Një simpati dhe adhurim të munguar po i kthejnë publikut këto ditë studentët dhe pedagogët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Përmes reagimeve me vendosmëri të lartë, përshkallëzimit të qëndrimit me bojkotim të provimeve dhe njëherësh me grevë para mjedisit të pushtuar të oborrit të dikurshëm të fakultetit, po ia dalin të krijojnë historinë e një casus-i të ri, atë të qëndrimit dhe mbrojtjes së pronës publike, qoftë ajo edhe shesh i zënë me letra dhe me gjyqe të këtij tranzicioni. 

Megjithatë studentët dhe pedagogët e Fakultetit Ekonomik po rikthejnë zëshmërinë dhe ndërgjegjen reaguese të Qytetit Studenti. Të këtij qyteti ndanë kryeqytetit tonë, i cili në këto 20 vitet e fundit duhej të ishte “burimi i pashtershëm” i zërave dhe i gjeneratave që do të duhej të sfidonin çdo deformim pushteti dhe njëkohësisht çdo keqpërdorim opozite. Për këtë heshtje dhe ndoshta edhe mosdëgjueshmëri të gjatë ndaj Qytetit Studenti, ka shumë bashkëfajtorë, por së fundi heshtja është thyer. Është tejkaluar kufiri. Qytetin Studenti e uzurpuan me familje dhe banesa sociale, me vila dhe pallate militantësh, e uzurpuan përmes privatizimesh, dhëniesh me qira, marrje të kinoklubit dhe kthime prone të fushave dhe mjediseve të bollshme të argëtimit dhe stërvitjeve studentore. Qytetin Studenti e shëmtuan përmes uzurpimit dhe pushtimit fizik, i hoqën ekipet dhe i zhbënë të gjitha mjediset ku kultivoheshin pse jo talente të sporteve, arkitekturës, skulpturës dhe veprimtarive eksperimentuese e prodhuese, kulturës, muzikës dhe show-t etj., etj. Të gjitha këto e arritën kulmin me tejshtrirjen e makutërisë uzurpuese dhe pushtuese të sipërfaqeve të këtij qyteti, deri në marrëzi dhe barbarizëm. Godina shumëkatëshe që po ngrihet në oborrin e Fakultetit të Ekonomisë, e cila fatmirësisht po refuzohet en-block nga dekani prof. Sulo Hadëri e njëherësh shumica e pedagogëve dhe gjithë studentët, mund t’i ketë të gjitha letrat e siguruara në mënyrën shqiptare në “udhëtimin nga dhe nëpër zyrat e kësaj burokracie skandaloze” të vendit, por e drejta private nuk mund të gllabërojë dhe pushtojë barbarisht nevojën publike. Ky është një shembull që rikthen dhe rihap debatin e kazusit të njohur në shoqëritë liberale dhe sidomos, në shoqëritë e triumfit të lirive të individit dhe privatit.

Reagimi i studentëve dhe pedagogëve të këtij fakulteti publik në Tiranë, mbart një kumt shumë herë më të fuqishëm dhe më të rëndësishëm se “beteja” për disa dhjetëra apo qindra metra tokë private.

Të drejtën e tyre me një kurajë të tillë që pas vitit 1991, nuk e kanë artikuluar kaq hapur në ndonjë rast tjetër studentët dhe pedagogët e vendit në përgjithësi. “Ne nuk jemi këtu për të bërë një protestë 1, 2, 3-ditore, por jemi këtu sepse ne nuk hyjmë në auditor. Kërkojmë me këmbëngulje që të ndërhyhet ndaj uzurpuesve dhe betonizuesve që kanë rrethuar fakultetin nga të katër anët”, formulon qëndrimin pedagogu Pleurat Rexhepi. Ky reagim do të zgjojë edhe reagimet e munguara dhe të vonuara të studentëve e pedagogëve në mjediset e universiteteve publike në vend që nga Shkodra, në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Sepse ato mjedise janë kafshuar egërsisht deri në dritëzënie të dritareve në auditorë dhe godinat e strehimit studentor.  Po kaq e drejtpërdrejtë dhe e pastër semantikisht në adresimin publik për studentët është edhe pedagogia A.Stringa: “…Studentët janë forcë e madhe… janë ata që duhet t’i thonë ndal pushtimit barbar.”

