Edhe pse nuk arriti të përfaqësohet në parlament, FRD nuk është e humbura e këtyre zgjedhje. E vetmja përgjegjëse për humbjen e të djathtës është PD. Kjo ka qenë deklarata e kreut të FRD dhe ish- presidentit të vendit, Bamir Topi, pas një shkëputje të madhe mediatike që prej zgjedhjeve të qershorit në emisionin e parë të sezonit të ri të “Tonight Ilva Tare” në RTV Ora News.

Dhe pse u fol shumë në media për një takim mes tij dhe kryetarit të PD, Topi deklaroi se nuk ka pasur asnjë takim me të, madje shtoi dhe një “ultimatum” ku deklaroi se sa kohë Sali Berisha do jetë pjesë e PD, qoftë dhe në pozicionin e deputetit, nuk do të ketë bashkëpunim FRD- PD.

Me një gjuhë të ashpër është karakterizuar e gjithë analiza e tij për e figurat politike të Sali Berishës dhe Jozefina Topallit, por ndërsa kryeministrit të dorëhequr ia njohu meritat si në drejtimin e PD ashtu dhe qeverisë, për ish-kryeparlamentaren ruan në memorie drejtimin më të keq të Kuvendit në gjithë historinë e pluralizmit.

Jeni dhe kumbari i nisjes së sezonit të ri të “Tonight”, patët një tërheqje të madhe nga mediat që pas përfundimit të zgjedhjeve, pse?

Ka qenë një kohë për të tjerët jo për ne, është momenti të trajtojmë çështjen e ditës që është politika, për t’u futur fort në rolin që ka politika në vend. Ka qenë periudhë tranzicioni, çdo gjë është konsumuar brenda radhëve tona mbi rezultatin jo në publik. Ka pasur një analizë, veç gjetjes së arsyeve se pse FRD nuk përfaqësohet në parlament, do hartojmë një perspektivë të qartë për strategjinë politike në vijim. FRD do jetë streha e vërtetë për të gjithë demokratët, jo çdo gjë kondicionohet nga emri.

 

Do jeni opozitë e opozitës apo mazhorancës?

FRD është parti e qendrës së djathtë, në rast se do ndeshim opozitarizëm brenda opozitarizmit, nuk është faji ynë. PD ka përgjegjësi historike për gjithçka ka gatuar gjatë viteve, përpos humbjes në 23 qershor.

 

Jeni parti e re, por kishit ambicie të mëdha, pretendonit grup parlamentar para 23 qershorit?

Pa u futur në një analizë të hollësishme, do trajtoja në mënyrë komplekse çështjen e riskut të futjes vetëm në zgjedhje. Tek ne prevaloi morali politik sesa një kalkulim i çastit. Ndryshimet kushtetuese që u bënë, nuk u përgjigjen realitetit. Dhe e treta, çështja që ka të bëjë me financimin e partive. Pra janë elementë kompleksë, rezultati i marrë nga FRD është shumë premtues kështu që s’jemi të zhgënjyer.

 

Po akuzoni se parti të mëdha u përpoqën t’u dëmtojnë, kush?

Kolegët e mi kanë denoncuar klimën e represionit të atyre që ishin në pushtet.

 

Vota e FRD u deformua?

Faktet nuk mund t’i marrësh kur nuk ke komisionerë, sigurisht informacione ka. Por deri sa nuk kemi fakte, nuk mund të sulmojmë. Por klima ka qenë e tillë që ka pasur elementë që ka sjellë një rezultat që ka pasur deformacionin e tij. Në mënyrë harmonike flitet kudo, në mënyrë të veçantë edhe në Tiranë, ku ne mund të kapnim dy mandate.

 

A është politika e pamoralshme?

Nuk është katastrofë sot të mbetesh jashtë parlamentit. Ne vazhdojmë të qëndrojmë në të njëjtat standarde, edhe nëse do merrnim një pozicion politik sot, do mbanim të njëjtin qëndrim. Me PS nuk mund të shkonim sepse është parti e majtë, me PD i kemi thënë arsyet.

