15 vjecari qëllon nënën me thikën e bukës se nuk i dha para për të shpenzuar në lotot sportive. Fatmirësisht ka përfunduar pa rrezik për jetën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti nënë e bir në banesën e tyre, pak kohë pasi djali është kthyer nga shkolla. Nëna ka debatuar me djalin e saj, pasi ai kohët e fundit, shpenzonte shumë para, duke i kërkuar nënës së tij çdo ditë. Qëllimi, siç ka dëshmuar më vonë në polici, ishte për t’i harxhuar në qendrat e lotove. Pas këtij debati të fundit, i cili sipas deklarimeve të 38-vjeçares në spital ka zgjatur disa minuta, djali ka marrë thikën e bukës dhe në gjaknxehtësi e sipër ka goditur nënën e tij një herë në bark. U largua me shpejtësi nga banesa dhe vetëm pak minuta pas ngjarjes ai është arrestuar nga policia. Në momentin e arrestimit i mituri nuk i ka rezistuar policisë, ku me lot në sy ka deklaruar se është penduar për plagosjen e nënës së tij dhe se nuk donte ta kryente një veprim të tillë.  Nga të dhënat, mësohet se nëna e plagosur ishte shtëpiake dhe punonte vetëm kryefamiljari. (Marrë me shkurtime nga Panorama.)

_________

Nga kronika mund të mësohen të dhëna të tjera, emri i adoleshentit, qyteti.  Po ç'rëndësi ka?  Mund të kishte ndodhur në një qytet tjetër, mund të kishte qenë një adoleshent tjetër.  Të rinjë që ndoshta s'kanë luajtur kurrë në një fushë futbolli, por që luajnë me fatin në pikat e bastit, a në "kazinon" e pallatit, duke nënvizuar që raporti s'është një për lagje.  

Kjo plagë sociale që s'kursen as adoleshentët ka shkatërruar familje, jetë njerëzish dhe vazhdon akoma të shkatërrojë.  Çfarë do të bëhet me "lojërat me fatin"?  Sa kronika te tjera duhet të raportohen në media, sa kronika të pashkruara "fati" do të lihen në mëshirë-mizorinë e ruletit a të bastit para se të ndërhyhet njëherë e mirë?  

Ndoshta apeli mund të shoqërohej edhe me statistika mbi industrinë e bixhozit në Shqipëri.  Raportohen nëpër media herë pas herë.  Por në djall me shifrat.  Ra ky fat, e u pamë.  

52 Komente

Sipas Ed Ramës në pranverë e tha sapo të merte pushtetin, ai do i mbyllte fare ose do i kontrollonte në maximum. S'besoj ta bëjë pasi është i kapur deri në grykë me to vetë nga % që merr..Është vërtetë pas droges flama ektij vendi në shkatërrim..smiley

do fitonte shume pike po ta bente. por dore me nji qe do e qujn komunist ky kori i perhershem i erinive, qe do me na pru kohen e qoftlargut qe naloi bixhozin dhe sportin fisnik e burrnor te boksit.

Me le te te tregoj nje ndodhi te asaj partise tate te 'preferume", ne lidhje me lojrat e fatit.

Me vje ne zyre kur isha ne Presidence, njoni qe punote te autoriteti qe mbikqyr lojrat e fatit. Me sjell nje mal me dokumenta per shkeljet (mashtrimi i klienteve me makina te programuara per t'ia fut) dhe evazionin fiskal (prej disa milion eurosh ne muaj). Me tregoi edhe se si e kishin kercenu me arme dhe se si bandat e njeres prej kompanive i kishin bere prite dhe i kishin rimarre slot-machine te konfiskuara.

Disa muaj me mbrapa, Basha u be krietar bashkie dhe hodhi parrullen "lojrat e fatit te uzina e autotraktorve". Pra do hiqeshin nga Tirana "kazinote" qe jane me te shpeshta se minimarketet. U be dhe votimi i nismes ne keshill bashkiak. Deshtoi se nuk e votuan socialistet dhe keshilltaret bashkiake te LSI nuk moren pjese. Kush ishte kryetari i grupit te LSI ne keshill bashkiak do thushe tina. Pikerisht ky tipi qe me erdhi mua ne zyre.

