24 vjet pas ribashkimit të Gjermanisë, shumë gjermanë kanë ende paragjykimeve për njëri - tjetrin. Pjesa lindore ende ka vend për ndihma, edhe pse shumë dallime janë zhdukur. Por a janë gjermanët një popull?

Prej vitit 1961 deri më 1989 njerëzit në Gjermaninë Lindore kanë jetuar pas një muri – si të burgosur në zonën e kontrolluar nga Bashkimi Sovjetik, e cila është vendosur pas Luftës së Dytë Botërore. Ikja nga kjo zonë ishte gati e pamundur. Në të ashtuquajturën Republika Demokratike e Gjermanisë (DDR) ishte e planifikuar të gjallërohej socializmi. Por në fund të viteve 1980 ky eksperiment dështoi.

Pas hapjes së kufirit gjermano-gjerman në vitin 1989, njerëzit nga Lindja kaluan në pjesët perëndimore për të shijuar lirinë. Për të udhëtuar një herë pa pengesa dhe për të blerë gjëra të ndryshme, të cilat në DDR nuk kanë ekzistuar. Veshjet e njohura në pjesët lindore u zhdukën si: këpucët ngjyrë hiri, xhaketat nga materiali artificial apo veshmbathjet sportive të bëra nga parashutat. Ndryshuan edhe frizurat. Shumë shpejt u zhdukën dallimet në dukje mes gjermano-lindorëve (të quajtur në pjesët e tjera të vendit “Ossis”) dhe gjermano-perëndimorëve. Por thellë në brendësi, ende ka dallime, paragjykimet kanë mbetur.

Paragjykimet e gjermanolindorëve

“Ata janë arrogantë, njohin vetëm paranë, janë burokratë dhe sipërfaqësorë”. Kështu Thomas Petersen nga Instituti për hulumtimin e opinionit Allensbach shpjegon qëndrimet e shumë gjermanëve nga pjesët lindore për bashkëkombësit e tyre perëndimorë. Një sondazh i këtij instituti i bërë në vitin 2012 tregon se gjermano-lindorët kanë më shumë paragjykime për gjermano-perëndimorët, sesa anasjelltas. Instituti Forsa pohon mbi bazën e studimeve të veta se gjermanët nga pjesët lindore dhe perëndimore të vendit në shumë gjëra ende nuk mund ta shohin veten si pjesë të një populli.

Banorët e pjesëve lindore e shohin veten madje “si qytetarë të rendit të dytë”, shpjegon Andreas Zick. Sociologu nga Universiteti i Bilefeldit konstaton në hulumtimet e tij se shumë gjermanë që jetojnë në pjesën lindore mendojnë se janë të diskriminuar për shkak të kushteve më të këqija për jetë. Gati të gjitha godinat dhe rrugët e pjesës lindore janë modernizuar, por rrogat e njerëzve në këtë pjesë të vendit ende janë rreth 20 % më të ulëta sesa në pjesët perëndimore të vendit. Ndërsa pensionet në Lindje janë më të ulëta, në 10 %.

Ekspertët e ekonomisë thonë se kjo ka të bëjë me llojet e sipërmarrjeve që ekzistojnë në Gjermaninë e dikurshme Lindore. Shumë shpesh ato merren vetëm me gjëra për shërbime dhe furnizimin e Perëndimit. Në pjesët lindore ka shumë rrallë ndonjë qendër të ndonjë sipërmarrjeje të madhe me rroga të larta. Qindra miliardë subvencione nuk kanë mundur ta ndryshojnë këtë gjendje. “Dëshpërimet janë të mëdha”, mendon sociologu Andreas Zick.

Paragjykimet e gjermanoperëndimorëve

Paragjykime ndaj bashkëkombësve të tyre në Lindje ka edhe në pjesët perëndimore të Gjermanisë, të cilët gjermano-lindorët ende i quajnë “ossis” (që kanë një domethënie nënçmuese). Në sondazhet e bëra lidhur me raportet mes gjermanëve nga pjesë të ndryshme thuhet se gjermano-perëndimorët mendojnë se bashkëkombësit e tyre nga pjesët lindore gjithmonë janë të pakënaqur, të pabesueshëm dhe të frikësuar. Vetëm 43 % e gjermano-perëndimorëve mendojnë se banorët e Lindjes janë të gatshëm për më shumë punë apo “fleksibilitet”.

