Kryeministri i ri, i cili ka marrë mandatin për të qeverisur vendin në katër vitet e ardhshme, dorëzoi dje në Parlament dhe në media, programin e saj qeverisës. Programi i paraqitur në formën e një libri, i mbështjellë me kopertinë të kuqe, është i përbërë prej 74 faqesh, dhe është i shoqëruar me moton “Shqipëria e gjeneratës tjetër”. Ky program do të lexohet sot në Kuvend nga Kryeministri Edi Rama dhe pritet që të organizohet dhe një debat rreth tij.

Ai është mbështetur në tri shtylla kryesore, lirinë, përgjegjësinë dhe solidaritetin. Në parathënien e shkruar nga Kryeministri Edi Rama theksohet se liria do të jetë ajo e njerëzve dhe e konkurrencës, pa asnjë diskriminim e kufizim politik, në funksion të meritës. Për sa i përket përgjegjësisë, ai thekson se duhet të jetë e gjithkujt përpara vendit e ligjit, në funksion të një shoqërie ku të drejtat e secilit do të ndahen nga detyrimet ndaj komunitetit. Për sa i përket solidaritetit, Rama thekson se ai do të jetë për më të dobëtit, në funksion të një bashkëjetese, ku barazia e mundësive s’mund të mjaftojë pa drejtësinë sociale. Programi përmban pesë kapituj, të cilët shtjellojnë çështje si integrimi, Shqipëria europiane, shteti i së drejtës dhe demokratizimi i shoqërisë, zhvillimi ekonomik dhe shërbimet publike. Por disa nga piketat kryesore në program janë vendosur te siguria në vend, që konsiderohet një prioritet absolut për qeverinë e re, duke i kthyer publikut besimin tek Policia e Shtetit, përmes një reforme themelore shumëdimensionale. Korrupsioni gjithashtu shihet si një prioritet kryesor i qeverisë së re, duke premtuar uljen e tij, duke çmontuar murin e pandëshkueshmërisë. Në program flitet për ngritjen e një strukture që quhet Koordinatori Kombëtar Kundër Korrupsionit, që jo vetëm do të ndërmarrë masa ligjore për këtë çështje, por do të koordinojë edhe punën e institucioneve në këtë drejtim. Një tjetër çështje e mprehtë që preket në program është edhe nevoja e reformimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Në program flitet për miratimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit në Sistemin e Drejtësisë, duke përfshirë si subjekte prokurorët, gjyqtarët, avokatët, policinë, noterët dhe cilindo tjetër që është pjesë e kësaj fushe.

Do të rithemelohen agjencitë shtetërore që merren me pronat

Qeveria e re zotohet se nuk do ta përdorë më termin “ish-pronarë”, por jo për çështje emërtimi, por për sa i përket zgjidhjes së çështjes. “Shqiptarët do të jenë të gjithë pronarë të ligjshëm, në prona të ligjshme. Qeveria do t’i japë zgjidhje çështjes së pronave të institucioneve fetare”, theksohet mes masave të tjera që do të merren në këtë fushë. Qeveria e re thotë se do të bëjë strukturim të gjerë të sistemit të menaxhimit të pronës në Shqipëri, për ta kthyer në një sistem modern dhe efikas. Kjo reformë pritet të riorganizojë të gjitha agjencitë që merren me administrimin, regjistrimin dhe dokumentimin e pronave si Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Agjencia e Inventarizimit të Transferimit të Pronave Publike dhe do të rishikojë strategjinë ndërsektoriale të pronave. Në program thuhet se qeveria do t’i kushtojë rëndësi të posaçme hartimit të një dokumenti strategjik për konsolidimin e tokës bujqësore.

Do të ndryshohet përbërja e Autoritetit të Mediave Audiovizuale

Në programin e qeverisë së re theksohen dhe reformat që do të merren në fushën e medias. Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Televizioni Shqiptar konsiderohen në program si shembuj flagrantë të moszbatimit të ligjit, duke u politizuar tërësisht gjatë kohës së qeverisjes së demokratëve. Aty thuhet se reklama qeveritare ndahej mbi baza klienteliste dhe jo mbi bazën e shitjeve apo shikueshmërisë. Në lidhje me këto çështje, programi thekson se situata do të ndryshojë menjëherë. “Parashikohet kthimi i medias publike në një përfaqësuese të denjë të taksapaguesit shqiptar, përmirësimi i standardeve ligjore për gazetarët duke u dhënë akses të shpejtë në marrjen e informacionit, kritere jodiskriminuese objektive dhe transparente për licencimin, përfshi ndryshimin e përbërjes së AMA-s e cila sot është politike, në favor të performancës profesionale për t’u ofruar të gjithë transmetuesve vendorë e kombëtarë trajtim të njëjtë para ligjit”, shkruhet në program. (Shqip)

_____

Taksat
Bizneset e mëdha e kanë të shkruar qartë në programin e ri të qeverisë se do të paguajnë më shumë tatim fitimi se aktualisht. Në program nuk jepet shifra, ashtu siç nuk jepet shifra edhe për tatimin progresiv të pagave. Thjesht theksohet se do rritet ngarkesa fiskale për pagat më të larta, duke e ulur për pjesën tjetër. Nga ana tjetër, biznesi i vogël do të paguajë gjysmën e tatimit të ri, që do paguajnë bizneset e mëdha. Parashikohet që të hiqet taksa mbi biznesin e vogël.

Taksat për qytetarët
Qeveria Rama nuk i ka qëndruar përpikërisht programit të saj elektoral, për sa i përket lehtësimit fiskal për qytetarët. Në taksat indirekte parashikohet përgjysmimi i TVSH-së për ushqimet më jetike të shportës, bazë të konsumit. Ndërsa për ilaçet ka dy opsione. Përjashtim ose ulje e TVSH për barnat dhe shërbimet shëndetësore. Qeveria nuk e ka të qartë skemën e TVSH për energjinë e familjeve. “Ulja/kompensimi i TVSH-së për pjesën e domosdoshme të furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve familjarë të varfër.”

Biznesi
Krahas fjalive për qëndrim tjetër ndihmës ndaj biznesit, në programin e qeverisë parashikohet ngritja e një strukture të re. Këshilli Ekonomik Kombëtar pranë kryeministrit do të jetë një strukturë e re për dialog me komunitetin e sipërmarrjes, vendës dhe të huaj. Kjo duket se do të jetë edhe struktura e ankesave të biznesit ndaj strukturave qeverisëse.
Një tjetër risi është centralizimi i sistemit të kontrollit fiskal. Qeveria “Rama” parashikon që të mos ketë më Tatime, Dogana apo tatime vendore. Të tria strukturat do të centralizohen në një, duke krijuar një megastrukturë kontrolli ndaj biznesit. “Administrata tatimore do të bashkohet me atë doganore, si dhe do të përthithë edhe administratën tatimore vendore”. Ky pritet të jetë bashkimi më i madh dhe ndryshimi thelbësor i marrëdhënieve të biznesit me qeverinë për sa u përket taksave. Qeveria e re zotohet që të kryejë të gjitha pagesat e prapambetura ndaj biznesit për punën e kryera, si dhe zotohet të jetë korrekte në rimbursimin e TVSH.

Privatizimet 
Një tjetër pikë interesante është formula e re bashkëpunimit me biznesin për zhvillimin ekonomik. Qeveria parashikon në të gjithë sektorët rishikimin e kontratave koncesionare dhe duket se u jep fund privatizimeve. “Partneriteti publik-privat nuk do të konsiderohet si privatizim, shitje, kalim i pronësisë apo ndonjë formë tjetër e kësaj natyre, por si bashkëpunim ndërmjet dy sektorëve për të investuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, në infrastrukturë, energji, mjedis dhe shërbime publike”. Kjo fjali duket se i jep një tjetër skemë funksionimit të ndërmarrjeve të paefektshme. Një lloj joint-venture, shtet-privat skemë e harruar prej kohësh nga ekonomia shqiptare.

Programi i Qeverise - Modeli i ri ekonomik 
Do të ndërtojmë “profilin” e ekonomisë shqiptare të dy dekadave në vazhdim, të identifikuar nëpërmjet disa sektorëve prioritarë si manifaktura, energjia, turizmi, bujqësia dhe agroindustria, arsimi dhe shërbime.
Ngritja e Këshillit Ekonomik Kombëtar pranë Kryeministrit për dialog me komunitetin e sipërmarrjes, vendës dhe të huaj

Profili fiskal - Borxhi publik
Vendosja e një rregulli fiskal transparent e të besueshëm. Fillimi i uljes së borxhit publik në pjesën e dytë të mandatit

Administrimi fiskal
Administrata tatimore do të bashkohet me atë doganore, si dhe do të përthithë edhe administratën tatimore vendore. Rritja e të ardhurave buxhetore nuk do të bazohet kryesisht në rritjen e nivelit të taksave

Taksat dhe tatimet - Tatimet indirekte
Përgjysmim të TVSH-së për ushqimet më jetike të shportës, bazë të konsumit.
Përjashtim/ulja nga ky tatim për barnat dhe shërbimet shëndetësore.
Heqje reale të TVSH-së për importimin e makinerive dhe pajisjeve.
Ulja/kompensimi i TVSH-së për pjesën e domosdoshme të furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve familjarë të varfër.
Përjashtimi ose vendosja e një norme të ulur, për plehrat kimike, farat e fidanët dhe për lëndët e tjera të para që përdoren në bujqësi dhe blegtori.
Heqja e akcizës dhe taksës së qarkullimit të naftës për bujqësinë dhe peshkimin.
Do të rishikohet me kujdes projektligji i ri i TVSH-së për të pasur një heqje graduale të skemave speciale të shtuara gjatë viteve, të cilat nuk janë në linjë me direktivën e TVSH-së së BE.

Tatimet direkte
Tatimi mbi fitimin e biznesit të vogël do të jetë rreth dy herë më i vogël se tatimi mbi fitimin e biznesit të madh, ndërsa do të hiqet taksa mbi biznesin e vogël.
Tatimi mbi fitimin për biznesin e madh do të ketë një normë më të lartë se ajo aktuale, për të reflektuar parimin e taksimit të ndershëm dhe nevojën që kompanitë e mëdha të kontribuojnë më shumë se bizneset e vogla që funksionojnë nëpërmjet vetëpunësimit
Tatimi mbi të ardhurat personale të individëve do të ndryshohet në një skemë të normave progresive, duke rritur ngarkesën fiskale për pagat më të larta dhe duke e ulur për pjesën tjetër.

Sektori financiar
Krijimi i një institucion mbikëqyrës për të gjithë sistemin financiar
Krijimi i një banke në dobi të zhvillimit bujqësor
Mbështetje funksionimit të sistemit shumëkolonësh të pensioneve, duke nxitur sidomos brezin e ri në pjesëmarrjen edhe në skemat private, suplementare e vullnetare të pensioneve

Partneriteti publik-privat
Partneriteti publik-privat nuk do të konsiderohet si privatizim, shitje, kalim i pronësisë apo ndonjë formë tjetër e kësaj natyre, por si bashkëpunim ndërmjet dy sektorëve për të investuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, në infrastrukturë, energji, mjedis dhe shërbime publike.

Politika fiskale
Pagimin e borxheve publike ndaj bizneseve për shërbime apo kontrata të realizuara;
Realizimin e pagesave të TVSH-së së rimbursueshme të papaguar;

Punësimi
Të dhënat vërtetojnë pohimin e pakundërshtueshëm se në Shqipëri janë 1 milion të papunë
Angazhohemi të krijojmë 300 mijë vende të reja pune. 40 mijë vende të reja pune në industrinë prodhuese dhe 12 mijë vende pune shoqëruese të lidhura me to, 15 mijë në industritë e lidhura me detin, 155 mijë në aktivitetet e lidhura me bujqësinë e blegtorinë, 62 mijë përmes reformimit të programit të ndihmës ekonomike, 11 mijë vende pune në industrinë e turizmit dhe 4 mijë vende të reja pune në teknologjinë e informacionit
Do të ndërtojmë Agjencinë Kombëtare të Punësimit si një njësi me buxhet dhe administrim autonom

Bujqësia
Do të reduktohet tatimi mbi vlerën e shtuar për farërat, fidanët, materialin gjenetik shtazor, plehrat kimike, pesticidet, vaksinat e blegtorisë etj.
Do të zbatohet programi i furnizimit të naftës pa akcizë për bujqësinë dhe aktivitetet rurale të ngjashme.
Do të përjashtohen nga barra fiskale lëndët e para, ato të ndërmjetme dhe të ambalazheve për prodhimet e eksportit.
Zbatimi i Ligjit Nr. 7501, që është marrë vetëm me tokën bujqësore, do të marrë një afat të përfundimit të veprimit të tij me atë çka është ndarë deri tani. Më tej, do të zbatohet vetëm Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë për të drejtën e fitimit të pronës.

Infrastruktura
Do të realizohet në mënyrë thelbësore partneriteti publik-privat.
Përfundimin e ndërtimit të rrjetit kombëtar të rrugëve, duke përfshirë arterie strategjike si Korridori i Gjelbër Autostrada Veri-Jug; Korridori i Kaltër Veri-Jug dhe duke i dhënë prioritet përfundimit të akseve që shkojnë në qendrat administrative të qarqeve të vendit.
Do të ndalojmë importin e mbetjeve

Tregu financiar
Aktualisht tregu financiar shqiptar kontrollohet nga dy institucione. Banka e Shqipërisë për sistemin bankar dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes financiare për pjesën tjetër të tregut. Qeveria e re parashikon që të unifikojë këtë kontroll. “Angazhimi ynë për të mbështetur zhvillimin e institucioneve financiare kredidhënëse, institucioneve të tjera financiare jo banka, do të shoqërohen nga reforma e ristrukturimit të sistemit financiar, duke krijuar një institucion mbikëqyrës për të gjithë sistemin financiar.”