Dhe vec ta dish se car eshte bere ky tipi sot.

S'gjen dhimbje më të madhe ne ke pare 
Njerinë e ndershëm ne mjerim e vaj, 
Tek lutet i përulur, zemervrarë 
Dhe ndihmë e shpresë pret nga maskarai.

Problemi është se bashkë me vjeshtën e dimrin vijnë shiu dhe dëbora..

Tani qe zv/drejtor per lojrat e fatit u be si shperblim djali i ish spiunit te sigurimit dhe gazetarit gjobevenes te Fiks Fare Filip Cakuli, me mire do behet. Kam Besim. Gjalle jane bilbilenjte, gjalle.

Vrasje e plagosje perdite, ku jane premtimet per rend te Rames e atij tjetrit qe eshte minister rendi e me vjen ndot ti ze emrin?

Rama tha qe mos prisni shume, qofte edhe per rendin. Sdo tia merrja per te madhe per ato te tjerat kete, por per rendin!!! njerezit vrtien cdo dite ky thote mos prisni shume megjithese premtuam luge floriri.

Eshte shume ecuditeshme kur lexon Poetin qe na ka prure LefKOPEJA si rrisi , sepse te kujton thenien e Vjeter 

Ne Fytyren e te Vdekurit Qimet vazhdojne te mbijne dhe rriten "

Vertete Babasqapi me Jozefpercken u shporren si kufoma politike , po Poeti  nuk ka dite qe nuk mbin qime nga nje qime nga fytyra e tyre .Nejse mo qarri Xhibit ! Do thush ti qe Poeti nuk eshte Lesh po Qime .Po dhe Populli nuk e ka nxjerre kot fjalen gjithperfshirse "lesh me qime " smiley

hej po cakuli sikur lu vete rulete????

paska lon lesht ne kumar cakuli sic duket. dhe borxhet paska per tja paguar i biri ne ate pozicion.

kaja nonen

 

Lojerat e fatit duhen zhvendosur jashte qendrave te banuara.
 

Nuk te quan njeri komunist po bere kete.

Atehere kane per tu zhvendos banoret e qenderzuar jashte qendrave te banuara drejt lojrave te fatit si ne shkretetire Las Vegas.

Le te shkojne.

Rri urte se vjen Beluli me ndonje batute filmi real-social tip:

Do te pershkojme shkretetiren amerikane gjeneral si çifutet ne Babiloni!

shum acarim vje nga shqipnia. e shof neper komentet luftarake ktu. kaq keq esht atmosfera atje, mer?

Une isha ne Shqiperi,dhe pervecse lojrave te fatit,qe sme pelqyen qe ishin ne mes te qyteteve,per shumicen e gjerave shqiptaret ankohen kot.
Nese kjo qeveri zgjidh dhe problemin e spitaleve dhe mbaron rruget e qeverise se kaluar,atehere une nuk shoh ndonje ndryshim mes Shqiperise dhe vendeve te tjera te Europes.

Shqiptaret duan te gjithe te jetojne si tek filmi Dinastia apo Dallas,prandaj vetem ankohen.Shumica e tyre jeton si ne ose me mire se une e se ty qe kemi mbi 10 vjet ketej.

Nese shqiptaret te ankohen per sherbimin shendetesor mund ti besosh,po nese te ankohen per ndonje gje tjeter,mos i beso ose merri me rezerva ankesat e tyre.

t njeten gje vura re dhe une .

Paskeni shume ngjashmeri ne te vena .smiley

Jo, Rama thote qe Shqiperia eshte si vendet afrikane, e shkaterruar, ne krize, ne borxhe etj. Etj.

tani kush genjen, ti apo Rama?

Po qe se dikush thote qe shqiperia nuk eshte ne krize, genjen shqeto fare. Keshtuqe, megjithese nuk e mora vesh kujt po i drejtoheshe, ta konfirmoj qe genjen dhe qe rama ka te drejte

s'e di. shpesh komentet qe vijne qe aty jan gjithe helm dhe degjenerojn periher ne nivel personal dhe marrje erzi. kjo trego hardallosje. por mund te jete biased kampioni.

