Dëshira e madhe e shqiptarëve për ta parë talentin e Manchester United të luajë për Shqipërinë duket se është shumë e madhe. Gjigandi sportiv, SKYSPORT, nisur nga fakti që disa kombëtare e synojnë numrin 44 të United, ka hapur një sondazh ku votohet se cilën skuadër do të zgjedhe Januzaj.  Nisur edhe nga thirrjet që janë bërë në rrjetet sociale, Shqipëria tashmë ka kaluar Anglinë, e cila deri para pak orësh kryesonte. 

Kroacia 1% 
Shqipëria 46% 
Anglia 26% 
Belgjika 24% 
Të tjera 2% 

163 Komente

Une votova per Angline,jo duke pat parsysh propabilitetin,po deshiren time.Le te kemi nje shqiptare, me nje kombetare te madhe! smiley

vari lesht sondazheve te internetit se nuk pine uje!
une deri tani mendoja dhe besoja qe ky do te zgjidhte Shqiperine per arsyen e thjeshte se me Belgjiken a ndonje kombetare tjeter nuk eshte se do te arrinte ndonje sukses kushedi te madh ne karrieren e tij.. por tani qe u fut edhe Anglia ne pjese, besoj se do te zgjedhi Angline.

Belgjika e ka kombetaren shume me te mire se ajo e anglise.

per momentin.., po   Belgjika, ka nje grup te talentuar lojtaresh dhe po ecin mire..   por qe te thuash ''shume me te mire'' se ajo e Anglise,  prape me duket  e ekzagjeruar..   e di ti se sa vjet kane belget qe nuk arrijne te kualifikohen  dot per ne Europian apo Boteror??

p.s  belget e kane ftuar disa here Januzaj   per te luajtur me kombetaren e tyre keto muajt e fundit, por ai nuk ka pranuar..smiley

Të zgjedhë kë të dojë vetëm Shqipërinë jo, unë mendoj se do i shkatërronte karrieren. Anglia? Sigurisht që një nacionalitet i madh dhe me peshë në fubollin botëror s'do mbetet për këmbët e Jonuzajt..

Belgjika mendoj se do jetë zgjedhja e tij.

Të zgjedhë kë të dojë vetëm Shqipërinë jo, unë mendoj se do i shkatërronte karrieren.  e pse do i shkaterroka karrieren shqipria? ai nuk do vije me loz me partizanin, flamurtarin apo kuksin, prap se prap me M.UNITED do lozi. Me kombetare nje lojtar loz a nuk loz gjithsej 10 ndeshje ne vit, dhe kombetarja nuk asht karrier, po deshire. po te ishte ashtu ronado duhet te kishte ik te brazili se me portugaline kurr nuk do te fitoje boteror apo europian.

Per fatin tone ka nje prob te madh Anglia. Ai duhet te prese 5 vjet qe te mund te luaje se eshte afati kohor per te marre pashaporten angleze (5 vjet te jetoje atje si mazhoren). Plus qe nuk besoj se Anglia e ka kaq te domosdoshme ta marre ne kombetare sa te thyeje rregullat.

Belgjika ka bere ekip te mire dhe me shume gjasa do kualifikohet per ne Boteror. Kjo eshte ajo qe mund te shtyje Januzajn te zgjedhi Belgjiken. 

Sa per karrieren, o Gime, mos ja fut kot se nje lojtari te Man U, nuk i rruhet per cilin ekip kombetar luan. Se as me Belgjiken as me ne nuk do shpallet kampion bote. Edhe pjesmarrja ne Boteror nuk e ndihmon shume per karrieren se te garantoj une qe shofin shume here me shume njerez Man U- Chelsea, se sa Belgjike - Keniugandatanganika

Megjithate ka akoma pak shprese qe Januzaj te beje zgjedhjen e zemres, pra SHQIPERINE

Me sa po shikoj ata dy golat fantastike paskan qene si mallkim dhe mund ti shkaterrojne karrieren. Une besoj se per nja 2vite Januzaj nuk do te zgjedhe asnje kombetare dhe do ti perkushtohet ManUtd  smiley

Si mund te ja skaterrojne karrieren keto dy gola? Shpjegoje pak.

