Shqipëria është vendi i vetëm në Europën Qendrore e Lindore ish-komuniste, që nuk e ka ende një Muze për Krimet e Komunizmit. Ndonëse shkalla e egërsisë së regjimit komunist të Enver Hoxhës ka qenë, siç dihet tashmë, e pakrahasueshme me asnjë prej pushteteve të “demokracive popullore” të vendeve ish-komuniste, ende nuk e kemi një Muze të Diktaturës, madje as në Kryeqytet, edhe pse kanë kaluar 23 vjet nga rënia formale e sistemit totalitar. Diktatori vetë nuk hezitoi fare të ngrinte në vitin 1967, në mes të Pjacës së Shkodrës, Muzeumin monstruoz të Ateizmit. Edhe pse nuk mungojnë objektet dhe gjurmët kriminale të dhunës dhe torturave komuniste, kjo mungesë bëhet më e mprehtë me rritjen e gjeneratave të reja, të cilat nuk arrijnë dot të kenë një përfytyrim të thjeshtë, të prekshëm e didaktik mbi terrorin e ushtruar për gjysmë shekulli mbi qytetarët shqiptarë. Kësisoj, Shqipëria ka vendosur një rekord të ri gines për kultivimin e shpërfilljes së traumës historike dhe amnezisë.

Kemi pasur rastin të ftohemi e të marrim pjesë në konferenca të ndryshme të vendeve ish-komuniste me tema të mprehta mbi muzealizimin e provave dhe dëshmitë të krimeve të komunizmit. Gjithkund në këto vende të Europës Qendrore e Lindore kemi parë disa dhjetëra lloje muzesh mbi krimet e komunizmit, të përqendruara në disa qytete kryesore, me një vizitueshmëri të pandërprerë. I tillë, për shembull, është “Muzeumi i Komunizmit” në mes të Pragës, në sheshin “Vacesllav”, në pallatin elegant “Savarin”. I rrethuar nga të dyja anët prej restorantesh McDonald’s dhe nga ana tjetër prej një kazinoje, të gjitha jo rastësisht, muzeumi krijon kontrast me gjithçka të shoqërisë së re, që ka ardhur pas përmbysjes së komunizmit, për të cilin “Newsweek” shkruan se “brezit të ri nuk i është treguar e plotë nga prindërit” dhe se “të rinjtë kanë nevojë t’u kujtosh se si ka qenë jeta e mëparshme”. 
Si rregull, kriteret e përzgjedhjes së godinave për këto muze parapëlqehen ish-godinat e komiteteve të partive, burgjet komuniste, godinat qeveritare ose godinat e shërbimeve sekrete. 

Por shembullin e padiskutueshëm të një reflektimi mbi modelet e muzeve të krimeve të komunizmit, e paraqet Gjermania, e cila ka gërshetuar muzetë e dy diktaturave (naziste dhe komuniste), duke ruajtur simbolikat dhe dëshmitë autentike mbi traumat kolektive të dy diktaturave. Edhe Gjermania, në një shkallë akoma më të goditur simbolike, ka përzgjedhur godinat që përcjellin një domethënie të freskët e mbresëlënëse te vizitorët e këtyre muzeve.
Gjatë një trajnimi dyjavor me specialistët e Institutit tonë, me ndërmjetësinë e drejtorit “Konrad Adenauer Stiftung”, Dr. Thomas Schrapel, ne ishim të ftuar në muajin mars të këtij viti nga Instituti homolog gjerman, për të përfituar sa më shumë nga përvoja dhe strategjia gjermane në dëshmitë konkrete të krimeve të dy diktaturave. Edhe në Gjermani muzetë e panumërt të krimeve të komunizmit ishin ndërtesat e ish-Komiteteve të Partisë, godinat qeveritare të ministrive, ish-burgjet dhe Kampet e Përqendrimit, të tejmbushura, kryesisht me nxënës shkollash e gjimnazesh. Ndërsa gjatë vitit 1989 aktivistët e “Lëvizjes qytetare” në të gjitha qytetet e Gjermanisë Lindore, ende pa rënë Muri i Berlinit, me të marrë vesh se STAS-i kishte nisur asgjësimin e dosjeve, i rrethuan të gjitha ndërtesat e Sigurimit komunist gjerman, duke pasur një përkrahje të gjerë popullore. Të gjitha godinat e STAS-it u rrethuan, derisa u morën nën kontroll, duke mos i lëshuar më, gjer në kapitullimin përfundimtar të regjimit komunist të Erich Honeckerit. Tashmë dihet gjerësisht, se këto godina janë shndërruar me kohë të gjitha në muze të krimeve të komunizmit. Rastin më demonstrativ e përbën “Muzeu i STAS-it” në Berlin, godina e të cilit ishte kuartieri kryesor i Sigurimit të Shtetit në RDGJ. Territori i kësaj Qendre në Berlin-Lichtenberg shtrihej me një sipërfaqe prej 22 hektarësh, e cila u kthye në Muzeum me vendim të posaçëm. 

Po gjatë marsit të këtij viti, me rastin e inaugurimit të Memorialit “Postbllok” (me autorë F. Lubonja dhe A. Isufi), autorët e këtij shkrimi shoqëruan në një shëtitje në zonën e Bllokut drejtoreshën e “Fondacionit Federal Gjerman për Rishikimin e të Kaluarës Komuniste”, Dr. Anna Kaminsy-n. Ajo u interesua veçanërisht për vilën e diktatorit Enver Hoxha, për destinacionin e saj dhe, pas një kundrimi të hollësishëm të godinës nga të gjitha rakurset, na shprehu mendimin e saj, se “vila ku ka banuar diktatori juaj, do të ishte simbolika më e goditur për kthimin e saj në ‘Muze të Krimeve të Komunizmit’”. 
- Përfytyrojeni – tha ajo,- se si nga atje brenda, por edhe nga ballkonet, dritaret dhe shëtitjet e tij në kopshtin e bukur e të qetë të kësaj vile, diktatori juaj projektonte, meditonte dhe shpërndante urdhra për eliminimin e elitave intelektuale deri te bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. 
Ne na dhembën këto fjalë dhe s’ditëm çfarë t’i përgjigjeshim, ndonëse një ide të tillë, jo vetëm e kishim çuar ndërmend, jo vetëm e kishim diskutuar, por edhe e kishim ndeshur të artikuluar edhe në shtypin tonë. Dhe këtë skepsis të thellë mbi pamundësinë e një gjesti, që duket tepër i bukur për ta besuar, na e ka provuar realiteti ynë politik postkomunist, në të cilin, siç po e shohim, jo vetëm nuk ka pikë ndjeshmërie për krimet e komunizmit, por zor të gjesh ndonjë dozë arsyeje e mirëkuptimi.

