Kur linden rendet, i pari ishte ai skllavopronar, me pas feudal, pastaj kapitalist dhe tashti eshte nje amalgame kapitalisto-sociale.Nga zhvillimet e fundit te globalizmit, te krizes financiare apo, edhe pothuaj te nje shterimi te ketij sistemi, mos valle i ka ardhur fundi Kapitalizmit? Kapitalizmi nuk eshte i perjetshem, pasi zhvillimi i shoqerise eshte ne forme spirale, e deri tani ne maje te spirales ndodhet sistemi kapitalist.

Mos vallle ketu eshte fundi i zhvillimit ekonomiko-shoqeror i shoqerise njerezore?

137 Komente

po

Kapitalizmi ka mbetur gollomesh smiley

Kur arriti fundi i botes, si mos te arrije ai i kapitalizmes. Do menduar per ca skllever, se mos fillon aty prap, e kushedi sa i rritet çmimi me vone. smiley

Pakti i Shkodres eshte oksigjen per kapitalizmin.

fundi i kapitalizmit?   -nuk mendoj,  supermarketet jane akoma plot me ushqime.. asnje shenje krize!

 

nderkaq,   s'eshte fare çudi. nje fjale e urte gjermane thote:  ''te gjitha gjerat e kane nje fund ne kete bote,  pervec salçiçes  qe ka dy..smiley
 

Belul mbase per ty jo , as per mu, po ka miliona njerez ne bote qe s'kane c'te sjellin ne tavoline per femijen edhe pse supermarketi thyhet nga mrekullite.

Duhet shpikur nje sistem , ku te gjithe te marrin ne menyre te barabarte pjesen e fitimit qe i takon. Te mos kete bosa , dmth padrone, po te gjithe ne nje kompani te jene ne menyre te barabarte persa i perket fitimit. Keshtu fillon zhdukja e varferise, shtypja dhe zhduket perfundimisht perbindeshi kapitalizem ku 1 milion vete punojne vetem per nje person.

ps, nuk behet fjale per sistemin komunist.

Po une qe s'punoj dot per te tjeret dhe du te kem kompanine time? smiley

hajde pra mblidhemi 10 vete dhe punojme per vete smiley

Dmth duhet komunizem pa sistem komunist? nga ajo qe thu ti per nje jave kalohet te "ata bejn sikur na paguajn, ne bejme sikur punojme"

Edhe po ta ndash pasurine ne menyre te barabarte ajo prape do te perfundoje ne duart e 1% te popullsise.Kapitalizmi ka konkurrence e cila sjell progres teknologjik i cili ngre mirqenien e popullsise.

eshte e pashmangshme, kapitalizmi eshte nxites i konkurences qe esht instikt njerzor. edhe ne ate socializmin tone i nxisnin koperativat tia kalonin njera tjetres, thjeshte mungonte stimuli ekonomik qe gjendet te sipermarrjet e sotme. 

kapitalizmi i paster vdiq ne 1929.ky qe kemi sot eshte njelloj socializmi i bute.

Shfrytezimi njerezor ka ekzistuar gjate gjithe historise njerezore...quaje skllaverim apo kapitalizem. Kapitalizmi sot eshte ne krize te thelle ideologjike dhe morale ndersa ne ate financjare i ka shumefishuar perfitimet, sidomos ne kohera krizash

Mos u lodhni kot, ruajeni pyetjen per intervisten e shekullit.

+1

Mos vallle ketu eshte fundi i zhvillimit ekonomiko-shoqeror i shoqerise njerezore?

shoqeria njerezore (pra masa njrezore e pare ne teresine e saj) e as njeriu (i pare si individ) nuk zhvillohen. nuk jemi me te zgjuar sot se sokrati, e as me te pasur se greket e asaj kohe.

evolucioni eshte perralle po njesoj si Zoti.  

Ky do ishte debat per koke te debatit. 

Kur e hodha kete pyetje, me erdhi ndermend nje ide e hedhur ne Gjermani ne kohen e recensionit te madh ne 2011,ku u shtrua ideja per aktualizimin e Marksit.... dhe mu forcua me postimin ketu ne PPU "Skena nderkombetare ne piken e ktheses vendimtare"

Pra ky zhvillim i ri ka te beje me zgjimin e ndergjegjes njerezore ne interes te qendrushmerise sociale individuale (Anglia) apo me interesat ekonomike globale (Amerika, Rusia) Cfare presupozon dalja jashte rreshtit e Anglise, dhe forcimit te pozitave asnjanese te Gjermanise....(se Italia shkoi per lesh bubi)..????

Mos valle i ka ardhur fundi Amerikes si Ruajtes i paqes dhe demokracise (xhandarit nderkombetar) dhe eshte i nevojshem nje sistem i ri nderkombetar, per rindarjen e zonave te influences, apo nje rindarje nderkombetare te punes??? (Regan-Brezhnjev)

po e vertet i ka ardhur fundi kapitalizmit jemi drejt komunizmit

p.s. shqiptaret te mos kene frike udheheqesi i ri nuk e ka emrin Enver

Nji, prape rromba pertomba..!

Sikur erdhi nje here fundi i kapitalizmes kur ndodhi fillimi i komunizmes.

Apo nuk quhet çfare ndodhi per nje shekull sepse rastesisht ndodhi pa u marre vesh se si qe gurkusaras, teneqexhij dhe hordhi barbare kriminele te ardhur nga stepat e Azise prishen shoqerine fisnike te sallonit aristokratik te sinjora Bertinit?

Fund i kapitalizmes korespondon me ndergjegjsimin qe rezervat e planetit jane te fundme me kete nivel shkencor dhe teknologjik qe sot disponon njerzimi (ne kohen e Marksit ndergjegjsim i barabarte me zero), nderkohe me ndergjegjsimin qe egoizma njerzore eshte pa fund dhe nuk mund t'i vihet fre. Biles, mbas fundit te komunizmes si deshtim kozmik i perpjekjes se fundit per te frenuar egoizmen individualiste, perceptohet natyrshem si fund i çdo lloj shprese per nje shoqeri te drejte, çdo pretendim i ngjashem eshte fatalitet totalitarist, utopi=totalitarizem, e pordhi kali ne der te hanit, ka thone kyna e ka thone ayna me tri-plome mjeker te pa rrume Harvardi.

Por fundi me i fundit fare eshte gjithe kjo e llapme derr-derr planetare me çeshtje, ideologjike, ekonomike dhe politike (qe behet edhe tek Peshku), kerkon te mbuloje fundin me te fundme, fundin e njeriut si ndryshimin antropologjik si qenie me baze deshiren, motivuar vetem nga deshira. Dmth nese dikur hordhite e stepave te Azise shpresonin mire a keq ne nje drejtesi sociale, utopine pavarsisht sa e aplikuar, sot, edhe aziatiku me i zgjebosur, njesoj si amerikoni po aq i zgjebosur, enderron t'i bjere ne lloto 1 miliard dollare. Shoqeria nuk ka motiv tjeter, biles nuk duhet te kete tjeter, çdo motiv tjeter: alt rrezik vdekje!