 

A mos duhet të kishit qenë më agresivë gjatë fushatës?

FRD ka bërë një fushatë si të ishte parti tradicionale, duke marrë në konsideratë dhe formimin specifik të audiencës. Defekti nuk ishte tek ne. Në politikë njeriu i ka sfidat të tilla që s’mund të parashikojë gjithmonë rezultate shumë të mira, por jam i lumtur në një sens tjetër, jam i lumtur që parlamenti shqiptar ka 140 gra dhe burra më të zotë se unë, këtu i referohem Ciceronit dhe jam realist dhe aspak ironik. Të gjithë kanë deklaruar se këto zgjedhje kanë qenë në standardet më të mira, janë certifikuar dhe nga institucionet ndërkombëtare.

 

Pati një moment që menduat të tërhiqeni nga politika pas zgjedhjeve të 23 qershorit?

Këto nuk janë vendime që domosdoshmërisht lidhen me gjendjen tënde, kondicionohen dhe nga mendimet e kolegëve dhe njerëzve. Por nuk e kam menduar, kjo betejë FRD i ka dhënë më shumë eksperiencë dhe për të qenë gati për betejat e tjera.

 

A ndjeheni fajtor për humbjen e së djathtës?

Absolutisht. Pas largimit nga Presidenca ju ktheva politikës për ta nxjerrë të djathtën nga ajo situatë e vështirë, që e çoi ai që sot është larguar si kryeministër dhe kryetar i PD. Kam qenë vazhdimisht në një debat të hapur për çështje që jo vetëm lidhen me historinë e së djathtës, pronarëve, të përndjekurve politikë, qytetarit, institucioneve të vendit. U ktheva për të kontribuar për forcimin e së djathtës, krijimin e një strehe të vërtetë për demokratët, askush s’mund të ankohet që nuk kishin një strehë, është. Duke qenë të lirë nga sundimi represiv i kryeministrit, njerëzit mund të ndërgjegjësohen. Situata ka ndryshuar, përtej përpjekjeve të atij që ishte në pushtet, unë nuk besoj se do jetë ajo klimë që ishte. Klima do të shtensionohet nga pikëpamja politike dhe në raportin e qytetarëve me institucionet.

 

Nuk i përmendni emrin zoti Berisha?

Unë jam mësuar t’i trajtoj gjërat në mënyrë institucionale dhe jo personale, sot nuk përfaqëson asgjë. Njeriu duhet të jetë koshient për pozicionin aktual. Fakti që sillet ende si kryeministër, duhet të bëjë kujdes sepse nuk është një dramë. Uroj të mbajë fjalën dhe të lirojë vendin dhe të mos trazojë ujërat. Ne jemi çliruar, jo unë personalisht, qytetarët janë më të lirë për të zgjedhur. Atë vazhdon ta mundojë fakti që nuk është protagonist, do të mbajë të njëjtat kontakte me publikun. Ne qytetarët e Tiranës kemi një shprehje “Kush është mësuar, nuk rri pushuar!”

 

Keni vërejtje nga tironsit për votat në 23 qershor?

Nuk i kam ndarë qytetarët.

 

Pse ky rezultat për PD?

Zhgënjim nga një politikë antipopullore, nuk ofroi gjë tjetër vetëm klientelizëm. Rasti më flagrant ishte raporti me institucionet e shtetit, 21 janari ishte rasti më flagrant që çoi dhe në vrasjen e qytetarëve. Pastaj është Gërdeci, shumë momente që lidhen me korrupsionin qeveritar, sjelljen arrogante me institucionet e pavarura. Shqiptarët, pavarësisht nga formimi, ditën të reflektojnë në mënyrë të unifikuar për të thënë që e ardhmja duhet të ndryshojë.

