Si po ju duket iOS i ri? Ndonjë peshk mund të na tregojë përshtypjet e para?

Pas një qerre përpjekjesh dhe mesazhesh "Software Update Unavailable" (miliona duke u përditësuar!), këtij telefonit tim iu tek të niste procedurën e gjatë të kalimit në versionin e ri.

p.s. Ndërkohë, Androidsat le të kënaqen tu prit KitKat-in smiley

139 Komente

Me perditesimet e bresherishme dhe gjithe hype-in qe i shoqeron ato, ju ka bere Molla si minjte ne kafazet e eksperimenteve qe shtypen leven per te marre ushqimin periodikisht smiley

Na qafshi hallin (qe s'e kemi) ne andropeshqve me nje llaf smiley

Pas një qerre përpjekjesh dhe mesazhesh "Software Update Unavailable" (miliona duke u përditësuar!)

Skruit. Im damping molla dhis jer.

Back to Blackberry?

Downloading.... I will let you know. smiley 

ne cpike te downloadit je?? smiley duhen 2 ore fiks per download edhe instalim 

ska shume qe e fillova. E mire no rush, pres une, rreth ores 8 pm atehere. smiley

hmmm super fare.. Kristaliteti ishte shume me i dukshem se tek IOS 6... lockscreen ishte super fare sidomos me ate wallpaper orgjinal te Ios 7...menyra se si hapeshin edhe mbylleshin applikacionet ishte super fare... programi i muzikes kishte ndryshuar komplet... gjithashtu edhe kontaktet...bohh nuk shpjegohet dot me fjale.. eshte 1 ndjesi qe duhet ta provosh vete.. un them qe eshte mire, jo nai gje rrenjesore por jo keq 

Ngjitur me antenen e Vodafone dhe jo 3G po as GPRS te vram qe sbohet llaf, Albanancki Teknolloxhi Kompjuta Sputnik, as bohet fjal me e shkarku iOS e ri, plus qe u donin te pakten 3,9 giga bosh, what the heck??? as ne Cloud ske shanc ti fusesh, kshuqe t'presim 6, se 5s vetem per pun gishti sja vlen. Dita dites molla ka filluar te kalbet. Nexus ka filluar te fitoj terren, bravo Google dhe bravo Schmidt.

nuk ishte aq e madhe mer jo; nja 665 MB - po u desh nja 1 0re me maru pune.

Pyetja eshte mbi iOS 7 jo iPhone 5s...

Shikoni dhe krahasoni vete.

https://tapfame.com/ios7/

Me duket se me kete update ato dallimet e meparshme te apps nga android po veniten akoma me shume... gje qe do shtyje fanclubin e apple te zgjedhin pa druajtje androidin nje te neserme.

Si shume bardhosh po me duket...

perdorusit entuziaste po stocku mezi u kacavorr te 2%. Dhe jo aq prej iOS 7...

Vallaj si Android-i nuk ka. Open Source. That is all!

po ka dhe dizavantazhin e vet. Ti shkon dhe instalon apps qe i kan injektu me spywares a dreqi e di ca kurse iPhone kontrollon ca shkon per perdorusit e vet. Bberry masanej ngelet 1i kur vjen puna per siguri dhe enkriptimin e te dhenave; kot nuk eshte me i rekomandumi nga korporatat per punonjsit me akses. Kshuqe varet nga kendveshtrimi

Fuck Blackberry! Mezi po pres te blej nje Samsung Galaxy S4!

PS: Fuck Blackberry!

PPS: iFuck iWhatever!

po nqse e do me e perdor vec per foto e video, eshte tjeter pune. Une S3 kam po nuk jam kushedi ca i impresionum. Bateria iken per lesh periher krahasu me bberry. Vec atyne te tjerave qe thashe me lart.

Bredh, e di si me duket BB-ja?! Si nje Dead Man Walking!

