Zoti Rama (Çfare koiçidence!). Zoti Shenasi Rama, besoj se ju ka interesuar të hulumtoni programin e PS për qeverisjen e vendit për katër vitet e ardhshme. Çfarë ndjesish ju la?

Kaq jemi ne shqiptarët, dhe emrat tanë këta janë. Si thotë diku Shekspiri, nuk kanë rëndësi emrat, ka rëndësi njeriu. Si njerëz, kemi qënë dikur miq, kam pasur shumë respekt për të, dhe mbesim me konsideratë si individe, por jemi krejt të ndryshëm e me bindje të kundërta politike. E mora Programin e Qeverisë dhe e lexova me shumë vëmendje. Në përgjithësi, do të vija në dukje shumë gjëra, por do të ndalem tek më kryesoret. Së pari, ky program është një përpjekje e qartë për të ruajtur fytyrën dhe premtimet e bëra gjatë fushatës.

Mirëpo, shihet një përpjekje e qartë për të lëvizur drejt problematikës reale që kërkon masa të tilla që nuk u përmendën në fushatë. Së dyti do të thoja se është një program shumë ideologjik. Mirëpo, ideologjia që është bazë e këtij programi është tejet eklektike, sepse aty gjen koncepte që nuk bashkëjetojnë lehtë bashkë si tregu dhe solidariteti. Së treti, do thoja se është një program tejet optimist në premtime dhe njëkohësisht i kursyer në burime. Nga do të dalin paratë? Pra, i parealizueshëm sepse kjo qeveri nuk do të taksojë milionerët për të sjellë zhvillimin. Së katërti, programi është një lojë ideologjike e qartë e një mashtrim i hapur me shqiptarët sepse vazhdohet sharada e pamundshme e agjendës së integrimit europian, nuk adresohen si duhet problemet e vërteta e reale me te cilat përballemi ne. Së pesti, një program i tillë tregon cektësinë ideologjike të hartuesve dhe të qeveritarëve të ardhshëm. Këta duket se duan pushtet e jo shtet. Për shembull në këtë program nuk përmendet sovraniteti, atributi themelor dhe unik i shtetit.

Emigrantët përmenden një herë, në faqen 56. Po bashkëpunimi ndërshqiptar? E kështu me radhë. Problemet, sipas meje janë të shumta jo vetëm në nivelin e në mënyrën e konceptimit të gjendjes, por dhe në zbatimin e asaj që premtohet. Sipas mendimit tim, ky program, edhe kështu i parealizueshëm, mbetet një mbulojë për agjenda të tjera. Fjalë të kodifikuara si reformim, në shqip përkthehen si heqje nga punë e kundërshtarëve, dhënie rroge e mbështetësve etj. Por nuk ka dyshim që gjendja është tejet e rëndë dhe në program ndjehet vetëdija se do të jetë një qeverisje shumë e vështirë.
 
Ju njiheni tashmë si kritik i rreptë, por kush do të ishin sugjerimet tuaja në situatën ku ndodhet Shqipëria, çfarë duhet të bëjë më mirë, dhe çfarë duhet të bëjë nga e para qeveria e re?

Qeveria duhet t’iu thojë shqiptarëve ku gjendemi. Duhet t’iu thotë se edhe këta që janë në qeveri kanë vjedhur, grabitur, uzurpuar, toleruar e zhvatur njëlloj si të tjerët. Duhet t’iu thuhet se integrimi europian as nuk ka me ndodhë, as nuk na duhet. Qeveria duhet t’iu thotë se duhet të shtërngojmë rripin dhe të taksojmë me drejtësi e ndershmëri.

Qeveria duhet t’iu thotë se duhet të ndërtojmë shtetin dhe administratën civile që të funksionojnë jashtë influencave partiake. Se duhet të drejtohemi me parësi nga bashkëpunimi ndërshqiptar si mundësi e ndërtimit të tregjeve, të sigurisë, të shfrytëzimit racional të burimeve dhe të forcimit të vetëdijes politike e të mbështetjes politike. Qeveria duhet t’iu thotë shqiptarëve se nuk kemi ushtri, se jemi një vend i kriminalizuar, me shoqëri të polarizuar, me një oligarki kriminale që kanë bërë miliarda dhe me shqiptarë që vrasin veten dhe me një gjendje zvetënimi moral që të bën më pasë frikë.

