Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbuloi punësimet e paligjshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ky kontroll vë në dukje se janë të paktën 200 persona të punësuar mbi normën e lejuar të punonjësve në QSUT. Këta janë punonjës që janë emëruar në detyrë në mënyrë të paligjshme. Përgjegjës për këto emërime janë drejtori i QSUT Saimir Ivziku, si dhe dy vartësit e tij, ish-drejtorin e Burimeve Njerëzore Ibrahim Shatri dhe drejtoreshën e Edukimit, Alketa Ilo. Si punonjës të QSUT, pagesa e tyre bëhet nga drejtoria e QSUT. Punonjësit janë të paregjistruar, dmth punojnë në të zezë dhe nuk paguajnë siguracionet. Duke qenë punonjës pa kontratë pune edhe paga e tyre është shumë e ulët, më e ulët se rroga minimale e përcaktuar me ligj.

Të dhënat e KLSH u morën në administrim nga zyra “Task Forcë” në Prokurorinë e Tiranës, e cila ka vendosur të regjistrojë procedimin penal me objekt shpërdorim detyre, por momentalisht pa autorë konkretë. Kontrolli i Lartë i Shtetit bën përgjegjës për abuzimet me detyrën, ish-drejtorinë e Përgjithshëm të QSUT-së, Saimir Ivziku, si dhe dy vartësit e tij, ish-drejtorin e Burimeve Njerëzore Ibrahim Shatri dhe drejtoreshën e Edukimit, Alketa Ilo. Por sipas prokurorisë, emrat e denoncuar nga KLSH nuk mund të futen në listën e personave ndaj të cilëve po zhvillohen hetimet pa kryer verifikimet përkatëse. Për këtë arsye, procedimi penal u regjistrua pa autor.

Shkelja e ligjit i ka kushtuar shtetit dëm të konsiderueshëm ekonomik, që llogaritet në rreth 200 milionë lekë të vjetra. Punonjësit e kanë qenë kryesisht të rolit bazë dhe të emëruar në pjesën mbështetëse të administratës, ku pagat janë relativisht të vogla.

Nisur nga ky raport i KLSH i publikuar pak kohë më parë, “Historia ime” investigoi për ditë me radhë dhe mundi të gjente një nga këta persona të punësuar në QSUT, i cili merr një pagë të ulët dhe është i pasiguruar. Është punësuar si roje dhe është pranon të na rrëfejë disa të fshehta për punën e tij dhe të kolegëve me të cilët punon.

Për të mos rrezikuar vendin e tij të punës ne nuk do të japim të dhënat e tij të plota si: emri, origjina apo ekzaktesisht reparti ku punon si roje pasi ai vazhdon të punojë i pasiguruar dhe kjo do t’i rrezikonte vendin e punës. Në repartin ku punon 58-vjeçari janë tre persona të punësuar dhe të pasiguruar.

Ai e ka filluar punën në janar të këtij viti dhe paga e tij është 150 mijë lekë të vjetra. “Lekët i marr në dorë të gjitha. Nuk jam i siguruar dhe varem jo nga spitali, por nga një firmë private e cila na kontrollon”, -shprehet 58-vjeçari.

Tregon se kjo punë për të nuk është e domosdoshme dhe ka pranuar të punojë vetëm e vetëm që të shtyjë një “copë kohë” siç shprehet ai.

Na tregon se këtë punë e ka gjetur me mik. “Kam shumë njerëz të njohur dhe më ndihmuan që të punësohem. Por ajo që më bën përshtypje është se kur dolën rezultatet e kontrollit të KLSH thuhej se rrogat tona ishin të larta, por në fakt nuk është kështu, madje shpesh herë edhe na i vonojnë pagat. Kush e merr pjesën tjetër të rrogës tonë”, pyet ai duke lënë të kuptohet se gjërat janë shumë të thella se sa duket. Ne e pyesim nëse kishte probleme pas rezultateve të kontrollit të KLSH, por ai përgjigjet se asgjë nuk ka ndryshuar e madje nuk ka pasur as pushime nga puna. Të paktën në repartin e tij na siguron se të 3 punonjësit e pasiguruar vijojnë punën normalisht.

Ai është nga ata persona që nuk i duron dot padrejtësitë dhe herë pas herë ka pasur edhe përplasje me personelin mjekësor. Na rrëfen ngjarjen e fundit. “Erdhi një burrë dhe vajza e tij ishte sëmurë, vinte nga larg dhe gjendja e vajzës ishte e rëndë. Në fakt pak kishte që kishte dalë nga spitali por rikthye. Duhet që të bënte një eko stomaku. Ishte e premte dhe mjekja i tha që do e bënte të hënën, gjatë dy ditëve do të shtrohej. Këta ma tregoi i ati i vajzës. Madje për ekon i kishte kërkuar 45 mijë lekë të vjetra, por ajo ishte e shtruar dhe nuk i takonte fare që të paguante. Por mjekja donte që të mbante edhe lekët e dy ditëve që do qëndronte shtrua, edhe lekët ekos....”

Duke qenë çdo ditë në spital ai i ka mësuar tashmë të gjitha hilet. “Njerëzit që vijnë këtu kanë halle, është keq të sorollaten kaq shumë”, shprehet 58-vjeçari.

http://historia-ime.com/en/shendetesi/it...

5 Komente

Ministrine e Shendetsise dhe QSUT sikur e kishte LSI-ja, apo e kam gabim?

mujin e funit i kishte sala. Plus, sic e kan thene dhe shoket, kto te lsi-se, mgjthe deshiren e mire te pafund, nuk benin dot me shume se sala nuk i la. Ky ja kishte pre fondet si kucedra ujin e burimit katnarve ne nji fshat te thelle te skraparit

Behet fjale per 2010-2012. Per te tjerat ke te drejte. Por tani do ecim edhe me shpejt.

ore me thane qe ate badigardin e Likes e kishin vene drejtor te QSUT-ja, po pret emerimin tani...

" ....Për të mos rrezikuar vendin e tij të punës ne nuk do të japim të dhënat e tij të plota si: emri, origjina apo ekzaktesisht reparti ku punon si roje pasi ai vazhdon të punojë i pasiguruar dhe kjo do t’i rrezikonte vendin e punës. Në repartin ku punon 58-vjeçari janë tre persona të punësuar dhe të pasiguruar..."  

 

Ahh, bukur ia ruajte vendin e punes, 58 vjeçari, tre veta te pasiguruar, jo efektiv te spitalit. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).