Por, kur sheh se çfarë idesh po hidhen këto ditë mbi destinacionin e vilës së diktatorit, ne na dhemb dyfish situata që përshkruam më lart me Dr. Anna Kaminsky-n. Sepse nga qasjet e qeverisë së re, që ende nuk ka nisur ushtrimin e pushtetit, po u jepen udhë ideve banale mbi kthimin e kësaj vile në një “Qendër” ku “inovatorët legjislatorë mund të bënin aty seminare, apo studime” dhe ku “…filozofët e ardhshëm mund të vijnë të bëjnë studime tremujore, të banojnë brenda vilës me idenë e dhënies së propozimeve specifike për ligje të caktuara” (“Standard” 27 gusht, 2013). Në Konferencën e 26 shtatorit mbi zhvillimin urban, Partia Socialiste ftoi edhe disa arkitektë të huaj, të cilët shprehen disa mendime mbi funksionin e disa prej godinave, përfshirë dhe Piramidën, por në asnjë rast, asnjëri prej arkitektëve “të partishëm” nuk u kujtua, se pikërisht këto godina bartin një energji simbolike me të shkuarën tonë diktatoriale. Pikërisht për vlerën potenciale të muzeve që paraqesin këto godina, u hesht me një ton të tillë…

Është e habitshme që disa figura politike të kryesisë së kësaj partie, të cilët prej gati një viti na befasuan me dofarë platformash të tyre mbi ndjeshmërinë ndaj të përndjekurve politikë, jo vetëm që nuk guxuan të hidhnin propozimin e tyre për kthimin e vilës së diktatorit në një “Muze për Krimet e Komunizmit” (meqë dhe pretendojnë se janë bij të përndjekurish politikë), por as nuk u ndjenë fare kur këto ide janë bërë tashmë publike në median tonë.  

Pra, qëllimi i metamorfozës është më se i qartë. Shkurt, kjo do të thotë: edhe një fondacion tjetër politik “Qemal Stafa”…! 

Mirëpo qytetarët shqiptarë kanë nevojë për kujtesën e plagëve të tyre, për identitetin e tyre kolektiv; ata kanë nevojë për rikuptimësimin, filtrimin dhe përcjelljen e kësaj kujtesë te brezat e ardhshëm, për edukimin me faktet dhe ndjenjën realiste të historisë së tyre. Gjëja që më së paku kanë nevojë qytetarët shqiptarë, janë këto qendra të shpëlarjes së trurit nëpërmjet eksperimenteve me fondacione politike e ideologjike. 

* Autorët e shkrimit janë, i pari, ish-i burgosur politik, anëtar i Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, ndërsa i dyti, Drejtori Ekzekutiv i këtij Instituti.

154 Komente

Po na shkoi goja prapa, "Bejeni piramiden muze! Bejeni piramiden muze!" po hic, 8 vjet ne pushtet, u kujtuat kur rate nga fiku. 

Aha e mora vesh ku fle lepuri.

Sepse nga qasjet e qeverisë së re, që ende nuk ka nisur ushtrimin e pushtetit, po u jepen udhë ideve banale mbi kthimin e kësaj vile në një “Qendër” ku “inovatorët legjislatorë mund të bënin aty seminare, apo studime” dhe ku “…filozofët e ardhshëm mund të vijnë të bëjnë studime tremujore, të banojnë brenda vilës me idenë e dhënies së propozimeve specifike për ligje të caktuara” 

Agron Tufa, nje konge prej Dibre! smiley

Malet Dibres

jane mbushun me bore...

.shtabit te pergjithshem

o i prine nje malsore,

nata eshte e zeze,

rruga eshte e gjate,

shtigjet jane zane,

po dyert jane hap ...

 

 

O po bejeni dicka e te rrime rehat se na cate veshet!smiley

Si tha ai tjetri "po c'i duhen Barbarës keto gjera tani?"

Gjermane budallenj de.  Merren me roje Aushvici ne prag te varrit!  S'kane lexuar intelektualet e peshkut keta qe thone qe mbasi kalon nje kohe e caktuar, krimet dhe kriminelet qe i kane kryer keto duhen harruar dhe nuk duhen perndjekur per keto krime se krimet s'jane te fresketa me.

Sa te prapambetur Gjermanet. 50 vjet me vone e akoma ne lufte me nazizmin.

Gjermania ia perdrodhi koken maces qe te vogel me Nurembergun. E para. E dyta, mos harro lobin cifut qe derdh leke pa fund qe te mbaje gjalle kujtimin e holokaustit. E treta. Mbas Nurembergut ne gjermani u nda shapi nga sheqeri. Nuk pati riciklime. Kurse ketu nje ish komunist si Berisha lufton per antikomunizmin, po edhe i rref m'hu ish te burgosurit politike dhe ky Tufa i bonte tifozllik. Tashti Tufa kerkon drejtesi 22 vjet me mrapa. Ik mer pirdhu, megjith kacile. 

Nurembergu kishte pakez lidhje me shtetin gjermane nga aq sa di une... qe gjykate e aleateve, jo shume ndryshe nga Haga per Miloshevicin. Sure, ndodhej ne nje qytet gjerman, but ajo vetem sepse gjermanie ne ate kohe qe e zaptuar.

Lobi cifut..., nuk mendoj se luan rol ne cdo gje qe ndodhe ne gjermani... ketu besoj se ka te beje me shume me nje deshire te vete gjermaneve te kalohen nga pjesa e zeze e historise se tyre... nje deshire qe e kan treguar gjithnje, sa here kane patur mundesi, pa cinizem e pa tallje.

Nuk pati rickilime, ndryshe nga Shqiperia. Good... ne shqiperi fatkeqesishte pati riciklime, me Berishen ne krye, por kjo nuk e bene nje pozicion kujtues rreth komunizmit dicka te keqe. Yes, kur e bene Berisha mund te akuzohet per hipokrici (ne fakt hipokrici eshte nje fjale shume e lehte per ate qe bene Berisha, shume shume e lehte)... por ka dhe njerez qe e bejne pa ndonje dashuri per Berishen.

O muhamet, se shyqyr zotit jemi te dy shqiptare dhe jo nje gjerman e nje shqiptar. Aman o burre se e dime mire se cfare mut mileti jemi! Ne po te ishte se dinim me ndertu shtet prej verteti, kemi pas shans ta ndertonim ketu e dymije vjet perpara. Ore po nuk ma qeni breke, ka pas thone gjyshja ime rafmet paste.

Personalisht une kam pas eksperienca shume te keqija me keto ish te burgosmit. Une kam ble toke tek Bab Rexha dhe kam ndertu mbase nga vilat e para ne Tirane te pas 90. U detyrova me e shit me cmimin e kostos pasi na ndertun rreth e rrotull vilave pallatet per te strehuar ish te burgosurit. Vinte tjetri ta parkonte Fiatin e ndryshkur tek dera e shtepise qe ti nuk dilje dot, ti hidhte plenat me qese ne oborr e ku di une cfare dhe po te guxoje ti thoshe nje fjale fillonin te shanin "Kumunista te qelbun..mire t'iu bahet". Nuk po hy ke fjalori masnej. Leje se jemi saturu me te dyja palet. smiley

Po mire... nuk u be gje... mua thjeshte me beren pershtypje gjermanet, dhe kam mesuar tek peshku qe mbajtja mend e komunizmit eshte diku midis frustrimit/prapambetjes, e me beren pershtypje qe Gjermanet jane kaq te prapambetur. Po ne pergjithesi nuk u be gje, nuk prisja ne fakt ti pergjigjej njeri, e nuk doja te thoshja ndonje gje te madhe.

Vetem nuk e kuptoj pse solle historine tende anekdotale... this piqued my interest more than anything else... aman o burre, ata te shqetesojne ti? Flasim per shqiperine more aman, kur ke politikan-mafioza, ku te fortet behen deputeta, ku nuk ka drejtesi, e ne shumicat e rasteve keto probleme nuk burojne nga te ish-persekutuarit, yet per ti ai eshte problemi, qe ju shane si "kuminista te qelbun."