Qeveria duhet të nisë një debat të madh shoqëror lidhur me ndasitë, me humbjen e sovranitetit, të territorit, të faljes së burimeve natyrore e të pasurive kombëtare, të shpërdorimit të pasurisë, të shmangjes nga rruga e krimit dhe e hajnisë, e trafiqeve dhe e ndërtimeve pa leje. Shqiptarët duan një qeveri që të thotë të drejtën dhe të mos ketë frikë se nuk do të zgjidhet më në pushtet. Kjo është edhe detyra kryesore e shërbyesit publik. Shihe në sy popullin tënd e thuaji të vërtetën. Po si mund t’ua thuash të vërettën kur ua ke blerë votën tek qendra e votimit me një zarf me 50000 lekë të vjetra e me një thes mielli e një bidon vaji???
 
A keni vërejtur risi në programin e paraqitur nga Rama dhe kush janë ato?

Risitë janë në shprehjet e në konceptet e përdorura dhe në adresimin e disa çështjeve që janë tejet shqetësuese. Koncepti i gjeneratës tjetër është interesant. Mirëpo nuk duket se këta janë të ndryshëm në mendime nga paraardhësit.
 
Eshtë një numër i madh shqiptarësh që i kanë besuar Ramës t’i qeverisë. Ky program sipas jush i përgjigjet besimit 1 milionësh?

Qeveria nuk është e mbështetësve, ajo është e gjithë popullit dhe në një shtet kaq të ndarë si shteti shqiptar, qeveria duhet të jetë e të gjithë popullit, ndryshe ke dështuar pa filluar. Tash në lidhje me këtë shifrën “1 milion” që përmende, në program ka vetëm një shifër të tillë.

Ajo nuk është shifra e mbështetësve por e të papunëve. Qeveria Rama ka premtuar 300000 vende pune të reja. Po ata 700000 të papunë që nuk do të gjejnë punë gjatë kësaj qeverisje? Çfarë do të bëhet me ta? Po ashtu, shihet se në program ka shumë pika në të cilat shteti do të adresojë problemet e grupeve që mbështetën fort PS dhe LSI, siç është bie fjala, kujdesi për ushtarakët e liruar.

Besoj se këta nuk do ta ndajnë tortën me legena, por urtë e butë do të gjejnë mënyrat që ti shpërblejnë mbështetësit simbas shërbimeve dhe shkallës në hierarki. Do të ketë punësim masiv nga LSI, por liçenca, koncesione, subvencione, partneritete, lehtësime nga taksat etj. që do të garantojnë ruajtjen e mbështetjes.
 
Nëse nuk do të qëndrojmë vetëm në anën e kritikës, çfarë ju kënaqi më shumë gjatë leximit të faqeve të programit? Besoni ju në nisjen e një ere të re, në qeverisjen shqiptare?

Jo, jo çfarë risie! Iku Ilir Meta dhe erdhi dyfish më i fuqishëm dhe pala tjetër ka mësuar dhe po e kopjon simbas parimit, të gjithë si Ilir Meta, pesë vota për një vend pune. Këta e kanë mendjen me vjedhë njëlloj si të tjerët. Kur e blen votën e popullit, e korrupton që në kutinë e votimit, nuk ka asnjë lloj shprese se do të qeverisësh me drejtësi.

Njerëzit të shohin në sy dhe në vend të mjekrës tënde shohin mjekrën e Ismail Qemalit, të Fan Nolit e të Naim Frashërit që i kemi në kartmonedhat tona. Po nga ana estetike, duket bukur. Shpresa e vetme që ka, është se këta e dinë mirë se çka është shteti. Të mbarë a të mbrapshtë, le të mundohen të vënë ligjin e të bëjnë një shtet. Sepse një shtet, edhe kur është i hajnave dhe i parisë, ka ligje që e shtërngojnë edhe vetë parinë. Këta kanë qënë të gjithë pjesë e shtetit kur kishim shtet, tani të shohim a do të pranojnë shtërngesat që duhet t’ia vënë vetes, për të mirën tonë, por edhe të tyren se ndryshe nuk i dihet. Në shtetin shqiptar, asgjë nuk është e sigurtë, as jeta, as pasuria, as nderi, as mendja e kokës. Shteti kombëtar dhe ndërtimi i tij ky duhet të jetë objektivi kardinal, aftarshkurtër dhe afatgjatë, po që unë nuk e shoh qartë në këtë program bile nuk e shoh kund.
 

