Biznesi ankohet se sistemi bankar po tregohet i ngurtë dhe nuk po e kryen rolin e tij për të financuar ekonominë.  Avenir Kika thotë se me kushtet që vendosin bankat, marrja e një kredie mund të rezultojë fatale për ndërmarrjet. "Biznesi nuk është i interesuar të marrë fajde, është i interesuar të ketë kredi. Duke mos marrë kredi me kushte optimale, siç ka sot në botë, nuk i afrohet dyerve të bankave. Përballon me sforco të jashtëzakonshme problemet që ka, mungesën e likuiditetit, duke u kthyer në klering, dhe nuk shkon në dyert e bankave, sepse bankat kanë kredi të tilla që për 5-10 vjet e groposin një ndërmarrje private", thotë Avenir Kika, ndërtues dhe anëtar kryesie i Dhomes se Tregtise. 

Në gusht kredia për sektorin privat ishte 1.9 për qind më e ulët se një vit më parë. Sherif Bundo profesor i financës thotë se Shqipëria ka hyrë në një situatë, që ai e përshkruan me termin e ekonomisë parazitare.

"Bankat financojnë Qeverinë, Qeveria merr hua nga bankat, kanë gjetur komoditetin; atëherë administrimi nuk është në atë nivel, që edhe nëse merr nje hua nga banka e përdor atë në eficencën maksimale, që ne të justifikonim dhe të thoshim që është zgjidhje e mirë edhe kjo që po ndodh. Jo! Nuk është zgjidhje e mirë dhe kjo që po ndodh", thotë profesor Bundo.

Zoti Bundo mendon se ka ardhur koha që bankat të ndryshojnë profil dhe të mos mbeten thjesht ndërmjetëse të parasë.

"Bankat duhet të lidhen me bizneset private shqiptare me interesa pronësore, që do të thotë, duhet të marrin përsipër të futen në bashkëprojekte, ose në projekte të përbashkëta me bizneset", thotë Bundo.

Përfshirja e bankave në projektet private zgjidh ngërçin e financimeve dhe përmirëson menaxhimin. Por zoti Bundo thotë se ne nivel kombetar përfitimet do të ishin shumë më të mëdha.

"E para do të përshpejtohej zhvillimi ekonomik, do të përshpejtohej procesi i hapjes së vendeve të reja të punës, e treta do të investohej në sektorë të rëndësishëm dhe strategjikë që do të thotë do të realizoheshin jo zgjidhje sot për sot, por do të krijohej një profil më i qartë për ekonominë e nesërme. Futja e bankave do të jetë një iniciativë e re për të marrë përsipër projekte të mëdha", thotë Bundo.

Për shumë vite me radhë sektori bankar ka qenë një nga udhëheqësit kryesor të zhvillimit ekonomik. Por dy vitet e fundit kontributi i tij në rritjen ekonomike është kthyer në negativ. 

Video

37 Komente

"Bankat financojnë Qeverinë, Qeveria merr hua nga bankat, kanë gjetur komoditetin; atëherë administrimi nuk është në atë nivel, që edhe nëse merr nje hua nga banka e përdor atë në eficencën maksimale, që ne të justifikonim dhe të thoshim që është zgjidhje e mirë edhe kjo që po ndodh. Jo! Nuk është zgjidhje e mirë dhe kjo që po ndodh", thotë profesor Bundo."

se kuptova!smiley. ka ndonje ekonomist ketej pari te na spjegoj disi me qarte se cfare po thote tamam profesor Bundo..?

 - Cfare thote ky Genc? smiley

Ti e ke fjalen per ate qe donte te thoshte (se ate qe thote nuk e merr vesh dhe ai vete). Po ja, qe bankat mbledhin para nga njerzit (me ane te depozitave te kursimit) dhe ne vend qe kjo para te investohet (pra te kontriboje direkt ne rritje ekonomike) i kalohet qeverise qe rrit borxhin ndaj bankave dhe jua shperndan disa ca investimeve medioker pa pike rentabiliteti (si kompjuetrat e Xhozit, apo asfalti i ndonje rruge te humbur) dhe ca rrogetareve qe i fusin prape ne banka (qto qe u teprojne). Ku rritja ekonomike ketu? Kjo eshte qe kuptoj une nga ai paragraf, por nuk eshte se e kam lexuar me shume vemendje fjalen e ketij buckos, dmth Bundos.

