Sot bëhen saktësisht 12 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është njoftuar se presidenti Barack Obama do të marrë pjesë në një minut heshtjeje në lëndinën e Shtëpipsë së Bardhë për t’iu bërë homazh rreth 3 mijë vetave të vrarë gjatë sulmeve më 11 shtator 2001.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se ekipi i sigurisë kombëtare i Obamës është duke ndërmarrë hapa që të evitojë sulme terroriste që kanë të bëjnë me përvjetorin e së mërkurës. Obama e ka diskutuar përgatitjen dhe sigurinë me ekipin e tij të martën, shkruan REL.

Shtëpia e Bardhë nuk ka treguar hapat që po ndërmerren, por megjithatë ka njoftuar se këshilltarja e Obamas për siguri kombëtare dhe kundër terrorizmit, Lisa Monaco, për muaj të tërë ka qenë duke i rishikuar masat e sigurisë për përvjetorin në fjalë.

Kjo e përfshinë edhe një kërcënim të fundit të Al Kaedës që ka çuar deri te mbyllja e 19 misioneve diplomatike muajin e kaluar. 

26 Komente

i përjetshëm kujtimi

Kur kujtoj atë datë mendoj gjithmonë se sa pak bëjnë qeveritë e fuqishme perendimore në luftën kundër terrorizmit dhe extremizmave të ç'do lloj ngjyre qofshin ato. Siria s'fundmi është këmbanë alarmi për të gjithë ne. Ngjarje të tilla duhen kujtuar gjithmonë për mos t'u harruar kurrë !

I perjetshem qofte kujtimi i atyre te pafajshmeve qe nderruan jete.

 

Nashi kjo puna e luftimit te terrorizmit duhet marre nga USA pak me me nge, se po i del si ne Irak qe as karabine 10-she nuk kishin lene ma arme kimike.

tani ky muhabet eshte bo pervit, ca ka ngel ala pa thon? se po kthehet si ato komentet e xake-vleres per jozefpercken dhe baba sqapin

I perjetshem qofte!

Si sot e kujtoj at dite!

Nuk kishte gje me te rende dhe te shemtuar se sa te jetoje ne nje NYC qe kishte frike! 

 

Te kene gjet paqe, ata qe iken e ata qe lane pas!

Une kam qen tu pi kafe, nje jave perpara fiks, ne te njejten ore mu te sheshi posht kullave... Maj men kur ndodhi, linjat e telefonit komplet te bllokuara...

11 shtatori Kthese e Madhe . Shkofte per mbare per USA ne rradhe te pare dhe ne si qytetare te rij te saj , por edhe per vendet fqinje si Kanadaja etj qe duhet te mesojne nga krimi qe mbjellin fanatiket fondamentaliste  , qofte edhe ne vende te vogla si Shqiperia . Aq me teper kur pas tyre edhe me ndryshimet e Medha Hisrorike qe ndodhen ne Shqiperi akoma jane te fiksuar ne antikomunizem , ballistizem , mukje , shtresa te privilegjuara me tituj nga Partizan ne i Perndjekur , duke u perpjekur te mbajne ne alarm Halldupesh  shqiptaret me fantazma jashte cdo Realiteti te Kohes qe jetojme .

USA-n e Goditi Terrorizmi pa ngjyrepavaresisht petkut Fetar islamik , qe nuk ka te beje fare me Islamin ,  ashtu si Terorizmi Psikologjik i fantazmave krijuara artificialisht nga Babasqapit dhe Jozefperckes qe u munduan te injektonin ne Popull .

Paqe ne jeten e te Reneve dhe te dashamiresve qe lane Mbrapa . Mesim per te gjithe shtetet kur ne krye te tyre dalin te Marret se si shndrohen ne Terroriste si ne 21 Janar e Gerdec !

retorika jote nuk njeh kufi..edhe ketu e fute berishen e Topallin hahahajam kurioze me dite a do ket ndoj lloj proçesi,aktivitet,mendim ne jeten tande ku nuk jane keta....

Ka Shtojzovalle dhe ti e di qe kur Vjen ti eshte njesoj sikur hyn ne nje Shtepi Permetare smiley Ndrit shtepia smiley Vetun jam me merak se po te shof pak sa

" Hanko moj tu prish nuri / varur turite si strehe Hauri ....

