Rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame është botuar në Fletoren Zyrtare. Në pranverë botimi i rezolutës u shoqërua me debate në kuvend, për shkak se ky akt nuk ishte dërguar në fletoren zyrtare. 

REZOLUTA E BOTUAR NE FLETOREN ZYRTARE 
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, duke vlerësuar nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, vullnetin e dyanshëm për zhvillimin e tyre të mëtejshëm në të mirë të dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe të paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit në rajon, e të integrimit europian dhe euroatlantik; Duke mbajtur parasysh se Greqia, si vend mik, anëtar i Bashkimit Europian dhe NATO-s, përbën një partner shumë të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë për arritjen e objektivit madhor për integrimin në strukturat euro-atlantike; Duke konsideruar Konventën Europiane, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut dhe dokumente të tjera ndërkombëtare, të njohura nga të dyja palët; Mbështetur në frymën e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së mirë dhe Sigurisë midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë; 

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË: 
- Vlerëson se është koha që çështja e të drejtave të shtetasve shqiptarë me origjinë çame të rimerret në shqyrtim nga të dy palët, në frymën e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së mirë dhe Sigurisë, të nënshkruar dhe të ratifikuar nga të dyja vendet; 
- I kërkon qeverisë së Republikës së Shqipërisë të shtojë më tej përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së pronave dhe pasurive të tjera të patjetërsueshme të popullsisë çame, në përputhje me dokumentet e njohura ndërkombëtare; 
- Çmon se gjetja e një zgjidhjeje të shpejtë në aspektin teknik dhe juridik midis qeverive të dy vendeve për çështjen e sekuestros konservative të vendosur si rrjedhojë e Ligjit të Luftës të vitit 1940 mbi pasuritë e popullsisë çame, si dhe ngrirjen e ligjit nr. 2664 të 3 dhjetorit 1998, do të përbënin një kontribut shumë të rëndësishëm për kapërcimin e problemeve të krijuara prej tyre; 
- I kërkon qeverisë shqiptare që nëpërmjet grupeve të posaçme të punës të bashkëpunojë me palën greke dhe, në frymën e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Fqinjësisë së mirë, të përshpejtojë fillimin e negociatave me qeverinë greke për zgjidhjen e këtij problemi; 
- Shpreh bindjen se Parlamenti i Republikës së Greqisë, i cili ushqen të njëjtin vullnet për çuarjen përpara të marrëdhënieve dypalëshe shqiptaro-greke, do të japë kontributin e tij për trajtimin me frymë konstruktive dhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes së lartpërmendur, duke bërë edhe rregullimet ligjore përkatëse; 
- Ngarkon qeverinë e Republikës së Shqipërisë që këtë Rezolutë t’ua bëjë të njohur qeverive dhe institucioneve ndërkombëtare që mund të kontribuojnë në zgjidhjen e problemit. 

137 Komente

ahhh LSI, ti kurva e motit / Qi i rae mohit besës së Zotit / Po á ky a sheji i GJYTETNISE / Me NDA token e Shqypnis / Per me mbajt klysht e RUSIS?????

ku problemi ktu Etnik? ç'hyn LSI-ja?

qka po bon, a je mjer? Kqyr me poshte smiley

Besoj edhe kjo rezolute do te anullohet, se eshte e "pazbatueshme praktikisht." 

eshte e pazbatueshme praktikisht dhe idealisht!!!! Shenje e qarte e interesave te felliqura, te cilat po groposin Shqiperine!!!!

Po i paten shqiptaret duart ne b..., le ta groposin. 

Sepse Greqia është shtetë fetarë ku në përbërjen e ministrive ka edhe ministrin e fes, kjo e fundit është drejtuesja e vërtet e shtetit grek i cili ekziston si shtet veç në bazë të fes.

i cili ekziston si shtet veç në bazë të fes.

 

Çfarë ka të ndryshme Greqia nga Amerika? Nga një sondazh amerikan, vlerësohej se ata që konsideroheshin "më pak amerikanë", ishin ateistët. 

Qekur sondazhi i x zyre/ agjensie percakton formen e shtetit?

Pse flet per gjera qe nuk i di? Amerika ka plot senatore e kongresmen ateiste e mysliman, president katolik, e nje kandidat mormon ne 2012. Mbase ka xhepa te amerikes andej nga Alabama qe vazhdojne besojne keto budalliqet e votojne sipas tyre, po nuk i behet kujt vone ne NY apo LA. 

Mbi te gjitha presidenti amerikan nuk ka fokus te vecante kishat protestante neper bote. 

The pledge of aliance thotë "under God". Motoja zyrtare e Amerikës është "In God we trust". 

Edhe në gjyqe duhet të betohesh mbi Bibël. 

Edhe Greqia ka deputetë myslimanë, dhe ateistë për atë punë. 

Ore ti ameriken e njef me te jetume, apo e njef nga filmat?

Pastaj se ca ke nje qef te madh ti per ti bere perhere bisht ceshtjes kryesore. Ketu vjen km i nje vendi dhe shkon takon drejtuesin e nje komuniteti qe supozohet jete shqiptar, po qe ky shteti tjeter e konsideron pjese te veten, e ti merresh me betimin qe bejne ne USA. 

Pa përmendur që në disa detyra shtetërore, amerikanët duhet të shtojnë "so help me God"

Pyetja jote, ashtu si ishte formuluar, nuk meriton përgjigje. 

Po normal mer qe nuk merito pergjigje nga ty, ti do ishe mire edhe sikur qeverine ta kishin ne dore greket e jo me kishen. 

Pyete pak Julin: ndonje opinion per masakrimin dhe perzenjen e Cameve nga Greket dhe grabitjen e pronave a ka?

Besoj se do e quaj nje demshperblim te drejte ndaj tradhterave te atdheut te tyre, i.e qendrimi zyrtar i Athines ndaj tyre. 

Mos ke ndonjë pretendim zotrote se do tia dish për kishën ortodokse, që të të marr ca më seriozisht? 