Bujqesia 
Një tjetër pikë interesante e programit është angazhimi për krijimin e një banke bujqësore. Qeveria angazhohet për “krijimin e një banke në dobi të zhvillimit bujqësor”. Nga ana tjetër, qeveria i ka qëndruar premtimit të saj për heqjen e akcizës së naftës për bujqësinë. “Do të zbatohet programi i furnizimit të naftës pa akcizë për bujqësinë dhe aktivitetet rurale të ngjashme”. Parashikohet edhe përjashtimi ose vendosja e një norme të ulur, për plehrat kimike, farat e fidanët dhe për lëndët e tjera të para që përdoren në bujqësi dhe blegtori.

Punësimi
Skemë e  re për pensionet, 300 mijë vende pune
Edhe pse me vetëm një fjali, duket se angazhimi i qeverisë së re është skema me disa kolona e pensioneve. “Mbështetje funksionimit të sistemit shumë-kolonësh të pensioneve, duke nxitur sidomos brezin e ri në pjesëmarrjen edhe në skemat private, suplementare e vullnetare të pensioneve. Qeveria i ka qëndruar premtimit për hapjen e vendeve të reja të punës. Duke insistuar që aktualisht ka 1 milion të papunë, Rama parashikon që të punësojë rreth 300 mijë prej tyre. Qeveria parashikon që të ndryshojë edhe skemën e punësimit. “Do të ndërtojmë Agjencinë Kombëtare të Punësimit, si një njësi me buxhet dhe administrim autonom”. Nuk shpjegohet se si do të gjenden paratë e kësaj agjencie dhe se autonom do të thotë jashtë parave të buxhetit, apo strukturë që do të ketë vetëm autonomi shpenzimesh. 

Programi për luftën ndaj korrupsionit
“Do inkurajohen njerëzit që denoncojnë korrupsionin”
Një pjesë e rëndësishme e programit të qeverisë së re është edhe lufta kundër korrupsionit. Në një paragraf të dokumentit që do të prezantohet sot në Parlament parashikohet inkurajimi i qytetarëve që raportojnë fenomenin e korrupsionit në vend. “Qeveria do të ndërmarrë nisma ligjore dhe do të përkrahë zbatimin e masave që inkurajojnë njerëzit që denoncojnë korrupsionin. Qeveria do të propozojë një reformim të thellë të sistemit të ndjekjes penale kundër korrupsionit dhe do të mbështesë fuqimisht partneritetin Polici – Prokurori në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fazat e ndjekjes penale të rasteve të korrupsionit, duke përfituar edhe nga ndihma teknike e partnerëve ndërkombëtarë në vënien në zbatim të praktikave më të mira për hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit”, thuhet në program. Në dokument theksohet se në katër vitet e ardhshme, qeveria do të punojë me përparësi për ta shndërruar sistemin gjyqësor, nga një prej segmenteve më të korruptuar të shtetit, në një partner të fuqishëm, pa të cilin çdo iniciativë kundër korrupsionit do të ishte e destinuar të dështonte. (Panorama)

PROGRAMI I PLOTE

295 Komente

56 faqe elektronike për t'u lexuar. Sejcilit nga ne i bie që të humbim rreth 60 minuta të mira për ta lexuar me vemendje. Unë për vete s'do ja heq vetes kënaqësinë e të lexuarit ç'do pasdite letërsi, për dogma politike. !

Shkruhemi..

Nuk e gjeta dot SHERBIMI SHENDETSOR FALAS!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Ku eshte programi elektoral???

Lexo : KUJDESI SHENDETESOR.  Faqe 51 deri ne faqen 54 , 

  Po lexoje Aman eeee..  Se s'do ta lexojme ne per ty. !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Une po te sjell vetem nje Paragraf: 

Do të ndërtojmë Shërbimin Kombëtar 
Shëndetësor që do të jetë paguesi i vetëm i 
shërbimit të kujdesit shëndetësor, duke siguruar 
që askush të mos përballet me pengesa financiare, 
moshore, gjinore, gjeografike apo kulturore 
në marrjen e shërbimit të kujdesit shëndestor. 
Kujdesi shëndetësor do të financohet nga taksimi i 
përgjithshëm.

MIRË!

shume e po don edhe ti ...po ajo ishte loja...ça lesh sherbimi shendetesor!!!keni me pagu si n'karadak ,po besnikeve te partisenuk do i peshoje...per partine e tyre po paguajne...

smiley

un s'i lexoj kto, po me ben pershtypje nje gje: ku kishin program elektoral kta te PS-se, ky kori i ktushem me vrap, progam i dhjere, s'ben nje lek smiley medioker (e kon shum qejf ket fjale smiley sikur sapo e kon msu duket)... e ku di une. tani qe dul si program hyqymeti... vuuuu periher, s'ben nje lek smileysmiley  mbas ca shife kur te dali, ku je me programin, edvin kristaq rama? po me tejkalimin? - tamom si dikur, qe i venin te materniteti: mire me planin, po me tejkalimin ku jeni?

eeeh, na e q*ne Peshkun, o Zane... iku, mori fun... po menabarem ta bojne mire, jo si lepri, tha smiley

po kam shprese se mbase peshkut i pelqen...nukeshte e thene qe te jete gja negative emigrant.smileyMandej kur nuk prishi pune Aranit çela ...keto te tjerat jane me ba nji dore muhabet...Po kjo medioker me duket si diçka prerjrje e arte,medio ,njerez te midisit ala qyprili'      smileyTesh,nji kjo asht loja pozite e opozite...urdhno e ke shkrujt po nuk po e mban ,pra po rren ...asht shume ma komode me kene opozite shpesh.Ma ka thane Sala vete,...nji ky eshrte Rodhi si thu ti shpesh.....

po mire mer mire, po leje tjetrin te rreje i her smiley se po e bo si puna e asaj bicikletes...

dhe nuk po them se nuk do rreje, e? smiley  se bir nenash eshte edhe ai.... ahahahaha...

bir babe ma fort...

Parqitja e programit eshte detyre kushtetuese. Cdo qeveri ne bote nuk fillon dot pune pa paraqitur nje program se nuk te lejon kushtetuta. Puna eshte se cfare paraqesin se per te nxire letra me boje e bejme edhe ne ketu. Keta duket qe vetem kane shkarravitur sa per te kryer formalitetin kushtetues dhe nuk po mbajne edhe premtimet qe ju dhane miletit ne fushate.

Qekur italia e paska heq sherbimin shendetesor me pagese nepermjet kontributeve? Qe kur ju refuzon mjekimin cdo qytetari? Apo te te gjithe italianet punojne ne montecitorio tani dhe falas per te tere?!

zoje, a di si funksionon sherbimin shendetesor ne shqiperi? Po njat provimin e igenes dhe edukimit sanitar a e ke passato? Po noj attivitta didattica interactiva  me plotesu il foglio d' uscita a ke be me noj sapeinze?! Se po te kesh be keto do kuptoje si fuksionon nje sistem shendetsore dhe cdo me thene sherbim shendetsore falas per cdo qytetar te shtetit dhe cdo me thene qe une si qytetare e shqiperise te konsiderohem si nje turist i semure ne memedheun tim fort te dashtun. 

Programi për luftën ndaj korrupsionit
Do inkurajohen njerëzit që denoncojnë korrupsionin

 

Dritan Prifti, pershembull..smiley

Rama thote ka nje milion te papune !!1tesh sa eshte e gjithe Sheiperia ,sa banore ka brendase keshtu i bie qe te mos punoje askush perveç ne shtet,pensionista e invalide...

per uljet e taksave dhe tatimeve shkruhet tere qejf "se do pergjysmohet" etj etj, kurse per rritjen e taksave ndaj biznesit apo pagave me te larta, nuk thuhet sesa do rriten ... hajde transparence hajde smiley

Mish mash qe se merr vesh njeri se cdo bejne pervec frazave te pergjithshme te kopjuara ne gugell, imitimeve te qeverise "Berisha" dhe zbythje spektakolare nga premtimet.

1. U premtua heqja komplet e tvsh per ushqimet, vetem do pergjysmohen thuhet aty.

2. U premtua sherbim shendetesor pa sigurime shendetesore, nuk jepet asgje se kur fillon dhe si vazhdon.

3. Flitet per takse progresive, nuk jepet asnje shifer.

Verehet vetem nje mani ekstreme per te centralizuar pushtetin.

Nderkohe, ngaqe kane frike nga ato qe kane premtuar dhe ato qe kane shkruar dhe ato qe do realizojne, nuk duan debat me opoziten. U perpoqen per te mos i dhene kohe opozites per debat e ky eshte ogur i keq per gjithe vendin.

Zot na shpeto!

U premtua heqja komplet e tvsh per ushqimet, vetem do pergjysmohen thuhet aty.

Kombinat meqe e ke shkruajtur, a mundet te me japesh ndonje reference se kur eshte premtuar per berjen zero te TVSH per ushqimet? Besoj se nuk do mundohesh shiume pasi dukeni se jeni shume i sigurte ne ate qe thoni qe ne fillim.

Nqs  ndjek cdo interviste parazgjedhore te rames thuhet qe do heqi tvsh per ushqimet baz.. si veza, djathi, qumshti... 

ne te gjitha intervistat e Rames dhe eksponenteve te tjere te PS thuhet qe do heqin krejt tvsh-ne per ushqimet baze. Mos mbajtje flagrante e premtimeve. Kjo qeveri duhet rrezuar kuazi, duhet rrezuar. Nje qeveri qe ngrihet mbi mashtrimin elektoral, nuk ben dy leke.

Cdo qeveri ne nje demokraci zgjidhet mbi mashtrime elektorale. Nqs je i zgjuar si popull mos ja jep voten. Moren 50 euro per vote? Le ti mbajne ne qafe tani 8 vjet.

ky programi eshte tallje bythe me te gjithe......pa substance!

nuk e di se kush ka prite me shume...as ata qe u dehen me birra te skaduara diten kur fitoi Rama nuk kane guxuar te shpresojne e presin asgje.Ishin te merzitur ,deprese,donin te vdisnin ,po donin nen partine e tyre...kapak floriri

Kujdes se po ju programojnë aò..

Grupi : "Peshtyma"  vetem te peshtyje di, per te lexuar  ncuq ,  

 

 

Edhe per ilacet kane premtuar heqje te tvsh-se, tani thone ose heqje ose ulje. Tjeter zbythje nga premtimet.

Per rruget nuk jepet asgje konkrete, ka vetem emra per tituj vjershash po nuk thuhet asgje e sakte. Kur do filloje, kur do perfundoje dhe kur do kompletohen rruget qe jane gati ne perfundim etj.

Per rruget nuk do te kete te reja se do ti duhet te riparojne e te regulloje gjysma rruget qe beri sali-u me para te huajtura.

Nga "joint-venture, shtet-privat" u hoq dore se ishte vrime e zeze korrupsioni. Tashti po filloka daveti nga fillimi. Sikur the qe do mesoje nga gabimet e qeverise se meparshme, po hidh nje sy edhe me larg. 

Kshu mire, por mungon mbulesa financiare. Kjo do te thote qe nese me te vertete do te realizohen sa shkruar ne program, i bie qe do te rritet borxhi. 

Per mendimin tim do te ishte mire aprovimi i nje ligji, sipas te cilit c'do ligj qe sjell nderhyrje financiare ne buxhet, duhet te kete mbulesen financiare. Ndryshe nuk mund te miratohet !!! 

Do te ishte nje nder ligjet me te mira te aprovuara ndonjehere. 

NIe ligj/detyrim i tille ekzsiton prej vitesh, por ti nuk e ke pare/kuptuar se nuk eshte zbatuar asnjehere gjeta ketyre 8 viteve te rrenimit ekonomiko - ekologkik te Shqiperise.

Mbase eshte akoma heret per te dhene nji gjykim objektiv, por kjo opozita e re ketu ne peshk po le shume per te deshiruar. Ku di une, sikur i mungon emagjinata, kreativiteti, dmth nuk ta nxit kuriozitetin ta lexosh. 

Me duket se antaret me interesant te opozites sikur po i bejne bisht pergjegjsise qe ata kane. Nese do te guxoja ti vija nje titull Kadaresk "eksperiences" se re opozitare do te ish "Stine e Merzitshme ne Peshk"!

Ishalla po ndrron dicka se perndryshe...  

well, peshku esht bo kadale-kadale me i thone mirupafshim ne takime te tjera nderkombtare.

me dhimbje, vella, me dhimbje.

