Ndryshimet në drejtim dhe reformat që do ta kthejnë në gjendjen e para vitit 2006. Bashkimi me institutet, shkrirja e Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe përqendrimi i punës në punimet shkencore sipas platformës së kryetarit të ri

Ndarja e instituteve nga Akademia e Shkencave, kalimi i disa prej tyre në varësi të fakulteteve të Universitetit Politeknik të Tiranës, krijimi i Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe sidomos kthimi i Akademisë në një intitucion honorifik, ishin gabim. Këtë ide pat mbrojtur këtu e në vitin 2006 kur u propozua së pari ky ndryshim dhe kësaj ideje i qëndron sot e gjithë ditën kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademiku Muzafer Korkuti. Ndryshimi i vetëm është se tani Korkuti i ka të gjitha mundësitë që ta çojë në vend gabimin, dhe siç thotë në këtë intervistë për Klan, kjo reformë pritet të ndodhë së shpejti. Duke iu referuar edhe një pjese të programit të qeverisë së re, atë ku thuhet qeveria nuk do ta kursejë mbështetjen që Akademia të jetë një institucion prej vërteti i kërkimeve shkencore, akademiku sqaron se si fillim Instituti i Historisë, i Gjuhësisë e Letërsisë, i Arkeologjisë, i Sociologjisë dhe Qendra Enciklopedike (aktualisht të mbledhura nën emrin e Qendrës së Studimeve Albanologjike), të kalojnë në varësi direkte të Akademisë. E meqë rezultati i këtyre viteve ka dëshmuar se edhe institutet e tjera që u shkëputën nga Akademia nuk shkëlqyen në punën e tyre kërkimore, institucioni i themeluar në vitin 1972, me 26 anëtarë akademikë, 13 anëtarë, akademikë të asociuar dhe 26 anëtarë nderi, do të rikthehet siç ishte, për t’u përqendruar në punë me kohë të plotë. Sepse, sipas Korkutit, historia jonë dëshmon që Akademia ka funksionuar kështu që në gjenezë të saj, në vitet 1940-1943 kur u krijua dhe funksionoi Instituti i Kërkimeve Shqiptare dhe më vonë, prandaj dhe prishja e kësaj tradite nuk solli tjetër veçse idenë se Akademia kishte rënë në gjumë dhe studimet shkencore botoheshin me pikatore, në mos me influencë të dukshme politike. Ka edhe një lajm tjetër që vjen nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë: Debatet për standardin e gjuhës shqipe nuk qëndrojnë sepse as nuk mendohet të ketë një standard të dytë dhe as nuk do të bëhet një i ri nga fillimi. Këshilli Ndërakademik i Gjuhës Shqipe vazhdon punën normalisht (të mërkurën madje ishte mbledhja e radhës së tij), dhe gjuhëtarët do të vazhdojnë të punojnë siç edhe historianët janë gjithmonë në kërkim të dokumenteve të reja dhe të shkrimit të historisë (pavarësisht katër vëllimeve të botuara të Historisë së Shqipërisë). Akademiku Korkuti, anëtar i Institutit Arkeologjik të Gjermanisë dhe Amerikës, i njohur për 51 vitet që ka kaluar në kërkimet shkencore, thotë se lavdia e Akademisë së Shkencave mund të rikthehet. 

 

-Profesor, u zgjodhët kryetar i Akademisë së Shkencave dhe keni paralajmëruar reforma. Cilat do të jetë dhe cilat janë përparësitë tuaja në krye të akademisë? 

