Vendimi i fundit i qeverisë “Berisha”, Bjeshkët e Namuna tani Bjeshkë të Bekuara

Bjeshkët e Nëmuna në veri të Shqipërisë zyrtarisht do të quhen Bjeshkët e Bekuara. Vendimi për ndryshimin e emrit është marrë sot  në mbledhjen e fundit të qeverisë “Berisha” dhe idenë për tia ndryshuar emrin bjeshkëve Berishës i erdhi nga një skulptor hollandez që jetonte në Bjeshkë prej disa vitesh. Edhe pse toponimet në vendin tonë herë pas herë janë ngritur si shqetësim për shkak të fjalëve me kuptim fyes apo me pjeardhje nga sllavishtja apo grqishtja nuk është marrë asnjë reformë për ndryshimin e tyre. Por Berisha ka ndërruar emrin e Bjeshkëve, vend nga i cili ai ka dhe origjinën e tij. “Do i jap një këshillë të gjithë komuniteteve, aty ku ka emra që nuk janë euforikë janë kakofonikë bashkarisht të vendosim për të përshtatur një emër që i shkon më shumë. Nuk e ka nga nami, (se po më shkruan një në facebook). Janë mrekulli natyre. Ftoj dhe qeverinë e Malit të Zi e Kosovës të marrin vendime të tilla” , tha Berisha duke argumentuar këtë vendim. 

29 Komente

Gjithone kam mendu se gjysmen e bukuris atyne bjeshkeve jua jep emri. smiley

Por Berisha ka ndërruar emrin e Bjeshkëve, vend nga i cili ai ka dhe origjinën e tij.

tamam bjeshke te nemura!!!

Kur do zoti me te turperu, s'ta kursen dhe minutin e fundit. 

tamam!

Ore thuni mire qe nuk e boni si Ameriko Vespuci dhe tja vete emrin "Bjeshkt e Sali Berishs"!

Kush do e nalote, do kish thone Bradi i para 23 Qershorit! 

Shyqyr  qe s'e beri si kim ir seni ta fillonte kalendarin e shqiperise me ditelindjen e vet.

Me ne fund zonje erdhi dita qe ju te ndiqni vallen time.

Dhe Viçidoli-t ja kthyen në Lopapolli

I bekoi, i  bekuari, edhe bjeshket sic ka bekuar gjithe Shqiperine kudo qe ndodhet. Mjalte nxjerr nga goja, flori i ben dora. 

Ta kishte fituar edhe mandatin e trete, do pagezonte edhe Gjon Pagezorin. Po ku te lene komunistet... po ia kerkojne koken ne tepsi si koken e Gjonit.

Semestrin tjeter do sherojm plagen e kurveleshit smiley

Plage e thelle ajo, vetem kirurgjia i ben derman.Po si do e quani? Burrnesh-i? Apo Shen-Maria-e-Paperlyeme?

Gruemir.

ska gjo se e kemi nji te tille, sa me shume gruemira aq me mire per shqiprin smiley

eshte jo shume larg shkodres ky fshat...njerez te paqte....po vras mendjen se si ndodh,kurvelesh nu Laberi,Gruemire ne Shkoder

E cfare pret nga ai vend kur grate e kane per kompliment t'i quash nikoqire?  Gruemire e kane per fyerje ata, dmth grua qe nuk di te beje mire ato punet e shtepise.

niko kush do jete....kam kalu' dikur nga fshati Qishbardhe ne vlore.kush e di ne eshte ne planet e redaktoreve edhe kjo...jo per gje po stimulon haptas racizmin

Jo veten racizem, po sakrilejshen sic thote frengu. E di ti kujt i thone "qishë" ata andej? Shtepise se Zotit. Per keta e kishte fjalen Jezusi kur tha "E keni kthyer shtepine e Atit ne shtepi publike".

kur e tha Jezusi kete?

Nje i njohur qe i ra nata andej nga gruemira dikur tregonte se kur ngrinin dolli per dike thonin:ta kam njul, ta kam njul ty ,grues tande , babes tand etc.smiley

 

fiqo smileysmiley

Me fal Zana,se prape bera profancia  a profanacione (si e ka emrin?).

profanazione sostantivo,emer,profanare esht folja .....apo sakrilegj me mire ne shqip

Ia lane porosi zanat/oret e malit ne takimin me te fundit qe pati me to. smiley

Te faqja e Gegnishte ne fb ku ishte postu lajmi komenti i pare qe

 "Ca asht kjo marri? Tash presim qe te nderrohen edhe toponimet e tjera."Prroni i thate" do te bahet "Prroni i begate", "Hurdha e keqe"-"hurdha e mire","Spaç"-"paç boll" etj."

tashi te pakten skemi pse te urojm qe t'mos e lexoje sala se dhe po e lexoi s'prish shum pune.

smiley Ndyshimi i emrit hajvan, duhet shoqeruar me investimet perkatese, apo nuk e di kete gje. 

Karice ne Mat, Bithuq ne Diber, Vithkuq ne Korce, Vishocice ne Devoll pervec Kurveleshit (problem madhor) e Qishbardhes ( kam frike se reagon Greqia, te presim te mbyllet plaga e Permetit); jane te gjitha probleme me emergjente.

E meqe jemi per nje epoke te re ne marredheniet me Kosoven duhet nderruar edhe Muqibaba e per nje rajon me re qete duhet nderrua edhe Bol ne Kroaci. ( Per kete te fundit ka  kerkese edhe nga agjensite turisistije qe nuk arrijnete shesin paketa me Bol per vetem 199 euro).

Per me teper ka edhe nje problem parimor per te cilin priten protesta te vrullshme nga banieer  e zones dhe te gjithe Gegnis'.

nese dota nderrosh emrin beje sic duhet:

bjeshke te namuna - bjeshke te bekume

Po te ishte 

bjeshke te nemura - bjeshke te bekuara.

Edhe versioni i vendlindjes se Skenderbeut te dyte bjeshke te bekuura do te ishte i pranueshem.

perpara sb!

hahaha o Sali Berisha mos vdeksh kurre...   po ku te shko menja iher

Emertimet jane pjese historie, te ngulitura ne memorien historike te popullatave.Ato kane patur arresyet perkatese, te shume faktoreve ose si burime te bestytnive.Ndryshimi i tyre, sipas vullneteve te pasardhesave, apo sipas realiteteve nuk eshte risi per mire, ca me shume, pse e kuptoj vullnetin e ketij " vullnetmirit" propozues.
Ky qe Ka mbi shpine nemen e mijera nenave shamizeza neper tere Shqiperine dhe ne mbi 256 raste djemsh e burrash, ne vendquajtjen origjine, ne Tropoje, na i ra ndermend te ndrroje emrin e bjeshkeve!! Se per mbiemrin e ca bjeshkeve, ketij vendi, i kane ndodhur sira dy katastrofa, me kete fare burri ne krye...!
Dinakerite e sterholluara, burojne prej shpirtrave, qe ndjekin synime te errta....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).