Une i kisha sygjeru adminave qe ta bejne me Peshkun si John Lennon e beri me The Beatles. Pull the plug while you're still on top!  

ou...lufta per burra eshte...edhe dosje metaman te kishin kene e njiri nuk e merr keshtusmileytesh qe jeni edhe tane shyret...ma ne fund fitute...shume te ligeshtum....

esht keq kur te pritet damari i qejfit. msyne shume lacarone ne lokal.

dosje thu? smiley  po si mun ta marri mendja qe ai skuthllik me lun naj qime (te cfaredoshme), o Zane!... smiley

Eh, si thote ajo konga

Me dosjet e tuja

rrej gocat e huja...

 smiley

E paska honger Zana m'duket.

ende jo,PF,une kam imunitet ne çdo kohe...smiley

Njikshtu pra...meqe nuk te lun nje qime si ta preka damarine qejfit.Tesh kena ra edhe dekun kaiher tu ba "shamat"edhe bashke po mendoj se kena aq pjekuni e dina me ba paqe e me gezu te mirate nje komuniteti si ppu.Natyrisht ka lacarone si thu ti sa te duash....o i njof une o si njef kus...............,tesh pa deklarata do me vinte keq te idhnoheshe...gjithsesi te du fort smiley

s'u morem vesh smiley

kur vihet per qejf (si ne qe vime ketu) do me gjet pak ambjent robi. te kapet edhe humori, edhe shakaja. pa leje militantizmin dhe mllefet e grumbullume qe nga koha e Koci Xoxes, qe shkapeten per dyshemeje sikur kon ndodh dje... Hej, ktu psh te thone me seriozitetin me te madh qe ti (emigrant) lavderon lir meten. smiley

he tani... me thuj ti mu. vje puna qe cer shkrun i duhet me i von nji shigjete siper: kjo ishte per humor. e ke parasysh at momentin qe nis e shpjego se ku ishte storja ...

 

po pernjikaq qenke merzite ti a..... pritna Zot ,po ti levdoje mor burre edhe pernjimend...e mandej?per nji kaq e gja?Qe une i them dite nate qe asht hajn ,ama asht dobesue po difton qe nji fije disipline ka vu ne jeten e vet...hahahaha,a veshet prp njashtu me katroree me shtrat pantallonash nder gjuj...

Ej, se nuk m'u ndenj pa ta thene.

Po si ore i mohove pa pike turpi gjithe ato vargjet shpirti dhe ato himne zemre qe i kushtuam Likes? Qarte, shkab e shkemb me poze e fjale, tha.

jaaaaaa meeeee.... i jane kthy rronjeve thojne... vu sulmet per PPSH, bllokun, gurkusarin etj.... Hoffman dmth...

Gjyshja ime thoshte "Bath, bath, po i kokerr".

U ka bo boze kjo pune e PPSH, bllokun, gurkusarin o Bame. Edhe Barcelona e nderroi stilin e lojes megjithse fitoret i kishte te garantume me at stil loje. Pata rastis nji here ne nje konference te James Watson ku e pyti njona qe cfare na sygjeron ne shkenctareve te ri. Nji sygjerim, dhe vetem nji sygjerim tha kam per ju, kurrsesi mos e harxhoni kohen me njerez te merzitshem. 

Programi i qeverise rama i thjeshtezuar ne tre pika:

1) Kena 8 vjet ne opozite

2) ca ka nel pa shit/vjedh nga vuqidoli?

3) Profit???

gjysa ka tete vjet,gjysa tjeter asnje dite...

Ulja e TVSH per ushqimet dhe barnat eshte gje shume e mire, bile te hiqej fare po te ishte takati. Evropi gjoja mbahet per shtet social, por me ato nivele tvsh-sh, ia merr shpirtin shtresave me me pak te ardhura. Nuk thone kot, ujku ujku, kur çakalli ben kerdine.

Bile TVSH-ja eshte me e rendesishme dhe se taksat mbi te ardhurat.  

Ilaceve dhe ushqimeve bazike baba dovleti ketu ua ka bere tvsh 1%, tekstilit e plackes 8% dhe gjonave per qef 18%. Dhe vertet ilacet jane shume me lire se ne shqiperi ku u be tvsh 20%. Te rrisesh tvsh e ilacit dhe te rimbursosh vetem gelqere indiane ne forme tablete, do te thote t'u marresh shpirtin njerzve.

Edhe ky daja i Samiut kendej ashtu ben, po nami i ka dale qe u ha shpretken gjynahqareve. 

Bizneset e mëdha e kanë të shkruar qartë në programin e ri të qeverisë se do të paguajnë më shumë tatim fitimi se aktualisht. Në program nuk jepet shifra, ashtu siç nuk jepet shifra edhe për tatimin progresiv të pagave.

E pse u dashkan shiftrat per dicka qe eshte krejtesisht me shifra? Minor details.

Pagat edhe sot fshihen. Veç do rritet pjesa ne hije. Kurse me bizneset e medha ... good luck. Edhe po i kape gje prap konsumatori do ta paguaje.

Zakonisht ne keto raste flitet me %. P.sh. Do rriten me n%. Vjelja pastaj eshte tjeter gje.

Mesa duket nuk jane te sigurte per %. Por dhe keto te fundit jane ne funksion te vjeljes. Ai 10% ashtu justifikohej, qe nuk tremb shume. % shume te larta mund te japin efektin e kundert, dhe te perfundojne me me pak ne thes.

Nuk mund te lidhet politika (policy) me ekzekutimin/vjeljen. Kur thua qe taksa do jete, psh 10%, supozohet qe do vilet e tera. Meqe te dy jetojme ne Amerike: ti e di qe nese kongresi vendos qe taksa mbi te ardhurat personale te jete psh. 28%, ata nuk mendojne "neve na duhen vec 18% por po e veme 28% meqe rrezik nuk  do e vjelim dot nga te gjithe."

Megjithate s'mund te flas shume ngaqe nuk e di kush e ka autoritetin ne Shqiperi per te vendosur nivelin e taksave: qeveria apo Kuvendi. Sic e thashe me lart, ketu e ka Kongresi ndersa vjeljen e ben IRS qe eshte pjese e ekzekutivit, por s'do te thote qe eshte e njejta gje edhe ne memedhembje.
 

Ne kete rast the minor detail eshte qe s'eshte Amerike por Albanie, dhe simbas vendit behet kuvendi. Aty s'ka fare rendesi cfare shifrash aprovon, por sa arrin te vjelesh. Kur edhe Greqia e ka kete huq, bej hesap ne.  

po si shume te lodhur e pak si bosh heronjte...apo eshte fiziologjike pas betejash te medha...

Qeveria e re beri nje veprim te nxituar me nxjerrjen e programit dhe ra PRE e Intrigave te Llapaqeneve .Gjeja e pare qe ben nje Individ , grupim apo cfaredo organizimi eshte 

Te fuse duart ne XHEP .Te shoh c'ka e ku dhe si  do siguroje te tjera .Dihet qe nje pjese do i siguroje nga Sekuestrot e Familjes Kleptokrate Berisha ...por a mjaftojne ?

Pra them se Qeveria e Re e mori MANDATIN dhe nuk ka pse mba pergjegjesi para ish Hajduteve qe kane lene GROPE Haleje ne vlera Monetare dhe ne Psikologji mbarepopullore .Rama me duket se e kishte mire Keshillen per Audit Nderkombetar .Si duket ka rene nen presionin e "teknokrateve politike " me parrulla bajate Euforike "te respektojme Opoziten "

Libri i te Marreve duhet lexuar me kujdes se keshtu Paraqitje Programi pa njohur Gjendjen Financiare do biesh ne te njejten Hale sqapore dhe do merreni me Justifikime nga "Neobllokmenet bllokues  " ne "Neofashistet Bllokues " 

Kjo nuk shkon ME . Larg nga metodat e Sqeperve dhe Euforia e tyre ! Sa me shpejt pa u bere Merak FARE po FARE nga ky Klan qe me disa permiresime shume te vogla eshte Produkt i te njejtes Fryme te Intrigave e Kurtheve bajraktariste .

Mos e hani koqen e Ullirt me qurravitje  lapanjozesh " se premtimet zotrie " se "ne Babrrue thae QI Erla asht zedhenese dhe Doli njajo Vorba e gjelles " " ndryshe Tik -Tak dhe Mesila Gati i ka Litaret te "Palma " ...  "Te Palma ..Te Palma ..Ti varim Qelbesirat " 

Jane te njejtit por Ju keni pergjegjesi para Popullit dhe Elektoratit te te dyja Kraheve Jo para Rrjepacakeve qe s'dine ku te vene IPodin per te mos u dukur ! 

Paraqitja e programit, eshte detyrim kushtetues. Ti megjithese mund te jesh dekretuar si kryeminister, pa paraqitur programin dhe qeverine ne parlament, nuk je akoma kryeminister, qe te kesh tagrin te mund te therresesh nje audit nderkombetar per financat. Prandaj kjo qe kjo dale prej mentalitetit tend ekstremist, eshte dhe e gabuar juridikisht.

Pash zotin hiqe ate "tagrin " dhe e ke shume mire President i firmes dy M .Ty te duket se po jep Interviste para K.Devole dhe po sqaron Popullin  e po jep vijen Kushtetuese tek PPU smiley

E c'na gjeti me flete e librit ... smiley

Te kerkojme falje shoku Idriz, me doli nga mendja qe "peshku", eshte thjeshte nje vend, ku shprehet urrejtja ndaj kundershtarit politik, pavaresisht se mund te flasesh budallallaqe, si ne rastin tend.

Sherbimi shendetesor ka qene, qe ai i cili paguan sigurimet shoqerore e merrte kete sherbim pa kosto te tjera direkte (vetem se duhej jo rekomandim lagjeje, etj.), ndersa ai qe nuk paguante duhet te paguante tarifen per sherbimin qe i afrohej.

Tani te gjithe do ta marrin falas (edhe ata qe nuk paguajne kontribute), dmth une qe paguaj kontribute dhe taksa duhet te ju paguaj sherbimin shendetesor edhe atyre qe nuk kontribojne.

 

opozita nuk asht me kene llapaqen.detyra e opozites eshte pikerisht kjo.tesh qeveria duhet te beje gjithçka qe te zgjidhe hallet e popullit...nuk mund te laje duart,,,,,a e deshi biçikliten? pedalo tesh.njikjo asht demokracia...ju shof konfuze...a marune festimet? hajt tesh...lavorare....smiley

Ndonje pike per te riprogramuar gjindjen harbute qe ka mbushur babedhene, a eshte parashikuar? 

Ne nje takim koke me koke te Sajmir Tahirit dhe qeverise Greke u propozua nga ia, qe te nderronim popullin me qellim qe te shkembejme eksperience, por u u refuzua nga qeveria Greke me preteksin:

Ne i rezistuam Gjermanise mos me shite pasurite kombetare, ndersa me ju brenda na i shitni per nje cope buke smiley

Nuk quhet. Dum foto origjinale te programit mbi tapetin e zyres smiley

Edhe çdo faqe te firmosme. 

Bukur, por dicka thelbesore mungon. Te pakten perkrenarja e Skenderbeut te ishte ngjyre lejla...lejla, got Peshku on its knees, lejla, begging darling please, lejla...

Edit: Fiqo, na paska sinkronizuar #Rilindja mendimet...te 10fsha NSA para ketij #rilindautokontrollmendimimasiv

Po pra shtojzovalle por me nga Biciklete me shale dhe jo pa i hype mIre njajta Llapaqensa dun me i Heq Shalen smiley

Qeveria sa eshte ngrite nga Gjumi dhe shume bukur ja thue... lavorare ...por duhet me edukate jo si Sqeperit pa lare syte  eme ulerima smiley

Duhen lare syte , duhen vesh roba te lara , duhet me u pershendet me familjare , dhe pa shtyp nieri Rruges e pa Ulerit "po kaloj Una " me shku ne pune smiley

Si e keni dhe ju kangen qe kendoni ne Pedonale "me gezim po shkoj ne pune ...."smiley

po sikur mezi po shpritshit me fillu punen....a ju ra hovi?smiley

Sa e bukur shqiponja dhe flamuri, njesoj si ai i Ismail Qemalit, smiley puro shqiptar! Bravo Rilindja fillim i mbare per te gjithe shqiptaret pa dallimm ideje feje me program te qarte! 

Programi i qeverise Rama:

1) Shperthe Gerdecin per here te dyte

2) Tallu me fatkeqesine e tyre

3) Profit??? (Fito zgjedhjet e ardhshme ne Gerdec)

Me kome te mbare pra. Ktu do jemi dhe do shofim. Programin se lexova, se programe kan pas te gjitha qeverite me para ksaj po.... u dhite nusja ne kale qe mbas 6mujorit te pare. Mu me duket se me e rendesishme se programi/et, eshte konsenguenca me te cilen perpiqesh me e zbatu. 

Sma rrejne menden 56 faqe ku jane ato 1000 e kusur faqe

Une shpresoj qe ato qe do sipermarrin, ti perfundojne sagllam; ne kohe, me cilsi, e kosto minimale. 

zgjerimin e bashkëpunimit më të thellë e të gjithanshëm me Gjermaninë dhe Austrinë,

e para kjo nuk eshte shqip dhe ajo qe eshte me kryesorja ato qeveri kane nje peshtireje kundrejt korrupsionit ...shpresoj qe disa specialista te midhjes dhe peshkut ne ps ta dine kete ....

Pra ja dhe rrena e pare apo endrra qe nuk e ve dot ne realitet RAMA  shume te tjera do ti gjejm

ps. pse e ka bo shqiponjen keshtu ky ? ka ndonje arsye apo ashtu kot ?

 

hajt me kamb te mbare ishalla.

SHQIPËRIA E GJENERATËS TJETËR

Liri • Përgjegjësi •

 

OU? I arrasi Lirit pergjegjsine?

Tre kapituj i duhen kushtu Lazaratit.