A thu je kunder Terrorit psikologjik qe mbollen dyshja Sqap - dhi ne Pushtet ? 

Desha me thane qe kjo menyre e solli nje Terrorirzem shteteror ne 97 ..dhe nje ne prag 2013 ...a thu nuk te pergjason me sheshe ku pregatiten Terroriste ? 

a thu nuk mbetet mesim ? Vetem Bombat ? Si mendon per Gerdecin ne se do te ishte  "Dy Binjake " ? A thu ma pak dam do kishte ba ? 

Flladitu ne kyt dite Kujtimi dhe Miresie pa emra satanai ne goje smiley Jepe nje mesazh per 9/11 ne se e ndjen pa rene ke llomotitesit me xake smiley

Te du fort !

ja I driz,qe me te xan vend fjala,mos e lsho kudo.njiktu nuk hynin hiç.do thuç ti e shtyj me zor..smiley.historia nuk bahet me sikure...kullat binjake ishin te paprecedent ne historine moderne.te fusesh gerdecin ketu eshte mitomani....

Gerdeci, Gerdeci

Po kush ishte i mpleksuar aty pervec hijenave shqiptare qe snjohin asnje kufi kur vjen puna me grabite, shfrytezuar cdo gje per pasuri. 

A mos valle ishin dhe ca Amerikane qe e "hengren" sapunin per djathe duke ble fisheke kineze per hungareze. pfffffffffff. E kush "ata" qe e dine edhe kur pjerdh secili politikan i joni  apo kur dalin njerezit per gjah!!!!!!!!!!!

Nuk shtrihesh dot shtojzovalle ma shume se ke Jorganin . Nuk e ban dot krahasimin e Dy binjakeve me Gerdecin .Me vjen keq ta marrsha .Por mund te bash krahasim per demet qe ban Terrorizmi Si ai kunder dy Kullave si ai i Inicuar si Shtet ne Gerdec .

Thelbi eshte Te dy hedhin ne ere Jete dhe pasuri Njerzore . Dhe keshtu ne perfytyrimin tand te DEMIT Terrorist mundet me ndru vendt e objekteve per ti njehsuar smiley Lufta dhe Fitorja nder Popuj asht Kunder Terrorizmit ...nji kyt asht dash me e Kuptue .

Mjetet ...Metodat 

Asht e njeta fitorja e 23 Qershorit ndaj pragut te shperthimit Terrorist te 2013, ndoshta si ne "pranverat arabe "  .Mos te te duket Cudi qe dhe USA mbajti qendrim ZYRTAR pro Ndryshimeve !

Me vjen keq shtojzovalle qe nuk mujte me kuptue do gjana te thjeshta jashte "se Usa zotrie " dhe me vjen shum shume mire per kuptimin qe ke ndaj Sikureve te Sikareve te Mukjes smiley Ndoshta u ngaterrove me Propganden smiley

Sa shpejt iken 12 vjet! Boh. 

 

RIP. 

 

... and God Bless Usa. lol

 

E degjuat Obamen, fjalimin dje? Presidenti me i dobet qe ka pas Amerika ne historine e vet. Pike. Dont reply me. lol

po me thosh njoni sot, Obama o tu e menaxhu shume keq situaten... duket shume i dobet, i pafusqishem per te nis vet sulmin etj.. E pyta nese ai vete desh qe amrika te bombardonte Sirine dhe me tha ne asnje menyre JO... smiley Pra nuk o se Obama as i le, e as i **, po keta nuk dine a dune me u lon rehat, a dune me u **...

Po normal , kto kane ameriken ne dore. Po ja heq armiqt nji nga nji irakun, iranin, libine, sirine...ktu te shash izraelin ..... O nene o nene .... Kulmi ishte kur erdhi netanjahu ose "bibi"  a se di si therritshin mediat ktu gjith perzemersi edhe ishte koha kur obama ( the sweethart i mediave) i tha izraelit te ndalonte ato ndertimet pa 

leje ne west bank, filluan te shajn obamen qe skishte ndodh kurre.

