Një në shtatë shqiptarë jeton në varfëri, duke shpenzuar gati 48 dollarë në muaj. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se numri total i të varfërve në vitin 2012 arriti 402 033, duke pësuar rritje me vitin 2008, kur është bërë matja për herë të fundit. Në një konferencë për shtyp, drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, zbardhi edhe disa nga gjetjet kryesore të anketës për trendin e varfërisë. Duke nisur nga fillimi i krizës globale financiare, rritja e varfërisë ka progresuar duke e rritur në vitin 2012 numrin e atyre që nuk plotësojnë dot nevojat me 28 896. 

Nëse kësaj shifre i shtojmë edhe 373 137 të tjerë që janë nga viti 2008 dhe që në anketën e katër viteve më pas nuk figurojnë të kenë dalë nga varfëria, shifra totale shkon mbi 400 mijë. E ndërkohë që në total varfëria ka pasur rritje, pra në vitin 2012 ka më pak njerëz që arrijnë të plotësojnë nevojat e tyre të jetesës dhe vetëm sa përpiqen në kushtet e mbijetesës, është përkeqësuar edhe treguesi i varfërisë ekstreme. “Popullsia ekstremisht e varfër, e përcaktuar si personat që kanë vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë ushqimore, është rritur nga 1.2% në vitin 2008, në 2.2% në vitin 2012”, thuhet në studimin e të dhënave paraprake të Institutit të Statistikave. 

KURSIMI 
Në kushtet e vështira të mbijetesës duket se shkurtimi i shpenzimeve ka prekur disa “zëra” familjarë. Krahasuar me vitin 2008, në konsumin real vihet re një rritje në shpenzimet për ushqime, por që zë 58.5 për qind të totalit të portofolit që shpenzohet, por nëse krahasimin e bëjmë me vitin 2004, shpenzimet për ushqime kanë rënë. E ndërsa ka rritje modeste në vitin 2008 konsumi për ushqim, duket se varfëria ka detyruar bërjen e “shkurtimeve” të dhimbshme që ka prekur direkt arsimin. Në vitin 2008 konsumi real për arsim ishte 3.7 për qind e totalit, ndërsa në vitin 2012 3.4 për qind. Por, përveç arsimit, varfëria ka prekur edhe konsumin joushqimor, siç mund të jetë për shembull pirja e cigares. Në totalin e anketës vërehet një rrije e konsumit për nevoja bazë në vitin 2012, krahasuar me 2008-n. “Konsumi real për frymë në vitin 2012 (me çmimet e vitit 2002) ka rënë nga 9,731 lekë në vitin 2008, në 8,939 lekë në vitin 2012”, shprehet INSTAT. 

QYTETI DHE FSHATI 
Zonat urbane dhe ato rurale kanë pësuar të dyja rritje të varfërisë, por sipas INSTAT, rritja në zonat urbane ka qenë relativisht e lartë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2012 varfëria ekstreme në zonat urbane është rritur 2.2 për qind, kurse në ato rurale 2.3 për qind. “Ndërsa popullsia rurale në varfëri ka rënë me rreth 12%, popullsia urbane në varfëri është rritur me rreth 37%. Shkalla e varfërisë në zonat rurale është rritur nga 14.6% në vitin 2008, në 15.3% në vitin 2012, ndërsa varfëria urbane u rrit nga 10.1% në 13.6%. Për më tepër, edhe brenda zonave rurale shkalla e varfërisë është ulur ndjeshëm në zonat malore”, vlerëson studimi i INSTAT. 

Zonat urbane kanë pasur, përveç rritjes totale të varfërisë, edhe një rritje të hendekut të saj që shkurt përfaqëson disnivelin e krijuar me linjën mesatare të varfërisë dhe popullsisë jo të varfër. “Në zonat rurale ky tregues është 3.0%, krahasuar me 2.9% në zonat urbane; për zonat rurale ky tregues ka pësuar një rritje prej rreth 15% krahasuar me vitin 2008, ndërsa për zonat urbane ka pësuar një rritje prej rreth 53%”, thuhet në studim.