Fundin e njeriut eshte edhe fundi i Peshkut, kuptuar jo si mbyllje e Peshkut, por si dukje se qarte çdo dite e me teper qe pozicionet dhe diferencat (te domosdosme per diskutim ose edhe per sherr) jane te sajuara sa me u gjet Kola ne pune, dmth diskutimet nuk jane me dramatike, por vetem karagjoze (edhe kur serioze). Ha ha e hi hi dhembet jashte tere diten, provokatore qe bejne sikur veshin rrobet e kundeshtarit imagjinar, sepse kundeshtar real nuk ka. Akoma nuk e kam kuptuar, kush eshte komunist ketu perveç Oidrizit qe tallet me tredharake, kaktuse, xhibole dhe megabole te tjere qe kane per ideal Zvicren?

Mik, mua me duket krejt pa sens oponioni Juaj per pytjen.

Heretiko, po shume je lodh per nje gje te vogel qe nuk do lodhje fare. komunizmi qe u praktikua para 30 vjjetesh, nuk ishte komunizem doktrinar, por nje komunizem pragmmatist, qe u krijua nga nevoja e "mbbretitt" per te perjetesuar mmbreterine, nen nje ideologji po pragmatiste. Tashti nuk po diskutohet se cili eshte komunisti i fundiit qe ta eleminojme ne menyre qe te shhuhet edhe ideja e komunizmit, qe kapitallizmi te mbreterojje, jo, jo. Ne po diskutojme, me ato mend qe kemi dhe ashtu siç na e pret radakkja neve, nejezve me te rendoomte te ketij planeti, per te pare diçka me tutje se hunda jone... Jo gjithçka eshte kapitallizem vs komunizem... por ndoshta edhe diçka tjeter... Ti thua se po i vjjen fundi njerezimit pasi njeriu eshte bere rob i pasurise ne dem te resurseve... i tille ka qene njerezimi nder shekuj dhe po te kesh lexuar Makiavelin, thote se njeriu eshte qenija me e keqe e planetit, ndaj duhen ca rrregulla per ta mbajtur ne zap....

smileyPrandaj mos u rrek kot per te gjetur armikun ne mes tene.....

ajo qe thone heretiku me nje faqe, e ka thene ymer kajami me nje rresht, per te mos permend ymerin tjeter grek.

 

Profil,

nuk e kam te qarte se çfare kane thene ymeret qe ngrejne kupa e puthin çupa, do ishte mire t'i citoje qe ne modernet te krahasonemi me ta, dhe njekohesisht te krahasojme ymeret me pitekantropin, me orangutangun dhe paramajmunin meqe ti ke ardhe ne perfundim qe nuk ka evolucion.

Alidems, e para punes komunizmi nuk u praktikua para 30 vjetesh, por para rreth 100 vjetesh.

Pastaj qe te mos lodhemi kot duhet sqaruar se çfar quajme komunizem, dhe ne nje kuptim sa me logjik dhe perfaqsues, sepse gjithsekushi i jep nje perkufizim me qellim personal (ose grup pune universitar ose krahu politik) qe te arrije ne perfundimin qe deshiron (me siper jam lodh kot me te spjegu ndryshimin antropologjik me baze DESHIREN). Me fjale te tjera per te arrire ne nje vend qe DESHIROJME, zgjedhim nje perkufizim qe na çon vetem atje. Dmth ne plan te fundit nuk kerkojme e gjejme rruges, por e kemi gjet qe ne fillim, dhe justifikojme rrugen dhe finalitetin. Dmth rrej veten dhe te tjeret, dmth kush e ha ate koqe ullini.

Konkretisht ti, peshq te tjere "te majte" te rendomte te ketij planeti dhe profesore Harvardi me rendesi per planetin (thene jo vetem me ironi, sepse komentohen me doktorate shkencore deri "Qortimet e vjeshtes" se fletoreve rinore te Marksit) lodheni qe te shpjegoni se komunizmi i aplikuar nuk ishte komunizmi i vertete sepse ishte nje komunizem pragmatist ("nevoja e "mbretit" per te perjetesuar mbreterine"), pra nje devijim historik. Dmth loja e koqes ullirit eshte se lodheni qe te pakten ideja e komunizmit te mbetet e gjalle. Kot lodheni, sepse siç jam lodhur edhe une kot t'ju shpjegoj qe nje ide nuk qendron vetem ne hava, ka nje baze emocionale ne shpirtin njerzor. Njerez dhe emocione ka pas edhe para Marksit, Leninit, Majakovskit dhe gurkusareve. Historia e utopise eshte shume e lashte dhe emocionalisht e leshte.

Nga ana tjeter peshqit "e djathte" dhe profesore Oksfordi lodhen qe te tregojne se ideja e komunizmi ishte nje aksident historik, sipas rastit ndodhi ne Rev. Francez ose Komunen e Parisit, ose jo mer jau se nuk ishte ky komunizem por revolucion demokratik (lodra fjalesh si me termin komunist "demokraci proletare"), kurse komunizmi eshte i ardhur nga hordhite e stepave te Azise (Robespieri dhe Marksi burre i mire, Lenini burre i keq). Teoria e djathte e Universistetit te Kristalte te Tiranes eshte qe komunizmi erdhi nga Dushan Mugosha ne burgun e Peqinit sikur me qene infektin me SIDA, futi tjetrit gishtin ne sume dhe u kry bace.

Cfar armiku kerkoj une midis jush? Jam duke thene qe nuk ka as armik me, jeni te gjithe miq qe i fusni gishtin njeri tjetrit ne menyre vllazerore.  

Nejse, prape gjate i re, po koken muhabetit prape nuk ja nxorre. Ne pyetjen qe shtroj une, nuk po diskutoj kapitalizmi vs komunizmi, por kapitalizmi vs shoqerise njerezore... Deri ku do te shkoje dhe çfare na pret me pas... A di gje ti ta shpjegosh, pa ajo tjerrja qe i ben ti, apo humbjes se fillit te pergjigjesme duket se nuk na shpie gjekundi. Ndarja majtiste dhe djathtiste, sot per sot, jane dy gjysma te nje byreku....

Po kte po them une qe tani nuk do asnjeri (e kam fjalen zyrtarisht, jo si pakica njerzish) te dale koka gjekundi dhe te shkoje me koke asgjekundi, biles vete ideja e te shkuarit gjekundi eshte demokratikisht e denueshme si totalitare. Ne kete situate edhe sikur te tregosh me gisht parajsen si evidence e prekeshme, gjykimi eshte si reagim automatik i kondicionuar nga eksperienca historike: "Kujt do me i fut gishtin ti? Ti qeke me keq se Hitleri, Enveri!". Dmth je i paragjykuar ne menyre fatale si qeni i Pavllovit qe bie zilja dhe mendimi e fjala rrjedh sikur me qene lengje stomaku te stimuluara nga zilja.

