Asnjehere s'me ka pelqyer forma me e perhapur ne Shqiperi e ngushellimeve "Te rroni vete". Me eshte dukur nje menyre e cuditshme dhe e parehatshme per te ngushelluar, a thua se shqetesimi i familjareve eshte se mos ikin dhe ata tani. Me ka tingelluar si nje menyre cinike ngushellimi, gati sikur thuhet "te rroni vete tani, se ai e pati".

A e keni pasur dhe ju kete problem? A perdorni menyra me "te hajrit" per te ngushelluar?

Flm

82 Komente

Po kam pasur. Dhe nuk kam ditur si te shprehem. Kam pyetur rreth e rrotull se c'te them ne keshu rastesh.

Ngushellimet e mia ......te rroni e t'a kujtoni .......kaq kam thene sic me kane mesuar por kjo e dyta m'u ka duk pak e cuditshme perhere.

Bile me ka ber vaki njeher , nje shoqes time ketu i vdiq i jati , dhe kur e pashe ate dite ne rruge me hypi nje e qare dhe spo dija ca t'i thoja, vetem e perqafova.

Ajo ishte me te jemen, (shyqyr qe kishte mamane e saj ne krah) , dhe keto te dyja e pane si u bera une filluan te me ngushellonin mua -Mos u merzit i ka jeta keto smiley....sepse u erdhi keq per mu smiley

s'u mor vesh gje , vecse e kuptova qe bera gabim qe e leshova veten dhe ato qe kishin hall po me ngushellonin mua qe s'kisha hall.

Ja qe me ka ndodh dhe mua ky budallallik se s'dija si te sillesha

Mua nuk me duket ndonje gje cinike thjesht ne nje fare menyre u kujton njerezve te familjes qe mund te jene te tronditur se jeta e tyre vazhdonn nuk iken bashke me te ndjerin. 

NUk e di, ma meer mendja se ne te gjithe gjuhet e botes, keto fjalet e ngushellimit *(edhe te urimit madje) kane nje fare mungese natyraliteti 

Ngushellime, te rroni vete, - me duket shume ne rregull. 

S'eshte ne rregull kur ndodh nje vdekje qe s'duhej te ndodhte , larg tek nje i ri apo e re , dhe t'i thuash prinderve te tyre te rroni vete, atyre duhet t'u duket ajo shprehje idiote , pavarsisht qellimit te mire te ngushelluesit.........

e kane mire te huaj, me vjen keq per humbjen tuaj, i shkofte shpirti ne paqe....kaq

Pushofte ne paqe e kemi edhe ne, por eshte fjale e pergjithshme, qe thohet drejtuar te ndjerit. Per familjaret "ngushellime, qofshi vete" transmeton fjale ngushellimi dhe mbeshtetje, guximi.

+1. Ke pyt edhe per mu. 

ngushellime familjes, I qofte dheu i lehte etj..

ndersa kjo qe thua ti "te rroni vete", nuk eshte dhe aq e cuditshme.. sepse permban me shume gjera brenda.. kryesisht mbeshtetje psikologjike.. si p.sh, behu i forte, mos u deshpero, mos e lesho veten etj.. prandaj dhe i pikelluarismiley pergjigjet: miqte shendoshe! si tip falenderimi kjo. per mbeshtetjen e tyre..

whats wrong me 'te rroni vete' i here

Po sjane tgjith berbera mi Ruzhdo.

...po duket cik sikur i thua : shyqyr qe vdiq ai e jo ti....ose tani qe iku ai ishalla ju shtohet jeta ju... smiley 

mu m duket sikur ka i gjo qe nuk shko ke kjo fjali smiley
 

po jo re se nuk e ka idene

ideja eshte qe ai qe iku , iku, nuk kthehet me.

Ishalla ato qe ka lene prapa jetojne me shendet e me te mira, e te jene larg fatkeqsive

Myslymoni per kryshnoshe thote "qofte i xhenetit".

Mendimi i pare duhet te jete per robin qi ka hik.

Gjthashtu krijon dhe 1 urelidhje me te pertejshmen, sidomos e rendsishme ne vdekje edhe per robt e tjere.

Vdekja osht vetem nji porte, etj

Masanej per 1 bote post-relixhose, t'rroni vete, tju rroje fmija etj m' duken ne regull.

Furthermore women in a funeral is a definite no no

 

 

e mo bash. ''te rroni vet '','' t'ju rroj femija ''pa dert i madh per ate qe iku atje, pertej jetes .