25 Komente

Sigurisht qe se sheh. Do qe e cuditshme sikur ta shihje ne fakt. Per nihilistet e lindur dicka ka vlere vetem kur behet nga vete ata.

Rama ,Sh,duke mos qene Berishist ,perkundrazi anti eshte me i besueshem e objektiv.Po kaq keq nuk e kam lexu kurre as per berishen...me sa duket qenka keq krejt...zot ven dore nder ne....
 

Shenasiu, ky berishist i kamufluar....

Nejse, nuk e di pse po prof. me la nje shije te hidhur se deri para 4-5 muajsh e ftoi dhe Edin te fliste ne NYU. Tani i paska dale kundra keq fare. Dicka do kete ndodh. Mbase eshte thjesht tip naivi, ku distanca nga Shqiperia e ka bere akoma me shume, e si rrjedhoje nuk e njihte mire Edin. Mbase atje do e kete njohur icik nga afer, ate dhe entourage-n e tij, e ka ndryshu mendje deri sa doli te vota e bardhe. Kjo eshte menyra me pozitive si mund ta shoh kete ndryshim te Shenasiut, se Edi ai qe ka qene perhere eshte. 

Shenasiu, ky berishist i kamufluar....

Tamam! Megjithse, kur Shenasiu bente sherr me Berishen, disa tipa ketu ishin ende ne pelena.

Lere mos na trego gjepura, e ka tredhur edhe kete Doktori smiley

pse nuk ka asnje shans qe te mos kete ndodhur asgje,qe programi nuk i ka pelqyer e qe nuk ka asnje qellim te fshehur?

Po ç'hy shteti ne kete muhabet çifligjesh?

Si gjithmone 5 Yje per Shinasi Ramen! Ky eshte programi YRRA BERDYRRAAA! 

Ama duhet thene qe Rama ka nje avantazh ndaj Berishes, flas si individe dhe jo si qeveri. Rama ka iniciative, eshte me njerezor, dhe me i kulturuar. Kultura dhe iniciativa jan shpesh ato qe bejne ndryshime madhore ne punen e nje qeverie. Mbetet per tu pare, une kam shprese tek Rama si individ dhe jo tek qeveria dhe pushteti i ardhshem. Gjeja qe me pelqeu me shume me aq sa lexova une perciptazi ishte 5% te buxhetit per arsimin. 

Si thotë diku Shekspiri

smiley

Bravo Shenasi...te mesojne ca edhe keta te turstit te geshtenjave se si behet opozita dhe analizohen programet

 

Programin e vertete e ka Likja ne bllok. Apo s'mori dhe me shume vota se maxhoranca. 

+1 smiley

Rama: Ne nuk kemi ardhur në këtë kuvend për t’i kërkuar opozitës ku e ka kokën, po për t’i ngritur Shqipërisë kokën lart.

 

Sali Berisha: Gënjeshtar ordiner!

Jozefina Topalli: O bastard!

...............

Jozefina Topalli- Ilir Metës: Zoti kryetar, ndërprisni seancën!

 

 "....Qeveria duhet t’iu thojë shqiptarëve ku gjendemi. Duhet t’iu thotë se edhe këta që janë në qeveri kanë vjedhur, grabitur, uzurpuar, toleruar e zhvatur njëlloj si të tjerët..." 

 

Po ku ka qeveri qe ti bie me grusht fytyres se vet o Shinasi smiley

Shteti kombëtar dhe ndërtimi i tij ky duhet të jetë objektivi kardinal, aftarshkurtër dhe afatgjatë, po që unë nuk e shoh qartë në këtë program bile nuk e shoh kund.

mire mo mire po ketyre u zuri gjuha lesh me ''integrimin''ose asimilimin me troc. pret shtet kombetar nga ata qe kane frike te permendin fjalen komb.  ne po kalojme nga shteti krahinoro-bandit i saliut ne shtetin multi-kulti te te ''integrimit''.