 

Qëndrojnë argumentet e kryeministrit të dorëhequr Berisha rreth humbjes së PD?

Ndoshta dhe qëndrojnë, por në substancë ka qenë politika negative e qeverisë që tentoi të shkojë në plotësimin e interesave vetëm të një grupi të caktuar. Standardet ekonomike në vend lënë shumë për të dëshiruar.

 

Gjithçka është përgjegjësi e Sali Berishës?

Në një farë mënyre po, mori gjithçka në dorë, funksionoi me emërime. Verdikti i popullit është i respektueshëm. Fakti që ajo parti nuk ka bërë zgjedhje, e tregon dhe më shumë këtë.

 

PD ka bërë zgjedhje, pse thoni që s’ka bërë?

Zgjedhjet nuk përfundojnë me zgjedhjen e kryetarit. PD për mua është uji i kaluar. Ka kohë që ajo merkato është mbyllur mes meje dhe asaj partie.

 

Si e shikoni procesin e zgjedhje së Bashës si kryetar?

Është çështje e brendshme, s’dua të futem në këtë lloj diskutimi.

 

Si i keni parë qëndrimet e zonjës Topalli pas humbjes së zgjedhjeve?

Unë mbaj mend një shprehje që gati u kthye në ritual, ku ajo thërriste “përjetësisht me zotin Berisha”. Me sa duket ai fat i është rezervuar edhe asaj. Është e papranueshme që kryetarja e kuvendit të Shqipërisë të bëjë atë sulm të paprinciptë, arrogant, për një përfaqësues të një shteti siç është SHBA, që ka qenë shans për shqiptarët ta kenë aleat. Dhe kjo ndodh në mënyrë të përsëritur. Kjo e vesh me një përgjegjësi politike, morale dhe institucionale. Ambasadorët e SHBA kanë qenë qytetarë emblematikë të këtij shteti të madh, kanë ditur të trajtojnë me shumë kujdes çështjet, kanë dashur të japin ndihmesën për konsolidimin e institucioneve në vend. Fakti që përfaqësues të rëndësishëm të shtetit marrin në konsideratë emocione të pushtetit për të sulmuar ambasadorët i bën dëm vendit.

 

Topalli tani nuk është më kryetare e parlamentit, si ka qenë drejtimi i saj si kryeparlamentare?

Ka qenë një drejtim mizerabël, drejtim shumë i dobët, aspak në kulturën qytetare, një servilizëm politik. Një trajtim gati- gati halabak ndaj opozitës. Parlamenti u vendos në kontroll të saj, nuk ka pasur ndonjëherë drejtim më skandaloz.

 

Mendoni se do ketë rol drejtues në PD?

Nuk më intereson fare, për mua është një objekt i harruar.

 

Ishit ndër të paktit që artikuluat qartë mundësinë e rrotacionit, largimin e PD?

E kam përdorur këtë term si element substancial, është nevojë që shoqëria të ecë përpara. Ndodh në çdo vend demokratik dhe nuk e konsideroj si dramë. Në rast se faji kalon mbi qytetarin, tregon se ky pushtet që iku ishte me elementët më antidemokratik.

 

Si e shpjegoni rezultatin e LSI?

Do ta vlerësoja, ka bërë progres. Në demokraci duhet të jesh shumë objektiv, nuk ka arsye të mos e vlerësoj performancën e zotit Meta, sjelljen e tij në raport me koalicionin me PS.

 

Meta u zgjodh me 91 vota në krye të Kuvendit, ka krisje e djathta?

Ka 8 vota evazion nga e djathta, brenda saj ka elementë që nuk kanë besim më tek ai formacion. Në demokraci formacionet politike janë të tilla, me kalimin e kohës vjen nevoja për rrotacion politik. Fakti që vota e fshehtë tregon një lloj simptome të qartë lë këtë përshtypje, por nuk besoj se do ketë largime të deputetëve. Është një ekip që ndonëse ka pasur tendenca të debateve të brendshme nuk do ketë shpërndarje të grupit parlamentar. Unë nuk kam asnjë lloj kontakti me eksponentë të asaj partie.