-ai thote qe ju jeni i arrestuar..smiley      dmth Bundo po thote: ''do te ishte nje  kontrato me shume leverdismiley,   per bankat nese  kreditonin biznesin..smiley

 

tashi, mire prof Bundo  dhe biznesi jane kritik  ndaj bankave,  po bankat vet cfare thone.. a nuk  kane dhe ato ekonomista  ne bordet drejtuese..  a nuk kane bere analize tregusmiley,  a nuk diktohen nga  kerkesa/oferta e  tregut?

Po Aveniri cne me kredite ? Medemek ska kokerr leku smiley

Duhet me sha pra icik, qe te marri me sy te mire qeveria e re. 

Po aman o admin prapë në Macukull të Matit? Me kët temë e hapi Wake Up edhe shoku i Ledionit smiley Bankierët, gjykatësit, doktorët dhe avoketërit dihet se kët punë kanë; zhvatjen e popullit smiley

Asgje nuk kuptova pervec faktit qe fajin e kane bankat pse kredite jane ulur me 2% qe vjet.

Pak a shume ankohet, se meqe bankat blejne Bono Thesari, nuk kane para per ti dhene kredi biznesit.

Bo, bo, dhe te mendosh qe ky profesor meson femijet tane. Me keto qe thote, nese ja kultivon edhe studenteve, ai pa frike po pergatite kamikaze te ekonomise dhe jo ekonomista. Hiqeni nga mesimdhenja dhe jepuani mundesine te punesohet llogaritar ne ndonje firme private. Kujton budallai se duke i futur bankat ne bashkepronesi/aksionere me komapnite qe i kane marre hua, apo dhe me kompani te tjera zgjidh ngercin ekonomik ku biznesi eshte futur dhe haron se banka vete eshte nje biznes specifik qe ka per detyre primare te pranoje dhe te mbroje depozitat e klienteve. Perfshirja e bankave ne bashkepronesi me bizneset jo vetem qe ndalohet me ligj, por eshte dhe jashte cdo llogjike ekonomike pasi krijon premisat per tu vetperjashtuar nga kreditimi i biznesit. Keshtu psh nese nje banke ta zeme behet bashkepronare me nje ndermarrje/biznes te rritjes se derrave per mish, atehere kjo banke nuk do te kishte asnje interes te kreditonte asnje kerkese te re nga biznese te kesaj natyre sepse do te konkuronte vehten.  

Jo, nuk po thote qe huaja te zgjidhet me bashkepronesi ne ato kompani qe kane marre hua, por e ka fjalen per projektet e reja.

Argumenti per kufizim kredish , ta zeme ne sektorin e rritjes se derrave, nuk qendron. Kjo lidhet me arsyetimin se do kreditoje nje banke tjeter nese ka interes.

ai eshtender ekspertet me te mire te finances, dhe ka bere dhe librat e te tjere. dikush mund te me kundershtoje te thote jo i mire por nder te paret. fakti qe ai flet aty e skuptohet eshte se sdi nga ta mbaje flamurin, se eshte anetar ne nje tuf me borde, dhe ska kujt ja prish e kujt ja ndreq. jane me te thella ...

ai eshtender ekspertet me te mire te finances

ai eshte thjesht nje skrapalli qe shkon nga te fryje era. ai s'eshte as ekspert as as as ...

thjesht nje skrapalli...

Moj ti vajze, gjuhen brisk e paske. Po nuk shahet ajo toke e bekuar moj, aq me pak me kete lehtesine qe e ben ti. 

smiley Po c'te ka kapur me Skraparlinjte moj shoqe?

mendoj moj shok/shoqe qe nje pjese e keqe shqiperise i vjen nga skrapallinjte.smiley

ketu mendoj te njejten gje

Kuazo, banka si njesi ekonomike , eshte e lire te zgjedhi partneret dhe format e investimit dhe te bashkpronesise, te cilat ndahen ne aksione.  Nuk e di a ke lexuar VQ, se aty ka shum idera se si mund te rimekembet ekonomia shqiptare, dhe shum konkrete jo keshtu me fjale te pergjithshme siç flet ky profesori. 

