Për të pasur një panoramë edhe më të qartë mbi hotelet dhe shërbimin turistik që ne i ofrojmë turistëve që zgjedhin të vijnë në Shqipëri, “Monitor” bëri një kërkim edhe në një nga sitet më të njohura për komentet mbi hotelet, “tripadvisor.com”. Ky është një web-site që përdoret si “udhërrëfim” nga shumë klientë para se të zgjedhin hotelin në vendin ku do të shkojnë.

Ajo që vihet nga turistët e huaj është, së pari, një zhgënjim i tyre me “yjet” që reklamojnë hotelet, që ligjërisht nuk janë të bazuara mbi asnjë standard. Ata vërejnë se hotelet me 5 yje mbi “krye” mund t’i mbajnë ato vetëm në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër, pasi janë larg standardeve që mund të ketë një i tillë.

Problemi tjetër është shërbimi. Shumica e komenteve evidentojnë se dhomat janë të mëdha e luksoze, por të “pambështetura” me staf të trajnuar. Stafi çalon në komunikimin në gjuhë të huaj, në sjelljen me klientët, si dhe në përdorimin e mjeteve moderne të pagesës. Shpesh, stafi duket edhe pak mikpritës dhe jobashkëpunues. Disa të tjerë vërejnë se stafi shpesh është si “i trembur” dhe nuk mungojnë rastet kur pronarët u bërtasin atyre në sy të klientëve. Problemi tjetër është mëngjesi, i cili përgjithësisht nuk është bufe dhe ofron veçse vezë të ziera apo të skuqura. Mëngjesi është shpesh një zhgënjim për klientët e huaj.

Nga komentet vihet re se klientët e huaj janë shumë të vëmendshëm ndaj shërbimit dhe më pak ndaj luksit të tepruar dhe shpesh “të parakorduar” që mund të ofrojë hoteli. Në “tripadvisor” evidentohen disa hotele të mira, sidomos për stafin dhe shërbimin që i kanë ofruar klientëve. Gjithnjë “mburren” hotelet që ofrojnë një mëngjes bufe dhe të larmishëm. Ndër pikat e forta, turistët të gjithë evidentojnë ushqimin e freskët dhe të shijshëm dhe me çmime të lira. Sipas tyre, edhe në restorante pranë hotelit mund të gjesh gatime shumë të mira, me çmime të ulëta.

Disa komente:

-“Etiketuar si një hotel me 5 yje. Dhe kjo mund të jetë edhe në Shqipëri, por ndoshta jo gjetkë.
Ne ishim në një dhomë në fund të korridorit, me një krevat shumë të madh, por jo me çarçafë aq të mëdhenj sa krevati. Dushi ishte i ngushtë, ndërkohë që një pjesë të mirë të dollapit e zinin mbulesat e dimrit, duke lënë shumë pak hapësirë për të varur veshjet”, thotë një lexues.

-“Dhoma e hotelit ishte vërtet e mirë, por nuk kishte tharëse flokësh as TV satelitor, as shërbim 24 orë, as telefon në dhomë, stafi ishte jo korrekt, kamerierëve duhet t’u luteshe shumë që të vinte porosia, gatimi, jo shumë cilësor. Si pamje, si vend ishte i bukur, por të linte shumë për të dëshiruar, nuk përkonte çmimi i lartë me cilësinë e shërbimit dhe ushqimit. Më vjen keq, ishte një zhgënjim”.

-“Ishte një hotel shumë i vogël, por me dhoma të rehatshme dhe të pastra. Çfarë na impresionoi më shumë ishte se i gjithë stafi dhe pronarët, të prisnin me një ekstra-buzëqeshje duke na bërë të ndiheshim sikur ishim një familje”.

-“Çmimi ishte shumë i lartë krahasuar me atë që merr mbrapsht, pa ashensor, wireless është në dispozicion vetëm nëse je afër me recepsionin, nuk ka shampo në dhoma, menyja është shumë e varfër në zgjedhje, mëngjes ishte shumë i varfër, pishina hapet shumë vonë në mëngjes dhe mbyllet më herët në mbrëmje”.

67 Komente

Marrja rrin po s'e len I zoti. Ne vend te harxhonin leke per infrastrukture harxhonin per spote te bbc.Shqiperia e bukra dheut, me koke pa lare!

