A mendoni se interneti po e fiton ''betejen'' e tij me librin? A ndikojnë çmimet, përkthimet pa kriter apo të dobëta? Nuk keni kohë si më parë, lexoni vetëm në gjuhë të huaj duke parë shpesh zgjedhjet e gabuara të shtëpive tona botuese,  apo të lundrimi në internet në përgjithësi është më dobiprurës se libri artistik o ç'do gjinie qoftë ai? Faleminderit paraprakisht!

47 Komente

Per vete si kot e  kot ( sidomos gjate shkolles ne Kanada ) , librat i ka mbulu pluhuri dhe rrofte interenti , si per research , si per studime, si per kureshtje , si per qef .......nuk eshte njesoj si te ulesh me liber ne dore , leximi i librit ka tjeter kenaqsi dhe relaksim mendor .......mendoj se shume nga ne nga jeta  e ngjeshur , koha e shkurter dhe kollajlliku - internet ka ndikuar per keq ne largimin tone nga libri .

Kjo eshte arsyeja ime , jo cmimi , ndersa perkthimi po flas per librat anglisht , ne shqip larguar fare smiley

Eshte e kote te shprehemi. Cdo gje eshte ne zhvillim e siper dhe ne kete moment eshte e kote te japesh nje opinion.. pas 10 vitesh po qe mund te shprehemi mbi kete teme shume te rendesishme qe ke ngritur.

ooo erdhi gjergji!!Ku je ti? apo qysh se ke kap doganen nuk shifesh ma ketej....smiley
 

Po e japim me koncesion doganen Zana.

Libri fizik i ka ditet e numuruara.. te gjith kemi iphone ipad, kindle, qe mund te marrim shume me shume libra me vete se sa mund te marrim libra fizik.... gjithashtu edhe interneti eshte duke fituar pike... me akses ne internet mund te kalosh direkt ne informacionin qe do pa shfletuar faqe te shumta pa interes.. kshu qe per mua kjo ndeshja eshte 2sh 

R.V

....o Daje, knowledge is.....books - e jo celular  smiley

Libri eshte i pa zevendesueshem....

fjale me mend.

Thua ti po bota c'thote Valle?!! dhe neper shkolla po zevendesohen e jo me ne kohe te lire. quhet teknologji. It's taking over our planet. Get ready! lol 

Po e fiton? E ka fituar me kohe. Kur u botojne gjera dhe tipave si Xhaelga, pa asnje kriter filtrimi, vetem boto dhe nxirr ne treg, normale qe s'do te shkojne me njerezit neper dyqane, pasi jane djegur nje here. Kurse kur e lexoj ne internet e di qe s'duhet ta bej ate gabim qe ta blej, ndaj interneti eshte me mire.

Libri ka vendin dhe vleren e vet, dhe interneti ka vendin dhe vlerat e veta. Mos te haje meraku per xhaelgen o TULIPAN, xhaelga ec me kembet e veta, nuk jeton me te ardhurat e librave.....

Ajo dihet. Po te botoheshin librat vetem po te kishin te ardhurave, s'do te te botonin asnje. Por ky eshte problemi. Ata ia botojne kujtdo qe paguan, libri del ne vitrine, robi mendon "u, nje liber i ri", si dikur. Shkon ta provoje e ta bleje, sheh qe jane pacavure, dhe pastaj ka frike te eksperimentoje me me paret e xhepit. Keshtu e kane qelbur tregun shtepite botuese, dhe e kane marre librin ne qafe. Ne Tirane kishte me shume se 100 shtepi botuese. Ca do hane ata? Do botojne pacavure e do shpresojne te ngecin robt nga titujt, dhe ja rezultati.

per momentin, X.   por ne betejat e ardhshme  standart  2.  fiton interneti.

Tashti ti e ke fjalen libri elektronik kunder atij ne leter, apo informacioni i copezuar kunder atij te organizuar?

Per mua libri fiton akoma. Produktivitetin qe kam ne librariapo kur lexoj lirin se kam kur lexoj ebooks. 

pytja eshte cik rremuje m'duket. Libri, liber ka me ngel, vec formati do ndryshoje (leter apo virtual).
Nqse pytja eshte nqse robit i ngel me pak kohe me lexu sepse ja vjedh interneti, atehere eshte tjeter gje po qe ta marrim vesh, ca po krahasohet?

Libri si koncept eshte i njejte. Forma pak rendesi ka. Mund ta lexosh Homerin te shkruar ne lekure delje, papirus, leter ose digital. Po ai mbetet. Nese pyet pastaj, se a na ha kohe interneti nga koha e leximit, tjeter muhabet. Normal qe do haje, sic na ha dhe TV, muzika, filmi dhe e flejtmja ne dreke.

+1

PF,

Ate papirusin apo librin me flete 120gsm ka mundesi ta gjesh edhe mbash 400 vjetesh, kurse kto disqet etj etj..... nuk u gjindet ana.

