G20-a përfundon pa surpriza. Samiti që përfundoi dje dështoi të prodhojë madje edhe hijen e një marrëveshjeje mbi Sirinë, duke lënë të hapur hendekun mes SHBA-ve dhe Rusisë në këtë çështje. Por, pak mbledhje të tilla kanë ofruar kaq zbuluar një portret të balancës reale të fuqisë globale, apo forcuar kuptimin që, mbi këtë gjurmë të fundit dhe të përgjakshme të asaj që një herë quhej “Pranverë Arabe”, në çështjet ndërkombëtare mund të ketë mbërritur momenti i pikës së kthesës vendimtare.

Dy ditët në Shën Petersburg kanë konfirmuar shumë gjera. Ato kanë nxjerrë në pah se si Rusia e Vladimir Putinit është e vendosur të rishfaqet në skenën botërore – qoftë edhe vetëm me aftësinë e saj për të thënë jo. Ato po ashtu kanë treguar, edhe një herë tjetër, se Kina merkantiliste  nuk do të bëjë asgjë për të shqetësuar interesat e saj ekonomike si dhe shfaqen zbuluar paaftësinë e Evropës për të vepruar më vete.

Britania, në fjalët (e supozuara) të një zyrtari të lartë të Kremlinit, është “një ishull i vogël” të cilit askush nuk ia vë veshin. Por, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për pjesën tjetër të Bashkimit Evropian. Gjermania, fuqia më e madhe ekonomike e rajonit, shquhet vetëm për heshtjen shurdhuese të saj. Franca është e prirur për sulm ushtarak kundër Sirisë që ta ndëshkojë regjimin e Asadit për përdorimin e dyshuar të armëve kimike, por nuk është e gatshme ta bëjë këtë pa udhëheqjen e Uashingtonit. Anëtaret e tjerë të G 20-ës shtrydhin duart nga tmerri në Siri, por zmbrapsen nga çdo ndërhyrje. Kjo i kthen punët, si gjithmonë në raste të një drame ndërkombëtare, tek Amerika dhe roli i saj në botë.

Nuk nevojiteshin fjalët e zyrtarit nga Kremlini për të treguar se influenca e Britanisë ka rënë, një shekull pas rënies së Perandorisë. Të pëlqen apo jo, megjithatë, në një kohë kur Këshilli i Sigurimit e ka të pamundur të marrë vendime, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gjëja më e përafërt me një polic global. Mund të argumentohet se asnjë shtet nuk ka të drejtë të sillet kështu, dhe aftësia aktuale e Amerikës për të ndryshuar historinë, për shkak të mundësive ushtarake, është e ekzagjeruar ndonjëherë – por të paktën jo nga ajo vetë. Për vërtetim, shikoni jo më larg se gjendja e mjeruar e shtetit të Irakut, një dekadë pas pushtimit nga ana e Xhorxh W. Bushit. Ende në çdo krizë të madhe, të gjithë i kthejnë sytë nga Uashingtoni, sikundër po ndodh tani në Siri ku regjimi akuzohet se ka dhunuar ndalimin e përdorimit të armëve kimike, të cilën e ka nënshkruar vetë, por të cilën Këshilli i paralizuar i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është i pafuqishëm ta zbatojë.

Ditët në vazhdim do të jenë vendimtare. Vota e muajit të kaluar e Dhomës së Komunave kundër pjesëmarrjes së Britanisë në sulmet ajrore kundër qeverisë siriane mund të ketë qenë vendimi i duhur. Por, shikuar nga prizmi i ashpër i Realpolitikës (të cilën rusët e kuptojnë më mirë se kushdo) kjo votë ka reduktuar pushtetin e Britanisë në skenën ndërkombëtare. Në vetvete, kjo mund të mos jetë diçka e keqe. Megjithatë pakontuestueshmërisht, kjo ka ndodhur.

Një debat i tillë po zhvillohet aktualisht edhe në Uashington. Pa dyshim, Presidenti Obama u soll paefektshëm sa i përket Sirisë – duke deklaruar së pari se Asadi duhet të shkojë pa thënë si, pastaj rastësisht duke vendosur një “vijë të kuqe” ndaj përdorimit të armëve kimike, më tej duke shpallur vendimin për të përdorur forcën dhe ndërkohë duke e bërë të qartë se thellë-thellë, Siria i duket diçka aq e keqe sa nuk dëshiron të merret me të. Thirrjet e Obamës nuk vijnë më aq të qarta sa më parë.