Reagimi me vendosmëri të thënë dhe të vijuar, i studentëve në fakultetin që gjendet në hyrje të Qytetit Studenti, nuk duhet soditur thjesht si një inat i përkohshëm, por duhet lexuar si mbushje e kupës së cinizmit ndaj së drejtës publike në këtë vend. Protesta e studentëve në thelb dhe qëllim ka kryengritjen legjitime të vullnetit përballë “diktaturës së betonit” që po jeton sa vetë ky tranzicion. Bëhet fjalë për frymëmarrjen në gjithë hapësirën urbane të kryeqytetit.

Artikulli i plotë

13 Komente

Mire mo mire, protesta eshte e drejte por, por kur mendon se protestuesit (pervec pedagogeve) jane studente te provimeve te vjeshtes, pra ngelesa, duket sikur protestojne per te marre povimet. Pra jane mercenare!!! lol

Eshte krijuar nje peshtjellim i gabuar rreth protestes. Se pari ajo nuk eshte proteste e studentve dhe pedagogeve, por e pedagogeve dhe studentve, kete sa per te sqaruar artikullin dhe ate cka flitet ne media. Ndersa ne lidhje me studentet e vjeshtes nuk ka baza pretendimi yt, se jo vetem si argument nuk vlen po dhe si vije llogjike s'shkon. Pse ti mendon se ata qe kane ngelur do vijne ne proteste dhe kane per te kaluar? Jo mer jo, ku ke pare keshtu!

tipiku i mbjellesit te fares se dyshimit... po c'te duhet ty me motivin e tyre? e rendesishme eshte qe ceshtja eshte e drejte, ti bashkoju asaj po deshe, po nuk deshe mos perflit motivin e tyre...

ky eshte problemi pse revoltat studentore tek ne kane rezultuar disa flluska, ne rastin me te mire me ndonje zhurme mediatike jeteshkurter, se tipa si ky dyshojne ne cdo nisme ...

problemi tjeter eshte qe, PS dhe PD i politizuan aq shume studentet pas viteve 90, saqe duhet te shkruhej ne ligjin e arsimit te larte ndalimi i propagandes politike, sikur ne asnje vend tjeter ku studentet jane nje force madhore per ndryshimin e shoqerise dhe te sistemeve politike.. keto dy forca i degjeneruan levizjet studentore me grevat e tyre te urise, e te kota, e instrumentalizimin e universitetit te tiranes e te vlores.. te shohim nese do te ringjallet fryma e protestes, apo keto do te jene thjeshte lojra per te rritur kapitalin politik te ndonje rektori, dekani a shefi departamenti.. sdq. Sulo Hajderi, dekani i ekonomikut,  ka mendjen e vete dhe eshte pozitiv

Studenta leshi. Studenta kan qen ata te 90tes qe protestonin kunder diktatures kur ju iken dritat e konviktit dhe u perleshen me tanket jo kta qe protestojne ulur sikur jane ne ekskursion e bejne joga. 

E ke gabim. Sipas galile/swed/etj., dritat nuk iknin perpara se te vinte ne fuqi Berisha.

Dritat ikin kajher ne usa spaskan ik ne shqiperi. Ne konvikt do ken ik shpesh se studentet i mbanin hap ter naten duke studiuar besoj. Ka qene brez studioz ai jo si ky brezi kristalor i sotem. 

Nuk e di për të sotmit janë apo s'janë studentë leshi @kokolepso,por di mirë se ata të 90 s'u përleshen me tanke e para dhe e dyta në grevë të urisë u shqepen mirë me të ngrëna e të pira,shto këtu edhe Valiasminatorët që ndoqën po at udhë smileysmiley

Nje foto tanku dhe nje ushtari me qen te bulevardi e kam pa vet. Me ca do shqepeshin studentet e shkret kur dyqanet qen bosh o llaji? Mos degjo kot legjenda qe sajojn robt kot per gallat. Kshu thonin edhe qe portieri kamerunit vesh tuta gjate lojes se e ka ate gjene 45cm

Nejse ...Një kohë që unë e kam jetuar vetë s'kam përse të besoj ''legjenden'' smiley

Se ke qen ti llups dhe ke henger si dreq sdo me then qe kan ngren te gjith o burr. Shihi filmimet si kan qen te ter te dobet si tela cadre. 

smiley

BRAVO!!!

Per mua kjo eshte protesta me e bukur dhe legjitime qe kam pare. Madje madje qe te jete akoma me efektive, duhet te shkojne tek ata qe nuk kane bere asgje per t'i ndaluar keto zaptime territoresh. Perpara Bashkise se Tiranes qe minimumi duhet t'i detyroje ndertuesit te nderpresin punimet deri ne zgjidhjen e situates. Bravo cuna dhe goca smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).