Në këtë fillim të punës, mendoj se problemi themelor ka të bëjë me riorganizimin e kërkimit shkencor në Akademi e më gjerë, sepse reforma që u bë në vitin 2006 cënoi rëndë të gjitha strukturat e kërkimit shkencor. Megjithëse u bë pas një diskutimi të gjerë ku u përfshinë një numër i konsiderueshëm profesorësh e specialistësh e u tërhoq mendimi nga shumë institucione e stafe akademike, vendimet që mori Qeveria për riorganizimin e kërkimit shkencor ishin krejt tjetër nga sa ishte sugjeruar e propozuar nga specialistët. Kështu ASHSH-së iu hoqën 14 institute e qendra kërkimore-shkencore në vartësi të saj dhe u shkurtuan në maksimum fondet, duke e kthyer atë në një institucion honorifik. Sipas reformës, Instituti i Historisë, i Gjuhësisë e Letërsisë, i Arkeologjisë, i Kulturës Popullore dhe Qendra e Studimeve Enciklopedike, krijuan Qendrën e Studimeve Albanologjike në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, kurse institutet e shkencave natyrore (i Fizikës Bërthamore, i Biologjisë, i Informatikës, i Sizmologjisë, Qendra Gjeografike e Hidraulike) u kthyen në Departamente dhe sipas profilit u vunë në vartësi të fakulteteve të Universitetit Politeknik të Tiranës. Në mënyrë mekanike u përgjysmua numri i studiuesve e rrjedhimisht u lanë jashtë fusha e drejtime të rëndësishme të kërkimit shkencor. U cënua pavarësia e instituteve duke u hequr të drejtën e firmës e vulës. Koha provoi se këto ndryshime dëmtuan rëndë veprimtarinë e ASH dhe të instituteve përkatëse. Vlen të kujtojmë edhe një të vërtetë që ka të bëjë me historikun e krijimit të institucioneve shkencore në vendin tonë. Në vitet 1940-1943 në Shqipëri u krijua dhe funksionoi Instituti i Kërkimeve Shqiptare, në vitin 1946-47 Instituti i Shkencave me disa sektorë kërkimorë, e në vitet në vazhdim Instituti i Historisë e Gjuhësisë me disa sektorë, i cili me zgjerimin e sektorëve e veprimtarive, në krijimin e disa instituteve si Instituti i Historisë, i Kulturës Popullore, i Arkeologjisë, etj, dhe me bashkimin e tyre me disa institute të shkencave natyrore, në vitin 1972 krijuan Akademinë e Shkencave, që do të thotë se në tërë shtrirjen kohore të institucioneve shkencore Akademia (Institucioni studimor kombëtar) ka realizuar e përmbushë detyrat themelore të saj me institute e qendra studimore. 

-Po thoni se Akademia do të rikthehet siç ka qenë para vitit 2006? Si mund të realizohet kjo? 

Rrjedhimisht në këtë fillim të riorganizimit duhet që institutet që sot janë në vartësi të Qendrës së Studimeve Albanologjike (Instituti i Historisë, i Gjuhësisë e Letërsisë, i Arkeologjisë, i Sociologjisë dhe Qendra Enciklopedike) të vihen në varësi direkt të ASH, kështu thjeshtohet administrata e QSA dhe institutet nuk preken. Kjo edhe për faktin se në strukturën e re të Ministrisë së Arsimit (nga varet sot QSA) nuk përfshihet kërkimi shkencor të saj, nuk quhet Ministria e Arsimit e Shkencës. Përparësia e dytë për nga radha, por thelbësore afatgjatë e veprimtarisë së Kryesisë së Akademisë së Shkencave do të jetë rritja e nivelit shkencor në të gjitha veprimtaritë tona. Këtu kam parasysh botimet që janë treguesi kryesor i dhe të gjitha veprimtarive shkencore kombëtare e ndërkombëtare. 

-Meqë jemi tek botimet, sidomos këto të viteve të fundit. Shumë syresh janë komentuar si me shumë ndikim politik. Cili është gjykimi dhe qëndrimi juaj për raste të tilla? 

Akademia ka botuar sipas mundësive financiare, herë më shumë e herë më pak vepra, por prioritet për ne mbetet cilësia e botimeve shkencore, e cila duhet parë në dy drejtime, në realizimin e studimeve monografike, të mbështetura në dokumentacionin autentik të thelluar, dhe të bëhet me një përzgjedhje e tematikës studimore, sipas një problematike të studiuar e afatgjatë. Kjo ndikon në rritjen e cilësisë dhe në të njëjtën kohë shmang studimet e rastësishme, të cilat janë shtuar ca si shumë, dhe më kryesorja, një studim monografik i thelluar nuk mund të bjerë në politizime. Këto synime e kërkesa bazë të veprimtarisë së akademikëve e Akademisë, nuk arrihen menjëherë por shkallë-shkallë e në vazhdimësi. 