Shif tani. Aresyeja se pse e solla shembullin eshte se keto sapo dolen ne drite, gjeja e pare qe kerkuan nuk ishte drejtesia, por privilegjet, njesoj si komunistet e dikurshem. Kjo ua nxorri bojen shume shpejt. Pastaj fillun te haen me njeri tjetrin si gjithe shqipot e ndershem dhe pastaj per 22 vjet nuk i hapen dot dosjet e atyre qe i vrane, po hapin dosje neper internet per ato qe mendojne se i kane sot armiq. Ndaj them "pune shqiposh" Se s'prisnim gje te mire nga ai vend, ndaj dhe ikem.

Ok... po njerezit nuk jane engjej... ne fakt ky ka qene nje nga argumentat e mia kryesore ne kete forum jo vetem ne lidhje me kete teme. Dhe zezaket kur dolen nga skllaveria, rrane shpejt ne dashuri me boten materialiste. Dhe cifutet, mbase dolen nga auswitch, gjera e pare qe beren eshte te hanin nje dreke te mire. Pastaj me vone, pasi morren pakez veten, kauza drejtesi u be gjeja kryesore.

Tani dhe opinioni im me i sinqert. Gjermanet u bene pishman per ate qe ndodhi sepse qe dicka e keqe, sepse kuptuan qe qe dicka e keqe, sepse deshironin te ndaheshin nga ajo e kaluar. Ligesia e nazizmit per gjermanet eshte nje closed system. Ne rast se cifutet, ne vitin 60, to borrow from Louis C.K silleshin si faggots, Gjermanet nuk thoshnin, c'fare m*ter qe jane keta njerez, duan dhe reparations tani b*thq*rat me Fiatrat e tyre qe ne thone neve "ju nazistat."

Pra, to make a long winded point very short, Gjermanet jane shembull se motivimi per sjelljen e tyre per mbajtjen e asaj sjelljes erdhi nga brenda, nuk kishte nevoj per justifikim e stimulim nga jashte.

Une per vete nuk kam patur ne familjen time njerez te perseketuar. Gjysherit nga nje ane ishin komunista, por nga ata te vegjelit... jo ne zyra. But it is because of that, not despite of it, qe kam simpati per ate klas te shoqerise tone. Se kuptoj qe ajo qe ndodhi eshte dicka gabim, dhe fakti qe sonte mbase (ne rast se ato qe thua ti jane te verteta e perseri une i shumezoj me 10) sillen si faggots me Fiatrat e tyre, nuk justifikon ate qe ndodhi...

Pra, to make it even shorter, eshte si borxhe i shoqerise tone ne pergjithesi se lejuam dicka te keqe qe ndodhi, ose morrem pjese ne menyre me direkte ne dicka te keqe (te pakten disa), nuk eshte nje tjeter "obstacle" ose proving point qe te ish-persekutuarit duhet te kalojne, e ne rast se nuk e kaluan, si ata qe njeh ti nuk e kaluan mesa duket, atehere nuk ka me as borxhe e as kauze.

Filozofikisht ke te drejte. Praktikisht je i pazbatueshem, I'm sorry man. Pa ironi kjo. Mjafton te shikosh rretherrotull. Se mbase edhe komunizmi i Marksit nuk ishte i ke ne vetvete, po e mori ne dore Enveri dhe e dhjeu

Well ketu muhabeti eshte filozofik, ne nje fare menyre mundohem te gjejme ku qendron morali... Nuk zgjedhim ceshtje praktike te tipit sa jane shancet qe shqiptaret do zhvillojne te njejten ndergjegjie qe Gjermanet zhvilluan ne lidhje me krimet e tyre, apo Amerikanet ne lidhje me Jim Crow-n.

Muhamet. Ti po perpiqesh te nxjerresh moralin nga filozofia. Une po them, "ja realiteti ombjektiv" dhe ja pse kemi arritur ketu. Ca te them. Na ka detyru jeta te behemi pak me praktike se c'duhet mbase, qe ti shpetojme se keqes. Kolltuku i filozofise mund te na vinte ne gjume...dhe fap ta hiqte skalpin tjetri.

Man, I do not get your point. Ti po thua, dhe te ish-persekutuarit e qelben, se silleshin si faggots me FIAT-rat e tyre, e me thoshnin "ju kumunstiat."

I am telling you, qe jo vetem ajo duket si dicka e vogel (se flasim per jete te kalbura ne burg, jo per nje discomfort te thjeshte), but it still does not change anything rreth asaj qe ka ndodhur. Eshte kaq e thjesht... Gjermanet jane ketu si shembull se dhe 60 vjet me vone perseri arrestojne nazista nga qe e shikojne nazizmin si dicka te keqe, jo ngaqe dite per dite ju loten syte kur shikojne ndonje cifute e kujtohen sesi kane ngritur dore mbi nje popull aq te drejte e delikat sa populli cifute. Si jane cifutet sonte ka pak lidhje me ate qe ndodhi... ne rast se cifutet sillen keq sonte, Gjermanet nuk thone: "Opa, ndal, s'ka me arrestime te nazisteve se cifutet jane te keqinj."

Ose, I will re-phrase it a bit in another way... ne 21 Janar u vrane 4 persona. Tani ne vitin 2025, une takoj nje nga te afermet e tyre, dhe do ti, she is a total bitch (no offense meant)... and she is acting like it... shume shume bitch... well, eshte pakez idiotllek nga ana time ne rast se vete ne shtepi e ja fute nje: e po mire ja beri Berisha kesaj bitch-it, nuk ka te drejte me per ate pune yadda ya, yadda ya... me kupton?

OK, mbase ti po e kerkon my point aty ku nuk eshte. Ajo qe po te them une eshte: ja ku jemi dhe ja pse jemi. (Shume thjesht e) Ti po me thua ja ku duhet te ishim dhe ja pse. Tani qe te hysh ne kepucet e mia dhe ta kesh me te lehte ta kuptosh: A mund te me shpjegosh se ku eshte situata me denimin e krimeve te komunizmit dhe pse. 

P.S. sa per ate qe thua ku duhet te ishim jam shume dakort me ty, bile them se edhe me shume se aq duhet te kishim bere. Pavaresisht se ne ekonomi Sala ne coi ne vend te dyte pas Gjermanise, moralisht duhet t'ua kishte kaluar atyre teutoneve te qelbur. Se qe ta boje Edi kete pune nuk kam shume shprese, aq me teper qe ai nuk e ka ndertu fushaten tek lufta kunder komunizmit sic e kishte ndertu Sala dhe nuk ka kerku vota per kete pune. Hence...

PF, pyetje per ty: nqs do ishin jo ish te persekutuar, mendon qe nuk do ndertonin afer viles tende apo nuk do silleshin ashtu apo kishin Fiat-et e ndryshkura qe i ulen shkelqimin lagjes? Dmth u sollen ne ate menyre pikerisht pse ishin ish te persekutuar?

