Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, në fund të mandatit të tij në vendin tonë, u rikthye për një herë të fundit në intervistë përballë Sokol Ballës, për të komentuar tre vitet e tij në Shqipëri...

Pak ditë më parë, ambasadori Arvizu, së bashku me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, publikoi një editorial me titullin “Shqipëria Mundet”. Por, a mundet me të vërtetë Shqipëria? Cila është rruga në të cilën po ecën vendi ynë, cila ishte rëndësia e zgjedhjeve të 23 qershorit apo sfidat që kemi përballë? Të gjitha këto, morën një përgjigje në pothuajse dy orë intervistë të drejtëpërdrejtë në “Top-Story”.

Sokol Balla, “Top-Story” -  Zoti ambasador, mirësevini në këtë studio në atë që mund të jetë intervista juaj e fundit në pozicionin që keni në Shqipëri. Sa ka ndryshuar Shqipëria që nga dhjetori 2010, kur u caktuat në këtë detyrë?

Ambasadori Arvizu - Tre vite kanë kaluar shumë shpejt e kanë ndodhur shumë gjëra. Ndihem më mirë tani dhe ndoshta është shenjë që është mirë të largohesh me ndjesi optimiste. Kur erdha ka pasur një ngërç politik, palët nuk po flisnin e unë duhet të bëja diçka dhe siç e dini u përpoqa. Shqipëria sapo ka përfunduar zgjedhjet më të mira në perudhën post-komuniste dhe sërish do të flasim për ndryshime në sjelljen e votuesve, prandaj në tërësi largohem me më shumë optimizëm dhe pasi thashë këtë, ju kujtoj se edhe njerëzit më optimistë nuk do të thonin apo mohonin që vendi ka ende disa sfida shumë të mëdha përpara.

Sokol Balla - Çfarë ka ndryshuar për mirë në këto tre vjet?

Ambasadori Arvizu - Mendoj se do të ishte e drejtë të thuash që kam dëshmuar në kohën kur qytetarët e zakonshëm shqiptarë kanë kuptuar më mirë fuqinë që ata kanë si individë, si një vend, për të ndërmarrë përgjegjësi dhe zgjedhje për të ardhmen e tyre. Shqiptarët gjithmonë kanë votuar në shifra të larta dhe nuk do të thotë që më shumë do të votojnë, por mënyra se si votojnë e kanë bërë vendime më të përgjithshme, duke vepruar kështu e kupton që vë një demokraci. E gjithë pika është që të zgjedhësh dhe të mbash në detyrë ata lidera që të shërbejnë dhe në këtë aspekt, besoj se ka pasur vërtet ndryshim.

Sokol Balla - A ka diçka që është përkeqësuar në këto tre vite, në mos diçka le të themi dikush?

Ambasadori Arvizu - Unë mendoj se korrupsioni, çështjet e shtetit ligjor dhe sistemi gjyqësor kanë pasur pak progres, por akrepi nuk ka lëvizur shumë dhe kur mendoj se sa kohë kemi kaluar me programe, miliona dollarë të shpenzuara… nuk do të thoja që janë shpërdoruar, por mungesa e progresit është zhgënjyes sepse sektori gjyqësor duhet të jetë shumë më përpara tani se sa është në të vërtetë.

Sokol Balla - A jeni i shqetësuar për situatën që ju konstatoni në sistemin e drejtësisë në Shqipëri?

Ambasadori Arvizu - Po, jam shumë i shqetësuar për sistemin gjyqësor, pasi siç e dini kohët e fundit kemi qenë shumë të angazhuar edhe me qeverinë e re dhe më duket mua se ka dy përparasi kombëtare, që janë në lidhje me njëra-tjetrën. E para ekonomia dhe progresi. Të bësh diçka për punësim, më shumë mjete efikase për mbledhjen e taksave, të gjitha këto kanë lidhje me ekonominë. Deri më tani, inflacioni i mbajtur në normë ka qenë diçka pozitive dhe kjo si pasojë e politikës së mirë të Bankës së Shqipërisë. Por, ndonëse investimet janë rritur, pjesa më e madhe ka ndodhur në sektorë dhe punët publike e infrastrukturë, qartazi ato janë shumë të nevojshme, por nismat private jan zvogëluar dhe këtu ndodhen punët e vërteta. Kërkesa blerëse ka rënë dhe është shenjë që njerëzit po kursejnë e s’ka shumë para, e këto s’janë shenja të mira. Për të qenë të drejtë ndaj qeverisë së mëparshme, situata në botë nuk është më e mira, Shqipëria ka pasur mundësi t’i rezistojë deri tani krizës, por 6-12 muajt e ardhshëm do të jenë të vështira e qeveria duhet të marrë disa vendime të mira. Diçka tjetër veç ekonomisë është gjyqësori. ”Transparency International”, që është një kompani shumë e respektuar, sipas sondazheve të fundit tregon se rreth 80% e shqiptarëve kanë vlerësuar që sektori është ose i korruptuar ose tejet i korruptuar dhe ky është problem i madh.

Sokol Balla - Jua bëra atë pyetje, a jeni i shqetësuar për sistemin e drejtësisë pasi në këtë program, në intervistën e fundit si ambasador Withers tha të njëjtat fjalë si ju. Çka tregon se syri vëzhgues kritik e dashamirës amerikan konstaton se në këto 3-4 vite s’ka ndryshuar gjë e mbase është bërë edhe më keq. Mbase mazhoranca e re e ka këtë në fokus gjyqësorin, ministri i Drejtësisë propozoi paketë antikorrupsion pak ditë më parë, por shumë juristë mendojnë që sistemi ka nevojë për reformim të thellë, deri aty sa hidhet ideja për një KLD që duhet ribërë, për një rishikim të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, e shkrirjes së tyre në një Gjykatë Supreme të variantit amerikan. Si e shihni idenë?

Ambasadori Arvizu - Është interesante në fakt sepse sot kam pasur takim ne nënkryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Zaganjori e atë të Gjykatës së Lartë, për  të cilët mendoj se janë njerëz shumë të respektuar dhe dallojnë sfidat. Shpenzojmë shumë kohë duke kontaktuar Tahirin, ministri i ri i Brendshëm. Dje kontaktova zotin Llalla, kryeprokurorin e përgjithshëm sepse të gjitha këto pjesë duhet të lidhen së bashku që të funksionojë. Kjo nuk është bërë më së miri deri tani. Ambasadori Withers e ka quajtur korrupsionin si kancer, por pas zgjedhjeve, kur një palë del si fitues i qartë, shoh një shans të mirë dhe të qartë për ndryshime në Shqipëri. Disa njerëz thonë që ky është shansi i fundit i Shqipërisë…

Sokol Balla - A jeni ju dakord me të?

Ambasadori Arvizu - Shansi i fundit i mirë? Hmmm (mendohet gjatë). Mbase… Me shumë mundësi.

Sokol Balla - Ju thatë në një editorial se Shqipëria mund t’ia dalë? A do ta kishit shkruar të njëjtin shkrim nëse Berisha do të kishte fituar zgjedhjet?

Ambasadori Arvizu - Nëse do të kishte fituar? Nëse koalicioni i tij do të fitonte 83 me 57 mendoj se po. 

Sokol Balla - Nëse do të fitonte me vetëm 71?

Ambasadori Arvizu - Kjo do të ishte një konsideratë shumë e ndryshme politike, do të gjenim mënyra për të ofruar inkurajim, nxitur reforma, por editoriali do të ishte shumë më i ndryshëm.

Sokol Balla - Më thoni si do të kishte qenë titulli?

Ambasadori Arvizu - Ajo që ne shkruam ishte “Shqipëria mundet”. Cili do të kishte qenë titulli i këtij editoriali… “Ky është shansi juaj i fundit” (qesh).

Sokol Balla - Zoti ambasador, ju i krahasuar zgjedhjet e këtij viti, për shkak të rezultatit, me ato të vitit 1992? Përse?