Ne kete kuptim, dhe ne disa kuptime te tjera me te rendesishme si koncepte jo-pavlloviane, diskutimi per kapitalizmin eshte i pandashem nga komunizmi, dikur si dy gjysma te nje byreku (njeren e ka ngrene Gjon Cima e tjetren Pjer Thomas), e sot nje byrek copa copa e kafshata kafshata me siper te vjellta nga çorbe e prishur. Kjo eshte ne fakt politika postmoderne, ndarja e majte me te djathte eshte gjithnje e me pak e dallueshme. Dmth neqoftese dikur (para 89-tes) shalataneria politike dukej ne mosrespektimin e premtimeve, sot eshte ne çorapin e ideve kontradiktore ne program dhe ne te foluren çapraz moho çfare ke thene dje e beju qefin te gjitheve. E kjo nuk ka te beje me personalitetin e politikanit qe mund te jete sharlatan apo njeri i ndershem (qe nuk mungojne), ka te beje me menyren e te berit politike, tani i duhet plotesuar DESHIRA te gjitheve, jane te gjithe per gjynof. Gje e pamundur, kjo eshte utopia qe ka vetem nje realitet pragmatik: konfliktin total. Ja pra ku do te shkoje (dhe jane te gjitha shenjat evidente) dhe çfare na pret me pas, meqe deshe te dish.

Per tu sqaru me ty, por edhe me te tjere qe ju ka mbet hateri per te njejtat arsye, po per te njejten arsye si kam demasku politiken postmoderne kam demasku byrekun e arti postmodern, ideologjikisht nje çorbe derri ku ka dhi siper edhe qeni i Pavllovit. Ndaje sa te duash artin nga politika, qofte vetem nga ky kuptim jane te lidhura, siç e ka kuptuar edhe Artrit Bytyçi (edhe "Emo" me nje emotikon rrezellues nga lumnia) ne shkrimin siper tek kendi i kultures "Shëtitje nëpër Muze" ku analizon nje kuader postmodern te Pollok:

Nuk e di si mund ta quajnë një gjë të tillë art. Nipi im 5 vjeçar do të mund të pikturonte më mirë se ky far Polloku. Madje edhe unë do të mund të prodhoja kësi lloj shkarravinash. A thua, kujt i kishte shkuar në mendje ta pagëzojë këtë përzierje ngjyrash si kryevepër. Sidoqoftë, nuk arrij t’i largojë sytë nga piktura. Nuk jam i sigurtë nëse dalloj rregull në mes të gjithë asaj rrëmuje, apo rrëmujë në mes të rregullës. Disi ma përkujton gjëndjen e tanishme në Kosovë. Ndoshta me gjithë atë rrëmujë, edhe Kosova është një kryevepër në proçes e sipër.

 

Siç thotë ajo shprehja: "Communism is the longest road to capitalism, and capitalism is the longest road to communism."

 

Lindja eshte ekuqe....prs mbasi rehatune shqipnine tesh rritet oreksi...te shohim pak se si eshte çeshtja e revolucionit neper bote..rilindje per boten....Blair i kerkoi eksperte Rames per ne Angli.Sapo u njoh me idete e Rames e turperua ,u skuq e i tha Rames ....po nuk te kuptoj pse me ke thirrur e i kerkoi eksperte.Nje seksion i pallatit te endrrave do hapet me duket ne birmingham se ne Londer ishin ca te tjere.Nejse deri sa ta beje ne funksion me tere eficencen puna do drejtohet nga Fatja ne bashkepunim me grupin e PPU ne Angli.Problem eshte pak se ata jane si kosovare...po nejse fatja ia gjen dermanin edhe asaj

Do ja lehtesoj te gjith ate mundim Heretikut per angazhimin Khajamas e Pavllovian , per te Kuptuar "Komunizmin" apo " Kapitalizmin "

Komunizmi eshte vertet term abstrakt por eshte ne themel te dy Shtyllave !

Bashkesi = Bota po ecen hap pas hapi ne te njejten teori khajamase ...Sa rron...Pra te gjith njerzit , popujt vendet jane nga nje Burime nga majmuni .Ketej rrjedhin edhe te Drejtat themelore qe nuk mund te jene te Perbashketa ne se nuk uje ne Bashkesi .Bota po Integrohet. Kjo kerkon rezimin e barierave nacionaliste( salinjte ) pra ...jo vetem !!!! por edhe ????? Pra faza ( kohe , etapa ) qe pershkruajne kete Bosht do te prekin Jete njerzore deri ne gjetjen e rruges se Plote ! Ndoshta dhe jasht ketij Planeti !

Perdorimi kapitalit = ose Kapitalizmi Kush ka idene se Komunizmi eshte shtet jo KAPITALIST eshte adoleshent ose maximalja nje Heretik qe perpiqet te kuptoje se cfare dallimi kane smiley E gjithe Puna eshte tek Drejtesia dhe Barazia e shperndarjes se Kapitaleve. Nje Linje e tille ishte Pronesia mbi pronen nga Individe .Linja tjeter pronesia mbi pronen nga shoqeria .Keto krijojne dhe Kapitalet e nevojshme per zhvillim !

Perkatesisht perfaqesohen nga Sistemet politike qe administriojne kapitalet . Dhe keto sisteme Politike pa marre parasysh KUSHTET e vecanta te cdo vendi , krijojne diare mendore Pergjithesimi e Pergjithesimesh , individe e grupime individesh ! "

"Se Usa zotrie " ose para kafeneve te PD-Hit "kujt do me i tregu per kamunizmin ti mer jahu "

Sistemi politik i dyte u tregua me efektiv .Gjithsesi po peson ndryshime rrenjesore !

Rrofte PPU  Poshte kamunizma dhe kapitalizma !

Ky dhenderrushi cfare eshte LefKOPE se e paske fshire "kapterrin " smiley

He mer i nerumi Oidriz une desha me te bo nje nder qe te nxirrja te veçante si komunisti i fundit (ose me mire i parafundit, se i fundit jam une) njesoj si mohikani i fundit, e ti me "tregove kamunizmin mer jau". Aha edhe ti qeke njesoj i panerum si te tredhurit, hunderrat, xhibolet, kaktuset dhe kaksutet qe e bojne kaken me vija si marka njohese e mallit. 

Ok  smiley Po ta lexosh me vemendje aty je protokomunist sepse jane dy elemente ku mbeshteshsi dhe teoria komuniste , Pavllove dhe Khajami .Pranej them une se sje i MIRe po nuk ta kuptoj "proin psikik" ose rrembimin smiley  Pastaj mos e permend kaken qe e lyente me vija , se po kuptoj qe duhet te kete nje Post te rendesihem tek PPuUpasi sa here e permend me shpallin ABUZUES ! Te du te miren qe ta them smiley

Shtese ..Ti asnjehere nuk e ke perdor mer Jahu ...vetem e ke huazuar ! keshtu dhe per Kapitalizmin e fundin e tij

Ti nuk ke çfar kupton sepse un nuk jam vetem komunist, jam me teper se komunist. Keshtu he per he kenaqu me "prroin psiqik", kushedi ma vone kesmet ma sheh edhe Fojer Bahun.

