“Rilindja” e qeverisë së re sikur kish hyrë në ujë, ndërsa trasformohej nga prezantim elektoral i një force që garonte për të ardhur në pushtet, në program qeverisës.

Ishte gjëja e parë që u vu re, edhe nga sy që nuk u lodhën ta lexonin nga fillimi në fund atë. “Nga 32 mega që ishte programi elektoral i PS, në 2.6 mega programi i qeverisë”, shkruhej në një status Facebook që ftonte të mos humbej kohë me të, sepse pak gjë kishte për t’u lexuar. Masa e matjes në këtë rast është e thjeshtë; sasia e byteve kompjuterikë që duhen për ta ruajtur dokumentin. Kjo sigurisht nuk është e mjaftueshnme për të gjykuar cilësinë e programit dhe as faktin nëse PS u ka qëndruar atyre që kishte premtuar në fushatë dhe sa dhe ku janë reflektuar premtimet e LSI në atë që do të jetë bashkëqeverisje mes dy partive kryesore të majta. Një arsyetim i thjeshtë për shkurtimin e programit mund të jetë edhe fakti se në këtë mënyrë, ai është më i përmbledhur, por ndërkohë mospërmendja e disa prej reformave të premtuara në programin elektoral, edhe kur prekin institucione si prokuroria apo mediat, e bën pak të çuditshme situatën.

Pa afate e kosto

Programi që do të diskutohet sot në Parlament është prej ditësh i vënë nën lupë dhe kritika kryesore ndaj tij bazohet në mungesë të afateve dhe në mos përcaktim të qartë të objektivave, kostove apo përfitimeve nga reforma të caktuara. Berisha e quajti atë si “Ligjeratë bajate e një OJQ-je familjare”, duke vënë kryesisht theksin mbi mungesën e afateve dhe kostove për realizimin e premtimeve të përmendura në program. Më herët, gjatë fushatës elektorale kryeministri i dekretuar ishte përballur kryesisht me të njëjtat pyetje mbi kostot dhe afatet dhe përgjigjet dukshëm nuk kënaqën skeptikët e programit, që lexojnë ulje taksash përballë rritjes së investimeve apo financimeve dhe thonë se prej kësaj, programi nuk duket realist. Më herët, socialistët kanë dhënë disa prej shpjegimeve për mundësitë financiare që sipas tyre ekzistojnë, por janë shpërdoruar, duke shpjeguar se me anë të tyre do të mbulonin kostot, por në program këto mbeten të paqarta. Megjithatë, sa i përket afateve disa prej premtimeve kanë një kohë të matshme. Kështu, sigurimi i ujit për vaditje për çdo parcelë në 4 vjet, brenda vitit të parë kontrolli bazë i shëndetit për personat mbi 40 vjeç, strehim dhe punësim për jetimët brenda 4 viteve të para, kurse dhe trajnim në 2 vitet e para për gratë fillimisht dhe të tjerë të rregjistruar si të papunë. Heqja e taksës për biznesin e vogël, lehtësirat fiskale për këtë biznes, shkurtimet në TVSH për disa ushqime dhe vendosja e sistemit progresiv të taksimit janë parashikuar po ashtu brenda vitit të parë edhe pse vetëm për disa prejt tyre përmendet ky afat. Brenda 2014 duhet të jetë gati edhe një strategji kundër korrupsionit, një kundër krimit dhe mjaft të ngjashme. Kritikët sidoqoftë kanë të drejtë sa i përket kostove. Në program nuk ka shifra se sa do të kushtojnë lëvizjet e qeverisë, përshi Shërbimin Shëndetësorë Kombëtar apo heqja e akzisës për naftën në bujqësi dhe peshkim. Pa afat është edhe krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit që do të jetë një nga strukturat e reja që pritet të ngrihen, siç janë të papërcaktuara në kohë reformimi i një liste mjaft të gjatë institucionesh shtetërore.

Shkurtimet dhe paqartësitë

Në një koment në rrjete sociale, gazetari Sokol Shameti shkruante se programi i ri është vetëm 42 faqe. “Ndër 79 faqe në total të Programit, 37 faqe janë thjesht ujëra. Aty përfshihen: fjalimi hyrës i Edi Ramës, faqe ndërmjetëse me ngjyra, pasqyra lënde, biografi ministrash, faqe me logo, thjesht faqe boshe, etj. Në realitet, Programi qeverisës për të cilin PS ka punuar mbi 2 vjet, ka vetëm 42 faqe kontent që vlen për studim”, thotë ai. Ndërkohë që më herët vetëm një nga katër platformat në të cilat ishte ndarë programi i socialistëve kishte 66 faqe. Përtej kësaj ane formale në programin qeverisës bie në sy “zhdukja” e disa prej ligjeve apo reformave të propozuara. Përshembull, ristrukturimi i prokurorisë apo riorganizimi e rishpërndarja e saj nuk gjenden në programin qeverisës, edhe pse janë në atë të Partisë Socialiste. Po ashtu, një pikë e këtij programi mbi “pavarësinë financiare” të institucioneve të drejtësisë, përfshi prokurorinë nuk ndodhet në program. Ndërkohë një sërë pikash të tjera të përmendura në programin e Partisë Socialiste nuk figurojnë të përsëritura në atë të qeverisë. Një pjesë e tyre duket janë shkurtuar për efekt hapësire, por është e paqartë nëse këto mbeten ose jo objektiva të qeverisjes së re. Kështu në pjesën për median ndërsa përmendet fakti i një ligji të ri që sipas programit do të luftojë centralizimin dhe do të japë garanci për një pavarësi reale të redaksive dhe mbrojtje efikase të burimeve të informacionit të gazetarëve, nuk figurojnë pjesë të përmendura në programin e PS. “Vendos njohjen ligjore të ekipit redaksional në çdo media të shkruar; kërkon përcaktimin e kartës së saktë editoriale dhe deontologjike, ku paraqiten garancitë e pavarësisë editoriale dhe angazhimet e marra kundrejt lexuesve, nga të gjithë ata që marrin pjesë në botim”, -thuhej në programin e PS.