 

Po tërheqja e deputetit të PD?

Është zgjedhje personale, sipas rregullit e merr vendin ai që është pas tij në listë.

 

Si po ju duket zoti Basha në krye të PD?

Është në pozicionin e tij, s’ka asgjë të jashtëzakonshme. Nuk jam takuar me zotin Basha. Historia e medias është shumë interesante, kam preferuar të mos prononcohem. Nuk ka asnjë zë të vërtetë që FRD mund të shkojë drejt një afrimi me PD, aq më pak për tu shkrirë me të. Periudha e pas zgjedhjeve vetëm sa e ka larguar FRD me PD. Nuk kemi pasur asnjë takim apo kontakt njerëzor me zotin Basha gjatë kësaj periudhe.

 

Nëse Basha ju fton për tu shkrirë apo për një bashkëpunim, do pranoni?

Për t’u shkrirë nuk bëhet fjalë. Bashkëpunimi ka qenë i kondicionuar me largimin e zotit Berisha dhe sa kohë ai vazhdon të jetë aty nuk mund të ketë bashkëpunim. Unë nuk bëj politikë personale. Sa jetë të kem, unë nuk do të kem bashkëpunim apo komunikim me Sali Berishën. Ka një profil të ndryshëm nga Nano, ai ka pasur një komunikim qytetar, pavarësisht defekteve. Nëse më duhet të bëj diferencën mes tyre, mund të them se kanë ndryshime esenciale. Nuk jam për të mohuar kontributet, Berisha është lider historik i PD, me emrin e PD janë lidhur shumë ndryshime në këtë vend. Nuk jam nihilist. Kontributet janë të vendosura në funksion të kohës.

 

Kush mund ta zëvendësojë figurën e Berishës?

Secili bën lojën e tij. Misioni im tek FRD është një mision jo karriere, pasi e kam realizuar në mënyrë të kënaqshme, por do të influencoj për të kthyer standarde që u shkelmuan nga ata që kanë mbajtur flamurin historik të së djathtës.

 

Mbetet i vështirë misioni i opozitës, nisur nga numrat?

Kjo qeveri e së djathtës është larguar duke mbajtur mbi vetë mëkate të mëdha. E djathta ringrihet duke bërë një reflektim të thellë. Ajo do të ngrihet kur në të do të ketë njerëz të djathtë. Të djathtën e ka drejtuar një ish komunist i devotshëm. E djathta është tradhtuar pikërisht nga infiltrimi jo vetëm i njerëzve, por dhe i një psikologjie të periudhës komuniste.

 

A mund ta bashkojë Basha të djathtën?

Nëse do ketë profesorin dogmatik, nuk besoj se do ketë ndryshime. Nuk mund të kemi bashkëpunim mekanik, duhet të jetë funksional. Unë nuk shikoj asnjë performancë të një grupi apo individi që mund të konsiderohet i djathtë. E djathta ka nevojë të riformatohet dhe një nga partitë që mund ta bëjë këtë është FRD, e cila nuk ju largua moralit politik. Unë besoj se ka njerëz të papërfaqësuar, çdo ditë ka prurje, ka personalitete që rrinë në hije, largohen, anatemohen nga politika.

 

Pse duhet t’u besojnë ju demokratët, jeni dhe jashtë parlamentit?

Politika huk bëhet vetëm në parlament. Urojmë që parlamenti të miratojë ligje të mira për shqiptarët, të kontrollojë ekzekutivin. E meritonte Spartak Ngjela të ishte jashtë parlamentit, absolutisht jo. Do kishte nevojë për figura të tilla si ai. Është njeriu më ekzemplar që mund t’i referohem për jetën e tij, karrierën, do ishte tek ai grup i vogël i senatorëve shqiptarë që nuk duhet t’i mungonin parlamentit. Vetë zoti Basha është jashtë parlamentit, por kjo s’do të thotë se nuk është një zë i fortë politik.