Po. Po te duash te tregoj edhe nje histori tjeter nga lagja. Komshiu mbrapa meje i kishte bere paret ne Gjermani, Ishin dy vellezer, Se si i kishin bere paret nuk e di. Sidoqofte siguro qe nuk kishin punu zdrukthtare le te themi. Nejse. Kishim nje parcele bosh ne krah, qe nuk po dukej i zoti qe te fillonte ndertimi. Edhe mblidhemi tre komshinjte qe kishim kufi me parcele dhe vendosim qe ti bejme nje gardh qe mos e zinin keto ish te burgosmit pa leje e te benin ndonje kioske. Ky gjermani ve dhe nje trailer persegjati te hyrja dhe linte naten dy doberman. Keto te pallatit plasen qe ta zinin. Me ne fund ne nje moment konfliktohen me "gjermanin" e ne konflikt e sioper e shajne edhe kete "kumunist i mutit" E t'u nxef vllai e te shkoje ne shtepi e te nxjerre nja shotgan ngaato te Hollivudit e t'ia veje ne balle njerit prej tyre. "Si mer qelbanik" i thoshte. Une me vile 100.000 dollare jam komunist, ti qe jeton ne shtepi komunale ne katin e peste qeke kapitalist." Nejse mo, erdh policia, po as nuk e pyti njeri ku e kishte gjet shotganin. Ne 1994 ky muhabet.

Shkurt muhabeti, keto kishin pershtypjen se ne qe s'kishim rene ne burg ne ate kohe duhet te hiqnim kafshaten nga goja dhe t'ua jepnim atyre per t'i shperblyer.

Shkurt muhabeti, keto kishin pershtypjen se ne qe s'kishim rene ne burg ne ate kohe duhet te hiqnim kafshaten bga goja she t'ua jepnim atyre per t'i shperblyer.

Kete e ke 100% te veni me komentin poshte: Ja se c'mendon filan fisteku per ish te perndjekurit politik!

 

Ok... po njerezit nuk jane engjej... 

E ke gabim o muhametali se disa njerez jane engjej por jane allasoj enjgjejsh,  jane si pune atyre njerzeve gjysme Don Kishot e gjysme Jago!

Talljen me te madhe me vuajtjet e perbashketa nen diktature e ben pikerisht soji i tufes. Keta jane nje dore e ngushte njerezish qe plot 23 vite pas renies se rregjimit vazhdojne te bejne leke me sebepin e dhimbjes se dikurshme. 

Tufat kane plote tete vjet qe bejne turizem neper Europe dhe ne bote me paret e taksapaguesve, gjoja marrin apo shkembejne pervoja me homologet, pa prodhuar ne dobi te bashkesise kurrefare gjeje!

Dhe jo vetem kaq, por kane edhe guximin te denoncojne mungesa muzesh e me the e te thashe!

Po ke denonconi moj tufa, veten tuaj!?

Zoti na ruajte!!

un them qe vilen e verit te ma falin mu. ca pub-i i papam del.

Pse, pse tani ca eshte? 

Prit te kalojne dhe 23 vite te tjera atehere do kujtohemi si shoqeri te reflektojme per dhunen, per krimet dhe monstruozitetin qe perjetuam si popull gjate viteve te diktatures.

Berisha paska qene i qut qe jetonte ne apartament dhe jo ne vile. Ec beje apartamentin muze krimesh po deshe...

P.S. Agron Tufa, ky komunist i Berishes i cili i lepinte fundshpinen atij ne kohen kur te perndjekurit digjnin veten ne shenje proteste ne bulevard, ben mire te mos flase me per komunizmin dhe viktimat e tij.

Te perndjekurit e greves urise perfaqesonin vetem veten e tyre. Duhet te saktesosh, nje grup te perndjekurish.

 si smiley

Normal qe veten e tyre perfaqsonin, por ama hallet dhe fatet, si ne kohen e diktatures, si ne kohen e Salitures, i kishin dhe kane njesoj me te gjithe te perndjekurit e tjere te Shqiperise.

P.S. Per berishistet jam i sigurt qe te perndjekurit perfaqsohen nga antikomunisti i famshem dora vete.

Nuk bohet muze krimesh ne zonen me trendy te biznesit ne kryeqytet or taj. Ne ate zone bohen vetem gjera qe burojne leke, or taj. Muzeun bejeni ne Spac apo ne burg te Burrelit. Vec perpara saj, gjithsesi, mos harroni ti beni nje lapidar perkujtimor atyre te vrareve te Gerdecit, si dhe nje perkujtimore ne Vlore per te gjithe ata qe u vrane ne lufte kunder pushtetit te Berishes ne 1997. A po. Mos harroni te falenderoni gjithashtu trupat e EU qe nderhyne ushtarakisht te na shpetonin nga qeveria jone.

Nuk dua te heqe asnje nga nje mije fajet qe Berisha ka ne lidhje me 1997 e qe e solli kete vend kaq mbrapa, si dhe qe Berisha eshte "indirectly" fajtor per vdekjen e mbi 2000 njerezeve, por, dhe mbase 100% ketu injoranca ime, nuk di asnje emer te vrare nga policia ne 1997. E kam pa cinizem, Ndryshe per shembull nga ne 21 Janar. Di qe u vrane njerez ne kaosin, por jo qe njerez te jene vrare nga policia si ne 21 Janar...

Ish vilen e Hoxhes (brenda dhe jashte) e shikoj me teper si mediateke, bilbioteke, hapesire ekspozimi per artistet, vend aktivitetesh per te rinjte, etj.

Piramida mendoj se eshte me e pershtatshme per Muze te Krimeve te Komunizmit: gjendet ne nje vendndodhje me qendrore, eshte ndertese me e mire ne aspektin edhe te prestigjit qe duhet te kete ky muze dhe se fundi do te shenonte nje lloj fitoreje simbolike mbi te keqen, konsideruar qe me pare kjo ndertese ka qene muze per diktatorin.

Gjithsesi per aq kohe sa nuk vihet drejtesi, ne kuptimin e perndjekjes ligjore te krimineleve, te gjitha iniciativat e tjera mbeten vecse simbolike me nuanca te lehta hipokrizie.

Nje nga gabimet e Berishes i ndihmuar nga populli Enverdashessmiley

Enverdashës, Ramizdashës, Salidashës, Nanodashës, Likedashës, Ramadashës. yyy sa listë e gjatë...

p.s. ciao xheni smiley

  Hej,ciao lirika,u bene shume mi moter,nga t'ja fillojmesmiley

Populli "liridashës" ka nevojë për terapi.  

Nga fillon O Lirika,nga koka besojsmiley

apo nuk shijon koka smiley

   smiley

per ne qe jemi mesuar po,kur nje here e hengrem gjth shije ne çifti,djalit iu perzie kur e pa,çar hani ju keshtu-thasmiley

hahahahah thuj është delicattesen  smiley

 s'mund te jete ndryshe,  u rrit kendejsmiley

mbase i permbledh sahanlepires?

 Aman se do na hapin ndonje teme me emra me germen S o tironco e s'marojm kurresmiley

duhet naj sahan i madh dhe i fellë.

them qe mjafton te kete gje brenda, nuk jane nazelinj per ate pune.

Jes

Mungon Nyrembergu....

kam qene nje here duke u zhgarravit me nje frajere ke kangjellat e kesaj viles, para se te bohej blloku bllok, kur me shkel koma me nje cope...

sa e kom urry enverin ne ate moment, me 'blue balls' mes komve, nuk e kam urry asihere tjeter. smiley

Pse jo po vila Mehmetit?

 Kjo puna e te perndjekurve dhe e krimeve te komunizmit etj jane bo si puna pronave, arno e arno pa fund e sic duket bathet kshu ka me vazhdu derisa te shuhen krejt. Per ket kane faj vete ish viktimat. Jane nda ne kushedi sa shoqata, e jan bo disa institute po qe te gjitha kot. Ishim ktu e ishim atje thote ky rrotaK me siper. Shko re pirdhu. Ke mese 20 vjet dhe NUK ke arritur te dalesh si faktor, Tosi me Sulen kane talle trapin sa here kan desh. Ke 20 vjet dhe nuk arrit me dal me ca kerkesa minimale e maximale (politike e ekonomike) kundrejt qeverise.

