Tani po e marr vesh!  

Specialistët japin alarmin: Gjuha shqipe, provim i detyruar në Maturën Shtetërore, ndryshe degradimi i saj është i pashmangshëm!

Sipas këtyre ekspertëve, marrja e njohurive të duhura që në bankat e shkollës së mesme shihet si mundësia më e mirë për të shmangur problematikën e rënduar që shfaqet në drejtshkrimin e gjuhës shqipe nga të rinjtë, por edhe në radhët e punonjësve të administratës, ku në shumë prej shkresave të bëra prej tyre janë konstatuar gabime.

Universiteti i Tiranës ishte i pari institucion i arsimit të lartë që përfshiu në kurrikulat mësimore (ndonëse si fakultative ) edhe lëndën e gjuhës. Por interesi qe i pakët, gjë që u reflektua në faktin se në 8 fakultetet e UT-së, ishte vetëm një numër i vogël studentësh që u regjistrua në ndjekjen e kësaj lënde. Madje ka pasur fakultete ku nuk është krijuar dot as edhe një grup mësimor. Meqense se kjo rrugë nuk rezultoi efikase, duhet patjetër që gjuha të futet në shkollën e mesme si lëndë e veçantë, madje edhe prioritare, siç është në shumë vende të botës, thonë specialistët. Një ndër ta, dekani i Gjuhë-letërsisë, Shezai Rrokaj thekson se ndërhyrja duhet realizuar sa më shpejt për të mos lejuar më tej denigrimin e gjuhës shqipe.

20 Komente

Pse kisha pershtypjen qe ka qene nje nga provimet e detyruara per te mbaruar maturen.

gjysma e administrates se ardhshme* e ka kaluar provimin e gjuhes shqipe duke shkrujt ke Peshku. smiley

*per te shkuaren nuk di te them.

ne te shkuaren astetik administraten e drejtonte nje grup elitar me emrin " Mëma e shqipes"...pare ne kete kendveshtrim, ka qene e panevojshme te praktikonin doren tek peshku

zevendesoj me "asketik"...me fal, gabim shpejtesie smiley

Cfare ekzagjerimi...

Ne France, edhe pse ka rreth 1 miljon e 746 dege te shkolles se mesme (dmth profile te ndryshme ne mature), tek te gjitha profilet, pa qofte dhe NJE PERJASHTIM TE VETEM, frengjishtja* eshte provim mature !

 

* me frengjishte, nuk duhet kuptuar 'diktim i gjuhes frenge', por disertacion ose koment teksti. Ose fundja nje forme e asaj qe quhet ne shqip 'hartim'.

Ne fakt nuk e kam kuptuar asnjeher se perse letersia vazhdohej ne gjimnaz te studiohej dhe gjuha shqipe jo ?????

Gabim fatal. Te shikosh shumicen e njerezve si e shkruajne gjuhen shqipe eshte per turp,pa pretenduar te "luajne" me zgjuarsi me te......shume dobet .

Gjuha shqipe duhet te jete provim po se po, por edhe po nuk e kalove me 90% provimin, dmth shqip po nuk more 9 ose 10 ,  te mos pranohesh ne Universitet.

Perndryshe keq jane punet .

Aman o njeri smiley

te jete o te jete

problemi eshte se kta calojne ke gjuha e 8vjecares smiley

mund ta mbulote fare mire, letersia e thjeshtezuar ose e pasuruar disi, nuk eshte handikapi qe sbejne gjuhe ne gjimnaz. As ne skemi bere gjuhe ne gjimnaz. Te behet tamam gjuha e 8vjecares, sngelet shume pune ne shkolle te mesme.

po te shofin i here librin e abetares kta, qe ne nej faqe e thote : sopata dhe tek nje faqe tjeter e e thote : sëpata

po te shofin i here librin e abetares kta, qe ne nej faqe e thote : sopata dhe tek nje faqe tjeter e e thote : sëpata

për një s-ë që ti s'e vë fjalë sopata bëhet lopata smiley

faktikisht, per shqipen (qe duam s'duam ne, eshte gjuhe realisht e veshtire ne mos shume shume e veshtire) ka pune per ne 8 vjecare dhe ne te mesme!

pyetje: po letersia, eshte provim mature ??
 

po letersia eshte, dhe libri i letersise ka pjese te vecanta ku trajtohen perciptas edhe probleme te gjuhes.

oh ok! do ishte mire te ishte gjysem letersi e gjysem gjuhe (derisa ta vene ne shina kete te dyten)

gjuha patjeter te behet ne gjimnaz. te mesojn pordhat shqiptare si shkruhet nji dokument

Duhet ta kene heq nga provimi i matures dicka aty, para gjysmes se viteve '80, gjuha. Letersia ka pas qene gjithmone. Por sh. dakord:

Te behet tamam gjuha e 8vjecares, sngelet shume pune ne shkolle te mesme.

eshte gjuha shqipe dhe letersia provim i detyruar ne maturen shteterore

per me tej shih: http://akp.gov.al/index.php?option=com_c... p.sh. rezultatet e testit te gjuhes dhe letersise

 

problemi eshte se a jane te pergatitur nxenesit? po c'te jene, nese vete mesuesit dhe pedagoget vete nuk dine te shkruajne gjuhen shqipe.. po nga c'banka dalin gjithe ato gazetare qe shkruajen rrokopuje neper gazeta?

Shezai Rrokaj keputi nje pordhe para nje viti, por shume e degjuan e pak e realizuan mesimin e gjuhes shqipe ne fakultet.. edhe pse qe tani kurrikula e studenteve ne vitet e para eshte me teper se c'duhet e ngarkuar..

problemi i vetem eshte se nxenesit e studentet nuk shkruajne, as nuk nxiten te shkruajne, e nese shkruajne nuk ja u kontrollon kush, e ata qe i kontrollojne nuk ja kane haberin

eshte reference e vjeter (2010), por thote se egziston ne kurrikulen e gjimnazit "Gjuha shqipe dhe Letersia" si nje lende e vetme. Prej nga edhe provim mature. Me nje kerkim te vogel, gjen shembuj pyetjesh plot; vete nuk kisha kohe te qendroja. @ bulkthi: flm per 'update'.

nuk  eshte thjesht lenie pas dore e shqipes kjo.  duke qene se gjuha eshte bartesi kryesor i identitetit kombetar,te gjithe ata qe fshihen pas globalo-integrimit,mendojne se keshtu godasin nacionalizmin.  nderkohe qe cirren ore e minut per anglishten gjuhe zyrtare bile behen pike e vrer kur ndonjeri nuk e flet anglishten si gjuhen e nenes,nuk kane as me te voglin interes per shqipen kombetare. nuk ka se si te kene interes per shqipen ata qe duan ta copetojne ne 20 dialekte.

ata qe e flasin shqipen me keq se dulja

Perfytyroni emocionin tim kur nje deputete e nderuar e parlamentit italian me drejtohet ne gjuhen arbereshe qe e ka mesuar duke shkuar qe femije tek nona... flitet per mbesen e Zef Skiroit. Turqia na dha nje dinasti kryeministrash ama nuk u lejohej as atyre te flisnin shqip. Ne Itali qe prej qindra vjetesh qeverite italiane te kohes dhe miqte i shtynin, edhe duke u dhene mjete, arbereshet te kultivonin shqipen si nje pasuri edhe per Italine. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).