Kjo pjesë duket është shkurtuar, ndërsa dukshëm ishte një nga pjesët më të paqarta të programit të PS që nga një anë angazhohet për liri të medias dhe në anën tjetër kërkon “njohje ligjore të ekipit redaksional” apo “përcaktimin e saktë të kartës editoriale dhe deontologjike”, pa bërë të qartë se çfarë do të përfshin dhe si do të monitoroheshin etika dhe pavarësia editoriale. Ndërkohë në pjesën e media ndërsa mbetet si objektiv trasparenca për dhënien e informacionit dhe monitorimi i kohës që i duhet institucioneve për të kthyer përgjigje, mungojnë disa elementë që ishin paraqitur në programin partiak: “Shkurtimi i afateve të kthimit të përgjigjes nga administrata publike sidomos për gazetarë apo aksesi i menjëhershëm i gazetarëve në dokumentet shtetërore”. Asnjë prej këtyre zotimeve nuk figuron në pjesën e programit. Të paqarta deri edhe për hartuesit e programit në mos u bëftë fjalë për një gabim drejtshkrimor, janë edhe pjesë që flasin për ekonominë ku edhe pse fjalitë janë dëftore, mbyllen me një pyetje. Rasti i “do ta eliminojmë apo ngushtojmë deficitin tregtar dhe atë të bilancit të pagesave?… do ta zhvillojmë, ristrukturojmë e modernizojmë biznesin shqiptar që dominohet nga bizneset e vogla familjare dhe reflekton akoma elementë arkaikë e informalë?” Në të dyja rastet, qëllimit i është vendosur një pikëpyetje në fund, por që mbetet e pasqaruar nëse është thjesht gabim shtypi i paredaktuar, çka nuk do të ishte fort mirë për një qeveri, që ka vendosur të punësojë redaktorë të Gjuhës Shqipe.

Disa detaje jo të vogla

Në dukje asgjë e madhe nuk është ndryshuar dhe PS duket se u qëndron pjesës më të madhe të zotimeve të saj. LSI nga ana tjetër ka hequr dorë nga një pjesë e mirë e gjërave që premtoi në fushatë. Shifrat për punësimin janë të gjitha të Partisë Socialiste. LSI po ashtu ka hequr dorë nga mbrojtja e taksimit të sheshtë, por edhe nga mbrojtja e reformave që janë kryer deri dje kur ishin në kualicion me PD. Shëndetësia është një nga rastet. “Shërbimi i kujdesit shëndetësor është aktualisht nga shërbimet publike më të këqija për qytetarët shqiptarë. Shëndetësia shqiptare nuk arrin të realizojë asnjë nga funksionet e saj: nuk parandalon, nuk diagnostikon, nuk kuron dhe nuk rehabiliton”, thuhet në hyrje të programit për këtë fushë. Kjo sigurisht është një ndër kundërshtimet më të ashpra që ka pasur PS me LSI të paktën deri në fund të marsit dhe para se të shpallnin kualicionin. Më shumë se njëherë përfaqësues të LSI në nivel ministri të Shëndetësisë akuzonin Ramën se po e përdorte këtë  për votë apo edhe se po fyente mjekët dhe e quanin të pazbatueshme reformën e propozuar prej tij, por duket se në fund janë bindur që ishin ata që e kishin gabim dhe se sistemi do të shkojë drejt universalizimit apo krijimit të Shërbimit Shëndetësorë Kombëtar. E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për koncesionet apo privatizimet një pjesë e të cilave të dhëna prej ministrive të drejtuara nga LSI, që PS premtonte t’i rishikonte. Në program qeverisës nuk duket ndonjë theksim i këtyre premtimeve edhe pse përmendet abuzimi me pronën publike apo pasuritë nëntokësore, po ashtu një prej përplasjeve mes PS dhe LSI gjatë kohës që mbanin pozicione të ndryshme.

LSI sidoqoftë duket se ka bërë më shumë lëshime nga ato që kishte shpallur si qëndrime të saj. Një vëzhgim i detajuar i programit ndërkohë zbulon edhe ndryshime që edhe pse në dukje të vogla përmbysin një pjesë të mirë të asaj që kryeministri Edi Rama ka premtuar në fushatë. Kështu duket se në program ai e ka me dy mendje heqjen e TVSH (Tatimit mbi Vlerën e Shtuar) për të ashtëquajturën shportë të ushqimeve jetike (veza, mielli, qumështin etj). Në programin e partisë: “Heqje apo përgjysmim i tatimit mbi vlerën e shtuar për ushqimet jetike të shportës”. Dhe madje rama premtoi zerim të kësaj TVSH-je për disa produkte në program ky zë del vetëm me përgjysmim pra ulje të normës në 10 për qind:  “Do të kemi një përgjysmim të TVSH-së për ushqimet më jetike të shportës, bazë të konsumit”. Një ndryshimi ngjashëm vihet re edhe sa i përket TVSH-së për energjinë. Rama sipas sistemit britanik kishte premtuar ulje të saj duke ulur kështu automatikisht edhe çmimin e faturës së energjisë, por në program veç fjalës ulje është përdorur edhe kompensim mënyrë e cila është përdorur deri tani për të rifinancuar familjet në nevojë dhe pensionistët për faturat e energjisë.

79 faqe në total është programi i qeverisë

37 faqe janë ilustrime, përmbajtje dhe biografi

42 faqe është përmbledhur pjesa e programit

32 mega ishin materialet kompjuterike që përmblidhnin programin e Partisë Socialiste

2.6 mega material kompjuterik mjaftojnë për programin e Qeverisë.

104 Komente

Na e mori te keqen fukaralliku tashi

Me oppozite leshi se keta. Kur prezantoi Berisha programin ne parlament pasi kishte fituar ne 2005-en, top channel i krahasoi me figure dhe ze, me deklarate before dhe after, se si kishin ndryshuar shifrat ne cdo detaj. Keta idiotet kapen me megabyte kompjuterike. Se mos ka perdorur winrar, o idioter qe as per opozite s'jeni.

Tulipan, eshte e paqarte cfare ke dashur te thuash, por nese eshte e vertete qe qeveria paraardhese, deshtoi ne realizimin e programit te saj, a e justifikon kjo mungesen e nje programi serioz, pa objektiva dhe afate konkrete, te qeverise aktuale? Une them qe jo, sepse ne kete menyre ajo heq pergjegjesite nga vetja ne te ardhmen, nese deshton.

Shoku, te gjithe e dime qe cdo kryeminister shqiptar mund te paraqese programin me te mire ne bote e opozita prape do ta quaje hartim shkolle. Kjo eshte 100% e sigurt.

A thua se PS-ja fitoi fale programit te Rilindjes !!

Me mire mosperputhje programesh qe ne fillim , se mos realizim programesh ne perfundim .Rendesi ka te punohet.Ne s'kemi vuajtur per shkak te letrave, kemi vuajtur per mungese veprimi.