 

Lazarati do monument, me nei ven te mire. Bile dhe ministrat te bejne nei kurs, hands-on atje. 

u paska dal programi i qenveris re menyja qeka e gjat e çpaska per tu ngop me buk me ne fund populli.hani pini boni qef o shqiptar ju ka ardh dita. paskam qen pa fat ngela ne mergim

 Për qeverinë mund të ketë rrjedhje të votave të opozitës në Parlament,..por edhe mund te mos kete. Rëdësi për opozitën më shumë se numrat ka misioni që ajo do kryejë. 

 

Nard Ndoka

E paska qa programin legeni ske ca i thu. Gojomel te zoti o dreqi. Aty e gje veten dhe ambientalisti dhe bisnezmeni vogel dhe pensionisti i shqetesuar per ilacet. Ca me thone o vlla mish e kabuni. Bakllava e kadaif. 

po per ata qe lene edhe veten ne Las Vegas ,a ka vend ne programsmiley

Shteti nuk mban pergjegjesi per deshtimet e individit o zana. Po qe ashtu do ishte shtet komunist. 

Po pse ti nuk je i shtetit?ua si nuk mbaka pergjegjesi ,shkon tjetri fjala vjene luan poker ,nuk i vjen ti bjere pika kurre nje full e nuk mbaka pergjegjesi Berisha?e tashti Rama!!Eshte absurde...

nuk rrihet mo ne mergim, ka plas e mira ne shqipni

rrofsh moj qenveri,na çove zili

me ne fund kena alternative Laura ....po kthehnasmiley

eh mi Zane s'kthem dot megjithse po m'qa zemra

shifrat Edvin, ku i ke shifrat? kupton a jo? apo do te uleras? shiiifratt!!

smiley

Programi mbase eshte nje barrier i madhe, e nuk pres shume... por ne rast se qeverisi kete 4 vjecar me mire se Berisha ne 2005-2009, atehere i uroj ti fitoj zgjedhjet e 2017.

+1

në këtë as që mendohet. do ketë vetëm propagandë ashtu siç di të bëjë Rama, me mediat e veta përfshirë.

qeveria Berisha e '05-'09 qe e tmerrshme, pavaresisht Gërdecit. mbase nëse kap të dytin, pas një rimëkëmbëje duke shumuar sukseset e qeverisë 1 me atë 2. këtë nëse nuk do të kishte shushunjën obeze Meta. mos të harrojmë Metën, i cili nga '05-'09 nuk ishte në qeveri me Berishën. efektet gërryese të LSI do të vihen re së shpejti.

sipas keasj qe thu ti i bie qe ne qofte se Berisha arrin ta bojkotoje dhe sabotoje icik me shume sec e sabotoi ky tjetri atehere duhet ta sjellim prape ne pushtet Berishen.

Po clidhje ka Berisha me se cdo boje ky? Ky ka bo premtimet e veta propaganden e vet, dhe erdhi ne pushtet ne kompromis me te keqen qe propagondonte vete.  Clidhje ka Berisha?

Mbaj mend kur e votova per here te pare si kryetar Bashkie ky pati premtuar qe do ta kthente Tiranen ne nje vend qe ne vend te deshires se te rinjve per te ikur, te rinjte e ikur do kene deshiren per tu kthyer.

do te do te do te do te do te do te do te , asgje te re

Te jemi te sinqerte, do ishte jorealiste qe te shihnim te pasqyruara ne program, premtimet qe e ndihmuan Edi Ramen drejt karriges se pushtetit. Premtimet jane detyrim moral dhe dimensioni moral, ne rastin e Edit eshte me i vogel, se etja e tij per pushtet. Ajo qe i mungon realisht programit, eshte fatura financiare per mbulimin e gropes financiare, qe krijohet ne buxhet, nga shkurtimi i taksave te premtuara ne program.

Programi eshte shkruar me fjale te pergjithshme dhe vetem permbush detyrimin formal, por nuk jep shprese, per te besuar permbushjen e premtimeve brenda tij, sepse i mungojne mekanizmat qe do te bejne te mundur ate. Programi eshte demagogjik, por kjo eshte ne stilin e se majtes ne pergjithesi dhe Edi Rames ne vecanti.

Rama ne parlament: Nuk ka amnisti! - ajo qe eshte thene qe para shume vjetesh.

 

"GJENERATA tjeter" ?!?!

Po ne kemi fjalen e bukur SHQIPE, " brez ".

Me sa duket nuk kane filluar ende nga puna, ata redaktoret qe do ruajne pastertine e gjuhes,neper institucione.

Emo, mbaje mend po nuk tha Zana pas 4 vjetesh "Kam pre bileten per Shkoderloce, se do e hudhi voten per Edi Ramen, me vjen marre qe e hupa shansin ne 2013" smiley Po ku me e gjet k/minister ma te hajrit ta marrsha. Artist, po ta kan zili tan bota. Çapajev, po ta kan zili femnat neper plazhe e neper kanferenca. Gjith ai far burrit. Kollos mar, kollos. 

p.s. Edhe, ate llafin e peshkut e the mire zotrote. Hajt se folim.

Kavir ,te gjitha kane mundesi te ndodhin poqe te them e kane zili femnat,gjithe ai far burrit,kollos kete jo...S'ka si me ndodh...smileye shumta mund t'i them sa i zoti u diftu ,krejt zog kurvet...natyra i ka kompensuar shemtine me inteligjence....jemi gjithnje ne lemin e fantashkences ketu hahahaha

Eh, Zana, ashtu thame edhe ne komunistet ne '92. As me fantashkence nuk bie regjimi. Po ke pare ti qe ra ai dreq? Pastaj filluam te qajme "Sa te jete Ajatollahi gjalle, komunizmi nuk vjen me ne pushtet". Po ke pare ti qe erdhem prape ne pushtet?

Mai dire niente a si e ka ajo shprehja italishtjane.

Mendoj se klasa politke shqiptare,si klase e farketuar ne kudhren e komunizmit ,i mungon kultura ''e te hequrit dore'' ne momente te caktuara.
Askush nuk hiqet menjane kur nevojitet ,shenje kjo qe vertet kjo klase politike nuk ka mberritur ne nje status ku ''thashetheme'' te kesaj natyre mund te kene nje fare baze.

mai dire mai...smileykeshtu eshte tesh po Berisha larg qofte si mbet tjeter veç me shpall monarki....dikur edhe do ikte...puna asht se dru' iku kur desh vete....pa xhak pa bam ,si krajl,krijoi dinastine e pare shqiptare Berisha ,kerkush nuk po i thote i gjys fjale...ja marrsha t'ligat ,si nuk i ra nje fjale ne toke.Ka do kohe qe asht tu ndigju shopen e thu mos po me melankonizohet...

Si krajl iku moj Zane. Kali i perunji gjunjt e para dhe i mshteti gjinjt ntoke. Prijesi rrshqiti prej tij si djalosh me flatra tue lmu pllamen per krifce. 20 vjet e 21 beteja mbrapa na la me nji tufe krujtse dhomesh.. nji nga nji thyhen tha.. nji nga nji smiley

Kali thote prralla nlesh ka me cof prej marazi. Prijsi i ri erdh yrysh me kalin e turkut. Etj, etj, etj

Ore ky foli per 11 Shtatorin e per sulmet ne Siri, asnje llaf per 97-n, Gerdecin dhe 21 Janarin?  Keta jan plehra te ter mor burr.... I tha mire Berisha, i vrame ne bashkepunim, ti mi solle para kulles une i vrava.

e cfare duhet te thonte?

Ore ky foli per 11 Shtatorin e per sulmet ne Siri, asnje llaf per 97-n, Gerdecin dhe 21 Janarin?  Keta jan plehra te ter mor burr.... I tha mire Berisha, i vrame ne bashkepunim, ti mi solle para kulles une i vrava.

Foli mo, si s'foli per gerdecin dhe 21 janarin?

Foli? Cfar tha? Tek lajmet tek Topi s'thuhej gje prandaj... fjalimin nuk e pash, s'kam nerva te degjoj derdellisjet kot se koti.

tha qe nuk do t'i harrojne te vraret e gerdecit, te vraret e bulevardit para kryeministrise, policet e vrare ne krye te detyres, dhe politikanin qe u vra ne oborr te shtepise, dhe per kete do te krijojne kushtet qe prokuroret e gjykatesit te punojne te pandikuar.

Ahhh e mora vesh, PRANDAJ KUVENDIN DHE MINISTRINE E DREJTESISE JA KA DHENE ILIR METES SE DO DREJTESI? !

1oora,
është komplet i kapur. nuk ke çfarë komenton më. Berisha i 05 -09 ngjallte një frymë më pozitive, të paktën ky ka qenë dhe është perceptimi im. nuk e di, mbase peshorja anon për keq ngaqë kemi Ilir Koklopën, ku i dihet... gjithsesi është një peshë e rëndë.

Imagjino efektin Ilir Shushunja e ndjeu Berisha në katër vjeçarin e fundit, që në mos gaboj, kishte më shumë deputetë se sa ka PS sot në raport me LSI. Ilir meta, politikisht me numra dhe eksperiencë e ka bërë tashmë zap Edi Ramën. Ai është mbreti vërtetë, pamvartësisht propagandës dylekëshe të Ramës.

Opozita e re braktisi seancen e  pare.Nuk eshte mesuar opozita e re te degjoje , qofte dhe nje seance derdellitje te pozites. Berisha ,po, nuk eshte mesuar te mos flasi vet...........goxha opozite na pret. Une e shoh te zymte kete opozite, me te zymte sec ishte dhe ne pozite.Do jete thjesht nje opozite zhurmuese dhe hakmarrese. 

Ne fakt , kjo u duk qe ne tonet kercenuese te Bashes, ne lidhje me opoziten qe do bente ne vazhdim.'Dhemb per dhemb', a thua se, e harruan demokratet pse i humben keto zgjedhje.E cuditshme, sa shpejt  i ngriten kryet  nga i kishin futur pas humbjes smiley

Dhe shume mire beri. Nese nuk e respekton opoziten, po nuk i le te luaje rolin e saj, fasade e nje pushteti diktatorial dhe mashtrimesh nuk duhet te behet. Opozita kerkoi kohe per debatin per programin dhe Rama ne vend qe te nxitohej te prezantonte programin se nuk ben sot, mund ta shtynte pas 2 ditesh dhe kur bashke me fjalen e Rames te ishte edhe debati opozita nuk kishte pse leshonte sallen e parlamentit, ndryshe opozita nuk eshte aty te degjoje borckullat e Rames qe ne vend te paraqese programin e tij, shan qeverine e shkuar, a thua se u votua per kete.

Edhe Enver Hoxha me vote ka ardhe ne pushtet por gjene e pare qe beri ishte vrasje dhe eleminimi i opozites qe u krijua ne parlament.

Aman, cfare i kushtonte Berishes ta ngulte menderen deri ne fund ?  ke ndonje dyshim ,se mund te ndodhte hataja nese e bente ? Une them ta bente sa per te thene qe, ne jemi ndryshe, s'jemi si ju bijte e komunistave. ne dime te degjojme, dime te bejme opozite, ndryshe nga ju qe s'e bete kete gje.

Ju demokratet ,si me qene te gjithe ishsigurimsa!

 

Berisha nuk eshte babai yt qe ndoshta e ka per nder qe ta shaje Rama. Opozita nuk eshte ne parlament per fasade, qe te rrije aty pa folur edhe kur e shajne, opozita eshte per te folur, kur nuk e respekton kot qe rri ne salle.

Cfare i kushtonte Rames qe te fliste per programin dhe jo per qeverine e shkuar. Qeveria e shkuar humbi zgjedhjet, mbaroi kjo pune, ai te fliste cfare ka ne plan te beje.

Kete here jane per fasade, sepse s'votojne dot asgje. S'nevojiten as per te zgjedhur presidentin. PD eshte kater vjet pushim tani.

opozita nuk eshte numra, eshte fryme e kontroll i pushtetit. Edhe sikur 1 deputet te jete opozite duhet te respektohet. Nese Rama ka vendosur te zhbeje opoziten i ka bere llogarite gabim. Opoziten nuk e zhbete dot ne 97 dhe mos mendoni qe mund ta zhbeni sot. Nuk zhbehen 700 mije shqiptare qe kane votuar kunder koalicionit te ngjalave.

S'degjova t'i thote njeri opozites "kap per zhelesh e qis perjasht". S'ua permendi njeri motrat, as grate, as se me ke i kane femijet. Thjesht u thane qe jane pergjegjes. S'i ke quan fyerje ti per opoziten. Sa per ate "nuk e zhben dot", nuk do te zhbejne dot opoziten e PS, por PD u zhbe vete, mori fund. PS do te kete nje opozite tjeter, por maloket e Berishes kete here s'behen me.

OPozita e sali kriminelit eshte si puna e briskut Gillette qe vetem te rru koqet. E meqe koqet e Rames i ka pare e pemendur 100 here tani i erdhi radha qe edhe t'ia rruaj njehere. 

shkon ku shkon, te profesioni perfundon prape gjuha berbero, he?

OPozita e sali kriminelit eshte si puna e briskut Gillette qe vetem te rru koqet. E meqe koqet e Rames i ka pare e pemendur 100 here tani i erdhi radha qe edhe t'ia rruaj njehere. 

 Seansat e para jane emocionale smiley Berisha iku jo sepse Programi i Qeverise  ishte banal,smiley por se eshte shume banale te qendrosh ne nje vend posht si degjues, kur per 8 vjet  ke qene ne ate foltore ku te dukej vetja si Perendi dhe te tjeret te dukeshin miza! smiley 

Gallata ishte jo se iku Cjapi plak, por se pas tij u ngriten edhe dhite e dhjera te PD-hit. Dhe keshtu mori tamom kuptim shprehja "edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin perpjete".