Cimo, hardallosja eshte karakteristike kombetare e jona. Nuk i shef kta te tjeret ti qe kane nga 20 vjet qe jetojne ne boten e qyteteruar dhe vazhdojne te jene t'hardallos akoma? Malarje mer bab, po t'zuni iher aty e ke mikrobin gjithe jeten smiley

s'ka nevoje fare, kap i koment, po qe se deri te rrjeshti i dyte nuk ka kalu ne te shame direkte per ty, ose s'ka virus, ose e ka ne inkubacion smiley

smiley

ps. a ti qish nonen ati bill gejtit, thuj, qe na sjell ne te njejtin spot me lloj lloj lamashesh. do s'do, aty i ke halete! smiley
 

E thone bb. Kujt ti besoj tani, ty dhe Rames apo bb? ramen e njohim, po edhe ty te njohim. berllok me dy rreshta ne peshk je prandaj ste merr kush seriozisht.

Krize do te thote qe ekonomia te shkoje ne minus, ne kemi rritje tek aty 1.7%.

krize do te thote mbyllje biznesesh dhe shtim i papunesise, ne nuk kemi asnjren nga keto.

krize do te thote te kesh borxh sa ai i Greqise, Iralise apo Spanjes, ne nuk e kemi kete.

a po kalon veshtiresi Shqiperia per shkak te krizes se vendeve qe kemi marredhenie te medha ekonomike me to? po, por kjo sdo te thote qe eshte ne krize, ne krize do te fuse Rama qe te vjedhe sa me shume. ketu do jemi dhe do shohim, skenari papandreu edhe per Ramen duket ne horizont.

Krize do te thote ... A ke kater vjet kohe qe te ta shpjegoj?

Une isha vete e pashe me syte e mij dhe sme genjen dot as Rama as njeri.

E vetmja gje qe duhet te rregullohet atje jane sherbimi shendetsor.Po u rregullua ky dhe mbarojne projektet e qeverise se kaluar( qe do te mbarojne sepse kane nisur),ska me gjera madhore per tu rregulluar atje.

Shqiptaret jane mesuar te ankohen.Disa me thoshin skemi buke dhe pas 5 min i shikoja qe ngisnin Benz.

Te varfer do te kete se ka dhe ne Suedi dhe ne Amerike te tille,por ata nuk jane pasqyra e vendit.

 Ku ishe te mer, ke Blloku? Te varferit nuk jane pasqyre evendit-po kush jane ai 5% i te pasurve? Ne fakt ke te drejte, te varferit jane edhe te padukshem. Po ato kronikat ne emisionin "Shqiperia tjeter " i ke pare? I ke pare sigurisht por per ty eshte normale te kete njerez qe vuajne per capen e bukes.

Vetëm në 4 vite, 30.000 shqiptarë kanë prekur e vuajtur varfërinë. INSTAT për herë të parë publikon të dhënat paraprake për nivelin e varfërisë ne vend, ku shifrat i referohen periudhës 2008-2012.

Nga 12.4% që ka qenë varfëria 4 vite më parë, tashmë ne vend ka shkuar 14.3% pra një rritje me 2%.

E vetmja gje qe duhet te rregullohet atje jane sherbimi shendetsor

smiley

Kur degjoj fjalen "kazino" kam nje alergji pathollogjike,mjer' kush behet vartes i saj ,ky rast eshte  mjerimsmiley

Po patjeter qe duhet te jete ne krize. Ndryshe si do ta nxjerri Rama nga kriza. Self fulfilling prophecy - tha. 