Pikerisht, fituan per nje seri faktoresh qe s'ka rendesi ti permendim ketu ne lidhje me temen, por veprim quhet edhe kur rreh uje ne hava, por s'eshte se ka ndonje produktivitet te larte. E mban mend aksionin e prishjeve te ndertimeve pa leje ne Jug orkestruar nga mediat e Rames ku u prish gjasme edhe ajo ndertesa buze rruges me pamje nga deti ? (doli per dixhiture tek PPU para disa ditesh, se punimet kishin rifilluar)

Dhe Edi nuk eshte figure e re, por e superkonsumuar dhe e perlyer ne afera. Njihet boterisht per "fasaden" e diskursit te tij politik, qe nuk ndiqet nga veprat.

Ndaj mire do ishte te vihej para pergjegjesise se atyre gjerave per te cilat u zotua e mos te justifikohet se "asnjeri s'mban premtimet" : ndryshe shenja e barazise mes tij dhe paraardhsve te tij, do t'ja vendosin edhe ata qe e votuan (pa u paguar)

 S'ka rendesi ? smiley

Figure e re nuk eshte as Basha, madje me e njollosur se dhe vet Rama.Kudo ku ka qene minister, ka lene mbrapa njolla te pazbardhura nga drejtesia.Nuk ka gje me hiporkrite se te degjosh Bashen kur cirret per drejtesi , per mos realizim premtimesh nga ana e PS, qe diten qe zbriti vet nga karigia e pergjegjesive .

uf uf, moj nene!

permenda gje Bashen une ?

Tema eshte per programin e PS-se me te cilin fitoi dhe pritet te qeverise, ju flisni per programin e PD-se ne 2005 apo 2009, per Bashen apo per Berishen ... OK u morem vesh

o Left, 

Mu me duket se keta dune te bojne i bilanc te thjesht si fillim, te mbledhin leket e qindarkat qe ka harru pa vjedh Berisha. Masanej do shofin se cer leku te vjedh do mund te rekuperojne. Praktika baze te corp amrikes, ju francezet jeni me liberal per kshu gjonash, po ne kenej nuk ta falim centin, pranej dhe sic tha arvizuja presim pune te mira nga gjith ata ministra qe jane shkollu ne amerike. 

Masanej do gjejne menyren me eficente per te perdor paret. Shume normale me duket mu. Si thu ti? 

ama mo, mos u merzit, se ke kohe t'i mberthesh socialistet

.Leri nja tri dite te qete te shijojne fitoren smiley

ne fakt eshte pikerisht keshtu si thone na anet tena...jepi konopin e ke me pa se tash po var vedin..smiley

  Eshte e vertete se nuk ka nje fature financiare te llogaritur per reformat dhe nismat e propozuara, por ne cilin program te meparshem ka o i pernderuari Karaj? Bej nje perqasje dhe do kuptosh qe zhurma e ngritur eshte hipokrizi e gjalle. Pd ne 2009 prezantoi nje program me te detajuar per investimet, rruget, pagat, finacimet e sektoreve te vecante..dhe normal sepse ishte ne pushtet dhe e njihte situaten. Nderkohe PS eshte perpara te panjohures.Apo mendon se statistikat e qeverise se larguar jane transparente dhe te pa trukuara?

Por kryesorja eshte se as ne ate program (2009) nuk ka patur nje fature financiare per mbulimin e te gjitha zerave te programit.E vetmja pike ku pajtohem me kritiken qe i behet programit te PS eshte mungesa e periodizimit te priorioriteteve ne termat emergjente (100 dite), afatmesme dhe afatgjata.

Vazhdoni te argumentoni ne rang se "keshtu beri edhe PD-ja", "asnjeri s'mban premtimet", "keshtu ecin gjerat ne Shqiperi" etj etj ... ç'fare ndryshimi prisni per mire atehere ?

Apo te dali ku te dali ?

Lol

 Jo pra nuk po them ate qe meqe PD beri ashtu, edhe keta jane te justifikuar. Po shpjegoj se zhurma qe po ben PD eshte fund e krye hipokrizi, kapje pas bishtit te demit se briret si kapin dot.Se sa hipoktite jane e tregoi bojkoti parlamentit dhe ishte vetem nderhyrja energjike e Arvizuese qe i ktheu lopet e pd ne parlament.Sikurse ehte hipokrizi dhe karikim i militanteve zhurma se opozita po provokohet, po sulmohet e terri verri.Kush i thote keto? Ai shpellari qe shante me liber shpie, qe nuk linte mbledhje qeverie me sulme dhe provokime kunder opozites.Nesje, le te lehin se ju ben mire per kordat zanore.

S'ja keni nevojen opozites ne Parlament se keni 83 deri ne 91 vota po deshet...keshtu qe mos u qani se s'i degjuan ate dite Dallkaukut integralitetin e hartimit te tij ne Parlament : nuk u be hataja

Hata ishte kur per tekat e Dallkaukut si 'Fieri' apo ndonje Fier tjeter, u la Shqiperia 3 vjet pa status te BE-se... nuk e di ngrite zeri kur Opozita e Rames bojkotoi 6 muajt e pare ne 2009 Parlamentin ? apo kur me vone kyri dhe ne greve ne mes te bulevardit ?

Akoma e lidh statusin me opoziten ti mer? Ka nja tre vjet qe ta kane thone troc dhe ta kam perkthy une qe statusi merret po u bene zgjedhjet e ndershme ne 2013. Tani le te beje c'te doje opozita, statusi do merret

"por nese eshte e vertete qe qeveria paraardhese, deshtoi ne realizimin e programit te saj"

Ore, a jeni ne vete ju? Qysh paska deshtuar Berisha? 

Nëse......

Programi i genjeshtrave dhe mashtrimit te qytetareve. Rast flagrant ku premtimet e fushates nuk pasqyrohen ne programin qeverises se nuk do mbahen. Kjo eshte mashtrim i klasit te pare dhe qeveria super mashturese. Karaj ka bere nje vezhgim te mire. Respekt.

Duhet te jeni me optimiste per qeverine  e re , ju demokratet e diaspores.Demokratet e Shqiperise jane optimiste se dicka do behet, do ndryshoje.Po ju ,pse kaq skeptike ?