Jo mo fare, nuk kam asnje pretendim fetar, te predikojne ca te duan. 

Me bezdis vetem qe kisha SHQIPTARE ortodokse, me shume se cdo tjeter duket si vegel ne duart e nje shteti tjeter. 

Nuk ka "kishë shqiptare". Kisha ortodokse është institucion përpara se shqiptarët ta quanin veten kështu. Kisha është: kishë ortodokse E Shqipërisë. Ka karakter ekumenik (universal).

Edhe kisha ortodokse në Greqi, nuk është "kisha ortodokse greke", është kisha ortodokse E Greqisë. 

Ti po thua atë që thuhej qysh në kohën otomane se kush është musliman është turk dhe kush është ortodoks është grek? Pse nuk na bën një nderë and go fuck yourself.

Kjo është faqja e wikipedias me emërtimet e kishave ortodokse.

Pas emërtimit 'kishë ortodokse" ke parafjalën OF dmth E... 

Me një fjalë: Orthodox Church of Greece, of Finland, of Britain, of Russia, of Rumania etj! 

Meqë di dy gisht greqisht, kjo është faqja zyrtare e Kishës ortodokse Greqisë. Nuk ka Elliniki Ekklisia, Ka Eklisia tis Ellados.

Po pra po, quhet si te duash, te kisha ortodokse E Shqiperise a ka mundesi qe kryeministri I Greqise te mos fuse shume hundet? Efkaristo qirje Jul. 

Si dmth të "mos fusë hundët"? Të mos e takojë kryepiskopin? Po kryeministri i Shqipërisë, duhet të "fusë hundët" tek emigrantët shqiptarë të Greqisë? Çfarë mi keni këto budallëqe? Grekët thotë REZOLUTA, janë shtet mik, dhe marrëdhëniet janë të përkryera.

Ti e konsideron veten minoritet fetarë apo kombëtarë?

Dmth e pranon vete se ortodokset shqiptare ti dhe kryeministri yt i trajtoni si grek?

Sille të plot informacionin. Viti kur u fut kjo në kushtetut, dhe viti kur u shtyp në monedhë. Çdo gjë të gënjeshtër e ke ashtu si vetë shoku jotë imagjinarë.

Save yourself: amendamenti i pare!

p.s per informacion te metejshem, Deklaraten e Pavaresise e ka shkruar Thomas Jeffersson, nje njeri qe me shume gjasa sot do konsiderohej agnostik, ose edhe ateist. Per me teper, Founding Fathers e shihnin fene si nje menyre per tu shkeputur nga Britania me shume se cdo gje tjeter. Nje nga veprat kryesore te revolucionit amerikan eshte nje liberth i shkurter i quajtur Common Sense, qe argumenton se mbreti nuk ka te drejte ti sundoje kolonite sipas te drejtes fetare. "Problemi" qendron ne faktin qe autori i atij librit doli nje ateist i thekur pas revolucionit, dhe feja kishte qene mjeti per ti mbushur mendjen fshatareve te pavendosur se duhej pavaresi e plote e jo thjesht autonomi. 

Megjithe besimin e forte fetar ne krahasim me boten tjeter te zhvilluar, USA nuk ka patur kurre nje marrdhenie me nje fe zyrtare sic ka Greqia sot, aq me teper te fuse hundet ne punet e kishave te huaja. Po edhe njehere, po ta njohesh nga filmat Ameriken edhe beson budalliqe pa fund. 

Megjithse nuk eshte per t'i besu shume Wikit, Endrit per Jeffersonin ke thene genjeshtra me bisht ose me keq çerek te verteta per t'i mush mendjen katunareve te Peshkut, se ti vete je qytetar:

http://en.wikipedia.org/wiki/Thomas_Jeff...

Pastaj nuk gjykohet fetaria e Amerikes nga nje president, duhet pare sa presidente kane qene besimtare? Shife nje çike mire se ka rrezik pak gje ose aspak do te gjesh.

Pavarsisht se ne Amerike feja eshte e ndare nga shteti (e bukura eshte ne origjine per arsye fetare), ndikimi i fese mbi shtetin eshte shume i madh ne menyre indirekte. Po te ishte ndryshe nuk do te kishte kundervenie USA-BS, dhe ti do ishe edhe sot nje kooperativist Rrushbulli.

Shife mire edhe kete teorine e filmave, sepse eshte Holivudi, sidomos sot qe jep nje vizion te deformuar per Ameriken.

Kerko edhe per Benjamin Franklin. Apo edhe ai s'ka qene i rendesishem?

Po te ishte ndryshe nuk do te kishte kundervenie USA-BS

Ke degjuar gje per kundervenie USA-Indi?

Kur kishte vertet kundervenie USA-BS, dmth gjate luftes se ftohte kur bota ishte ndare ne dysh, India ishte me Ameriken, sigurisht me ate pjese te Amerikes te perfaqsuar ne Boten e Trete.

Po ti ke degjuar gje per kundervenien Angli-USA per çmimin e paqetes se cinareve Porti? 

Ishe ti qe the qe arsyeja e konfliktit USA-BRSS ishte feja. Prandaj te pyeta a ka patur konflikt Sh.B.A-Indi duke patur parasysh qe jane fe te ndryshme.

Po ti ke degjuar gje per kundervenien Angli-USA per çmimin e paqetes se cinareve Porti? 

Ti po kundershton veten tani?

Ju keni humb, perveç te tjerave dhe sensin e humorit. Desha te them se nuk mund te quhet kundervenie çdo lloj kundervenie.

Cfar ka ketu per te diskutuar akoma e me u kap pas llafi? Apo vetem shpo tjetrin?

Arsyeja e konfliktit USA-BRSS ishte feja si fe-antife (ateizem).

Arsyeja e konfliktit USA-Rusi ishte dhe eshte feja si protestant-ortodoks.

Tamam tamam nuk duhet thene protestant, por Zgjim i Madh, por besoj mirret vesh ku e kam llafne.