U beme Ne te gjallet e mjere  nje moment  te vetem  nje jete te ndihemi superiore nga fuqia  e vdekjes , ( pa e ditur qe  mund te ndodh ende  pa e mbaruar fjalen ngushellyese  ajo e mistershmja, vdekje te na ''gjynjezoje '') hajde mendje shkreta , hajde 

shume egoizem , shume cinizem , shume naivitet.( pa dhe Une kujt i them, se  !)

pse , a nuk po bente pa e ngushllu hiq ! .. thuaje thjeshte me natyralitet ( nese e ndjene ) eshte dhembje mungesa e tij  apo e saj, dhe paq i ke punet me te ngushellyerit .nese jo , shko bene llafe se jo kot thene , ra kjo vdekje e u pame , por te pakten mos e bastardho e neperkemb  respektin e tjetrit qe ke njohur neper transformimin qe kalon .

 

 

Nuk e di, po sikur "ben me shume sens" : U bashkofshi sa me shpejt!

Yalla Fiqo asaj rruge jemi te gjithe po ti dashke me na cu ene mo shpejt!

Ça tthem un i vorfni Bej, snok hiç nga kto gjona. Imagjino, deri para pak kohesh vritsha mendjen, ça ka dash me thene me " ju past lene dhuraten" smiley

ju past lene uraten e di une smiley

smiley jo po ju past len 1M€ 

po ca dhurate ca dhurate ore smiley ...e shumta qe te lejne o fatura funebre smiley ...

smileyju past lon 1M

very apt

o bej, sqaro pak, ca dmth kjo, ju past lon 1M?
a) 1 milionshin
b) 1 m** te modh?

Ku t'sho menja ne ty?

1 milionshin pra mo se ate tjetrin te modhin e kemi po aty

Priit se kjo me urate eshte me spec,u thenkesh vetem per pleqte.une njehere demek po beja qoken me telefon I thashe nje burri ne moshe te fisit per vellane e vogel( faji I mamit qe sa e marr thote 'jam te filani ja foli vete). Ai s'e mbajti dot te qeshurin,faleminderit te keqen xhaxhi,tha, po nuk thuhet ashtusmiley te pakten vlejti pak gafa ime.

Po pra, se urata ne kete rast eshte si me te dhene bekimin. Dhe bekimin, teorikisht, vetem nje plak mund ta jape. Me kujtohet kur isha e vogel, me thosh gjyshi, sa here i coja ndonje gote me uje. "Me pac uraten", une s'e marrja vesh dhe kujtoja se me qortonte. Edhe njehere i them sime meje, "nuk i coj me uje Babujes, se ai me shan". Sa e mora vesh une, kishte mbaruar filmi. Lol

 

Ndonje urate e paske marre neper tesmiley

Nuk ankohem, nga te dy gjysherit i kam pas me shumice. Po sikur te na kishin lene ndonje 1Me, sic thote EH-ja me lart, nuk do me kishte ardhur keq. smiley

Ashtu jo xhanem po nje cope toke ne Vlore posmiley

E urrej vdekjen.

Vdekja mbyll deren.

Sa mire mos kishte vdekje

po pra

masanej do thoje 

e urrej jeten

vdekja thote proverbi shqiptar, kapak florini

 

that's it . no comment

Kjo ka kuptim keshtu qe ky person ka pasur kaq probleme e eksperienca te papelqyera sa vdekja do ish nje gje si kapak floriri ,kaq e çmuar e njekohesisht qe mbyll problemet...

Mire eshte te shkosh ne ngushellim, njehere , se me c'kane ardhur kohet, po pertojne robt te shkojne edhe te ngushellojne, a thua se do vdesi prape robi..

Shkurt ,sakte "Ngushellime! " 

 Pastaj, varet dhe nga afrimiteti, si ta ndjesh...

e gjej mw shume vend ,Zoti ju çofte force...merr ne konsiderate dhimbjen e madhe per humbjen e te afermit,apo u prehte ne paqe ,apo qofte i xhenetit...

Ca muhabeti paskeni zene per dite te hene!

me fal per shprehjen, por edhe per te merkure psh, muhabet b***e do ishte smiley

smiley

e ka shtu cik si shum peshku ket klase muabeti.

Po thashe ta kishin lene andej nga barku i javes, te pakten, se kshu duket sikur po na ndjellin naj gje...