Kontributi i solidaritetit, një lloj tatimi i veçantë për rindërtimin e pjesëve lindore, nga shumë gjermanë të pjesëve lindore konsiderohet si i tejkaluar dhe duhet të hiqet. Por nëse gjermano-perëndimorët mendojnë se vetëm ata janë që paguajnë për motrat dhe vëllezërit e tyre, e kanë gabim, sepse këtë kontribut e paguajnë edhe banorët e pjesëve lindore. Por vetë ky fakt dëshmon se bashkimi i plotë i gjermanëve në kokat e tyre nuk ka ndodhur ende.

Shkaqet dhe perspektiva

“Mes ‘Ossis’ dhe ‘Wessis’ (gjermanët në Perëndimi) ka ende shumë pak miqësi, shumë pak kontakte dhe lidhje. Shumë më pak se sa që do të duhej”, mendon Andreas Zick. Fajin për këtë e ka gjithmonë pala tjetër. Eksperti për sondazhe Thomas Petersen thotë se ky fakt nuk mund të barazohet me mungesën e interesit të njërës apo palës tjetër. “Pjesa perëndimore e Gjermanisë është shumë më e madhe se ajo lindore”, thotë ai. Një rol të madh luan pra edhe largësia, sepse njerëzit nga këto pjesë kanë shumë pak kontakte, për t’u njoftuar më mirë mes njëri-tjetrit. Por kjo është vetëm çështje kohe.

“Gjenerata e dytë dhe e tretë pas bashkimit është shumë më optimiste dhe sheh më shumë vlera të përbashkëta mes Lindjes dhe Perëndimit”, pohon Zick. Ndërsa Thomas Petersen konstaton: “Përqindja e njerëzve që sheh zvogëlimin e dallimeve mes Lindjes dhe Perëndimit po shtohet nga viti në vit”. Ndërkohë është rritur një gjeneratë e cila nuk e ka përjetuar fare Murin e Berlinit dhe ndarjen e Gjermanisë. Ndaj në sondazhet e sotme nuk vërehet gati aspak retorika agresive e dikurshme. Por askush nuk jep prognoza se deri kur do të zhduken dallimet në kokat e njerëzve nga Lindja dhe Perëndimi. Megjithë dallimet, shumica e njerëzve i gëzohet bashkimit dhe demokratizimit të Gjermanisë.

6 Komente

24 vjet pas ribashkimit të Gjermanisë, shumë gjermanë kanë ende paragjykimeve për njëri - tjetrin. Pjesa lindore ende ka vend për ndihma,

.smiley..smiley 

po sdo mend o derman,   i thone rreth 50 vjet diference e hatashme ekonomike midis dy Gjermanive.. si kujton ti, se  Gjermania lindore do arrinte te njetin nivel ekonomik me perendimoren, kshu,  tak-fuck...smiley      por ne fakt shteti gjerman dhe  qytetaret gjermanoperendimor  kane bere shume  dhe kane sakrifikur goxha   ne te mire  te mireqenjes se gjermanolindoreve  duke e ngushtuar  ndjeshem  diferencen   mes tyre..   imagjino nese gjermanolindoret  do te ishin  shtet  menjeane,  njelloj si  popujt e tjere te lindjes  pas 90-es,  pa ndihmen  gjermanoperndimore, por me forcat e tyre, cfare niveli ekonomik do te kishin sot??smiley

Kam njohur gjermane lindore dhe perendimore,ish dmth. Lindoret me shume dukeshin si dava cekesh a polakesh, ne veshje,tradita,qendrim se si bashkekombesit e vet. Vazhdojne te ruajne traditen e familjes se madhe, me farefis e kusherinjsmiley jam habitur.

Kur habitesh ti qe je ne Turqi,mendo sa keq duhet te jete situata ne Lindje.

Jam kureshtar te di se sa ndryshim kane rrogat ne dy zonat. 

mirë dicku

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).