Manchester United ai mund t'i kushtohet deri ne fund te sezonit, se i mbaron kontrata ne fund te ketij sezoni, dhe tani per tani u paguake shume pak, nje Berahino qe ka bo me shume gola se ky, u paguake £850 ne jave. Dhe sipas radio sport Adnani mund te shkoje te Man City ose Real Madrid.

Sa per Angline, FA do me e marre, por lojtaret e national team jo, dhe as mileti!

Keshtu qe i ngelet Belgjika ose Shqiperia, dhe komentatoret e futbollit i japin me shume shance Shqiperise 

Nje shembull,nje emer : Ryan Giggs !!!

Une i uroj te zgjedhe Angline dhe te dale atje sa me faqebardhe! Po edhe Belgjika nuk eshte zgjedhje aspak e keqe. Ndersa ai i Shqiperise eshte propozim i sforcuar, per nje djale si ky qe eshte rritur ne Belgjike dhe me shume te drejte e konsideron veten pjese e asaj shoqerie, ndonese pa mohuar origjinen shqiptare dhe Shqiperine, si atdhe te prinderve te tij. 

Rasti ne fjale na fton gjithashtu te reflektojme, si shoqeri, per temen interesante dhe delikate te perkatesise se femijeve te emigranteve tane neper bote.

Une personalisht mendoj se eshte mese e drejte qe ata ti perkasin totalisht dhe pa rezerva kontekstit te ri kulturor dhe gjuhesor ku jane rritur, padyshim duke ruajtur ne zemer nje vend te vecante per Shqiperine, vendin e origjines se tyre. 

Me duket nderkaq gabim trashanik konsiderimi i kesaj kategorie personash ende si 'tanet', ne kuptimin me te gjere dhe gjitheperfshires te fjales. 

+100 Obi. Ky eshte detyrimi i tij moral kundrejt nje vendi ne te cilin u rrit dhe ju dha mundesia te zhvillohet si futbollist.

Lerini keto detyrime morale arto, se si detyrim moral primar ka ate kundrejt vendit qe i lindi e rriti baben, nga koqet e te cilit ky doli triumfator. smiley  

Arsyetimi 'me koqe' i ve perhere kapak

ke nje qasje te gabuar persa i perket koqeve...

Athere ju kerkoj te falur, ty edhe kategorise ne fjale

Nese arsyetimi i 'koqeve' ste pelqen atehere c'fare na qenka keto detyrime 'MORALE' ndaj vendit qe te pret? Pse apo ja kane pritur prinderit me tapet te kuq atje ne Belgjike? Po Anglia c'ne? C'fare detyrimi i ka? 

Ku e di se nuk e kan pa me sy tjeter ne Belgjike? Sidomos duke qene qe mezi ja thone emrin/mbiemrin pik se pari. Ne psiqiken e belgut apo anglezit ai eshte i huaj dhe pik. I vetmi kontekst i realitetit te tij dhe shume te tjereve eshte ajo e emigrantit te adaptuar ne vend te huaj, kaq. Jam dakort qe kombesia eshte nje rastesi fizike dhe nocion absurd ne shume aspekte POR ama dhe ky djali nje LESH u ka detyrim moral atyre. 

Pse apo ja kane pritur prinderit me tapet te kuq atje ne Belgjike?

Kosova mos e percolli me tapet te kuq? Apo ngaqe ishte shume mire ne Kosove iku ne Belgjike? E shikon qe e njejta logjike mund te perdoret mbrapsht?

Jonuzi te zgjedhe ke te doje. Ma do mendja qe shumica e jone do kishim deshire te luante per Shqiperine po edhe nese nuk luan, s'kemi te drejte ta quajme tradhetar. S'me kujtohet qe e quajti njeri tradhetar ate djaloshin qe luajti volejboll per Ameriken ne Lojrat Olimpike - madje krenoheshim me te.

Jo mo vlla, nuk mund te perdoret mbrapsht. 

Mesazhi im kundershton iden e detyrimit MORAL qe na valvitet para hundes. Jo po mos ja dha edhe talentin Belgjika me injeksion atij. Nuk eshte pune per tradhtar apo patriot por me teper botekuptimi dhe kjo si teme eshte nje cik delikate sidomos ne evrope ku duket se ka ndjenja te forta nacionaliteti. 

Kosova s'kish tapet te kuq, gjemb. Po lopet e Kosoves ja rriten nen e bab edhe realiteti eshte ky qe eshte; i jati eshte shume i lidhur emocionalisht me Kosoven. 

