Po zhvillohet në Kuvendin e ri, seanca maratonë ku debatohet programi qeverisës i kabinetit të kryesuar nga Edi Rama. Secili nga deputetet ka në dizpozicion 20 minuta kohë për të diskutuar rreth programit qeverisës. Gjatë kësaj seance u zhvillua edhe votimi për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit. Edmond Spaho, deputet i PD-së u zgjodh me 99 vota pro në këtë detyrë. Ka qenë pikërisht Spaho, ai që ka hapur edhe siparin e debatit të deputetëve sa i takon programit, ndërkohë që lista e diskutantëve është e gjatë. 

Ministrat prezantojnë programet

Fillimisht disa prej ministrave kanë prezantuar programin personalisht dhe iu janë përgjigjur pyetjeve të bëra me shkrim nga deputetët e opozitës. I pari që është përgjigjur ka qenë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili ka prezantuar politikat e dikasterit të tij për këtë sektor.

“Brenda 100 ditëve territoret spitalore ambulatore t’i çlirojmë nga aktivitetet private. Qëllimi ynë është që shërbimi shëndetësor shtetëror të jetë paguesi i vetëm”, ka deklaruar Beqja. Më pas kanë vijuar ministrat e tjerë, secili me detajet përkatëse.

Edmond Haxhinasto, ministër i Transporteve dhe Infrastrukturës: Do realizojmë të gjitha projektet në infrastrukturë. Prioritet do të jenë investimet për zhvillimin e zonave turistike në jug. Në këtë zonë ka hapësira edhe për një transport ajror.

Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë: Politikat e bujqësisë do të jenë të orientuara për zhvillimin e tregut të brendshëm, në mënyrë që puna e fermerëve të mos shkojë kot. Zona e Myzeqesë është hambari i Shqipërisë, ku kemi prodhimin më intensiv bujqësor dhe subvencionet nuk do të mungojnë. Ato gjitashtu do të orientohen sipas rezultatit. Cështja e përmbytjeve është një problem kronik dhe investimet për kanalizimet do të jenë prioritet i ministrisë.

Shkëlqim Cani, ministër i Financave: Instituti i Sigurimeve Shoqërore është i dorës së dytë. Ne do gjejmë një zgjidhje që qytetarët të mos rrënohen. Janë me dhjetëra miliardë lekë detyrime të prapambetura të lëna nga qeveria e ikur. Situata e buxhetit të shtetit është e rëndë, por jo e pashpresë. Me Bankën Botërore dhe FMN-në do bëjmë një skanim të borxheve dhe do punohet që të vendosen kritere dhe kushte për shlyerjen e këtyre detyrimeve.

Damian Gjiknuri, ministër i Energjitikës: Procesi i privatizimeve rezultoi i dështuar dhe qeveria do t’i kushtojë vëmendje të gjitha pasojave që kanë ardhur nga ky dështim. Angazhohem për kontrollin e procesit të privatizimit të kompanisë “Albpetrol”, që rezultoi gjithashtu i dështuar. Në programin e PS është bërë i qartë edhe adresimi i problemeve të minatorëve, për të gjetur për ta zgjidhjen e duhur për pensionet dhe kontributet shëndetësore.

Eglantina Gjermeni, ministre e Turizmit dhe Zhvillimit Urban: Qeveria do të vendosë një moratorium për ndalimin e ndërtimeve pa leje në Berat dhe Krujë, për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Gjithashtu do të realizojmë fushata turistike brenda dhe jashtë vendit për të nxitur turistët e huaj. Të promovojmë vlerat tradicionale të Beratit duke rritur cilësinë e shërbimit aty. 

150 Komente

“Ju zotëri ju servili shqiptarëve si Minister i Brendshem një individ gjysmak, që pasi nuk mbaroi shkollën në Itali, u kthye në Shkodër, e pasi nuk e mbaroi as atje, gjeti një zgjidhje në Tiranë për të marrë diplomë. Ai eshte nje individ depresiv që ka tentuar suicid dhe eshte kuruar per kete, një njeri që kohë më parë ka qenë kontigjent i policisë dhe hajdut kasetofonësh dhe shëtiste me bandën e Shullazit, madje edhe me skaf. Babai i tij ka qenë objekt i punës së policisë së shtetit, kur e ema ka qenë objekt për evazion fiskal, ky eshte poshtërim qe i bëhet Policisë së Shtetit, ofendim që i bëhet shqiptarëve që të lanë ty si gjysmagjel se ai që është gjel është ulur sipër teje”- ka thene ai.

Kush e tha ket lefto, Nuli? apo Krruja? 

në fakt është e patolerueshme nëse ka vendosur si ministër të brendshëm një tip si Tahiri. mund të bënte më mirë. imagjino se çfarë do të ndodhet në një vend të civilizuar sikur të vendosej ministër (!) një njeri që ka një anëtar të familjes që merret me kontrabandë ilaçesh...

shumë keq!

moratorium për ndalimin e ndërtimeve pa leje

kjo osht care apo bo vet?

Do ndalohet ndalimi i ndertimeve pa leje. dmth ato me leje mund te ndalohen?

moratorium dmth ndalim i perkohshem ....ke parasysh sa idioteske eshte te thuash qe do ndalohen ndertimet pa leje perkohesisht? kto carat duhet te ndalojne gjithe ndertimet ne Berat perkohesisht, deri sa te behet nje plan i pergjegjshem zhvilllimi.

hec mo, ke peshku nuk plusko inteligjenca, ke parasysh

Nje pyetje jo ne lidhje me programin: u miratua/votebesua qeveria?

 Era  Qeveri!  Era Normalitet!

he se harrova: posht komunizmi! Rrofshin ngjalat smiley

Pyetje: a do i vazhdoj kjo qeveria e re projektet e transportit të qeverisë së mëparsheme? Kush e di, lutem të ma thotë, sepse jam i merakosur për fatin e hekurudhës Tiranë-Pekin. Faleminderit.

Degjova nje pjese te diskutimeve..... nga te dyja palet..... PD-ja ende nuk e beson se ka humbur dhe akoma mendon se Shqiperia eshte vendi me i mire dhe me i begate qe ka Evropa... dhe se ata te gjitha gjerat i kane bere mire... dhe gabimisht per shkak te "budallait" popull gjenden ne opozite.... kurse keta te majtet, harrojne se jane ne pushtet dhe ende xhirojne si ne fushate.... bla, bla, bla.... Hartime nga te dyja palet..... me vjen keq sidomos per te majtet, pasi opozita po ate pune ka, kurse keta te na i kursejne ato hartime dylekshe, dhe nes se nuk kane gje per te na thene per programin, te pakten te mos na i sjelllin me zorret ne gryke....nese duan qe te sjellin diçka te re ne politike, le ta fillonin qe ketu....

Pra situata qenka ende me tragjike.....

nuk ka ndodnjë ndryshim thelbësor mes palëve. madje është më e rrezikshme që opozita të merret me hartime kur i ka të gjitha mundësitë për të ngritur kritika. nëse Basha e trajton PD siç u trajtuar PS në këto 8 vite na Edi Rama në zgjedhjet e ardhshme do flasim akoma për të keqen më të vogël.

Unë nuk votova në këto zgjedhje, madje nuk votova as në 2009, për të njëjtën arsye. janë të gjithë të kalbur.