 

Nga rezultati i FRD në zgjedhjet e qershorit rezulton se PD e mban Bashkinë vetëm me votat e FRD, do keni bashkëpunim për zgjedhjet lokale?

Zëri i arsyes mund të jetë dhe jashtë parlamentit. Çdo njeri që mund të deshifrojë kodet që unë dhashë mund të përcaktojë të ardhmen.

 

Si e shikoni përplasjen mes opozitës dhe mazhorancës për shqyrtimin e programit qeverisës?

Është domosdoshmëri që vetë kryeministri duhet të shpërndajë programin. Komunikimi zyrtar duke ia çuar çdo deputeti nga administrata e Kuvendit, është shumë e rëndësishme. Ai nuk duhet të nxitojë kur priti kaq, pa për dy muaj kryeministrin në ikje duke konsumuar në mënyrë më barbare pushtetin, duke shitur gjithçka. Nuk duhet të nxitohet, parlamenti duhet të ketë kohën e nevojshme për të bërë debatin e nevojshëm për një çështje kaq të rëndësishme. Nuk mund të kalojë në afatet që i intereson opozitës, por duhet të jepet koha minimale. Një debat i menjëhershëm nuk i bën nder atij si kryeministër. Numrat i ka, nuk e rrezikon asgjë, përplasja e sotme ishte e panevojshme. Qeveria e re nuk ka interes të futet në klimë tensioni. Duhet të japë kohën e nevojshme, 48 apo 72 orë. Ndërkaq parlamenti i ri duhet të rivlerësojë se cili do jetë fati i komisionit parlamentar për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.

48 Komente

+1

hahahah,tironci yne pa Berishen as nuk afrohet te parlamenti.E te mendosh qe Sala e bani president...

Sala me tapi e kishte PD apo si dhurate per 20+ vitet si komunist me teser?

Leshmentalitet qehajai. Pse te mos mendosh p.sh. qe Bamiri me te tjeret e bene dhe legjitimuan Salen?

Ruj derstilen dhe mos e kruj shume ti . Gati e ke dhe ti ke llajo dosjen smiley Kishe dhe ti ca pikpyetje !  Mos shif mu ti , se une kam kryetarin Shpirtmadh dhe nuk me gje gjo . Me rreshto ke "te pavleret " dhe e hudh tutje une . Ruj veten se te  rreshtoi llajo dhe s'ka rob me te lujt mo nga Komunist me damke ! Do thush ti qe jane Fashiste .C'ju gris atyre .Teoria e re per Gay thote qe eshte Hakmarrja e Hitlerit qe vecoi nje " mikrob " dhe e injektoi per tu Hakmarre kunder njerzimit se nuk e mbeshteten ne Lufte kunder Komunisteve . Tani u ka raatyre do thush ti per HISE ....Mundesia me e Madhe !

Ka te drejte Topi. Nuk ka lider politik me dy lek tru qe mund te ndryshoje politikat ne lidhje me PD-n per sa kohe Berishovici eshte aty. Ne PD vazhdon te jete kryetar de facto Berishovici dhe kjo u pa ashiqare dje kur PD-isteve nuk u kishte shkuar ne mendje te linin sallen, Berishovici u cua i pari, kurse Paloka qe eshte edhe kryetari i grupit parlamentar u cua vetem mbasi pa qe ishte cuar ne kembe Berishovici kurse te tjeret, perfshi Jozefina Topallin ishin konfuz, nuk dinin c'te benin. I lumte Dash Shehit qe nuk e humbi toruan me momentin, kjo tregon se eshte nje burr i zgjuar e i panxituar. 

Basha nuk eshte gje tjeter vecse nje zedhenes i rendomte, (aktor i keq por fodull) i Berishovicit.