  Kshu per te fol mbare e prap Cjapi flet shume mire orator eshte,  goja i shkon vesh me vesh,  dhe i kap pikat e dobta te kundershtarit , behet dhelper dinake  gjo e qut osht , kurse dhite nuk dine me fol hic, hic, vetem me dur dhe kome flasin Kam pershtypjen se Rama e zgjati kap fjalimin, duhet te kish gjet nje moment tjeter per kundershtarin, por ska gjo do tja mori doren sic thashe me siper ,, keto jane seanca nxehmje, sa per te ardh ne form! smiley  

hahahhaha, ti mendon se ajo qe beri sot ishte opozitllek ? 

jo, ishte thjesht nje arrogance e njerezeve qe s'kane per te ndryshuar kurre.Sa per opozitllekun, kemi kohe, jo vetem ta kritikojme, por ta gozhdojme fare poziten.Por, para se ta bejme kete, si thua  sikur ta leme nje here te filloje punen ?

Nguliteni mire ne tru : Rama nuk erdhi  ne pushtet se ishte me i miri, e solli keqqverisja e Berishes. 

Ca po thu mi Adria? Se ke pa ti si e ka bo Tironen Rama? Prishi kioskat.

Po pozita e berishovicit i ka sharr nga robt e motra ne parlament smiley

Po c'opozite jane ata. Nuk kane fuqine as per te vendosur ligjet me tre te pestat. Jane inekzistente. PD eshte shperfytyruar prej Berishes, eshte shpartalluar si kurre ndonjehere ne histori, dhe fakti qe ai vazhdon te mbetet aty e te flase ne emer te PD tregon qe PD rrezikon edhe me shume poshterim.

Historia me Bojkotet shqiptare!!  (  Riciklim)

"Opozita t’i japë fund bojkotit në mënyrë që jeta parlamentare t’i kthehet normalitetit". Apeli sot vjen nga sekretari francez i shtetit i ngarkuar me cështjet europiane Pierre Lellouche. Ai zhvilloi sot një takim me kryeministrin Berisha dhe më pas në një konferencë të përbashkët për shtyp ka deklaruar se “prinicipi bazë i demokracisë është që kur procesi zgjedhor përfundon dhe KQZ certifikon zgjedhjet, rezultati duhet të pranohet. Kështu fituesi merr pushtetin dhe pala tjeter mbetet në opozitë.”

“Tjetër parim bazë -ka thënë Sekretari francez i shtetit i ngarkuar me cështjet europiane- është edhe pranimi i ndryshimit të pushteteve, por nëse kjo nuk ndodh nuk mund të flitet më për demokraci, por për regjim totalitar. Sigurisht demokracia mund të mos jetë perfekte, por kur ka kundërshtime rregullohet nga drejtësia e dialogur politik. Apeli im- tha Lellouche- vjen pasi është në interës të Shqipërisë e prosecit të integrimit.”

Zyrtari francez mbylli fjalën e tij duke u shprehur se do të ishte shumë i lumtur nese shumë shpejt jeta parlamentare në Shqipëri do të jetë normale dhe t’i jepet fund situatës anormale të bojkotit të Kuvendit.

....ect ect smiley

kjo e sotmja nuk ishte bojkot...ishte injorim !

Kur Berisha and Cie u ngriten e iken pasi Dallkauku kishte shqiptuar pallavrat e para prej psikopati te mirenjohur nga mbare Shqiptaret, ky ishte 1 xhest i forte politik i shprehur me injorimin dhe refuzimin per te degjuar denglat e nje arrisviste qe PLASI sa erdhi ne "kryeministri"

 smiley injorim me i madh mu mu duk Kastriot Islami ne grupin e PD smiley si ai ne shi rrinte, pastaj mori lapsin dhe fletoren dhe shkoi si dele mbas dashit qe prin kopene 

Kombinati, Lefti je mo?

jo jam vellai i leftit. Ti kush je? Gonxhja e Rames?

Shalsi ne fakt. Goxhen e kemi largu. 

Beni icik time out o burre, icik reflektim se ju ben mire. 

Programi ??

Sinqerisht, televizioni ARTE ne France po transmetonte nje dokumentar per Pelikanin kaçurrel qe rritet ne "Zemer te Ballkaneve" (titulli i dokumentarit) - ne liqenet e Prespes, ne momentin kur Dallkauku Oriental qe drejton prej sot qeverine, filloi prezantimin 4 oresh te mish-mashit qe kishte gatuar ne kuzhinen e tij propagandistike.

Ndoqa fillimin e fjalimit deri kur Berisha dhe PD u largua, dhe ju ktheva dokumentarit qe ishte disa here me interesant dhe çllodhes...mirepo dhe gjerat e mira e kane nje fund siç thote frengu - dhe e ndeza perse TV me mendimin se fjalimi i Dallkaukut do kishte mbaruar ... S'mund te imagjinoni habine time kur pashe se Dallkauku ishte vetem ne mes te fjalimit te tij "lume" ku here fliste per Ligjin 7501, here per Kosoven dhe spitalet e saja, here per integrimin dhe Naton, e here per rrugeçerit qe dalin xhiro me arme sikur ti kishin I-phona ...

Shkurt : e tha vete nga fundi Dallkauku qe i lodhi ropt ne TV. Me teper kam pershtypjen se u lodhen duke degjuar pallavrat Ambasadoret tane fuqiplote, se as deputetet marioneta te tij nuk e kishin mendjen, por ulnin koken e shifnin kompjuterat apo smartphonat

O Lefti, pse flet akoma? Ty te duken pordhet e Berishes parfum. Ty s'te merr njeri parasysh kur flet. 

a thua ?

perderisa paske marre mundimin te pergjigjesh...nuk e paske lexuar hiç smiley

Palikani Kaçurrel ishte shume here me interesant !

Nuk humba kohe kot sot mbasdite per te degjuar me imtesi fjalimin e nje Dallkauku; Fjalim i cili prej nga cilesia dhe gjatesia ja kishin zili vetem fjalimet 4 oreshe te Fidel Castro-s

une te lexoj gjithnje fjaline e pare. Aty vjen ere dhe e le leximin. Shumicen e rasteve lexoj vetem "lefti" dhe e le me aq.

Eshte e drejta jote !

Siç ishte e drejta e atyre Shqiptareve qe me 23 qershor, per 50 euro apo 50 mije lek, shiten jo te ardhmen e tyre dhe te femijeve te tyre, por mender shiten prapanicen per 4 vitet e ardhshme. Edhe ata ne doren e tyre e kishin ate pune dhe ne te drejten e tyre ishin ta benin nese donin smiley

Shqiptaret shiten per 5 aspra, nuk e di kush e ka thene...

fanfan tulipan po pse more do te mari llogari ty lefti kur te flasi po kush je ti iher...

fol o left fol se na knaqe ke fol edhe per mu

Ndoqa fillimin e fjalimit deri kur Berish dhe PD u largua

smiley

Te gjitha veprimet me urdhera partie i beni juve ?  

Sinqerisht, televizioni ARTE ne France po transmetonte nje dokumentar per Pelikanin kaçurrel....

.smiley    

ceshte ky pelikani kaçurrel mo Lefti,  skisha degjuar ndnjehere per kete lloj.   na hedh dot ndonje foto ketu, se me bere kurioz..smiley

kam degjuar per pullumba kemblesh ose dykaçubsh.. bile edhe hunderra..smiley  kam degjuar edhe per pelikane.. po per kete llojin kaçurrels, nuk e kam degjuar..smiley

 

Karavasta  the?  ore, po Uç Karavastaja, nga behet, mire eshte ai..smiley

Belul, pelikani i Karavastase eshte unik ne bote....

Ishalla nuk është në zhdukje.

Belul, pelikani i Karavastase eshte unik ne bote....

Pélican Frisé i thone, eshte specie shume e rralle dhe mbrohet nga organizatat nderkombetare, sepse eshte specie ne rrezik. Une e dija qe kishte ne Lagunen e Karavastase, por nuk e dija se kishte edhe ne Liqenet e Prespes (ne fakt, ne Dokumentar kuptova se rriteshin me teper ne zonen Maqedonase dhe Greke)

faleminderit Lefti.. po i hedh nje sy..smiley

 

p.s  ore, dale cik.. ky emertimi freng:  ''pelican frise'',  duket si    emertim gjelle ne ndonje restorant  ''chique''.   p.sh ''pelican ala creme freche''..smiley

Vallai Belul per bubin kacurel kishim degjuar smiley

o lefti edhe un jam kurioze per dokumentarin  ku mun ta shohim

Laura,

Ja ku eshte dhe linku i dokumentarit (Frengjisht) por mundet te gjendet dhe Gjermanisht, perderisa ARTE eshte stacion kulturor Franko-Gjerman me programe te perbashketa.

http://www.arte.tv/guide/fr/042220-001/au-coeur-des-balkans?autoplay=1

43 minuta dokumentari, pra 3 çerek ore : Filloi ne 6 fiks sot mbasdite dhe kur mbaroi, Dallkauku vazhdonte akoma retoriken ne laprament smiley

flm Left do ta shof me kenaqesi e ndjek edhe un ARTE ne frengjisht por kete nuk e pashe, aryeja:- me mire buze detit...  sa per dallkaukun:- skom per ta pa asiher

hahahaha smiley perfito ne maksimum atehere!

ketu nga une 19° sot, para nje jave ishte 30 ... Vjeshte qe ç'ke me te!

 Ajo çeshtja e ngritjes se bankes bujqesore, me pelqeu, kishte qene dhe pika ime smiley

Pjer, a mund te me shpjegosh pak te lutem, cfare eshte nje banke bujqesore, cfare funksioni ka, si operon, pse duhet te jete bujqesore dhe nuk mjaftojne bankat e tjera tregtare?

Nje banke bujqesore, pikse pari regjistron ter asetet e antarve/klienteve te vet, me te cilat hyn ne tregun e kapitalit dhe çliron/gjeneron vlera te reja per investime ne bujqesi. Piksedyti, fton ter komunat te lidhen me te per kredi te buta me 1% maksimumi, per te regjistruar asetet publike te tyre, per interes te ndersjellte. Piksetreti, krijon fond investimi/zhvillimi nepermjet ketyre aseteve, fond qe investon ne produkte bujqesore, vlera e se cilave gjeneron/çliron paketa te tjera investuese.  Kaq, se pertoj te shkruaj smiley se mund te shkruaj nja 100 pika. 

Ne fakt, kete banken bujqesore mesa me kujtohet e ka pasur ne programin e saj PD-hi qe perpara 8 vitesh ne 2005. Fakti qe nuk e zbatuan programin ne kete pike tregon se krijimi i saj nuk i krijonte ndonje mundesi te majme per te vjedhur, ndaj dhe e braktisen fare si program. Te shohim a do ta realizojne keta socialistet!!

E di e di qe eshte permend shpesh, nga te dy palet. Nuk e kam kuptu asnjehere ca do te jete tamam. 

Qe te vjedhesh dicka duhet qe ajo te krijoj nje lloj fitimi mbase, dhe kjo gje nuk prodhon fitim ne mendimin tim. Nejse Kuazo, edhe ti si Lefti, icik me i qete o burre. Qe te mos harrosh, shife ca ke thene per qeverisjen e mundshme me LSI. Kshuqe vjedhjet mos i permend per ca kohe them une, kap nje teme tjeter. 

lol, po ti na je bo si mesues e ngele duke na qortu. Ore kot me te pyet ca bo Fatosi se u bo kohe qe nuk e kom pa. 

Kuazo tema eshte programi. Po filluam me troll-izmat ky blog nuk e ka te gjate. Ju kam premtu ca njerezve mbreme qe nuk merrem me me diversione dy lekshe. 