 

Heretik, sic permend edhe Wiki, bindjet e Jeffersonit sot per fene do e vendosnin ate ne grupin e atyre qe ne USA i quajne agnostik. Pra me bindje fetare, po kundra fese se organizuar. 

Per me teper, ai ka nje leterkembim fantastik me John Adams, presidentin e dyte te USAs. Aty permenden shpesh ceshtjet e fese dhe te organizmit te shtetit, dhe Jefferson aty eshte qartesisht nje "libertarian", nje njeri qe besonte ne liri qofte nga shteti qofte nga feja e organizuar. Kshuqe besoj qe pershkrimi i shkurter qe i kam bere eshte ne vija te trasha i sakte. 

Le qe ti ne koment e quan deri edhe ateist, por meqe me termat zakonisht njerzit bejne qef duke i terheq ujin ne mulli te tyre, veshtire te quhet objektivisht agnostik nje qe beson ne Zot, dhe per me teper praktikant si Xhafa. Agnostik eshte nje person qe dyshon, nje kembe ketu e nje kembe atje, uje i vaket. Xhaferri nuk ishte i tille, ishte vetem antiklerikal, biles me mire antikatolik, dmth protestant bulevardi. Fut ne pilaf edhe zonen masonike, qe ne rastin e tij ishte masoneri besimtare, jo si puna e Ronit, masoneri ateiste beratase lyer me uiski dhe sperme.

Nuk eshte kollaj t'i besh portretin nje fetari pa i njohur mire pozicionet dhe levizjet fetare. Gjithnje nese nuk je i interesuar per te bere portrete te qellimte e per ta vare tek muri i dhomes tende.

Në cilin vitë dhe arsyen për ti bërë karshëllik kujt?

The pledge of aliance thotë "under God". Motoja zyrtare e Amerikës është "In God we trust". 

Edhe në gjyqe duhet të betohesh mbi Bibël. 

Edhe Greqia ka deputetë myslimanë, dhe ateistë për atë punë. 

 

Cfare llogjikeje. Por ne Greqi feja ortodokse eshte rregulli, dhe deputetet musliman apo ateist jane perjashtimi. Une per vete kam jetuar ne Greqi, kam bere shkolle ne Greqi, e eshte ne vendet e rralla te botes ky ne gjimnaze e ne shkolla me elementare feja ortodokse qe subjekt i detyruar ne shkolle, e ku Christodoulos mblidhte qindra-mijera njerez (miliona sipas sky news) qe feja te vehej ne pashaporte, e kur feja nuk u shkruajte ne pashaporte ja hodhi fajin cifuteve.

Ne Amerike nga ana tjeter, mungesa e fes eshte rregulli, e ato qe shkruan ti jane si apendicit historik pa ndonje vlere te vecante.

Ne kushtetuten Amerikane, liria e fes eshte nje nga gjerat e para ne amendmentet e kushtetutes? Cfare duhet te te thote kjo? Qe "under God" flet per nje God te pergjithshem, si nje thenie e kohes (mos harro qe ateizimi ne 1700-1800 qe nje ide e rralle, ndryshe nga sonte), e jo per nje perendi protestante, kristiane, cifute, mulsimane apo ateiste. Ne Amerike ka patur shume dhune ndaj njerezeve te racave te ndryshme apo te etnive te ndryshme, por relativisht ne lidhje me fen nuk ka patur dhune. Ne fakt, vete krijimi i feve te reja, per shembull mormonet, tregon qe amerika eshte nje vend aq i lire qe pranon gjera qe ne vende te tjera nuk mund te pranoheshin kur gjate origjines se tyre. Dhe jo vetem aq, por pjesetaret e ketyre besimve, sa do te larguar nga besimet kryesore, perseri marrin respekt nga shoqeria e shteti ne pergjithesi, per shembull, check out Mitt Romney.

duartrokitem fjalimin ne OKB e menduam nje cast: "Ky djale qe po flet ne emrin tone eshte me te vertete "Rilindja"...por s'vonoi, e nxorren koken!!!

"Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, duke vlerësuar "nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve miqësore" ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë..."

ouu, kur jane niveluar kaq mire keto marrdheniet mer yahoo...?!

jane niveluar ouuuuu mer yahooo, qysh kur Likja investoi nje kapital te vockel per Duzhen dhe PDIUn smiley, por ti se kishe mendjen se po hekurosje rrobat tek cepi smiley

c'eshte kjo popullsia came?

perse nuk percaktohen ne dokument zyrtar si shqiptaret e camerise?

keni degjuar ndonjehere qeverine greke te flase per ''popullsine dropullite''!

besoj se zv.ministri i jashtem i shqiperise  qe i perket popullsise dropullite ,do te bisedoje me popullsine athinase qe te zgjidhet problemi i popullsise came.

smiley sa i pafajshem tingellon shqiptari I vjeter smiley,  por I ka thene te gjitha tëk e tëk me dy fjale smiley

Shume mire. Goxha pune per qeverine e re, por njekohesisht nje sfide qe nese triumfon,  bekon per jete te jeteve kryetarin e saj, zotin Rama. 

kete hero te kohes moderne...Legjendari Edi.. 

Eshte nje fakt i pamohushem qe mes kombit shqiptar dhe komshiut grek ka nje problem shume te madh, shume te rende, per tu zgjidhur.Eshte dhunuar e debuar nga shtepite e tyre nje komunitet i teri shqiptar.Pra i denuar masivisht nje komunitet yni.
Kjo, mendoj une, kerkon nje formulim shume te qarte per aleatet tane, por dhe per gjithe fuqite e medha dhe komunitetin evropian e me gjere.Kjo nuk eshte thjesht ceshtje rezolute e as zgjidhje vetem mes dy shteteve.Nuk eshte ceshtja e nje emri ketu.Eshte shume i rende problemi.
Ne me keq se sa jemi sot, ekonomikisht, nuk kemi per te qene.Nuk kerkojme asgje, qe s'na takon, asgje te grekeve.
Pse duhet te hezitohet?Po fundja me me kembengulje duhet tja u shtrojme miqve tone amerikane.Une nuk kam bindjen se ata do thone " nuk keni te drejte !" Per mua ka patur dhe ka vetem nje problem...Frika per karriget e qeverisesave tone ne kohe.Ose blerja e tyre prej qarqeve greke.
Nuk mund te jete harac nje komunitet shqiptar, per fqinjesi te mire te oreksit grek.
Sokrati grek pati thene: "Armiku me i madh yti, eshte ...miku qe te beri dem"..