Epo ketu duhet te kesh dy bythe... nje per ta ça dhe nje per ta mbajt me kry ato nevoojat fiziolllogjike... Nuk jemi ne krize thote zotnnia... dhe qe te gjithe qe flasin o jane trapa nga ekonomiaa o jane teleshmene, o jane kaq te infekktuar saqe sklepat qe u kane zene syte nuk i lene te shohin me llarrg se ai murrtaja qe ua ngjiti kete semundje... Njeri thote se ne nuk e kemi buxhhetin sa italia apo greqqia, tjetri thote qe nuk po mbyyllen bizneset, nje tjeter po thote qe kafenete jane plote dhe keto jane tregues te qenies jashte krize... Nuk e di, por me duhet t''ju rikuujtooj ate fabulen e fammshhme te La Fontenit me ate gomarin qe po i hante te prasmet ujku, dhe ikte e thoshte.... ishallah jam ne ender.... O njerez... Po ku ka krize me te madhe se sa te marresh mesatarisht 200.000 leke ne muaj (te vjetra).... dhe mos shikoni administraten e cila pjesa derrmuese rreth 70% e saj merr ne dore diku tek 350.000 lekesh... A mund te me thoni, se si jetohet me kaq pak para...??? Apo me 30.000 leke ndihme sociale per te papunet...???

Bejini vete lllogarite, kur nje kg miell eshte 1 $, nje kg. vaj gatimi 2.5 $, nje kg. mish 9 $..nje kg. sheqer 1.8$ nje kg. oris 2$, nje kg. fasule 2.5 $, nje kg domate (sot) 1$, specat 0.6$ qepet 0.8$ e ku di une tjeter... ku nje fature minimale e energjise shkon ne 25-30$ muaj, e ujit 20 $ muaj,  Ai beni dot llogarite o njerez...??? ne nje vend ku benzziina apo nafta shkone ne afro 2$ litri, kur ne ShBA, po kaq shkon gallloni, a e mendoni pak...ka apo nuk ka krize...??? Ore ne nga kjo qeverrisje muti keto 20 vjet gjithmone ne krize kemi qene, e ju thoni qe nuk jemi ne krize.... Nuk di se ke quani krize ju... se me keto mend qe keni, as Greqia nuk eshte ne krizze, jo, ore jo, e vetmja gje qe behet ne Greqi, eshte thjesht rritja e çmimeve, asgje tjeter, e pra kjo eshte kriza, edhe ne ShBA, ketu referohet kriza ne rritjen e çmimeve... atehere perse nuk qenkemi ne krize ne...kkur nuk e ngopim nje here barkun me buke...??? Ore per ne rrofshin ato reminittanccat ose thene me thjeshte ato parate e pista se ne do te kishim ngrene me kohe njeri tjetrin....

parate e pista po se po  , taksa s'paguani, , shtepine e keni tuajen s'paguani gje , inshurance makines muaj per muaj i paguani gje ??  jo   smiley ,

i keni i keni ca avantazhe per te mos henger koken e njeri tjetrit

I dashur Alidems. Me vjen keq, por ia ke futur kot.

Shqiperia nuk eshte ne krize! Ketu zoti Bode ka shume te drejte. (pa ironi kjo).

Me lejo te te shpjegoj. Ti ke blere nje Mercedes te bukur, ose edhe nje Fiat Punto xhanem. Dhe je duke shkuar per ne Durres, qe te hash nje peshk, meqe eshte fundjave. Dhe per dreq, atij Mercedesit (ose si zakonisht, ajo dreq Puntoje) te prishet, dhe nuk leviz per qamet nga vendi. Kjo eshte krize.

Tani mendo, qe ne garazh ke skeletin e nje Volksvageni psh, qe ti ia ke shitur  per pjese kembimi te gjitha pjeset motorike dhe xhenerike, e madje edhe kolltuket me gjithe kroskot. Pra, vetem skelet. Atehere besoj, se ti nuk do habiteshe sikur kjo "makina" te mos ndizej nqs doje te shkoje ne Durres, apo jo? 

Te te lere makina ne mes te rruges, eshte krize i dashur Alidems. Te mos kesh makine, nuk eshte krize, eshte fukarallek.

Çudi e madhe..

Ej Kaviro, sikur kena lon i muhabet pezull bashke me duket...???