Ambasadori Arvizu - Jam shumë mirënjohës që po e bëni këtë pyetje. E kam pritur një mundësi që t’i përgjgjem kësaj sepse pas deklaratës që unë bëra disa javë më parë në forumin rinor të LSI, asnjëherë nuk prisja që të kishte një debat mbi të. Në fillim mendova që janë thjesht njerëz që përpiqen të krijojnë diçka, por pastaj kuptova që kisha thënë diçka që prek thellë shumë njerëz e miqtë e mi sepse shumë mbështetës të qendër së djathtë më kanë thënë: “Ti je miku ynë, nuk dyshojmë tek ty lidhur për asgjë, por duhet t’iu them që ka konfuzion në të djathtën për atë që keni thënë, e cila duket e ekzagjeruar”. Jam përpjekur, por ka qenë e vështirë të shpjegoj këdo veçmas, ndaj ata që presin një sqarim, ajo që unë kam thënë ka qenë: “Viti 1992 ka qenë një moment unik në historinë politike shqiptare pasi 1992 ishte një ngjarje e tillë që shpërfill çdo krahasim, është një eveniment më vete, sikurse ka ndodhur në vendet që hoqën qafe komunizmin. Diçka e veçantë në histori, kështu që asnjë ambasador amerikan dhe as unë nuk do të thonim diçka që të denigronte ose mohonte domethënien e atij momenti historik. Kjo ka qenë pjesa ime e parë e mesazhit. Ajo që unë kam thënë dhe e besoj edhe sot edhe më shumë se më parë është se tani, pas 15-20 vitesh shqiptarët do të kthehen pas e do të shikojnë 2013-n si një pikë kthese, si një zgjedhje që solli një pikë kthese. Përse ndodh kjo? Kjo s’ka lidhje me faktin se kush fitoi, PS, LSI apo PD, por ka të bëjë me atë që se si votuan njerëzit dhe faktin që ishin zgjedhje të tilla. Ishte një rezultat i paparashikuar, shpërfilli pritjet e gjithkujt e mbaj mend ende duke folur me dikë e duke analizuar zgjedhjet, që më thonte këtu kjo forcë merr një deputet më shumë, këtu kjo tjetra e Korça mos u lodh sepse del 6-6 gjithmonë. Këtu pritej të ishte një më shumë një më pak, për shkak të opinionit shumë tradicional, por shiko ç’ndodhi. Në çdo qark të Shqipërisë votuesit zgjodhën ndryshe nga sa pritej e arsyeja pse e them këtë është që ka qenë një zgjedhje domethënëse, e cila tregon që ka pasur një ndryshim në sjelljen e votuesve ndaj pushtetit të tyre. Kështu që pushtetin që ata kanë e kanë kuptuar dhe ata (populli) nuk do të votojë më në blloqe si më herët. 4, 8, 12 apo 16 vite më pas, shqiptarët do të kenë kuptuar që e kontrollojnë fatin e tyre, të ardhmen e tyre ndaj besoj se sot më shumë njerëzit do të kthehen pas e  do të shikojnë 2013-n si një zgjedhjet që ishin shënuese në këtë drejtim. Këtë kam dashur të them.

Sokol Balla - Fjalët tuaja shkaktuan një stuhi në gjirin e opozitës. Topalli tha që jeni mik i Ramës, Rama e ka përsëritur shpesh në deklaratat publike frazën tuaj dhe pati edhe fyerje ndaj jush personalisht. Ju vetë theksuat rëndësinë e zgjedhjeve të marsit 1992 dhe sigurisht zgjedhjet e 2013, me këtë rezultat janë historike. Por, sot a do t’i bënit ndonjë korrigjim asaj deklarata dhe cilat komente keni për ato komente që u bënë kundër jush?

Ambasadori Arvizu - Dy gjëra, unë as e kisha kuptuar, por disa njerëz më kanë thënë që ka disa njerëz në të majtë që po thonë se 1992-shi dhe 2013 janë të krahasueshme për shkak se të dyja sinjalizojnë ndryshime të regjimit. Pak a shumë këtë ata argumentonin. Unë mendoj se mund të kesh një debat legjitim mbi këtë, por unë se kam thënë këtë, s’ka qenë ajo që unë kam reflektuar. Pastaj, njerëzit mund ta thonë, por unë kam thënë dicka krejt tjetër!

Sokol Balla - Ju po thoni që debati në ka qenë regjim Berisha është legjitim?

Ambasadori Arvizu - Unë po them që mund të kesh një diskutim apo debat legjitim pasi disa njerëz thonë se përfaqëson ndryshimin, ndërsa të tjerë kanë thënë është rotacion normal. Tani do jem telashe me të dy pakët… (qesh). Ndoshta pas 20 vitesh shpresoj që ky të konsiderohet rotacion normal, kjo ka qenë e veçantë sepse ka pasur rotacione të ndryshme më përpara, por njerëzit mund të debatojnë, kjo është e ligjshme.

Sokol Balla - Çfarë mendoni ndaj fyerjeve publike të zonjës Topalli ndaj jush?

Ambasadori Arvizu - Komenti i Topallit në “Facebook” ishte i papërshtatshëm. Edhe sipas standartit të Jozefinës ishte pak i tepruar, më akuzoi falsifikator i historisë, një person që mohon holokaustin… A mendoni që kur ke një pozitë publike si kryetar Kuvendi apo ish, ambasador apo ish-ambasador, mund të kenë mënyrat pasionante të të shprehurit, por duhet të ketë dinjitet e hir në atë që shpreh? Nuk mendoj që stafi im do të ishte dakord nëse unë do të bija në këtë nivel, ka qenë e papërshtatshme.

Sokol Balla - Ju, në të shkuarën keni punuar ose jeni marrë me vende si Korea Veriut apo Kamboxhia. Edhe Shqipëria ka qenë një vend komunist për 50 vjet. A keni gjetur në shoqërinë shqiptare shenja të përbashkëta të kësaj sëmundje që s’ka ikur, komunizmit?

Ambasadori Arvizu - Po dhe jo. Pjesa e Jo-së e para. Tipi i komunizmit këtu ka qenë një prej më të këqijve në histori përsa i përket autoritarizmit, etj. Korea Veriut e tejkalon për izolimin, por Shqipëria vinte e dyta në këtë listë. Në kontrast, nëse do të shihje ish-BS apo vendet e Varshavës, nuk po them që gjërat kanë qenë shkëlqyeshëm në komunizmin, por në ato vende ka pasur më shumë hapësirë. Jo gjithmonë, por ka pasur më shumë hapësirë krahasuar me Shqipërinë. Kur komunizmi ra këtu, në 1991 dhe ata rrëzuan statujën e pati zgjedhje, nuk pati nostalgji për të shkuarën aspak.  Mbase 1/10 e 1%, gjysma e 1% ndien ende nostalgji, por ka qenë aq i tmerrshëm ai sistem sa nuk sheh asnjë nostalgji dhe kjo është pozitive. Nga ana e keqe, trashëgimia e këtij sistemi të tmerrshëm, kontrolli mbi shoqëri, frika ndaj autoriteteve bën që shoqëria civile të lëvizë ngadalë në Shqipëri. Do dy breza të shuhet një kulturë.

Sokol Balla - Ju e përfundoni karrierën njëlloj apo më keq se paraardhësi juaj në raport me PD e Berishën. Lajmi i mirë është që s’jeni vetëm, kështu e kanë përfunduar shumë ambasadorë amerikanë. Çfarë shkon kaq gabim mes rrugës Elbasanit dhe Partisë Demokratike?

Ambasadori Arvizu - Duhen pyetur ata besoj.