Pjero, berberi nuk ka lexu as instruksionet e makines te rrojes, ti e pyt a ka lexu VQ...

Pierr, ne kete pike nuk bie dakort me ty. E para, ligji per bankat nuk e lejon qe ato te jene bashkepronare te bizneseve te ndryshme jo financiare. Dhe kjo eshte sanksionuar edhe ne ligj pasi biznesi i tyre duhet te perqendrohet vetem tek paraja, pra te di ta grumbulloje, ta mbroje dhe ta shese ne formen e produkteve financiare, por kurresesi te ngurtesohet ne aksione te bizneseve prodhuese apo tregetare, sepse krijohen konflikte te pastra interesi duke rezikuar qellimin kryesor qe eshte mbrojtja dhe siguria e depozitave. Nese bizneset nuk kreditohen si me pare nga bankat le te behen me transparente, te riformojne strukturen e tyre , te kalojne ne statusin e shoqerise aksionere, te bejne transparente te ardhurat dhe aktivitetin e te bejne presion qeverise qe te vere ne funksionim bursen. E keshtu, nuk ka pse te hyjne ne loje pa qene nevoja bankat, por hyjne ne loje depozituesit duke diversifikuar portofolin e tyre te kursimeve. Pra nje pjese te parave qe aktualisht i kane ne depozita me afat i investojne ne aksione te kompanive qe mendojne se dividenti do te jete me i larte se perqindja e interesit nga depozita. Kjo eshte ruga e duhur, bile duhej bere me kohe. Ne te gjithe boten bankat financojne biznesin per shpenzime operative e investime afatshkurtera, por jo per ato kapitale. 

Ore se po na habisni. Bankat kreditore nuk kane pune fare me investime, dhe nuk duhet tu shkoje mendja me investu. Shkrirja e disa prej ketyre bankave me banka investuese ka qene nje nga arsyet kryesore qe coi ne krizen financiare te 2008. Momentalisht ne perendim ka rregulla te rrepta per bankat kreditore.

Nuk financohet biznesi me kredi!

Ehh Prof. Pjer

Jam dakort me idene e aksioneve dhe te kuptoj se nga vjen se ne instancat qe ti je keto i merr gjera te mireqena, por nuk ekziston mundesia sipas legjislacionit te Shqiperise qe bankat te mund te blejne "Aksione te preferuar" - "Prefered Stock" e jo aksione te zakonshme - "common stock". Nuk ka eksperte ketu te kalibrit te larte qe ti i ke permend tek VQ qe te mbrojne keto teza e terma mjaft te njohur ne Evrope e gjetke. Po keto jane probleme te vogla teknike qe zgjidhen kollaj, une problem mendoj se eshte mungesa e strategjise te zhvillimit. Po i kerkojne ekspertet me qiri, po e sjellin ate botin me 7000 sterlina per c'do udhetim nderkohe qe nuk e dine qe zgjidhja e problemeve eshte vetem 5 euro. Bli VQ dhe e ke aty harten, udherrefyesin. Po flas sa mundem por nuk me degjojne, do vij nje dite qe do i sulen VQ por.......

 

I dashur Bostonian, nuk jam profesor, e shumta me therasin; mjeshter. Nga komenti ketu, me le te kuptoj qe e paske lexuar VQ, apo gaboj smiley

Po.

si te kuptoj kete "po" si pohim qe e ka lexuar apo si pohim qe Pierri gabon? lol

qe e ka lexuar. smiley

Pershendetje Prof!

Sigurisht qe e kam lexuar, madje ri-lexuar disa here, dhe prap kam gjera te paqarta. Nga hulumtimet qe kam bere nuk e kam ende te qarte (ti mbase qellimisht e ke lene ne mjegull kete ceshtje) nqs kompanite qe do blejne "prefered stock" pra aksione te preferuara, llogaritja e vleres se aksionit do jete duke hequr shqenzimet operacionale dhe do kene te drejten ne rast falimentimi, qe te marrin nje perqindje te shumes pa u prekur nga vlefta e aksionit ne treg dhe detyrimet monetare qe i kane qeverise apo e kunderta?