Kam pare karakteristikat e S4-es. Eshte perfekte!

gonne are the blackberry days. 

persa i perket këtij iOS 7.0 s'e kam ba "upgrade" akoma. i've ran out of space so for the moment i'll stick to the old version.

ne t'njejtin rrjet, browseri i Bberryt funksionon me shpejt sesa i iPhone apo i S4. 
E di qe ka ca cool "shit" ai S4, sidomos ai transferimi i fotove dhe videove, plus ca apps qe i ka te pre-instalume po prap ngelet nji "bateri-ngrenes"

Bredho, me mire nje bateri-ngrenes se sa nje telefon si BB-ja qe duhet t'i heqesh baterine sa here bllokohet.

PS: Me 3G te gjithe jane bateri-ngrenes, anyway!

ej, po kto dy modelet e fundit nuk duken fort keq (harroje kameran 16MP dmth)

I kam marre ne konsiderate qe sapo dolen. Galaxy S4 eshte shume me para se keta.

Ka edhe arsye te nevojave personale te tipit, qe nuk ka, fjala vjen, nje AutoCAD WS per BB-ne.

Pastaj, ku krahasohet monitori i ketyre BB-ve me S4-en. Monitori i S4-es eshte mrekulli!

Ols cilin version të BB je duke përdorur? Të fundit që kisha (kam akoma, po e ruj se do bëhet si gjo e rrallë pas ca viteve lol), përdorur është Bold900, mirë punonte por një gjë që s'më pëlqente ishte se bllokehej zari i vogël dhe ishte acarim nervash. 

BB Bold 9900. Me hoqi trurin! E urrej! Jo po duhet t'i paguaj edhe 1700 Lek (te reja, pa TVSH) Vodafonit qe te perdor sherbimet e fucking-telefonit! Dhe s'mund te perdor 2 Gigat e planit tim tarifor (sepse... suspense... s'jane BB).

Lere pastaj qe iu thye xhami (aspak Gorilla) qe vitin e pare. Bateria i ka ikur per shele!

PS: Sorry per pasionin! smiley

Vent your blackberry passion out smiley Imi duket pothuajse i ri, por bateria i ka vdekur me kohë. Përtoja të shpenzoja për baterinë, plus bllokohej shpesh saqë s'kisha më nerva të merresha me të. E kam si suvenir plot me mesazhe, foto, e video. Kto janë për ditët e dimrit smiley

plus bllokohej shpesh saqë s'kisha më nerva të merresha me të.

Appunto! Dhe ketu mbyllet muhabeti! smiley

Prandaj pra duhet perdor vetem open source. E lexo kodin dhe e shef ca ka brenda. E kompilo, e instalo. Po s'i dite si t'i besh keto gjona, e di te pakten qe e kane lexu lloj lloj robsh te tjere kodin edhe kane thene qe s'ka pislliqe. Se kshu pa transparence spyware-t mund t'i fusi edhe vete iOS psh e s'ka burr none qe e merr vesh cfare eshte duke bere. Le qe xhanem nuk ka nevoje per spyware, gjeja e pare qe te kerko sa e ndez per here te pare, eshte numri i kartes se kreditit smiley.

Googoli do t'i haje te gjithe.

A ka nonjoni noi telefon te vjeter per pjese, se me eshte thy disku i numrave ke katra , dhe gerric gishtin sa here i bi numurit te plakes? Falemnerit.

Akoma me iPhona ju mo? ncncnc Ku ka si android.

ca ka me te mire android se iphone? une i kam te dy, baterine njesoj e kan duhet ta karikosh perdite. internetin njesoj, gps njesoj... fotot dhe videon aty aty..

Une kam iphone 4 shume i mire eshte. telefon, internet, gps. ca eshte IOS7 njehere se nuk po e marrim vesh. Mua te bukur me duken kta telefonat e medhenj te fundit qe kan goxha ekran por jan te holle dhe te lehte.

 

ca eshte IOS7 njehere se nuk po e marrim vesh.

Sistemi i ri operativ i apple si me thene Windows 8 per windowsin. 

iOS perdoret per iPhone (dhe produktet e tjera te apple, si ipad, mac etj etj).

Android (e bleu Goggle) perdoret per Google Nexus, Samsung Galaxy S, tablets , etj etj

Windows (i Microsoftit) perdoret per windows phone me partnere si Nokia, HTC, Samsung...