Se kuptoj ca i pengon me i thone qeverise:

  • Dum falje publike nga parlamenti (e pa diskutushme)
  • Dum te hapen dosjet (e pa diskutushme)
  • Dum status te vecante me ca privilegje te caktuara (hajt ta diskutojm)
  • Dum shperblim (hajt ta diskutojm)
  • Dum obelisk a muze (hajt ta dikutojm)
  • Dum kte e dum ate PIKE

Kush parti i ploteson (pjeserisht apo bazuar ne timeline etj) merr voten, kush nuk i ploteson nuk e merr voten dhe nuk ka pse del para kamerave me bo demagogji.

Po morrin nonji post si drejtor instituti apo profesora leshi neper Uni e Akademira dhe vijne e na tregojne pralla nga Gjermania pfff.

aty, do bohet muzeumi i dhunes kunder gabelve.

rrofte partia rrofte enveri

se mehmeti....

Se nuk i di ti, nuk do te thote qe kerkesat nuk jane bere e nuk behen vazhdimisht.

po edhe kunder gabelve....pse duhet me ushtru dhune?

sa gjo e trashe o zot. gjynof nona baba vet,

e kon' pa tu u rrit, me lot n'sy. 

hahahahahaha

imagjino te behet muzeu kunder krimeve te diktatures, ne nje kend apo ne mes te muzeut te vendoset akti i firmosjes per varjen e Havzi Neles,ne ate akt figuron shume qarte emri i Kristaq Rames babai i kryeministrit Edi Rama.

do te shkonte valle Edi Rama ta vizitonte muzeun?!

Edhe ky propozim mundet te gjente vend, por do te plotesonte deshiren e nje grupi, sado i madh qe te mu d te ishte.Do te thosha kjo i ngjan fteses per te ndjekur nje " udhe" e cila kurrsesi nuk detyron sepse nuk argumenton, qe ta ndjekin te gjthe dhe deri ne fund, sikunder rruget e fatit qe jane se shumti individuake ose te grupit.Kerkesa ne mos qofte karshillek eshte nje tentative per dukje ndaj te vuajturve, te cilet ne te drejten e Zotit, kerkojne ato qe u kane takuar.Jeta e tyre, i ngjau nje udhetimi tepaperfunduar, sepse u ndal diku nga fillimi apo edhe mezi i rruges.Ne kuptimin moral, jeta per ata nuk eshte e paperfunduar sepse ishte e ndershme.Mjafton qe per te mbeturit gjalle, kurdo qe ajo te mbaroje, do te mbaroje mire, e plote.Ne fund te fundit nuk jane keto kerkesa te tufeve, qe ata do ti mbajne ne jete...

Keshtu eshte kur te persekutuarit shqiptare perfaqesohen nga "debile" si Tufa e co

E po kjo eshte kulmi i pafytyresise...8 vjete ne pushtet ata dhe nuk ju ndje zeri Tufes dhe Peshkepise, ndersa keta te tjeret s'jane ulur ne karrige ende dhe debilet fillojne nga "gjykimi i ideve"...Ku ishit keto 8 vjete o uturake te Berishes? 

Piramida do kishte me shume kuptim. Shtepia ka 0 kuptim... just my two cents.

Une e kom mare vulen si "Komunist i Oreve te Para" barazim me "Antikomunistet e Oreve te para te PPU smiley Po nuk po vij andej , se supozoj e perfytyroj ca Qurrashe e Lengezues Jargesh qe  smiley dhe do mallkojne me Oi oi   ! Plus qe kom thone "kom ne tre dite pushim " Do me marre malli pak per Shtojzovallen , po do boj si do boj , do duroj sic duron mali me Bore ne Bjeshke !

Po nuk mu duru pa i thon kesaj Rrotes se Kurves nga Gjermania .Po pse e mba Merkelin Presidente nga ish vendi Komunist !!!

Apo ja kane thene antikomunistet e oreve te para se nuk i lexova   Se Gjermania zotrie 

Ktheni Pronat tek Pronaret Qeveri sumtekelekesh e Mashtrusish ! Ju vodhet dhe Muzeun me Hajdutet e Tufes !smiley

 

 Aty mund te hapej fare mire nje muze i Shqiperise ne 45. Krevati perandorit, partizani Meke.

 

Ka nje muze ne Shkoder te bere tani se fundmi, ka patur ide edhe per Spacin. Le ti fokusijme burimet atje qe te bejme gjera interesnate qe te jene edhe terheqese ,edhe pole te te terheqjes se turizmit, (semundje profesionale, me punon mendja vetem si te nxirren leke per komunitetet lokale). 

Nuk e shoh te domosdoshme qe gjithcka te behet ne Tirane.

 

Gjithsesi, nuk e shoh te papajtueshme pajtimin e idese se shpise se Enverit si qender meditimi me muzeun e komunizmit, mjaftom te jesh pak kreativ.

 

Nje nga komplekset e bunkereve mund te shendrrohej fare mire ne muze te komunizmit...

Ne qender te Prages ka nje Muze komunizmi.

seriozisht, po SHUUUME seriozisht:  kurre nuk kisha qeshur ne jeten time aq shume ne nje muze. Biles edhe me shume se ne muzeun e Krujes smiley

Normal, amerikan i zoti i muzeumit (privat, duhet thene) smiley

Kshu te lajmrun dhe ty, rruges? smiley

 Imagjinoje ti Stalker Vilen te konceptuar keshtu: salloni viktimave-me fotot e viktimave te komunizmit ne mure dhe nga bokset degjohen lehje qensh kufiri, krisma dhe ne vazhdim kenge te tipit "Revolucioni marshon".Pasatj salloni paradave me nje ekran sa nje faqe muri ku transmentohen paradat e ushtrise te 29 nentorit, parakalimet e 1 majit.Pastaj salloni Diktatorit, nje krevat dopio, nga bokset degjohen fjalimet e tij kunder cfaqjeve te huaja borgjezo revizioniste e bash aty grupe te vogla te rinjsh kalojne naten ne orgji smiley

 

 

 

 

gjithkush ka endrrat e vet te tmerrshme.incubi i thone italianet,nuk di si i thone ne shqip smiley

makthe

si ,bravo.makth i Spiritus....vila e Enverit.....smiley

 incubo-ankth pikesepari. makthi eshte gje tjeter. Nuk ka te beje me ndonje makthin tim sepse nuk kam jetuar as ne bllok dhe as ne internim. Koncepti bazohet mbi eksperimente te psikologjise moderne. Nje frekuence jete e vendosur ne konteksin e ndalesave dhe shterngesave te atij regjimi eshte e barabarte, ne mos me shume efikase sesa dhjetra leksione dhe moralizime mbi diktaturen, terrorin , persekutimin etj. Nje ekspozite me tele me gjemba, pamje burgjesh, birucash, te vraresh eshte tejet impersonale, mbeten eksperienca te jashte, imagjinare. Kurse ne rastin qe une propozoj, ndalesat dhe shterngesat e regjimit totalitar behen eksperienca te brendshme, perjetohen thellesisht dhe normalisht prodhojne ankth, pikerisht ate qe ndjente njeriu nen ate regjim.etj. etj Zana.

