Një vit i mbarë ky për Saimir Pirgun. Pas suksesit të gushtit me Dukën e Mantovës në Arenën e Veronës, sa për të përmendur një nga të fundit, tenori Pirgu këto ditë shtatori ka ngjitur skenat e Londrës, Bukureshtit dhe Grafenegg të Austrisë. E deri në fund të vitit datat janë të shumta: më 27 shtator e më 3 tetor vesh sërish petkat e Dukës së Mantovës të operës Rigoletto në Zurich Opernhaus (Zvicër) e për dhjetë data në nëntor e dhjetor do të jetë perandori Tito Vespasiano i “La clemenza di Tito” në Opéra National de Paris”. 

Ndërkaq fiton çmimin “Pavarotti d’Oro 2013”, çmim i përvitshëm i ngritur nga komuna Correggio e Reggio Emilias në nder të tenorit të madh të ndarë nga jeta gjashtë vjet më parë. Çdo vit, “Pavarotti d’Oro” i jepet një artisti me karrierë të spikatur, në një mbrëmje ku krahas emrave të mëdhenj të botës së muzikës ka edhe të rinj plot talent, mbrëmje që ka për qëllim promovimin e operës në Itali. Në pesë edicionet e para çmimin e kanë marrë artistë si tenori Josè Carreras, tenori Andrea Bocelli, sopranot Mirella Freni e Raina Kabaivanska, apo këngëtari Zucchero. 

Këtë vit, çmimi i shkon Saimir Pirgut, tenorit të suksesshëm shqiptar. Do t’i jepet mbrëmjen e 22 shtatorit në teatrin Asioli të qytetit. 

Çmimi ka një rëndësi të veçantë, është një vlerësim tejet emocionues për Pirgun, që Pavarottin e ka pasur mik. Me Maestron është lidhur rastësisht që kur ishte 19 vjeç dhe e ka konsideruar fat, privilegj e nder njohjen me të. Ja si ka treguar për shqiptariiitalise.com lidhjen e tij me tenorin e madh: “Nëse e ndiej veten njeri me fat është edhe për mundësinë që m’u dha të takoja Pavarottin e më pas ta kisha mik. Tamam vitin e parë që unë kisha arritur në Bolzano, maestro ndodhej për mjekim në Merano e kish pyetur se cilët ishin të rinjtë e qytetit që merreshin me muzike lirike në mënyrë që të dëgjonte e të mund të ndihmonte ndonjërin. Herën e parë që shkova për audicion, pa arritur t'i them as mirëdita as mirëmbrëma, ai më pyeti: "Çfarë këndon?". I thashë "Una furtiva lagrima". E kështu u afruam. Që kur jemi njohur, s'jemi shkëputur më, u mundua gjithnjë të më ndihmonte në perfeksionimin e zërit. Pastaj unë nisa rrugën time. Kur debutova me Maestron Abbado, më telefonoi e më tha: "Dëgjo buçko, se kështu më thërriste "Ciccio albanese", ke hyrë nga dera kryesore, vazhdimin e ke ti në dorë. Po gabove, fajin e ke vetë". Kjo miqësi zgjati derisa maestro u shua....”. 

37 Komente

Paç gjithmone suksese!

Ja sa bukur smiley . Shqiptare si ky na bejne krenare dhe na ngrejne moralin. Ka shprese akoma

Suksese Saimir

 Nuk entusiazmohemi.Rilindja ka eklipsu cdo sukses tjeter.Ky po eshte patriot te vije dhe te kendoje ketu, te behet pjese e Rilindjes se TOB.

smiley, kam qene cik si e shkeputur dhe nuk jam ne "korrent" te gjerave.  Me hiq merakun te lutem, ne shkallen 1-10 sa seriozisht e ke kete?  

 nuk shpjegohen kto gjona po nuk i kape vete smiley

Do iki prape me pushime, s'qenka gje kjo pune smiley

 kaq te bukura dhe mbreselenese pushimet sa rilindja nuk i eklipson dot ? smiley

 spiritus,ai po te jete patriot te kendoje per popullin artdashes ,do ishte me mire te thoje smiley