Edhe une iPhone 4, eshte si yll me ndryshimin qe punon edhe diten. Po po rrit nje brez orendreqesish çësht e verteta. Kontrata ka skadu qyshkur isha i ri kshuqi edhe un e kam ket dileme. Them ka i here thjeshte te apgrejd OSin dhe ti kursej leket.

 

ti ke iphone edhe sdi ca eshte IOS 7 smileyPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPP

jo smiley

une kom dopio boot eklipso, android / ubuntu... ma mire nuk bahet...

Me ket rast desha me sha ajfonin ne bllekberin...

Hahahahaha ios7 smiley

Apple ka marre fund me vdekjen e Jobs, parashikimi i te cilit ne vitin 2007 (kur prezantoi te parin iPhone) rezultoi i sakte: "Jemi 5 vite perpara konkurrenteve". Iphone 4 eshte i fundit persa i perket supremacise se Apple ne boten e smartphone. Sa per Tablet-et, iPad eshte ende me i miri ne nje pikepamje te pergjithshme: cilesia e materialeve, karakteristikat hardware dhe mbi te gjitha app optimization.

 

Android nga ana tjeter, eshte si Windows, qe instalohet ne qindra aparate te ndryshem njeri nga tjetri, eshte nje univers shume me i fragmentuar sesa iOs. Kjo sjell a dhe disavantazhe, por gjithsesi ngelet zgjedhja me e mire, sidomos ne kendveshtrimin cmim/perdorim.

 

Ols, mos e merr Galaxy S4. Prit deri ne nentor se del Nexus 5 (ose mund te marresh Nexus 4 per 200 euro, versionin 16gb, po pate ndonje ne Ameriqi, perndryshe 250 euro ketu nga Europa, madje edhe nga Italia prej se pardjeshmes). 

 

Per mua, Galaxy Note 3 dhe qiao qiao cdo gjeje tjeter smiley

ksaj rradhe kto mollaxhinjte ka kthyen prape ne android me kte iOS 7

kshu duket mire; po si girlish' type of phone u be iphone tani

gjo e vjeter kjo mer...HTC One osht si shpyrt

mu me ben dhurate S4 dhe eshte OK... po per mu HTC jon njish...

Per 180 dallar daku(i zhbllokum, pa kontrate), One S osh njish:

Dual Core 1.5GHz CPU
1GB RAM
16GB Internal Memory
4.3" 540x960 Super AMOLED Display w/ 8MP Rear Camera
1650mAh Non-Removable Battery
Android 4.1 Jelly Bean OS

Forma pastaj o perfekte, i holle, pak me i madh se mollet po pak me i vogel se S4... nje root me kitkatin se shpejti ene je ne rregull... ene iher, o 180 dallar, sot, dhe permu e dhit jo vetem molle4 po dhe molle5

 

mir mir, leje mollen se nuk bo mo

po ky qeka i cik si ky HTC Sensation XE qe kam une...po bohet dy vjec ky imi, mezi e shty...duhet nai 4-core, 2GB+ ram.. ene i kamera te mire si Sony Xperia Z1...

sdq, une du nje ekran te madh, se njelem tu bo seri te form factor - nga 15 inch deri ke 3 inch lol

une kom pas HTC sensation, HTC amaze, HTC one S, dhe tani S4... po te me kishin dhone mundesi me zgjedh do prisja per Note-in e ri... e di qe dukesh si budall me gjith ate tulle ne vesh, po me duhen metra katror ekran mo lla, me duhen!!! smiley 

 

note3 dhe sony xperia z ultra (6.4")

sony ka nje bluetooth piece qe ben pair up me gaxhetin ene s'ke nevoje me majt pallasken ke veshi.

kshu s'ke nevoje as per tablet...

One S eshte VK! Se pari, gjenite e HTC (qe design e kane me te mirin sipas meje), kane nxjerre ne shitje te njejtin produkt me dy procesore te ndryshem. Se dyti, One S do vdese me Jelly Bean 4.1, as 4.3 nuk do kete dhe as 4.4 KitKat, jo si update zyrtar te pakten. 1650mah do te thote qe te mos kapesh oren 20:00, me Android smiley

 

 

akoma me versione zyrtare android ti? smiley root qe diten e pare qe e merr o vllajo, cer do celi te jete..., edhe iher 180 dollar, sa per baterine ke ato akar a akor si e kane, 2300mah per 20 dollar/ 2 cope, ose nje mugen 5200 ene je ok per ter javen...