Sipas sinjaleve, Dhoma e Përfaqësuesve mund të ndjekë Dhomën e Komunave dhe të kundërshtojë ndërhyrjen ushtarake, duke qenë në të njëjtën valë me shumicën e dukshme të opinionit publik. Nëse ndodh kështu, do të ketë arritur një moment përfundimtar. Pastaj ose Obama, jo si David Kameroni, sfidon legjislaturën e tij dhe shkon para me sulmin. Ose pranon në heshtje – se edhe pas gjithë atyre mburrje nuk do të ketë përgjigje ushtarake të amerikanëve. Si pasojë e kësaj do të dobësohej fort jo vetëm presidenca e tij në vend, por edhe në sytë e botës. Në këtë mënyrë do të dobësohej edhe kredibiliteti i Amerikës si polic global. Kësodore, mund të jemi përballë një pike kthese vendimtare në skenën ndërkombëtare.

Marrë nga The Independent

61 Komente

Shume shkrim i bukur. 

Pa surpriza? Duket se qeka bo e zakonshme shprehja "Vendi juaj o nji ishull i vogel i mbulum nga mjegulla, per te cilin se rrun njeri pervec ca oligarkeve qe skane se ku tjeter ti shpenzojne parate... prandaj uluni n'mythe dhe pini çaj pa na çajt shume trapin!!!" smiley

Pa permendur ketu fjalimet me tematike "John Kerry is a liar." lol

 

 

very fucking normal shit! smiley

emo, juve ju ka marre ne qafe medical marijuana mor tamarrsha! Ju jeni alright dimen-vere, lufte-paqe... Sa here qe eci ne CPW, ne cdo ore te dites, vjen era ashtu... Lol

 

njoh njonin qe i pi 4-5cope ne dite, kur mi tregoi i kishte te gatshme dmth te dredhura e me filter dhe nuk i dalloje dot nga cigaret e zakonshme, pervecse nga era dhe nga containeri plastik ne forme cilindri... "mi ka keshillu doktori."-- tha... Doktori mu vellai i te shoqes. Lmao

smiley

rrofshin popujt miq te luizianes dhe teksasit!!!

"dy popuj miq" deshta me thon smiley

smiley

 

Emo, lere dy popuj miq, se ajo eshte per Ramen. Obames i duhen Shenimet, (ate te hirtin, jo ato dy portokallijte).

te lexonte ate grine obami, behej bota bahce me lule qe neser... po s'ke c'ben. s'eshte koka jote per shenimet, o barak, po c'te bej une i ziu qe s'kam me ke llafos, thuhet qe kishte thene ne nje seance spiritizmi bere fshehur ne varr te bamit, merhumi...

eeeh, i lothmi AI. thuhet qe per 100 vjetor (te lindjes, se AI vetem lindje ka), do i bejne nje shtatore prane kalit te Abas Aliut, atje... lart... ne male...

 Atje ku ka vetem uje burimi dhe arome pishe.

Kush eshte kjo dhoma e komuneve ne Amerike qe ka votuar kunder sulmit?

eshte nje dhome e perbere nga patriote amerikan me llogjike funksionale, qe duan atdheun dhe popullin e tyre.

Ore une po pyes tamam se nuk di te kete votuar akoma njeri per kete pune ne usa, po meqe kam qene nja tre dite me sherbim dhe s'kam pa lajme, pyeta kush ka votuar

Vetem gjeostrategu Art mund te na i shpjegoje keto tema ne detaje 

Makinen llogaritese dhe me vrap ke sheshi se lufte do te thote rritje e kursit, do besh leke mos u merzit, ja prit dhe ca.... smiley

Filloi punen TAP-i Arto. Per kete mbahesh mend ti ketu, se ca bej une e ca ben ti nuk e di asnjeri. 

O kambisto sa vajti ai kursi i Frangut zvicerjan se dua te ble ca smiley 

Une nuk kam fol per kurs kembimi (se mos do kuptoshe ti gjithsesi). Ti ke fol per TAP-in. Te thjeshta gjerat, tani bej batuta pa lidhje sa te duash ti, te ndihmo Roni po deshe. 

Je me vonese Art smiley mos u fut ne loje, duhej te ishe futur ca muaj me pare, kur kursi i frankut ishte poshte. 

And by the way... The indipendent, my ass!

emo, seriozisht me thuj se cil popull amerikan e perkrah sulmin mer? Ky qe njoh une eshte kategorikisht kunder!