Ja,kaloi dhe nje program qeverises.Ca thone i mire, ca i pranushem dhe ...per ca shume i keq.Por te gjitha keto vletesime nuk kane asnje vlete, ne se nuk i provon koha.Keshtu qe duhet te percjellim kohen.Le ta mesojme shpirtin qe te kuptoje dhe te duroje ca ...fatin! Se vetem fatit nuk i mungon asnje lloj guximi, qe ai ka mbi politikanet dhe politikat, mbi njerzit e gjithpushtetshem.Ne kete " Bote" qe kemi hyre keto jane rregullat, ligjet qe udheheqin jeten tone.Pse duhet te merzitemi?Kush eshte i kenaqur defton se i ka pranuar ato.Kush eshte i pakenaqur, del nga ti mbushet mendja, por sic duket nevoja e jetes na bashkon, ahere i bie jo te prishim fjalen me njeri tjetrin, por ..." Te bejme paqe me fatin dhe te presim gjithe vemendje, sepse vetem ai zgjidh cdo gje.."

jo te prishim fjalen me njeri tjetrin e sidomos te mos ofendojme por  te rrespektojme medimin e njeri tjetrit, kur don ti grava ke nje llogjik te shendetshme

Moj laura, ky eshte realiteti, ky eshte fati yne, pse dreqin duhet te behemi lolo te atyre qe fati u ka ra te na qeverisin.Dje ishin ca ne krye, sot jane ca te tjere, duhet te shpresojme se do bejne ca nga ato qe permiresojne jeten tone.Pse duhet te rendojme nervat, te trazojme shpirtrat, kur na duhet te jetojme?

jam plotesisht dakort me ty ne Itali eshte nje shprehje "piove governo ladro" eshte slogan kunder pushtetit, fajtor i te gjitha te keqiave...    nuk ja vlen te zihemi e te shahemi per pushtetaret tane "te nderuar"

Ja nje mendim i vyer nga Grava yne, qe ka shum pervoje nga jeta smiley

Pjer te falenderoj por e kam marre prej vepres tate VQ.Pra nuk eshte thjesht e imja...PO endrity nuk don te marre pervojen shkencore te ppu

bote me rrota thone...ky sala paska bo shkerdhatllikun e rradhes, per ket qe tallte edi ramen kur edi u bonte zbor te vetve. I qiste nga parlamenti, masanej i fuste prap, pastaj i qiste ne greve urie qe zotohej nuk do ta nderpriste pa u bo kjo e ajo po qe nfund e mbyllte me urdher pas nji darke te krokodili. E vetmja gjo e mire ktu eshte qe me nfund, te dy palet kane mundsi me kutpu pozicionet e nj-tj

bredh edhe un ate po mendoja, pskemi qen me nji menje

E vetmja gjo e mire ktu eshte qe me nfund, te dy palet kane mundsi me kutpu pozicionet e nj-tj

Si te kuptoje pozicionet? Berisha s'e ka per here te pare qe bojkoton. E ka bere ne 2001-shin, ne 1997-en. Gjithe jeten.

ah ti je i llogores qe "ai e ka fajin se e nisi i pari".
Hape cik krahun t'lutem, eshte xakja me t'cilin mund t'bish dakort

me vete po flet apo me mua? Une po them qe s'ka ca te kuptoje, se e ka provuar dhe here te tjera e s'e ka kuptuar, ti kalon te gjera te tjera? e kush na qenka xakja? lol, si ata pleqte qe ecin ne park dhe u tregojne niperve historite e rinise se tyre, dhe u thone emra njerezish me emer e mbiemer qe kane vdekur para se niperit te kishin lindur, e presin qe ata t'i njohin. Ky forum ka ik skic, per zotin. Jane lenu robt nga trute. 

Po kush po pjerdh (politikisht) se bojkoton Berisha?

Mazhoranca, de jure i ka numrat me kalu ligjet edhe pa PD, kurse de facto, i ka numrat me heq edhe Presidentin.

Me kto taktikat e bojkotit vetem sa krijojne percarje te brendshme ne PD, asigjo tjeter nuk bejne. 

Keto te PD-hit akoma nuk e kane kuptu se sa thelle e kan honger.

Po do e kuptojne avash, avash. 

 

Populli nuk duhet te shikoj shume Parlamentin, dhe Mediat jo te gjitha duhet te japin Parlamentin, Live!!  .duhet te mendojne qe t `mos u harxhojne kohen popullit se eshte gjynah prej zotit, te hapen te gjitha kanalet televizive me seancat e Parlamentit.!!!!  

 Media eshte pushtet institucion ..te meret me gjonat hallet e popullit, si funksionojne qeverite vendore, lagjet  se ata parlametaret  ate pune kane te bojkotojne,  te bejne sherre, kane qef te terheqin vemendjen publikut!

kurse publiku duhet shume shpejt te ngrihet dhe te kerkoj reformat e premtuara, qeveria duhet te nis punen, sa me shpejt! Aty bohet shfaqe! 

Ne nje fare menyre , eshte populli qe duhet te bojkotoj parlamentin, qe t mos i shikoj ata qe mbushin xhepat duke bere vetem debate dhe duke dhene intervisat ne TV smiley

Nuk e kisha degjuar intervisten e Berishes, .... ne prag te deres Parlamentit ! Me habiti.Fliste duke u dridhur i teri! Ore nuk do te doja te flisja per nje te ...ikur.Po ku le rast ky per t'i ikur.Nga te gjitha ato qe tha, asnjera nuk duhej te delte prej gojes, se nje ish kryeministri, te rrezuar me vote plebishitare.U ngrit e iku qe diten e pare dhe vargan pas " te dorehequrit"... iken te gjithe opozitaret.
Nuk la shije te mire, se la shijen e tepandryshushmit per te keqen...Ky po e demton dite pas dite Pd- ne

Ore i bejme gjerat me konkurs ne.. iken ato kohe kur pushoheshin njerzit dhe shteti paguante rogat e gjyqevesmiley

C'konkurs mo , Pateku Drejtor Drejtorie tek mjedisi , i kishin thone dukesh ti qe ske nevoje per konkurs smiley

Po sikur Patek du philipe ishte biznesmen. Apo i la te gjitha paret ne fushate? Nejse po e takove boji te fala nga une dhe thuji qe e prwesim prape ketu tek PPU-ja pas 4 vitesh. Se njehere ne 4 vjet edhe durohet ai.

o Brad skrahasohet njeri me patekun, pateku o çun çapajev

dmth mos dal fare per ndonje piknik ketej nga pyjet e korces une.. se do ja u qr Patekusmiley

Po ku i rrihet mo Berishes ne ate salle. Heren e pare i kishin sjelle familjaret e viktimave te 21 Janarit, kesaj here i kishin sjelle ish- grevistet e perndjekur. Ku e mban me vendi ate.

Atij spo ja thione cope por po ja numerojne verbalisht cfare e pret. Ah mer Mete cfare i bone Sales. I kerkoi "nder" ta nxirrte te pafajshem nga gjyqi, u mendu, sa ta kem une lakun ne fyt prej ketij ma mire po e rras vet branda. Doli politikan brilant. Berisha kesaj i druhet, se i kujtohet arrestimi qe i beri Meta ketu e nji kohe.

Me degjoni! Jemi nden qeverisjen e nje maxhorance "te frikshme" per nga numurat.Duhet te kontribojme qe te mund te ecet sipas rregullave te nje demokracie liberale.Kemi gje ne dore? JO ! Por, fjalen qe peshon prej fakteve nuk ka gje qe ta mbaje.Le ta bejme kete blog te lexushem jo te urrejtshem , virulent...Kaqe them se mundemi ta bejme.?..

Shqiperia vallai po mos mori statusin ne dhjetor dhe te kete ndihmen e Fmn dhe BB ne 2014.. mori fund.

Gjergjoo, s'paske fjetur mire keto dite more djale, qenke shum i açetuar, mos e ke nga papunsia smiley

Po jo mo Pjer mire jam une nga te tere anet.. ato muhabetet e punesimit mos i mer seriozisht se gallata peshku ishinsmiley

E hee, po ti e di qe ne qe mirremi me shifra , i marrim te mirqena ato qe thot tjetri, keshtu qe mos bej gallate me veten tate smiley shaka edhe mund te besh se jemi si ne nje tryeze te rrumbullaket ketu smiley

Eshte e cuditshme se si fanatiket e P(i)S-it, nuk behen asnjehere realist, te pakten ne kete rast. Nje program plotesisht demagogjik, qe i mungojne shifrat financiare. Po mundohesha te gjeja nje plan apo nje projekt qe do te realizohej brenda nje kohe te caktuar, por jo vetem kjo e fundit mungonte por dhe emrat e projekteve. Fillim mizerabel, qe tregon qe kjo qeveri s'ka pasur asnje program se si do ta zhvilloje SHqiperine.

+ 1000

Lefti.. Saliu dhe PD duhan te justifikohen tani se humben per arsyen se Rama ishte mashtrus me i afte, mund te kuptohet justifikimi i tyre.. por arsyet kryesore te humbjes se PDse jane:

1. Biznesi (borxhet qe i ka shteti prej vitesh)

2. Fuqia blerse 

3. Arroganca istitucionale

4. Politika e Jashtme e konfiguruar ne nje Nacionalizem te semure ( rrjedhoje e mos mbeshtetjes se SHBA dhe UE)

Etj...

 

Po ca do rrinte me, edhe sikur asnje faktor tjeter 8 vjet jane mjaft. Bile do ishte mire kaq te ishte limiti per Kminister, jo me shume se dy mandate. Me tej fillon e te duket vetja zot. 

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka dalë kundër bojkotit të seancës së Kuvendit nga opozita.

Arvizu tha se ai ishte nga ata që qëndroi deri në fund dhe e dëgjoi.

“Ishim për të dëgjuar programin e ri të qeverisë. Ne ishim nga ata që qëndruam deri në fund dhe dëgjuam,” tha Arvizu.

I pyetur për bojkotin e opozitës, Arvizu tha: “Unë mendoj se kortezia nuk do lëndonte askënd”.

Në përfundim të seancës së Kuvendit, kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Etore Sekui, është ndalur tek programi i shpalosur nga Kryeministri Edi Rama. Ambasadori Sekui është shprehur i kënaqur për faktin se integrimi i vendit në BE është pika e parë e projektit të qeverisë.

“Unë jam i kënaqur që pika e parë e projektit të qeverisë është për integrimin europian. Dhe kishte një fjali në këtë program që unë e kam mbajtur shënim: ‘Integrimi europian është një objektiv kombëtar dhe i shërben demokratizimit të shoqërisë shqiptare sipas vlerave të BE’. Është shumë e rëndësishme që kjo është nënvizuar si një prioritet i qeverisë sa i përket evropianizimit”, u shpreh ambasadori Sekui.

“Ne të gjithë e dimë se shumica e shqiptare duan që vendi të integrohet në BE dhe kjo kërkon gjithëpërfshirje dhe bashkëpunim. Kjo nënkupton se secili duhet të angazhohet për gjithëpërfshirje dhe kjo është theksuar në deklaratën e sotme edhe nga Peter Stano. Është e qartë se parlamenti ka një rol të qartë në këtë çështje, pasi është arene e gjallë e diskutimit politik. Një arenë që patjetër duhet të jetë e tillë, por duhet të ketë dhe dialog në diskutime. Kjo është një detyrë jo fort e lehtë, por kjo mund të arrihet dhe ky është një koncept europian. Shpresojmë që secili do të kontribuojë për këtë dialog për të ecur përpara drejt BE”, tha ambasadori Sekui./ep

cili ambasador se Obama ka emeruar Donald Lune, ky pensionisti ketu po shtyn ditet se ska gje me te mire per te bere deri sa te marre detyren Luja.

A ka njeri qe i tregon pensionistit te Rames dhe mediave qe interpretojne pensionistin e Rames se nuk eshte bojkot, eshte refuzim per te degjuar Ramen. Opozita seancen e rradhes eshte ne parlament.

Po Luli ne darke tha se nese do te vazhdojne kshtu te na ofendojne ne kemi per te dale edhe ne rruge e te protestojme. Po cfare tha kryeministri Rama qe e terboi kriminelin berisha? Tha se kjo qeveri ne menyre ligjore do te kerkoje drejtesi per viktimat e Gerdecit dhe vrasjet e 21 Janarit. Cfare ka ketu per tu mezitur nese je i paster?

Maksi, 

Ja programi i 2009. 

Besoj se ti ke potencialin e nevojshem per te krahasuar dhe kuantifikuar jo vetem ndryshimet midis programeve qeveritare por edhe ndryshimet midis vlersimeve fillestare sipas programit 2009 dhe rrezultateve perfundimtare te javes se kaluar (shitja totale e cdo aseti per nje cope buke). Dhe ketu nuk kerkoj kosto inkrementale ne jete njerezish pasi dihet qe qeveria Berisha nuk kish rezervuar asnje ze per jetet e humbura ne Gerdec (shif ate te 2005 per kete), per 21 Janar, ose per ata qe dalin per gjah naten (po prap 2005). 

Peshku, po nuk ja publikut maksit analizen, une do te braktis akuariumin dhe do te marr me vete te gjithe komunistet, ata me ose pa dosje!!!!!!!!!

Programi i 2009-s ndryshon rrenjesisht nga ky i Rames. Ai ka nje karrakter pershkrues deri ne paragrafin II.2.3. Pas tij ke objektiva konkrete, projekte konkrete, afate konkrete si dhe shifra financiare dhe objektivash ne shifra per rruge, ujesjellesa, impiante etj. Cdo paragraf pas II.2.3 ka shifra konkrete se sa eshte arritur dhe sa synohet.

Keta dy programe jane te pakrahasueshem. Ai i Rames eshte nje zhkaravine me fjale te bukura, i shkruar me nxitim.  

 

 

Cfare flet o Maks:

Ja nji nga pika qe lexova nxitimthi te programi Berishes 2009:

II.2.5. PËRDORIMI EFIÇIENT I BURIMEVE PUBLIKE PËR SEKTORËT MË PREMTUES TË EKONOMISË

Politikat dhe mbështetja specifike për bujqësinë, agroindustrinë dhe zhvillimin rural

Instrumente specifike siç janë subvencionet për prodhuesit/fermerët për investime në kultura bujqësore të përshtatshme sipas zonave, incentiva fiskale apo akses i lehtësuar në kredimarrje si dhe incentiva per punimin dhe perdorimin racional te tokes bujqesore. Në këtë drejtim një nga programet më ambiziose por edhe efekte mjaft pozitive afatgjata është ai i ULLIRIT, mes së cilit synohet që në fund të 4 vitete numri i rrënjëve të arrijë në 20 milion.

Nga Rama mos prit mrekullira, ama spo paraqet nji program me prapanic si i Sales.

Si u be ne fund. E kapi 20 milionshin? 