Ah, mos degjoni cfare thone politikanet ne TV, realiteti eshte krejt ndryshe  smiley

kur filloni edhe flisni ne emer te demokratve do te thote qe megjithemend diktatura do jete si e Enver Hoxhes.

hahahaha!  pse ore, po kemi dhe miq demokrate ne rrethin tone.Cfare kujton ti, se po bejme lufte mes njeri-tjetrit neve ? Mo e ngaterro realitetin me Ringun e  Parlamentit. smiley

athere fol per miqte e tu, jo per demokratet e Shqiperise se del si arixhofke Elbasani e Bregu Lumi edhe leri keto pallavrat me realitet se e kemi degjuar kete vjershe. Ne themi qe ky ka mashtruar per premtimet, ju thoni realiteti, ne themi ja ku eshte varferia, ju thoni realiteti, ne themi ku jane vendet e punes, ju thoni realiteti. Cili realitet?

ti s'dukesh mire nga trute

ne themi ja ku eshte varferia

po boll e shave qeverin e sales, o njeri! smiley

 

Sepse, ne shohim si funksionon demokracia realisht dhe jemi me te ftohte ne gjykim, sepse nuk ndajme interesa personale, qe mund ti lidhin qytetaret shqiptare me njeri-tjetrin pavaresisht bindjeve te tyre. Pastaj, nese behet mire per ju, behet dhe per ne, qekurse ne jemi kaluar(mire, ne greqisht).

Demokratet e diaspores...hahahahte pakten per vete ,demokratet e kerkujt vajza jeme,me i ba ysmetin jeteve tona ,profesioneve tona ,me shiku ndoj kualifilim ma te nalte ,jeten e shendetin e femijve e familjeve.Me kalu kohe te ppu nese puna e koha ta lejon pa i mungu kujdes e vemendje pergjegjesive ...kaq...tesh ,ne u baft ma mire e ma bukur,ma qete ,ma e pasun ,ma e lire te tane kena veç shend...po ku shoh njat te gjatin me braktis edhe optimizmi jem proverbial...jo per gja po asht hiç,s'ka ekuiliber si jeri .i paafte me ndje pergjegjesi...thjsht nje ragazzino me vese qe i ka ra ne dhurate nje loje qe nuk shpresonte kurre .kur te jete ma ndryshe m'ban me ditesmiley

 Nuk ka asnje devijim thelbesor nga programi elektoral. Karaj ka lexuar pa syze.Dhe pak i ngrohur nga avujt e alkolit. Thelbi programit jane nje set reformash radikale. 

Spiritus, sa here kur kritikoheni me objektivitet, kaloni ne sulme personale.

Nuk eshte sulm personal se nuk e njof fare kush eshte.Thjesht me shkriferu muhabetin.Pastaj nuk eshte ndonje gjetje inteligjente kjo "pa kosto, pa afat".Reflekton opoziten dhe mire ben se kjo opozite ka nevoj per mbeshtetje.Me Paloken mund te behet boks por jo opozite. Mendoj s etregohet subjektiv kur axhustimin e disa premtimeve e quan fundin e Rilindjes.Shikon ti ne shkrim te permendi reformat e medha te premtuara? Jo. Ku jane parate thote/ Po parate i moren hajdutet. Tani duhet bere inventari, sa kane mbetur, sa ka ne arke, sa do mblidhen nga taksapaguesit dhe sa nga sekuestrimet e bandes se kusareve. Rilindja eshte fryme , jo para dhe materiale ndertimi.

hajdute ,kusare e banda jane ne pushtet...atyne te shkoje tìjua kerkoje...tashti qe kjo rilindja eshte fryme ,edhe fryme e shenjte te jete e nuk mjafton.Kjo eshte pozita ...me i zgjidh hallet shqiperise ...si e sa e di ti(pra ti rilindje)
 

smileysmiley

Nuk eshte sulm personal se nuk e njof fare kush eshte.Thjesht me shkriferu muhabetin.Pastaj nuk eshte ndonje gjetje inteligjente kjo "pa kosto, pa afat".Reflekton opoziten dhe mire ben se kjo opozite ka nevoj per mbeshtetje.Me Paloken mund te behet boks por jo opozite. Mendoj s etregohet subjektiv kur axhustimin e disa premtimeve e quan fundin e Rilindjes.

 

Spiritues, gjej ndonje menyre tjeter per te shkrifetuar muhabetin, jo duke stigmatizuar njerezit si nen efektet e alkolit kur te kritikojne. Pastaj nese doni qe ta reduktoni rolin e opozites, vetem brenda opozites politike, duke perjashtuar shoqerine civile, kjo ka qene nje ender e hershme tuaja, qe e demton shume interesin publik.

Ku jane parate thote/ Po parate i moren hajdutet. Tani duhet bere inventari, sa kane mbetur, sa ka ne arke, sa do mblidhen nga taksapaguesit dhe sa nga sekuestrimet e bandes se kusareve. Rilindja eshte fryme , jo para dhe materiale ndertimi.

Tani i morren hajdutet apo kane mbetur ne arke(ndaje mendjen njehere), eshte problemi juaj, nuk do pushojne njerezit se jetuari derisa te beni ju iventaret per te gjetur parate ju. Mos te kishit aspiruar aq shume per pushtet atehere. Gjeneroni parate, nga burimet qe premtuat dhe heshtni se ankuari qe s'kemi para, ne fundit te fundit, parate nuk ti le njeri, por i mbledh vete nga taksat.

Spiritus.. po ku e lexove ne shkrim qe ka devijim thelbesore??? (Kujdes syzet dhe avujt e alkoolit) Perkundrazi: "Në dukje asgjë e madhe nuk është ndryshuar dhe PS duket se u qëndron pjesës më të madhe të zotimeve të saj".

Por shkrimi dhe e di se e kam bere vete tenton balancim. Kritikat per parate, afatet dhe kostot nuk ja bej une.. ja bejne ata qe merren me ate pune, perkundrazi te kam qit nga programi nja 10 premtime me afate qe keta qe e kritikojne si kishin pa... Pervec kesaj gjithe pjesa tjeter e shkrimit eshte krahasim i PS me vetveten. Si parti ne fushate thoshte 0 TVSH per ushqimet.. ne program e ka pergjysmim dmth 10 perqind nga 0... nese ky per ty nuk eshte ndryshim...ca te them une...

Plus kesaj mos harro qe LSI qe deri ne Mars e quante idiote dhe budallaqe idene e shendetesise universale te Rames e ka pranu pa kushte ne program qeverises... a nuk vlen me u theksu kjo... 