Une e kam bo ne men qe kur te vdes, Kindlen tim megjithe chargerin do ti myll ne kasaforte qe t'ia le trashegim nipave dhe mbesave. Qe tani jane ne te nja 600 libra, perfshi te gjithe klasiket e letersise. Nderkohe per backup do t'iu le dhe paswordin per icloudin tim qe qe tani e kam mbiquajtur "Shpirti i xha Theodhoraqit". 

nuk eshte mor daj, NJESOJ ! (po ta bej me germa te medha)

dhe a e di pse ? sepse libri virtual nuk shihet, nuk trasmetohet, nuk shperndahet, po nuk pate korrent e para, dhe e dyta kompjuter dhe nje program te afte ta lexoje dokumentin me te cilin ai eshte bere. (ndersa shkrimi ne leter, dru, gur, pra ne materialet qe i ka bere natyra (zoti) dhe jo njeriu me trut e veta, eshte pothuaj i perhershem, i pavdekshem. akoma kemi sot papiruse te kohes pordhes e pllaka guri te shkrimeve me te para)

 gjithashtu librin ne leter e karton ti e len ne (nje) biblioteke (imagjinoje veten tende shkrimtar qofte edhe amator), dhe ndoshta shekuj me pas nje ster-ster-nip tendi e kap rastesisht dhe e lexon, dhe ne me te pakten ai merr information per nje kohe te cilen nuk ka si e njeh, ne me te shumten shpeton nje gjeni nga harresa.

por me e rendesishmja eshte : ne nje biblioteke virtuale ruhet gjithçka, sepse virtual hesapi, vetem me zero dhe njesha mbushet kompjuteri. ndersa me nje biblioteke fizike nuk ka vend pa hesap, e kjo gje ben qe VETVETIU te ruhen vetem librat me te mire, ata pa vlere shpien ne bodrum apo hidhen, digjen, riciklohen, etj.

pra brezat e ardhshem e kane te QERUAR, te levruar, gati llokumin ne goje, ate çfare eshte me e RENDESISHME per ta.

si me thene, ti ja len çunit tend ne biblioteke, shekspirin, dostojevskin, etj, etj, dmth vetem shkrimtaret me te mire, ndersa virtualisht do tu lesh gjithçka, ku e dobeta ne vlere eshte me masive sesa lenda e mire dhe me vlere te ralle.

per mos me thene, qe bibliothekat jane tablote me te bukura te nje dhome te nje abjenti, pra ku librat luajne rol edhe ESTETIK.

Keshtu mendoja edhe une, para se te digjej Biblioteka e Aleksandrise.

Mbetem tu perserit te njejtat tema, duke u bere te njejtat pyetje, e tu u pergjigj te njejtit njerez, e sigurisht te njejtat mufka. Asnjeri nuk ha pyke, çfar ka mesuar, ka mesuar dhe fiksuar per jete te jeteve.

Po kaq e veshtire eshte me kuptu qe mediumi (teknika) nuk eshte kot, ne art dhe kudo mediumi ka shpirt, dmth ka efektin e vet, teknika eshte e lidhur me esencen.

Eshte njesoj sikur te thuash, he mer jau se si guri, si majmuni, si njeriu te gjithe jane te perbere nga atome. E njejta gje eshte, s'ka ndonje ndryshim mer jau.

Mbetem tu perserit te njejtat tema, duke u bere te njejtat pyetje, e tu u pergjigj te njejtit njerez

c'te ka gjet o heretik, te iku jeta midis injoranteve. ja tani do porosisim ca njerez te tjere per ty, mundesisht aristokrate te rangut te pare, safi fare, jo me titull te blere ...smiley

He mi Alba se bej kot une kur ankohem, ne fakt me pelqen shume keshtu si eshte situata, ndryshe si mund te duket superioriteti im aristokratik?

zoti eretik kushedi do jetë ndonjë internetaut i vjetër, dhe mund t'i ketë shtjelluar apo lexuar këto tema dhe zhvillimin e tyre tjetërkund.

Mbaj mend kur lexoja Tregime te Mocme Shqiptare ........me pelqenin aq shume dhe fotot qe i shoqeronin tregimet i vizatoja smiley

Kur isha student, para ca kohësh, këto e-letrat ishin në fillimin e vet. e kisha dhe e kam shumë bezdi leximin e librave digjitalë. kur nuk kam letër sikur nuk më shtyhet leximi, sepse nuk arrij ta kuantiifikoj "kthyerjen e faqes". por më shumë është çështje zakoni kjo, them.

ndërsa sa për temën mendoj se shumë vetë sot, priiren të lexojnë përmbledhjet e internetit, që më së shumti janë kamën noulixh.
nga kjo sindromë vuajnë edhe shumë nga këta që kometojnë këtu në blog. pra të ushqyer qoftë mbi tema politke, qoftë mbi çdo gjë tjetër, nga informacion vulgar interneti, dhe jo informacion që ka kaluar nën një fltër kritik.

varet cfare librash behet fjale.

nqs flasim per letersi, them se asnjehere ska per te zevendesuar librin "klasik". librat elektronike do te mbesin margjinale per aq kohe sa nuk zvendesojne dot kenaqesine e te prekurit te letres, te krijimit te bibliotekes dhe te rritjes se saj liber pas libri.