II.1.2. SIGURIA PUBLIKE DHE DREJTËSIA. FORCIMI DHE EFIKASITETI I SISTEMIT TË RENDIT PUBLIK DHE DREJTËSISË. smiley

II.1.3. QEVERISJE EFEKTIVE, TRANSPARENTE DHE NË SHËRBIM TË QYTETARËVE. smiley

II.1.5. RRITJA E BESUESHMËRISË SË QYTETARËVE TEK SHTETI. REDUKTIMI I KORRUPSIONIT. PARANDALIMI DHE NDËSHKIMI. smiley

Parametra bazë optimale që qeveria mendon se profilizojnë këtë stabilitet janë: inflacion në nivelin e 3% në vit, borxh publik në nivelin e 50% të PBB, defiçit buxhetor në nivelin e 3% të PBB. smiley

Pfffffffffffffffffffffffffffff,

Pse nuk di maksi te lexoje e te beje krahasimet vete? Berisha kaloi ligj qe te ngrinte nivelin e borxhit mbi 60% te PBB, prandaj ai premtimi aty nuk vlen!!!! Dhe brenda ligjit, e coi te 64%. Shikoni mo e coni te 64.1%, ate beni!!!!!

Roni ate borxhin publik po e la poshte 60% per mua eshte njesh Rama, nuk pretedoj 50%.. po besoj se nuk do ja dali dot.

Ai te pakten e kishte nje objektiv, kurse ky ish-basketbollisti, nuk thote asnje shifer se sa do te synoje te ruaj nivelet e borxhit publik.

Maks, pse s'thoni, na mori lumi!Pa shifra fare thua?

Ja ku eshte: ketu

Nese do te gjesh shifra dhe afate konkrete, brenda ketij mandati, ki miresine na i trego dhe ne, sepse ndoshta nuk i shohim.

Nuk kisha piken e dyshimit

Pse megjith mend beson se po te kishte shifra do ishte top fare?

grave, Berisha kur kish qene tu dal nga dera e parlamentit kish bertit, "Po une jam dashnor i shifrave mor zoteri"

Mos i ha fjalet!!!!! I shifrave TE LIRA, mor zotri!!!! Pa me shifra te cunguara e te ndrydhura, si ne kohen e PPSH, PKSH, GURKUSARIT etj jemi ngopur ne!!!

 

 

Po mer shifrat me shume zero i ka fiksim hundpalla: 20 milion rrenje ullinj dhe arror, mijera km rruge, mijera ujesjellsa e shkolla...Ja kishim fut gjithe Europes aq sa nuk po na pranonte nga xhelozia. Na mori ne qafe per 20 vjet.

lol, tamom tamom zume venin e dyte per nga zhvillimi mbas Gjermanise.

More Fejzo i dogje librat e ndaluara ?

Pse zoti Muharrem ju nuk i doni kapitalet ?? smiley

Ah po, te digjnit librin " C'dime per cjapin " hajde de , po kapitalin ? smiley

Lere per dashnor.....

 Sa te detajuar e kane bere Programin, kane evindetuar me shifra cfare eshet arritur dhe cfare do te arrijne per te nxjerr vendin nga keq qeverisja!

Me fakte e zeza e shkruar ne te bardhe! Bravo! Programi prek gjera te pergjithshme gjendjen e sotme me shifra, skandaloze, dhe rruget qe do te ndermeren per te permisuar gjendjen!

Shifrat do ti shikosh ne rruge e siper, por ky eshte nje dokument inventari dhe premtimet jane te shkruara, dmth eshte si nje manual i hapur per te gjithe jo vetem per PD por edhe per Popullin!

 o makso na jep pak ate manualin- program Blu, a keni si ky i kuqi  qe prej 05ses?!! smiley

Po e keni nxireni dhe ballafaqohemi! smiley Kush e di nga e keni hedh! 

Nese programi i PD-se ishte i keq apo jo, kjo ka pak rendesi, PD-ja e morri denimin duke kaluar ne opozite. Tani Ilirjan, duhet te perqendrohemi tek e tashmja dhe e ardhmja dhe kjo i perket teresisht ketij programi(PS-ja). Ky program eshte absolutisht i keq, sepse nuk ka as objektiva konkrete dhe si rrjedhim as afate per realizimin e tyre.

Po ketu nuk eshte fare prob PS apo PD.. se dhe Saliu perralla tregoi ne fushate biles me te ngjyrosura se Rama.. Qeveria qe ardhi mund te beje dhe punen me te mire dhe te jape maksimumin.. prob qendron se ne kemi 35 vjet qe bejme politika te gabuara.

Ore kape gje ti apo hic? Po deshe nei cik ndihme ...

smiley vlla kur e dije qe ishin prralla pse votove ti e?

fjala e partise nuk diskutohet, sidomos me urdhra Greqie.

Ctrl+Del: Taksim i ndershem

Ctrl+Del: Shendetesi falas

Ctrl+Del: Legalizime falas

 

Si u cun e iken ata sapo u permend Gerdeci? 21 Janari etj krime? KRIMINELA! 

I ka shku fryka ne palce dhe si puna e atyne qe kane bo mutin ne breke e nuk rine dot ul, ene keta keshtu do bojne do rrine me kembe e do dalin ne rruge per te protestuar por kot e kane se nga qe qelben ere nuk do ju shkoje mo njeri.

Po nuk i gjen gje jo..

Sa gezojne socialistet e peshkut per programin, qe vjen si vetetime tek peshku dhe ua verbon syte demokrateve..smileyJo lum por det..lum o lum, det o det kush eshte si ne! smiley

Ti e di c'tha nje komunist ne gjyqin e Tiranes ?

Ne nuk kemi ne krye nje mbret por nje sqap ! apo jo fejzo ? Po po , bile sqap nga Mati tha nje komunist tjeter

imagjino komunistet me probleme me babsqapa qe ne 1932-shin  smiley

Vallai nuk pres noi gjo nga kjo qeveri, po kur shof kta karat e pd-se ketu ne peshk cer shkrujn them me mire le te rrine kta te tjeret nja 140 vjet ne pushtet po qe se alternativat jane vetem keto te dyja

smiley Same here smiley  E perforcume kjo nga ajo ndjenja qe ty te zu shiu mrena, e jo ne rruge. smiley

Keshtu tha edhe shoku Ramiz ne 90. Edhe bar do hame, edhe gjak do derdhim po te pranojme parti tjeter, te Ballit a tjeter nuk ndodh kurre. Nuk e hengri me shume se 2 vite. Rama me bast sa te duash nuk mbush 1 vit.

apo skane te njejtin kollos perpara...

pikerisht, vetem se me nje ndryshim, une qe tani e deklaroj voten e mbeshtetjen time kunder PD nese flirton me LSI. PDja mund ti fryje zjarrit te ndarjes lsi ps por kurre me pushtet me lsi, ndryshe mos fitofte kurre ne zgjedhje.

Ju shkoni dhe lepini prapanicen Metes.

Sic e deklarove kunderr ne 2011 kur zgjodhet Bashen ne TR..se jo per gje po nqs nuk do ishin ato 20000 votat e lsi nuk zgjidhej basha..

Cfare thele te ra per hise me kete qeverine e re?

lehes vullnetar.

Nuk tregon, jo. Do jete ndonje pune sekrete. smiley

Vallai nuk pres noi gjo nga kjo qeveri, po kur shof kta karat e pd-se ketu ne peshk cer shkrujn them me mire le te rrine kta te tjeret nja 140 vjet ne pushtet po qe se alternativat jane vetem keto te dyja

Dmth motivi qe te shtyu ty te deshirosh P(u)S-in te jete 140 vjete ne pushtet, megjithese dhe vete nuk pret asgje prej saj, eshte ajo qe shkruajne "karat" e PD-se ketu ne PPU? Hmmm smiley. Po mendoja sa "karat" mund te jesh, te mendosh me kete llogjike?

Nuk e di a e kuptoni qe ne kete blog ka edhe persona jo te rruges qe s'ua ka ende shume te lexojne fjalorin tuaj. Flm per mirekuptimin.

Bashkohem me zotin gjëmbi,
është e papranueshme që ça halabakë të futen këtu e të ndotin ambientin ku qëndrojnë edhe të tjerë.
Këta janë ca tipa më keq se mesjetarët të cilët i kryenin nevojat e tyre në banjo kolektive. U duhet dhënë një kalendar dhe guidë for dummies me të dhëna mbi kohën e sotme dhe e-etikën.

Do ta kem parasysh

m'duket se ngelem pa upozitsmileysa per programin jan akoma fjal n'ere per mua.kot zihemi ka shkrujt aq apo kaq.t'shofim sa do vej ne jete.

gjoja qe m'boni pershtypje per mir ishte pjesmarrja e familjarve te 21 janarit dhe te perndjekurve ne seancat e para.

ajo per keq dihet mo(megjthse ene ksaj radhe pati ca kokrra qe menun me koken e vetsmiley

per opozit i kom hudh syt nga bamiri. 

 

IKa njehere te flej se neser duhet me fillu pune qysh heret. Hajt pra me kom te mbare qeverise socialiste.

Eh..LefKOPE , LefKOPE /  te shoh buzeplasur / sic babasqapin sheh .....

Meso nga ish Opozita .S'ke ci ben .Te ka vene Poshte i Ligu ! Meso ! Vetem dy vjetet e fundit fillun nga "baltosja " e baltes ne krye te PD-hit , Babasqapit dhe Jozefperckes . Kupto , qe po shate qe ne fillim , do lodheni . Se nga ke gjete dhe ca me shifra smiley Beni aleance dhe me keto Partite e Milanos dhe shkartisi letrat se keshtu dukeni te coroditur dhe vetem + e tua nuk mbahet Kopeja !  ....Nje shprese qe patet tek Rrepishti ...aha smiley

Shiko nigjo mu se do dalesh MIRE .Rendesi nuk ka qe te shash , rendesi ka qe te thithesh rob pas vetes . Sharjet ne vetevete te hapin  Vrime ne tru dhe te fluturon  dhe Ai Masteri qe te ben te shijosh Pelikanet kacurrel smiley 

 Mbaje gjalle me ata batutsat Dylekesh te katunit ( sikur keni ca me duket ) sa mos me u rene Puplat fare dhe me thene qe jemi Gjalle . Keni ca te Tralalaja , ca te Pa censura. Tani se fundi shtuat dhe Dosjet smiley Ose fundja dhe Humor Modern si i Elbes smiley eshte i pranushem , vecse duhet Hequr ajo "komuniste " se tani nuk i pengon njeri tu Quaje Fashiste ..si Resto Komunikimi 

Shife dhe njehere dhe ndigjohemi !! Partia te do ashtu si je Po jo pa Master sepse del qe duhet te mbarosh tetevjecaren  .....Rruaje Masterin qe te ka Mbetur !

smiley

Ja keshtu ka lezet..Beni na icik opozite...por konstruktive si kemi thene, pa bojkote  smiley

O Lefto cfare ke dash te thuash qe Salen spo e ze gjumi nga hallet, kurse tani Rama cfare shef ne enderr ka per tja bo Sules realitet smiley

Vallai nuk pres noi gjo nga kjo qeveri, po kur shof kta karat e pd-se ketu ne peshk cer shkrujn them me mire le te rrine kta te tjeret nja 140 vjet ne pushtet po qe se alternativat jane vetem keto te dyja

...e rendesishme eshte qe pranon se nuk pret ndonje gjo nga kjo qeveri sepse ti e din qe Rama e ka te shkrume ne balle qe eshte  nje bastard i lindur per konflict dhe shume shpejt do coj ne perplasje te pashmangshme ,kurse sa per ato epetitet qe etiketon per mbeshtetesit e opozites ketu tregon se zemerimi yt osht aq i madh sa arrin te  kaperceje ene edukata familjare cfardo niveli qe ta kesh ate.

Them se sinjalin e mori smiley ...e " pertypi " porosine e shokeve "komuniste smiley Nuk duhet Luftuar me cdo rast sidomos kur edhe Luften do ta beje me Ullishtoro - Arrore .Por gjithsesi lind nje pikpyetje , se  mos Rama e ka ba kastile .Ai kompjuteri mbrapsht ??? smiley

E myten salen ne FaceBook hahahahah

Ka kohe qe seshte futur i ziu qe per Festen e Bajramit...thuhet qe ka harruar kodin e hyrjes ne FB  smiley

Nje gje nuk kuptova me Sulen sot, ose skleroza ka bere punen e vet ose nuk i pelqen vend i pasagjerit. harroi qe nuk eshte me kryetari?

Paloka nuk o mesu akoma me rrolin e kryetari te grupit, keshtu qe Basha ja dergo me SMS direktivat Sales, meqe ky i funit, e di ti mo, o i rraf me voj e me ufull...

Une uroj te mos futen me kallash ne parlament se ca nuk pret nga keta tani...Tani qe "u trodhen" si fuqi politike kjo impotenca kam frike do ti coje drejt kamikazllikut dhe marrezise

Ky po qe qenka program .

O Brado me 91 deputet de facto, mazhoranca sikur dhe program fiskulture te kishte paraqit si program qeverisjeje...kush do e nalote?

91 deputet komunistat?

po PD-ne, e qisin dot te jasht-ligjshme?kush do kundershtoj - Azem Hajdari? Apo Xhozi - qe vdes me i hy lllozi?

Ju ka lene kujtesa? Pyetni baballaret tuaj qe i kane duart me gjak se ju tregojne kush eshte PDja. Demokratet nuk kane pjerdhur per eterit, qe helbete edhe kishin shkrehur naj plumb e vrare njerez, jo per ju konet e sotme.