Sokol Balla - Tango kërcehet dyshe ambasador…

Ambasadori Arvizu - Sa ambasadorë ka pasur në Shqipëri që nga 1991-shi? 8-9, duke nisur nga Rajarsoni. Ka pasur qeveri të ndryshme në kohë të ndryshme dhe Withers, madje edhe ambasadori i ndjerë Limprecht, Jeffrey, e shumë të tjerë kanë pasur kohë të vështira pasi ky nuk është vend i lehtë për të punuar. Kam qëlluar me disa miq të mirë në PD dhe kemi diskutuar për këtë. Ju thashë, nuk e kuptoj ku qëndron problemi dhe më thanë që problemi është se ne jemi amerikanë. Duket sikur ka një shkëputje në kohë, në vitin 2013 Shqipëria ka ndryshuar, bota ka ndryshuar dhe ne jemi mirënjohës për faktin që ne i konsiderojmë të gjithë miq e duam një të ardhme më të mirë për këtë vend. Ne duam që e ardhmja e këtij vendi të ketë anëtarësim në BE, por cilat janë pengesat? Eshtë ky stil konfrontues i politikës. Kemi folur shumë herë zyrtarisht dhe jozyrtarisht kemi përdorur fjalën gjithpërfshirës. Gjithëpërfshirja nënkupton këtë të hapurit paksa ndaj ideve të tjera, që duhet t’i pranosh të gjithë e të kesh gatishmëri, vijueshmëri, duhet të tregosh fleksibilitet, ndoshta kjo është pjesë e kësaj.

Sokol Balla - Ju kur erdhët zgjodhët një mënyrë tjetër të të bërit të punë në Shqipëri. Nëse Withers iku i idhnuar, ju u duk sikur zgjodhët një tjetër strategji pune, edhe pse për ju ishte e qartë ku ishte problemi ju zgjodhët të mos përballeni, por të komunikoni. Përse dështuat edhe ju si Withers në fundmi?

Ambasadori Arvizu - Përse dështova? Tingëllon si Bushati tek “Mision i Pamundur”, duhet ta lexosh atë editorial të shkurtit. Është një situatë shumë e ndryshme. Kur unë arrita këtu, sigurisht jam takuar me Withers, kam kontakte me të dhe situata ishte pak a shumë sikurse kjo që përshkruani ju. Si një ambasador për herë të parë e kam kuptuar që është puna ime që të kem marrëdhënie të mira me qeverinë, çka është një prej dimensioneve kryesore të punës. Sigurisht që ky vend aleat i NATO-s ka marrëdhënie të veçantë me SHBA-të dhe puna ime është të kem kontakte me të gjithë. S’do kishte kuptim të vazhdoja një luftë. Unë kam thënë qartë dhe në mënyrë eksplitice që jam këtu për të mësuar, e është shumë e rëndësishme për ne të kemi marrëdhënie të mira e që ambasada, ne duam të jemi përcjellësi kryesor i marrëdhënieve mes vendeve tona. Kjo ka qenë pikënisja. Lu po vjen në rrethana të ndryshme, vjen kur qeveria është produkt i një zgjedhje të qartë dhe është e palës tjetër, por në një ndër takimet e para do prezantojë kredencialet tek Nishani, do kërkojë të takohet me kryeministrin e kryetarin e Kuvendit e do thotë pasoj Arvizun e përfaqësoj SHBA-të, e që është shumë e rëndësishme për mua si përfaqësues personal i presidentit të kem një marrëdhënie të hapur e të sinqertë me ju, e pasi të jenë kryer takimet ztyrtare, do të takohet me zotin Basha si lider i opozitës. Shqipëria mundet shkruante qartë se është e rëndësishme që opozita të luajë një rol të madh për ndërtimin e këtij vendi.

Sokol Balla - Ambasada amerikane është kanali kryesor i komunikimit, por a patët përshtypjen që qeveria tentoi të mënjanonte ambasadën e të komunikonte direkt me Uashingtonin?

Ambasador Arvizu - E di që shqiptarëve u pëlqen shumë Formula 1 si sport. Di shumë pak për F1, por dua të përdor një metaforë, cilindo që fiton një garë të F1, shumë rrallë ndodh që nga fillimi deri në të jetë meritë vetëm e tij, por është në radhë të parë e mjetit dhe skuadrës që përshtatet me kushtet e pistës, atmosferës, etj… Ajo që po përpiqem të them është që në cilëndo marrëdhënie të komplikuar siç është manaxhimi i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri nuk është e lehtë e do të ketë sfida. Asgjë nuk zgjat përgjithmonë si ditën e parë. Të dy palët duhet të bëjnë përshtatje dhe ju përmendët zotin Rama, kur më kujtohet se kemi pasur momente të vështira në fillim. 

Sokol Balla - Kur erdhët në fillim, në dhjetor të 2010 marrëdhëniet e tuaja me Edi Ramën ishin të këqia. Kujtojmë 21 janarin, zgjedhjet lokale në 2011. Zoti Ambasador, cila ka qenë dinamika e raportit tuaj me Edi Ramën.

Ambasadori Arvizu - Është një variacion i kësaj përshtatjeje që unë fola tek Formula 1. Ka patur disa momente të vështira, 21 janari, zgjedhjet. Mendoj që kemi një marrëdhënie të mirë dhe të hapur tani. Ka qenë një periudhë e shkurtër para se të zhvilloheshin zgjedhjet vendore dhe ju e dini se cfarë ndodhi në zgjedhjet vendore.

Sokol Balla -  Cfarë ndodhi?

Ambasadori Arvizu - Më lejoni të mbaroj këtë dhe ndoshta përpiqemi dhe kthehemi. Në tetor apo nëntor të 2011 pasi ndodhi humbja e zgjedhjeve vendore në Tiranë dhe gjithë kohës unë dhe ambasadori Sekui kemi folur me Ramën, që ishte partia e tij gjithsesi, por i thamë ndoshta duhet të ishte më pozitiv. Nga dhjetori nisi një lëvizje pozitive nga Edi Rama.

Sokol Balla - Kur dhe pse ajo marrëdhënie e mjaltë mes jush dhe Berishës u thye?

Ambasadori Arvizu – Nuk mendoj që nuk ka qenë një ngjarje e vetme. Ka qenë pas të dërguarit të Shteteve të Bashkuara ka patur disa thyerje, zgjedhja e Presidentit, zgjedhja e drejtorit të SHISH, zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, mënyrën si u trajtuan ish të burgosurit politikë, cështjet që kanë patur lidhje me KQZ, referendumi për mbetjet. Pra nuk ka qenë një gjë e vetme, por një sërë udhëkryqesh që SHBA ka pritur të shohë një gatishmëri nga mazhoranca e asaj kohe që të ishte pak më e guximshme për të prekur dhe të komunikonte me opozitën, të merrte përsipër këtë rrezik. Përkundrazi pamë më shumë një vazhdimësi të një prirjeje, e kundërta nga gjithëpërfshirja, nxitjet që vinin nga SHBA, nga Brukseli nga misioni i BE këtu, ishte për gjithëpërfshirje, që jo gjithmonë arrihet, por të paktën të bësh një përpjekje. 

Sokol Balla - Deklarata e juaja dhe e Ambasadës në vendimin e  Gjykatës së Shkallës së Parë për vrasjet e 21 janarit shkaktuan një reagim të ashpër të qeverisë. Ministri i Drejtësisë në atë kohë reagoi fort ndaj jush dhe ambasadës tuaj. Nga ky vendim i gjykatës u ndjetë i tradhëtuar ju dhe SHBA?

Ambasadori Arvizu -  Ka qenë një deklaratë për vrasjen e njerëzve në muret e Ambasadës në 1997-ën?

Sokol Balla -  Nuk po hyj në detaje.

Ambasadori Arvizu - Thamë që ishim të tronditur nga vendimi dhe ndjemë që vendimi minonte integritetin e sistemit gjyqësor. Mund t’ju kujtohet që ambasada e SHBA, që herët, në mes të një atmosfere shumë të tendosur, ka punuar me prokuroren Ina Rama, Ministrin e Brendshëm, Basha për një hetim gjithëpërfshirës të plotë, që nga qëllimi i organizatorëve, sjellja e demostruesve dhe sjellja e Gardës së Republikës nisur nga kërkesa për asistencë amerikane. Ne e nxitëm prokuroren që të shihte të tria dimensionet e kësaj krize, por kërkesa specifike ishte asistencë balistike dhe mjekësisë ligjore lidhur me vrasjet dhe videoregjistrimin e fshirë në zyrën e Kryeministrit. Nuk na është kërkuar që të luajmë një rol aktiv në hetimin e plotë. Nga sa më kujtohet, 98 përqind e kërkesave kanë qenë për provat. Kur Gjykata e Shkallës së Parë dha vendimin në shkurt të këtij viti, ata nuk trajtuan qëllimin e organizatorëve dhe kjo nuk është përgjegjësi dhe punë e Ambasadës së SHBA, sjelljen e disa anëtarëve të Gardës ndaj popullatës dhe ka patur mjaft fakte që janë mbledhur nga laboratori i FBI-së. Provat nuk u pranuan. Pra katër civilë të paarmatosur u vranë dhe askush nuk ishte përgjegjës. A është kjo drejtësi? Ndaj folëm aq fort sepse na u kërkua në mënyrë specifike që të ndihmonim në këtë hetim.