Pjero, spo te marr vesh.. ti  vazhdimisht na ''terheq vemendjen''   ketu  te peshku  ti bejme reklame Albanies   ne perendim qe te shkojne sa me shume turiste atje,   ndersa tani sjell shkrime dekurajuese,  gati negative per  sherbimin turistik ne Albanie...smiley

Mburrja pa baza eshte demagogji, Belul.

Koncurenca i ka keto.smiley Po te pakten priti sa te mbaronte sezoni turistik. 

Gallata atje eshte qe yjet hotelet, dmth pronaret e tyre, i vene sipas kokrres se qefit. Keshtu qe nuk eshte cudi po vune 10 yje e kusur.  Kurse kamerieret shpesh duket sikur po bejne pune angari. 

Belulo, une vertet e mburr Shqiperine per resurset, per natyren e bukur e te eger, etjera gjera, por edhe e kritikoj aty ku duhet dhe ja ben muu. Artikulli eshte interesant se jep mendimin e te huajve per ne, pikerisht ajo qe duhet te na interesoj neve. Biles kur marr vesh per ndonje belg qe ka vizituar Shqiperine, perfitoj nga rasti per ta pyetur per vendin tone, se si ishte sipas tij, si ju duk etj. Keto gjera qe permend artikulli, une i kam vene re me kohe, dhe te vjen inat qe goxha hotele, goxha pronar qe ka bere hotel, nuk ka mend se si duhet ta zgjedhi personelin dhe se si duhet ta trajnoi. 

hotelieret shqiptare akoma nuk kane kuptuar qe nje hotel ka disa komponente kompleks te cilat nuk funksionojne pa njera tjetren. Nuk mjafton nje dhome e mire, pa nje sherbim te mire. nuk mjafton nje sherbim i mire pa nje restorant te mire, dhe nuk mjafton nje restorant i mire pa sherbimet mbeshtetese qe shkojne me te.

Por akoma me e keqja eshte qe nuk kane kuptuar si funksionojne yjet. Nje hotel me 5 yje e ka nje dhome minimumi 200 euro nata. Ne momentin qe ti nuk e ofron naten me 200 euro, automatikisht nuk je me me 5 yje, edhe sikur ti keshe te gjithe komponentet se bashku.

Ne ballkan vetem Turqia dhe Athina kane nja dy deri ne 5 hotele me 5 yje ne total, ndersa te tjeret jane kater e poshte. Rogneri dhe Sheratoni qe kane paketen me te plote, jane hotele me 4 yje maksimumi.....por injoranca ka nje cmim, dhe ky eshte cmimi qe ne do te paguajme deri sa te mesojme!

 Hotelet ne Shqiperi nuk kane ne rradhe te pare nje kinezist/masazhaner apo nje infermier/e , lere per doktor qe nuk po flasim. Hotelet me 4 yje duhet te kene salla stervitjeje, palestra, gje qe ne Shqiperi mungon. 

Nje hotel me 5 yje e ka nje dhome minimumi 200 euro nata. Ne momentin qe ti nuk e ofron naten me 200 euro, automatikisht nuk je me me 5 yje, edhe sikur ti keshe te gjithe komponentet se bashku.

 

e drejte!  por kjo vlen edhe per  turistin e huaj qe ankohet sepse hoteli nuk ishte me 5 yje.. pra ne momentin qe ai  nuk paguan  200 euro nata, por bie llafi, 50-60 euro nata,  nuk mund te kete iluzionin  qe hoteli do te jete me 5 yje..smiley     si tha  hanxhiu: dashka miku  vere te mire me 2 aspra.. uje or uje  do ti jap...smiley

po qe ketu fillon zhgenjimi pra, se ti mundohesh te besh rezervimin per hotelin me 5 yje dhe te thote cmim 60 euro. une si shqiptar e di menjehere se per cfare do te pregatitem, por nje i huaj nuk e di se per ca do te pregatitet......po ti keshilloja une hotelieret do u kisha thene vendosni 3 yje, pasi hotelet shqiptare per 3 yje, do te ishin hotelet me te mira ne europe per 3 yje.....dhe dreqi e hengert, mengjesin ta bejne si duhet, pasi kuzhina shqiptare te ofron produkte qe mund ta bejne mengjesin shqiptar interesant per cdo te huaj.....vetem djath, recelra dhe byrek te vendosin dhe jane ne rregull!!!!