-Mbase sepse iu hoqën institutet dhe sepse u kthye në një institucion honorifik, Akademia e Shkencave këto vitet e fundit është ndjerë pak ose aspak. Më shumë janë diskutuar e përfolur drejtuesit, anëtarët, konfliktet...A mundet dhe si, t’i rikthehet lavdia e dikurshme e ASH? 

Kur gjykojmë për veprimtarinë e ASH, apo siç pyesni ju për “rikthimin e lavdisë së ASH”, duhet ta vlerësojmë atë në një shtrirje të gjatë kohore. Punë themelore të ASHSH janë realizuar nga grup autorësh e gjatë disa viteve. Për Fjalorin Enciklopedik Shqiptar në 3 vëllime, me 3450 faqe, u punua mbi 10 vjet e nga disa dhjetëra autorë; po kështu për Historinë e Popullit Shqiptar në 4 vëllime; për Fjalorin Sinonimik të Gjuhës Shqipe etj. 

Vlerat e veprimtarisë së Akademisë duhet të “shkëlqejnë” në raste kur ka ngjarje e evenimente me rëndësi kombëtare. Kështu vitin e jubileut të madh të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Akademia organizoi një Akademi Solemne, me pjesëmarrje të studiuesve me të mirë nga Shqipëria, Kosova e me studiues të huaj. Gjithashtu u botuan disa studime monografike cilësore kushtuar 100-vjetorit të Shtetit të Parë Shqiptar. Një nga projektet që rrit prestigjin e Akademisë në plan ndërkombëtare që duhet të realizohet sa më parë, (sepse deri tani kanë munguar mjetet financiare) është përgatitja e Enciklopedisë Shqiptare në gjuhë të huaj, që do të jetë një përmbledhje e tre vëllimeve në një të vetëm duke e përshtatur për lexuesin e huaj. 

-Por ka pasur edhe prezantime jo fort për t’u lavdëruar gjithsesi. Të fundmen kam parasysh mbledhjen e Këshillit Ndërakademik të Gjuhës Shqipe, larg medias, plot debate. Çfarë do të ndodhë me standardin e gjuhës shqipe? Sa qëndrojnë diskutimet për ta ndryshuar apo për të pasur një të dytë? 

Këshilli Ndërakademik i Gjuhës Shqipe, ku bëjnë pjesë gjuhëtarët e specialistët më të mirë të Shqipërisë e Kosovës kanë arritur në një përfundim të përbashkët, standardi i gjuhës shqipe i vendosur 41 vjet më parë në Kongresin e Drejtshkrimit nuk do të ndryshojë. Sot ne duhet të zbatojmë normën drejtshkrimore për të ngritur kulturën e gjuhës në përgjithësi të zbatimit të normës morfologjike, sintaksore e leksikore dhe të shtetit të ligjërimit përkatës, sepse gjendja në përdorimin publik të shqipes ka defekte e deformime gjuhësore në shkollë, në shtypin e shkruar e atë radio-televiziv. Vendosja e redaktorëve gjuhësorë në çdo institucion shtetëror është një vendim i drejtë i domosdoshëm për vendosjen e disiplinës gjuhësore të shtetit. Kurse Këshilli Ndërakademik do të vazhdojë të studiojë gjuhën shqipe dmth të përmirësohet standardi ashtu si edhe historianët, pas botimit të katër vëllimeve të Historisë së Shqipërisë, do të vazhdojnë të thellojnë studimet e të ribotojnë rezultatet e kërkimeve të reja, por aktualisht të gjithë e kudo, do të shkruajmë e zbatojmë normat e gjuhës letrare shqipe. Kultura e gjuhës është pasqyra e qytetërimit modern të një popullit dhe ngritja e kulturës së gjuhës është detyrë e përhershme e gjithë shoqërisë, e shtetit dhe e institucioneve të specializuara për zhvillimin e mendimit shkencor gjuhësor. 