Dhe e fundit fare ka dy rruge me e trajtu nje qeveri. Ose ta shohesh si qeveri halldupe, qesharake, hajdute dhe kriminele.. sic eshte pare qeveria e Berishes te ciles nuk i shihej program ( Arrore e shege e fiq gjithe andej plus ca te vrare) sepse bente aq shume Gerdecerira saqe nuk pat njeri kohe me e pyt psh: Ku i ke 1 mije shkenctaret qe do i mblidhshe dhe i ke premtu ne 2005...?? Gje qe do kishte ndodh po qe se nuk do na kishte hap aq shume pune te tjera... Rruga e dyte ta marresh seriozisht dhe ta kritikosh me aq sa kupton dhe di... Duartrokitjet dhe fishkellimat i ruajme per ndonje koncert...  Ne e fundit fare fare.. Ca kupton me reforme kushtetuese... si do e reformoje.. se arsyeja qe se kam permend ne shkrim eshte se nuk e di cdo te ndodhe.. Shkurt mund te jete edhe shpallje monarkie (ndryshim kushtetues eshte ky) e deri te ndonje heqje presjeje ne ndonje nen... Gjithe te  mirat.  

kjo e avujve ishte e tepert ..jo per gje,po komenti yt nuk eshte me i besueshem.Tipik atteggiamento prej kgb.,smiley

ke nje terheqje fatale per punenjesit e sherbimeve inteligjente smiley

ehe ,e ndjej me hunde kur me afrohen edhe virtualisht...instikti i sopravivences smiley

i paske te bllokume hundet pra. ose fiksime te vjetra qe mendoja se i kishe kaluar. eshte sindroma e Kadarese kjo, ne fakt dhe ti si lexuese mire  je infektu paksmiley

Ne fakt edhe mua m'u duken pak si persona nen ndikimin e  alkoolit ato qe kane bere programin

mendja t'a ka me  hile gjithmone thone smiley

Keshtu me dukesh dhe ti, sidomos kohet e fundit. Me duket ke kriju varesi.smiley

Nuk ka gje me te bukur se mendimi i lire smiley pa hyre ne funksionin e kritikut  smiley

Ej ho me ca u bo? 

Do ja japi opozita votbesimin qeverise?

Po sikur mos tja japi?

Pu pu pu cna gjeti, cna gjeti!!!

   Duhej te diskutohej krejt ndryshe Programi Qeverrises, nga OPOZITA, por dhe nga opinioniste afer ose te sajtet.Shkencat fizike dhe  ato natyrore,  na mesojne se mbresat, perceptimet  e nderlikuara shqisore nuk mundet te pershkruhen saktesisht .Por vetem  mundet te shquajne  veçorite e "para" te gjerave, (jo sasioret), te kapshme ne menryen matematiko-racionale, si hapesira, forma ( si) levizja,  dhe veçorite e tyre "te dyta", te cilat jane te kapshme  vetem ...Subjektivisht. Si valle? Po ja si ngjyra( perceptimi  ne publik i programit, ne opinion, besimi etj) shija  qe le ne opinion debati si forme ( i teri i hedhur poshte prej atyre qe e dine mire si e kane lene gjendjen.)

     Per te arritur ne pohime me te sigurta, gjitheçka varet nga te parat, nga sa me larte.Keshtu qe opozita nuk ka zgjedhur  metodologjine shkencore te te berit opozite, por nihihilizmin,( te pare dukshem edhe ne opinionet ketu ne ppu nga ata qe une e dija pa i shkruar atya se çfare do te shkruanin), gje qe ne perceptimin tim,  fund e kreye, nje  pozicionimi i tille i mendimit  te opozites dghe i opinionisteve poro saj.  eshte nje dhe vetem nje:

     Populli fajtor qe beri kete zgjedhje .

sigurimi i ujit për vaditje për çdo parcelë në 4 vjet

smiley

Kot presin 4 vjet. Si qe ajo, e rrugullove traktorin ... beja bahçes tani.

“Ndër 79 faqe në total të Programit, 37 faqe janë thjesht ujëra. Aty përfshihen: fjalimi hyrës i Edi Ramës, faqe ndërmjetëse me ngjyra, pasqyra lënde, biografi ministrash, faqe me logo, thjesht faqe boshe, etj

O grave, lexoje pak fjaline e mesiperme, ajo tregon nje realitet fjalepak:

shihe konkretisht

 

gati gjysma e faqeve, jane faqe me ngjyra, bosh, logosh dhe biografi. Pjesa tjeter ka kaluar nga faqe boshe ne fjale boshe.

 

 

Rama kaq e ka kapacitetin. Ky edhe kur ka qene kryetar bashkie nuk eshte se kishte plane e programe, ky ecte shif e shkruaj. Edhe ky program keshtu eshte. Nuk jepen as shifra, as afate dhe as si do procedohet per ato qe premtojne, nderkohe qe shume nga premtimet e fushates as nuk permenden fare ose "kane hyre ne uje". Kjo qeveri keshtu do shkoje por nje gje do mundohet te beje Rama dhe ramistet e tjere, propaganden.

Yxhymsha...çetat haxhi Qamilse smileyum Baben...

s'ju kam pa kurr ma programatike se kto dite t'arta vjeshtet smiley

smiley

 

dite t'arta si,vjeshte ende jo ,te une eshte akome vere e vonet...smiley

Kini miresine te na sillni programin e PD-se te numerojme faqet.

Flm

Ku e ke faturen financiare te programit? Mund ta sjellesh? Afate ka evetem per perfundimin e impianteve te ujrave te zeza-2011, dyfishimi prodhimit bujqesor per 6 vjet, reforma ne drejtesi per -2-3 vjet, afati per digitalizim dhe sistemin rregullator te regjistrimit te biznesit.Te tjerat  : do vazhdoje, do thelloje, do shtoje, do rriti, .Pjesa per infrastrukturen eshte me e detajuar ne shifra. Asgje me teper.

Programi i Rames nuk asgje vecse.

Ej se mos na dalin prap 91 vota per votbesimin e qeverise... se u dhi muhabeti pastaj!

maksmeto, ndersa po ju pergjigjem Juve, po degjoj ne diskutim ish kryeministrin.Nuk do duhej te ngrihej fare ky njeri.Por ja qe eshte duke e nisur fjalen...caprazce fare, .." dhjetramijera demokrate me bene thirrje te mos i njifja keto zgjedhje..." Ku u flet zgjedhesve....per sulm....Ky duhet prangosur, duhet lidhur se.....Iku fare!
Po ze veshet per te ndjekur kete tepandreqshem, dhe po ulem ne theniet Tuaja.Le te themi se programi ka me shume te meta nga ato qe keni konstatuar juve. Por puna do nise dhe sikurse na thuhet, do synohet te arrihen ato premtime.Ketu jemi, le te ndjekim fillimin e punes dhe sa di une fillimi i mbare i saj Eshte gjysma e punes.Mos ta mallkojme fillimin si ben ky kriminel dhe atentator i fjales.Ne asnjemenyre ndjekes te ketij kobziu sepse ky po ndjell kob, duke ju versulur dites se pare te fillimit te puneve per te ngritur nje germadhe qe ky la!
Thirrja e tij ngritjes se demokrateve per :" Nen arme kunder KETIJ qe i ka zene karrigen!
E kuptoni sintonine anti program te orkestres te Sali Berishes? Dhe opozita po duartroket per nje qafthyer, duke injoruar milio e shqiptare te cilet i dhane nje shkelm dhe e kane hedhur ne kosh te plehut....
Pozita duhet te kete vetem nje pike ogurembare te programit.Ne hapsane ky bandit! Dhe i ka bere te gjitha!