 

eshte gjynah te mbeshteten pislliqe te tilla. Nuk ka fare te beje populli i shkrete Sirian me kete muhabet. Putini ja tha troç se çkishte per te thene, ashu siç beri Enveri ne konferencen e paqes ne paris 1946. Askush sfoli atehere e askush sfoli as sot, jo per gje por sepse kane te drejte si Enveri atehere e si Putini sot. Mashtrusa legena!

ça tha Enveri atehere Hoppa?di vetem qe amerikani tha smileyhqiperia bte marre 0 dollare demshperblime.pra mohoi krejt lanc ...mu kjo zero dollar m'hedh dekun...se asht i nji ironie fantastike.pra nuk u ndalen me thane jo po nuk i takon jo po lufte e pa lufteOk gjithçka,0 dollare smiley

Zero mer meritun. Lol

Rusi e paska nisur nje pjese te flotes ne brigjet Siriane....Thuhet dhe se mund te kete nisur ngarkese "speciale", sistemin e avancuar te raketave S-300/S-400 te cilat kane rreze deri ne bazat  Natos ne Qipro. Ne prani te medjave Putin i kishte thene Obames "Ti pastro dhe une bej pis se ke radhen e pastertise"...Cdo pajisje ushtarake qe do ti shkaterrosh sirjaneve une do ta zevendesoj dhe dyfishoj smiley

  Imagjinoni skenarin sikur anijet ruse  ti rezonin rraketat patriot qe ne ajer pa hyre ne territorin Sirian sic bene dikur amerikanet ne Kuvajt me Skude-t e Sadamit...Do te ishte nje demostrim(nje lloj loje lufte) i aftesive te sistemeve antiajrore Ruse dhe nje lloje prove per Putin qe ta vendose Rusine "de facto" ne kandarin e superfuqive...Jetojme ne nje bote tri-katerpolare dhe gjerat po behen intersante

Nuk besoj se do ta leshoje kollaj bazen detare ne Mesdhe Rusi, sidomos tani qe SHBA eshte n'gjunje nga kriza dhe Obama nuk i ka punet mire as ne shtepi te vet dhe as ne arenen globale..Me duket se shtepia mbreterore e sauditeve dhe izraelitet e futen ne nje rruge qorre Obamen. Shpresoj qe parlamenti i SHBA ta hedhi poshte propozimin, si koleget Britanike dhe ti jape mundesin Obames te laje duart si Ponti Pilat.

Po qene si gjithe produktet ruse, keto sistemet antirakete ka rrezik te na lene pa hene se atje do perfundojne. Mjere peshkataret pas kesaj, qe llogarisin oraret e peshkimit me daljen dhe ikjen e henes smiley

Prandaj do dhe ai ti testoje smiley

 smiley ah qerratenj smiley

Art, po ba me te than une se sulmi ka per te qene i perqendrum dhe selektiv kryesisht me tomahawks dhe jo me patriots. Selektiv deri ne nje fare pike, sepse tomahaks e bon gropen shume te madhe dhe ti thyn xhamat e ta rrezon telivizorin edhe 5-8milje larg objektit. Cdo romawaks kushton pak me teper se sa $1million, dhe do nevojiten shume.

Po shterngohet dhe po shterngohet i shkreti Obama po s'po e lene as te leshoje nje fe..e te plevitosur..Edhe doktotri thote kur ke sforcime ben mire te clirohesh  se te ben dem per shendetin smiley  megjithate e pashe ca Obamen kur foli dhe mund te them se mund te kete qene nje nga rastet me te veshtira te "kapsllekut" ne publik

Ky skenari me anijen qe shkon ne siri me kujton 1 histori te lasht sa bota me ca rraketa qe do viheshin ne Kuben  Fidelit... po su vune dot smiley ... po atehere 60-70 % e GDP te bashkimit sovietik shkonin per ushtrine edhe mund ta perballonte 1 agresion por tani? smiley Gjithsesi zysha ime e historis gjithmon thoshte " Ndyshon thjesht tekonologjia njerzit mbeten po ato"... edhe 1 here kemi 1 USA.. 1 RUSI.. dhe 1 anije me rraketa smiley

Pika e ktheses e ketij trapit tim. Ekonomikisht Rusia eshte dekada larg Amerikes, merrni dhe krahasoni gdp-ne. Por edhe si zhvillim ne pergjithesi eshte larg nga vendet e zhilluara perendimore. Aq sa harxhon Amerika per mbrojtjen nuk harxhojne te gjitha vendet te marra se bashku qe vijne pas Amerikes.