Lojtaret angleze tani po thone, jo s'duhet te luaje, se te jetosh ketu 5 vjet nuk te ben anglez. E kupton tani qe ai muhabeti i koqeve shkon nga shkon dhe del prape mbi uje? 

S'kam thene kund se Adnani i ka detyrime ndokujt, shqiptar apo belg!

Mendimi im eshte qe kudo qe tja doje zemra te luaje eshte mese ok!

100% dakord. Zakonisht jane vendet e prapambetura (shqiperi, turqi etj) qe i bejne thirrje emocionale emigranteve te lindur jashte.

Anglia i beri korte per skuadren kombetare. Januzaj ka me pak se dy vjet qe jeton ne Angli. Kur te mesoni ju marifetet e te "civilizumve" qe aq shume i lakmoni ata do kene levizur ne stadin tjeter te zhvillimit.

Obo une e di qe ti dhe Lubonja doni me riformatu boten, dhe po te them nje fjali te Albinit me qe e formuloi shume bukur pergjigjen per kete kosmopolitanizmin dy-leksh.

"Une mund ta dua nje shoqeri pa kufij e kombe, por nuk e them dot kur do ndodhi kjo. Sidoqofte mendoj se qe kjo te ndodhi duhet si fillim qe te shbehen kombe si Kina, Amerika, Rusia, Gjermania, Franca e me rradhe. Pastaj andej nga mesi na vjen rradha edhe ne. Deri atehere une them te punojme per te forcojme pozicionet tona duke u bazu te identiteti kombetar."

Kshu mer Obo, nuk jetojme ne boten e cudirave (te bukura), por ate te kombeve dhe "luftrave" midis tyre. Ne kete bote cdo njeri me origjine shqiptare qe ka mundesi te jape dicka per kete komb, eshte mire ta beje. Biles duhet punuar qe gjithkush te bindet ta beje. 

Mbaj mend debatin qe u be kur u zbulua si talent Higuain. Francezet fillune nje fushate te papare mediatike qe ai te luante per Francen. Ngelen edhe shume te zhgenjyer sepse ai zgjodhi Argjentinen. E pra Higuain eshte argjentinas dhe ka lind ne France se i jati luante per Brest. Aty ka jetu vetem 10 muaj dhe nuk flet asnje llaf frengjisht. Pra Franca qe eshte na 70 milione banore plus ca qindra milione afrikane frengjishtfoles qe mund t'i perdori si rezervuar talentesh, insiston kaq shume per te marre nje talent qe ka nje lidhje rastesore me Francen (dhe te gjithe robt e deshironin nje gje te tille ne France. Kurse ti na thu qe ne as mos t'i konsiderojme per shqiptare femijet e emigranteve tane. 

Sinqerisht eshte postimi me kot qe kom lexu prej teje.

Tashi, komentet mund te jene nganjehere edhe kot, se njerez jemi. E thene kjo, komenti jot eshte shume interesant dhe do te te pergjigjem ne te dyja rrafshet ku e shtron ceshtjen, po neser se tani jam pergjumesh (jam zgju heret...).

 

 

Filozofat Shqiptare te internetit qenkan bo me te zgjuar se Anglezet. Anglia i merr dhe i perdor si Anglez lloj-lloj njerezish dhe talentesh edhe pse kane shume pak lidhje me Angline, ose hiq, si ne rastin e Januzaj qe FA do me e marre.

Ti me nick Afrikan duhet me e dite qe shume Afrikane zgjedhin vendet e Afrikes (qe kane shume me korrupsion ne football se Shqiperia, dhe me cope-cope) dhe jo Angline!

Mua me duket (shume) trashanike thirrja qe di kush me gjak Shqiptar te zgjedhe Belgjiken ose Angline para Shqiperise!

Zgjedhja dhe zgjidhja logjike eshte Shqiperia. Nese eshte i atij kalibri qe te coje nje skuader perpara, ose dhe ta ndihmoje te eci perpara, kjo do ti vihet shume me shume here re me Shqiperine se sa me Angline (qe nuk ka shanc te fitoje ndonje botror per 20 vitet e ardhshme gjithsesi smiley ) ose ate venin tjeter qe po ta gugllosh se per ca njifet, mes te tjerash (wafllave dhe brasell sprautsave) te del dhe kjo "Its very boring national football team "

Belgjika ka super-skuadër për momentin. Shumë herë më të mirë se Anglia.

