Një editorial i përbashkët i ambasadorit të KE-së dhe i ambasadorit të SHBA-së

Shqiptarët me të drejtë mund të jenë krenarë për zhvillimin e zgjedhjeve të tyre të fundit. Zgjedhjet i demonstruan jo vetëm popullit shqiptar, por edhe miqve të tyre në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, që këto ishin zgjedhjet e administruara në mënyrën më të suksesshme që Shqipëria ka zhvilluar deri më sot. Zgjedhjet treguan që shqiptarët janë të angazhuar në mënyrë aktive në procesin demokratik dhe demonstruan më shumë pjekuri demokratike. Por, zgjedhjet nuk janë një qëllim në vetvete. Shqiptarët, ashtu si qytetarët në të gjitha demokracitë, i zgjedhin udhëheqësit e tyre për t’i shërbyer interesit të njerëzve dhe për të punuar në emër të çdo qytetari. Shqiptarët morën pjesë masivisht në zgjedhje në qershor për përparim, për reforma, dhe për transformim. Tani, votuesit presin që qeveria dhe të gjitha partitë në parlament të punojnë për t’i kryer këto reforma dhe për të realizuar me shpejtësi dhe zell integrimin e Shqipërisë në BE dhe në bashkësinë euro-atlantike.

Rezultatet e arritura nga Shqipëria deri më sot kanë nevojë të konsolidohen nëpërmjet përpjekjesh të vazhdueshme për reforma dhe zbatimit konseguent. Ç’është më e rëndësishme, dialogu konstruktiv dhe bashkëpunimi duhet të bëhen tipare të rrënjosura të peisazhit politik të Shqipërisë. Kjo do të lejonte që reformat të vazhdonin në fusha që përbëjnë përparësi dhe do ta mbanin Shqipërinë në rrugën drejt BE-së. Shqipëria ka arritur shumë prej vitit 1992 dhe ka arsye për të qenë krenare për këtë. Megjithatë, ka shumë më tepër për t’u bërë në javët, muajt dhe vitet që vijnë:

Shqipëria mund të bëhet pjesë e BE-së. Kjo do të kërkojë përkushtimin për të miratuar dhe vënë në zbatim reforma kyçe, sidomos në fushën e shtetit ligjor. Do të kërkojë që Shqipëria të demonstrojë aftësinë dhe vullnetin e saj për të zbatuar ligjet anti-korrupsion dhe të rrisë transparencën, llogaridhënien, dhe efektshmërinë e sistemit gjyqësor të vendit, përfshirë këtu edhe kodin penal. Po ashtu, do të kërkojë përqendrim dhe vendosmëri për të trajtuar çështje të ndërlikuara të të drejtave të njeriut, përfshirë reformën e pronësisë.

Shqipëria mund të bëhet më e begatë dhe të përmirësojë standardin e jetesës për të gjithë qytetarët e saj. Nxisim me forcë qeverinë e re për të zbatuar dhe përforcuar praktikat që krijojnë një mjedis të ndershëm, transparent për biznesin dhe një fushë loje të barabartë për të gjithë investuesit. Investimet e brendshme dhe të huaja mund të jenë një shtytës domethënës i zhvillimit ekonomik në vitet që vijnë, por para së gjithash, investuesit kanë nevojë për një mjedis të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm, me qëllim që të krijojnë vende të mira pune dhe shanse për qytetarët shqiptarë.

Shqipëria mund të ketë një administratë publike që është e aftë, e qëndrueshme dhe profesionale dhe të iu jep shërbime cilësore qytetarëve.

Shqipëria mund të vazhdojë të luajë një rol të moderuar dhe konstruktiv në rajon. Shqipëria mund të ndihmojë për t’u siguruar që shqiptarët kudo në rajon të luajnë role të plota, aktive dhe konstruktive si qytetarë të demokracive fqinje. Marrëveshja e kohëve të fundit midis Serbisë dhe Kosovës hap një epokë të re mundësish për bashkëpunim rajonal. Nëpërmjet reformash që do ta bënin Shqipërinë një aleate edhe më të fortë në NATO dhe kontribuese e sigurisë europiane, Shqipëria mund të shërbejë si shembull për të tjera vende të Ballkanit që aspirojnë anëtarësim.

Jemi të bindur që Shqipëria mund të arrijë përparim real drejt këtyre synimeve dhe të realizojë aspiratat e të gjithë qytetarëve të saj.

Shqipëria ka një mundësi për të ecur shpejt përpara dhe për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të begatë. Sfidat përpara mund të duken të frikshme, por besojmë që Shqipëria duhet ta rrokë këtë mundësi për të siguruar një të ardhme më të mirë për vendin. BE dhe Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Shqipërinë për të siguruar të ardhmen e saj si një shoqëri e drejtë, e ankoruar fort në BE dhe në bashkësinë euro-atlantike – vendi ku populli shqiptar do që të jetë dhe vendi të cilit i përkasin.

31 Komente

ca shkrimi.... Shqiperia ashtu, Shqiperia keshtu.... dhe te mendosh, jane dashur 2 burra per te prodhuar kete fare editoriali..smiley

ok. yes we can!smiley

Kane harruar nje gje:

Shqiperia mund te kualifikohet ne ndonje faze finale te kampionateve futbollistike smiley

Mund ore, mund, kete e dijne mire tifozat e kombetares; po ce do qe nuk kualifikohet kurre!!

Po keshtu edhe per ato 'mundet' e tjera qe na kane renditur zoterinjte ambasadore me lart...