Opozite me "detail oriented" se kjo une nuk kom pa! E tha ne fakt Paloka qe ne nuk do jemi opozite e orjentume nga sasia por nga cilesia. Te erdhi fundi Edvin Kristaq Rama!!!

O kraste, te ka sjelle Lefti ne peshk!

Nje nder per mua... Kjo tregon ne fakt qe nuk me ka lexuar asnjehere dhe me gjase as kete here (do jete nis nga titulli), perndryshe do me kishte ne listen e zeze te shkruesve te ndaluar... sa here me ka sha per heretizem kunder shenjeterise se tij S.B.. Ndoshta ka harru, ndoshta me ka fal.. Kjo disi me mallengjen... Ps. nese pranon kete shkrim me shume gjasa duhet te pranoje edhe te tjere...  

Vetem n je gje me beri pershtypje .Citimi nga Karaj nje pene e nderuar cfare thote Berisha ????

Nuk e kuptoj ndoshta e ka Ironi .Berisha ka 25 vjet qe jo vetem thote , por Ulerin dhe ka mbush Nje Canak me MUT me te bera .Ndoshta nuk e kam kuptuar se mund te ishte ne Linjen qe kritikat e nje programi mund ti beje Cdo i Marre qe eshte i semure Psikik i njesushem me Berishen.

Pastaj lexon dhe shprehje te Presdientit te Firmes dy M qe te bejne te Bucasesh gazit jo te qeshesh  ...smileyduke perjashtuar shoqerine civile, kjo ka qene nje ender e hershme tuaja, qe e demton shume interesin publik.smiley

Me sinqwritet ky me duket se esht perfaqesuesi ndonje sekti MYHIB nga ata dervishet qe nuk mbane callme dhe qe kane mbetur pa Tyrbe smiley Po pse o Pak e ka Luldashkurbani nje nga perfaqesuesit me ne ze te shoqerise paramilitare OJu Q  Berisha ate te ZMK ...smiley

O oooooo O .interesin publik thote Dy M smileysmileysmiley Kur vjen ky dhe nje si Kombinat or tie edhe LefKOPEJA kam mejtimin kafshon thonjte nga marazi ethote me vete "Ky Berisha eshte me te vertet Gomar .Se nga me gjen ca mbeshtetes qe as ne klubet e Lagjes nuk i qasin "

Programi , c'mbeti nga Rilindja ...

Po dhe Naimi me te tjere , vdiq po ka mbetur " Shporrni otomanet ,pune pune nate e dite .." dhe anadollaket e Otomanizmit na i ktheu dhe Punen e dhjeu PD-HI qe do program !

Nga keta besoj do mbetet " E shporrem te Marrin .Pacim fat !"  Kaq veshtire eshte per ta patre e prekur ?

Tani po digjoj nje Llogaritar kooperative te Devollit qe asht tuj Pyt or tie , me zanin e babasqapit njaj Bideja  e tij qe propogandonte "Projektin Berisha " alias perfundimet e nje te semuri psikik 

" E cka asht ky programi Juej ? Ku i ka kostot dhe afatet " ..  Po qe se ky eshte argumenti i prurjes  si rjedhoje e pyetjeve te te Marrit kjo eshte Marrezi . Nje program shihet ne Idete qe prashtrohen . Aq me teper ne nje shtet Anormal ku nuk ka asnje te dhene Reale , qe ka ece kuturu , mullar ne Mbrojtje , pyke ne sulm per teasgjesuar Neobllokmenet , nuk mundet Kurre te parashikosh dicka te mebeshtetur Realisht mbi Fonde . Dhe kaq sa kane thene me duket nje TEPRI qe ta shtrosh ne diskutim me Te Marre qe e trajtuan Shqiperine si nje Grop haleje qe ta dhjese kush te doje Pasi e MOLEN si Lope e i lane Bajga ,  qe vazhdojne te hedhin ne Publik sikur nuk i shporren si Hajdute e te Pafte qe e katandisen kete vend ne kete Gjendje ???

Te le Bideja smiley Llogarit me efektivitet 220 mije vende Pune dhe pyeti per 80 mije .Po vetem nga ministria qe drejtoi ai nga Vjedhjet dhe Abuzimet dalin Fonde per 100 mije te tjera vende pune smiley

Flet sikur parashtron programin e viti 2025 te "Projektit Basha "smiley ...Biles permend edhe fjalen Pergjegjesi Qeverisese ....O zot  beje Realitet qe nuk po me ha Ujku ..nenkuptohet Hajvani i kabinetit Babasqapi !dhe  mbyll ...do ju monitorojme ...smiley smiley

program, program kelthet gjithkah malcija,

po a ka program ky dhe qi na shklet kamba

a vec t'mjerin e mulon gjithnji robnija?

o shqype, o zogjt e maleve, kallxoni...

He, si u be?

me qive trurin ne menyren me te mbare te mundshme me ate hitin e Ike & Tina Turner (I've loved you for so long te Eta James-it me duket origjinalisht) - ja kte me bere...

E shof, e shof qe te ka traumatizu...po per mire ama. E merr skenen perpara me ze motra, jo me wardrobe malfunctions. 

eshte nje llaftar bukurie, s'ka gje tjeter qe e pershkruan. dhe me e bukra: eshte 100% produkt i ish te shoqit.

Tani, turp me e thene po ishte Ike pa eshte Tina.

Thone qe e gedepte ne dru...pra ike rrahte Tinen...