nqs flasim per biblioteka universitare, them se teknologjia mund te sjelle shume avantazhe dhe thjeshtesira. psh ne kohen jo shume te larget kur isha student, biblioteken e shkolles mund ta konsultoje kudo ne internet me kodet personale te studentit. kuptohet jo te gjitha librat e vjeter por te gjithe botimet e reja, dhe kryesorja, te gjitha revistat e shkrimet e profesoreve mund ti konsultoje ne biblioteken numerike, pa pritur qe ato te rradhiteshin ne ekzemplare te paket ne rafte. 2 vitet e fundit te shkolles, me ka kursyer nje kohe dhe nje lodhje te pa imagjinueshme. qe prej asaj dite, shume rralle kam shkelur ne biblioteke. kjo nga ana tjeter kishte dhe "pasoja" negative, sepse humbisje rastin te ishe perbri ose perballe ndonje studenteje simpatikesmiley

Nuk e kuptoj pytjen; jam i vetmi? 

Une, me ane te internetit, mund te hyj ne depot e mija me qindra mijra artikuj shkencor e teknike*, dhe gjithashtu ne xhepat e mij te mecef, ku kam futur libra qefi** nga me te ndryshmit.

*ma ka lehtesu 8-10-12-orarshin sa ska ku te veje...

**dikur ene ate indjonin.

ja, paskemi nje aristokrat (heretikun) te thekur ne blog dhe nje shkencetare te ster-thekur (bamen) dhe nuk e dinim ...smiley

 

lum si ne dhe mos-lum si ne. sa keq qe ndihemi midis tyresmiley 

heren e pare me bere biznesmen te sukseshem e heren e dyte shkencetar... cne une shkencetar? 

jo vetem biznesmen dhe shkencetar/ po ti je dhe blogetarsmiley

Une smendoj asigjo, i keep buying as many books as i can (fit into my three bedroom apartment lol), poashtu shfletoj internetin, shume, kur vje puna ke leximi i Borowitz Review apo Onionit, apo videot e Miley Cyrus twerking...

nuk mun te shof mo video tuerkin... smiley 

Ke bo gabim me commit??? Pse mer, pse ja bone vetes?? Lol

ta kisha qe ajo vidja qe e pash ke CNN ish aq e shpifme sa me la ne depresion... I see ugly tuerkin tha... smiley 

S'ka asgje per t'u menduar. Jetojme ne boten e teknologjise dhe na pelqen, s'na pelqen vendin po e ze "libri" elektronik. Personalisht, s'jam fanse e tij. Ka te mirat e veta por he per he s'ma mbush syrin duke i qendruar besnike atij te vjetrit.

Sot rregullova biblioteken time , pasuri e gjalle eshte smiley  libri !

Ke shume te drejte e dashur

S'ka asgje per t'u menduar. Jetojme ne boten e teknologjise dhe na pelqen, s'na pelqen vendin po e ze "libri" elektronik. Personalisht, s'jam fanse e tij. Ka te mirat e veta por he per he s'ma mbush syrin duke i qendruar besnike atij te vjetrit.

 

te kishe pasur kete qasje dhe per lavatricen ti...

noshta libri po hum perballe internetit si forme tradicjonale, por ne nje plan tjeter, e lexumja dhe e shkrujtmja po fitojne.

robt tashi lexojne me shume, dhe....shkrujne me shume. 

para izet vjetve, robit mesatar, mesoburre, nuk i rastiste me shkrujte me shume se nje here ne vit. 

tashi, pak mo shpesh. 

 

e-readers kane per te pasur te njejtin efekt radikal ne ndryshimin e dynjase qe pati shtypshkronja e gutenbergut.

me ty jam. ka shume libra apo materiale qe po te mos i kisha gjetur ne internet as qe do t'i kisha lexuar apo hasur gjekundi. televizori ishte keq per librin, sepse shkeputeshe fare. Por interneti eshte tjeter gje. Lexova diku se e njejta sasi informacioni te shkruar qe ka qarkulluar dikur nepermjet librave ne 200 vjet sot qarkullon ne internet ne pak ore

Ne barnes and noble mund te blesh nepermjet e-reader libra per femije qe kane versionin read to me.nje femije shqiptar me nje e-reader wi-fi dhe nje karte krediti ne pak minuta mund te kete akses ndaj te njetave libra qe ka nje femije amerikan.

nese e ke fjalen per libra si ato me figura qe kane nje altoparlant dhe audio me nje aktor qe lexon, ka dhe shqip si ato, me aktore te mire shqiptare, por ne fakt s'di nese jane ne shitje me versione dixhitale, sepse emigranteve do t'u benin pune per shqipen te femijet. Keshtu me fleta te trasha ka plot ne librari, por duhet pare per dixhitale.

Per ket un kam analoqine e pjates se porcelanit vs. pjates se letres.. po nuk e them se sdu me sdu me u duk si i moshum smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).