 

Kush tha qe nuk i ka mundesite, i ka, por sa do punoje klasa politike drejtuese, kjo eshte ceshtja. 

Ma ke kaco diçi.. Leji llafet Shabono.

"Me zë dhe me figurë" e ke jo vetem kryetar parlamenti sot por edhe qeveritrambajtes.

Kupton ti apo jo? Na jepni at cop statusi se lat nam se vet nuk qullosim dot gje ket e dim dhe vet.

 

smiley  i modh je per Zotin !  smiley

edhe une mendoj si Elba per Fiqon...hahahah

Sa te kemi Lazaratin, brisk te mbare Torja me gjithe Sandrin.

 

"Shqipëria mundet"  -  Shqipëria bëhet

yes we can

Ti kishin hedh pak rigon mire do kishin bere.

Shqiperia ne Europ

Socialisteve pushka top

Demokratet thelle ne grop

Populli

hajde mendje shkreta, hajde ..

reflektim qasti

Belul, ti nuk e di, por Roni ka qene dhe mbetet nje kundershtar i forte i mitit te nderkombetareve, sidomos ambasadorit amerikano-qinez. 

ne fakt  Deion,  ne pergjithsi, eshte per tu çuditur metamorfoza (per miresmiley)  e ambasadorit Arvizu  te  nje grup i mire peshkistesh... ne no time,  nga zero to hero..smiley   jo  per gje, po u harrua edhe pensjonisti, idhulli, Withers..smiley   dhe meqe ra fjala,  si nuk  kane bere ndonje interviste me Withersin keto kohet e fundit..smiley
 

Rreshti funit duhet te kishte qene

popullit nonen n'gop

ndryshe nuk bohet perpara. smiley

"Shqiperia mundet" - this message was brought to you by Obama via iZuzu

I kishin thone Arvizut qe kshu, kshu, kshu ka thone Deioni.

Ti thoni Deionit, kish thone Arvizu, se po nuk tregune sjellje konstruktive PD do te kete te njejtin status ligjor/politik qe ka sot Bradherhudi ne Egjipt!

Vazhdo ti Deiono vazhdo, po Arvizu i merr vesh te gjitha!

ta paska mush menjen vëqëja që pëpëunë e lexojnë peco grosët

Mirjamo kur futesh ne ndertesen qendrore te CIA, ne murin lindore te katit te dyte eshte shkruar me shkronja bakri shprehja "organet e posacme, te kryejne detyrat e posacme"!

kur s'më bëri zoti belul thuaj...

Shqiperia MUND! Jo MUNDET. 

Per sa kohe do te kete ne krye keta qe ka, Shqiperia nuk do te mundet te shkoje askerkund. 

Do te vijojme te mbetemi territor i neo-kolonializuar, kafshate grekesh e serbesh qe shqyejne perdite nga nje cope ne joint-venture me mafian tone autoktone smiley

 Nuk ma merr mendja se ka shtet tjeter ne bote qe te drejtohet ne kete forme nga nje ose dy 'Guvernatore' te huaj vetem de facto . (habitem se pse nuk e bejne de jure, me kushtetute).  Per kete arsye Edi Rama do kishte bere me mire qe kur te hiqte fotografine e Nishanit,  ta zevendesonte me fotografine e Arvizut. Keta ambasadoret jane bere si shenjtoret ne nje kishe ortodokse - zbukurojne altarin. Dhe turma shqipfolese shkon e ndez nje qiri e lutet per te shkuar ne parajsen europiane qe i pret ne 100 e kusur vjet. Lum per ate vend!!
 

Eshte e vertete qe Sandri fillo pune te peshku mbas Albanies?

aahahahahahhahahahahahahahahahahahhahahahahahahhahahahahhahahahhahha

Shqiperia Mundet ????????????????

Zgjedhjet ishin me te vertete te qeta .pati vetem nje vrasje dhe 4 plagosje.ky eshte sukses i madh.

smiley

 

 

"I nderuar z.kryeministër! Ju urojmë punë të mbarë dhe suksese Qeverisë! Meqenëse nuk u pa e arsyeshme futja në qeveri e PKD-së me ministri, sipas pikës së nënshkruar në platformën e përbashkët para 23 qershorit, për arsye objektive, ne do t'ju sugjeronim disa poste të tjera alternative në nivel zv/ministri, Prefekti, Drejtori të Përgjithshëm, si më poshtë vijon: Prefekt në Qarqet: Tiranë, Lezhë, Shkodër, Durrës dhe Elbasan", thuhet në kërkesën e nënshkruar nga Mark Frroku. Më tej, aty renditen 13 emra drejtorish dhe agjencish: "Drejtoria e Përgjithshme e KESH-it, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, Kompania e sigurimeve INSIG, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Drejtoria e Rrugëve, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Drejtori i Përgjithshëm i QSUT", janë disa nga drejtoritë që renditen. Më pas, PKD kërkon, nëse ka mundësi, edhe pjesë nga Inspektorati Shtetëror i Punës, ose Inspektorati i Kontrollit të Ushqimit apo Drejtoria e Përgjithshme e Postave. Kërkesa të tjera janë edhe Drejtoria e Shërbimit të Provës pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtoria e Shpërndarjes së Librit Shkollor. Në fund të kërkesës, PKD shprehet se do të paraqesë burime njerëzore të kualifikuara, të përgjegjshëm, korrektë, me reputacion në shoqëri.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).