Ndoshta duhen sponsorizuar rezoluta te kongresit amerikan apo OKB per ceshtjen came ashtu si bejne per ceshtjen armene>miranda vickers ka bere nje studim te shkelqyer per ceshtjen came.

oii M. Vickers dhe "kryqezatat" e mendimit te saj nejse nejse....smiley per kenaqesine e Graves, Albes, e te tjere qe mund te duan le te " firmojme" ca peticione te fuqishme tani e tutje- e nisim me kete, po s'e kane zene: "Fët-Fêt Çeshtja Çame ne kunderpergjigje te Tak-Fakut VorioEpiriot" smiley

Miqte tone amerikane i kan disa borxhe te vjetra shtetit grek.. datojne ne kohen e pas luftes....kshu qe miqete mund te thojne do ju ndihmojme per te bere figure te mire por sdo ta bejne kurr...gjithsesi ti shko njehere se di dihet... smiley

Grava ceshtja came eshte "nje skelet ne dollap" dhe e tille duhet te qendroje!!!! Arsyet e  ketij botimi ne fletoren zyrtare nuk  kane lidhje fare me urtesi Sokrati, apo me ndjenja nacionaliste. Te dyja keto qendrojne gabim ne menyren se si ti i ke gershetuar!

Etnik, qendro tek themeli i gjese! Eshte apo nuk eshte e drejte kerkesa e cameve per kthim ne shtepite e tyre, te perzene dhunshem nga pogromi i shtetit grek?
Ne se kjo eshte e drejta ahere ajo kurre nuk mund te kthehet ne skelet i mbyllur ne nje dollap,

Grava,

Vetem 2 gjera duartroket Etniku ne  historine e Shqiperise kete 100 vjecarin e fundit:

  1. Le IIIe République te 1925
  2. Vendimin e Gjykates Kushtetuese  per kufijte detare me Greqine 

Te gjithe te tjerat...smiley

Formulimi ishte bere i shkelqyer. 

Aha, po bëhet luftë e madhe me një fjalë që tashmë nënshtetasit shqiptarë çamë, të marrin nënshtetësinë greke.

 

Ah o muslim i konvertuar..

Po deri sa po e marrin shqiptaret nga elbasani pse mos e marrin edhe ato tj smiley

Nuk jam kondra, po për të parët çështja nuk është "kombëtare", për të dytët, po. 

 

JO, nemesis! Nuk eshte ajo kerkesa e tyre.Kerkesa e tyre eshte shume e thjeshte, por shume e forte se ..eshte e drejte.E drejta per tu ktheyr i zoti ne shtepi te vet.
Sa i perket nenshtetsise, sot ka mijera greke qe kerkojne ta heqin perkatesine greke.Dhe kete e kane jo nga deshira por nga qeverrisjet greke.

Gravë, kur ata ishin në Greqi, ishin nënshtetas grekë. Baza (legjitimiteti) i pronësisë së tyre, ishte nënshtetësia greke. Ata kërkojnë tu rikthehet nënshtetësia dhe për rrjedhojë u rikthehet edhe prona. 

More nemesis, por nga greket e lashte keta te rinjte coc duhet te kene degjuar se si tjetersohet, me sa menyra, prona nderron zot.Nga greket e moren dhe romaket qe e formuluan " E drejta Romake E Pronesise".JO e ...shtetesise! Mundet te jeshe jugafrikan, me prone ne Athine te Greqise. Apo e kam ....llathos une?

Jo, jo. E ke gabim! Në kohën e grekëve të lashtë nuk kishte shtet-kombe e nënshtetësi. Çamëve u është hequr e drejta e nënshtetësisë, dhe bashkë me këtë edhe e drejta e pronës. Pra, nëse ata do marrin pronat, do duhet të rimarrin edhe nënshtetësinë greke. Pra do bëhen nënshtetas grekë. Do votojnë në Greqi, do paguajnë taksa aty etj! 

 

Aaa, nemisis, mo na ofeno! Kishte qytete -shtete dhe duhet ta keshe mesuar se ata qeratejt te shtetit Athinas perzune dhe vete Kryeshtetarin pse mund te zgjidhej per here te trete....dhe mund te behej. ...Berishe tre here sira...

kush e humbi te drejten o grave qe ta gjejm un ti edhe ky shqiptari nga selaniku?

Camet jane gege.

Nga dole në këtë përfundim, mund ta përshkruash?

Ma ka thene Muc Nano ne konfidence.

A më fal. Mendova se ishte mendja jote, ti qënke thjeshtë lajmëtari.

Dhe po qene te kundertet e asaj qe pohoni Ju, mesuar nga i mencuri Muc Nano si te vertete, nuk do kishin te drejte?

Po me pyet qe a kane te drejte camet?

Te drejte kam une qe as me rruhet fare, ( po fare fare ) per camet qysh atehere kur dy perfaqesues te tyre ne parlament votuan qe t`u falin greqerve detin e shqiptareve.

Komentuesi: Tani fare fare jo, pake majat, se c'faj kane gjith camet se zgjodhen per ti perfaqesuar dy te prekur, ... " nga semundja jote..?( humbja e deshires per brisk)

Opo fare fare po te them.

Ai Fatmir Mediu çam eshte? Se me ate kam edhe detin , edhe Gerdecin, edhe plehrat.

Venizellos ka kerkuar te takoje edhe liderin e FRD-se.