Nje pjese e mire e Amerikaneve nuk e besojne versjonin zyrtar te 911..Sic e postoi Bama poshte numri i skeptikeve sa vjen dhe rritet.Shenja eksploziv te avancuar me teknologji-nano u gjeten ne rrenoja he pjese te kolonave te godines 7

Sipas dosjeve te Wikileaks te MI6 flitet qe celulat e terroristeve qe morren pjese ne kontrrolloheshin nga Mossad. Mossad jo vetem inflitroi me 6 cifute me origjine nga Jemeni dhe Egjipti ne celulat e Hamburgut por bente te gjitha kordinimet dhe e listes se fluturimeve te Boston-it, Washington Dulles,Newark dhe New Jersey ne 9/11.

 

Eshte e thjesht , izraeli eshte ai qe fiton nga ky konflikt midis botes arabe dhe perendimit . Jo se jam Une fans I arabeve ose islamikeve/fetareve ne pergjithesi po myslimanet Jane the new jews nqs nder shekuj ne perendim Jane persekutuar çifutet tani Persekutohen arabet/myslimanet. Une jam I sigurt qe Mossad ka dore te hedhja e kullave.

Nje pjese e mire e Amerikaneve nuk e besojne versjonin zyrtar te 911.

Ore jo nje pjese e mire, po e gjithe pjesa e mire e amerikaneve nuk e beso. Vetem te kqijte e mbrojne akoma. smiley

Arto, une prisja qe ti mas deshtimit me planin e TAP-it te vije me ndonje teori qe ta ngreje lart figuren mor burre. Ti prape me keto teorite e deshtume konspirative. smiley

Do rrosh me shume

Une thjesht po paraqes dosjet e Wikileaks nga transkriptet e MI6 dhe Straffor per kete ceshtje...Pastaj konkluzjonin dhe analizen beje vete ti.....Hidhi dhe ca vaj po s'te pelqeu keshtu thjesht me uthull "ajo" sallata smiley

British intelligence reported in February 2002 that the Israeli Mossad ran 
the Arab hijacker cells that were later blamed by the U.S. government's 9/11 
Commission for carrying out the aerial attacks on the World Trade Center and 
Pentagon. WMR has received details of the British intelligence report which 
was suppressed by the government of then-Prime Minister Tony Blair.

Po ca wikileshi mer burre se u bone njerezit te gjithe analista me wikilikse. Ai tjetri del ne televizor e thote mire ja bome edhe me keq do ja bojme...ti thu gjermani ishte vesh si ballist qe ta merrnin per partizan. smiley Nejse, e lash se me vje turp me e disktu akoma dhe prap, te njejtin budallellek per vite e vite me rradhe.

Nderim per ato qe iken dhe uroj ta paguajne deri ke cantimi i fundit ato qe e organizuan. Sic edhe po e paguajne xhanem. Po prit se s'ka maru loja.

Por hidhi nje sy mer njeri linkut te Wikit perpara se te replikosh... Analiza nuk eshte e Wikit, jane dokumenta sekrete te sherbimit inteligjences Britanike, MI6 dhe emaile komunikimi te Straffor. Thuhet e bardhe mbi te zeze qe celulat e ketyre drejtoheshin nga Mossad... Keto konkluzjone nuk po e nxjerr une

Jane mijera specjaliste dhe inxhinjere ne SHBA qe provojne te kunderten a versjonit "zyrtar"..Thuaj qe Obama nuk deshiron ti ri-hape me ato plage, por e verteta fle gjetke dhe nuk e dime as une dhe as ti..Nje gje ki parasysh qe shume gjera ndryshuan ne emer te "luftes se terrorit",shkak i efektit domino te kullave smiley

 

Nje jave para isha aty per shopping .....ate dite e kisha off.....kisha ber n'plan te shkoja prap se do te ktheja nje pale kepuce qe s'me rrishin mire ........ngrihem dhe shkoj te laj rrobet poshte pallatit ora 8:50

shif- me thote ajo qe punonte aty - po digjen kullat

ku me ? hap syte nga televizori i vogel ne qosh , mu duk si film , vazhdoj vendos rrobet ........vijne ca te tjere duke ulerire ......aty kuptova se nuk ishte film .......dhe ngjarje te tjera ate dite qe s'kam per t'i harru ..........marr prindet t'i them se jam ok......mezi lidhem me ta.......mezi i qetesova te qarat e mamit ne telefon........tmerr

RIP atyre qe humben jeten , mos ardhte kurre ajo dite

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).