Let me see.ne shtetet e amerikes me popullsi 3-4 milioneshe afersisht sa ajo e shqiperise, duke pasur ne dispozicion mbeshtetje financiare te fuqishme private, shteti e federale, infrastrukture , arsim te zhvilluar konsiderohet sukses i madh i guvernatorit nese gjate 4 viteve krijohen 60-70 mije vende pune.Rama premton 300 mije.Ndoshta ne vend te redaktoreve te bukurshkrimit ata duhet te punesojne mesonjes aritmetike tu mesojne tabelen e shumezimit e te pjesetimitsmiley

Po s'mund te krahasosh mundesine per punesim ne nje vend me ekonomi te stabilizuar me mundesite e nje ekonomie "ne rritje" ta quajme.

idaho me toke bujqesore 43 mije km katror puneson 100000 njerez.shqiperia me 600 mije ha toke buke do punesoje 150 mije.

Edhe z.Shinasi duket se e lexon PPU dhe e lexon MIRE smiley Urime qe nuk lexon mesuesit e llogaritareve , per Krizat nderkombetare por lexon shqipetarisht !

Pse cfare ka thene me shume se sa tek PPU ???  Qeveria vetem Ligjin te Zbatoje do te thote se Treni u Fut ne Shina .Trenisti ...Edhe Shinasiu mund te jete ...Afrohu merr pergjegjesi dhe konkuro !

Rendesi ka qe te mos besh pyetje diten e Pare ku do i gjeje Parate .Si pyetje dhe vlen por jo Konkretisht si i "zgjuar " Po ne ato po kerkojme -tha K.Devole - Parate ...se % e % i dime .

Pra ku do i gjeje ? Thuj Nje pervec , sekuestrimit te Pasurise se Paligjeshme te vjedhura nga Klani Familjare Politik i Familjes Berisha ?

Mbeten 700 000 mije te pa pune .Ti nuk je llogaritar as mesues matematike .Thuj nji si tu gjeje Pune .

Por kur thuhet qe prioritet do ti jepet Bujqesise patjeter duhet nxitur kjo qeveri te mos Tallet si Letyrat e Hajduterise "se fermeri yne zotrie i vetpunesuar " 'Se biznesmenete tane zotrie " Dhe qe te mos tallet do te thote qe mos ti mashtroje e ti shtyje tek DROGA e pastaj te leshoje Policet tu djege rrenje ...

Qeveria e  Megahajduteve , Mega te Papergjegjeshme deri ne Antikombetare , qe u morr me podiume ,mitingje , vjedhje e tallava ka lene nje Grop HALEJE Mbrapa .Prandaj duhet vleresuar jo analiza si per Ujguri , si per Peshtevar e per Shqiperi njesoj . As "se Usa zotrie "

Te binden ai Popull se ky SISTEM nuk eshte fushe me LULE ,  sic i beri te fluturojne  me Presh ne bythe Hipokriti e Mashtrusi duke jetuar me Parate e krijuara nga Shitja e Prones 50 vjecare,  por as i pamundshem per nje Ngritje ! Dhe te binden se Qeveri te Pergjegjeshme e NDESHKOJNE Hajdutllekun dhe Mashtrusin aq me teper Abuzusin me Postin per te pasuruar familjen si mburraveci Bajraktar "Po , po zotrij .... Ua them une jue ,femijet e mi jane Milionere . Edhe Jozefpercka eshte Milionere .Ky eshte Miraklliu i Fridomiut  ." "

 

Argumenta te mira ne disa pjese, por me shume emocionale se c'duhet per qejfin tim.

Per ato qe se kuptojne se ç'po thote ky Profja, duhet te lexoni Utopia, nga Thomas More. Osht pak mo i gjate se Manifesti, se Thomas More ashtu sikurse dhe Engels e Marx , e kane dijte se po shkruajne shkrime qe i drejtohen nje kategorie lexuesish dembele e mbi te gjitha, ignorante. smiley 

Kuptohet qe jam duke bo shaka. smiley

Duhet t’iu thuhet se integrimi europian as nuk ka me ndodhë, as nuk na duhet.

 

thote presori prej greniq villigj. 

po ku e di ti mer presor qe shqipnise nuk i duhet integrimi evropjan. 

ky ishte ai qe thoshte vota e bardhe me duket ee.

hic bre nuk tutet presori me dhone men. 

mire e bon. 

p.s.

sa m'pelqen kur i drejtohem ne vete te pare artikull shkrusit, si neper konge popullore. smiley

ne Bay Ridge jeto ky Shinasiu bre? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).