Sokol Balla - Ka patur edhe një proces tjetër në Apel, ku të akuzuarit janë drejt lirisë. Çmendim keni për këtë tjetër vendim, të themi në favor të mbrotjtjes?

Ambasadori Arvizu - Sërish mendoj për drejtësi. Katër persona janë vrarë dhe si rezultat i kësaj, sa vejusha, sa fëmijë jetimë, sa prindër humbën fëmijët e tyre? Ata nuk janë më! S’rikthehen më! Sa i përket vendimit të Apelit që përmbysi vendimin e Shkallës së Parë, tregoi një masë llogaridhënie, dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Përsa i përket dënimit, njerëzit duhet ta vendosin vetë sepse kjo nënvizon që sektori gjyqësor shqiptar ka ende rrugë për të bërë përpara se njerëzit ta ndjejnë që është transparent dhe funksionon. 

Sokol Balla - Lidhur me 21 janarin, pas 2 vitesh që Berisha u soll si burrë shteti, a është më burrë shteti?

Ambasadori Arvizu - Asnjëherë nuk e kisha menduar që do të krijonte atë diskutim dhe debat sikurse ndodhi. Nuk më ka ardhur keq për këtë, sepse është një thënie e bërë në atë kontekst dhe për mua ka qenë një vendim prej burri shteti dhe ky ka qenë termi më i saktë i përdorur. Ndoshta duhet të kisha thënë “përgëzoj për vendimin e tij”, apo “burrë të mencur”. Por tashmë thënia është ajo që është.

Sokol Balla - “Burrë shteti”, ndoshta sot “veprim i mencur”. Cili është përcaktimi juaj për Sali Berishën për këto 3 vjet?

Ambasadori Arvizu - Pa dyshim forca dominuese në historinë politikës shqiptare. Një burrë që përmes vendosmërisë ka përjetuar ulje dhe ngritje në karrierën e tij politike. Sa njerëz mendoni që do të kishin përjetuar atë të ‘97 dhe do të riktheheshin si feniksi në 2005? Është një politikan i jashtëzakonshëm. Gjatë rrugës ka bërë armiq, ka bërë disa gabime, por ka dhënë dorëheqje kohët e fundit si kryetar i PD, ka marrë përgjegjësinë për humbjen. Ai ka shumë gjëra për të cilat duhet të jetë krenar përsa i përket trashëgimisë së tij. Njerëzit më objektiv do të thonë që ai ka qenë një politikan i jashtëzakonshëm,  ai ka bërë shumë gjëra për vendin përfshirë këtu edhe dorëheqjen, largimin duke i hapur rrugë gjeneratës së re.

Sokol Balla - Besoni se është larguar vërtet?

Ambasadori Arvizu - Tranzicionet janë në përgjithësi të dhimbshme. Ndonjëherë funksionojnë pastër. Ndonjëri thotë po largohem, por jo të gjithë mund të bëjnë këtë ndërprerje kaq të pastër menjëherë. Ndoshta ka njerëz që thonë që ai ka qenë udhëheqësi ynë për shumë vite dhe na duhet. Por unë dua të besoj që ai ka interes në zemër për Partinë Demokratike. Ai është identifikimi i Partisë Demokratike për këto 21-22 vitet e fundit. Por partia ka nevojë të ecë përpara, ka nevojë të kontribuojë për të mirën e vendit. Dua të besoj që ai e kupton këtë dhe që duhet të bëjë atë që duhet të bëjë. 

Sokol Balla - Të gjithë kujtojmë mbështetjen që i dhatë Lulzim Bashës në 2011 në fushatë. Tashmë Basha është kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe i PD, si e gjykoni performancën e tij? 

Ambasadori Arvizu - Gjithmonë mendoj që është fryrë më tepër se çduhet kjo puna e mbështetjes. Është një politikan i mirë. Ka material krahas për të punuar me të. Por është në një pozitë të vështirë tani. E kam takuar këtë javë dhe kam biseduar një bisedë të gjatë. Më vjen keq për të sepse i është kërkuar të bëjë shumë gjëra. Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe do merret me PD që në të vërtetë është duke vuajtur një humbje shumë të vështirë dhe po merret edhe më këtë proces si dhe me zgjedhjet kontraverse brenda vetë partisë. Kështu që unë nuk do të doja të isha në vendin e tij. Kur e takova i thashë që kishte shumë gjëra për të bërë, por unë mendoj që ai mund t’ia dalë mbanë. 

Sokol Balla - Si e shikoni PD ende të pamësuar në opozitë? Si e shikoni sjelljen e saj në parlament?

Ambasadori Arvizu - Disa deputetë janë sjellë mirë, disa kanë vështirësi. Mendoj që PD ka nevojë për ndihmë. Ata kanë nevojë të ulen me qetësi dhe të analizojnë cfarë shkoi gabim më 23 qershor. Kemi folur për fazat e humbjes. PD nisi zgjedhjet e harroi, harroi që nga 68 ngeli me 44 deputetë. Ata kanë humbur 1/3 e deputetëve dhe kjo është ajo që cdo parti që pëson një humbje të kësaj përmase, ata po vuajnë. Disa kanë sy për të qarë, të tjerë analizojnë cfarë ka ndodhur, të tjerë janë në faza të ndryshme të mohimit. 

Sokol Balla - Zoti Ambasador kemi rikujtuar disa prej deklaratave tuaja, të cilat edhe ju vetë thatë që njërën keni ndjerë nevojën për ta korigjuar, influenca e lobizmit, e keni ndjerë? Ju ka penguar? Pasi diku para ardhjes së zonjës Klinton në Tiranë ju dhatë një deklaratë të famshmë që një qeveri e lodhur duhet të largohet. Pas kësaj për shumë javë nuk folët. Mund të na thoni dicka shumë më tepër? Cfarë ndodhi dhe sa ndikuan kompanitë lobuese këtu në Shqipëri?

Ambasadori Arvizu - Gjatë kohës së sekretares Klinton qartazi para dhe pas saj, cilado ambasadë nuk do të bënte asgjë që të shpërqendronte nga mesazhi që ajo dërgoi. Kështu që ka një arsye shumë praktike që gjërat u ngadalësuan pak. Qe një periudhë e vështirë, ka qenë edhe nacionalizmi. Kam mbajtur një fjalim në janar për punën e nacionalizmit. S’kam ndenjur në heshtje fare-fare. 

Sokol Balla - Ish-ambasadori John Withers pas Shqipërisë shkoi në pension dhe deri diku më la të kuptohej në një intervistë që mora shtatorin e kaluar tek ai, ndoshta edhe këta konsulentë kishin ndikuar. Ai pranoi që kishte paguar një cmim lobizmit. Megjithatë Arvizu gjatë qendrimi të tij i rezistoi sulmit të Podestas. Kujtojmë zotin Reeker që ju mbrojti hapur në këtë studio. Cfarë bëtë ju ndryshe nga Withers për t’u mbrojtur nga e njëjta sindromë?

Ambasadori Arvizu - Është e pamudnur për mua që të analizoj Withers, por mund të flas për veten time. Zv.sekretari i Shtetit ka qenë mbështetës me mua dhe Ambasadën. Ambasadat dhe Ambasadorët nuk bëjnë politikat, ato bëhen në Uashington. Puna kryesore është ekzekutimi i politikave. Secili prej nesh do të shihte shumë ngjashmëri, secili do të mbështetet tek pikat e forta të vetat. Jam mirënjohës njerëzve dhe Ambasadës, jo të gjithëve. 