Po, dhe te kerkoj falje qe te kam lene varur. Shume shpejt do e mbyllim.

smiley smiley smiley smiley smileyBejini vete lllogarite, kur nje kg miell eshte 1 $, nje kg. vaj gatimi 2.5 $, nje kg. mish 9 $..nje kg. sheqer 1.8$ nje kg. oris 2$, nje kg. fasule 2.5 $, nje kg domate (sot) 1$, specat 0.6$ qepet 0.8$ e ku di une tjeter... ku nje fature minimale e energjise shkon ne 25-30$ muaj, e ujit 20 $ muaj,  Ai beni dot llogarite o njerez...??? ne nje vend ku benzziina apo nafta shkone ne afro 2$ litri, kur ne ShBA, po kaq shkon gallloni, a e mendoni pak...ka apo nuk ka krize...??? Ore ne nga kjo qeverrisje muti keto 20 vjet gjithmone ne krize kemi qene, e ju thoni qe nuk jemi ne krize..

Te gjithe sjane ne rregull atje. Familjet shqiptare ( si ky rasti me siper) por dhe qeveria. Puna e ketyre te ashtequajtura kazino apo lojra fati shume mire mund te kontrollohen nga shteti. E para moslejimi I moshave nen 21 vjec - kategorikisht e ndaluar me ligj ( ndryshe do vihet para pergjegjesise ligjore dhe ato qe I lejojne te luajne atje, e njejte me konsumimin e duhanit/alkolit), dhe tjeter transferimi I ketyre qendrave- larg  zonave te banimit. Ne lidhje me kete rastin me siper- adoleshenti 15 vjec arrin ti nguli thiken te jemes, kam vetem nje fjale; monster! kjo mamaja shtepiake ( ca ben ne shpi ajo gjithe diten ??!) paska rritur nje monster, kriminel. 

Gabim, duhet ti kishe rënë tek e tek, pastaj dy të kuqe e një të zezë. Roma sonte del dysh, Juve nesër del njësh dhe Fiorentina barazim..Koificente koti, s'e kuptoj se përse Totenham e kishte 1.65 dhe Borusia 1.35..

...Vetëm në 4 vite, 30.000 shqiptarë kanë prekur e vuajtur varfërinë. INSTAT për herë të parë publikon të dhënat paraprake për nivelin e varfërisë ne vend, ku shifrat i referohen periudhës 2008-2012...

 

O spiritus,po  sipas INSAT edhe Edi Rama del I varfer se 3 mije euro ka ne llogari.
Gjysma e njerez e ne Shqiperi nuk deklarojne te ardhurat ti thua INSTAT.
Jo mo zoteri nuk isha ne Blloku por ne Korce ,Pogradec,Elbasan dhe pak ne Tirane .
Perse ore kaq budallenj na dini?
Shko hypi Benzit e ankou ketu se ske buke hash.

 

Keta pordhacet me flamuj te huaj jane qesharake dhe kane mangesi nga djenjat njerezore kur ju tregojne atyre me flamuj shqiptare qe ne Shqiperi nuk ka varferi dhe jetohet mire. Perfundimisht keta lloj speciesh nuk kane me shprese dhe duhet urgjentish te kthehen te jetojn ne shqiperi qe te behen njerez.

Nese ende mendohet qe per "shqiptaret" per fryme mjafton 1kg buke te thate ne dite dhe nje pjate fasule, eshte marrezi. Keta ende mendojne se Shqiptaret jane po ata te 1990 dhe gjithmone e barazojne varferine ne ato nivele dhe ju duket cudi qe dikush mund te kete nje makine dhe te quhet i varfer apo mos ti dale llogaria per ushqime bazike, per naften apo per kujdesin shendetsore dhe arsimore.

Nuk arrijne te kuptojne qe pikerisht eshte varferia ajo qe i kthen njerezit ne disa raste ne ekstreme si p.sh. te kesh makine dhe jo te kesh mundesi ta mbash, te mos kesh para ne banke apo kursime e te rrish gjithe diten ne lloto.. keto jane dukuri te varferise, ndikimet e saj ne shoqeri.

Tu besh morale njerezve nga disa gjera qe ju vete aty ku jeni e jetoni i quani "necessity" eshte e pa kuptimite. 

 

 

 

 

 

 

Do ishte me interes qe rinia aty te bente ushtri te detyrueshme siç bejne ne disa shtete, nddonse jane antare te Natos. 

Po ku ka lek ushtria, mor pjer,  me mbajt me buk gjith rinine shqiptare.

Keto jane pasojat qe brezi i ri prap po del i demtuar.