Nuk kishte fare arsye PD-ja perse te linte parlamentin, aq me teper qe u cuan ne kembe kur Rama foli per Gerdecin e 21 Janarin, kjo tregoi perpara shqiptareve se kan ndergjegjie te piste. Rama nuk fyeu ne asnje moment opoziten. Vetem nqs opozita eshte kunder drejtesise per Gerdecin dhe 21 Janarin.

tesh ...shinasi Rama nuk ka kene kurre Berishist,perkundrazi.Pse nuk e sillni ketu ate intervisten yte shqipatrja.com

Berisha mund te jete djall me brire, po ky qe i mori te gjitha benefitet, dhe i ndejti mbas b... gjithe kohen, çfare eshte? 

ja ,beri edhe parti...e mandej?ku shkoi...hiç,me infradito neper shpi...

Ik more felliqesire. Pusht i Edi Rames. U be te flase per te djathten njeriu qe votoi me plot ndergjegjie per kryetarin e ish partise se Punes, shokun Edvin Rama dhe u be pale me te kur kishte detyren qe s'e meritonte te presidentit te republikes.

Partia e Bamir Topit eshte inekzistente, keto propaganda dylekshe jane ne vazhden e diktatures ramiste per te eleminuar opoziten dhe emeruar opoziten fasade qe do ajo. Faqeziu Topi e thote edhe vete qe do bejme opozite me opoziten.

Kohe te keqija o shqiptare!

2/3 intervistes eshte PD, Lulzim Basha, Sali Berisha. Bamir Topi kryetar i partise FRD. Po ndonje gje tjeter, per vete bie fjala per partine tende, ndonje ide, propozim, a ke? Apo fara lluledielli e teke raki.

Cfare propozimi per partine e tij kur kjo parti nuk ekziston as si mbeshtetje (rezultati ne zgjedhje) e as si organizim mirefilli partiak. Topi eshte kryetar pa zgjedhje, disa i ka perzene dhe tani ka mbetur me shoket qe pi kafe ne mengjes ose dreke. Por, keto lloj grupesh anti opozitare do sponsorizohen nga Rama tani qe te luftoje opoziten e vertete.

Nuk eshte i zgjuar. Te kishte bere koalicion me PD do ta kishte marre nje vend minimumi. Nuk eshte aspak i zgjuar. Ilir Meta te pakten ka ditur te ndaje torten me tjeret, ka ditur te afroje njerezit.
Sdq pas 4 vitesh duhet te bejne aleance domosdo. Vetem, asnjera parti nuk fiton.

Po rri o Hunter pash Zotin, po si te bente koalicion kur ky po punonte per te humbur PD dhe kishte urdher nga Rama per te demtuar PD? PD beri oferte parazgjedhjeve, Topi nuk deshi se keshtu e urdheruan padronet.

Jo, as nuk eshte domosdoshmeri dhe as asgje koalicioni me te. Kjo eshte parti inekzistente. Pas 8 vitesh qeverisje dhe nuk mundi ta demtonte ne shkalle kombetare PD-ne me shume se 30 mije vota, ne rang qarqesh votat e ketyre ishin te paperfillshem.

Ky te haje fara se e ka mbyllur punen me politiken dhe as nuk i duhen PD-se njerez si Topi.

Po budallallek, se te tregohej pak i zgjuar, propozues, mendoj qe do te kishte nje te ardhme politike.

Ah, dmth i zgjuar = bej pislleqe per te kapur nje deputetllek. Dakort.

Edhe pastaj ju vjen keq kur ju rikujtojne qe ne Shqiperi kriminelet behen heronj e ju thuren kenge, hajdutet jane "te shkathet" ose "te zgjuar."

+1

Ndoshta duhet te pyesesh interstuesin/en pse 2/3 e pyetjeve jane per PD-ne?

Ok, por eshte edhe ne doren e te intervistuarit te orientoje temen. Po kur nuk ke gje per te thene, s'te mbetet vec ti sulesh sb.