Sokol Balla - Pak para zgjedhjeve, gazetat nxorrën lajmin e largimit tuaj, një rrjedhje informacioni. Withers e pagoi për mënyrën si ai qendroi politikës së SHBA. Ju po largoheni. Ku po largoheni? Cfarë do bëni? Pension edhe për ju? 

Ambasadori Arvizu - Për mënyrën se si ka ndodhur jam zhgënjyer (dalja e lajmit të largimit), madje kam menduar që ishte e turpshme. Nuk do ta zgjas. Ajo që ka precipituar në këtë është që në botën tonë diplomatike, kërkesa zyrtare për qeverinë, që është bërë i gjithë kontrolli, nga qeveria e SHBA për qeverinë shqiptare. Më kujtohet që zv.Ambasadori më tha; “ta dorëzoj këtë tek Ministria e Jashtme. Do të të zëvendësoj”. Kjo ka qenë disa ditë para zgjedhjeve. Pesë orë më pas, kjo gjë doli dhe unë e di, Shqipëria është si një fshat, është si një vend i vogël. Unë e di se kush e ka nxjerrë lajmin.  Por disa gazeta nuk e kanë botuar, disa të tjera po. Disa nga këto gazeta përpiqen të jenë serioze, të respektuara. U kam thënë disa prej tyre, që më vjen keq që ranë në një përpjekje dëshpëruese. Kështu që ishte zhgënjyese. 

Sokol Balla - Ju vetë do shkoni në pension apo karriera juaj do të vazhdojë në Departamentin e Shtetit? 

Ambasadori Arvizu - Kur të largohem nga këtu, do të largohem kur të konfirmohet zëvendësuesi im dhe shpresoj që të ndodhë shpejt, do të kethehem në Uashington, do të jap mësim në atë që njihet si Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare, universitet për ushtarakë. 

Sokol Balla - Karriera juaj si diplomat ka përfunduar?

Ambasadori Arvizu - Jo domosdoshmërisht. Unë jam diplomat karriere. Kam rreth 4 vite që më kanë mbetur. Kam 32 vite që e bëj këtë punë. Kam qenë 23 vjec kur jam bërë pjesë e këtij shërbimi. Sigurisht nëse do të kem ndonjë propozim do të vazhdoj.

Sokol Balla - Donald Lu, diplomat karriere që po kalon provimin përpara komisionit në Kongresin Amerikan. Legjendat kanë nisur për këtë. Disa thonë që është i afërt me Ramën, të tjerë i afërt me Berishën, i sponsorizuar nga Podesta…

Ambasadori Arvizu - Nuk ka asgjë të vërtetë. Janë të pabaza, të pavërteta. Ai ka një reputacion të mrekullueshëm. Ka shërbyer në vende të vështira dhe nuk ësthë sekret që ai më herët ka qenë një ndihmës për Frank Uisner, legjendarin. 

Sokol Balla - Cfarë do t’ju mungojë nga ky vend kur të largoheni?

Ambasadori Arvizu - Përpiqem të mos bëhem emocional. Në profesionin tonë vijmë e ikim. Për shkak se më duhet të largohem së shpejti, kam mbledhur disa gjëra, ashtu si gjërat nga Koreja e Jugut, Tajlanda etj. Do të më marrë malli për këtë vend. Është një vend i mrekullueshëm. Kam mësuar kaq shumë për vendin, njerëzit historinë. Sigurisht me disa njerëz do të ruaj kontaktet dhe shpresoj që t’i takoj. Shpresoj që të të takoj edhe ty. 
 

89 Komente

Qe një periudhë e vështirë, ka qenë edhe nacionalizmi. Kam mbajtur një fjalim në janar për punën e nacionalizmit. 

kujtime të bukura, të pashlyeshme. ehhh si ka qënë atëherë kur ndiheshim kreshnikë... 

Dilnim me pankarta me emra ortodoksësh dhe u thoshim "spiunë të grekut", i bënim apel zotit, Berisha na asistonte "deri në Prevezë!". Sotir Idrizi bënte gati eskavatorët për t'i marrë më së fundi zhavorrin lumit Thyamis... Ehhhhhhh... K.C nuk linte ditë pa postuar tema sugjestionuese për Agimin e Artë. Kohë të tilla më nuk vijnë... 

Shanci i fundit per shqiperine thone vetem antishqiptaret e top channellit dhe jo ambasadori i nderuar !!!

si me kene i fisit Maja edhe ky, ja aty tek kthesa fundi i botes smiley

 Sigurisht me disa njerëz do të ruaj kontaktet dhe shpresoj që t’i takoj. Shpresoj që të të takoj edhe ty.

Kol Balla me rëndësi smiley 

Nje komb s'mund te kete nje shans te fundit,por nje fatkqesi te fundit, - keshtu i qe pergjigjur Sali Berisha Fatos Nanos dikur. smiley

nuk kam pa diplomat me te dobet se ky.eshte ne baze i dobet.pikerisht kjo shansi i fundit thote shume...nuk ka shans te fundit per nje diplomat,per historine ne vetvete...shume joprofesional per diplomat ne europe

e ke gabim zana ky eshte nje nga diplomatet me te afte qe mund te kete usa. por ky e ka thene shanci i fundit per disa persona dhe jo per shqiperine si vend por si gjithmone mendia antishqiptare shqiptare e rrotullon si ja do qefi smiley

 

Mire

Juria e X-factorit Diplom. Edishen, foli. 

Shanci i funit, i parafunit, i 10 nga funi... nuk ka rendesi. Rendesi ka qe tani kemi nje shanc (te mohuar gjer para pak muajsh) per te ndryshuar gjerat per me mire, per te gjithe. 

perfundimisht kush eshte ambasadori amerikan me i mire ne Shqiperi... Arvizu, Wietherssmiley, tjeter ? bejme nje sondazh te shpejte ketu.smiley

Nga afer, nga afer, vec nja 2 PD-iste i kane njof...

Kush qe ai qe vdiq i lumtur tu bo aventura??

Ambasadoret amerikane ndjekin politika shume vjecare, te paracaktuara,  por ekzekutimi i ketyre politikave ngelet ne dore te tyre.

Ne ekzekutim Arvizu ka bere rookie mistakes qe Withersnuk i ka bere i.e Berisha burre shteti, letra derguar gjate nxitjes nacionaliste te Berishes, kjo e 92 etj.

Ne interviste tregon qe e ka patur dhe vazhdon ta kete lekuren te holle. Flet per letren e largimit te tij qe kishte dale nga MJ ne nje menyre feminore.

Ne menyre publike eshte perfshire me teper sec duhet ne jeten politike te vendit. Ka shenuar nje precedent te keq sepse kjo i rrenon besimin shtetasve tek shteti i tyre, konfirmon idene e nje shteti kukull qe drejtohet nga jashte.

Per te tjerat ka folur shkoqur dhe ka thene shume te verteta. Ambasadoret Amerikane vijne per te mbeshtetur shtetin ne Shqiperi, ne pergjithesi jane me doreleshuar me qeverine se me opoziten. Fakti qe te dy amabasadoret amerikane kane krijuar mardhenie antagoniste me qeverine e kaluar tregon qe kjo qeveri nuk ka ditur ta manaxhoje kete mardhenie.

Vertet politika behet ne Washington, po njecik marzh loje mbetet. Shanci jot, besoj ia ka vlejt. 

Sa shpejt u shqiptarizu ky, e paska pas te skadume ate vaksinen qulturore. 