Kush nuk ka lind nuk mund të rilindë... N.N

Ketu eshte bere ... kala. E para e punes, si per robin, dhe popujt, po nuk vleresove dinjitetin tend, mos prit te tjeret te ta respektojne. Ketu behet fjale per nje pastrim te paster etnik dhe gjenocid. Po me sa duket parlamenti shqiptar ka frike ta thote te verteten. Bravo u qofte Armeneve qe i more erzin ne gjithe boten Turqise per gjenocidin e tyre. E dyta, eshte per te qare e per te qeshur qe botimi i rezolutes quhet trimeri apo favor qe Rama po i ben Idrizit per t'i marre votat, kur botimi do te duhet te ishte automatik derisa rezoluta eshte aprovuar. Kjo tregon qe kemi shtetin e zululandit dhe te trapit te Rames e Berishes. Dhe e fundit, camet do te benin mire te gjenin njeri tjeter t'i perfaqesonte dhe jo Idrizin qe e filloi si usta te privatizimeve te kohes se Meksit, vazhdoi vuajtjet si kryedoganier ne sulltanatin e Nanos dhe vazhdon si luftetar i Camerise. 

+1

Me tregonte nje e moshuar ne Sarande sivjet. Pertej kesaj kodres jane pronat e gjysherve te im shoq mbi te cilat sot ke hotele dhe resort. Shanset per te marre gje jane te vogla, por me pelqen shume me sa pashe qe kujtesa historike mbi kete masaker e grabitje, trashegohej deri ne brezat e rinj. 

Te lutem shume mos u perpiq te devijosh biseden nga devijimi i temes per fajin e Shqiperise se pushtuar qe e perdori Italia si rruge shkurt per te sulmuar Greqine ne 1940-en dhe Greqia mban ende ligj lufte 73 vjet me vone.

Who..... Me ngriu gjaku thash se mos i ka ndodh gje varrezave greke ne shqipri. Se kane qene busy cunat tu shajt xherdan shaqirin nga motra ne stadjum

Tjetër gjë për çështjen e çamëve; e dini që ka qënë Shqipëria ajo që i ka shpallur luftë Greqisë, dhe jo e kundërta? Prandaj "ligji i luftës". 

 

Shqiperia e pushtuar nga Italia? Ore seriozisht i beson ti keto budalliqe qe shkruan?

Po pse nuk e kanë thënë këtë në librat e historisë atëherë? Dhe, a nuk është ringjarje e së vjetrës që një shtet i tretë nxit luftë mes fqinjëve, dhe përdor minoritetin e njërit, për të destabilizuar tjetrin? Po ata çamë që u rreshtuan me italianët, s'kanë fare faj? Apo vetëm ne jemi që na kanë vra e pre?

 

Dmth gjermaneve, greket, do u sekuestrojne pronat qe kane ne Greqi?

po

 speriamo che gli inglesi non ci chiedano i danni per lo sbarco di Cesare in Britannia

smiley Nga komentet aty.

Si po shkojne punet, do perfundojme me faturen finale te Eves e Adamit tek baba Zoti per perzenie nga shpia. smiley

komentet jan ylla fare

Vetëm italianët nuk mund të konsiderohen burim neutral. Megjithëse mund të ndihmojnë çështjen, se kanë një të ngjashme ata vetë. Foibe killings.

qyqja, pse shko deri n'fojbe ti. nji vrap pele ke atdheun tim.

jo po shko n'etiopi

ps: taksat e vendosura at'bot për financimin e luftës(duhan, karburant) vazhdojmë ti paguajm edhe sot. edhe emigrantet etiopianë.

Ndaj cameve eshte kryer GENOCID

Nganjëherë bëhesh më shumë i zgjuar seç je smiley.Të shkon thua ? Apo peshk .Shumë pare kishte kur i numëronte asnjë nuk i shkonte smiley Besoj nuk je Kapaku i Historisë ! Që të Justifikosh Ligjin e Luftëes nga Kurora e Emanuelit ke të drejtë , po atë Kurorë e shndroi në Uturak Partizani Meke dhe dhjeu të gjithë Intelektualët brënda që e kishin Argument . Dhe të gjithë e dinë që kur flitet për këtë Çështje flitet për një Absurditet dhe Provokim sepse bëhet Fjalë për Mardhëniet Midis Shqipërisë dhe Greqisë pas L2 Botrore dhe nuk bëhet fjalë për pronësinë e Sulltanatit që organizoi mësymje kundër Shqipërisë duke shfrytëzuar Greqinë !

Më ra në men me  sqaru dhe një gjo .Nuk ke asnjë dallim me këta "që nuk janë dakort me bashkimin e dy Gjermanive " dmth që duan ti bëjnë axhendën e takimeve ( vizitës) Venizellosit !

 

Që të Justifikosh Ligjin e Luftëes nga Kurora e Emanuelit ke të drejtë ,

 

thank u! 

Po këtu qëndron e gjithë çështja, ata çamë që iu bashkuan EAM-it, ata kanë gjasë për t'i marrë pronat, po kompesimin e tyre.

Kur lexon vetëm një rresht që rrjedh nga një Aksident Historik nga më Tragjikët dhe nxjerr përfundime për të ...Nuk je mirë Mentalisht .

Pas L2 Bot.Askush nuk e ka mohuar që të gjithë rrjedhojat e saj kanë prekur Interesa e mardhëniie midis Brënda Popujve dhe Midis Shteteve .Ngjarjet e Kosovës duke u angazhuar një nga Vendet më të Fuqishme e Lidership i Botes për të Drejtën e Jetës e të pronës së Njeriut , i dhanë tjetër Kuptim atij qëndrimi të Urtë e të duruar MBI Masën të mbajtur nga shqiptarët . Kështu si JU mund të flasim edhe për Ligjet e Hamurabit ! Ose mund të lexosh kumtesat e referateve te mbajtura mbi Mukjen nga Mukistët ....ose edhe Enverin kur shkruante parulla me Glezosin për Komunizmin !