Eshte "NON REMOVABLE". Apo te shpetoi ky detaj? E persa i perket root dhe rom, doctum doces smiley Sdq qe te instalosh rom te tjera, nuk duhet root por bootloader unlock, e kjo nuk eshte e mundur me cdo celular.

Telefonat HTC nuk kane kuptim pa SENSE UI. Porting i saj eshte i veshtire, aq me teper per ONE S qe nuk eshte me supported nga Venom Team. Nexus 4 e perdhunon para mbrapa ONE S, nen cdo pikepamje. Me te njejtin cmim.

 

Komenti i pare tek videoja: 

The HTC One S boots faster because its not shut down completely, its a setting in the powersettings of the HTC One S it is called fastboot.

The Nexus 4 beats the HTC One S in all ways, its the same processor family but better.

The Difference is the Android Version, Quadrant and other Benchmark programms looking for the Android Version, thats because the One S has a higher score.

I have both devices and the HTC One S is not as fast as the Nexus 4. But it looks much better in my opinion.

 

Byez! smiley

wtf r yo people talking smiley

ti shko shkru komentin ene e sjell ketu? smiley bencmarku ama... smiley 

une po shof midis Note 3 dhe Sony Xperia Z Ultra per te nderruar HTC qe kam

per telefonata kam ket blackberry-n e punes qe eshte teknologji e ...2003-shit me duket

si merrni vesh kaq shume nga kto gjera mor vlla smiley

mos te shofesh piramiden teknologjike...tu pastru tavolinen i dite i vuna te gjithe mrrokllat teknlogike nga me e madhja poshte tek me e vogla siper (per te hap vend) ahahahha

na duhet dhe nje smartwatch tashti...

E shkarkova dhe une, mori gjithe naten. Me c'thonin ne radio sot shume veta kishin pas kete avashllik dhe probleme te tjera. ( merrte goxha hapesire kush e ka pas plot I eshte dashur te delete shume ). Nejse pervec avashllikut ngaqe ishte trafik I madh ne glob, everything looks cool. M'pelqen! ( and we don't care ca thone ca haters, apple da best smiley

Haha smiley .  Une I them I love u Siri- mazallah se m'thote I love u too. I value you - m'thote ! smiley 

Qenke e zgjuar por e shpifur dmth, se eshte pergjigja tipike e dikujt qe te refuzon: "Une te vleresoj shume, por..." smiley

It's ok. E marre me gjithe qef ate ' I value you' se e thote me pasterti te plote. Sme mbetet qejfi. smiley

smiley ose mund jete shume e bukur por Siri po i thote te verteten qe e vlereson si Asset.

....... smileysmiley 

hahahaha mos ja vin re se kan Smireee... Apple eshte me verte telefon serjoz.. HTC,Samsung edhe keto te tj jan telefona patatinash..

 

Thanx cuna.

Ophiuchus, Nexus 4 qenka tablete. Nga tabletat me pelqen shume Galaxy Note, por ja kam friken dimensionit.

Ideja eshte qe nuk dua te kem me teper se dy kompjutera/telefona. Gjithsej dua te kem nje kompjuter/laptop per pune/kohe e lire dhe nje telefon per pune/kohe e lire. E di qe s'eshte maksimumi per te punuar, por eshte perfekte per te qene ne levizje dhe ne gadishmeri per cdo rast.

Bame, po qe nuk me kane ngjitur asnjehere keto HTC-te... Per mua eshte shume i rendesishem edhe design-i. HTC-te kane gjithmone ndonje detaj qe s'me shkon. Galaxy S4 me duket shume mire edhe nga kjo ane dhe me mjaft permiresime krahasuar me S3-shin.