po mire keta hoteljeret shqiptar qe i vene yjet sipas qejfit..  po a nuk ka operatore turistike, jo shqiptar, por te huaj qe ti vleresojne keto hotele?  sepse, kam pershtypjen, shumica e turisteve te huaj  prenotojne hotelin   nepermjet operatoreve turistike..  dhe keta  ofrojne njefare garancie per  produktin qe shesin, apo jo?

po cili operator turistik do merret me zgeqet atje?

p.s. pse na i fshini mendimet administrata?

une shtrova pyetje ne kuader te diskutimit  qe po beja me   kolegun  ''Ca the'' me siper...   tashi, ti kot me pyet mua..   futi nje google: ''hotel ne Albanie'', do thosh Pjeri, dhe do ti gjesh fare kollaj  ofertat  dhe operatoret. p.sh...  http://www.tripadvisor.nl/SmartDeals-g29...

Nje hotel me 5 yje e ka nje dhome minimumi 200 euro nata. Ne momentin qe ti nuk e ofron naten me 200 euro, automatikisht nuk je me me 5 yje, edhe sikur ti keshe te gjithe komponentet se bashku.

 

Cmimi nuk eshte kriter tek marrja apo jo e 5-yjeve. Ka nje correlation qe hotele me 5 yje kushtojne pothuajse gjithnje mbi 200 euro, e ne shumicen e rasteve me shume here se aq, po correlation nuk do te thote kriter.

Te correlation e te kriteri ndoshta duhet te merret parasysh qe cmimet ne, p.sh. Cannes nuk jane te njejta me ato ne Kucove?

Vetekuptohet. Ne fakt ne Shqiperi nuk ka kuptim te kete hotele me 5-yje, te pakten tani per tani.

Muhametali, eshte kriter dhe korrelacion. Hotelet me 5 yje jane gjithmone mbi 200 euro ku edhe nje kafe me familjen te kushton me shtrenjte se hotelet e shqiperise, pasi hoteli me 5 yje te shet shume produkte nder to eshte edhe stili i jetes. Per ta pergjithesuar, eshte si te thuash qe nje patek philip kushton minimumi disa mijera euro, po ishte me i lire eshte fallco!

Ok, ky informacion eshte kaq i lehte per tu gjetur sa qe nuk ka shume kuptim per tu diskutuar. 200 euro nuk eshte kriter per 5 yje, ne te njejten menyre qe $100 euro nuk eshte kriter per nje Michelin star restorant, dhe meqenese ne pergjithesi kushtojne me shume se aq per person. Ne rast se ke ndonje link qe tregon te kunderten jame gati ta lexoj me kenaqesi.

Pastaj ajo me Patekun eshte tjeter pune, se Pateku ka nje brand e cila e lejon ta ngrije cmimin lart, sic per shembull, Mandarin Oriental ka nje brand qe e lejon te kerkoj nje premium me te lart e keshtu me rradhe. Po Mandarini nuk i merre yjet e saja ne baze te cmimit.

ka dhe faktore te tjere qe influencojne por ne pergjithesi cmimi e nje dhome per nate  eshte e barabarte me nje te mijten e kostos se ndertimit.

Hotelet ne Shqiperi nuk kane ne rradhe te pare nje kinezist...   .smiley

o Pjero, ça eshte kinezisti mo?smiley

Beluloooo, nuk ke qene noi her tek kinezisti/tja, qe te bejne masazh ne kurriz ose kembe. 

jo jo, une kam qene vetem te Tajzistet..smiley   ke degjuar zotrote per ''thaise massage''?smiley

 Kam degjuar Belulo, por nuk kam qene, se nuk njihen nga sigurimet shendetesore shteterore, dhe si te tilla, nuk te kthehen leket (nje pjese te pakten) mbrapsh, nuk rimbursohesh. Ti si duket ke qejf per nje çik gili-vili smiley gudulosje nga gocat tajvaneze dhe s'te dhimsen leket smiley

Tajlandeze Pjer jo Tajvaneze...smiley

Ah po smiley lapsus, Tajlanda, vendi i seksit sipas perendimorve. 

Ke qene ndonjehere ne Tajlande ti Pjer?

Mos te çofte Zoti ne Azi, se nuk i dihet, a kthehesh a nuk kthehesh. Atje nuk kam qene noi here dhe as kam ndermen me shku. 