A ka mundesi qe Jozefina Topalli te mesoj shqip? 

ja disa sugjerime -

Keq jo Keç

Karrige jo Karig

 

osht nji video porno e xhozit, si ajo myla sinanaj.....mezi po pret zana, te shofi i cik idhullin e saj tu bo...publicita

 Nje gje vihet re qe une e cmoj jo te arsyeshme .

Debatuesit e PS i referohen PD-hit per krahasim ????

Ne se ka mundesi ta shmangin Plotesisht se cfare thone Megahajdutet e Kriminelet e Berishes .Le te merren me ndonje diskutim te Luldashkurbaneve ne se ka ndonje fryme te re ne kritike .

Perse ?

Por nese do te kishte nje GR Realitet  nga lehjet e Jozefperckes apo Bidese se Berishes nuk do te katandiseshin ne nje PERBUZJE aq te thelle Popullore si ne 23 Qershor , nje shporte Injorantesh e te Paftesh qe molen e Volen Shqiperine e Pasurinte e saj si ne prone te Bithit te Lugjit e te Pedonales Shkodres ..

Filloi ....Zoti krytar smiley smiley

Dhashe doreheqjen ..ndonse ...) O ..ooooooooo ..) brinja smiley Po si nuk ak turp KY i Marre qe vjen persri dhe thote si " qytetar "  banor i fshtarve nga me te humburit ne ate Krahine !

Po nuk thote kot Ngjela .."Nuk behet Shteti me fshatare "!

Kush i pergjigjet eshte Kryeinjorant !

.........nuk do te katandiseshin ne nje PERBUZJE aq te thelle Popullore si ne 23 Qershor ,

 

Partia Socialiste ka fituar nje mandat me pak deputeti, se ne zgjedhjet e 2009-s, qe....."u vodhen" prej Berishes. Ups

Me kete mund te bindesh maloket, por llogarite se si ndaheshin votat ndryshuan kete here e PS ka marre 100 mije vota me shume se ne vitin 2009, dhe PD 100 mije me pak. 

Ajo qe eshte e sigurte, eshte ajo qe thashe une, kurse ajo qe thua ti eshte genjeshter sepse si numer votash PS ka marre vetem .5 % me shume se me 2009, duke pasur parasysh qe kane votuar shume me teper zgjedhes. Sa per ate qe mund te bind "maloket", une s'kam ate kriter ndarjeje, sepse kam gjetur njerez te mire e te keqij, si mes malokeve ashtu dhe jo-malokeve.

Ne 2009 PS mori 620 mije vota, PD mori 610 mije vota.

Ne 2013 PS mori 720 mije vota, PD mori 530 mije vota.

Genjeshtar!

2013

Partia Socialiste e Shqipërisë PS 713407 41,36%

Partia Demokratike PD 528373 30,63%

2009

Partia Demokratike PD 610.463 40,18%

Partia Socialiste e Shqipërisë PS 620.586 40,85

 

Kush eshte genjeshtari tani, ti the qe PD humbi 100000 vota dhe PS fitoi po kaq. Beji llogarite me gishta tani.

 

 

Po pra, PD ka qene 610.000 tani eshte 520.000 ka humbur 90.000.

PS ka qene 620.000, tani eshte 713.000. Fiks ajo qe thashe une. Idiot! Edhe e nxjerr veten si genjeshtar, edhe pyet. Ca karagjozi. lol

aman mer s'na iku ky sala nga zeri ne sfond i televizorit sa here degjojne robt lajme. per ca dreqin i fituam zgjedhjet? kur do vije dita te mos e degjoj me kete halen? Po ai Basha ca ben ai, apo pershesh po ha?

Po ai Basha ca ben ai

smiley

ky po, eshte humor anglez smiley

 

Basha eshte si Jani dhe do vije dita e te thote; ti shoku Bujar je..je vetem nje puntor i thjeshte ketu. (po Sala prap ka per t'hy ne furre smiley )

Boboo keta dhe opoziten e kane berbat.pikun e fantazise kane azemin mendosmiley

Do te punoj per te krijuar nje klime bashkpunimi sa me konstruktive. Sespe te gjithe e dime se mungesa e duhur e bashkpunimit ka qene pengesa kryesore per arritjen e objektivave tona madhore ne drejtim te procesit te integrimit europian.

Ilir Meta 

 

Ja ta thjeshtoj pak per keta te PD-hit qe nuk para e kuptojne leksikun e holle te liderit tone:

Bashkpunim => Progres => Integrim Europian

 

 

Bashkpunim => Progres => Integrim Europian+rryshfet.

mos ua jep llokum, se nuk msojne ashtu. leje ta gjejne vete pasi ta kene vra mendjen... nqse do me i ndihmu.
 

 

dmth ti po thu qe kjo pune eshte si me shahun, qe po e le tjetrin te fitoje nuk meson kurre? Interesant, nuk e kisha menu!

 

 

 

ose luj pa mretnesh

Ca kuptimi ka me lujt pa mretnesh...i bi automatikisht me mor rrolin e tutorit. Nuk e mor at rrol nese nuk paguhem. Komunist mund te jem, po paren e du!

Peshqit pertej oqeanit qenkan me te kujdesshmit ndaj debatit parlamentar se sa vete shqiptaret qe zor se e kane ndjekur. S'ka faj muhametali kur thote qe ka nje lloj sindrome te tipit "ushtaret japonez ne ishujt" ketu. 

hahahaha, sa i dhjere eshte rama. per batuta gjithnje ka qene tabele qitjeje nga keta te PS-s Sala. Nga Rama me ka pelqyer ne fushate kur tha "Berisha ka premtuar sistem kanalizimi ne fshatin tuaj, nderkohe qe ketu mushkonjat jane bere aq te medha sa per t'i marre Sala ne koalicion". hahaha. Njish eshte. 

Shhhhhhhh po flet Rama tani.

erdh koha me e lon stevitjen me duket. smiley

kohe e mrekullueshme sot, meqe ra llafi...

Prape Sala, u cua nga vendi. S'i qepet halja ketij? hahaha, po i iken truri se s'flet dot me kur i do qejfi, si me pare. Foli dy fjale shpejt e shpejt e iku, se kujtoi se mos ia mbyllnin sic benin vete dikur. S'e di ai qe ata argetohen kur e degjojne, jo si ne qe na can derrasat.

Keta zihen e grihen, po ketu bosi i vertete eshte Meta me duket mua. As e rru fare, mire me te gjithe, sido qe te ndodhi ne pushtet do jete. 

Rama e Berisha kane pas hall te madh se kush do nxjerri ne pension tjetrin, po me duket se Meta do i nxjerre ne pension te gjithe. 