Gjithashtu kam vene re se nuk eshte sqaruar mire nqs "aksionet e preferuara" do ofron para se kompania te dali ne treg apo do mund te blihen edhe gjate kohes qe jan ne burse? A mund te me qartesosh?

Mbase pergjigja eshte aty, por une nuk e deshifroj dot.

 

Faleminderit!

u kerkua disa here ketu ne kete blog, qe te afishohej pjese pjese VQ-ja keshtu qe edhe e lexonim nga pak e me laps ne dore por edhe sqaronim vehten apo komentonim per ceshtjet qe trajtohen aty. Mirpo nuk e di pse kjo kerkese eshte refuzuar disa here nga drejtuesit  ePPU-se. Ndoshta Pierre di me shume dhe mund te me sqaroje. Mendoj se kjo kerkese, pra publikimi i VQ-se ne PPU, te parashtrohet perseri dhe ndoshta gjen edhe mirekuptimin e titullareve te PPU-se. Aq me teper qe qeveria e re duhet ndihmuar me ide dhe jo vetem nga zoti Bler.

xhelozi. asgje tjeter.

ehh e cfare mund te jete tjeter!

Sqarim - me kompanite qe mund te blejne e kisha fjalen bankat qe mund te blejne prefered stock.

Ndjese!

Bostonian, sa do fikja kompjutrin se do flija smiley kur pashe pyetjen tuaj. I dashur, regjistroje pyetjen, sheno faqen e VQ, se Intervista e Madhe do filloje pas pershtypjeve te mia te kesaj radhe. Naten. 

Mua me duket se po e komplikoni kot jeten. E ka dhene pergjigjen tjetri tak-fak, sakt thjesht dhe pa ekuivoke. Ato 200000€ qe ke ne xhepin e pasem te brekve te plazhit hidhi ne treg e bli dy dyqane, kater apartamente dhe 7 kapanona. Jepi me qera dhe jeto si mbret.
Sa here duhet t'ua perserisi tjetri. Allah allah.

Kujdes Pjer, se kta jane dora e Ronit me duket...

Tjetri shkruan liber ku teorizon aksionet ekonomike qe duhet te ndermarri nje qeveri ky i thote kujdes se ta ka me te futme ai tjetri. Po sa naiv qe i beni njerzit mor vlla.

Pritet mbyllja e bankave Greke ne Shqiperi(dhe Ballkan) sipas direktivave te Trojkes Komisionit te Konkurrences. Vetem NBG do te mbaje te hapur nje dege ne Turqi.

Dhe tani do dale ndonje koker debili qe do thote c`na duhen bankat greke ne.

Ore bankave ju intereson nga mengjesi deri ne darke te japin kredi biznesit. Interesi qe fitojne ne kete rast eshte me i larte, plus qe nese nje biznes merr kredi, kanalizon edhe veprimet te banka kredituese dhe kjo e dyta prape fiton. Po kujt ti japin kredi bankat? Biznesit qe nuk deklaron? Biznesit qe nuk di se si mbahen llogarite? Qe e ka mendjen si te fshehe dhe te zhvase, sesa te fitoje ndershmerisht? Atij qe ka nje bilanc skandaloz per shtetin dhe nje te vetin qe nuk e di se me cfare e ka gatuar? , atij qe nuk ka kolateral, apo atij qe i ka mullar faturat e papaguara nga shteti? Pra keto sjellin risk, keshtu qe bankat i bien shkurt, fitojne me pak interes por aman jane te sigurta. Bankat jane ndermjetes financiare, pranojne depozita per te cilat paguajne interes dhe i investojne keto para me kredi. Bankat nuk kane interes te bllokojne fondet e tyre ne nje mjedis kaq te pasigurt me bizneset shqiptare, projekte qe i miraton nje qeveri, e i "c'miraton" tjetra kur vjen.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).