Paradat, festat ishin fasada me te cilin regjimi mbulonte dhe maskonte dhunen e cila ekzekutohej larg syrit te shumices. Pamjet/akustika  e dhunes dhe terrorit nga njera ane dhe akustika dhe pamjet festive nga ana tjeter, krijojne efektin sanduic.Te rinjte qe do kalojne nje nate aty do ndjehen nen kete presion dhe nje doze depresioni i perftuar eshte ku e ku me efikas sesa dhjetra leksione te thata dhe moralizuese. Vetem mesimet e marra ne lekure behen pesime.

"incubo" eshte "makth"!

tesh,per njohurite tona e jo polemike:incubo per te qene i tille duhet te jete nje situate gjumi,per mua ne shqip eshte enderr e llahtarshme.Ne italisht enderr sogno ka vetem kuptim pozitiv te bukur te parealizueshem.Ankth ,kete e di me siguri eshte ansia,nuk mund te perkthehet ne incubo sepse nuk eshte gjumi.Gjendje ankthi je i zgjuarMakth me duket se i afrohet me shume a incubo...mendoj

ca thote Rama nder te tjera ne interviste, per France Inter:
S'di a ka per ta pergenjshtru publikisht xakja 
 

E kuptojmë se është e vështirë në një vend si ky sepse për kujtesë, Shqipëria lindi nga hiri i saj në fillim të shekullit të XX-të. Midis dy Luftërave Botërore ajo njohu një periudhë relative modernizimi por mjaft të rëndësishme deri sa vendi u pushtua nga fashistët italianë, çka e zhyti sërish në një situatë katastrofike. Më pas 45 vite regjimi komunist nga më të egërit, së bashku me Korenë e Veriut dhe Kmerët e Kuq, me mijëra të vdekur, vendi i mbyllur tërësisht në vetvete me një paranojë të pashpjegueshme, sa qeveria e Enver Hoxhës pasi ndërpreu marrëdhëniet me Rusinë gjen si aleat të vetëm Kinën, e cila në atë kohë kalonte Revolucionin Kulturor. Në 1990 kur regjimi rrëzohet dhe Republika fillon të lindë vendi u pushtua nga mafia dhe korrupsioni. A jeni dakort me këtë historik ? 

Edi Rama: Është e sigurt që Shqipëria kaloi një version të komunizmit që asnjë nga vendet e ish-Perandorisë Sovjetike nuk e përjetoi. Komunizëm që mbështetej vetëm në vetvete dhe madje edhe me Kinën u ndërprenë marrëdhëniet në 1977-ën. Kaluam në një fazë të izoluar dhe narciziste që krijuan kushte të veçanta dhe jo të favorshme për lindjen e një demokracie të shëndoshë. Vërtetë në vendet e tjera komuniste nuk kishte alternativë tjetër politike por kishte alternativë kulturore, kam ndërmend Vaslav Haveli në Çekosllovaki ose 

Adam Michnik në Poloni. Nëse mendojmë të gjitha lëvizjet në teatër, letërsi e kinema nuk arrijmë të bëjmë krahasime me Shqipërinë. Në Shqipëri vuajtën vite burg sepse kishin në shtëpi albume të Van Gogh-ut ose Picasso-s në vitet ’70, pra në një epokë jo aq të largët, apo se dëgjonin Joe Cocker dhe Beatles.

 Sepse nga qasjet e qeverisë së re, që ende nuk ka nisur ushtrimin e pushtetit, po u jepen udhë ideve banale mbi kthimin e kësaj vile në një “Qendër” ku “inovatorët legjislatorë mund të bënin aty seminare, apo studime” dhe ku “…filozofët e ardhshëm mund të vijnë të bëjnë studime tremujore, të banojnë brenda vilës me idenë e dhënies së propozimeve specifike për ligje të caktuara”

Keto gjona jane akoma idera  ne leter ne masterplanin e pinjolleve te bllokut .Le te shohi deri ku do arrije provokimi i regjimit komunist qe po qaset dhe kush do jete reagimi i  shqiptareve ndaj orvatjeve te pinjolleve per te rihabilitu diktatorin Hoxha.

 

qe te kete rehabilitim si koncept duhet te kete patur me pare ,denim ,perndjekje,padrejtesi....kur nga keto iu bene Enver Hoxhes???

per mu krimet e komunizmit dhe sistemi ne pergjithesi nuk ndeshkohet me. Ndoshta mund te ndodhe pas shume vitesh por jo tani.

Sot kemi ne pushtet te bijte e njerezve te nomeklatures komuniste dhe te cilet nuk kane denuar per asnje moment krimet e baballareve te tyre, por perkundrazi, i kane lavderuar ose me e pakta rehabilituar ne veprimtarine e tyre shteterore e partiake (kujtoni deklaratat e Rames per te atin, te Bushatit etj.).

Ministri i brendshem i diktatures eshte perseri personi nr. 2 ne PS dhe nje nga njerezit me te rendesishem ne shumicen e majte.

Po ky ish minister i brendshem kerkon te rehabilitoje Mehmet Shehun dhe pas tij te gjithe me rradhe.

Kjo eshte fiks enderra e Ramiz Alise, qe PPSh te kishte pushtetin politik dhe ekonomik, sigurisht me brezin e dyte pasi brezi i pare edhe sikur te donin te rrinin ne pushtet nuk mundnin dot, ceshtje moshe.

Nuk ishte e eshte ceshtje kapitalizmi a ideologjie, per keto kishte rene dakort klika e PPSh, ishte ceshtje pushteti. Ceshtje si PPSh do ruante privilegjet edhe ne sistemin e ri.

Kjo duhet ti beje te reflektojne se pari te persekutuarit dhe pastaj te gjithe te tjeret me rradhe, por eshte veshtire, tani po bindem se diktatura e shkaterroi shqiptarin si individ dhe kolektiv.

pse e permend kot Ramiz Aline mer, ca tka bo? Vaj medet...

Do ishte me e udhes te hapeshin vende pune me ato fonde se sa rrime e "qajme" per hicin. Sjell gje ky muzeum ne xhepin e popullit ??

i tha  bashkim alibali zef dedes: nuk merret rroga vec me mu

or komunizmi eshte i keq njisoj per te gjithe, or Ndre!

Dje LSI mbushi 9 vjec.

9 vjec nga te cilat 4 i ka kaluar ne pushtet dhe 4 te tjera pritet ti kaloj gjithashtu ne pushtet!

 

Thelle na malet e Skraparit

Lindi burri i vatanit 

parti e fakir fukarase!

sa here mendoj per LSI-ne (dmth shume shpesh), me vijne ne mend vargjet e Naimit: "Shqiperia s'mbet e gjore".

ne ate banket kam qene dhe une i pranishem. Nuk jam ne kete foto, ama me siguri qe do jem tek ndonje tjeter... smiley lol

gabim, kam qen ne 2012 sorry.. smiley

ke nderu veten, shpin dhe gjithe te afermit me ate pjesemarrje. deri edhe Peshkun. na ben krenar jo pak vetave ketu. te lumte!

lol

Hoppa: nip Balshajsh plus aktivist i LSI-se!

Hoppa: endrra e parealizuar e cdo prindi shkodran qe ka vajze beqare

!!