Edhe Kina dikur i conte kercenime perdite Amerikes se do ta grinte por Amerika tallej. Problemi eshte se ne Uashington lobet kane ndikim te madh dhe pas luftes se Irakut, njerezit por edhe politikanet jane te tmerruar, nuk duan te perserisin gabimet.

Vota kunder e deputeteve te parlamentit britanik eshte per shkak te gomarit Blair dhe luftes me rrena qe i hyri ne Irak. Qe nga ajo kohe vete laburistet por edhe shume konservatore nuk duan te perserisin gabimet e Blair.

Ka qene nje mister njet dikur, dhe ruset vazhdojne ne nje vrimi t'i bien, dhe i bien bukur. Hesapi eshte shume me mire keshtu. Nja dy gjyle do t'i hudhi Obama, sa per te bo adetin. Sidoqofte, luanit plak nuk i ka ra nuhatja, sa per thonjt, cekja pak Gjibraltarin.

Obama a tu llogarit punet e veta brenda gardhit te vet, se per Rusine i bie qe sot Sirise dhe Rusia e Kina si per Jugosllavine e Milloshevicit vetem do bertasin sa per te bere zhurme po jo gje tjeter. Britania eshte vend i vogel ne krahasim me keta te tjeret, por jo pa autoritet e reputacion. Eshte vend i zhvilluar, eshte vend me kapacitete te medha ushtarake e pjese e "klubit te vendeve me arme nukleare" por edhe sic dihet qe nga 45 ka aleance speciale me Ameriken.

Gjibraltari i prek direkt interesin Britanise e sdiskutohet kjo, por ketu flitet per ndikim ne arenen nderkombetare.

Sidoqofte, Obama po duket me shume si nei kryetar OJQ, gelltiti dhe strehimin e atij spiunit te penduar. Keto nuk falen, aq me shume qe ne mandatin e dyte eshte, s'ka ca llogarit. Edhe ne kete rast, beri kercenime kot. Shkon degjon dhe pordhet e Putin. Mesa duket paska patur te drejte Klingesha ne fushaten perkatese elektorale.

Kurse inglisi, i doli punes perpara, dmth s'futem ne bela per sport, apo se i llap goja dikujt. Dhe kur ka pas interes nuk ka pertu ...

per punen e atij spiunit jam i sigurte qe vete obama asht i bind qe ka pas te drejte ai. te ishte noj pall tip bushi hala do ngjonim per te, kurse obama po shpreson te harrohet si qeshtje.

Spiuni ne vetvehte nuk ka shume rendesi. Problemi eshte se US dhe Obames me ate rast iu be nje sfide nga ruset dhe ai e gelltiti, pastaj erdhi kjo luga e dyte e Sirise, e keshtu me radhe, e ben rruge miu. Dhe pastaj duhet ndonje dacke e forte dhe e kushtueshme per te vene rregull.

Dhe meqe ra fjale tek spiuni, Obama e Mehmeti s'dinin gje, ai Biden-i e kishte bere ne kok te vet.smiley

 

Obama demokrat eshte, po megjithate nuk mund te nryshoje menyren ne te cilen funksionon amerika. ose te pakten nuk ka b*** ta beje. Ne fillim tha se Guantanamo do te mbyllet, po pastaj nuk ia mbajti. sa per Sirine nuk besoj se do ta lejn pa i hedh ndonje rraket, po me sa kam pa kto rebelet jan ku e ku me keq se Asadi. ne Siri Amerika perballet me dilemen e Sabianit "ke te marr e ke te le"

http://www.youtube.com/watch?v=2TAhr04LF...  po u fut ne Siri kto do kete shoke Amerika.

Hall i madh ky i Amerikes. Te beje lufte kunder diktatorit te Sirise, del aleate e Al-Kaedes. Do gajaset Osama (i ndritte shpirti aty ku ka rene). Te mos beje lufte do e tallin bota "iii Amerikes nuk ia mban bytha", dhe merr fund reputacioni i te fortit te lagjes. Kina do mbaje barkun me dore. Te ndihmoje Asadin  kunder xhihadisteve del president legen, le qe kjo eshte sikur Al Kapone te ndihmonte O'Benien. Cakejt e Putinit do qeshin nder male me Obamen.

 

Nderin e Amerikes tani mund ta shpetoje vetem Kisingeri. Ai dinte te bente edhe lufte, edhe marreveshje me Rusine. Ai eshte i vetmi qe ka edhe medaljen Luftetar i Liri-Demokracise edhe Nobel per Paqe.