Halli yne nuk eshte asnjeri prej version eve qe hamendesoni( se ato jane zgjidh nga keto zgjedhje) , por kush ka marre persiper, si dhe kur ..Te nxjerre Shqiperine nga humnera...!

ej, po naj cik ftyre ke kshu apo ci qt? po ti nuk le gjo pa thon kunder Metes deri dje mer. 

ej, e lexove ate intervisten me plakun e Metes apo jo? ditari i Sulo Gradecit eshte 5 me hic para atyre historive, sidomos pjesa II kishte t'forta
 

Sa here kishte pas ndonje hall per ilirin kapteret ia zgjidhnin hallet.ata kaptere zene nje vend te nderuar ne bllokun e ilirit tanismiley

nje dite, kur ishte student erdhi dhe me tha:
- babi, ne nuk na pelqen kjo qeveri qe kemi. Bashke me shoket vendosem qe te zgjdhim kryeminister nje shokun tone student, eshte i zoti. Kurse une u zgjodha kryeminister...

 iliri ishte i vetmi kryeminister qe takohej me ramiz aline per ti marre keshilla.

kim ir seni kur ishte ne kopesht ne nje dite te ftohte bore pa se nje shoku i tij nuk kishte kepuce dhe ai hoqi ato tijat dhe ia dha shokut.smiley

Mua me ka habitur shume fakti qe Meta Sr., megjithese komunist i devotshem oficer, nderhynte me miqesi qe te nderronte degen e djalit te tij. Ndoshta e ka ngaterruar se Skraparllinjte s'bejne te tilla gjera jo te ndershme.

padrejtesite duhen zgjidhur ne kohe dhe me vendosmeri! E mira do ish qe ata qe bene seleksionimin dhe perzgjedhjen e gabuar, te vinin te drejten ne vend. Sado perfekt ish komunizmi, njerezit edhe gabonin ne detyrat e tyre....smiley

E pashe e pashe. Gjynah, i kishte rene ne grusht Ben Blushi smiley

Mbaroi floriri ...smiley

S'ka me cfaqje estrade as ne parlament ! Ne pritje te sindromes Kazma , Qysqi , Bomba molotov , antitanke , mesymje me arkivol deres se k.ministrise dhe dyqind Petritave neper rruge ......si faza permbyllese e anadollakut te mbetur menderisht ...y hy haaaaaaa .

Si tha ..Kur ha njemiljon shuplaka mend te ikin aq larg sa duhen Vite ti gjesh smiley Une theme nja 25 ...po do kete cofur deri atehere, ne mos (prite zot smiley me pare  se shenjat me "ngatrim " datash e shifrash , me shoku , zotrij ...i dha .I perjetshem  ne stallen e PD-hit te tij , i qofte kujtimi smiley .

Te na falin shoket antikomuniste qe aspirojne per nje Opozite te RE ! 

nuk i ben dot me ato marifete .diqind petritat tani jane te dhjamur e kane dicka per te humbur.macja e ngopur nuk ze minj.

 

 

Te marr vesh moj te marr  . Po a kane mend keta te " Sindromave " ta kuptojne Sindromen e te Marrit qe kane ne shtrat smiley Apo kush  verteton gjera te njohura se c' ndodh me trute e Rrenjasijve kur ha 1 Miljon shuplaka ....smiley

I perjetshem kujtimi , ne stallen e tij te sindromaxhive te PD-HIT !smiley

Domethene sic duken bathet shume prej Sindromave te tij , po vijne verdalle Metes te gjene se cfare ka ngrene , dhe cfare do nxjerre pas ngrenies .Mbani radhen , nuk do Ju shkoje kot mundimi smiley

sali lusha me shoke nuk jane me ata kacake pa breke ne bithe qe s'u bente pershtypje nese vdisnin.tani kane para duen te shijojne jeten e nuk kane nge te veshin opingat te dalin ne mal e te behen firare sa here ti therrase naltmadhenia.

 Nuk behet fjale per emra moj e zametetve  U provuan se cfare ishin moj me zamete , kur ish kohe e proves . Biles u falen dhe nje Gjeneral te Asfalise si Gjeneral Ministrie smiley Tani nuk ka me kohe per ato po e kisha per sindroomaxhijte "e qute mer jahu " qe jane hudhe ne fushen e Politikes smiley 

O Perla mer perla cdo na degjojne veshet me kete plak te marre...Do marr pushken dhe do shkoj n'mal thote njeri smiley ... Si mer sa shpejt i harruan  keto euroatlantzmat,stabilitetin,progreset,superfuqine e ballkanit..etj..etj..etj

Rama nuk duhet te beje kercenime.talk softly and carry a big stick i thone.fol bute e ler prokurorine ne prapaskene te beje punen e vet.

 “Në kabinetin e ri janë 3 ministra nga e njëjta familje. Unë e kuptoj u përjashtuan nanoistët, absolutisht kryeministri ka të drejtë të zgjedhë këdo  dhe  Financat i jepen njeriut të patateve të Ramiz Alisë, vetëm se i tha shoku Ramiz do ta zgjidhim me pataten problemin.   smiley 

Hajde opozite hajdeeeee, ju ngeli Ramiz Alia ne goje. Mire ju e dini, ne goje mbajeni. 

 

Alzati Lazzaro. hahaaa. U çua Llazi e iku mbasi lëshoj edhe një pordhë greqishtë.smiley 

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, ka dhënë konsensusin e tij që Berisha të mos kufizohej në kohë në fjalimin e tij.

smiley

Ca shkerdhatash qe jane kto te PS! Madje une mora vesh se Gramozi para se te fillote fjalimin Berisha i kish thone deputeteve te PS, eshte i shame me none e moter ai ose ajo qe nderpret Saliun! 

 

smiley Ku Opozita ? smiley

Seanca e pare  thane qe ka te beje me ,kush reciton me mire nga stalla e Berishes kalon nga 8 vjecarja ne fillore    .Biles kush nuk ka fjale qe permbajne , baballaret , kushurijte , neobllokmenet , pinjollet e Ramizit , klyshet e enverit ,  motrat , grate , vjzat , kush i ka ndare , sa here jane martuar etj te ngjashme to kthehet ne parashkollor ose batutaxhi katuni i Bithit te Lugjit !

Kemi per ti gri ne pytje te shtunen pat thone Paloka!

As edhe nji pyetje!!! smiley

Ti veme pike ketij muhabeti ed rames i uroj t'ia dale mbane por the odds are stacked against him.une nuk pres shume , as nuk do te zhgenjehem kur te shoh se e vetmja arritje pas 4 vitesh do te jete permiresimi i bukurshkrimit te shkresave zyrtare.

Po thuaj cfare  pret , pastaj cfare nuk pret , e nderuara me shume zamete . Alba me 2000 e ca mbrapa !..Ose me mire ti nuk je Parti , ti je Popull  si une !

Une psh pres qe te qeroje njehere e pergjithmone nga skena Menrtalitetin  Percares , Kriminal , te Papergjegjshem , dhe Hajdut te klanit Berisha , per te cilat  Populli i dha Mandat plebishitar per ta zhduk nga skena e Politkes se Menazhimit te Shtetit e Shoqerise  , nga Shqiperia . Dhe keto jane te faktuara ndryshe nuk do te kishin Votuar kunder ketij te Marri .

Pas dhe gjate kesaj shoh nje Gjallerim te Popullit tim qe nuk do te kete njeri apo grupim ta peshtyje Zyrtartisht nga mengjezi ne darke, ta ndote me fjalor Rrugacesh e ta vrase si bageti se shkelen Rregulloren e Bulevardit ! Dhe doemos nje Liri Reale .Plot veshtiresi e sakrifica sepse kjo rruge nuk eshte premtim Finalje sic e paraqesin llomotitesit e Babasqapit .Per mua eshte Proces me brenda ato cike arritje te Hajduteve qe nuk lane as  therime pasi Vodhen e shiten edhe magazinimet e rezervat deri ne PIKE te ish mundit 50 vjecar !

Ti cfare pret per te mosu bere si Left me ....yyyyyyy ne fund qe vetem mbllacit e rimbllacit te njetat fjale si ne 1992 , 1997 , 2005 , 2009 e 2013  edhe ne 2013 , pa e ditur se cfare kuptimi kane ! 