Njëherë ta kam shkruar që qëndrimi Shqiptar bëri të përuleshin në këtë vend edhe Burra me dy pashë mjekër si Tedorakis .Dhe vetëm zybat mund të shohin Ligje Lufte midis dy Vëndeve akoma .Edhe ndonjë diskutim si zonjat nëpër Filma kur grinden me jastëk me pupla si koketa " me qenë Intelektual mer Jahu " Respekte !

Ok pra, ndaji ceshtjet. 

1) Shqiperia nuk i shalli lufte Greqise, se eshte budallik qe ai fare shteti i 1940 ti shpallte lufte dikujt tjetri. 

2) U bashkuan Camet me Italine. Ketu ka dritehije sepse versioni zyrtar i Greqise eshte ai qe eshte degjuar perhere. Po mbase keta Camet ndjeheshin te shtypur ne shtetin Grek qe i kishte asimiluar me force mbas Luftes se Pare boterore, dhe qe mbase donin te bashkoheshin me atheun e tyre, kete e ke menduar ndonjehere?

 

Po prit se ja zëre se erdhi 29 Nëntori, e flasim për këtë punë. Sikur pushtimi i Shqipërisë prej fashistëve të konsiderohej diçka e pranuar, atëherë çamët - dhe Shqipëria, do hiqnin 10-fish nga sa kishin hequr. Po zullapë si ty dalin dhe mohojnë atë luftë. Atëherë, si është puna? Zgjidh një herë e mirë, akullore apo çokollatë? 

Me një fjalë një pyetje që e kam bërë dikur: me kë do ishe, me partizanët grekë, apo me ballistat shqiptarë? 

Ja e menduam dhe të dytën, kjo gjë justifikon aktin e kryer? Po mbi këto të dhëna, grekët a nuk justifikojnë dëbimin e kryer? Se, në rast se mprifesh për luftë - thotë Ben Idrizi nga Kosova, nuk mund të qahesh që humbe, apo nuk është kështu? 

Po zullapë si ty dalin dhe mohojnë atë luftë

Po c'di ti per mua a per familjen time mor budalla qe thua gjera te tilla aman??? Sinqerisht ti vje ketu vetem per te acaru robt. 

Ok pra shume dakort, Camet humben, Greket i perzune e ne i pritem, e per rrjedhoje ne Greket na duken moterq... sot e kesaj dite, aq me teper kur tentojne te manipulojne dhe nje komunitet fetar shqiptar. Shume te thjeshta gjerat dhe per ty, pse lodhesh kot atehere. 

Asgjë. Unë thjesht interpretoj komentet e tua. Jam gjë gabim?

 

Si i interpretoke o budalla? Meqe them qe Enveri ka qene diktator apo se Rama sot eshte hajdut sipas teje hedh poshte tere parizanet qe dhane jeten per atdheun e tyre? Ca lidhje logjike qendron mes te gjithe ketyre fakteve?

Kush jeni juve, përsëri? Se po dalin kolaboracionistët - ata që binin shkallëve duke i ofruar kurorën Viktor Emanuelit, të bëjnë "moral kombëtar". Flamur po përdornin dhe atëherë, "të merrnin Çamërinë", e flamur po përdorin dhe tani. 

Good luck with that. When u feel a really hard slap on your face, don't worry, its just History hiting you. Again. 

Ca koleboracionistesh o budalla? Ca flet mor aman! 

sa rrini dhe boni llafe me ket gjytyrymin, kapni secili nga nji lopate dhe oburra, se ky bullshiti qe ka hedh ky ktu nuk ka per t'u pastru vet

... Sulltanatit që organizoi mësymje kundër Shqipërisë duke shfrytëzuar Greqinë ! smiley

Dmth po t'i kerkojme demshperblime per keto "sulme" mbi peseqindvjecare, plus interesat, borxhi qe i kane jeremanit eshte pare xhepi. smiley

Sulltanatit që organizoi mësymje kundër Shqipërisë duke shfrytëzuar Greqinë !

smiley

Shumë këtu ngjajne me ata te Konferences se Mukjes qe donin Bashkimin me Kosoven po Luften ta bente NAÇL-ja smiley sipas trimërive të baba..arëve të Kombit . Mos vdekç kurrë o Auron me atë historine e atij Babait të Kombit  ...me krisma prapa ferave smiley .Bini Rezolutës !

Dhe është karakteristike se nuk shohin se ky problem  është futur në të Drejtën Ndërkombëtare për Pronën . Pra një PRONË që e ka patur në zotërim një Popullsi e dëbuar me dhunë prej andej .Tani ka lindur e drejta ta kërkojë më me shumë Forcë sipas situatave që kanë ardhur . Duhen mbështetur këto Lëvizje sepse hap pas hapi sensibilizohen edhe Organizmat në të cilat nerren vendime . Psh ka ndonjë Nismë në Gjykata Ndërkombëtare për këtë problem nga vetë Popullsia shqiptare Çame e përzënë  ? Kush Otganizëm është i Informuar ? Pfarë na kanë rkomanduar ? Më me vle[ do ishte komenti mbi to !

Se për Urra Patriotë dhe për të zgjuar me tn km bosh ka që kur është hapur PPU ! Ka qene  nje bure i ditur me keto Pune , K .Krisafi . A mundet te kemi ndonje interpetim prej tij ? Sepse po bohet si vleresimi Çuçkes per "Intelektualet" kjo çështje sa herë që vjen !

O Jul asnjëherê s'të kam marrë vesh ku do të dalësh  me debatet e tua pë çështjen e shqiptarve të çamërisë. Kam përshtypjen që rreh ujë në havan pa kuptim. as një nacionalist i tërbuar greg s'do rrihte ujë kshu kot më kot.

ka nje shprehje qe thote: edhe qeni nuk peshtyn aty ku ha. i jep buk greqia atij, normal pra te bej propaganden e saj. 

E ke gabim ai e bën shumë keq. Dhe s'ështê nga ata juli që leh atje ku ha por siç shkruan dhe vet leh kot më kot.

leh leh se diçka mbetet, thone. pra pak rendesi ka ne eshte kot apo plot. 

bile tipari specifik i prapagandes eshte t'i meshosh gjithnje vetem nje fjale, e beson jo vetem vete po kete fillojne t'a besojne dhe te tjeret. 