Edhe ky adoleshent e di shume mire se nuk ka per t'u denuar fare

Edhe ky adoleshent e di shume mire se nuk ka per t'u denuar fare 

Nuk besoj qe ky 15 vjecari e ka mendu kaq gjate kur ka plagos te amen. Ky si shum te rinj te tjere jan pjese e viktimave te kumarit, dhe fatkeqsisht futen ne kete qerthull pasi nuk rrespektohet ligji, i cili nuk i lejon personat nen nje moshe te caktuar te marrin pjese ne lojra te tilla.

Kurse une mendoj, ne baze te ligjit universal edipik eros-thanatos qe te jep gjithnje mundesine dhe lirine e kryerjes se dy puneve, se do te ishte me mire qe ky djali t'i bente mamase se tij (qe zakonisht i takon t'i behet atit) ate punen tjeter qe i shkon per shtat mamase. Do t'i kishte dale me mire, nuk do te kishte pune me ligjin, dhe do te kishte bere me teper qef.

Megjithate duhet me pranue qe halle halle dhe qefe qefe eshte kjo dynja.

muhabet koti, pse duhet me i mbyll lojrat e fatit????

njerez idiot . lojra fati ka ne cdo vend. Po i mbylle , nuk do luajne njerezia? perkundrazi do i lesh ne dore te kriminalitetit te rruges dhe me keq ka per tu bere.

bixhozi, kurvlliku, spiunllike e ca te tjera jane nga veset me te vjetra ne bote. nuk kane per tu hequr kurre.  i vetmi sherim eshte kontrolli mbi to. dhe kontroll nuk do te thote ti mbyllesh.

varferia eshte sebepi i fatkeqesive , jo lojrat e fatit. sepse jemi te farfer kete e dime vete sepse votojme sali berishen dhe ilir meten.  e ca me pak ramen. kur te fillojme te votojme parti te tjera ateher flasim per varferine perseri. 

 

Provat empirike flasin ndryshe... pra qe duke i mbyllur, mund te ulesh nivelin e perdorimit te tyre. Ose te pakten duke i taksuar aq shume sa te konsolidohen e pjeserisht te mbyllen vete. Taksa per mua ka me shume kuptim se cdo gje tjeter, pasi nga ana e qeverise nuk eshte asgje me shume se pagese e barabarte nga ana e ketyre bizneseve me demin qe krijojne.

provat empirike , edhe pse me duket term pa kuptim , po pak rendesi ka kjo,  per mbylljen tregojne qe  te gjitha keto kalojne ne ilegalitet dhe vazhdojne punen dhe do jene burim kriminaliteti ne cdo vend te botes. tani shqiperia jone e dashur i ka realisht me shume se gjysmen e ketyre sallave ne gjendje ilegaliteti, si biznese te miqve te afert te Berishes ( lumneshi & Co) sikurse dhe LSI(bezhani etj). dmth po i hoqe fare nuk arrin rezultatin qe kerkohet , pra te keqiat sociale. kontroll online dhe zbatim ligji, pra te mos kete salla ilegale .  me kalimin e kohes fdhe forcimin e kontrollit rrit taksat dhe fillon zhvendosjen e tyre ne vende me te izoluara. po qe ne kendveshtrimin tim asnjera ska per te ndodhur. me e pakta qe shpresoj te ndodhe eshte zvogelimi i sallave te paligjshme, nje ulje taksash qe te hyjne ne sistem , si dhe kontroll online.

Eshte shume e shemtuar, ne cdo cep rruge nga nje apo me shume minikazino.

asigjo sdo behet bile do shtohen, se ne bilancet e tyre eshte zeri : TND = Taksa Nen Dore

Lojrat e fatit ne shqiperi jane bere nje gangrene e madhe dhe veshtire se do te permiresohet gjendja gjithsesi ka nje kulture te pergjithshme rreth lojrave te fatit edhe ne Europe si ne qendra te medha, metropole si ne periferi si dhe lojra fati online qe njerezit i perdorin, por atje eshte e kontrolluar kurse tek ne eshte nje katrahure e vertete, njerezit duhen te orientohen ku te luajne si te luajne, kazinote duhet te monitorohen, si neper qytete ashtu dhe online.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).