Dhe kjo ne se desheron,  se nuk mba pergjegjesi para mua , por dhe qe te mos mendosh se ne PPU marrin pjese Lope si presidenti firmes dy M , qe mund tu hedhesh ne grazhd cfare te kesh qejf boll te shkruash "U kthyen Neobllokmenet "smiley

Une psh pres qe te qeroje njehere e pergjithmone nga skena Menrtalitetin  Percares , Kriminal , te Papergjegjshem , dhe Hajdut te klanit Berisha , per te cilat  Populli i dha Mandat plebishitar per ta zhduk nga skena e Politkes se Menazhimit te Shtetit e Shoqerise  , nga Shqiperia . Dhe keto jane te faktuara ndryshe nuk do te kishin Votuar kunder ketij te Marri ."

inshallah.vetem se po te rikujtoj se Meta eshte pergjegjes per gjysmen e ketyre qe thua ti te mos flasim per socialistet para tyre.Kokedhima psh e bleu frigoriferin e durresit per 2000 leka te vjetra dhe e shiti per miliona.mos te flasim per viktimat e 21 janarit sebep per vrasjen e te cileve u be korrupsioni i metes.te dy keta jane aliate te rames ne luftimin e vjedhjes e korrupsionit.per mua ka ndryshuar vetem ngjyra e hajduteve te cilet tallin bythen me idealizmin e socialisteve te vjeter.

Do thuash cfare pret apo do rimbllacisesh si LefKOPEJA .? Me fal per pyetjen e po perseris qe nuk je e detyruar te me pergjigjesh as mua as Lulzim Bashes smiley

Psh ne se te ndih,  pret qe te nxirret para Gjyqit Meta  perse ? Per moral Qeveritar perse bashkepunoi me Saliun e 40 hajdutet , apo me kete mendon se i vihet Fre Korrupsionit te Regjimit Berisha qe e mbolli ne cdo Qelize te administrates shteterore dhe e shndrroi ne norme ekzistence ne gjithe Vendin !

Pret qe te besh Roman me Gerdecin dhe 21 Janarin  , kush qe shkaku  Vrasjeve per skenar Filmi apo kerkon te dalin para Gjyqit Vrasesit dhe te ndeshkohen Urdherdhenesit !

Ku e dallon idealizmin e socialisteve te vjeter qe po tallin bythen socialistet e rij kur Dritero Agolli e Uron Qeverine Rama ...Urime . Apo mendon per Malajnn dhe grupin e Nanos si 'te vjeter" psh K.Islami etj !

Gjerat , mendoj kur do qe te flasesh pe tamami nuk shkojne me me teorine derstiles .Te pakten tek Ty qe rralle leshon ndonje zamet pa u shtrenguar smiley

Psh ne se te ndih,  pret qe te nxirret para Gjyqit Meta  perse ?

Pyet ed ramen per kete .ai i nderseu njerezit ne bulevard ne 21 janar.tani ose meta ka vjedhur ose edi eshte genjeshtar ose te dyja bashke.

Une nuk pres asgje .Edhe kjo qeveri do te jete deshtim .Korrupsionit krimit do i hane mune.financiarisht kane me pak burime se ajo parardhesja.

mendimi jot vlen shume

vazhdoje te lutem, mos na le pezull!!!

Braktisja e seancës në ato momente ishte në fakt vendimi më i lehtë që mund të merrej, sepse ne mund të reagonim edhe ndryshe. Prapë ne u treguam më luajalë dhe bëmë atë që duhej të bënte Rama, respektuam solemnitetin e asaj seance dhe thjesht u larguam. Por mund të kishim bërë dhe që të largohej Rama, e jo ne nga salla. 

Thus spoke Paloka!

smiley

 

a nuk e ka emrin fisnor Paloqja ky?

Kur perdor ate shprehjen "nashti" une mendoja e nderuara me zamete se jesh je ne kuadrin e shkase se bukur labe .Nashti  me kete me lart , me Financat , bindem qe e ke te huazuar nga mbledhjet e Asamblese te Kooperativave kur ngrihej ndonje nga fundi i mbledhjes dhe pejeste me mejtim te mendjes .

"E nga do i gjeje farerat Kryetari qe do shtoje rendimentet " smiley  !  E frymezove dhe Petrin me Parti ne Milano e hahahaha , qe do kete qene o rabaxhi karucujsh misri   , o magazinier miniere qe mbante lenden plasese smiley Flm .

Se thashe dhe u se mos coc keshe zotrote , qe i mollois keto pune me financa eeeee , me krim eeee me korrupsion eeeeee ! smiley

 

Komunistet nuk kane qejf te perdorin shifra dhe kjo i mori ne qafe ata dhe ne bashke me ta se shkuan grusht bashkuar me kenge ne goje komplet te verbuar e te shkeputur nga realiteti drejt humneres.shqiperia asnjehere s'ka qene viable nga ana ekonomike.ka bere ndonje hair te vogel ne ato periudha kur e sponsorizonte ndonje fuqi e huaj.sot ato kushte nuk jane me .axhamijve edhe mund tu falet te mendojne se do jete ndryshe kesaj here por ata qe kane pare me shume duhet te kene aq sens te mendojne se s'ka per te ndryshuar ndonje gje.Vete meta tha se" po bejme shaka".

E kam te fundit ne kete teme e sidomos me perkujdesjen per disa; per ata qe si e kane degjuar dje, per here te fundit," Te marrosurin" dhe gjene nuk e kane kuptuar se ecin pas marrezive te tij.
Kjo perben nje arresye shume te madhe, per te qare jo per programin por per kete semundje te pasherushme e sa duket, emrin e ka "pandjeshmeria ", qe ka prekur virulenca e TIJ.
Sa deme, sa fatkeqesira solli KY!

A e pe o grave sot nuk ja kishin nderpre fjalen, fol i kishin thene qi temen...te zgjuar socialistet 

Roni, duhet të jetë hera e fundit që e lënë të llapin. A e din se ç'thuhet tani në Tiranë? Sikur asgjë të mos bëjë Rama, boll që e shporri atë kafshën nga ekranet e televizorit! Mjaft ua ka helmuar jetën njerzve!

jeni bere nje tuf komunistesh dhe i mbani ison njeritjetrit mer ababababa! zakon i keq ky, i juaji.

Grusht bashkuar....

Më vjen keq për replikat Blushi-Berisha. Jam e mendimit që Blushi është kurbani i vërtetë i Ramës dhe aspak opozita. Blushi është ne fakt ai që përgënjeshtron në mënyrën më fantastike teorinë ‘e etërve dhe bijve” (jo të Turgenjev-it) të Berishës. E në të vërtetë për shumë arsye Blushi është sipas meje, një njeri që edhe pse i lidhur me fije të padukshme me një të kaluar të errët, këto nuk e kanë shtyrë dot në honin e urrejtjes. Blushi është një njeri pa ngarkesën e nevojshme të urrejtes. E për pasojë nuk është prototipi klasik i kësaj të majte. Kjo është arsyeja, që Blushi mbetet peng i vizionit të tij për të majtën (theksoi që në dallim nga e djathta, majta është e bashkuar rreth një ideje, dhe jo rreth një personi), cka përbën alibinë e Ramës. Blushi është alibia e Ramës për shumë prej nismave të tij. Ndërkaq, kryeministri i sapozgjedhur ka çelur siparin e qeverisjes së tij në një retorikë mbresëlënëse, që tanimë kapërcen kufijtë e Shqipërisë, duke kërkuar dicka nga lavdia e tij dhe në Kosovë. Kjo ambicje është sipas meje, ajo që do të thyejë nurin e e retorikës së Ramës (kuptuar si nur hipnotizues ‘spell’ dhe jo nur mahnitës ‘charm’). Pra, Rama duhet të kuptojë, që në Kosovë nuk ka për të gjetur asnjë (pothuaj asnjë) që të hipnotizohet nga retorika e tij nursëze. 

ndaj pak a shumë të njëjtim mendim. qeverisja e Ramës do ketë shumë më shumë kujdes për imazhin e saj. them se një pjesë e mirë do të jetë vetëm fasadë. për këtë është mjeshtër Rama.