Kam pershtypje se kjo lloj propagande prodhon efektin e kundert. Vete Greqia zyrtare e ka kuptuar kete, dhe nuk eshte rastesi qe denoi ish-konsullin e vet me burg per perdorimin e termit vorio-epir. 

konsulli u denua 1 vit,gjobe me nje fjale se nuk vete ne burg, per dallavere me vizat. termin ne fjale e perdorin pothuajse te gjithe politikanet dhe gazetaret ne greqi dhe konsulli zbatonte thjesht udhezimet

Nuk ka rendesi sa do denohet ne realitet. Edhe vorio-epiri iu permenda nga gjykatesi. Eshte nje sinjal. Jo se vertet u bene te drejte, thjesht kjo e bories se cjerre eshte taktike e deshtuar. Ja dhe ne blog, ky ben efektin me shqiptarizues, bashkon dhe rob me bindje te kunderta politike. 

Epo Juli nuk e ka marre kete memon akoma. 

nuk e marr vesh une kete,shqiptar a jo atje ku jeton ,jeton me djersen e vet,pa i thane flm kerkujt.ç'eshte kjo po i mban Greqia apo Italia!!!!

Prizren, po çfarë ka ndonjë gjë në ato që them e nuk qëndron?

- Çamët që të marrin pronat, do të duhet të marrin nënshtetësinë greke. A qëndron kjo? (në mos do marrin kompesim e do ngelen shtetas shqiptarë). 

- Minoritetin e çamëve në Greqi, përgjatë L2B e ka shfrytëzuar Italia fashiste, për t'i bërë për vete. Bashkë me kolaboracionistët. Ata çamë që kanë qënë të inkuadruar me EAM-in, ka mundësi të dëmshpërblehen, apo të marrin pronat. 

Me fal se po nderhy, ata camet qe kane bashpunuar me  fashistet  sjane me gjalle, mund te jene gjalle niperit .a quhen niperit bashkpuntore te fashisteve??

Nuk besoj. Por nuk ka gjasë që këta të marrin pronat. 

Si nuk beson ?Po sigurisht  qe nuk jane

Je dakord qe ndaj cameve eshte kryer Genocid?

Vështirë se do të kualifikohej si i tillë, për mendimin tim. Ishte nismë e ndërmarrë prej një grupimi politiko-militar, ai i djathtë i Zervës, në kushte të një lufte botërore. Nuk është se kundërshtarët e Zervës (eamitët grekë) u trajtuan ndryshe.

 

Me fal por camet ishin nje grup etnik,mund te me heqesh nje kuriozitet, di gje nese Greqia ka ligj lufte me Bullgarine?

Nuk ishte mer genocid fare, lere ca thone keta budallenjte. Ishte nje sherr lagjeje tipik, se camet njihen si pak skutha dhe donzhuan e qe thu ti Abazi i kishte kap dashnoren nja dy grekeve, kishte mbaru pune me grate e ca te tjereve. E qe thu ti erdhen greket e bone sherr, i rrafen icik, i rane nja dy grushta dhe camet ikin qe te therrisnin me te fortin (aka Hysen Labin ne Salari) po nderkohe u mbyll kufiri e ngelen jashte. E nuk u nda asnjehere muhabeti nqs Abazi e kishte pas fajin, apo Eftiqia greke ishte krujt vete. Ja pra keshtu te dashur miq, nuk kishte krisma, po edhe po te kishte......

Ah mer Jul, e kena ne fajin qe merrena me ty. Une po e le me kaq njehere, keta te tjeret te vazhdojne po te duan. Te fala kryepiskopit. 

 

smiley  Po qe rrezik keshtu te jete e verteta? Ndryshe s'ka si te shpjegohet qe tjetri, megjithse shume i majte ne bindje, shfajson edhe krimet e kryera, sipas tij, nga EDES. Sic thote dhe shprehja e vjeter: Armiqte (te djathtet) e armiqve (shqiptaret) te mi, jane miqte e mi. Gjithsesi, ai perhere mbetet bob.

Jul, S'kam shumë qejf të flas për kte temë se është punë ligjesh e të drejtash të njeriut ku politika fut hundët për ta mbajtur zvarrë  dhe ka mundësinë ta zgjidhë shumë lehtë nqs nuk do ti frynin inateve shoviniste e interesave politike të çastit

- Çamët që të marrin pronat, do të duhet të marrin nënshtetësinë greke. A qëndron kjo?

jo nuk qëndron! që të zotrosh një pronë nuk është nevoja të jesh as nënshtetas dhe as me qëndrim në atë shtet por ta kesh blerê ose trashëguar. Shqiptarët e çamërisë janë trashgimtar të ligjshëm të pronave të gjyshërve të tyre që  kan(pas në të gjallë) nështetsin greke

Dhe sikur të jetë e vërtet me një ligj të veçantë dhe të përkohshëm e bën të mundur (pasi kam dëgjuar se në Turqi duhet të jesh nënshtetas). Në UE kjo është e mundur.

Pse investitorët e huaj marrin nënshtetsi greke kur blejnë prona në Greqi.

Prona private mbrohet me ligj në Greqi dhe sa kohë ata ishin në konservim shteti Grek përderisa e hoqi konservimin duhet tja kthente të zotërve legjitim ndryshe quhet vjedhje shtetrore(pasi ato nuk ishin të shtetzuara nga asnjë ligj i mëparshëm) dhe ktu qëndron poshtërsia e politikanve të sotëm grek por dhe paaftësia e servilzmi i shtetit shqiptar që duhet ta dërgonte kte çështje në të gjitha instancat e drejtsis Evropiane dhe botrore.