Podesta te co te fala.smiley 

Titulli, shansi i fundit i mire, eshte titull redaksie dhe pergjigja eshte e sforcuar. Vete pyetja eshte e shtruar ne menyre qe te jape ate pergjigje pohuese.
Per ish-ambasadorin Arvizu:
Injorance te krahasosh rrezimin e komunizmit ne 1992, qe disa s'e kane gelltitur akoma, me zgjedhjet e 2013 kur u be nje rotacion normal politik.
I paedukate, qe nuk uroi intervistuesin e Top Channel, Sokol Balla, per emerimin e te shoqes si drejtoreshe Agjensise Nacionale Trafikut Ajror nga ish punedhenesi i saj ne bashki. smiley
P.S. Sdq suksese ne karriere. smiley Arvizu eshte i respektueshem.

o hunter, kot me t´pyt iher, se osht hera e dyte (jo prej teje) qe e lexoj te PPU ket punen e nuses Kol Balles:

A te ka njel gjekundi hatri me emrimin e saj? Dmth te ka pre ty riskun, ne kuptimin, qe drejtor do boheshe ti, po erdhi Edi per fat t´keq, ene vuni n´at post nji ish drejtoresh te ish-bashkise?

Jo se kjo gjo ka lidhje me temen, po edhe ai konstatimi yt ishte paksa off-side edhe shume janglliç, qe thua ti.

smiley

p.s: Evropi na pret me krahe hapt vetem se na duhet cik kohe per mentalitetin

ore kot me t'pyt dyher. E para, ku me pe inatin tim? E dyta, mqs mund ta njohesh, cfare shkollimi dhe kompetence ne CV ka nusja e Kol Balles per drejtoreshe e Agjensise Trafikut Ajror? Sa per kuriozitet. 

Flm smiley

me aq sa di une ne nje vend normal... aq me teper te NATOs nje post i tille eshte kyc per sigurine e vendit.
ma ha mendja se kjo 99,999% nuk eshte e kualifikuar, nese siç thua vjen nga skota bashkiake e Edi Rames.

Faleminderit Ambasador! 

Komenti i Topallit në “Facebook” ishte i papërshtatshëm. Edhe sipas standartit të Jozefinës ishte pak i tepruar, më akuzoi falsifikator i historisë, një person që mohon holokaustin… A mendoni që kur ke një pozitë publike si kryetar Kuvendi apo ish, ambasador apo ish-ambasador, mund të kenë mënyrat pasionante të të shprehurit, por duhet të ketë dinjitet e hir në atë që shpreh? Nuk mendoj që stafi im do të ishte dakord nëse unë do të bija në këtë nivel, ka qenë e papërshtatshme.

 

Standarti i Jozefines eshte bere si breket e Cicolines smiley

Shqiperia s'mbet e gjore,

Te pacim, ambasador!

zgjedhjet më të mira në perudhën post-komuniste

Po mjalte nxore nga goja, o zoti Ambasador, mjalte... smiley

Ekonomia dhe gjyqesori!

Edi Rama, you better get some darn good advisors!!!

Per ekonomine aty e ka!

P.s. E si mos te jesh krenare qe je Amerikan me ambasadore te tille?! 

Disa njerëz thonë që ky është shansi i fundit i Shqipërisë…

Kjo eshte fiks keshtu sic e ka thene, dmth pa asnje kuptim nen te, anash a mbi te. Sa reale eshte, nuk e di, se shqiptaret jane vertet komb jo prodhues, por qendrues (rezistent) jane ama. Fjala thote shume, dhe kjo e ve Ramen ne nje pozite jo fort te lakmueshme. Por sic eshte risku i modh i lidh me fitimin e modh, mu nga kjo e ka nje shanc sado te vogel me hy ne histori (nuk po tallem!). Nga retorika e rames, ajo ambicja e shprehme sakte, hapur dhe me sinqeritet qe du te bej dicka qe te mbetem ne histori, eshte ajo qe edhe me ka pelqy me teper (pervec savitjes, qe si shqipo e kemi ne maje te gjuhes). Dhe tek e fundit, baza e vetme e shpreses qe ai dicka mund te beje, aq sa mund te beje nje individ ne kushtet e shqipnis, dmth pak, por jo zero.

Vet fakti qe opozita ka pritshmeri* te larte trego qe Rama potencialin e ka!

 

*Pa kalu javen tjetri ne pushtet dhe fillun, hë ku e ke ekonomine, spitalet kur do i rregullosh, statsin pse nuk shkon ta marresh, ajo ndertesa ne Llogara u ndertua prap, kur do shkosh ta prishesh? 

Edhe sipas standartit të Jozefinës ishte pak i tepruar

ahahahahahaaa  smiley   smiley  noooooooooo.... smiley

Withers e pagoi për mënyrën si ai qendroi politikës së SHBA. Ju po largoheni. Ku po largoheni? Cfarë do bëni? Pension edhe për ju? 

Farewell!  Mr Arvizu.God knows when we shall meet again. ...mgja Podesta oshte aty pergjithmone gati  me i ndihmu  shqiptaret perseri kur ta kerkoj nevoja.

Do dy breza të shuhet një kulturë.

Paske qen kokerr e thanes, or bab... tani ne ikje po te shof tamom. Respekte!!!

Eshtë ky stil konfrontues i politikës.

Nuk ekziston dot ndryshe qenia politike e llojit sale. ne paqe berishet nuk dallohen dot. po nuk gerthiti 20 decibel me shume se kundershtari, ku esht vlera?

sikur vetem ky mentalitet me ndryshu sado pak (mbaj mend edhe edi ramen me megafon, s'ka rendesi nese u detyru me e bo a jo ate gjo), sikur te hiqet dore nga batutat idiote (kujtoj nanon e ndyre, apo edhe josefinen se fundi me ate "ty s'te punon"!!! smiley  por nga jozefina s'mund te pritet me shume ), prape do ishte nji goxha hap perpara ne rrugen qe duhet. Qetesia eshte kushti nr. 1 per prokopi.

Shkallnueeer! Shkallnueeer!Shkallnueeer!

Kisha ardhur me pushime nga Anglia dhe ishte pisku i korrikut, ishim ne makine aty sapo klon Taivanin, kur shkembehemi me nje makine me flamuret e PDse..Sula kishte nxjerre koken jashte si breshke dhe ulerinte me megafon Shkallnueriii!! Shkallnueri!!. I them kusheririt c'ka ndondur? Lere se na cau derrasat idioti ka me jave rresht dhe del si puna e tellallit neper Tirane. Ishte kthyer ne rutimne ajo skene sa qe askujt nuk i beri pershtypje dhe te kthente koken. smiley

ceshtje kulture!

Mos e felliq veten kot.

Jo me pak se 2 dite me pare Iris Luarasi bertiste dhe u drejtohej bashkebiseduesve ne nje emision televiz me nje ton dhe nje gjuhe te ciles mund ti beje rivalitet vetem Grida Duma.

 

.

 

Humor bektakshi ky per te dale nga situata. Edhe Meta e perdori ket shije humori para ca ditesh ne parlament.

It's ok man, we all make mistakes. Sic tha Monda edhe ambasadori ben autokritike!

OK.

Po ik ore xhuxh tullac qorr meksikano-japonez!

Oh wait. Nevermind. Ti qenke "i papare"!

Ndoshta duhet të kisha thënë “përgëzoj për vendimin e tij”, apo “burrë të mencur”. Por tashmë thënia është ajo që është.

Kur ndryshon mendje, "ben autokritike" ambasadori, pse jo njerezit e thjeshte smiley.  

Po pra, edngjalistet jane shquar gjithmone per nje finese epitetesh dhe ndjeshmeri te larte ndaj tyre, ndaj u ligeshtuan aq shume me ambasadorin amerikan ne ate kohe, sepse ai kishte zgjedhur epitetin e gabuar!

Njesoj do ishte irrituar dhe ofenduar nje sommelier nga nje vere ordinere.

E njejta ndjesi vihet re dhe vizualisht; sic thote ky me shume ndaj fotove sesa videove:

Opinioni publik shqiptar që nuk i besoi videos së famshme të ryshfetit, si nga pikëpamja juridike (meqë doli i pafajshëm në gjyq), ashtu edhe nga pikëpamja politike (meqë elektorati e vlerësoi në zgjedhjet e fundit), nuk kuptohet përse u beson kaq shumë fotografive.