Oh ky Rma me shume nure nje ja hoqe ,dy ja vure.Prej lumnise se madhe qe ka shqipnia ne nje kete periudhe po m'kap edhe muza qe s'kam pase kure hahahah

te gezoni edhe ju qe jeni kunder. me ne fitojne te gjithe... po, po, edhe ti. nji shqiperi me e mire eshte benefiti i gjithkujt... ky koalicion eshte i dobishem njesoj per te gjithe, or Ndre...

ku e pe qe une jam kunder.....ai qe te don te rrah or Ndre...Nejse Em ,e humbem Kavirin...S'ka ma rrima ....si pjestar i qeverise nurseze nuk vjen ma ketu...e ne qesh me te ,hidh e prit komente...ai bente normen ne kooperative.te specifikojme se ?ç'tip kooperative ish...smiley po u bane edhe ti Em qeverises une iku perfundimisht nga evropa e shkoj ne Filipine (s'ka viza)

smiley

nuk me pagun dot Rama, pa s'ka problem.

kushtet i kom te qarta: kompensimi sa ktu para taksave, plus 150% shtese veshtiresi pune e dem te pashmangshem psikologjik, pension te garantum me vleren 80% te pages nominale, nje severance package diskrete... kur te dun, ktu jom... prures me te pare... dhe i pakorruptueshem. smiley

Zana,

Dua të them, që edhe politikanë me përvojë (hiq Berishën, që ka një status të vecantë në Kosovë) si p.sh. Nano, apo Meta kane pasur një sukses tepër modest në Kosovë. Nano, madje, nëse kujtoj drejt për pak u lincua (politikisht) për një fjali që tha në një forum diku jashtë Shqipërisë: “Integrimi i Kosovës kalon nga Beogradi”. Përfytyroj një politikan si Rama, që nuk ka as gjysmën e kapacitetit të Nanos, të ketë shumë më pak sukses në këtë drejtim. Gjithsesi, është fjala për punën e qeverisë, dhe jo për fjalët e saj dhe pse Rama, suksesin e tij në Shqipëri e ka mbështetur kryesisht tek fjalët.

Pra, Rama duhet të kuptojë, që në Kosovë nuk ka për të gjetur asnjë (pothuaj asnjë) që të hipnotizohet nga retorika e tij nursëze. 

Po normal.Kosovaret hipnotizohen vetem nga baca berish me qeleshe, cifteli dhe harten e shqipnis se madhe ne dore. Ai , sikurse shkruajne qindra fansa ne fb, eshte MBRETI shqiptareve, Kryeministri i gjithe shqiptareve, i perjetshem, gjigand, Skenderbeu modern. Dhe ti qenke rreshtuar ne krahun me regresiv, mesa po duket.

eshte nyje e forte Kosova...iu ka mbet ne fyt tane komunisteve....

S'ka kala qe nuk e marrin komunistet!

Baba Stalin

plus, me vjen keq qe rhetorika komuniste ju ka difuzu ne menyre te ngurte:

Shqiperia socialiste eshte nje kocke e forte qe te ngec ne fyt e te mbyt

Enver

ç a mban mend edhe ti mor burre ,......
 

 Po maj Zan, Kosova-Kameloti Kameleoneve ose streha e fundit...Gjaku qe nuk falet tha poeti por gjaku hipotekohet ne banka nacionalistesh e nderkohe popujt paqetohen, neshkruhen marreveshje, behet tregeti, edhe kryshqi madje,bash  si ne Epos.

paren ja kande gjithkujt,rehatine gjithashtu.Ata qe hane bar po M-Lnuk e tradhetojne kane mbet veç te peshku.Serbia kish embargo ....halli i madh i shkonte kosovari te dera me autobotin e naftes...e ne uleri' kendej genocid .....Nder vedi njena pale e tjetra e kane gjete ujdine...Bajne afare e kenaqen nder vedi ,njesoj ekzaktesisht si pozita e opozita jone..cambiare tutto per non cambiare niente....prova Ilir Meta... iu referova librit Gattopardo

Spiritus,

Marr shkas nga fjala ‘regresive’ që ke përmendur. Të jesh regresiv do të thotë të pëlqesh prapambetjen, apo jo? Madje, të shpresosh në faktin që rrota e historisë do të xhirojë mbrapsht. Unë e kuptoj fare mire ëndrrën e ndonjërit që rrota e historisë të xhirojë mbrapsht (ke edhe këtu artikulime të shkëlqyera të kësaj fantazie), por është një bindje ime e kahershme që në Shqipëri nuk ka për të ndodhur kurrë më. Dhe a e di se kur e kam fituar këtë bindje: në marsin e vitit 1992. Pra, unë atakoj një retorikë që kërkon të zhbëjë bindjet e mia. Por, të ndalemi për një çast: e para: pse kam këtë bindje dhe pse e kam krijuar në mars të vitit 1992. Marsi I vitit 1992, ka qenë jo dhe aq shembja e komunizmit në Shqipëri (unë mendoj se shembja e komunizmit në Shqipëri nuk ka datë, pasi ai u vetëshemb në mënyrë spektakolare ndër vite), dhe madje shembja e komunizmit në Shqipëri nuk ka as edhe një lider historik, por në mendjen time, ka një mori figurash, që pikasën vetë-shembjen e tij), por në mars të vitit 1992 u realizua për here të parë një rotacion i plotë politik i pushtetit me të gjithë peshën e vet të tmerrshme. Marsi I vitit 1992, është dita e fitores së pluralizmit në Shqipëri.  Pra, në këtë date, do të kryhej një shembje e mendësisë së pushtetit të pandalshëm. Do të mësohej shqiptari (ndër ta dhe unë) që nuk ka pushtet (jo qeveri) të pandalshme. Demokratët nuk janë më të mirë se socialistët (dhe pse janë zgjedhja ime!) por janë ‘tjetër’. Pra, demokratët janë një alternative E RE. Kjo datë shënon në të vërtetë nisjen e epokës së demokracisë në Shqipëri, e prandaj është një datë e lumnuar. Pas kësaj date të lumnuar, u ndërrua për here të parë pushteti. Duket si diçka e thjeshtë, por ndërrimi I pushtetit është në politikë një  ngjarje e matshme me ortekun. Pra, kemi një ortek politik që tërheq pas vetes ngjarje të tjera të shumta, ndërron fatet individuale, etj. Pra, është kjo datë, dhe vetëm kjo datë që shënon ndërrimin epokal në Shqipëri (dhe pse për disa ndërroi dhe fatet individuale në mënyrë të pakthyeshme). Socialistët erdhën sërish në pushtet në vitin 1997, edhe pse këtu nuk kanë mbetur shumë zëra, që ta quajnë ndërrim epokal ndërrimin e duarve të pushtetit në 1997. Nuk u quajt, për shumë, arsye, por njëra prej tyre ishte se nuk shënoi ardhjen në fuqi të një alternative të re. 