Talking about kompjutera, a e ke pare kete Bame? http://www.dell.com/us/p/xps-18-1810/pd Duket very interesant.

olso, HTC One eshte superior ne materiale ne krahasim me S4 qe kam vete... asi krahasim dmth.... Samsungu per S4 harxhoi aq lek me rreklama sa gjith kompanite e tjera te marra bashke ate kohe, pranej dhe "suksesi"...

Nejse, nuk besoj se e ke majt ne dore nje htc one s... varet ne kufite e buxhetit gjithsesi, nese je nen 200, ky o njish dhe krahasohet me ata qe jane akoma 400... 

Sa per Nexus 4, i bleva nje para nje muaji nje njeriut tim anej pellgaces, kur me erdhi ketu, e hapa i bera update etj, dhe mund te them qe eshte i lezecen, i paster, i holle, 300 dollare etj, po nuk ka 4g, andej nuk o problem se as ju nuk keni 4g LTE... gjithsesi testet tregojne qe eshte goxha i shpjet, aq sa ti nuk do ta dalloje diferencen... i vetmi qortim qe kam pa eshte qe njerezit qahen pasi ekrani thyhet shume kollaj...

Si u thyeka ekrani kollaj kur eshte Corning Gorilla Glass 2? E kane fjalen per xhamin e prapme, ai po, eshte ca delikat. Ama duhet thene qe cdo smartphone qe bie nga 1-1.5m lartesi ka 99% te mundesive per tu prishur, thyer, coptuar etj. Persa i perket mungeses se LTE, nuk eshte fare problem ne rastin e Nexus 4 pasi ka nje modem HSUPA prej 42Mbps. LTE eshte aty aty smiley (dhe konsumon shume me teper bateri sesa HSUPA apo HDSPA). 

Nexus 7 eshte tablet, Nexus 4 eshte smartphone, me te njejtat permasa si Galaxy S4. Galaxy Note nuk eshte tablet, por PHABLET, e persa i perket permasave, nese mban gjithnje canta me vete, nuk eshte fare problem. As ne xhepa pantallonash dhe xhupash nuk eshte problem ta fusesh. Nese ke 700 juro per te harxhuar, Note 3 is the way smiley

 

Perndryshe, sic te thashe dhe qepare, Nexus 4 16 gb e merr per 250 euro. Ke perditesime te garantuara nga Google per nja 3 vjet, maksimumin e optimizimit dhe njekohesisht nje super telefon smiley Non c'è iPhone che tenga smiley

Kush me i miri per internet browsing, gps dhe foto se bashku?

Me gps nenkupton car navigation? 

varet ca nenkupton ti me car navigation.. por po per satnav ta kesha llafin smiley

Sygic Navigation eshte programi me i mire ne Android, sepse funksionon offline, pa perdorur internetin. Si device qe te beje dhe foto shume te mira, ke Galaxy S4, tek i cili mund te instalosh programin e mesiperm (me pagese ose te shkarkuar, si une smiley). Gjithashtu dhe telefonat Nokia Lumia (920, 925 dhe 1020) kane Nokia Maps qe funksionojne offline dhe jane shume te mira. Keta tre te fundit jane telefonat me aftesite me te larta fotografike nga te gjitha smartphone qe jane sot per sot ne treg. 

nokia lumia 920 e kam une, por nuk e dija qe ka satnav edhe offline? si e ben ate duhet te shkarkosh ndonje program apo e ka aty tek settings?

Nokia Drive babale smiley

emri i app-it eshte ky? apo eshte tek settings direkt ? sorri or ti but me no understand my frrend smiley me from cole smiley 8 klase shkolle, deftesa e klases te tete ishte nje arke me coca cola, per nder te partise nuk te genjej, te gjith nxenesit duke blere coca cola per te kaluar klasen smiley

ujtub per shok, ujtub...

Eshte emri i App. Shko tek programet dhe e gjen smiley 

 

Duhet te shohesh nese ka arritur edhe per celularin tend update i ri qe quhet AMBER. Te sqaroj neser me qetesi, nese nuk qullos dot gje.

Per ke eshte amber per nokian apo iphone in?