Cka eshte plotesisht e kuptueshme, pasi fotot jane art nderkohe qe videot jane modalitet ordiner i shumices. Me nje fjale, ceshtje kulture.

lere rehat Vehbiun se tani eshte zeri kritik i partise ai. Mos e nga! smiley

Ah s'e kisha pare kete. OK, I'll give you that smiley (ideja e njejte por paketa ndryshe). Une i qendroj asaj qe kam thene qysh ne fillim qe thelbi i asaj frazes se tmerrshme qe tha ambasadori s'kishte te bente me mbeshtetjen e tij per Berishen apo per krimin ne bulevard por per trazirat (me gjasa me te pergjakshme) qe priteshin te ndodhnin pas 21 Janarit me demonstrata dhe kundra-demonstrata te te dy paleve. Nese te kujtohet, shprehja e famshme u tha pasi Berisha anulloi kundra-demonstraten qe kishte planifikuar. Synimi ishte te uleshin gjakrat e mos te behej 97 perseri.

Kur ndryshon mendje, "ben autokritike" ambasadori

Njerezit e thjesht s'kane bere autokritike - dmth te pakten une s'kam lexuar gje. Une per vete kur jam gabim, bej autokritike.

Po moj Gjemb, me anulimin e kunderdemonstrates kishte te bente, po i thuhet nje felliqesire dhe nje krimineli qe sapo ka vrare kater veta "burre shteti" vetem se anulloi nje demonstrate, edhe sikur te kishte mbeshtetjen amerikane. Amerika ka mbeshhtetur edhe plehra te tjera, po nuk besoj t'i kete thene Pinocetit "burre shteti" per shembull,  

Nejse per mua epiteti me i qelluar ishte  Tao Tao  smiley

Pse gjith kjo versulje gjembi? "... Xhuxh tullac qorr meksikano- japonez.." perbejne keto faj per kete njeri? Nuk besoj...

grava, une vec perserita epitetet qe i kane vene te tjeret, jo une.

Mendoj që PD ka nevojë për ndihmë. Ata kanë nevojë të ulen me qetësi dhe të analizojnë cfarë shkoi gabim më 23 qershor.

yep.

Sokol Balla, “Top-Story” -  Zoti ambasador, sa ka ndryshuar Shqipëria që nga dhjetori 2010, kur u caktuat në këtë detyrë?

Ambasadori Arvizu - Tre vite kanë kaluar shumë shpejt e kanë ndodhur shumë gjëra. Tashme Lefti me ka inat e Roni me ka qejf, bile ma hoqi dhe njollen e biografise qe kisha kur isha ne Tailande.

Do të më marrë malli për këtë vend. Është një vend i mrekullueshëm. Kam mësuar kaq shumë për vendin, njerëzit historinë. Sigurisht me disa njerëz do të ruaj kontaktet dhe shpresoj që t’i takoj. Shpresoj që të të takoj edhe ty. 

Very nice!

Bera mire qe e lexova... A good feeling, overall...

Korea Veriut e tejkalon për izolimin, por Shqipëria vinte e dyta në këtë listë. Në kontrast, nëse do të shihje ish-BS apo vendet e Varshavës, nuk po them që gjërat kanë qenë shkëlqyeshëm në komunizmin, por në ato vende ka pasur më shumë hapësirë. Jo gjithmonë, por ka pasur më shumë hapësirë krahasuar me Shqipërinë.

Kot per muhabet : keta qe kane punuar ne keto 'lloj' vendesh, e kane bere ndonjehere lidhjen midis 'izolimit' dhe 'problemit kombetar', pikerisht ne keto vende?  smiley  ( u cyta ne kete reflektim mbi te gjitha nga ajo qe pyet Balla, pikerisht kur i thote 'ju keni punuar edhe ne Korene e Veriut dhe Kamboxhia", dhe rastin e kesaj te dytes, per koncidence, e njoh shume mire).

a mund ta shtjellosh edhe pak kete punen e Kamboxhias?

shpejt e shpejt : ne fakt, ne kemi patur nje ngjashmeri te hatashme me Korene (e ndare me dysh) ; nga ana tjeter, edhe Kamboxhia ka patur thellesisht probleme nacionale (ti quajme keshtu) - te cilat edhe pse jo te natyres 'komb i ndare me dysh', afrojne fort me tonat dhe te Korese.
me ben pershtypje qe diplomate qe kane punuar ne keto vende, nuk kane mundur te shohin lidhjen midis asaj qe e quajme rendom izolim komunist dhe çeshtjes kombetare.
Por tani me duhet te iki... (se vdiqem: shyqyr qe erdh ora e te premtes !! smiley&nbspsmiley

later

It still sounds half baked, por jami gati te degjoj me shume. Shembulli me i mire i nje vendi me ceshtje kombetare te ngjashme ndodhet ne Evrope, e nuk ka pse te shkojme deri ne Azi... e ka emrin Hungari. Qe vend i hapur (ne krahasim me ne) dhe meqenese mbi 2,000,000 hungarez jetonin jashte kufinjeve te tyre.

wtf - di ti per hungarine

Stalker ti boj si te dush por une kam nje parandjenje qe heret a vone you're either going "to miss the point" or will not be "able to understand"!

Nah Rono, me Stalker-in kemi diskutuar shume pune. Ka mundesi te flasi per gjera qe kan te bejne me shume sesa nofka e personit tjeter. Gjithashtu, fjala missing the point ka vlere, e nuk duhet ta marresh me ofendim. Eshte lajmerim qe te mos vazhdosh me straw man arguments...  smiley

Ne fakt Stalker ka te drejte, Shkumbini eshte paraleli 37-te korean. Edhe me faktin qe komunizmi ndodhi per te zgjidh problemin kombetar, sigurisht nepermjet Kinostudjo Shqiperia e Re.

Ueeee shife mer shife Deionin. 

Në New York me shoqatën APEN, një organizim profesionistësh shqiptarë me edukim të lartë dhe pozicione pune të spikatura 

 

Ron, mu me ke pas ne picket line perjasht. Neser kemi nje tjeter proteste perpara Columbia's nga ora 11AM-1PM. Refreshments and bagels are provided. Per me teper kontaktoni Monden ose Bama'n ne privat.

Ahaha, APEN ka gallate. "Organizate" ku nje tufe koqesh kanari i hapen bythes njoni tjetrit pa u skuq hic. Mund te gjesh edhe rob me xhinse me njolla boje qe hiqen si Wall Street brokers. 50% jane avokate, 40% jane zyrtare te larte bankash dhe 10% jane biznesmene qe zgjidhin hallet e Goldman Sachs etj. Le pastaj shkembimi i kartvizitave......smiley

Shansi i parafundit .

Per Arvizun nuk kam pasur kushedi c'konsiderate. Si i nxituar ne opinione me eshte dukur. Po ky shkembimi me Topallin eshte rrugaceror. Topalli jo se ka felliqur vetem vetveten, ajo na ka turperuar te gjithe ne, ne qe kemi duruar te kemi keshtu felliqesirash mbi vete per nje kohe kaq te gjate. Sado e mpakur te jete shqiperia ajo sigurisht mund te prodhoje shume e shume dinjitet sesa frymoret si Topalli. E kam kete besim. Kur i sheh figurat mjerane te shtetit qe iku mendon njeriu me vete qe edhe sikur cerekun e prmetimeve te mbaje qeveria e re vete fakti qe cohesh ne mengjes dhe nuk kuterbohesh nga toksinat verbale te Sales, Jozit @ Co eshte clirim per robin e shkrete.

E ke thene shume sakte !

Mendoj që PD ka nevojë për ndihmë.

Po le detyrat per ambasadorin e ardheshem? Ta kete nga vetja apo nga Washingtoni, thua? 

Washingtoni bre, se Rama eshte aty momentalisht dhe i vjen keq per nivelin e ulet te opozites shqiptare, por qe mos ti preke ne seder, s'ja tha vete Obames kete porosine (te cilen Obama ja ngarkoi Arvizut per ta thene), por ja percolli indirekt me linjen 1stzonjore Linda-Michelle.