 

26 Komente

Sa te pashpirt jane bark-plotet

 

Prej katër ditësh rreth 20 punëtorë të kontraktuar nga Partia Socialiste kanë “zbarkuar” në Kryeministri dhe kanë nisur të ndryshojnë të gjithë sallën qendrore të godinës, ku për tetë vjet Kryeministri në ikje Sali Berisha ka zhvilluar mbledhjet me ministrat.Që nga dita e parë punimet po i ndjekin nga afër dy përfaqësuesit e PS-së, Artan Lame dhe Artan Shkreli. Tavolina e mbledhjes, e përbërë nga dy pjesë, pritet të zgjatet nga të dyja anët për shkak se numri i ministrave të qeverisë “Rama” është më i madh se kabineti paraardhës. Tavolina e ministrave nuk do të jetë më ajo ngjyrë druri, por një ngjyrë ulliri e errët.Dy elementet që pritet të jenë të njëjta me atë të qeverisë “Berisha” janë karriget e ministrave dhe ajo e Kryeministrit, si dhe laptopët. Megjithatë, burimet bëjnë të ditur se edhe teknologjia pritet të shoqërohet me probleme për shkak se Kryeministria ka gjendje vetëm 16 laptopë, ndërkohë që për qeverinë e re do të duhen 21.  smiley

liria filloi me i dhone frutet e para. 

folni pa fryke zoja drejtoreshe, pa fryke. 

 

Nuk humbi kot Berisha.Njerezit kishin nevoje te shfryheshin.

Amon mo, cili eshte ai vend qe kon mor pushtet kumunistat dhe nuk eshte rrit varferia? Cili?

Pranej po them...o djem rrembeni pushket-o/ja vdekje ja liri... 

Shqiperia 45 vjet me tollona rriska dhe endrra me buke lepurushi,po pati nje te mire ,i ka majt robt fitil , elegante ,pak me me shume mish se burgjet naziste ku u dukeshin brinjet .

Sot e ke Kuben komuniste  , mesjete ,e bukur vetem per Kanadezet  , per  vendalinjt  smiley

pavarsisht se ku e hedh fjalen ti smiley

Nuk po te kuptoj Elba

As une

Bam bam me ditën e parë i futi në varfëri ekstreme shqiptarët Rama smiley Kjo ishte mbyllja që i bëri mandatit të saj qeverria në ikje. Ku shkuan rritjet dhe ngritjet e Saliut? Si avulluan kështu, ikën me vapën e gushtit .

Ne raportin e plote, bie ne sy renia dramatike e varferise ne 10 vite, nga 2002 -2012.Mesatarisht pergjysmim, biles ne zona rurale ne pergjithesi nga 30% dhe zona rurale-malore nga 45% ne 2002.

Bonot e ushqimit per te varferit, kur do i hedhi ne treg qeveria, apo s`ka ne plan gje. 

Nje shkrim marifetcijsh per te mos digjuar ULERIMEN se ku e shpune vendin "Antikomunistet " Nje specie e Rralle njerzoree cfaqur ne Shqiperi ,  qe vetem VODHI , Grabiti dhe Shiti per te pasuruar nje Grup Hajdutesh e per ta paraqitur si Imazh Drejtesie  e "Shqiperia po ndryshon "duke spekulluar si gjithe kori i llapaqeneve Hjadute te te gjithe Botes  "se diktatura zotrie " "se kamunizmi zotrie "

Qeveria e re le ta mbaje shenim se nuk i jep as Nje gr Buke me teper , as Nje 10 Leksh me shume , cdo Retorike me "se Qeveria e Saliut zotrie " . Le ta kuptoje se eshte e njejta marrezi qe bene "antikomunistet " qofte edhe sikur te denojne Korrupsionin e Hajduterine .

Jepini Brezit te Ri Hapsire  e vende Pune , duke e larguar nga kjo marrezi Injorantesh spekulatore  qe u ka mbet Ora ne shekullin e tetembedhjete . Kuptojeni se ai Brez as qe do te NDIGJOJE nga keta Pallavraxhij ...Ai vend e Ai Popull meritojne te Jetojne si Gjith Bota .