Per Nokia dhe ti. Paske qene tap topi ne kete class smiley

Per mua rrofte bb me tastiere. Bateria pa wifi eshte 2 dite( biseda, sms, mms, whapp me video...) Me wifi shkon nje dite bateria. Cilesia e fotove nuk eshte me shkul floket, por as une sjam fotografe dhe kur eci rrugeve, shoh mos me shtypi noj makine. MUnd te dal nga shtepia pa valixhe dhe pa me peshuar xhepat 7kile. Tastiera te nderon, emaile te shpejta, sms rrufe. 

Per te tjerat rrofte ipad.

 

ps. harrova te them qe nuk luaj halo as call of duty me celular dhe nuk komentoj ne peshk.smiley

E sa dollare bo ky devise mre? A munet me e ble ne te pabuksat mre?

Olsi ka shku ta kerkoje ke zyra Ed Rames, n'Vlore smiley 

Eh, me thane edhe mu, por kishte nje kusht: duhet te prishje te pakten dy ndertime pa leje ne Vlore e masanej ta jepnin nje devise nga keto te fundit fare. POr une s'kam ce du se nuk di me i perdor keto lodra. E kom ene gishtin e trashe dhe me nje te shtypme prek shume germa ose aplikacione a ku di une.

Bereber ti kishe te drejte qe ishe kunder rregjimit te berishovicit vlla... ju lan ju berbereve pa pune. smiley

Jo, jo, une kom qene ne regull, pasi ene punoja ene taksa apo tatime nuk paguja fare. 

Epo ti qish temen, keta ta rruajn mnjf vetem po te kesh bere keq thu ti smiley

Une kam nje Nokia 33-10. prish pune? smiley

Hic mos m'u lut, se nuk e nderroj. kam nja 10 vjet me ate, e perplas nga te dua e s'e gjen gje. smiley

he mi me smiley

Qy  !

 

une qe kam Black Berry , jam shume para apo pas ne hap me evoluimet e teknollogjise , se gje s'kuptoj cfare tregon IOS-si, androidi etc.

ti nuk je ne linje... jo vetem mrapa po ene onash... smiley 

pse mo plako ! ca ka telefuni em ?

nuk komento ne peshku kur je tu henger darke romantikesmiley

 

gabova , po?

paska dhe me keq nga mua smiley

te qeshet , po ! 

me idare , kaq kemi kaqikun.

epo , qe thuni ju , e shkarkova dhe une (vet edhe ate )ne Berry-ne tim IOS-ne, por per dallim nga asaj Lastices mua me te njofshem mu deshte vetem 25 sec dhe u kry puna .( hajde teknik hajde )

e thene shkurt, ka lezet .mjaft qe seitet po i shof 3 -4-5-6 dimenzionale.

nuk e kuptoj si downloade iOS te Blackberry, me sa di une (ndoshta dhe nuk e di mire) eshte njesoj si te shkarkosh Windows-in te semiaksi i makines 

e pra , nuk e dini mire ju  ,prandaj..

Rendesi ka qe e paske kry o dafne, oj qik. Lol 

ajo po qe po goce, por dhe satisfaksioni qe kurseva kohe ,s'ka qmim.

Te kuptoj, te kuptoj kur vjen puna te qmimet dhe sadisfajkshen qe ke perjetu. Kush e di si t'ka shku buza vesh n'vesh smiley 

android is the way. HTC is the best.

mesa kam pare cel me i mire eshte HTC me i forti e kam fjalen. samsungu s4 eshte nona

une preferoj htc me ngjit me shume. sa per iphone eshte si cel zockash

sa per tablet nexus eshte me i mire, ja 10 ipad e kindlefire te amazon.  ka dale dhe versioni i nexus me LTE HSPA+ GSM etj , me i fjale i fut nje micro SIM dhe ke internet gjihte kohes pavareishte ke wireless verdalle ose jo.  diff eshte diku tek 90 usd per nexus 7 32GB me nexus 7 32gb LTE

sidoqetejete NExus eshte tableti me i mire

tf700t!!!!

Po kete me sim te vogel e bej dhe une tek ipadi im mor vlla ca thua ti, une thash se merrje vesh ti smiley ajo varet nga internet service providings  smiley   ja se ta shpjegon zoti Patel me poshte ...