A mund të themi që viti 2013 është viti i ardhjes në pushtet të një alternative të re? Si thua ti? A ka ndonjë nxënës të fillores që ta besojë këtë? 

 Lirka e dashur,

Kur them "regresive" kam parasysh ate gjendje mentale qe bazohet tek idolatria, glorifikimi idhullit politik, heqja dore nga dyshimi dhe kritika konstruktive dhe kjo si pasoje e verberise politike, fanatizmit, mendjes se mbyllur brenda qarkut te nje ideologjie apo fluks idesh. Kur them kete , nuk kam synimin te banalizoj debatin me goditje ad hominem sepse kycja ne llogore dhe brenda nje fluksi idesh eshte semundja jone e perbashket. 

Nuk ka nevoj per shpejgime kaq te gjata .Ardhja ne pushtet e PD ne 92 ishte triumfi i nje alternative te RE ne raport me PPSH-ne qe kishte dhene shpirt.Nga kjo pikpamje ishte fillimi nje epoke te re. Me tej PD dhe PS ne garen/luften e tyre per pushtet, jane alternativa te njera tjetres.Sapo Pd ne 92 erdhi ne pushtet, ajo pushon se qeni me nje risi dhe merr pamjen e nje alternative brenda logjikes se pluralizmit politik dhe konkurences politike. Ne kete kuptim, ne vazhdimesi ka rrotacione te alternativave brenda te njetit SISTEM.Nuk ka ndryshim sistemi ose kalim ne nje sistem tjeter social-ekonomik. Kjo ne termat teorike, demokracia, parlamentarizmi, ekonomia e tregut etj.etj.

Ne terma praktike, ashtu sikurse nenvizohet ne raportet  e nderkombetareve dhe studimet e vendeve ne tranzicionin postkomunist,pertej fasadave demokratike, ajo cfare eshte realizuar ne Shqiperi eshte nje sistem hibrid, nje demokraci fasade, nje treg i deformuar, nje shtet i se drejtes ne leter kurse praktikisht ka funksionuar partia shtet me fasada demokracie, kontrolli institucioneve nga nje dore, kleptokracia, padrejtesite sociale etj, etj. Ne kete kuptim, rrotacioni i 2013, sipas premtimeve dhe metimeve, shenon fillimin e nje "epoke" te re, permbylljen e tranzicionit rrumpallist, rindertimin e shtetit ligjor, antaresimin ne BE dhe europianizimin e shoqerise (ne token shkembore dhe kokat katrore te shqiptareve kjo eshte pak e veshtire). ne se kjo do te jete nje faze e re, "epoke" e re, mbetet te vertetohet.

Ndërsa unë mendoj se ajo që fshihet pas kësaj lloj retorike është shenjë e nostalgjisë për homogjenitet. Mendoj se paralelizmi me vitin 1992 bëhet për të shmangur faqen tjetër të politikës. Ajo që tenton kjo lloj retorike është të portretizojë demokratët si kaçakë, rebelë, si njerëz të drunjtë, me një gjuhë të drunjtë, mundësisht me tipare të drunjta të fizionomisë (jo më kot vendi bëhet shkëmbor dhe koka katrore), si njerëz që nuk dihet prej nga ku zbarkuan në kryeqytet, duke copëtuar homogjenitetin e partishmërisë së vendit. Mund të thuhet që në retorikën e pas 1992 ka pothuaj një ankth për pushtimin e hapësirës vitale nga ana e demokratëve. Ky ankth që në të vërtetë lidhej thjesht dhe vetëm me copëzimin  e mozaikut politik, mori trajtat e ankthit absolut për të pangjashmen, ankthit, që të tjerë, të rinj, të pangjashëm me elitën e vjetër, nisën të ushtrojnë pushtetin. Tjetri, ai i pangjashmi, u akuzua për theksin e huaj, për shtatin e ndryshëm, për kokën katrore, për cepat e cullufeve, etj, etj, por nuk u pa kurrë pangjashmëria e stilit të tij në politikë. Edhe më tej, kaq absolut ishte ankthi për të pangjashmin, saqë hapësira e qyteteve per socialistet, u rrudh në mënyrë të pashpresë. U rrudh kryeqyteti, qytetet e në të vërtetë plani i rregullimit të territorit për kryeqytetin enkas u la krejtësisht jashtë vëmendjes. Në harresë të plotë. Kush merr përsipër të rregullojë një territor për të ngjashëm e të pangjashëm? Askush! Pra, Partia Demokratike është parë kurdoherë si fortesa e të pangjashmëve. Pallati i Ministrave dikur si vendi i të pangjashmëve. E kjo është tragjikomedia e vërtetë e socialistëve. Nëse do të ishte përqendruar në stilin e qeverisjes së demokratëve (që ka pasur dështimet e veta të shumta) dhe të mos kaploheshin nga ankthi i të pangjashmëve, nuk kishte për të pasur asesi retorika të tilla. Dhe kisha një pyetje në fund: a mendon ti se qeverisja e Ramës, do të bëjë çudinë e radhës: do të rregullojë vendin shkëmbor dhe kokat katrore të të pangjashmëve? 

Tani ke rreshqit ne militantizem vulgar me kete koment. Kur them "toka shkembore" dhe "kokat katrore" i referohem shqiptarit antropologjik, jo tjetrit qe zbriti nga malet apo zbarkoi nga rrethinat drejt kryeqendres dhe zonave urbane. 

Por pertej kesaj, demokratet jo se jane nje specie tjeter por sepse manifestuan nje tipologji tjeter te sjelljes permes pushtimit te territoreve, te institucioneve, te diskursit plot urrjetje dhe nihilizem, procesin demokratizues te vendit e kthyen ne nje proces plackites, rrenim te publikes, te institucioneve, te kultures, te bashkejeteses qytetare dhe politike me kundershtaret e tyre. Liria u propozua si anarki dhe jane pervijuar disa anarki: anarkia territoriale, anarkia mjedisore, anarkia institucionale, anarkia demografike.Socialistet moren nje shtet te shkrehur dhe shkermoqur ne 97 dhe ju desh te ringrinin nga e para institucionet dhe kesisoj krijuan nje boshllek ne administrimin e territorit dhe formalizimin e qendrave informale te banimit. Por e verteta eshte se krijimi qendrave informale te banimit qellimisht u stimulua si levizje pa asnje kriter nga PD qe ne fillimet e pushterimit te saj , duke i pare ato geto si rezerva votuesish, si kordon militantesh per rrethimin e qendrave urbane ku qytetaria nuk konvertohet dot e tera ne mase militantesh fanatike.

pergjigje pyetjes: kam shpresa qe socialistet do marrin ne kontroll territorin, do vendosin nje lloj rregulli "etatist" ne kaosin e moszbatimit te ligjit dhe humbjes se autoritetit te shtetit.Megjithate toka eshte shume shkembore dhe kokat gjenetikisht katrore dhe, per pasoje, socialistet nuk mund te sjellin europen ne mendje me nje mandat dhe me shkopin magjik.