 

Ata andej zihen dhe skermisin dhembet ndersa Kinezi......... smiley

Keto i kemi pase me kohe, por nuk jemi nga ato shoqeri te degraduara qe e lejojne njeriun te zevendesohet nga nje makine. Po familjen dhe gruan si ti mbaje i ziu njeri, ne nje shoqeri ku nothing comes for free? smiley

 

Ju ka bere magji Obama se nuk ka mundesi. Jeni bere socialista pa din e iman. Po turperoni dhe kujtimin e Edgarit. 

smiley Shiko si rroutollet ky dreq ruzull "komunistet" behen n'e kapitalist te pameshirshem dhe te djathtet shendrrohen ne socjaliste...

Ju me keni keqkuptu mer. Une jam pro politikave sociale rracionale, dhe jo si ja boni Greku irracional qe i ka dhon pension kujtdo, apo amerikoni qe na merr neve per tja dhone zakeve dhe spakeve pa pase asnji lloj merite. E bone punen, hallall ti boft Zoti, ama te shperblehesh kur nuk puno, haram tomlin e nones!!!

njeriu i shkrete bje dhe ne hall, smundet as me thone "i shpenzofshi ne drogna (ilace)!" sepse keto me te vertete ne drogna i shpenzojne e pastaj vijne e na e kthejne permbys jetet tona te cilat i mbajme me vshtiresi... smiley

Kush o Edgari mer? smiley

Tradhtia e ka emrin grua, ose edhe kur s'eshte, i mbaron emri gjithmone me -a.  smiley

 ...influenca e Britanisë ka rënë, një shekull pas rënies së Perandorisë.

The Independent e paska shkrujt a??????

Obobo keto Anglezet jane keq fare. Akoma jetojne me lavdine e perandorise!

Si thote? Si thote?

"nje shekull pas renies se Perandorise"

smiley

Qe Anglia ka mor fun eshte mor vesh qe me Krizen e Suezit ktu e 50 vjet para, kur Eisenhower i tha, PERJASHTA nga Egjipti! 

 The Independent shpreson të vejë në sedër amerikën e britaninë e ky të kënaqet me artikuj lufte.(si ai shqiptari që tha kush nuk është burrë?  unë?... e fiu nga avioni)

Politika ndërkombëtare nuk u shqetsua pë gati 200 000 të vrarë se s'kishte mbështetjen e opinionit dhe po "shqetsohet" për 1000 të vrarë nga LK e me prova mjaft dyshuese me shpresë se do marrë mbështetje pikërisht kur regjimi po fiton .Regjimi diktatorial i Sirisë nuk i ka rrezikuar minoritet e shumta atje ndërsa pjesa islamike e opozitës i sulmon ato që tani.Që kur dëgjova se vullnetarë fetarë nga gjithë bota  shkojnë e luftojnë për xhihad mendoj se askush nuk duhet të ndërhyjë në kte luftë fetare mfshehur me flamurin e lirisë ndaj diktaturës. Sirianët do dijnë ta zgjidhin vetë problemin. Një ndërhyrje ushtarake nga jasht qoftë dhe kirugjkale vetëm do të shtojë të vrarët sirianë dhe do përkeqsojë gjendjen në rajon. Pse nuk tentohet ndalimi i luftës  fetare në Siri por me patjetër duhet të ketë një fitimtar që në çdo rast nuk ësht populli  sirian sikur duan me thanë "kokën të hanë" dhe nga ana tjetër mendojnë për ekstremistët që janë shumica më e vendosur e rebelëve për luftë.  Pjesa tjetër e opozitës kot që ngazllehet se ashtu si opozita demokratike e revolucionit Iranian do jenë preja e parë e diktaturës së re.Pushteti që vjen nga lufta me armë me armë ka tendecën të mbahet.

 

 

 

gjeopolitike nga bronx-i - smiley

pse ke ndonji problem ti?

Kur thashe une para ca diteve se politikanet jane te pavendosur, nuk m'besonte njeri. 

Profeteve vetem mbasi vdesin fillojn dhe ju a degjojne fjalet o Pjer!

Ron smiley leji furçet, por pregatitu per pyetjet e Intervistes se Madhe smiley

Si eshte kjo puna e intervistes Pjero se nuk di gjo?

Cja ke thene si duhet ore Pjer! Nuk e din Roni qe Profetet ...nuk vdesin.Vetem Ndrojne jete...

