‘Jetofshi në kohë interesante’.  Mallkim çinez

 

Ti mund me m’pvetë, ‘Ç’kemi të re’? Kurrgja un mund t’iu gjegjem
Përveç se kopshti përditë po këndellet.
Qeshë pak paqejf, sot kam marrë veten.  
Ani e lumtun sesi jeta po shtjellet.
Ai, po ashtu, njisoj si përhera,
Flen gjum, gërhet, fut e han.
Un me punët e mija. Ai me t’ vetat.  
E di, e gjitha mund t’iu duket bajat.
 
Boll rrebeshe kalova kur qeshë e re:
Pasion e lot m’ shkuen lumë.
Ndashtë Zoti na lantë kshtu siç jemi.
Kur s’luen kurrgja, jam mirë shumë.
Nji lakën ma të kënaqun se un kurr  ti s’e pe,  
Kandja për kopsht e perime m’asht ndezun.
N’don fërgëllim zemre rri larg meje.
Bajat siç jam due me mbetun.
 
S’shkoj ma në festa. Ç’ka  po t’ vynë ma ato,
Kur frajer të ri s’je tue lypun?
Pin sa tapë bahesh e pin pak ma shumë
E nesërmja të shkon tue fjetun.
Me ndejtë n’ shpi me dikë asht çka due
E tash qi spirancë të randë sa kam hedhun,
S’kërkoj ma gja tjetër pos kësaj jete:
Po njashtu bajat me mbetun.

 

Përktheu v-bey

Origjinali: Being Boring by Wendy Cope

32 Komente

Më pëlqeu puna jote o v-bey.

 

Nqs ke nji preokupim te tepert me kopshtin, m'atehera duhet te shqetsohesh per mesoburrrnine apo mesogranine.

Nuk e ke idene sa shume kokrra me ka bo molla sivjet.

Sa mblodha patatet me femijet. 

what does that tell you about me

Bej ,pune e paqte,perkthim i rehatshem ,preçiz.Mandarina jeme ajo e reja per here te pare ka ba frutet e pare ,ato te pernjemdshmit...se edhe vjet bani nja dy kokrra po ishin sa per shej.Kurse simjet asht plot.Me u çudit se si njei peme e vogel ka kaq fruta.....per çdo nade kur kaloj para saj me mbush me gezim ,ma fillon diten mar ..................smiley

smiley

Ebukur shume, bej. Edhe perkthimi me shijoi. Po me vjen deshira me qene "nji laken e kenaqun." smiley

Kisha nje pyetje per vargun e pare:

Ti mund me m’vetë... - ti mund me m'pytë? 

s'e kam hasur me pare "m'vetë", megjithese kam lexuar gegnisht. 

Edhe mu me bani pershtypje kjo fjale. Jo prej se nuk e kam has ma para, por per shkak se eshte e shkrueme ne formen e gabume. Besoj se duhet te jete gabim drejtshrimor. format e perdoruna te ksaj jane, me m'bvet ose m'pvet.

Se ca kom 1 pershtypje sikur ty te pelqe Fabio Concato?

Bukur. Nje gje do te sugjeroja rebesh, mendoj se eshte rrebesh dhe pa e ne fund.

Eshte ne shumes, rrebeshe, (per rr-ne, ok).

Frajeri s'po me bie nder mend cili muaj i vitit eshte. Apo s'eshte muaj i vitit?  

frajeri është i dashuri, dashnori, në kosovarçe. 

Frajeri s'po me bie nder mend cili muaj i vitit eshte

You got to be kidding!!

Eshte kohe me nigju ma shume kenge bashkekohore kosovare, miss Ana. smiley

ahaha, une e kam harru dhe shqip ate. smiley

E se e kisha ngaterruar me Frorin, mo.  qe i thone shkurtit. s'u be qameti i zi, de. 

sa më kënaqe me atë pyetje, po vrisja mendjen cilit muaj t'ia vinim frajer, sigurisht jo muajve të pranverës, duhet një kohë më e paparashikueshme, si nëntori për shembull, apo frueri dora vetë.

t'ia veme dhjetorit ose janarit qe ta bejme me te ngrohte.

unë votoj për gushtin smiley

gushti eshte boll i nxehte vete, mi shoqe. do behet i padurueshem pas kesaj. smiley

po edhe gushti ca si tepër i përshtatshëm më duket, ankthi i mbarimit të verës, periudhë tranzitije, të duhet një dorë me kalu rrugën.

E di c'beni? Zgjidheni muajin dhe verjani sipas qejfit, s'eshte nevoja te biem ne konsensus te pergjithshem. Le te mbaje secili muaj-frajerin e vet. smiley

cdo muaj i vitit smileysmiley

Hehe, s'ke faj. Une dikur mendojsha se kosovaret i thonin berberit ashtu. Derisa rastisa te degjoj rep kosovar, ku nuk mungojne dhe "virtyte" te tilla si: "hej, hej, frajerin e ki gej" (!)

hahah ki me u penue per gejfrajerin smiley
 

Kurse ti e ke ngatërruar me frizerin. Që si muaj viti duhet me qenë shkurti në mos janari.

se te ngrin zemra kur frizeri esht me nerva...

...edhe ta pret shkurt

shkurt s'ka gjo, po shtremet...

e drejtë...

Tamam, frajeri duhet me ken cool, ice, frizer fare smiley 

(e kunderta e asaj qe po thote dr.ama, ne fakt)

Me qene dhe frajeri ice, c'u pa pastaj. per cfare ta duash. smiley

"There was drama enough in my turbulent past:
Tears and passion - I've used up a tankful."

E ke dhane shume mire ket ne shqip:

"Boll rebeshe kalova kur qeshë e re:
Pasion e lot m’ shkuen lumë."

Nji pershtatje e bukur. Po kshu vargjet:

"N’don fërgëllim zemre rri larg meje.
Bajat siç jam due me mbetun."

jane pershtatje e mire e origjinalit:

"If you're after excitement, steer well clear of me.
I want to go on being boring."

Pune e paqme ne gegnisht.

Shume e bukur kjo poezi,  flm v-bey qe e solle ketu dhe un pata mundesine ta lexoj.  Do e  vendos tek poezit e mia te preferuara.

Ama e lumtun sesi jeta po shtjellet. 

s'ka "ama" n'gegnisht

"po e lume per shtekun e jetes",tham se do ishte ma drejt. smiley

ups,u dashka lidhe me vargun para! nejse.

I godita vrejtjet.

Flm shume sy-shqiponja

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).