Spiritus,

Unë përmend vazhdimisht retorikën! Është retorikë nursëze, retorikë nostalgjike, është retorikë monolite. Pra, është kjo lloj retorike që nuk ka vend në nje panorame politike jo-monolite. As nga njëra, as nga tjetra pale. Kam thenë gjithashtu, të vetmen shprehje, që ty duhet të të kishte tërhequr vëmendjen (por që retorika monolite nuk të lë): qeverisja demokratike ka pasur dështime të shumta (pra, guxova dhe thashë dështime, jo probleme, as sfida). E këto dështime janë rezultat i papërvojës së tyre, por edhe i qëndrimit për një kohë të gjatë në pushtet. Nga një jo-militant i krahut tjetër do të prisja për shembull të shprehej për një arritje të qeverisjes Berisha. A thua do ta gjej një të tillë?

Po, ka disa arritje, sigurisht.infrastruktura, digitalizimi disa sherbimeve, heqja e barrierave per biznesin-one stop shoq.Te tjerat jane arritje gjysmake ose  te dyshuara per afera korruptive.Ka fusha te tjera ku u thelluan reformat liberalizuese por aty ku eshte arritja, aty eshte dhe problemi, psh zgjerimi sektorit te arsimit privat, sa per ilustrim. Edhe ato qe pranohen si arritje , zvogelohen ne sfondin e deshtimeve te shumta dhe korrupsionit kapilar. 

I paska thur edhe ca te tjera dantella Lirka.

Falemneres Lirka qe me besimin tend qe "rrota e historise nuk kthehet me mbrapa" me kujtove besimin dhe parullen e vajzave te mbas vitit 45-se qe "rrota e historise nuk do te kthehet me kurre mbrapa" me kapitaliste dhe borgjeze. Po ja qe u kthye moj vajza partizane, biles kur u plaket ca nga juve e kthyen rroten e historise me duart e veta. Na ka gjet belaje me rroten e historise qe po rrotullohet sa para mbrapa. Megjithate ka rendesi te kihet besim, shtyhen ca dhjetra vjet me kete menyre. Sigurisht po t'i kesh punet ne rregull me sistemin, dmth sot ndonje prone, dyqon, apartamente. Atehere ka kuptim edhe besimi.

C'na ka gjet me kete metaforen e rrotes qe e degjojme ngado, ç'na ka gjet!

http://www.irancartoon.ir/gallery/albums...

Ja te paska ndrye Juve U me ba nje ekspoze te trazueme me nurseze ,charme dhe hipnotizuese .qe ka ngrejt Hov e ka Ul nenj Kosavaret smiley

 "magnjificke "kjo persiatje ....do thojte Zana e mrekullueshme !

Oh ky Rma me shume nure ,nje ja hoqe ,dy ja vure.....smileysmiley   

 

 

smiley

smiley

populli, Ziko, populli, atje i kemi rrenjet!

 

Mos harroni se ishte po populli ai qe i terhoqi zvarre eterit!

Mos u nxitoni!

e kush po ti ble keto heqje meritash? qai dragoe blu e hodhi... e hudhi me nji dore, nji sy myll e tu nejt me nji kame!!!!

eterit lane kopila rrugash,si bastardhe qe ishin.E si per dreq i lexon ketu te ppu.çeshtje vlerash...te kesh at kriminel per dike eshte vlere

Vetem nji nik ka deklarue shtojzovall sajam une ke PPU "jam vetem me  nanen qe a tuj flejt "  Na nji ktyne u themi KOPILA smiley Ju nga nahija Juej si u thoni ? Na i kena pas Nane e Babe . I tesh nuk po dihet bab e nanae dalin dhe Dy Burra pervec PD-HIT qi se ka ndrue Traditen

Njaj Vucidol na ka dhane nji Babe / e njajo pedonale na ka dhan nji Nan /

e tesh ne gji te tyne jena tu u rrit si zogj te Tane ...smiley

rama nuk duhet ta kish poshteru ane ate fare menyre Berishen ne lidhje me Kosoven dhe Rugoven... smiley Eshte kryeministri i rrezuar me vote popullore fundja fundit... smiley 

Komunistat gjithmone jane tregu te papermbajtshem ne fitore Bame!

Edhe ne 45 nuk kishin pse i futshin njerzit me jetu ne bodrumet e shpiave te veta. E teprune Bame, prandaj dhe shume njerez e kane sot urrejtjen e teprume...por une i mirkuptoj.

mendoj se duhet te kryeje nje xhest qytetarie, nje nisme paqeje, si shembull per ter popullin e cunguar opozitar... Ti dhuroje te pakten nje pale tespia dhe nje set dominoje fildishi ne parlament... per bastun nuk ka nevoje se ka ate hurin ku te mbahet, paloqen...

82 vota pro, 1 abstenim, 55 kunder. U miratua. Hajde suksese. 

300 mije vende pune, ulje taksash, shendetesi falas, legalizime falas, reduktim borxhit publik, stop ndertimeve pa leje, rregullimi territorit sidomos zonave turistike, tituj pronesie fshatareve, 25 euro per cdo dite burgu demshperblim ndaj te perndjekurve, ..... S'di si mund te mos votohet nje qeveri e tille?

o hunter, po çfarë thua ore çfarë thua? po ngaqë premton kaq gjëra qiell-qiell as nuk e di se ç'ndodh në tokë.
Rama do filloj një lyerje dhe aq. Nuk ka aftësi Edi Rama për reforma të thella. ky ka thjeshtë pikturimin e imazhit. ështëe kotë të kujtojmë Tiranën. vetëm fasadë, dhe ajo që bën me rregulloren mbi prononcimin e ministrave është hapi i parë drejt këtij misioni.

Kujdes nga premtimet e komunistave, mos te harrojme se me "lugen e floririt" e mashtruan popullin per 45 vjet! 

Kujdes!!!

paska katandis maxhoranca vetem me 82 vota smiley

thone qe rama vet kish abstenu, do ja lej ne dore te zgjedhurve nga populli kish thone...

Ilir Meta: 92 vota pro!

Qeveria Rama: 82 vota pro!

Dmth, lideri yne i vetem, merr 10 vota me shume se gjithe qeveria! 

Thelle ne malet e Skraparit...

Kam frike qe po ekzagjerojne me gjithe kete inklinim nga sovrani. Populli, populli, dakord, por edhe pak vullnet qeverie duhet te ndihet. Keshtu me duket mua, e? Se une e di qe ata nga Zvicra frymezohen, por  8 vjet keq-qeverisje na kane larguar ndjeshem nga niveli zviceran, pavaresisht asaj sages se pafat second to Germany...

Parja cpon detin.

I ka abstenuar Vangjel Dule i PBDNJ me siguri. Po s'ka gje se ne koalicion eshte Frroku, vellai i atij te akuzuar qe vrau komisar Dritan Lamaj para disa muajsh.

qeveri femijesh te lindur apartamentesh parafabrikate.hahahah

Krevatet i kishim te zakonshem,

por varret do t'i kemi madheshtor...

Ismail Kadare

 

fjalimi i Dash Shehit ishte per tu pershendetur. i kishte munguar parlamentit nje ze kaq popullor e i mençur. le te shpresojme se keshillat e tija te urta nuk do te bien dhe kesaj rradhe ne vesh te shurdher. 