Po nuk merrte vesh mer jahu! smiley Po zerin ama...bilbil...bilbil... smiley

kur ndodh ky proçes ne tru eshte homo o etero sessuale?smiley

Ky quhet vetpllenim moj moter. Keshtu celin lulet. smiley

Jozefpercka gjynaf i zotit . Kush e ka programuar qe te diskutoje ??? ...Gjynah . I kane dale Gollogungat ne surrat si shenja karakteristike e saj kur ka "mllef " ose "kur i shajne Birishen "

Po hiqeni ate IDIOTE ore qe nuk po kupton akoma qe programi ka nje rresht as me njeqind dite as me treqind dite ,  as me sheqer as me krype , as me Tvsh as me taksa ...Ka vetem nje ...

 "Te largoi njehere e pergjithmone nga skena Karagjoze Historike dhe te protretizoi njehere e pergjithmone si Dylqinj e Berishes smiley

Dhe kjo ..Ku do gjenden parate smiley "  Nje pjese do i nxjerrin nga ato qe shpenzove me sheiket e Arabise Saudite , nje pjese nga shpenzimet per Kremrat e tua , nje pjese nga parate e harxhuara per nepotizmin Klasik qe nuk e gjen as ne Oborret Mbreterore .Me keto mund te kompensohen vetem ata qe mashtruat , por tanime jane realitet , ata qe i quajtet " te perndjekur Politike "

Cfare Partie Karagjozesh paska qene ore , e mbulluar pas Frazave mashtruese e Pompoze !!!! 

e di qe endrra juaj eshte me ia mbyll gojen opozites,ju nuk doni opozite ,...ju dhembin syte kur flet Jozi e Sala....te pakten ata kane pergjegjesine e kurajon me thane ç'ka mendojne ,ne opozite,ne parlament.Rama nuk ka pase b,,,me kene as ne parlament...po vuri çadrat ne mes te Tiranes.ça prisni ju ,qe ti thone marshallah nje programi inekzistent,nj ebashkesie fjalesh qe nje analize minimale logjike nuk e mban se bashku...

flisni... por drejt, e pa te hjedhuna...

e di qe endrra juaj eshte me ia mbyll gojen opozites,ju nuk doni opozite ,...ju dhembin syte kur flet Jozi e Sala....te pakten ata kane pergjegjesine e kurajon me thane ç'ka mendojne ,ne opozite,ne parlament.Rama nuk ka pase b,,,me kene as ne parlament...po vuri çadrat ne mes te Tiranes.ça prisni ju ,qe ti thone marshallah nje programi inekzistent,nj ebashkesie fjalesh qe nje analize minimale logjike nuk e mban se bashku...

Perkundrazi, une dua opozite. Ti s'e kupton dot, se je indoktrinuar ne mendesine e nje njeriu te vetem cfaredo qe te ndodhe, por shtetet sot duhen me pozite-opozite, perndryshe nuk quhet. Thjesht te largohemi pak nga vreri mesjetar. T'i thuash gjerat sic jane nuk do te thote ta trajtosh degjuesin si injorant, ose si ata ndjekesit mesjetare qe ka pas... cne ti moj, cne ti! E di qe s'je ende ne fazen e duhur te evolucionit mendor qe ta kuptosh ku e kam fjalen, por hello, ne ufot po ngordhim per cik qetesi e zhvillim ekonomik dhe protagonistet e viteve te dhunshme te historise me mendesi mesjetare s'e bejne dot.

mire,bravo.

Pse me eshte fiksuar qe ti je te pakten 90 kile dhe 1.50 e gjate? Mbase ngaqe te gjej perhere ne Sale me peshk ne goje? Dmth, ne peshk, me sale ne goje? Mbase po te dalesh 7 here te qendra e fshatit e ben nja 1 km rruge ne dite ne total. Stervitje eshte dhe ajo, sa pa gje. Peshku te le salanjos.

M'gatrron me kurvat e shpise tende...

dhe nuk do dime as ne askush
program ish ky a s'ish program.

Vros Andrea qepise Edi

tha Berisha

smiley

Po si mer burrin e Dalina Ficos Rama e kishte bere Minister , e te keqen ca bop zogu shkrete smiley

cili eshte ai?

me duket se me mbiemer Cuci .

Bled Cuci ja thenkan emrin , Minister per Ceshtjet Vendore.

e tha Sala "Kjo eshte Qeveria e pare pas asaj te Carçanit, me familjare. Ka 3 familjare Ministra" ... thashe kush na qenka i treti, se Dallkauku e dinim nga media qe kishte vene Hariton frenge si ministre telekomi ... tjetri eshte CUCIsmiley  ISH BURRI I GRUAS SE 3-te (apo te 2-te, ç'rendesi ka)... ah sa liberal ne zakone ky Rama!

Rrezik dhe burri i ri i Rudines, ai kickboksieri Kosovar, na behet Minister Sporti pas ca muajsh, ku i dihet smiley

Carcani me CO e vet e moren nga malet e Vucidolit doktorin, i mesuan shkrim dhe kendim,. i dhane dhe nje tesere te kuqe si spiun i zellshem qe ishte. Nese ka sot njeri qe nuk te ankohej nga ai sistem eshte ky felliqesire, kjo jashteqitje e sistemit qe la Ramizi pas...Nderkohe qe shume shqiptare dergjeshin neper kampet si Spaci ky hafija i vetequajtur "hero" voziste rremat e varkave  te familjes Hoxha ne Drilon!!..

Reflektoni Lefti,reflektoni...

Lefti me pare i eshte mirenjohes Ramiz Alise sa per ate pune.

Por, me duhet me thone, qe zelli i dyfishum i Leftit ne opozite, eshte mbreselenes. E vetmja fryk qe kom eshte starti si prej 100 m i nji gare te gjate, te pakten 800 m (por rrezik ene maratone fare). Kerko i cik frymemarrje aerobike ajo e dyta...

Lefto, hallall rrogen a cfaredo merr prej Sales, lale. Ket ta them drejt fare. Te kishin shqiptaret devotshmerine dhe atituden tate ndaj job-it (e shtune sot, llogarite vet mo), ishte bo Shqipnia bahce me lule e s'kishte nevoje per Sale hic.

Kush i njeh keta Cucet sa pasardhes kane lene....

Njonin e njof , vjen dhe ketu tek PPU ...

 Carcanit ( rp me te vertet burre ) i jane shume veta mirnjohes ketu .Biles kur qe ne Burg , Saliu udhehiqte kolonen e Policeve qe e mbanin shkalleve kur e ngjisnin ne shtepi .Qe dhe Presidentsmiley

Rahmet paste ,  nuk e thonte  sa me L u fillonte emri ...po e mbyllte me te qeshur ." Te rij ishim  , helbete Kishte shume servile dhe cfare nuk te ofronin .Po qeme te ndershem "... 