-Akademia e Shkencave është përmendur edhe në programin e qeverisë së re. Çfarë shpresoni të përfitoni ju si institucion? 

Natyrisht pas riorganizimit, puna themelore do të përqendrohet në hartimin e projekteve të detajuara për drejtimet e kërkimeve albanologjike, të rritjes së cilësisë së prodhimit shkencor, të botimeve monografike e veprave me karakter përgjithësues, pa harruar edhe përgatitjen e specialistëve për fusha të ngushta. Realizimi i këtyre objektivave e gjejmë mbështetjen të plotë në Programin e Qeverisë së miratuar në Parlament ku thuhet: “Qeveria do të mbështesë rritjen e kontributit shkencor të Akademisë së Shkencave sipas vizionit shkencor të zhvillimit të vendit, gjithashtu do t’i ofrohet mbështetje Akademisë së Shkencave për t’u bërë një forcë shtytëse e veprimtarisë kërkimore shkencore në vend dhe përfaqësuese e komunitetit shkencor”. 

21 Komente

Ndoshta po rilind...

 Ndarja e instituteve nga Akademia e Shkencave, kalimi i disa prej tyre në varësi të fakulteteve të Universitetit Politeknik të Tiranës, krijimi i Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe sidomos kthimi i Akademisë në një intitucion honorifik, ishin gabim. 

 

Akademia e Shkencave kalon ne varesi te Polikumit. smiley O Sali, o veshderr!

Akademia e Shkencave: Kthim drejt së ardhmes

 

ca titulli.. duket sikur akademia  paska qene diku, ne ''te ardhmen'',  bie llafi ne Mars,  por  perkohesisht u  kthye ne Toke, ne Tirane..smiley   tani , back to the future, prape ne Mars..smiley

per cfare akademie behet fjale  smiley  Universiteti Aleksander Xhuvani nuk ka faks qe kaq muaj !!!!! Me c'fare merren vesh keta njerez , si punojne smiley

Clidhje ka Universiteti A.Xhuvani me Akademine?

Jeni ne vete kur diskutoni apo futja tja futim kot.

Personalisht,une nuk e dija si ka qene Akademia,por ajo duhet te jete sic ka qene ne kohen e Enverit.

Rilindja e Rames jo vetem qe po rilind strukturat shteterore si ne kohen e partise se punes, por po guxon te veje dore edhe mbi institucionet akademike duke zhbere nje nga reformat me te vlefshme e te drejta qe eshte bere ne kete fushe. Ne '06 u zhbe organizimi punist, sovjet i akademykeve dhe kerkimi shkencor, si kudo ne boten e zhvilluar demokratike ju shkoi universiteteve.

Tani akademyket, pleqte e fosilizuar te komunizmit do vegjetojne perseri me taksat e shqiptareve pa bere asnje gje dhe edhe atehere kur kujtohen te shkarravisin ndonje gje, jane te shkolles se vjeter te komunizmit, te indoktrinuar, te fosilizuar, kokeforte qe s'pranojne qe bota ka ecur e bashke me te edhe dijet.

koalicioni anti-reforme ne veprim.

Akademia kishte nevoje per reforma, dhe kjo nevoje u perdor si justifikim per ta shpartalluar teresisht. Ajo ç'ka ndodhi ishte nje anomali e sistemit, e cila u provua se nuk mund te funksionoje, duke krijuar isntitucione kallp, qe u bene vatra te mediokerve dhe pozicioneve politike. Ka shkuar deri aty sa drejtuesit e institucioneve te reja kane pune kunder vete institucioneve te veta...

Por ajo qe shpresoj eshte se rithkimi i Akademise do te shoqerohet me reforma brenda vete sistemit te Akademise.

te shikojme sa do zbatohen. shkrirja e qendres albanologjike ka te njejten rendesi si shkrirja e gardes. ishin bere si kopsht me dreke per barbaret. so long.

shkenca do para qe shqiperia s'i ka .

Po pse si ka Alba, dhe ku bazohet hedhja/nxjerrja e parase ne treg. 