Po ta vesh re un nuk perdor mer jahu, qe eshte nje shkrim me theks konviktor, perdor mer jau pa "h" qe eshte puro tirons. Keshtu duke e modifiku shprehjen tende kam patente per shprehjen, pra nuk ta kam vjedh. Aq me teper qe ti megjithse ben pjese si simpatizant Tek Guri, as nuk ja ke pare ndonjehere baziretin, nuk ke treguar ul tek guri me PF-ne barcaleta me disidente mer jau.  

 

Amon Pjero, a ka munci me na e tregue se kush vje mas kapitalizzmiit, pasi ti ke lexu me shume se mu, e se shume te tjere ketu... dhe deduksioni yt eshte ku e ku me ket tonin te pervujt...????

cuditem me ty. te tjeret paguajne pare te madhe dhe majn radhen. te pakten ketej nga ne po nje here. ti e kerko jo vetem gratis NJOHJEN, por sic me duket mu, edhe me nji arroganc subtile. si nji gjo qe te tako e s'po ta japin.

................. jo mos u merzit hic alidems! mir ta boni emo!

Derisa s'ka sistem tjetër më të mirë se kapitalizmi alidemso ky padyshim që është më i miri,socializmin e provuam dhe ja pamë hajrin..Gjithmonë në ishte socializëm i vërtetë ai mjerim që shkoi..

 Me dy fjale, Kapitalizmi dhe Socializmi, do hecin te dy krah per krah, si burre e grua, duke i marre me te miren njeri-tjetrit

s'ke gjet gje. 

meqenese te dyja sistemet (kapitalizem dhe socializem) jane te mbeshtetur tek paraja, kur kjo te mungoje, une them se do kete perseri kthese tek monarkia. 

do dalin te fituar, vetem ata shtete qe sot jane monarki, pra qe sistemin e kane nderkaq ne kembe, e vetem nje maje e kalemit duhet me ndryshuar kahjen. 

tek vendet e tjera, ku do perdoret dhuna per ndryshimin konsitucional, natyrisht do kete humbje (ne kohe, e pasurim kombetar) si kurdohere.

Profil, nuk po flasim per llojet e sistemit politik, Parlamentarizem apo Monarkizem, por per llojet e rendit, formen e ter sistemit monetar, politik, pronesise, etj. 

RENDI kurdohere ka qene i mbeshtetur tek PRONA. 

kjo eshte ose shtetrore ose private. nuk ka katerqind menyra te tjera. sistemin borgjez e solli ne kete bote, INDUSTRIALIZIMI. dmth pa pasur fare prona, (toka, keshtjella, etj) mund te beheshe i pasur, bile me i pasur se ai qe zoteronte te tilla.

kur kjo menyre pasurimi te zhduket, ose te jete me e pakte se ajo klasikja qe vjen per tokes, natyrisht do te kete ndryshim dhe lindje (ose ngritje nga varri) te nje klase tjeter, te aristokracise (te zoterve te tokes, ata qe do blejne ose fitojne me shume nga kjo). borgjezia s'do ket me lek te manipuloje. ndersa toka do jape vazhdimisht.

Profili, per hir te vertetes, me duhet te te kundershtoj pakez, se vertet ter bota (proletaret me sakte) e dine se forma e prones eshte dy llojesh, shteterore dhe private, mirpo nuk eshte shum e sakte, se eshte e thene nga filozofet e shekujve te kaluar se jane tre llojet e formes se prones, shteterore, private dhe shoqerore (sociale). Keto jane te pakten tre llojet e njohura te prones. Shteterore dhe shoqerore, nuk jane njesoj. 

ke ndonje shembull me konkret ? 

prone shteterore = ?

prone shoqerore = ?

kooperativa nuk ka lidhje me pronen, por vetem me menyren e organizimit. nga vete emri do te thote menyre operimi, menyre te punuari. 

aksioneret marrin pjese ne vendim marrje.Ata kane aq vota sa numri i aksioneve.

Kush aksionere Alba, ata qe blejne aksione tek sporteli i bankes smiley ata kane te drejte vendim-marrje smiley

nese blen aksione te dergojne nje proxy ku te ftojne te votosh per ceshtje te ndryshme te kumpanise.aksioneret zgjedhin bordin e drejtoreve i cili kontrollon veprimtarine e kumpanise.sa efektive eshte kjo metode kur shumica e aksionereve i blejne aksionet me qellime spekullimi apo aksioneret e vegjel nuk kane shume peshe apo nuk ushtrojne te drejtat e tyre eshte tjeter muhabet.

E para e punes Alba, shumica e aksionerve qe blejne aksionet, nuk i blejne per qellime spekullimi (siç i blejne grosistet) por per qellime fitimi. E dyta, keta, qe perbejne dhe shumicen, nuk ua ve njeri ne pulle, se kane te gjithe nga 1-2-3 aksione (jo si grosistet qe kane mbi 100 e mbi 1000 aksione) . E treta te drejten e mbledhjes e kane dhe keta, te cilet veç mbushin sallen dhe thone dhe ndonje mendim. E katerta, ata qe vendosin, jane ata qe rrijne ne presidium/podium, perball votuesve smiley qe thua ti. 

grosiste quhen ata qe kane miliona aksione kryesisht fondet e investime,pensioneve etj.aksioneret me disa mijera aksione quhen aksionere te vegjel.Microsoft psh ka 10 miliard aksione , nje aksioner me disa mijera aksione nuk ngre ne kandar.Nuk e di se cfare quan ndryshim midis spekullimit e fitimit po aksioneret ose i blejne aksionet me shpresen se cmimi do te rritet ose i shesin short me shpresen se do perfitojne nga ulja e cmimit.

Pikerisht Alba, e m'varet nga sasia e aksioneve te hedhura ne treg. Hajde baba te tregoj arrat smiley thua ti, mu m'dolen qimet e bardha ne mjeker me kete pune, me keto studime smiley

Sistemi kapitalist po zhvillohet, sistemi komunist është akoma utopi, sistemi komunist u nis dhe u bitis, të gjitha vendet që e nisën dështuan, janë vendet më të varfra..

"Profil, nuk po flasim per llojet e sistemit politik, Parlamentarizem apo Monarkizem, por per llojet e rendit, formen e ter sistemit monetar, politik, pronesise, etj. ...."

Ja nje shembull konkret ku cdo lloj Bualli i Kuq apo Blu , pa kuptuar fare se per cfare e kini fjalen Ju n bie nje nga paragrafet qe kam une ne Librin e KUQ sikur Ju flisni per Disdenca ???? E cfare kuptim kane ??? kur ne fushen e Teorive Gjeniale si tuajen , as qe kane piken e vleres disidencat politike apo cfaredo ? Aty ndeshen Mendime qe Zbulojne te ardhmet dhe nuk ndeshen sigurimet e shteteve kush t'ja fuse njeri tjetrit . Varfanjaket gjithmone sjellin agumente varfanjakesh .Kete paragraf me disidence e kam dhe une tek ai me Kapakak te KUQ

Ymer paste NM e tij me prona , emer rruge e vepra qe shkriu jeten e pasurine duke Luftuar Fashizmin Italian nga sheshi Pigal i Parisit!