 

Me kujtohet qe me programin e qeverise berisha te 2009 kam fshire bythen per nja nje jave. E shfletoja ulur mbi wc-ne dhe kur mbaroja pune ne vend te letres higjenike perdorja programin e PD-hit. Letra ishte e bute, ndersa pembajtja nuk me interesonte se kishte vetem pallavra.

Degjova se ky i fundit do te printohej mbi leter zumpare; heronj do te kete gjithsesi.... kshu vene keto pune o kozi....

__

ta paska gricur keq ...prandaj ke kaq vite qe po e mban me dore  smiley

Programi do jete ogurmbare sepse per te ka dhene opinione te " shkelqyera" si negative plot 113 here ajo sanitaria, prej pertej detin.Dhe kur te merr neper goje nje si ajo, te gjitha kthehen ne URATA..! Lereni te flase sa me shune, jo si njeri " nga salla", Jerari mu duk, qe si e mati nuk i dul me shume se 150 pont.
Dhe kur e peshovi virtualisht i dul ...nuk me kujtohet sa.
Lerini o njerez te flasin ! E para ishte Fjala
Xumbaren, asaj i veni mendjen ..!

Si do paguhet për shëbimin shëndetësor që propozon Rama?

Të mbetur tek diskutimi mbi falas dhe jo falas palët nuk janë thelluar se si do të ndryshojë dhe çfarë pasojash mund të ketë ky ndryshim në sistemin aktual. Në fakt për të sqaruar klishetë duhet thënë se sistemi nuk do të jetë falas. Nuk mund të jetë i tillë. Qytetarët do të paguajnë për të si gjithmonë vetëm se këtë herë jo përmes një fature te sporteli në poliklinikës, por përmes taksave.

Nuk është e qartë se si do të ndryshojë sistemi pasi të hiqet mënyra e financimit të tij përmes pagesave nga të punësuarit që do të jetë edhe ndryshimi thelbësorë, por PS në program sqaron se  Shërbimit Kombëtar Shëndetësor që do të paguaj për shëndetin mund të financohet edhe nga taksimi i përgjithshëm.

Sipas ministrit të dekretuar të Shëndetësisë zgjedhja e një sistemi të tillë financimi për shëndetësinë vjen për shkak të dështimit të atij të kontributeve për shëndetit bazuar kryesisht te pjesa e punësuar e shoqërisë. “Është sistem që ekziston në botë, por në Shqipëri pas 18 vjetësh ka dështuar. Thelbi i dështimit të tij nuk është faji i modelit që është zgjedhur, thelbi i dështimit të tij është se në Shqipëri nuk ka punë”, sqaronte Beqja për gazetarët.

Kjo sigurisht që do të sillte, nëse modeli britanik zbatohet me korrektësi apo nëse përshtatet mirë, një mbulim më të gjërë të popullatës me kujdes mjekësorë. Kështu për të thjeshtuar nëse sot mbeten pa mbulim shëndetësorë “falas” mjaft prej shqiptarëve që nuk kanë punë apo që punojnë në të zezë, në bazë të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor të propozuar të gjithë do të ishin automatikisht të siguruar. Kjo do të thotë se nëse sot do të shkosh të bësh një Eko pa qenë në marrëdhënie pune dhe jo i siguar duhet të paguash një faturë prej ta zëmë 1500 lekësh gjë që nuk do të kërkohet në sistemin e ri pavarësisht nëse je apo jo në marrëdhënie pune.

Socialistët thonë se do të ndryshojnë nga regresive në progresive mënyrën se si paguhet për shëndetin në Shqipëri. Kjo do të thotë se njësoj sipër pjesën tjetër do të ketë një formë kontributesh ku ata që paguhen më shumë do të derdhin edhe më shumë para në arkën e shtetit, për të mbuluar në këtë mënyrë kujdesin shëndetësorë për ata që mund të jenë në një moment të papunë apo që nuk kanë paguar kontributet. 

vazhdon

e kapi edhe ky ndoj drejtori...kur te doni me sponsorizu kend na thoni....smileypse te mos e kthejme ppu ne agjensi per promuovere politike e njerez per oushtet...shif sa doren e mbare e kena pase....

Kush u be drejtor??

Për mbrojtje të këtij sistemi dhe kundër atij të kontributeve mund të përdoren një mori shembujsh. Italia përshembull në fund të viteve 70’, pasi sistemi i kontributeve u pa si i dështuar kaloi në një format të NHS-së edhe pse i ndryshëm nga ai britanik por që sot klasifikohet si një nga sistemet shëndetësore më të mira në botë, i dyti menjëherë pas Francës që ka një kombinim mes sigurimeve private dhe shtetërore që mbulojnë po ashtu të gjithë popullsinë

 Por për opozitën e re Shqipëria nuk është mjaft larg këtij sistemi, pasi pjesa më e madhe e parave në shëndetësi futen nga buxheti dhe merren nga taksimi i përgjithshëm.  “Aktualisht rreth 75% e buxhetit të shëndetësisë vjen nga taksimi i përgjithshëm e 25% nga kontributet. Në fakt ky është një raport, që duhet detyrimisht ndryshuar, në favor të kontributeve”, thoshte në gusht mjeku dhe deputeti i PD Tritan Shehu.

Ky i fundit këmbëngul se Rama do e përkeqësojë situatën me ndryshimet në sistem. Socialistët nga ana e tyre këmbëngulin se pikërisht në këtë fakt qëndron edhe pandershëmria e sistemit aktual. Pasi realisht çdo taksapaguesi i mbahen para për kujdes shëndetësorë, vetëm se atij që nuk është i rregjistruar si i punësuar nuk i njihet kjo pagesë dhe është i detyruar të paguaj dy herë përmes faturës.

Ndërkohë një debat i gjërë mbi sistemin që duhet zgjedhur ende nuk është bërë dot. Britanikët për shembull kanë një mori ankesash për NHS, por sistemi që renditet i 17 në botën e zhvilluar përkundrejt sistemit të SHBA-ve i 37 në botë  (Organizata Botërore e Shëndetësisë) dhe që përkundër NHS bazohet kryesisht në një sistem sigurimesh private dhe kontributesh drejt të cilit synonte në një mënyrë apo një tjetër Shqipëria.

 

Kjo tregon se grupet e punes kane punuar, tani te shohim si do i vene ne praktik. Pas 1 viti do shihet bilanci i pare i punes. Rezultatet e punes ne fakt duan 2-3 vjet qe te dalin apo te japin efektet e tyre. Te shohim, te presim. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).