ç'mu desh dhe mu me fole... Ne fakt isha pak dyshues se do ishte provokim i ju te dyve per t'me detyru me hape thesin. smiley

 

une kam mardhanie te mira me te gjithe, dmth pothujse me te gjithe. Me Sazan Gurin (jo me partine e tij) kam pase nji keqkuptim, por qe e kemi skjaru disi. Lol

qingji i mire pin cice n'dy nana, themi ne andej nga zonat e thella. smiley

Qingji servil pine krejt kopene thone ne ca zone akoma ma te thella!

njerez si ty. me reputacion, na duhen. gjithkush i lakmon. Nji antarsi e jotja eshte sa per 1000 qe e vrasin diten tek kafja "Portofino". smiley

 

Mos e nenvleteso Portofinon, legjenda thote se pikerisht aty ngjizen teorite politiko-ekonomike te se djathtes shqiptare!

Aty jane te majtet besa. Tane officerat e komandantat e shefat e dikurshem qe jane ne nyc, aty sillen. smiley

 

hahaha emo te betohem, kam kene te portofinoja para 3javesh. Ishte mbasdite dhe Nesti (pronari nuk ishte aty), dhe i them nji vajzes qe gjoja punonte aty "ma ban i kafe.", ajo vajza çoi me supe, demek ne shenje moskuptimi... Veç kur ma pret nji plak nga nji tavoline aty afer "nuk flet shqip kja mar ar. A mendon se po vjen shqiptarja me punu ktu a?" e plasi gazi aty... LOL dhe une i vuna gishtin krese. smiley

 

po du me thane se sjam frekuentus i rregullt i portofinos, mbi tgjitha sepse gerset pushka çdo dy dit. Lol

Nji sec Teef. Mos jemi taku najher te Paloma e Arthur Avenjus ne? Nuk po tallem. Shkodron, kryetar i PD-se per NYC. Diku te 1.90 i gjate... A? Po te pys seriozisht.  

Te gjithe kushtet (perveç kryetar i PD) i plotsoj per te kene une ai. Une jam 193 ama, po fundja sma merr mendja te kesh pas meter me me mat. Lol

e lashe mer... s'guxo robi me bo nji pytje. m'fal smiley

shtoj qe per mu PD-ja ishte nji domosdoshmeri historike per shqiperine. tjeter pune qe ka elementa qe prishin pune... si kudo...

dhe une seriozisht e kam. Puna osht se askush nga familja ime nuk asht impliku direkt ne politike. Dmth kemi prite personalitete (per te mos thone delegacione smiley) te dyja kraheve si ne nyc apo londer apo milano... Na jane ofru gjona kshu shume tunduese, por asiher nuk ja kemi leju vetes. Lol

Po ti mer Cimo cdeshe me kryetarin e PD dega NY?

Nuk u mjaftute ju te LSI-se me votat qe ja blete/vodhet PD-se ne Shqipni por qenkeni hedh ne sulm dhe ne rang nderkombetare. Me ket vrull ekspansionizmi qe keni mar ju skraparllite po ja coni kufite Skraparit nga Corovoda deri ne Tokio! 

smiley

porosia eshte te marrim nje here nju jorkun. pastaj berlinin. smiley

 

aiiiiii ene ate e njifke ti ? Hoppa ti je ai mo qe rri ke billdingu vatajve se ate e njof dhe une smiley

no, s'kam qendru asihere te vatajt. Kam jetu per ca kohe ne midtown Manhattan per per pak kohe, pastaj kam levize siper ne Riverdale me pamje ne hudson, se ku ne ues jam tash, nuk du me e tregu. Lol i mean, I'm sure these guys can detect my location through the GPS or IP, lol hajt mo... Dmth nuk jam ai. smiley

Po te kishe qen ai do te falenderoja edhe njeher per perkrahjen qe i ka dhene Vatra , PD-ja , LDK, Ilria, Bota sot, etj  kishes Shen Maria te Elbasanit smiley  Kaq.

megjithate sorry , na ngaterroi emigranti qe merret me llafe smiley

kur te vish ne nyc, te co lali ke vete lali... dhe ja thu vete, personalisht. smiley

@ teefa: smiley  ra muhabeti i her me njonin qe eshte te te rregulltit atje (te portofino, se u bo lomsh) smiley  edhe tha qe kamarjeret ndrrohen cdo 3-4 muj aty. po pse, e pyta. me tha they get knocked up. qesha smiley  jo per gjo por me duket se ato mesin ashtu pa bo gjo hic... vetem nga shikimet e dishrume te shqipove smiley  looool

Hahaha kjo qe ishte ate dite, ishte baby. 17 max. Lol leje qe un se kisha mendjen fare, po isha duke kry nji pune per dike tjeter. Nejse. Lol

 

Cimo une kom nigju per nji kamariere bullgare qe punonte te nji nga kto kafet shqiptare ne Bronx. Kish qene tu fol me te motren ne tel lefon dhe e kish pyt e motra qe he si po te duket amerika? Ne Amerike sikur vetem per shaiptaret qe ka ja vlen te vish! 

smiley 

Bame, sa vigjilent per Bullgaret mer. A ke te njejten ndjeshmeri dhe per Ukrainaset? Lol

Kurse ne Ridgewood, Queens po ti vesh re Polaket e bojne 2 here kryqin. Nji here e bojne kur kalojne para kishes katolike dhe heren e dyte kir kalojne para kafes "Tirana"!

Thoshte nji miku im shkodron ne Ridgweood, o Ron femnat polake jane Tylenoli i meshkujve shqiptare!

me ka ndodhe te boj muhabet si me bullgaret, ashtu dhe ukrainaset, poashtu dhe me polaket. Njerez te mire duken... Njerez te vuajtur, nga zgjedhjet e gabume... If u know what I mean. Lol

Hoppe kom vu re se ora 12:00 am eshte ora me e pershtatshme per te bo muhabet persmari te Peshku. Si shpjegohet e gje dot?

po ja varet. Une pershembull gajte dites jam shume busy, sme bje nder mend per peshk fare. Dhe vjen e akomulohet nevoja per te llafose ne mesnate. Lol pastaj, te kupto amerikani i lindun ne midwest kur nis e i tregon se sa bukuri boje germat me gure kur ishe dizenjator ne ushtri? Po ste kupto njeri mer... I mean flet gruas ne shtrat, e ajo teksa lexon nga dokumentet e punes nga dosja e saj te pergjigjet "prit pak se jam duke kontrollu CIP ... Apo CGS..." and im like whatever i have emon and ronin... smiley

9 time zones USSR o Hoppa....

Bame si shpjegohet qe antikomunistet e Peshkut flejne gjume heret?

flejne heret e zgjohen vone mer burr....

Si duket qeka e ronde lufta kunder kumunizmit o Bame!

Lodhen te shkretet!

 Bame Rono une mendoj se pasi e kane bo "helaq" komunizim gjithe diten jan te lodh shume dhe  te kenaq me veten qe e kane bo detyren e dites.. Ve bast qe nuk i ze ora tete Zgjuar.

Nuk eshte e lehte o galile!

smiley  jo jo eshte e veshtire lufta  kunder kulshedres se kuce..

smiley Pse me duket.pyetje retorike.mua kjo rono smiley

 

ama ju te dy Roni dhe emigrant - c'ja beni qefin vetes smiley

hmm... kjo mund te keqkuptohet... sic psh ne anglisht kur thu I play with myself.

jo se ka naj gjo te keqe e?... do kish thon seinfeld-i smileysmiley

 

 

po jane disa variante qe te ben te mendosh keshtu. mund te jete se ke fillu te mendosh anglisht kur shkruan shqip ose mendon shqip kur shkruan anglisht, dhe te jan perzi mendimet smiley

english - suit oneself  apo it suits you smiley

sinqerisht qe nuk me duket se ka asigjo per tu rujt tek vila e hoxhes. Me mire t'i hape vend nje hapesire te gjelbert.