Aty ndeshen Mendime qe Zbulojne te ardhmet dhe nuk ndeshen sigurimet e shteteve kush t'ja fuse njeri tjetrit 

Fushë e njohur mirë nga komentuesi i mësipërm!

E shoh qe pergatitjet per The Intervist of Secolo jane ne zhvillime te ethshme, por kam frike se ky Mal do pjelle ndonje mi.  Ndokush harron qe ka nje dore qe investon ne ndalimin dhe ne eleminimin e ca "ideve turbulluese" (kunder sistemit dmth) qe pritet te marrin forme perfundimtare ne Interviste. A thua do jete e suksesshme kjo sfide qe Intervista po i ben censuroreve dhe atyre qe e investojne kete censure? A jane te gatshem "dora e vjeter" te pranojne ndryshime? A eshte i gatshem populli per keto inovacione?

Idete e se ardhmes vs Interesat meskine te se sotmes! Kush do  qeshe i fundit? 

p.s. Dhe si per te shtuar dozat e pasigurise, ne horizont duken ca "njolla te murrme". Kohet e fundit edhe ndonje qe ka qene pro ideve te reja dhe me mendje te hapur ndaj inovacioneve ekonomiko-politike qe do kene pasoja shume pozitive ne te gjitha nivelet sociale, tani ka filluar jo vetem te lekunden, por madje ka kaluar ne krahun me reaksionar.  

Jo, i nderuari Kavir! Ai Mal do prodhoje titane. Eshte kohe titanesh qe po prodhon titane!!!

Koha eshte e mbarsur me titane, por a do i lene keta titane te marrin fuqine, apo do i mbajne "te burgosur" sic i kane mbajtur deri me sot "Perendite e Olimpit"?

Pergjigjen e ke tek VQ-ja.... mos u lodh kot...

Ironi me idealet tona!?

 

smiley se ka keq Alidemsi joo smiley

Cfare mendje Gjeniale ne krijimin e ketij Simboli ...Ndertim dhe Pune ( buke ) .Nuk kuptohet se perse e kane Urrejtjen me Yllin i Simbol Bashkesise se Kontinenteve smiley .E gjith USA eshte e mbushur ne cdo simbol nen shoqerimin e Yjeve smiley

Duhet te jesh Vandal Mesjetar te urresh kete simbol duke patur parasysh e ne perfytyrim hordhite mesjetare nen Flamurin e Princit ose Bajraktaruceve ! 

Ylli me pese Cepa smiley simboli i Fitores se njerzimit mbi eresiren e Politikave percarese !

JKur te gjesh kohe me qe ke cfaqe pikpamje besimi se "zoti krijoi gjithshka " C'mutin deshi qe krijoi djallin ? 

Te gjitha teorite qe vijne me "qiej " kane Djall .Teorite ne Toke kane Jetese me te mire ne Toke duke i qire nenen kujt te shtyp !.Kush merret me cdo lloj psikopati qe ka ky dhe aq me teper sot ne kohe Miljrada mendimesh ne Internet qe eshte shpikja me e shkelqyer per te shfryre Tollombacet ne virtualitet se sa ti Plasje ato neper rruge !

Ja nje qe te kujton se Djalli qeka njerzor

!http://youtu.be/eh8eb_ACLl8

Shekulli , nga Beniamin Bejko 

Kooperativat, çelësi i zhdukjes së varfërisë 

-Kooperativat luajnë një rol të madh në ekonominë e sotme globale. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi më i zhvilluar në botë, janë gjithashtu edhe vendi më i kooperativizuar në botë. Katër në dhjetë shtetas janë anëtarë kooperative. Gjysma e prodhimit bujqësor vendas prodhohet nga kooperativat e fermerëve. Kooperativat luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm edhe në sektorin e shitjeve me shumicë, në sektorin e sigurimeve dhe të kredisë, në transport, në dyqanet e bukës dhe të brumrave, në sektorin e shërbimeve, etj. Shumë e ngjashme është situata edhe në Europë. Parlamenti Europian deklaron se kooperativat do të luajnë një rol vital, si aktorë të rëndësishëm ekonomiko-shoqëror në Strategjinë e Bashkimit Europian 2020. Në ekonomitë moderne gjejmë tre forma organizimi të ndërmarrjes: Private, kooperative kapitali dhe ent jofitimprurës (non profit), ose kooperativë pune. Kooperativa ka në thelbin e saj fitimin dhe ndryshon nga ndërmarrja private në aspektin e pronësisë. Ajo është plotesisht në pronësi të ortakëve të saj, të cilët kanë në dorë drejtimin dhe të drejtën e ndarjes së fitimit të krijuar. Pronarët e kooperativës janë njëkohësisht furnizues sepse i shesin kooperativës, ose klientë sepse blejnë nga kooperativa. 

Enti jofitimprurës ose kooperativat e punës, janë pronë e askujt. Ata që drejtojnë janë të emëruar dhe nuk kanë të drejtë të përvetësojnë fitimin e krijuar të ndërmarrjes. Pra mund të thuhet që ekzistojnë dy alternativa të tjera përveç ndërmarrjes private, kooperativat e kapitalit, ku ortakët kanë bashkuar diçka dhe janë pronarë të saj dhe kooperativat e punës ku anëtarët kanë bashkuar vetëm krahun e punës dhe nuk janë as pronarë as drejtues të saj. Kooperativat e kapitalit luajnë një rol shumë të rëndësishëm sidomos në bujqësi dhe sektorët e ndërvarur prej saj. Ky fenomen shpjegohet shumë thjesht me faktin që siguron prodhim të shkallës. Në bujqësinë shqiptare, pikërisht kooperativa klasike duhet promovuar ose thënë ndyshe kooperativa e fermerëve, e cila nuk është një bashkim i individëvë por bashkim, i fermave private. Secila fermë ruan pronësinë e saj, dhe secili fermer punon në tokën e tij. Nuk bëhet fjalë për bashkim të tokave, por vetëm bashkim të produktit. 

 vazhdon/vijon 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tregu, më saktë Ekonomia e Tregut të Lirë, është duke i imponuar fermerëve shiptarë bashkimin në kooperativa. Përfitimet e tjera që do të sjellë kooperimi janë: rritja e fuqisë blerëse për inputet bujqësore si farëra të sigurta, plehra kimike më cilësorë me çmime më të mira, sigurimi i teknologjisë dhe mekanikës bujqësore, ulja e kostos, sigurimi i standardeve të produkteve etj. Kooperativa do të sillte gjithashtu Integrimin Vertikal, që fillon me prodhimin e produktit bujqësor dhe vijon me magazinimin, seleksionimin, përpunimin agro-ushqimor, marketimin dhe shitjen e prodhimit të përpunuar në treg, duke përfituar kështu vlerën e  shtuar, ndërsa blerësit do të përfitonin produkte cilësore me çmime më të mira. Në sektorin e shitjeve me shumicë kooperativat mbizotërojnë tregun. Ky tip kooperative është shumë i vlefshëm edhe në sektorët e prodhimit të bukës dhe brumrave, në sektorin e auto transportit, në atë të taksive etj.