Po ai i joni qe nuk duket ma kendej a asht ende me Topin.Ia pata thane ketu,qysh se ka marre keshilltar nje si aiu mor vesh....e  ma keq doli....SA ishte fushate e ne vend qe te levizte u lidh ketu te ppu e hiç...kjo ishte puna e tij....rezultati u pa...

Po mire o Bamir,per inat se Berisha eshte deputet i PD-se,edhe ti mos merr asnje deputet ne zgjedhjet e ardhme.

FRD dhe PD e Bashes do jene ne koalicion bashke ne zgjedhjet e 2015.

Fillove prap me parashikime ti? Mesa duket paske fillu pune si keshilltar per astrologji. smiley

Po mire ketu do jemi.. nuk eshte se gaboj shpesh.

nuk eshte se gaboj shpesh

i modh je smiley

Me pelqeu intervista, megjithese me erdhi keq qe nuk u bo deputet, nuk besoj qe e kam hedh dem voten ne 2013 per kete tipin. Po ndejti keshtu, mbase e votoj prap. 

Ik o Bamje shko ha qofte keto 4 vitet e ardhshme !

Nje keshille : merre me vete dhe Spartak Ngjelen se vetem nuk shtyhet

Lefto, rruga juaj per ne pushtet kalon nga FRD-ja. Nuk mbaron aty kuptohet, po prej aty kalo njehere. Se me 30% ku u katandiset kete here, nga diku tjeter duhet me i gjet ato 10% qe ju duhen per te fitu. 

Me kusht qe Avokadi te marri me vehte dhe sekretaren.

Ore mire Bamka qe qeka ngrit nga nokdauni, po ai XhelNiku qe shifte me dylbi Maqedonine cfare u bo?

Thone se i ka besuar NATO fushaten e Sirise. 

Dukej ai, ishte xhiberr!

Vecse ka nje bela ... ka hup dylbite.  

Eh mer vlla! Edhe njehere qe bohet komandant jevgu, i hum dylbia!

Po ia ka gjet anen, i bo duart si pune dylbish, e ato te NATOs gja e hongren. Kurse llapat e kqija thone se NATO do me e hudh ne Siri me testu gazin e Asadit. 

 Mashkull dhe njeri i peshtire pffff

mo na thuaj qe nuk ish bere synet moj xheni?!!!! smiley

Zoti Berisha, kur u anëtarësuat në Partinë Komuniste?

Unë jam anëtarësuar në Partinë Komuniste në vitin 1970. Ka pasur dy arsye. Arsyeja e parë, është sepse u ndikova në mënyrë shumë thelbësore nga pushtimi i Çekisë. E përjetova atë me një dhimbje dhe një emocion të paimagjinueshëm, sepse Dubçeku ngjalli shpresë në të gjithë botën komuniste. Ajo që u quajt pranvera e Pragës. Një natë, një ushtri prej 300. 000 trupash, tanke e të gjitha mjetet, pushtoi një vend që tentoi të dilte në liri ose të paktën kështu besonim. Ishte shumë e përhapur ideja se pas Çekisë do të ishte Shqipëria. Gjë për të cilën unë isha shumë i vendosur si qytetar të qëndroja në atë pozicion që duhet të qëndrojë çdo qytetar në rastin e një pushtimi kombëtar. Së dyti, e vërteta është që në Shqipëri filloi një hapje. 

hahaha kuku mama mija smiley

FRD ishte mire, deri ne momentin qe shkoi Pjeri tek selia dhe i beri 'dhurate' ato 200 'stilolapsat'..

Rroft partija socjaliste rrofshin edhe qunat e lagjes paskal milo 

 Z.Topi ka te drejte kur perjashton cdo lloj bashkepunimi me PD sa kohe qe aty eshte Berisha , jo thjesht si prani fizike, por si fryme dhe diktat. Skena e bojkotit te parlamentit ndersa Rama prezantonte programin e qeverise ishte mjaft domethenese.Berisha brofi ne kembe me fytyre te thartuar dhe te perskuqur si lafshe gjeli dhe kopeja e deputeteve u kap ne befasi.Paloka as e kishte mendjen fare dhe sekuencat e transmentuara tregojne se si Shefi Madh ja ben me shenje Kreut te GP: Cohu, pas meje, ne rresht!