Kush s'beson le te plase nga marazi: Photo of the day smiley

kush eshte ajo kinezja ne foto o xhib?

Frymezim ke xhib ..frymezim percellues  

Na ecim PERPARA , Perpara gjithmon /se prin fitimtare /Partia e jon . Gojet e liga thone qe ketej e kish marre ate "Per per per per para "smiley

 Meer dhe Poetin ce do e kesh frimezuar  le te krijoje xhech , enkas per Yve  U , lakmusfercpaszonjave ! Ce dhe ajo kenga eshte vjetruar 

Plac me goje moj  pse nuk flet / se bota na kane aset .. 

Tunde Xhibole tunde / po se kepute - shkunde smiley

..." shtet ligjor.."!
Arvizu

dmth, nuk u dashka thon "ambasador, e dhive" kur e dhjet (psh sala burr shteti), dhe ambasador, e ke qa kur flet mire, simas mendimit vetjak t'gjithsecilit? dmth nqse ke thon ik mer i tilli e i atilli i her, duhet me e majt at pozicion no matter what mo mrapa, se muri lu e burri s'lu?

po pse mer daje, ca u bo ktu, loje shahu e? E preke gurin, gjeji venin? smiley

smiley

 

Eh mer ambasador, ke gjet vend qe ben kuvend se te ishe diku tjeter te kishin perzene me shqelma. Ti dhe ai Seqazzoja tjeter.

ku mo...ne bjeshket e bekuara? smiley

Deiono ho me?

Arvizu deri diten e fundit nuk ja u ndau shkelmat!

smiley

hajt ma si te gjithe mallrat edhe ky ambasadori ishte buono per albanie

Emigranrt ..paska ardhe ky ter ter ter teri   " me Parti PD-HI me Milanie or tie " Ate me mitraloz te LefKOPESE ku e  ke? smiley

Si Gabim i rende , z.Arvizu e pranoi ke Rrota e fixit ..Kur e pyeten per Mutto Bur Shtetin. "Dakort tha meritoj Dy Rrota " . Une kam qen i Bindur qe z.Arvizu zgjodhi Rrugen 

" Kur te kafshon nje qeni i Terbuar ( Sali Berisha ) mos Ju pergjigj me te kafshuar " Pastaj duke ndenjur ne Shqiperi e realizoi " kadal e kadal si kenga e Parshqevi Simakut " duke ja rreshkite gishtin e Mezit ke veni smiley

Arvizu per shqiptaret duhet te mebetet ne Histori sepse Theu Mitin e Hotit qe tha fjlen lapidar per 97 , dhe mos t'ju duket cudi qe vendin e kishte prure perseri ne nje " Prag 97 "
 "Maloku po hypi ne Kale vetem Plumbi e zbret "

Ai i bindi dhe ne USA dhe ne BE se Vota pa e Vjedhur , ate psiko e zbon si qen i pshurrur ! E Realizoi .

Pa stij vjen Rama . Ne se ja del qe deri ne fund te VITIT ta eksebeje nga Fjalori emrin e ketij te Marri qe qelbi Shqiperine per mbi 20 Vjet me karagjozlleqe ....Edhe ai jep shembullin e Pare ne Histori si Luftohet marrezia me Qytetari !

Arvizus fat e mbaresi kudo qe te jete .Qe nga zgjedhjet e Mait , kur perveshi menget kush kishte mend e Kuptoi se ZGJEDHJET nuk do te VIDHEN .

Dhe testi kryesor i Pritur nga Bota mori rrugen e mbaresise ne Shqiperi . Me kete mbeti Mik i cmuar i Shqiptareve .

Me intervisten ka bere per mua nje Gabim . Ka permendur emrin e Jozefperckes !!

-Ndryshimet e mira mund t'i sjellë vetëm një kabinet i pastër, i frymëzuar me ideale politike dhe sociale të larta, dhe se një kabinet i ndershëm mund të dalë vetëm prej një Parlamenti të ndershëm. Të gjitha këto i sheh dhe i di çdo njeri që është me të vërtet' njeri dhe jo shtazë me fytyrë njeriu.

Faik Konica

smiley

Skam pa asihere kaq shume fuoristrada te parkuara afer njera-tjetres. Me siguri qe duhet te kete qene koha e RallyAlbania (kshu offroad). Lol

Maje me shkume Arvizu. " E njeh kete popudh ti , more " ???

 Ka pas qene nji zv/ minister gjermon nga vitet '80 qe vinte shpesh ne Atdhe. Quhej Shultc. Eshte ai qe tha : Do ta boj Shqiperine si Zvicren. E di c'a tha tjeter, para se t'i vinte ne moj te hunes nga Ritat , Manushet dhe Spirot e te ikte nga syte komet ?

     " Albania never missed a chance to miss the chance " 

Qemolo, ket fjalen e urte kam per ta shkrujt me copa gastaresh ke muri i avllise ktu m'Torontot. smiley

Sa dike dhe ti merr burre smiley  Do kesh punu ne KQ ose paskerke  qene anetar i biroit !

 Do të më marrë malli për këtë vend. Është një vend i mrekullueshëm.

ne kablot sekrete thote shyqyr qe ika nga keta sherrxhinj qe ma cuan buzen prapa.smiley

thesar je ti! se merr as mundimin te hamendesosh ne koment, pale. Bam e ne thelat e ligjerates se drejte

"Niveli" i Jozefines! 

Ja ky ishte produkti qe i la trashgim  kjo klase politike qe sundoi ne shqiperi me metoda klasike ballkanike nga ato me te ulta, otomane!

Talibanet- do te thoshte Spartak Ngjela, avokati yne.smiley

Pse e ndyn Blogun me keta te shpellare , po jo te lloit qe kane vlera arkeologjike brenda .Po ku fshihen parahistoriket e Majmuneve .....Me mire te shohesh se si dhjet nje Hipopotam se te digjosh te dhierat e ketyre Podiumeve . Dhe perballe kane POPUULL ??????????????????

Dhe thone perse na vonojne Hyrjen ne Europe .

Po , duhen pastruar ndyresirlleqet , pastaj vjen rradha e shansit tone .Kur ne ti paraqisim Europes , Qytetare Normal jo Udheheqes anormal ! Dhe shansi ka ardhe .Prandaj e permend ky dhe 'i fundit " me shume letrarisht por per ne ka Domethenie .

Kush ja ka ngene te merret me kete Popull , ne se sistemi zinxhir i psikopateve do nxjerre vemje te tjera si keto qe prute Ju ne Vidio ?

 

 Interviste  teper e dobet,diletante dote thosha.Ne vend qe intervistuesi te merrej e te pyeste per temat dhe angazhimet aktuale te shqiperise dhe te qeverise se re,u perqendrua me teper tek  thashethemet dhe mardheniet personale me  lideret shqiptare,me sherret dhe zenkat qe pati ky zoteri me  topallin,me berishen e tj.Sa per prioritetin imperativ  per kandidaturen dhe antaresimin e shqiperise ne b.e,per mbeshtetjen konkrete te sh.b.a-se ne kete drejtim, nuk u be asnje pyetje.Nuk u pyet fare  ambasadori per te ashtuquajtnrin "plani marshall"per shqiperine  qe flitet se eshte nje "projekt"teper ambicioz dhe me rendesi te madhe per rikonstruktimin dhe ringjalljen   e ekonomise dhe bisnesit. Nuk e di pse  intervistuesit i pelqejne me teper  te mesoje per jeten dhe persepektiven  e zotrise kur te behet "ish" se sa per perspektiven dhe vizionin e ardhshem te mardhenieve sh.b.a-shqiperi ,per ndihmen dhe nbeshtejen konkrete ,politike,ekonomike dhe diplomatike ne ceshtjet dhe temat kobetare qe na preokupojne dhe qe  kerkojne zgjidheje te shpejte. Do ta keshilloja te shkoje e te bej ndonje kurs gazetarie sepse edhe pyetjet qe drejtonte vec mediokre dhe pa vlere ,ishin dhe  pa kuptim dhe pergjigjia ishte  e parashikueshme  .

mirëdita i dashur mik

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).