Përveç prodhimit të shkallës dhe luftës kundër monopoleve, kooperativat kryejnë edhe një funksion tjetër tejet të rëndësishëm që është punësimi dhe kohezioni social. Në grupin e vendeve në zhvillim, ku bën pjesë edhe vendi ynë, kooperativat e punës ofrojnë mundësi të mëdha punësimi. Këto kooperativa quhen ndyshe "non profit organizations". Kooperativa të tilla gjenden me shumicë në Francë, Belgjikë, Gjermani, Itali, Spanjë etj. Edhe në sektorin e shëndetësisë gjejmë kooperativat e sanitarëvë të spitaleve, kooperativa të kujdesit për të moshuarit në qendrat e kujdesit. Në këtë grupim hyjnë edhe kooperativat kulturale dhe kooperativat e garancisë që u garantojnë bankave kthimin e kredisë së marrë nga artizanët që janë anëtarë të kooperativës.

Kooperativat mund të ngrihen në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke krijuar kështu mundësinë që të interesuarit të zgjedhin sektorin më të përshtatshëm. Duke u bashkuar në kooperativa, prodhuesit e vegjël, artizanët, shitësit e ndryshëm,  krijojnë automatikisht më shumë akses në shitje apo blerje produktesh, gjetje tregjesh të reja, shfrytëzimin e shërbimeve publike, për të arritur kështu një qëllim të dyfishtë: së pari, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe, së dyti, krijimin e kushteve të vetëmjaftueshmërisë brenda komunitetit, duke mundësuar kështu zhvillimin lokal.

Sa pash fjalen koperativ e lashe. Koperativa thote. So po kolkoze si ne rusi. Ehh sbehet shqiperia me keshtu mbetjesh komuniste jooo. Nganjeher mendoj qe ter keto idet si te behet shqiperia jan kot. Vec nje ide ka vlere. Kohepritja. Koha sa te iki ky brezi i koperativave tallonave flokeve ballaboks bitellsave e ku di une cfare. Pastaj do behemi me mire. Koperativ thote. Jo po shtetezim. 

sa te iki ky brezi i koperativave tallonave flokeve ballaboks bitellsave e ku di une cfare. Pastaj do behemi me mire.

yes! smiley

edhe un kom besim absolut. sa te ikin kta te bitellsave, pastaj lum kush te rronje, ta shohe zonje.

Evolucioni ske ci bo. Pas nja 30 vjetesh do vijn e do thon eeh nuk ecet para pa ik

ky brezi justinbibersave. Do na duket dhe ne vetja skarco. Shkelqimi robit eshte si jeta futbollistit, 10 vjet e ka mundesine, aq ke kohe me i kontribu shkeqyeshem njerezimit, masnej hap krahun vje tjetri. 

po mire, deri tani s'iu kon hap krahun asnjonit, qe kemi met kshu? pershemull, ata te anita takes s'ia hapnin krahun atyne te Liljana Kondakciut dhe tani, kto te lilianes nuk ia hapin krahun ktyne te Ciljetes dhe Tunes? smiley

 

Na bone corap edhe e humba fillin. Lidhe lidhe tani, si i thoshte ai profesori biologjise ismailit te nje tregim per oren e biologjise. Btw ismaili sduhet ti hapi krahun asnjonit. 

smiley

dakord. ta lidh me konicen, qe thoshte se ne shqipni nuk ka te rinj e te vjeter, por vetem ca te lindur me para e ca me mbrapa smiley

 

Cmu desh qe e lexova kte te konices se qeka shum depresionuese. Makes sense me then te verteten. Vk tani duhet me e rikonceptu nga fillimi iden e ringritjes se shqiperise. Ik o emigrant bej nej dit pushim ik se ti je me farmak se vet farmakia 

jam tu punu, mbase boj pak pushim me vone se u tepru. sa here me shef ktu, dije qe jom ne pune smiley

klm! smiley

kooperative do te thote = bashkimi ben fuqine. ( kooperim = bashkepunim ) 

nuk do te thote kolektivizim. pra bashkim te prones private ose kthim te saj ne shteterore ose te perbashket. 

Kokolemshi smiley po mos e ngatarro more djale kooperativen me shtetezimin, se jane hane dat e hane bagdat, dy koncepte te kunderta. 

Pjer e lexova tani ate qe ke shkruar se qepar mu erren syt nga fjala koperativ. Ca gjera si ke keq. U nxitova ne gjykim. Po emrin pse ma percudnon? Nuk eshte e ndershme. 

Ee nuk prish pune, rendesi ka te te mos erret mendja smiley

smiley

tashi qe argjentina u ngrejt nga ekonomia dhe po i thot ene fmn ik .irdhu,pyta i shokun tim,po ju si ja dolet ne kte mirakell.nuk m'tha popull carderr dhe spysim per njeri.thjesht vum komet n'tok dhe kooperim se bosat iken dhe na lan gishtin ke veni.

rasti argjentines tregon, se nga sistemi ekonomik nuk varet gje e madhe, pra nuk varet jeta reale e nje populli e cila ka destinim e saj (dmth varet nga te tjera shkaqe, ndryshe besimi ne zot nuk do ishte sot akoma aktual).

pra dhe qe pyetja qe shtrohet ketu, eshte tejet naive. 

Kooperativat, jane te njohura ne shum vende te botes. Por jo kooperativa si ne kohen e socializmit, qe vetem emrin kishin te tille, se ishin thjeshte ferma shteterore. 

komunistat i majshin si shum lart fermat, Pjer. Dmth kooperativat duhet te zhvilloheshin shuuume, edhe jalla i kapshin dot fermat a jo. psh sukthi ka qen ferm. po ashtu dhe kamza, qe shpjegon edhe zhvillimin e saj te vrrullshem sot, plot lulishte e bulevarde. gjerbesi dhe potomi kan qen kooperativa. po edhe kooperativat nuk ishin njesoj. e keqja s'ka fun, Pjer. Kishte te tipit te larte dhe te tipit te ulet... pooor edhe te bashkuara. kur ndodhte qe bashkoheshin, kishte feste. kendohej kenga "Laci, Bruci dhe Uraka, sot na jane bashkue". Per me shume, te flet idrisi. Ose meqe eshte ketu rrotull, edhe xhaelga. smiley

 

E ka thon Marksi me kohe i dashur, kur shtetezon mjetet e prodhimit, puna, ekonomia hecen vrullshem ne fillim, por kjo nuk shkon gjate, thot ai, dhe pas ca dekadash eshte e destinuar te falimentoje. 