 

http://www.youtube.com/watch?v=U12ZYBTnHvM

ore une di qe i vendos sim ipadit dhe kam internet edhe mos te kete wi fi... mnjf kam internet ne varesi te ISP. postimin e fundit perktheje njehere ne kinzce se do e kuptoj me mire smiley

ca interneti ne varesi te isp ke kur je me karte SIM????

po ishe me karte sim ke data rate plan, 1.5gb, 2, 4, 5 gb varet unlimited etj varet se me ke operator GSM je, O2, Orange, BT, Vodafone apo noi tjeter.  perdor 4g ose LTE , 3G+ , HSPA UMTS 3G apo dhe GPRS i cili eshte i 2G+ .

ISP jane per wireless,  fiber, coax2fiber, cable etj varet ca bartesi perdor.

Nexus ka specs dhe cmim em te mire se ipad i Apple. per momentin. neser nuk i dihet .

se jane tu hy ne treg dhe ZTE me Huawei me smartphone dhe tabletat e tyre ne treg. ke Samsung Amazon kindlefire, asus , ksihe dhe HP po e qe e beri disconinued tabletin e vet . esthe treg dinamik. dhe google eshte ne rritje ne kete treg. android eshte shume i mire. ne shume aspekte dhe ka premisa per tu bo edhe me i mire.

e me fal jo ISP e kam fjalen kshu mobile internet se na e bere mendjen corbe smiley

gabova ,po?

Si tek ai tregimi ku ai kishte telefon ne apartamentin ku nuk jetonte dhe nuk kishte tek ai ku jetonte.

Une kam shume pak apps, vetem ato qe perdor. Androidi eshte build nga official source code (http://source.android.com/source/index.html), se ketyre root images qe jane verdalle nuk u duhet zene shume bese. Eshte minimumi i mundshem, nuk ka shume nga pislliqet qe fusin brenda kompanite e celulareve (si psh: https://www.eff.org/deeplinks/2011/12/ca...). Per te fol ne telefon, perdor RedPhone (https://play.google.com/store/apps/detai...). Ne todo list jane iptables, firewall, enkriptim gpg per mesazhet dhe me ne fund gjeja me e veshtire: bindja e shoqnise qe ti bejne celularet compatible me kete timin (no pun intended), se perndryshe do ishte kot enkriptimi.

ti plako thu qe me kte RedPhone, nuk na i pergjo njeri telefonat? dmth nuk eshte nevoja me fol mo me kod?

Hehehe, jo jo e folura me kod nuk duhet lene se nuk i dihet asnjehere. Por nqse nuk eshte muhabeti vetem te pazari i fundjaves duhet nderruar shpesh ama. Se pastaj mund te ndodhe si tek ajo qe po me thoshte njeri qe kishte punuar si perkthyes me policine ne Itali. Keta punonin me pergjimet e telefonave te protektoreve shqiptare atje. Nje nga fjalite ishte: "E cova gocen te farmacisti", ku goca ishte prosti dhe farmacisti ishte shtepia. Ngaqe perdornin te njejten fjali ja kishin kuptuar me kohe dhe policet qeshnin. Policat kishin mesu gjithashtu ne menyre te persosur te sharat shqip ne disa dialekte.

lol

Mire do ishte me keto updates te kishin futur dhe ate finger scan. Sa mire do ishte. Lol 

Nuk kane si ta fusin, eshte ceshtje hardware, jo vetem software. Duhet nje finger print scanner dmth smiley

Illyricum, kur thashe tablet me i mire eshte iPad, nenkuptoja ate te madhin. Persa i perket Nexus 7 2013 eshte bombe fare smiley Por caze i vogel, nuk te duhet kur ke nje smartphone nga 4.3" deri ne 4.99" (GS4 psh). 