Tani t'ju shpendajne Grupit te PDse ca loja tavell,shah,letra dhe domino qe te kene se me se ta shtyjne kohen  smiley

Opozita Urgjentisht duhet te gjeje nje Arsye te FORTE ta largoje ca Kohe te Marrin . Fundja kot nuk i ka ca miq Nderkombetare .Por edhe "Miqt e Miqve"  apo Fazlliceria nuk duhet te rrijne duarlidhur ! Ju sherbeu si Qen ! .Familja , te cilet i beri Miliardere per cfare e per  kur i duan ato para ? Le ta cojne ne nje spital te Mire ta kurojne apo nje udhetim Njemujor me Kruiz , nje shetitje ne Las Vegas apo ku di une .....duhet me doemeos . Do jete vone kur ta kuptojne se Opozita do katandiset si mos me keq . Deri ketu me te Vjedhur ,  Grabitur ,Vrasje , Mashtrime ,  e njemije nje Pislliqe e pruri nje Klan te shpartalluar qe thirret PD-HI. Kane kohen  ta shndrrojne ne Opozite efektive pa lengezime me heroj Dhjetori e dengervenger " se neobllokmenet zotrie " . 

Kane plot te mencur ne gjirin e tyre .Lulashi duhet te shkeputet me FORCE nga i marri !

Shikojeni vidon pa ze ( ate te Tema ) ...Varur lafsha si lafshe gjel Deti , Goja i hapet e mbyllet si Pleqte me mungese Vitaminash B12 ,...per tu meshiruar ...por kur kujton ci ka bere ketij vendi e ketij populli ...permbi 20 Vjet ....!

Prandaj them dhe shoket antikomuniste te PPU , te mbahen ca kohe vetem me karagjoze Batutash , sa te marre rruga per mbare !

Nje keshille miqsore per kto dashnoret e PD, prisni nja nji muaj e mrapa filloni opoziten se ska lezet me fol kundra gjanave qe skan ndodh hala. Plus qe e meritoni pak pushim.

Per dashnoret e PS skam ca them se sot e kan feste.

PS. sot ne parlament me ka pelqy ma shum njeriu qe me shum mundesi do na e fusi ma shum. IL meta. si zotni burr dukej, plus qe dieta e kishte ba me u duk edhe si fukara.

pushim u be mbi 2 muaj pas 23 qershorit : tani baterite jane full dhe s'kane per ta lene nje dite rolin e opozites se ashper qe duhet bere kesaj mazhorance arrogante dhe te rrezikshme per nga numrat ne parlament dhe mentaliteti / profili prej diktatori i Dallkaukut

“Si drejtues i kësaj partie kam bashkëpunuar me Partinë Socialiste për tre vjet në opozitë. Ka qenë një bashkëpunim i vlefshëm dhe i frytshëm për nga eksperienca politike, nga thyerja e tabuve që kanë ekzistuar, pra i kemi tejkaluar pengesat e tilla dhe nuk shoh ndonjë pengesë reale edhe për bashkëpunime në të ardhmen, "

“Opozita do të jetë objektive në këtë rast apo të paktën roli i Partisë Demokristiane apo i imi si kryetar i kësaj partie do të jetë ndryshe edhe me qëndrimet e PD-së dhe të grupit të saj parlamentar,” 

 

Nard Ndoka

 

smiley

"Refuzoj termin 'opozitë e ashpër', çfarë do të thotë ky term? Ne jemi brenda kontureve të institucionet e opozitës, pra konturet janë të përcaktuara se kush quhet një opozitë konstruktive dhe njëkohësisht e fortë në kuptimin e mosbjerrjes së interesit publik, transparencës dhe të drejtës morale për të kontrolluar Qeverinë. Pra nga kjo anë, brenda këtij konteksti do ta mirëkuptoja dhe të bëhesha pjesë e kësaj opozitë. Cdo veprim obskurantist, çdo veprim dhunues nga maxhoranca apo nga opozita do të refuzohet nga PDIU-ja", tha Idrizi.

smiley

Ktu ka trathti burra ! smiley

Dhe keto imagjino, pa u betuar ende Qeveria e Re.....Me kete ritem si e paskan nisur, fikut te PD sdo ti ngelet gjethe ne dege.....se per kokrra, ka dekada qe nuk prodhon me  smiley

edhe dash shehi nuk doli nga parlamenti sot. as Gjovalin Kadeli. Eh mor sale, mir il popolo qe te doli mosmirnjohes, po edhe deputetet e listes? thote perhere plaku im, nuk asht njeri i keq po e rrejn te shkretin smiley

plus qe dieta e kishta ba me u duk edhe si fukara.

smiley

Deri tani analizen me te mire zgjedhjeve qe sapo kaluan ja u ka bere Henri Cili me librin qe ka nxjerre sot. E kam nenvleresuar Cilin por pas kesaj duhet marre seriozisht, i kishte rene bash ne te pavaresisht ca furceve e veshtrimit te pa sakte qe i ben Rames si kallep personi. Me 23 qershor ne fakt ka fituar antireforma, nje grumbullim interesash e grupesh qe jane antireforme.

kur do fusni ne burg fuksat si pateku

Rrespekte!

Bame se ke me kujtoi Rama tu fol me ate gishtin ashtu!

A thu pranej dolen jashte nga parlamenti se kujtun se u cu prej vorri?

smiley

 

ka ca probleme ketu emo 2.0.gjysma e atyre krimeve e grabitjeve te cilat premton se do ti ndeshkoje jane kryer nga ilir meta e co.pastaj ai sikur e falenderoi berishen per punerat e mira qe mund te kete bere duke e sulmuar tingellon sikur ben fushate jo program.nuk ishte etike..pastaj duke deklaruar se do jemi krahas amerikes dhe cdo aleance qe ajo do te krijoje ne te ardhmen bie ne sy per keq. ndersa eshte e vertete qe ne do bejme c'thone e duan ata bej sikur je shtet i pavarur pa u paraqitur kaq servil.

Sec lexova nje koment dhe disa debate rreth Programit te qeverisjes qe KERKONTE SHIFRA.

Programi nuk ka shifra mor zotri, programi shpreh direktiva dhe drejtimet qe synon qeveriu.

SHIFRA KA BUXHETI I SHTETIT qe vihet ne funksion te Programit dhe miratohet cdo vit nga Parlamenti.

Po dhe shifrat do vonojne pak, se me masakren qe beri Sala me Boden, kush e di sa ka vajt diametri i "vërës se zezë" ne buxhet...

Sala p.sh. thoshte shifra si: " Do mbjellim 6 milion ullinj", apo "do ndertojme tre centrale berthamore" apo "kemi bere 16 000 kilometra autostrade" Dhe bravo i qofte, kishte qe e besonin dhe e besojne...smiley

 

Nese e ke per mua, meqe une e permenda. Te rekomandoj ta lexosh edhe njehere. Ndoshta e kupton ndryshimin e nivelit ndermjet shifres per nivelin e taksave dhe buxhetit te mbjelljes se ullinjve. E di qe edhe edhe ju ne Kanàd e keni shprehjen "comparing apples to oranges".

Ja psh nje premtim i Obames gjate fushates.

Si nuk na late njehere ne jete te Gabojme mer jahu smiley

Chili thone ka botuar LIBER ....smileysmileysmiley

“Do hamë me lugë floriri”, u premtonin komunistët dhe Spiro Koleka  ne 44 shqiptareve te varfer dhe rezultati dihet tashme 50 vite nen diktaturen me te eger ne lindje.Te njejten gje beri  Rama sot ne parlament.Mirpo Shqiptaret nuk i hane mo genjeshtrat e komunisteve sepse edhe ne 45 kur Koleka kishke shkuar ne zonen e Shkodres per  te bindur fshataret se "do ti bente te gjithe Bejleret njesoj si ata", nje fshatare i pa djallezum i tha pa te keq ;"po pse sna bon si Beu o komisar por do me bo Beun troke si puna jone".Historia rezikon te perseritet po e lane shqiptaret sepse eshte po e njejta parti dhe po ata trashgimtare  te asaj gjenerate mashtrusish e kriminelesh komuniste. 

Hajde o kapo e mesoju ketyre çiliminjeve se si behet opozita kunder komunistave kriminele!

Hë më të lumtë! 

Kapo, ate perifrazimin ne gojen e Spiro Kolekes e thoni per koherence me " te renin nga fiku" sepse ju ose nuk e dini ose beni sikur sepse Spiro Koleka nuk ka qene fare ne ato melcize.Dhe ka qene njeri prej intelektualeve bregas nga me te formuarit.Ju sot pas 70 vitesh e nuk po i afroheni dot elokuences se atij inxhinieri.Ndaj kurseji fjalet per ata qe nuk di kurrgje!Pune tjeter sa leshon qafethyeri...

kapo ,shpresoj qe jo ,po nese shqiptaret jane si keta te ppu,edhe bar hane si ua do shembulli boll qe te jete ppsh atje

 U premtonte shqiptareve ....smiley

Po dhe ballistet dhe bashkepunetoret e Fashizmit ishin Shqiptare Grande Kaka -Niente Kapo  , dhe nuk do i linin te hanin me luge druri sic i lane ata Popullin per shekuj . Komunistet nuk benin Dallim ke shkrujt njehere smiley S harriten deri tek Floririri Fizik ...ja e kishte ne dore Brezi i ish bijve te Fashisteve  per 8 vjet ...dhe po e hane me Grushte Populli ! Biles te shohim cu kane lene se deri tani Grope Haleje ka lene mbrapa !

Pastaj mos u shtrengo shume me Komuniste se ata dalin gjithmone Kur Fashizmi e Nazizmi ngre Koken Ka sot ne Shqipri thua Parti Fashiste dhe Naziste qe kane dale Komunistet ?  smiley

Ka ndonje qe perkthe shqip ketu ne PPU?

smiley

une bera nijet ta lexoja...derisa syri me kapi shprehjen "...reforma të thella shumëdimensionale..." dhe sdi pse ne mendje me erdhen harixhinjte qe benin sloganet per partine me gure te bardhe kodrave afer hekurudhes kur une sa kisha mesuar te lexoja. Vetem se atehere, me dukej e bukur.

interesante. "reforma të thella shumë dimensionale"

duket si gropë

Ose si ndertim shume dimensinal me ngjyra te ndezura...

Pse shikon pjesen bosh te gotes dhe jo ate plot?smiley

Cili "program" ?

Dosja e bardhë e Rexhep Meidanit në 09-të..smiley smiley

+1

Bravo Lubonja te Klani rreth Programit!

Haxhinasto e shpjegoi, pse shendetsia do te jete falas. 

Takses sigurimeve shendetsore do t'ja nderrojne emrin. Nuk do te quhet me takse sigurimi shendetsor, por thjesht takse. Et Voilà.

Spektakel ky emisioni

 

Erjon Veliaj me pelqeu. Te pakten njefare logjike ne te folur. 

Si tha: "nuk na duhen numrat, njerezit nuk hajne numra". 

Nejse Tani e dhiu emisionin se aty mund te kishe thene gjera pa fund e ta kapje per gafa pa fund, po u nervozu shume. 

Cështja është se numrat u përmendën shumë në fjalimin e Ramës. U përmendën 1 milionë shuplaka, një milionë mallkime, etj, etj. Por, këto numra nuk janë numrat e duhur në një fjalim programatik. Këta një milionë (në fakt janë më shumë zgjedhës) kanë tashmë përfaqësuesit e tyre në Kuvend (83 dhe 57). Pra, pa dashur të heqim magjinë e këtyre lloj numrave, kur shkel në tempullin e Parlamentit, këta numra ‘janë të nënkuptuar’. Nëse ti vazhdon t’i përmendësh pa ndëprerje ke thyer një kod të heshtur (madje etik të jetës parlamentare) që flet jo për numrat (madje dhe numrat e deputetëve vlejnë thjesht në votim), por flet për projekte, plane, (operacionale), për piketa të programit, shifra qe shprehin arritje, apo pikesynimet, etj. Këta miliona shndërrohen në një grusht njerëzish që mbron interesat e tyre. Pra, në Parlament, ose flitet për shqiptarët, ose flitet për indvidët. Numrat e renditur nga Rama janë pjellë e një logjike që ka vend vetëm jashtë Parlamentit.

S'i dalka inati kandidatit te Berishes per President! smiley 

Mendoj se Artan Hoxha bën gabim qe kërkon nga anëtarët e Kabinetit të kenë respekt për veten. E  njëjta vlen edhe për fjalën e Kryeministrit. Është shenjë e respektit për veten, të flasësh me shifra dhe tregues deri-diku të prekshëm për programin. Çdo kryeministër (vlen dhe për Ministrat për dikasterin përkatës) e ka kalin e vet të betejës fjalimin për programin e qeverisë. Nuk ka ndodhur deri më sot, që një Kryeministër të heqë dorë kaq thjesht nga nderi i vet personal, për të prezantuar një fjalë që nuk është kali i betejës i qeverisë, por kali i betejës së opozitës. Por, mesa duket, ajo që kërkon Hoxha është mision i pamundur në rastin e kësaj qeverie.

 Artan Hoxha eshte ciraku oborrit te ish kryeministrit. Nje llafazan pa piken e etikes me minimale per bashkebiseduesit.

Ndersa Lenci eshte ciraku i kryeministrit. Ka kalu tere emision pa bere asnje pyetje, vetem pergjigjej ai per kritikat qe kishin gazetaret e tjere. As nuk e di pse thirret si gazetar tashme. 

kogja bukun e ke fillue or tëj ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).