Ndonje reference i nderuar Pjer ..ose te pakten nga e ke nxjerre kete perfundim , pervec kooperativave e sovkozeve Politike .Fundja dhe me "se Usa zotrie " sepse njerzit nuk dine te vleresojne theniet tuaja qe permbajne vleresimin "Toka si kategori ekonomike" dhe  jo Politike " ma ka lane baba mue " ....pa thene qe mos i lesho ne mjedise qe nuk kane lexuar asnjehere probleme qe i sherbejne Partise sone te Diaspores Per kete referoju nderhyrjeve te Kryetarit tone te Partise pavaresisht me cfare flamuri Perfaqesohet ne PPU !

Desha te shtoj qe edhe eksperienca e shokeve me ILB mund te vleje smiley

Lexo leterkembimin e Marksit me Engelsin dhe disa filozofe te tjere, Idriso, tek keto Letrat e tij gjinden filozofia e tij per llojet e socializmave dhe kapitalizmave. Lexo dhe Ideollogjia Gjermane . 

Lexo dhe Ideollogjia Gjermane . 

Respekte! Respekte!!!

Ku e ke ose Familja e shenjte...Kollaj te thuash respekte ! Por a i ha z.Pjer keto smiley

"Çdo deklaratë apo komunikim me mediat, para publikimit do të kalojë më parë nga Drejtoria e Komunikimit që do të ndodhet pranë Kryeministrit Rama. Bazuar dhe në përvojat më të mira botërore" .....Çensurë komuniste në shqipërinë kapitaliste mbase ka të drejtë .....alidemsi...

Me ngjan si orwell

 

Duhet thene se shoqeria njerezore nisi me " Komunen Primitive".Se dyti duhet te pertypim mire cdo te quajme Sistem Ekonomiko Shoqeror.Lexoj, qe shume nga opinionistet, qe ..."i bien ne qafe " temes, nga qe pikerisht nuk kane .."Arsimin perkates" E nuk eshte turp te mos dishe, por te beshe te diturin, ... kur nuk ja ke radhen.
Lidhur me pytjen i lejoj vehtes te them; se ne gjithesi veprojne " Ligje Universale", te cilat duhen mbajtur parasysh kur flasim ne tema si kjo.Vete planeti yne, yjet, kostelacionet e gjithcka : lindin, rriten, zhvillohen( ato me cikel biologjik ) japin pasardhes....dhe mandej ...nje dite....Thuaje more Pjer !

Kapitalizmi deri tani ka manaxhuar krizat  por nuk ka zgjidh shkakun e krizave, thjesht ka shtyre krizat, kjo tregon se edhe kapitalizmi do te kete nje fund!  

Ilir-jani, pytja eshte : " A do vdesi" Pa diskutim qe PO! E vene ne diskutim vetem ata qe nuk kane te qarte ligjin;se nuk mundet te kete intervale te gjata, ne nje realitet qe ne teresine e vet ....mbetet i shkurter.

Mos vallle ketu eshte fundi i zhvillimit ekonomiko-shoqeror i shoqerise njerezore?

Deri me sot, ky sistem politik, shoqeror, ekonomik  ku jemi sot eshte kulmi i qyteterimit. Ndonje alternative tjeter nuk shihet.

hunter, a don ta dishe shkakun e dukurise tende? Se e gjithe koha qe ka kaluar ka mbetur ne te njejtin vend.Ju e rrokni me nje shikim te vetem.Dhe jo vetem Ju.Pa e marre vesh se gjithcka, ...po perfundon ..ne te njejten humnere...

Jo nuk dua ta di. Flm. Mund ta kurseni kusurin. No interes. smiley Kur te kem nevoje, do te çoj haber. smiley

Kapitalizmi ne "Dead End"

Kapitalizmi nuk mund te zhvillohet me me rritmin m te cilin eshte zhvilluar keto 70 vitet e fundit, tashme eshte ne fazen e rritjes se ngadalte,stanjacjonit dhe krizave afatgjata

Tjeter arsye eshte se kapitalizmi per dekada me radhe ka perhapur teknologji te cilat kane qene te prirura per shkaterrimin e vendeve te punes. Keto teknologji kane zevendesuar krahun e punes ne nivele rekord duke reduktuar ne menyre drastike aftesite dhe rrogat. E ka cuar sistemin ne nje krize permanente te mbiprodhimit dhe te papunesise se larte, nje drejtim prej nga i cili nuk po del dot. 

me mire mos lexojme me parashikime , se kemi dhe femije   smiley

kush ja ka vjedh biçikleten nipit tim,i ardht majasilla ju thyft shala ene i hyft hekri mu n'sum.

smiley 

po tek nipi jot e gjeten ? 

eeee m'mori vet n'telefon tu qajt.o daj m'vodhen bicikleten.se çer jon ca halldupa mo t'mdhej aty ku lun qe perzihen me kalamojt e vegjel.gjynof se ska me shku mo me lujt ke ajo çik fush qe kan aty para pallatitsmiley

se per biçiklet neser e ka t're.

mos ja blej pa i fut i dru atyne halldupave .

per at'pun ka baben e vet ai qe ka me e gjet at dreq biciklete po ska me e dash mo,po m'vje gjynof per cunin se ska me e lon mo e joma me lujt aty po sqe nanjoni qe e shef.smiley

po  pune kalamojsh osht mor burre skeni pse merziteni , inot te vjen por ca me i bo.

jo mer brad s'merzitem,kalamojt ashtu e kan po se si t'vje per momentin.

Deri me sot, ky sistem politik, shoqeror, ekonomik  ku jemi sot eshte kulmi i qyteterimit. Ndonje alternative tjeter nuk shihet.

çfare quan ti civilizim ?  

Cvilizim ne kuptimin perendimor te fjales, sepse jemi dakort qe ka shoqeri, popuj ku shkalla e vlerave eshte tjeter.

dmth qe gota qe pi uje ti sot, eshte me e shtrenjte dhe  e bukur sesa ajo qe pinte une iliri ose greku i vjeter ? (sot i ke neper muze, shko hidhi nje sy po nuk e ke hiç idene)

apo kostumi qe vesh ti sot eshte me i bukur (me i shtrenjte gjithashtu) sesa ai qe vishnin shqiptaret mot ?

civilizimi shifet tek RRENOJAT, kaq gje e kishte kuptu dhe Hitleri qe nuk ishte gje filozof. keto te sotmet, qe vjetrohen dhe shemtohen akoma pa u shemb, nuk do i vizitoje njeri, siç vizitojme ne sot ato te moçmet.

shkurt, ky civilizimi i sotshem, pra ajo çfare kuptojme ne nga fjala qe bile e kemi te huazuar se nuk e shpiken gje keta perendimoret, qe ishin derra pylli, njerez te egjer (me te varfer e te pa zhvilluar se indianet e amerikes) kur greket (ne ballkan) luanin teater. 

perendimi ben demagogji, prapagande (si Enveri, por më me stil, më me marifet), ti mbushi mendjen vetes dhe popullit te tij, qe jane te civilizuar, bile kane civilizim te evoluar, pra te nje shkalle me te larte sesa ate qe njohim deri sot. kur nuk eshte e vertete. njerzit e zgjuar, Niçja e kompani e kane kuptuar kete gje ka kohe.

bile Rilindja Italiane nuk ishte veçse kthim mbrapa tek greket e vjeter. jo perparim, ecje perpara, si ky qe na duket se po bejme sot.