S'ka ligj që ta heq pronën se ke qenë pale në një luftë me të humburin apo të keqin (fashistêt) nqs kjo pasuri nuk e prek ligji mbi tatim fitimet e luftës dhe mos e përdor më kte argument.Unê se di sa bashkëpuntorë kme fashizmin kanë qenë shqiptarët e çamërisë por dhe sikur tê kenë qenë shumica secili përgjigjet individualisht për aktet e tij dhe jo familjarisht e aq më keq kolektivisht si popullsi.Gjërat janë të qarta e të shkruara s'ka grek i mençur a avokat i zoti që e mbron dot tezën e bashkëpuntorit me fashizmit.   

unë t'a kisha llafin tek qëndrimi yt i vazhdueshëm e i pa ndryshueshëm e gjithmonë i shprehur për kte çështje dhe mendoj se s'ësht nevoja të vazhdosh ti biesh ktij "fyelli" kur nuk i luan gishtat nga brimat.Pavarsisht nga interesi a qëllimi që të shtyn duhet të jesh pak më i arsyeshëm.

A ke zënë ndonjë pronë falas të shqiptarve në çamëri dhe ke frikë se ta marrin vetëm ktu je i falur përgjysmë ose më mirê do tê kuptoja ndryshe ja fut kot siç them më lart. 

E mirë se ta thonë vetë çamët se çfarë kërkojnë, kur janë esëll:

citoj:

"Duke kerkuar publikisht qe juve t'u jepet shtetesia shqiptare, kerkojme qe Ju te beni te njejten gje per ne, ne shtetin tone te perbashket, Greqine" eshte kerkesa e perfaqesuesve came te PDI se". 

"Camet dhe ne personalisht si qytetare came, kerkojme vetem te na rikthehen te gjitha mundesite si te gjithe shtetasve te tjere greke ne standarte europiane dhe pa dallim feje, krahine dhe ideje. Ne personalisht, por edhe te gjithe camet e Shqiperise nuk kerkojme me shume te drejta ne Greqi, sec gezon pakica greke ne Shqiperi, shtetesine, te drejten e prones dhe gjuhes" eshte nje kerkese tjeter qe i paraqitet ne leter Janullatosit". 

" (... )Ne fakt, sipas studiuesve, camet duhet te jene shtetas greke duke respektuar te drejtat nderkombetare te caktuara, pavaresisht se ne vitin 1953 iu eshte dhene shtetesia shqiptare ne menyre kolektive nga regjimi i atehershem socialist. 

Por mesa duket kesaj popullsie nuk iu hoq shtetesia greke dhe iu dha ajo shqiptare kolektivisht dhe pa kerkese nga ana e tyre per ta bere nje gje te tille. (...)

Jul, jo çdo gjë që kërkojnë shqiptarët mund të jetë e mbështetur në ligj.

Nuk e di ç'thotë e drejta ndërkombëtare në kte rast por besoj se ç'do i shpërngulur me forcë nga vendi i tij për arsyet e etnisë, fesë, ngjyrës a ideve gëzon të drejtën e riatdhesimit. 

Ndryshe  çdo ta gjente greqin nqs i jep nënshtetsinë 100 mijë shqiptarve që të banojnë në tokën e tyre dhe do vejnê në efiçence fiskale një pasuri që sot ështê e vdekur. Kur ka mbi 500 mijë të tjerë që punojnë e jetojnë atje pse si pranon kta që kanë tê drejtën e zotit dhe tê robit (drejtsië ndërkombëtare e greke bashkë).

Sipas studimit më dashamirës grek që njoh, të kryer nga qendra e minoriteteve në Greqi (KEMO), dhe në bazë të ligjeve ndërkombëtare, çamët - ata që kanë marrë pjesë me EAM-in dhe nuk kanë qënë kolaboracionistë, kanë një mundësi dëmshpërblimi monetar. Këtë rezultat nxjerrin. 

Përfundim i njëanshëm dhe i pambështetur në ligj.

Vështirë se do të kualifikohej si i tillë, për mendimin tim.

Ja prap ja fut kot nga nisesh që  e quan si të vështir?

Jo or jo është genocid çdo lloj shpërngullje me forcë e një grupi popullsie për arsye etnie feje a pëkatsie ideologjike aq më shumë nqs i vishet Zervës.

antarët e familjeve tê EAM nuk u burgosën as u përzunê nga Greqia dhe pronat e tyre shteti nuk i konfiskoi apo vuri në konsevim si pronat e shqiptarve; e çuditrisht vetëm shqiptarve myslimanë...

Zerva ishte një bashkëpuntore e nazizmit dhe s'kishte si ishte ndryshe por anglezët e mbështetën në luftën civile greke për të plotsuar vendimet e Jaltës. 

Kaq dhe këtu mbaron me mua me mirkuptim.  

smiley

Kur thuhet qe camet u trajtuan si bashkepunetore te nazifashizmit, dhe u trajtuan njesoj si zervistet, nuk behet fjale per ate Napoleon Zerva ishte bashklepunetor i gjermaneve, dhe qe u be deputet dhe disa here minister pas Luftes Civile ne Greqi apo jo? 

Them se duhet te behet fjale per ate Zerven tjeter, qe beri Luften Civile ne greqi dhe qe krahas cameve, eleminoi komplet EAM-in, qe luftoi nazizmin. Qe ka ate monumentin ne Arte apo jo?

Gjithashtu eshte shume interesante qe 100% te cameve qe ishin bashkepunetore te nazizmit, (duke perfshire edhe ata qe ishin ne radhet e EAM-it se ne radhet e Zerves nuk i fuste njeri) na qelluan myslimane.

Prandaj nuk eshte cudi qe nje skizofreni qe i i duket se jeton akoma ne mesjete gjithcka ne kete histori i duket mese e perligjur sipas ligjikes njerezore dhe sipas Drejtesise se Hyut te GjitheDrejte.

Mah! S'e marr vesh kete vallen came.

Kerkojne apo s'kerkojne heqje te ligjit te luftes (qe u mban pronat e konfiskuara)?

Apo duan ta zgjidhin kete ceshtje duke marre nenshtetesine greke? smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).