëtarëve të EULEX-it është një akt i shëmtuar dhe qyqar kundër sundimit të rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës dhe si i tillë është i dënueshëm nga qytetarët dhe institucionet e Kosovës", thuhet në reagimin e Qeverisë. 

Qeveria ka kërkuar nga organet kompetente që menjëherë të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që kryerësit e këtij akti që ndodhi sot në Komunën e Zveçanit të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. 

Kryeministri Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe gjithë pjesëtarëve të EULEX-it.

AMBASADORJA JACOBSON: JAM E TRONDITUR 
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, ka shprehur keqardhje për vrasjen e pjesëtarit të EULEX-it në rajonin e Zveçanit. 

“Jam e tronditur me sulmin ndaj EULEX-it në veri, këtë mëngjes, dhe e trishtuar me humbjen e jetës”, - ka shkruar Jacobson në “Twitter”. 

MINISTRJA VLORA E TRONDITUR
Ministrja e Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku u shpreh se ështe tronditur me lajmin për vrasjen e një polici të EULEX-it në Veri të Kosovës. 
Nëpërmjet Twitter-it, Çitaku ka shkruar se sulmet ndaj personelit të EULEX-it janë të papranueshme dhe është lutur për shërimin e policëve tjerë të plagosur. 

"Ne lutemi për shërimin e shpejt të dy oficerëve të plagosur", shkruan ajo.

(er.nu/d.b/BalkanWeb)

10 Komente

Kjo nuk eshte nje teme per formatin e peshkut pa uje, mgjth na vjen shume keq per viktimen dhe i urojme sherim te shpejte te plagosurve.

Pse????

Serbet po na dalin gomeret me te medhej te Europes. Se cfare fitojne duke vrare policet e Eulexit nje zot e di.

nuk i nxihet kollaj faqja derrit...

Me zi po pres reagimin e Europes kundrejt atyre lart..

Mos!  Kur?   Qysh? S'bon vaki!

Cka thone abasadoret Jacobson ,Ashton dhe fytyre-garuzhdat tjera te ngjajshme?

p.s.

Nese me kerkon dikush,une ndodhem tek ajo tema me serenata te Korces.

Europa nderkohe,ju ankua Serbise per Paraden Gay si kusht per hyrje.... pfff

art kur vje puna te greqia dhe serbia europa e ben birren e bythes me te madhe se gojen.

Me vjen gjynah per jeten e humbur por EULESHIT mire ti behet, plehrat antishqiptare te europes.

Per Enver Zymberin nuk e cane shume menderen Ashton, Rasmussen & co. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).