Arti i dikurshem ka qene perdorim i ngushte i nje perqindje te vogel njerezish, aristokratet. Gota te vjetra kam pare, biles ne audioguide tregonte qe mqs ishin te çmuara e njejta gote perdorej gjate darkes nga disa anetare te familjes, sepse kushtonte.
E di pse ka mbetur shprehja, po theve pasqyren ke 7 vite fatkeqesi? Sepse pasqyrat kushtonin jashtzakonisht dhe nje njeriu te thjeshte i duheshin vite pune per ta blere.

jojo dhe per shum kohe ne kapitalizem jemi!

mmmmm sa i keq kapitalizmi,te gjithe e shajne,te gjithe e duan madje edhe socialistat smiley

per belulin: te erdh fundi, Gjon Fusha! smiley

 

Jo!   ju duhet  te me gjykoni, e kupton apo jo?  du-het te-me gjy-ko-ni,    tha Gjon Termoçiftja..smiley
 

kur ne pistat e trunit bente ski mikrobi i budallallikut, shkaku dhe pasoja u zune per shkak te pikpytjes. pasoja ishte hovarda e madhe me keto shenjat e pikesimit, e dua tha, ngaqe shiteshin ne forme bastunash si lollipop. dentisti te porositi te rrish larg cdo shqeri te karamelizuar per ca kohe, i tha shkaku. ohuuu, ia ktheu pasoja, sa i merzitshem qe behesh ndonjehere, me fal qe po ta them. sikur ke le ne oborr te dentistit. Po s'ka arsye per pyetje, kembenguli me deshperim shkaku, kur nuk ka pyetje, s'ke c'e do pikepyetjen... Si te ta shpjegoj, kur thua une shkoj ne shkolle, nuk ve pikepyetje. Se nuk shkon. Domth ti shkon, por gjeja nuk shkon... u ngaterrua pak shkaku. por pasoja nuk e kish degjuar pasi po lozte me nje flluke sapuni qe ne ate cast plasi. Aq sa te shkoje, tha, dhe u drejtua shend e vere per nga nji cikrrimtar ambulant qe shiste produkte sheqeri atypari...

 Teoria Maltusiane e ekonimise thoshte se luftrat dhe semundjet i bejne mire shoqerise sepse marrin jete njerezish, keshtu qe burimet ekonomike do te mjaftojne per ata qe mbeten. Plus gjithcka qe shkaterrohet, duhet te rindertohet dhe keshtu hapen fronte te reja pune dhe si rrjedhim ekonomia lulezon dhe mireqenia mbizoteron. smiley

Arti me lart has a point.

Automatizimi duket problematik...

Grafiku 1

Grafiku 2

Vihet re se punetoret, nderkohe qe zevendesohen nga automatizimi i punes, nuk shohin ndonje fitim nga kjo rritje prodhimi. Fitimet nderkohe perqendrohen gjithnje e me shume ne doren e pak e me pak kapitalisteve.

Llogjika le te kuptohet qe zhvillimi i ardhshem teknologjik do thelloje akoma me shume kete hendek duke krijuar nje problem stabiliteti social dhe nje klase te paqendrueshme.

(burimi i grafikut 1)

(burimi i grafikut 2)

 

Kapitalizmi ka vdekur me kohe, ata qe e varrosen ate jane rentieret.

Pra thene thjeshte, zhviillimi teknologjik, po ashtu dhe globalizmi, nuk sjellin ndonje perfitim me te madh  ne zhvillimin ekonomiko-shoqeror te shoqerise, pasi perpos disa arritjeve pozitive, si uljen e çmimeve dhe rritjen e prodhimit, sjellin nje te keqe me te madhe, humbjen e vendeve te punes, dhe krijimin e nje lloji te ri ekonomie, apo te nje klase te re, siç eshte ajo financiare, e cila sapo solli ne jete nje krize, e cila edhe pse kane kaluar rrreth 5 vjet, ende jane shume te vagullta permiresimet... Atehere lind pyetja.... nga do te shkoje kahu i zhvillimit te ekonomise boterore...??? Nga kapitalizmi shteteror si i Kines, apo nga kapitalizmi demokratik siç e ka pjesa tjeter e botes...???? Nga lenia ne doren e tregut te zhvillimit, si bota mbare, apo nga nje planifikim i prodhimit dhe i zhvillimit, siç po ben Kina..???

Ai bai komisai,

nia nia, kompania,

aj, baj, buf.

ka harru nji varg. "ate me kryesorin".

ec e besoi per gjona me te rendsishme masanej...

Eh o i nerumi Emo ç'te besh, ç'pret nga nje plak ishballaboks qe nuk mban mend as tekstin e plote te vjershave te femijerise se vet, keshtu eshte kur plakesh pa bere qef si puna Stonsave ma ke getnoj sodisfekshen, e gjithe jeten llapa jasht per te josh njomzaket. Eliksiri i dashnise eshte sekreti i pare i jetegjatesise se kujteses. Sekreti i dyte eshte mos harro kure te kontradiktohesh me veten, rinovim i vazhdueshem çdo pranvere lule te reja dhe pozita te reja vjersherore dhe politike. Ne kete menyre je i besueshem per te gjithe, e te gjithe te kane xhan se: Esht i modh mer jau! 

Sistemi kapitalist ka ekzistuar vetem neper veprat e dulles dhe langove te tij bolsheviki sllaviki ne realitet nuk ka patur asnjehere sistem kapitalist por vetem nje sistem te tregut te lire  sa per pyetjen qe shtrohet ne fillim ....

Ditet e fundit te kapitalizmit... krize kudo... vuajtje e varferi... any time now... kthejni parat ne flori e mbajni poshte jastukut.

Si u la, çfare thuhet per ngushellim? Meqe ky i shkreti vate.

Po mire, komunizmi vdiq, kapitalizmi po vdes, cfare ka mbetur atehere?

Ka sistem tjeter alternativ; midis kapitalizmit e socializmit, por qe eshte me efikas dhe padyshim i drejte ne lidhje me njeriun smiley ...per me shume pyet Ronin smiley

Do jete ndonje hibrid, ose si ato kafshet monstra me dy koka a shtate kembe qe lindin ne Elbasan 

po Çina mor burr Çina... dhe çinez't smiley

Mire qe e paske thithur edhe ti se nga priret e ardhmja.

Nononnono, its called islamic economics smiley smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).