Ja dhe Fancezet nderruan pllaken (Surrender Monkeys i cilesonte BBC me ironi smiley )... Hollande shprehet ne mbledhjen e G20 se do te prese hetimet e plota te OKB perpara se te veproje ..dhe.... me tre kushte 

 

  • Vetem nese kane per objektiv objekte ushtarake duke shmangur demet dhe viktimat ne popullsine civile
  • Vetem kur Hetuesve e OKBse ju shte dhene koha e mjaftueshme per t nxjerre perfundimin e hetimit
  • Vetem nese Keshilli i Sigurise ne OKB deshton te jape autorizimin e nevojshem, dhe nese mblidhet nje koalicjon nderkombetar i konsiderueshem

E jema e Zeqos me duket se do vazhdoje do haje thana..(kete e kisha per mediat). Hetimet e OKBse mund te zgjasin me muaj te tre fut ketu dhe nja 1 muaj negocjimesh ne Keshillin e Sigurise. Nje refuzim i goditjeve nga Senati do ta nxirrte nga ky kapsllik Obamen.

 

Maj gad! What a fucked up world this is turning to be.

Kthese vendimtare pasi jane para qe do te perdoren dhe ne kushtet e nje krize globale qe vetem glllaberon para nje lufte e tille e ka nje kosto.

 Nderhyrja ne Siri per të ndaluar përdorimin e armeve kimike,do te kushtojë qindra mijëra dollarë, megjithatë në qoftese marrim në konsideratë eksperiencat e kaluara,kostoja do të jetë akoma më e lartë.

Sipas analistëve, çdo raketë Tomahawk kushton mbi një milion dollarë amerikanë, ndërsa hedhja e bombave nga aeroplanë tipit B-2 që fluturojnë 18 orë nga baza kushton 60 000 $ në orë.

 Besohet se ndërhyrja do të kushtojë paktën një gjysmë miliardë dollarë, ndërsa të tjerët e ngrejnë akoma dhe një miliard dollarë që do të paguhet nga buxheti për situata të jashtëzakonshme e ministrisë Mbrojtjes që do të miratohet nga Kongresi.

Më konkretisht, raketa Tomahawk që ka distancë fluturimi prej 1.600 km mund të ndryshojë objektiv akoma edhe kur ajo është në ajër, do të jetë arma kryesore e bombardimeve.Kostoja arrin në 1.2 deri 1.5 milion $.

US Navy ka hedhur 221 TOMAHAWK në goditjen kundër ish-udhëheqësit libian Muamar Gadaf. Që arriti kosto afërsisht 331 milion $

Një çështje tjetër është transportimi dhe ruajtja e anijeve amerikane në zonë. Për shembull, kostoja e aktivitetit të aerombajtëses Nimitz shkon 25 $ milion dollarë në javë,kur ajo funksionon në mënyrë normale. Ndërsa kur angazhohet në operacionet luftarake, atëherë kostoja e saj arrin deri në 40 milion $ në javë.

...... e keshtu me radhe....qe jane para qe dikush duhet ti paguaje....

sa shume e vrisni mendjen per gjera koti mer jahu.

paraja sot eshte virtuale (me kompjuter e shton shumen sa do vete), a thu se eshte uje ose nafte.

McCanin got served ne vete bastjonet e te djathteve ne jug

Zhvillime interesante...te situates se kapsllikut te Obames ... John Kerry pyetet nga gazetaret "Kush do te ishte e vetmja mundesi qe te mos sulmohej Siria?" dhe ai i pergjigjet me fodullek "vetem nese dorezon armet kimike, qe nuk nuk ben vaki te ndodhe".............Nuk vonon dhe pergjigja pozitive nga Siria, me nderhyrjen e Rusise dhe OKB, qeveria e Asad eshte e gatshme ti vere armet kimike nen kontrrollin e nje force nderkombetare apo te OKB ...

Syria's foreign minister reportedly welcomed "out of concern for the lives of the Syrian people" and "the security of our country." 
 

Ban Ki Mun e pershendeti menjehere idene dhe po kerkon urgjentisht mbledhje te Keshillit te Sigurise dergimin e nje ekimi per inspektimin dhe asgjesimin e armeve kimike te Sirise

Besoj se Kerry po i bie tavolines me koke tani ,ndersa Obama ne anen tjeter po pert me padurim kuren e majasellit

Me duket se Ruset e ben Mat me rokater kesaj radhe  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).