E di, bej Shaka. Si do e shesin 5s ?! smiley une po pres per 6 next sept . Nga 5 te 5s ska shume ndryshim. 

ke 6 Siris do te thote qe lovs ty bek... smiley 

mos e pergojo sirin ti, u bone ti. e mbaj mend si sot takimin e pare me sirin smiley

........ smileysmiley 

shume shpejt do ta kem ne dore nje nexus7 32gb LTE. mezi po pres. me eshte merzit HTC ONE ( 600 USD ) ne korrik e bleva

Dje mora nga puna HTC One (choices were HTC One,Samsung S4 or Iphone 5).  Nice feel, aluminum body. Ekrani, 4.7tsh, resolucion shume i mire, madhesi fantastike per te pa video, megjithese sikur nuk ka wide screen.. Bateria shume dobet, do shume kohe me u kariku dhe harxhohet shume shpejt. Tastiera ka nje pergjigje shume te dobet, mbase ngaqe jam mesiu me ate te iphonit. Sound system (beats audio) shume i mire, stereo me 2 speakers, po jo nanji volum i fuqishem dhe me duket se ka te njejtin volum ne mos me pak se iphoni. Not impressed with the interface and communication, OK you can personalize por prap ka ca template shume te shemtuta, qe mo mire mos harxho kohen. Gjithashtu it seems like you need more than one simple step per te kryer shume fuksione, si psh te fshish, te kopjosh,send, te bosh bookmarks, te bosh save etj, gjona qe me iphone i bo shume shpejt.  Ka nje LED for Notifications ne ballore, qe e kuptova shume shpejt pse e kane bo, sepse nuk mund te shofesh dot telefonin kur ajo eshte flashing se te qerron syte, dmth duhet me kill gjithe notifications qe te shofesh, e bona disable gjoja pare. Chargeri futet vetem nga nji ane, dhe ska gjo mo te bezdishme per ne qe i bejme shume gjona me sy myll. Wireless e ka shume te mire dhe pick up me shume se iphoni. Application wise nuk kam pas shume kohe to play with po keto gjonat e punes punojne shume mire dhe jam shume happy with it. I know it gets using to like something so I will be patient. Por nuk mund te rri pa e thone qe jam shume happy qe I still own an Iphone 5 on my personal account. Dhe per te mos dale nga tema, jo nuk do e boj update tek iOS7  just yet, jo vetem sepse eshte shume girlie/queerie, po nuk e dime si do jete me jailbreak-et.

4.7 pollic? Po si teper i madh? 

Ndonje keshille per ndonje maksimumi 4" ? (Pervec iphone) Se me nje telefon si tjegull ne dore se si me duket. Flm smiley

Te siguroj une qe kur te perdoresh per ca kohe nje 4.7ç, do te te duket i vogel e do mesohesh, ndersa smartphona te tjere me diagonale me te vogla do te te duken lodra. smiley

Yeah, once you go 4.7ç, you never go mrapç

andej nga europa perdoret edhe Samsung Galxy Mini qe eshte 4", si alternative e mire duket.

Iq mollen (fukc apple), ec na sugjeroni gjera te mira per androidin ju peshkteknofilat, mos prisni qe keto pune ti beje gjithmone vec Eklipsi smiley

E instalova dje. Nese me pare me vinte ta perplasja iphone 4 pas murit, tani dua ta flururoj nga ballkoni! Apple, you piece of sh@t! Worse Christmas present ever! smiley

Why? O eshte iPhone I shpejte o ska ku te shkoj me. updates are great! Menyra si hapen faqet tani so cool, apo screen kur hapet pas pass code. Ngjyrat jane beautiful, etc. Pretty pretty good. ( curb your enthusiasem) 

Une s'jam shume e apasionuar pas telefonave dhe s'kam shume info, por iphone eshte kaq antipatik si telefon! S'e di, s'mesova kurre ta doja! smiley

pashe ca review per ndryshimet ne IOS 7 dhe eshte vertet ashtu sic thone, kane futur gjera qe androidi i kishte dhe IOS s'i kishte, pra i jane afruar androidit. lol

E mqrf, Galaxy Note 3 qe po del tani i filmon videot me 2160p :o?

Time to say goodbye to Apple smiley. If apples & oranges are going to be the same, I might as well go with the oranges.  

Po degjoja sot ne radio, nga 5 million qe kish llogarit apple te shiste me 5c and s , 9million already sold !!! 

ky 7 ishte shume kot. te pakten ne ipad. u pendova qe e bera updatesmiley 

Nuk me vonoj aq shume per ta marre. pune 5 minutash.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).