 Shume e drejte xhen, te vije dhe te kendoje per popullin. si dikur Tefta Tashko Koco qe endej mes baltrave te Myzeqese per te argetuar fukarane smiley Populli ka nevoje per ushqim shpirteror te paster, jo tallava dhe turbofolk. Duhet rigjelluar jeta sociale, do fillojme vullnetarizmin, aksionet vullnetare, do celim kurse kunder analfabetizmit funksional dhe real, nje jete e re do hedhi shtat .Ftohet kush di shkrim e kendim te behet mesonjes , kush ka nje talent ta veri ne sherbim te Rilindjes. Do hapet nje llogari bankare ku gjithe bashkeatdhetaret do kontribuojne per ngritjen e Pallatit te Popullit (parlamenti).Kush ka shkuar ne Prage e ka pare Teatrin e Popullit, ngritur me kontribute te popullit cek. Dikur A.Moisiu thoshte: ne nuk kemi skena ne vendin tone , prandaj na shikoni si endacak neper bote.Kurse tash skenat jane, le te vijne te gjithe, Atdheu i therret.Edhe ty, Xhen smiley

Po shkoj ta shof ne Prage nje heresmiley

 mire pra, shifemi ke Gota smiley (jo ke Guri heretikut )

smiley me kenaqesi heretik!

Po erdhi ky, simbas kodit te etikes, do t'i kontrollohen vetem teksti apo edhe muzika?

s'ka mo kontroll tironco.u hoqen kangjellatsmiley

smiley

urime miri

"Dëgjo buçko, se kështu më thërriste "Ciccio albanese", ke hyrë nga dera kryesore, vazhdimin e ke ti në dorë.

Dhe Saimiri po e mban ritmin sepse suksesi i tij sa vjen dhe rritet.

urime, urime!!smiley

ne fillim kujtova se tha cmimin: ''Pantofola d'Oro'',  mark e njohur italjane per kepuce  burrash kjo..smiley  (dhe meqe ra llafi  jane kepuce   fantastike  kam 2 pale te tilla)  por qenka  cmimi Pavarotti d'Oro..smiley

 

p.s,  ''po ky Duka i Mantavës,   kush te jete valle?  smiley

ne ne itali o belulo,te gjitha d'oro i kemismiley

 shi , shi , sa reklame i boni vetes smiley

pa reklame vdes robi,shoqeria dhe rilindjasmiley

 nuk ka rendsi xhen, te arta a te ergjenda, mjafton te hysh brenda, dmth ti bashkohesh Rilindjes smiley

me vjen keq,bej pjese ne nje rilindje tjeter,ate te parakomunizmitsmileynuk e tradhetoj dot veten

.smiley

sidoqofte   xheni,   ne shqipove sna ben pershtypje  ''d'oro'' e talaneve..   jemi besnike te   ''mall vendi, pike ''ergjëndi'',  tha..smiley
 

he mo se dhe talanet llafe kane,malli i vendit me i miresmiley

Urime, dhe sa me shume suksese per vehten tende o njeri.

Urime dhe i lumte.

Urime dhe shpresojme ti shohim sa me larte talentet shqiptare.

Në pesë edicionet e para çmimin e kanë marrë artistë si tenori Josè Carreras, tenori Andrea Bocelli, sopranot Mirella Freni e Raina Kabaivanska, apo këngëtari Zucchero.Këtë vit, çmimi i shkon Saimir Pirgut

...zoti te bekofte Saimir.!

Ec elbasanlli na ndero smiley

Pun e modhe. Edi po heq gardhe imagjinar e joimagjinar, po thyen simbolikat e izolimit kurse ne duhet te impresionohemi nga nje cmim qe ka marre sajmja ne nje province te italis. Ehu sa provinca e regjione ka italia. 

Urime Saimirit  smiley

Urime Saimirit, albanian pride!! smiley

sado që me vonese: Lartë e më lartë!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).