Larg qofte te na i ndodhe gje peshkut, se do na ngelen pa pune cunat e dosjeve. smiley

ahahaha  ... smiley

X-file guys. te gjithe si agjent Mulderi i perfytyroj ne fakt smiley

dhe s'di pse, por duke bere sacme... smiley

 

Armiri e filloi me : Jam islamik.....e vazhdoi me : Si është më mirë të ngushëllohet në raste vdekjeje?

ketu ka dicka smiley keto jane shenja smiley 

smiley

Duhet lajmëruar NY police të ruaj metrot smiley

flas nga pozicioni i personit qe ka pas tragjedi ende te pashlyera ne jeten e vet...deri diku te bejne te gjendesh mire ngushellimet.eshte nje pike qe nuk i duron dot...keto adete absurde ,keto vajtje ardhje te pambarimta,keto skena e theatro pritjesh ngushellimi.Dhimbja, per tu elaboruar ka nevoje per vetmi,ndryshe e mban ne kurriz per shume e shume kohe....
 

gjithe keto adetet   dhe nderimet mortore dhe pasmortore,  jane krijese e  fese... te shtatat, te dyzetat,  6 muaj etj..   si  duket   idea prapa eshte  qe pikerisht,  te pikelluarit te mos i lene vetem..   njelloj  mbeshtetje dhe te gjendesh tjetrit  ne momente te veshtira.. 

ne fakt   eshte relative, sepse sic thua ti, ka njerez qe  per te kaluar dhimbjen duan qetesi dhe vetmi..   por ka te tjere qe nuk e perballojne dot   vdekjen e njeriut te dashur  dhe mund te bien ne depresjon, apo   pasoja psiqike  qe i con deri ne   vetvrasje...

nje tjeter : i paste fale zoti parrizin...

"qofte i xhenetit" ne versionin tone smiley

e di si duhet thene?

Ja kshu;

'selamu alejkum ose pershendetje - kjo simbas perkatesise fetare apo edhe perkatesise ateiste / agnostike; "Mos u merzisni se [emri i personit ktu] eshte rob i Zotit dhe ne jemi krijesa te Tij* e te Ai do kthehemi ! Beni durim te gjithe ju se vdekja eshte dicka e caktuar qe askush nuk mund ti shpetoje !

..e me kaq mbaroi muhabeti, pi kafen e mundohu te mos flasesh shume 

mire'mbetshi' smiley

 

* - nqs ateistet nuk bien dakort qe ka Zot - atehere le te kujtojne vdekjen - ne fakt nuk kane nga t'ia mbajne ne kto raste !

 

there are no atheists in trenches- thote anglezi i luftes se pare botnore

Unë do të thoja. If you are inside a trenche, for sure there is no fucking god.

armir, pse kaq naiv more djal me keto pyetje ?!!!  Ngushello si te ta ndjej zemra, ne se nuk ta ndjen mos fol fare! Nglushellimi nuk matet, kur te rritesh do ta mesosh se je akoma aguridh me duket!  

kam degjuar nje shprehje "ju kemi lene allahun",e kam vrare mendjen po prape nuk e kuptoj,ka ndonje peshk ketu qe e di ???

po ti pse i shkeput fjalet nga fjalite e plota?

lol

jo o cne smiley,keshtu e kam degjuar

Ne Kosove thone 'Zoti ju lashte sh'nosh' - keshtu thone edhe myslimanet edhe te krishteret. Kur permendet i vdekuri, te krishteret thone 'drite i paste shpirti' kurse myslimanet 'rahmet i paste shpirti'...

Ne Prishtine, ku njerezit mendojne se jane me 'moderne', zakonisht thuhet 'ngushellime' (qe mua me duket disi shume e shkurte)

Anyway, shume teme e 'gezuar' kjo smiley

 

Nejse, ka raste kur edhe mund tja hedhësh me i tshkelme syni.

 

"Të rrosh vetë O Armir se mendja të paska lënë",  thuhet në rastin tënd

smiley..komenti me i gjetur hahahahahme lot

smiley

hajtmo, sa per ta bere terkuze... urrej urimin ne rast lindjesh: u rritsh me nene e me babe!

ku u shkon mendja ne ato momente. smiley

Armir o Myslim djali...Ka ditë që po i fyen gjithë inteligjencien blogut modest me emrin mustaku pa uje..Ju si musliman s'keni përse na kërkoni sqarime kur adeti juaj, feja juaj e thotë qartazi se si ngushëllohet duke filluar që nga porta e shtëpisë të s'ndjerit/ës me ato adoloshenta me dorën e ngritur ushtarakisht si marins amerikan kundër s'cilës feja juaj lufton deri në amshim, shëndosh vetë e të dhashtë Zoti kivet o djalë, uroj mos të shihemi më për ''keq'' !

I shokun tim qe i pat vdek gjyshja e pata ngushllu keshtu; - te vdic gjyshja? hajt mos e rruj! smiley

Si te te doje qejfi,vetem jo ti thuash "edhe ne koken tende" smiley

Neqoftese pyetja tjeter do jete mbi kenaqesite dhe hallet e seksit me virgjershat, une them se duhen lajmeruar organet perkatese ta majne nje sy hap. smiley

T'paste lone leke.
 