Nxirreni Minimumin Jetik pa Hile dhe mos tu vije TURP qe jeni nen nivelin e ish sistemit "komunist " .Mos u fshihni pas "se remitancat zotrie " 

Tregojuni njerezve qe Ndryshimi do vije per arritje me te Medha dhe jo Mashtrimi e Llapaqeneria !

Boll o butashi je në qenveri..

Boll o bur tashi je në qenveri..

smiley

lleshin ne qeveri,pas tastieres...

Bereqaves si ta kesh Shtojzovalle smiley 

Po te shikosh se si zvarriten e lepihen ata qe na cane kapertonin e SUMES per 25 vjet e tani lepihen topeve ,  pa rrugdalje pervec sharjeve me liber shtepie ...Ti shikosh se si terbohen ma keq se qejt e vine verdalle per ndonje Kocke nga LefGOPEJA .... ti shikosh se si perpeliten ne zall tamam peshq pa Uje  ... ti shikosh keta Enverucer InteliDjente qe "kcenin  topat si majmuna tra la la lal"  e si u ktandisen , per Dosje duke treguar me se fundi se cfare perfaqesojne,... ti shohesh me se fundi bajgat te haperdara neper faqe me smiley skermitje nga shpirti qenit qe kane brenda ....smiley

Si thu ti shtojzovalle Ja vlen Leshi i Qeverise apo Boll na mjaftoi PPU smiley

Me ate funderrinen qe ka shume kohe qe vjen si Bythe e zgjuar e shakaxhi katundi me vjen ndot te komunikoj , por me ty shtojzovalle me duket se jam lidh per Leshi ( jo te qeverise ) dhe nuk shkeputem dot smiley

Koha e arte e ....salibollekut....

nuk besoj se jane te sakta .ata do kishin cofur nese do mbaheshin me $48 ne muaj.

Ça te bejne ata te shkretet e Instatit, ai tjetri i donte te bardha, ky tashti i do te zeza statistikat, dhe ato i japin gomarit te radhes ujin qe do. Hajt se sa me zi te jesh aq me te larta i paguan interesat e borxheve. 

Ti sa u ktheve prej andej.ishin ata aq keq sa tregojne statistikat?

Duke vdekur ishin te gjithe.smiley 

Me ate nivel informaliteti qe eshte aty shifrat s'kane kuptim fare. Po besoj treguesi me i mire eshte fluksi i emigracionit. E kishte nje gazete qe shqipot kishin harxhuar qindra milione dollaro, (s'e mbaj mend shifren e sakte) per turizem jashte vendit. Edhe liberalizimi i vizave nuk gjeneroi ndonje eksod. Ka njerez qe vuajne si ne te gjithe boten, por kam pershtypjen qe ka dhe goxha mundesi per ata qe duan te punojne. Ja dhe tek ppu sikur s'ka emigracion te ri, te sotem.

 

nese liberalizimi i vizave nuk gjeneroi eksod dhe nese kemi 1 milion te papune dicka nuk shkon ne kete ekuacion.

Te thashe shifrat jane kot, se pjesa me e madhe e ekonomise eshte informale. Reale jane fluksi i emigracionit dhe kursi i lekut. Keto lodrat politike me numerat mund te nxisin panik, leku shkon per lesh ... dhe behet self-fulfilling profecy. Megjithese robt i dine kete pune e s'ja var njeri shifrave te qeverive.

Ekuacionet kane dhe nje komponente "nderhyrje hyjnore" qe i terezit formullat si te duan tokesoret.

Folu qene folu , se u ka ike zoti shtepise e nuk ka kush i mba   smiley Bejne dhe gabime pa le !

nga nje ane thone se $4 miliarde kane lene shqiperine se familjet tani iu dergojne emigranteve nga ana tjeter rrojme me $48 ne muaj.

 Se si rrojne e dine vet ata Alba me zamete ! Po thuaj shyqyr qe trasheguan dashurine per Prinderit , Vellezrit e Motrat te edukuara nga ish sistemi , se te jete per kete Brez qe u shpelau TRUTE i Marri me keta InteliDjente e stanit ,....me hanxhare neper dhembe i Ke duke u vjedhur sunduqeve .

Mua shume me duket edhe qe marrin 48 $ . Marifete Statistikash !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).