TAP njofton zyrtarisht se ka filluar aktivitetin e vlerësimit dhe blerjes së tokave (LEA) për të gjithë gjurmën prej 870 km ku parashikohet të kalojë gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline (TAP) në Shqipëri, Greqi dhe Itali.

TAP ka autorizuar kontraktorët që të fillojnë vëzhgimet për të mbledhur informacion të detajuar lidhur me pronarët e totave që jetojnë përgjatë korridorit për të plotësuar të dhënat ekzistuese kadastrale. Qëllimi është që të identifikohen drejt pronarët e tokave, të caktohen kufijtë e pronësisë dhe të vlerësohen pasuritë e prekura. Procesi LEA i TAP bazohen në marrjen e të drejtës për tokën, në mënyrë që të sigurohet aksesi për gazsjellësin.

TAP do të kërkojë akses të përkohshëm të tokës për ndërtimin e gjurmës ku do të vendoset gazsjellësi dhe akses të përhershëm të tokës për instalimet si stacione kompresorësh, stacionet e valvolave etjj.

TAP po i zhvillon aktivitetet në përputhje me standardet ndërkombëtare të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) për të siguruar që të gjithë njerëzit e prekur, që jetojnë përgjatë korridorit të kompensohen në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Në vitin 2014 TAP planifikon që të hyjë në marrëveshje me pronarët e tokës duke rregulluar mënyrën se si do të merret aksesi për tokën. Kompania e kontraktuar për këtë çështje, Royal HaskoningDHV, do të kontaktojë të gjithë pronarët e prekur gjatë muajve të ardhshëm; ajo do të mobilizojë një ekip prej 200 anëtarësh që të zhvillojnë aktivitetet e LEA në Greqi, Shqipëri dhe Itali.

Rreth Trans Adriatic Pipeline (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Deniz II në Azerbajxhan drejt Europës. Gazjsellësi rreth 870 km i gjatë do të lidhet me Trans Anatolian Pipeline (TANAP) afër kufirit turk-grek në Kipoi, do të kalojë Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të kalojë në tokë në Italinë e Jugut.

Aksionerët e TAP janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (16%), Total (10%), E.ON (9%) dhe Axpo (5%).

21 Komente

TAP-i po ben Tap-ite e tokave..smiley

p.s te gjitha keto kompanite aksjonere te TAP-it, jane te tamam ato qe Pjeri pat thene nja 3 muaj me pare..smiley
po kjo firma SOCAR qe ka rreth 20 % te aksjoneve, ca kompanie eshte Pjero? se keto te tjerat si BP, Total, E.ON etj i di...

Kam nja dy shok qe kane filluar te punojne per TAP-in si te subkontraktuar, deri tani jane super te lumtur

Dikush ketu do kete humbur goxha kur vinte baste kunder TAP-it. smiley

Vallai edhe une do kisha humb goxha leke po te veja bast per TAP-in smiley

 Per çeshtjen e shpronesimeve, tokave nga kalon tubi, mendoj se i jep pergjigje pika 4a Per nje Shtet Social; 

 

4a) Vendosja e ligjit per nentoken, vendosja e nje kufiri te thellsise se prones, 3-5-7 metra e siper i takon privatit dhe poshte saj i takon automatikisht shtetit. Ndarja dhe rivlersimi, regjistrohen edhe ne Burse. 

 

Domethene largohesh nga modeli amerikan e doktrina "cuius est solum, eius est usque ad coelum et ad inferos," pra pronari i tokes kontrollon token nga qielli e deri tek thellesia me e madhe e mundshme...

po thuaj  edhe ku gjendet kjo  ''pika 4''  Pjero...

E thashe o Belul, tek; Per nje Shtet Social,  ku jane 29 pika, qe i kam sjell ketu. 

po une e di mo Pjero,   po kete manifestin  ''Per nje shtet social''  e ke sjelle nja 1 vit  para, mos gabohem...   keshtuqe jo te gjithe  e mbajne mend, apo e kane  lexuar..   pastaj peshku hera heres pasurohet me anetare te rinj, te cilet nuk jane ne dijeni   te punes tende..smiley

Kjo "pasaktesi" 3-5-7 metra sikur mban ere. Mesa duket pushteti paskerka aftesi korruptuese paravepruese.  

cfare kupton me regjistrimin ne burse te nentokes?

un them ikim blejme nai toke andej nga bilishti para 2014 se sdo dalim keq smiley

 

Provoje ne Erseke se andej kalon. Kishte te forta me Ersekaret, nga 15 euro m2 kerkonin 500 euro smiley

Thuhet ersekasit.Kujdes se hafijet  e policise gjuhesore do te denojne ashper.smiley

per sa kohe nuk ka njeri nga erseka ketu mos u bej merak, keta ndihen vetem kur u shkelet kallo. Keshtu per raste parimore?!!! Moss!! Edhe po pe e ke me gjasme smiley

Qeveria e re me shokun rama ne krye i ka kushtuar nje rendesi te vecante rregullave te drejtshkrimit.

Meqe i bie ne Erseke Taci Oil do kete prap BUMMMM Ekonomik smiley

 

nga kalon ky dreq e

qeka bo me uru : t'rafte Tapi ishalla smiley

Si kap tokat tuaja jo smiley

avash brado,

se e kuja osh toka se di ti

se at pune se di asnjeri ne ket vend lesh e li

sot e jotja, neser imja smiley

s'vjen tapi ke un, shkoj un ke tapi

mos u ka desh i cike me perpara ? smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).