100 here me mire

legjendat. rrefenjat e bukura te popullit. por kto i harroni ju. ju eshte bere mendja vetem gjera materiale. njeri mit ishte qe vajza e ish udheheqesit te popullit kishte blere disa delfine per pishinat e brendshme. Madje jo vetem kaq, por thuhej sikur rruges ne kthim kishte marre me vete edhe nje trajner zezak te fuqishem, truplidhur, per ushtrime palestre...

hahahaha nuk ma do mendja se ka pase nevoje per zezak, me gjith ato reparte ushtarake.

repartet me gavete groshe thu ti? smiley

 

groshe e pa groshe, vetmija ishte e vshtire Doriana vetem sa shtonte damaret... Kur u bashin 17damare, jo zezak, po as tarzani smundej me u kape me ushtrine tone heroike. smiley sa banal mka ba peshku, syte e ballit!!! smiley

po pra... smiley

u pendova per gjithe ket muhabet... por teper vone smiley

ps. o admin, ku je mer te lumte ajo dore?

ji te skraparit, provokator me xhufke!!! smiley

asgje qesharake as interesante sido qe t'a kthesh nuk do kishte ky muze ogurzi

po te jete per muze te asaj kohe, me mire te mblidhen antikitete nga populli qe perjetoi ate kohe  dhe do shkoja me gjithe qef t'a shihja , do ishte kjo interesante

muzerat jane kollopifqe me rigon (qe te flasim me dialektin e ish udhehqesit te dashur). me aq sa bene ato muzete e luftes. nuk ka gje me te merzitshme se muzera qe nuk thone asgje. ka qene nje muze i luftes NacCl tek rruga e barrikdave dikur. gjithashtu edhe nje dyqanke qe ma kujtoi PF-ja: riparim corapesh. Ky i dyti ma tund hipotalamusin sa e here e kujtoj. Kurse ai muzeu i luftes, me ca nagante e fleteore konspektesh e me ndonje xhakete te kuqe (jo s'e harroj, baba), meazallah se me lu qimen...

Cimo po per ate legjenden se Enverit i ben tranfuzion gjaku me gjak te paster bebesh, ke nigju?

natyrisht mer Ron. po s'doja me e permen, sepse pislliqe te ketilla nuk te bojn as me qesh.

me fal per makabritetin, por ishte percaktu edhe mosha e bebeve.

Une kam qene i vogel por me ka mbet traume histeria qe qe perhap si pasoje e keti thashethemi. At nivel histeria nuk e kom pa as kur u hap thashethemi se Sudja falimentoi. 

u fol per shtim te vdekshmerise foshnjore ne maternitete... jemi popull i erret kur vje puna per kesi guxhullash. popull qe ka prodhu epos (ala homerik) deri para 100 vjetesh, kupton ti?

pa hajde ta degjojme dhe nje here ! ( se e paskem  pas harruar gati Une )

Pa asnje fare shprese, opozita e re, Pd-ja me nje fjale, shume shpejt duhet te kerkoje ligjin mbi lustracionin.

Basha harron inatet, Topalli e Olldashi në vende drejtuese në PD.

Demokratët pritet që të mblidhen për herë të parë në selinë e re, ku do të zgjedhin edhe kreun e ri të grupit parlamentar.Burime pranë së djathtës bëjnë të ditur se emri i ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli dhe Olldashit jane dy emrat mes të djathtëve.Nëse votohen këta dy emra, i Olldashit dhe e Topallit, kjo do të sillte një përmirësim të marrëdhënieve mes të djathtëve. smileysmiley

 

Futja kot. Ter ajo vil e bukur ne ate vend pellumbash duhet te kete ndonje funksion bohem jo keshtu zymtie. Muzeun ta bejn ne ndonje burg mos te na e nxijne dhe bllokun. Qe kur shoh ket emrin e ktij tufes me duket tallje cdo gje per te persekutuarit njeher. 

Ka nje te vertete te madhe me ate qe te ndiell emri Tufes dhe kujtedoi sikari te tij . Po ai nuk ka faj . Atje u Orientua si Biznes dhe nuk i doli keq per Kohen .Sa do kishte fituar me zanatin e te shkruarit ??? Le te fitoje dhe ai para ne kete sistem ku cdo vlere Morale = Para .

Ai eshte brenda ketij Sistemi Mesjetar ose pas LII Boterore , qe mendon akoma 'Muze anti" ...  ne nje vend ku nuk pati asnjehere nje Histori Normale qe te dilje Anti . Pati  krime te Fashizmit dhe Nazizimit , te Andarteve Greke ndaj Cameve dhe te Serbeve ndaj Kosovareve . A ka nje Muze te tille ??? Por si duket Vlerat Morale te klanit Berisha ku perfshihet dhe Biznesmeni i Muzeve TUFA , erdhen si " Muze Anti " nga te mundurit per TURP Historik dhe te Damkosur nga Gjyqi Nurenbergut si " Kriminele Lufte "

Shikoj nje dite rruges ketu nje Kishe Katolike nga ata qe masakruan vendasiit ne emer te Fese , te shndruar ne "Shtepi Kulture" ( tawn house) te afishimit te talenteve te rij ne fusha te ndryshme , kryesisht muzikore ,  dhe doemos salle me bar ( perfshi restorant natyror ) ku njerzit nga te dy palet PAGUANIN ..dhe ata qe donin te afishoheshin dhe ata qe defreheshin dhe zgjidhnin talente . Nje konkrtizim VQ -je smiley 

Pyeta : Ku keni ndonje salle -dhome muze me Krimet e Katolicizmit ?

Shpetova paq duke ja mbathe vrapit se bossi me leshoi nja dy tre sekurity  , me thirrjen

"Mberthejeni . Pa leke ne skene .Ky kushedi nga cfare shekulli vjen .Vleka mijra dollare "

Hoppa, me ke kenaq fort me sa ju lexova sonte.Po se mos i kan then sekoti; boll me ken.... .....

kshu me thoshte dhe zysha e matematikes me kembet me te bukura qe kam pa ndonjehere, ne shkolle te mesme... Ama, edhe pse e kenaqja jasht mase, ne fund 6 ma nxirrte... Haha

 

interesant se si, duke studju me te njejtin intensitet, ketu ne amerike, si ne fizike ashtu dhe matematike, nuk kam ra ndonjehere poshte 85 (nga 100). Shumicen e provimeve qe kishin randesi i kapja 95-97-100. Eh...

Ashtu thoshte edhe Norman Betuni, kur shifte nonji femer me kembe te bukura: " C kofshe e bukur...per operacion..!"

Nuk e di se si o puna, por ketu ne amerike me ka ece mbare me profesoret femra. Me disa professore meshkuj kam pase ca probleme, me teper perballje frontale te egove. Me femrat, absolutisht dashuri me shikim te pare, u ulnin mu perballe meje gjate kontrollit te punes ne projekte dhe me shikonin mu ne vrime gojes tek flisja... Ne fakt, mundohesha mos te mendoja shume per kete, por vazhdoja te flisja per projektin, edhe pse shume shpesh ishte shume e sikletshme. E njejta gje ndodh dhe sot me koleget, tashi kuptohet qe jo me te gjitha... Dhe behet fjale per deshira e terheqje qe kane te bejne me professionin dhe intellektin, asgje kshu pilivili... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).