Rama po ashtu ironizoi me opoziten lidhur me pretendimet e tyre, se gjate prezantimit te programit pak dite me pare kishte ushtruar dhune.

“Thatë se ushtrova dhunë? S’keni parë gjë akoma”- tha Rama

thenia e dites! ogur i mbare, rrofte anarkia ne pushtet:/

rama ka rast me vertetu qe nuk ka mbet thjesht nje "cun borduri".

ka shancin gati unik, per tek ne them, te instaloje kulturen e ndeshkueshmerise ligjore (jo ndeshkimit per se) nder shqiptare.

nuk e di.

dhe a di cfare Left, me shume i ze bese asaj shenjes se leves qe ka ne koke nga 96-a, se sa asaj cfare ka brenda kokes... smiley

 

kjo qe ka thene Rama eshte pa dyshim viagra e komunisteve....tash po i sheh kur te fillojne te turfullojne ,ngazellejne ,te tundin e shkundin prangat...borgjezet ne litar,ne hapsane....shyqqyr qe kemi Lirin si garanci.....

Po kush a Borgjez shtojzovalle ? Berisha apo Jozefpercka ? smiley Prite zot mos na nxjerrin Borgjez dhe Sh .Memine alias Lefkopene .....me tre Mastera ngarkuar / dy rene ruges dhe nje per te vajtuar..

Me ta thane me plot dishirin e shpyrtit shtojzovalle.... je NJISH me t'frymezue .Te du fort me nji kyt shakane  qy i ban ketyne "antikomiunisteve " se jane il Nostro  Borgessi smiley 

Po ti praj moj burnesh se nuk asht kush tu var , se s'ka lane ma Palma Mesila ! Njaty der ke melodia e atyre te Tahirit maju ... A thu asht trem LefKOPEJA si  Borgjeze smiley...Mos e fol ate fjale .As spango nuk harxhon njeri me konet !

 

idriz me duket se me Ramen kryeminister edhe ju vete nuk jeni fort ne siguri..ajo s'keni pare gje akoma dru' se thote larg smiley

Nje miku im amerikan kishte ngelur i befasuar nga punimet e Kuvendit te Ri. Kishte ngelur gojehapur. "Nuk e mendoja kurre qe ne Shqiperi te kishte nje Kryetar Kuvendi aq te edukuar dhe aq tolerant" - tha. "Po si nuk e ngriti njehere zerin, xhanem. As ne Gjermani nuk kam pare Kryetar Kuvendi kaq te gjakftohte dhe kaq te sjellshem me nje opozite te dobet e vulnerabel si kjo qe keni ju sot. Nje xhentellmen  i vertete" - tha.

Prit, i thashe, se do nuk ke pare gje akoma. Do befasohesh edhe me teper.

Jane kaq te befasuar, entuziasmuar etj sa jane ne gare se kush do uroje sa me shume ne SHQIP. 

"“Ne do mbështesim qeverinë e re në detyrat e saj. Do të jem dy ditë në Bruksel. Edhe kryeministri i ri Edi Rama ku do të marrë, në vizitën që nis nesër në Bruksel. Ndaj punë të mbarë!” uroi në shqip Sequi."

Duan te jene bashkudhetare ne kete start historik!!!!!

 

 

do kthehen me fitore, xha Riza! <-- per belulin kjo... smiley

uuu,zoti zv.minister mire se erdhet...po keshtu dale engadale ca me vjersha ca me komente e kape postin..urime kavir,me gjithe mend ,suksese ne pune...uroj sa me pak partiak e sa me shume ekspert

vetem nga ky fakt i vogel, e kupton qe qeveria jone nga e rigonit do behet e celikut!!! smiley

Kaviro, po qe e vertete kjo qe thote Zana, une e mor si myzhde qe duhet festu per vete!

Shqiperia do te behet (bashke me demokratet, se tanet jane edhe ata smiley   ...)

tesh,mu ma thane sot ne mengjez ket te ppu ,ne komente jo ne privat,burimi i lajmit Tropizma...

Nuk e di kush ka qene peshkuleaksi, por faleminderit per urimet. Une nuk besoj ne kritere partiake Zana. Ti e di qe motoja ime eshte: Duar te pastra, mendje e ftohte dhe zemer e zjarrte.

p.s. Emo, une desha te ta lija surprize, po keta te dhjesin ndjenjat.

smiley

do piqemi! smiley

ps. URIME!

Ne do piqemi, keci do piqet.

kam akoma njerez te mijte ne Gropoveth!!! Ne kembe te kulmakut... sa per info kjo. me vone me shume. smiley

Me hair, bro!

Kavir. Te kane bere zv/minister mor bir?

rri ti PF bej poezi me18 vagone....e ne qe i lexojme....si tha ajo...rri ti e ruj nderin ,mori kurva inxhinierin hahahaha

ne thame se ne peshk vinin per te fituar buken e gojes vetem ata te PD-se ...

Kavir, per cfare te urojme?smiley

 Vendimi pare i qeverise: ndal plehrave smiley

u mor a do merret ky vendim? nqs eshte marre, gje e mire

Haha Zana, stai subendo il fascino del potere e? smiley 

che bello!!Ismiley

Sipas Rulit, “për të realizuar një pjesë të programit do të duheshin 24 vjet, e jo katër.

 

ah edi rama edi rama, çna bere! 24 vjet n'opozite opozita!!! smiley

 

Pse e ndjell te keqen???

ah Ruli rruli  thuaj...

ps: di gjo pse deputet e pd nuk dolen nga salla mbreme, kur doli Sala (pasi Edi i tha ate punen e shpullave) ?? Thua ta kene tradhetuar te vetet qe diten e dyte te legjislatures se nente ?? smiley

Nuk e di sa e vertete eshte por thone qe sinjalistika eshte qe kur ngrehet ne kembe dhe ngre doren larte perkthehet "ne rresht per dy te gjithe perjashta". Kur nuk e ngre doren perktehet "qetsohu, erdhi vafti shurres!"

Po more thuthuqi Rruli po! Se bijqesia me ty ne krye merrete 1.2 perqind te GDP dhe ato i degdisje ne Institutin tend me zevendes. Artan Hoxhe " kandidatinpresident" Kusare te felliqur!

Nga aq sa ndoqa une djema punimet e Parlamentit (nga TVSH) , se nuk mund ti ndiqje te gjithe se ishte nonstop smiley drejtpersedrejti, i vetmi parlamentar qe me pelqeu, apo me sakte parlamentar qe fliste me shifra (si parlamentaret perendimor) ishte Erion Brace. Ndonse toni (forma) ishte si e eger apo e papelqyeshme per te tjeret qe shohin anen e jashteme, anen e formes,  permbajtja (thelbi, brendesia) ishte e shkelqyer, shifra dhe vetem shifra, gje qe e afron kete politikan me politikanet perendimor.  Nje parlamentar tjeter qe me pelqeu, qe perkthehet politikan perendimor, ishte edhe Namik Dokle, ku edhe ky fliste me shifra per varferine dhe ceshtjet e shqiptarve.  Te tjeret flisnin, thuajse ne menyr te pergjitheshme, thjesht per replike apo kundervenie, apo per te thene dicka. 

flm Pjer. Si gjithmone i vemdendshem ndaj eventeve historike ne Albanie. Paske shkuar vete me sa po shof. A thua do kemi kenaqsine e ndonje pershkrimi me te detajuar?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).