Hoxh efeni Nastradini ne theniet e tij te paren ka 

Lajeni ! Hiqini eren e atij qe e ka kullote ne shtepi se qelb varrezat ..

Te dyten thote

Nderimi i te vdekmit ...Ku a ma mire hoxh Efendi ? Ku e respekton  te vdekmin para tabutit apo mbrapa tij kur e percjell ne varreza !

Njisoj , ka pa thane Efendija , si para si mrapa ..Boll te mos jesh mrena !

Ka ca qe e thone shkurt "të rroç vet".

Cer muhabeti pa lidhje dhe makaber. Ja ngushellime, te rrosh vete o armir se trute te paskan lene

"e paste Krishti n'parriz" dhe " ju past lan nafaken" kshu me duket se kan pas than anej ka ana ime, tashi i thone "ju dhasht Zoti kivet" .

Kaq e rendesishme eshte si te ngushellosh? E rendesishme eshte vdekja, dhimbja dhe jo fjalet.. per vete e kam shume siklet kur shkoj per raste te tilla, mundohem te mos flas fare..

shyqyr qe shpetoismiley

flm per pergjigjet cuna dhe goca. po shoh qe dhe disa nga ju, si une, kane ndjere se shqipja nganjehere te le ne balte ne keto raste...

Shqipja jo njëherë;praktika e shqipes në kte fushë ësht shumë shekullore.Vrite mëndjen e gji ndonjë gjë tjetër.smiley

vdekshi te gjithe ishallah!!!smiley

na mbyti Armir myslymani-islami me pyetje.

te rroni vete eshte mjaft natyrshem. jeta vazhdon, por myslymanet mbajne zi me vite dhe qajne e ulurine deri ne kupe te qiellit, prandaj i duket anormale ''te rroni vete'' armirit. edhe dicka ketu; ''te rroni vete'' nuk thuhet ne te gjitha rastet e vdekjeve. larg qofte kur dikujt i vdes femija, populli i mencur shqiptare nuk e perdor kete, por te tjera. ashtu sic kur per; '' t'ju kete lene uraten'', perdoret vec ne rastet e te moshuareve qe lene pas me te rinjte.

eh mor armir mor armir. sa larg ndihesh me popullin tend o armir islamisti.

ti je e mangut apo ben vete?

po he si thua ti, jam apo bej vete? mos je gje islamisti numer 2 i blogut zotrote? c'pate qe u sekelldise?

ja, po ta jap titullin ne vend te dyte. armiri para dhe ti pas tij. ec babe se mire e keni ju.smiley

Nëse është plak. Babaj, nëna, gjyshi , gjyshja e personit që do ngushëlloni thuhet " tu ketë lënë uratën, ti rroni ju (personi që po ngushëllon) me vëllezër e motra (nëse ka) ti rrojnë nipër e mbesa (nëse ka). Për të mira e gëzime u mbledhëshim herë tjetër.

Te rroni vete sikur nuk shkon, me nje fjale vari qillon atij qe iku, te jemi mire vete. Me normale eshte, ngushellime, qofte i lumtur aty ku eshte, i lehte i qofte dheu, ta kujtoni perhere etj etj.

smiley

 

 

qofte i lumtur aty ku eshte

smiley smiley

By creating a Fund per te gjallet per ndere te te vdekurit. smiley

ore ju mire qe nuk dini te ngushelloni po ja kerrcisni dhe nje te qeshme mbrapa ....ben vaki te ngaterroj ndjenjat e mia ku vdekja me ka len shije te hidhur dhe me ka marre njerezit qe i kam dash shume me coping strategy te te tjereve

Kjo ndodh armir sepse ne Shqiperi eshte rritur nje brez injorantesh qe nuk di shqip, menjfjale nuk ka nivelin elementar te perceptimit te gjuhes shqipe. Dhe kur je aq injorant, mnjf koqe fare nuk arrin te kuptosh as sharjet, ngushellimet ose urimet. 

Gjuha shqipe eshte shume e zhvilluar armir, prandaj mos u merr me budalleqe. Nga gjuha shqipe meso qe te zhvillohesh si njeri, pra mos e shiko gjuhen e popullit me nivelin tend, por dil nga vetja jote, dhe gjyko jashte flluckes. Dhe mqns nuk me kuptove dhe mgjth merr mundimin te me pergjigjesh i give up smiley

po mund ti thuash kshu- ' me vjen shume keq per humbjen e njeriut te dashur ', te rroni vete (me gjysem zeri fare). lol

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).