Rreth 19.453 zgjedhës pritet t'i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj lokalë në komunat Rrethinat (qarku Shkodër) dhe Dardhas (qarku Korçë), ndërkohë që News24, raporti për incidentet e para të shënuara në Komunën Dardhas.  Fillimisht u raportua për 3 raste të votimit familjarë në Dardhas, teksa më vonë militantët u përplasën fizikisht për arsye të bindjeve politike jashtë QV, po në këtë Komunë. 

Në këto zgjedhje, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim garojnë së bashku në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE), ndërsa Partia Demokratike garon e vetme. Zgjedhjet në këto dy komuna, po mbahen pas vendimit të Këshillit të Ministrave, disa muaj më parë, për shkarkimin e kryetarëve aktualë, për shkak të kryerjes së veprave penale. 

Në komunën Rrethina të qarkut Shkodër, Partia Demokratike garon me kandidatin Ridvan Guri, ndërsa socialistët me kandidatin Luan Harusha, i mbështetur edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Në komunën Dardhas të qarkut të Korçës përballen kandidatët Gentian Pere i Partisë Demokratike dhe Genci Hamollari, kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i mbështetur nga Partia Socialiste. 

DARDHAS, 2 MILITANTË GRUSHTA JASHTË QV 

Shënohen incidente në fshatin Dardhas. 2 militantë janë përplasur dhe konfliktuar jashtë Qendrës së Votimit për arsye politike. Mësohet se konflikti i nxitur për shkak të bindjeve politike të militantëve ka degjeneruar në përdorimin e grushteve. Banorë të zonës kanë ndërhyrë për shuarjen e konfliktit. 

NEWS24: VOTIM FAMIJAR NË DARDHAS 

Ndërkohë që procesi i votimit raportohet i qetë në komunën Dardhas në Pogradec, News24 ka konstatuar disa raste të votimit familjar.  Pamjet janë filmuar në qendrën e votimit të ngritur në shkollën e fshatit Dardhas. Janë të paktën tre raste të konstatuara nga News24. Në njërën prej tyre shihet një i ri i shoqëruar nga babai i tij, më pas një i moshuar i shoqëruar nga një grua dhe në rastin e tretë një tjetër grua e shoqëruar nga bashkëshorti. Votuesit duket qartë që hyjnë në këndin e fshehtë të votimit njëkohësisht dhe gjithcka ka ndodhur në sytë e komisionerëve dhe vëzhguesve të kësaj QV-je. 

13 Komente

''DARDHAS, 2 MILITANTË GRUSHTA JASHTË QV     (mos duhej te ishte VQ?.smiley)

 

perfundimisht, Dardhasi  eshte ne Korçe apo ne Pogradec?  

Mos duhet te qe Mollas, Kico smiley ?

''Vera me ''Dardhasin''  te mos prese.. personi nuk eshte paraqitur...   (Teloja..smiley)

 

p.s  kot bejne  zhurme per Dardhasin, sikur ca ka ndodhur..    imagjinoj qe  ne ate fshat sndodh asgje... per dardharet vlen:  shyqyr, rane keto  zgjedhje  e u rrahem..smiley   na doli emri ne news..smiley

Dardha e Korces nuk eshte nje me dardhasin si perfundim. Dardha e bukur shume meqe ra llafi.edhe pastertore edhe bejne lakroresmiley

mollasi eshte ne Elbasan 

 

po Pjeshkas, Qershize, Shegas, Kumbullas.....ka?smiley

Qafe Kumbull, Qafe Prush, Qafe Dardhe, Qafe Molle...Keto qe une i shkrova jane fshatra, ka edhe te tjere por s'po me vine ndermendje tashi smiley

...Qafe sallam..smiley

Dt 02 dhe forumi i PPU eshte ne ditet me te keqija te tij, i bie nje koment ne 27 minuta, nje mesatare qe se ka as forumi islamik smiley  smiley smiley

Sa ja ulin imazhin Shqiperise keto zeniet politike me grushta. Eh, çhajvan qe mban ai vend. 

Ka patur dhe me shume akoma, Pjer

Qeka 1 socialist me emrin Luan Harusha.

Atij s'i dilka njeri perpara!!

Po ti Thomai di na1cik puxhilato se ka muhabeti m' gja si puxhilist i vjeter, te kuptohemi ka ato qi kan qef sportin jo dhunen?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).