Pjer te shkosh ne Tajlande do sherrohesh smiley degjo mua smiley

Ka qene ne Elbasan. S'e paske lexuar?

kinezist osht profesioni mer ti smiley

Sa kerkesa kan dhe kta smiley Une shkova njehere ne hotel se thash te shkoj ne Shqiperi dhe te rri te pakten nje jave pa car koke me familjare, kushurinj e miqesi. Shkova ne Sarande dhe hoteli nuk ishte keq, por une e kam fiksim qe vetem nje gje qe dua eshte UJ. Uj nuk kishte! Pike pike uji na ka terbuar ter kohen. Gjeja me me pelqeu me shume eshte mospasja e nje menuje. Beje muhabet me guzhunierin dhe i thoshe ca te donte mideja, dilte ai i blinte te fresketa dhe ti bente. Ose te thoshte ai, kam kete kete kete te fresket, me thuaj cfar do smiley

 1oora, t'ua thuash kete histori perendimorve qe s'kish UJE, e harruan Shqiperine, s'vijne fare, prandaj te lutem, aman smiley se mos ua thua. Thuaji ate historine me guzhinierin smiley mase nxiten per Shqiperi. 

Jo Pjer do i themi ashtu sic jane. Isha ne vend tjeter ne Tirane Pjer, dhe atje problemi ishte se e kishin dushin me aq shume presion sa nuk beje dot dush tamam smiley Mnjf ne pergjithesi probleme me ujin ka shume. Eshte mire qe udhetaret te paralajmerohen per problemet qe mund te hasin perndryshe kthehemi ne popull matrapaz si turqit e myslimanet ne pergjithesi qe s'kan pike respekti per mikun.smiley

Ne Tirane s'paske patur nevoje per kinezist se te bente kinezistiken dushi smiley
 

Jo as per tajlandezet s'kisha nevoje se ai i zoti i lokalit i kishte televizoret e dhomave te lidhura me televizorin e tij dhe neper dhoma shikoje cfar shikonte ai smiley 

Ah se harrova. Sherbim te mire ne Shqiperi kishte ne Vlore, edhe ushqim te mire. Tirana ajmsori po ha inat me  Kabulin. smiley

ne fakt ne shqiperi ne pergjithesi hahet mire....ose thene me mire per cmimin qe paguan nje i huaj mer maksimumin e parave qe shpenzon. Pastaj po e profilizove se ku hahet me mire, eshte Tirane, Durres, Shengjin, Durres e me rradhe

Varet cfar ke qejf te hash, por ne Tirane te mira jane vetem qoftoret smiley  po do qofte me mish krici e qebabe hallall ka tirana sa te 10-sh. Po do mish ne hell, peshk, pica etj ka ne Vlore. smiley Durresin e Shengjinin nuk i njoh, por me sa kam pare Durresi eshte qebabtore dhe me e madhe se Tirana. smiley

1oora, me duket se ne Tirane te paska ra rruga vetem tek rruga kavajes....hahahahaha (pa te keq)

Jo. Por ke te drejte tek rruga e Kavajes me pyesnin si e do Picen, Hallal apo jo? Une shqyeva syte heren e pare, ca thote ky mor vlla. Per mua ishte shokuese qe ma benin kete pyetje ne Shqiperi smiley

Kam qene edhe ne vendet me te mira ne Tirane dhe mishi dhe alkooli linin per te deshiruar. Plus qe kan filluar hilene edhe ne Shqiperi dhe pak nga pak ato pak gjera qe kan qene te mira (pjata me bollek dhe freski) po rreshkasin drejt hileve te tregut (qe per arsye eksperience ne ktej i njohim mire). Megjithese mendoj se nuk ka lokalizma me ckam pare ne Vlore ka disa gjera, ndoshta nga afrimiteti me italine, por edhe nga menyra tradicionale e te berit te mishit.

hoteli ka nje fare raporti me cmimet e apartamenteve ne zonen ku eshte - ne shqiperi nuk ka kuptim te kushtoje nje dhome double me shume se 100 euro nata..kur qirate e apartamenteve dhe ne qender nuk shkojne me shume se 200 euro ne muaj. 

ne menyre ekuivalente, Mandarin Oriental (meqe me pelqen si hotel) nuk mund te jete 200 euro nata ne nje zone ku qirate e nje apartamenti jane minimumi 3000 euro ne muaj

Pjer, nga pikpamja ushtarake dukesh qe nuk ja ke therur shume gjat te ..kaluares.Them per ate punen e " Yjeve", ....me pese cepa! Na, per yje, doreleshuar si askush, kemi qene e sa thote turizmi i mehalleve dhe do mbetemi !
Si tha ai ?
Na Bugjejovice vemi
Kush s'beson, borxh nuk ja kemi...