Mark Marku ja se cfare thote:

Ish-deputeti demokrat, Mark Marku, tha në një intervistë televizive se Partia Demokratike po sillet sikur populli u ka bërë një padrejtësi.

Marku ishte i ashpër edhe me seancën e fundit të Kuvendit, duke theksuar se Berisha nuk po ia lëshon drejtimin e partisë Bashës.

Berisha deri më tani nuk ka ndonjë shenjë që do t’ia lërë drejtimin e partisë zotit Basha. Ky i fundit nuk ka fuqi të bëjë opozitë deri sa të ketë kontroll të plotë brenda strukturave të PD-së. Është lideri që ka legjitimitetin më të madh se gjithë liderët e tjerë por ka pushtetin më të vogël. Në gjykimin tim nuk ka kurrfarë autoriteti.

Para tre ditësh Basha tha që do kemi opozitë konstruktive, ndërsa pas tre ditësh zoti Berisha u dha urdhër deputetëve dhe i nxori nga salla. Krijoi atë skemë që më tepër se zotit Rama, i drejtohej zotit Basha për t’i thënë se opozita nuk do jetë siç do ti, por siç dua unë. Berisha vazhdon të ketë ndikim shumë të madh në PD,” tha Marku për News 24.

Duke ju referuar votimit për zgjedhjen e Ilir Metës kryetar Kuvendi, Marku theksoi se “ka pasur rrjedhje votash tek PD dhe do të ketë prapë të tjera”.

“Kriteret me të cilat i ka zgjedhur Berisha deputetët ishin vlerësimi i emrave me sa më pak personalitet. Këta njerëz që nuk kundërshtojnë, kur ti humbet pushtetin, të braktisin të parët. Vetë konfigurimi i grupit parlamentar të PD është i mjerueshëm e nuk premton asgjë. Ka disa personalitete, por janë të komprometuar me pushtetin e nuk bëjnë dot opozitë”.

 

Deri para kesaj interviste kur i thoja robve qe vallahi nuk kishte asnje gjo te vertete per shkrirje te PD me FRD, me qeshnin me ate ftyren tipike te thashethemexhiut qe do me te thone "lene mer se e di une qe s'do me ma thone ti". Ftyre qe mua me kujton gjithmone dallaverexhiun "par excellence", shokun e ngushte te PF-se, Nik Xhelin.

Keta bathoristet qe se shpejti do nderrojne flamur (nga shqiptar do e bojne te jashtem) si c'bejne sa here bi Berisha nga kali, me shkrijne se deri tani nuk flisnin. Sa doli Bamiri me perserit qe me SB neper kome nuk ka asnje bashkepunim te mundshem me PD-ne, fillune prape avazin.

Vallahi marazi nga fakti qe pushteti o ne dore te mavive (jo socialisteve jooo, po te mavive te Rames), osht i pakrahasueshem me qejfin qe nuk o mo ne dure te kafsheve si ju! 

Si merrni mundimin e komentoni deklaratat e nje deshtaku si B.Topi?

maksi, 

mbase per te bo pune nuk o, po per te hap pune o... 

Varet nga kendveshtrimi, sepse Sala e vuri per te bere pune dhe i hapi pune, kurse Edi e vuri per hap pune dhe i beri pune.

 

E kam përdorur këtë term si element substancial, është nevojë që shoqëria të ecë përpara. Ndodh në çdo vend demokratik dhe nuk e konsideroj si dramë. Në rast se faji kalon mbi qytetarin, tregon se ky pushtet që iku ishte me elementët më antidemokratik.

 

+100

.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).