Edi tha se bonga eshte bosh.

Eshte bosh, e dime, qe do te thote te dish si ta mbushesh dhe jo ta lesh bosh me justifikimin se e gjeta bosh. 

Kthim drejt së ardhmes     smiley

 

'Tani, nëse udhëheqja e re e ASHSH-së me kryetar Muzafer Korkuti zotohet se do t’ia kthejë lavdinë këtij institucioni, kam frikë se bëhet fjalë për nostalgji të kohëve të shkuara, për akademi diktatoriale në fushën e organizimit institucional, njësoj si në fushën e mendimit dhe të punës shkencore. Nuk ka më uzurpim shtetëror të dijeve dhe ideve, nuk ka më uzurpim akademik (autoritar) të mendimit të lirë. Akademitë nuk kanë mandat të rregullojnë çështjet e kombit, pavarësisht se çfarë organizimi kanë ato."

      Mehmet Kraja

 Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. 

o kapo, jom kurioz, a i lexo najher komentet e tuja ca ore masi i shkru? smiley

smiley

Kraja flet per nostalgjine e akademykeve per kohen kur shkenca ishte uzurpuar nga diktatura dhe fosilet akademike te saj si autoritete supreme por ky model, pervecse i perenduar sot, edhe nuk funksionon. Akademia ne Shqiperi ishte organizuar sipas modelit sovjetik ku spikaste organizmi mbi parimin burokratik sesa profesional. Shkenca behej me direktiva partie dhe shikohej si dicka kolektivce po themi dhe jo si nje angazhim individual i kerkuesit a studijuesit. Ne keto akademia bashkoheshin edhe fusha te tjera qe nuk ishin shkenca. aktualisht kjo akademi eshte sic duhet te jete. ka aq rol sa mund te kete ndersa kerkimi shkencor ka shkuar dhe duhet te shkoje tek universitetet.

Poet ...ik andej nga Ahmet Zogu e lere ish partine ti .

Andej shih mos kishe ndonje studius per "frongjuzin ' qe linin bajraktaret .Ke dhe keshillin Bajraktar ose Akademine Kohes se " si me ja fut bajraktarit fqinj " e "si me e nxjerr ne prite per gjakmarrje hasmin " Te kesh nikun POET nuk do te thote qe di dhe te diskutosh per fushen e letersise .

Po kjo pik e zeze!!! Keto "pordhe me maje " thoshte rp gjyshja ime .Mesuan fjalen Akademi dhe bejne kritike .Njesoj si ai Manja qe dinte emrin e Blerit ! 

Ikni ore IKNI . U shporr babasqapi e kini kuptuar kete apo jo ??? Nuk do njeri me te degjoje te Pellitura dhe udhezime babasqapore 

ndersa kerkimi shkencor ka shkuar dhe duhet te shkoje tek universitetet.smiley

S'lane me rresht pa vjedh nga Enver Hoxha qe e shajne nga mengjezi ne darke !

S'lane me rresht pa vjedh nga Enver Hoxha qe e shajne nga mengjezi ne darke !

ishte ideja e shoqit enver te krijohej akademia e shkencave megjithese aleks buda i tha se ne kemi arritje ne shkencat qe s'japin bukesmiley

Po pse shkenca e pjelljes dhe rritjes si te duket ty , qe paske zbuluar se " shkencat s;japin buke " Ja shih zotroten me 2000 e ca zamete që të keshte anëtare ajo Akademi , edhe buk jep edhe djath  smiley Apo lexon poetin qe eshte "skarco" dhe thua qe nuk qe gje Akademia pse nuk u shtri dhe tek NRGJ sic e ka shtrire Saliu .Te ngatrron llafi Universitet me duket .

U shtri moj u shtri , po nga fundi erdhen dema "fallco " te rritur me OMGJ ! I sheh vicat qe ka pjelle Saliu zotrote .Kolec Topalli akademik smiley Jozefina Topalli dialektologe per zgerbonja dellinje   smiley LefKOPEJA pjellese e dalluar ne sektorin Viça Poet  smiley 

E bir nona vet e !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).