Bejne nje zup shume te mire ketu Fiqo.

Ajajaj zupa. Sot qenka me shume per kushrinen e saj "pastë ne akull"

an wonderful experience in a suite in this hotel... mmmm All inclusive even an extraordinary service inside the room included a special women is served there ...

Shif per nei kushurire tjeter.

Ahah, kete e ke te fituar Fiqo. Mua maksimumi per ndonje paste me ke. smiley

Para se te iki, po e hedh edhe nje te fundit: ne Durres vazhdojne te prodhojne kasaten "Bllaca". smiley

E shijova kete te fundit. Po dhe torta tek maja kulles s'qe keq.

Ja kto gjojnat e vogla e bejne jeten. Psh, mprefja e lapsit me thike buke.

Hoteleria private ne Shqiperi eshte ende ne faza fillestare dhe menaxhohet kryesisht nga familje qe s'jane te trajnuara dhe s'kane as kulturen e as pervojen e nevojshme. E njejta gje vlen me shume biznese e profesione te tjera, madje edhe me sjelljen e njerezve, si ne cdo vend te botes kur ka qene ne kete faze. Duhet te kalojne vite qe kerkese-oferta te bejne punen e vet, te skarcojne ata qe s'bejne e te lene ne treg ata qe bejne. Keshtu ka ndodhur gjithandej. S'behen gjerat tak-fuck. E rendesishme eshte qe vit pas viti ka ndryshime e permiresime, si dhe ndeshkime me mungese klientele.

pra te huajt paskan patur edhe mjaft reklamime seroze.....kur e thone keta merrni qendrim kend i drejte ,kur e thone shqipatret qe vine nga jeshte ju djeg....ehhh  

Eshte tjeter gje te ta thote dikush qe ti do qe te kthehet dhe vitin tjeter dhe qe s'kryen tentativa per vrasje sa here i jep gaz makines. Eshte e veshtire te dukesh i besueshem kur i flet tjetrit per kulture hotelerie teksa mbllacitesh me gojen hapur dhe kur kujton se te tregosh kartat e skaduara te bankomateve ne portofol, qe perdorje dikur per te marre rrogen, eshte ende "cool". 

Shqiptaret qe vijne nga jEshte s'dine as shqip, jo ke te marrin vesh nga turizmi smiley

rigon.....

Shume e vertete , sherbimi eshte pertoke dhe Pjeri duhet ta kete vuajtur dhe vete ne kurriz kete gje.

Eshte e vertete qe sherbimi eshte pertoke, po kompensohet me cilesine e qofteve. Per 25 lek ose 0.18 Euro ha qofte fantastike ne cdo plazh te Shqiperise, dhe besoj kete do kene pas parasysh dhe ata te huajt kur thone qe ushqimi eshte i mire dhe i lire

Une dhe Pjeri nuk hongrem qofte por brinje , u lodha duke e perserit smiley

Ju mund te keni honger ca t'ju doje zemra, une permenda qoftet meqe qoftet me pelqejne smiley

.. dhe tjetra eshte qe cmimin e brinjeve nuk e di smiley

Nga ta dish kur sfut i here doren ne xhep smiley

Partizani Meçe smiley

"Një fakt interesat është se kryeministri i ardhshëm Edi Rama pritet të kalojë natën në të njejtën dhomë ku Sali Berisha ka pushuar për disa orë gjatë takimit që ka pasur me gazetarët e qytetit të Shkodrës, në kohën e fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit. Bëhet fjalë për dhomën 216 në Hotel ‘Koloseu’.  ballkanweb

Kushedi sa i shko vlera carcafit qe ka mbeshtjelle dy kryeministra, lene po pati dhe ndonje njolle.

Apollo Travel ketu ne Suedi e vendosi Shqiperine ne Charter per 2014 smiley

Jo me Rama qe karakterizohet per ide, por dhe nje sali i... tret, te vinte ne vend te Rames, me dallkauk se i dyti, kishte per te bere shume.Se nuk do te bente nga ato krime te gjithanshme, qe beri salihu i dyte....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).