Skuader ka, po s'ka komb. smiley

qenkan toskë siç duket.

Ndoshta ishte koha e kombetareve asokohe,por lojtare te kalibrit si Hagi,Stoickov,Shuker,Wea apo ndonje tjeter qe s'po me vjen ne menje,nuk moren gjithe shkelqimin qe meritonin,vetem se nuk kishin nje kombetare te hajrit,per mendimin tim.

O Pjetër, mungesa e një kombëtareje të hajrit nuk i la gjë mangut Garreth Bale-it kur kaloi për 100 mil te Reali. Shqiptarin nuk e bën pasaporta shqiptar siç e bën belgun. Shqiptarin e bën shqiptar gjeni dhe gjuha, prandaj Adnani nëqoftëse dëshiron të ndjehet vërtet i nderuar duhet të zgjedh kombëtaren e gjakut të vet.

Belgjika, e lindi, e zbuloi, e rriti si futbollist. Ndjenjat kombetare s'kane te bejne fare ne kete rast. Shqiperia para se te kerkoje talentet, qe i kane zhvilluar te tjeret, le te ndertoje ca fusha per te qene, e te pakten nje stadium brenda standarteve.  

E si u luaka për një "kombëtare" pa ndjenja kombëtare or ti shoq. Pa ndjenja kombëtare ai luan për MANU.

A juve ju ka bo prajmministri anglez tgjithve.

Per Shqiprine mer te luj çuni. 

Robt kan lon lesht e dhon jeten per ket vend, patjeter qi ky mund te sakrifikoje tu vrapu 90 minuta me breke te kuqe neper fushe.

Hiqeni Shqiperine nga lista. Per hater te prinderve I bie ta bej, luaj. Nope, nuk ka per te ndodh smiley . Midis Belgjikes dhe Anglise, le te zgjedhi Angline. meqe Shqiperise ja vura vizen. Lol 

Nuk besoj se ka zgjidhje me te mire se sa per hater te prinderve. Me ja plotsu deshiren babes qe te ka ndjekur qe 5 vjec, qe i ka dedikuar jeten karrieres tende dhe qe ka shperngulur familjen per te te ndjek hap pas hapi eshte me e pakta qe mund te behet. Januzaj i ka borxh mendoj vetem prinderve; si ka borxh gje as Belgjikes e as Anglise, klubet ne keto vende kane pare vetem interesin e tyre.

 

Hej se ke keq. Me pelqeve. Argumentim bindes. Se tani qe po e mendoj prape dhe une fiksim e kam ta bej cunin - the best goalkeeper out there! Me perfaqsu Shqiperine 1 here per hater te tyre ja vlen. 

Lere moj cunin te behet c'te doje. na vdiqet ju prinderit qe projektoni ke kalamajt deshirat tuaja te parealizuara. smiley

Moj te projektoj endrrat/deshirat e mia ne sirtar I bie ta bej movie star smiley. pak stimulim duhet. Kur jane te vegjel nuk e dine as ato vete se cfare duan. smiley 

Po i gjuke Hollivudit, me duket. Rrote me rrote me Angjen e Zholive? smiley Bej shaka, por mua me shkrin im nip, kur ishte nja 3 vjec, e pyeta cfare do te behesh kur te rritesh, me idene e zakonshme qe thone femijet "pilot, futbollist" e ku di une. "Do behem kuzhiniel", me tha. U habita dhe si mosbesuese, se mbase ai s'e dinte c'ishte "kuzhinieli", e pyeta: "Po cfare ben kuzhinieri?" "Gatuan gjela te mila". smiley 

 

Po nipcja se ka keq ama smiley . Te jesh shef guzhine??!!! Oh my ! smiley

Prandaj them qe ata i dine vete gjerat e tyre. Kur te me behet nipcja kuzhinier, do me kene rene dhe dhembet, po ishalla po me ben ndonje mualebi. smiley

Jo mi, se ka ec teknologjia. Deri atehere do I kesh te bardha dhe si rruaza. smiley

C'ja ke fut kot!

Borxhin eventual prinderve jua ka shlyer duke arritur ne moshe fare te re majat e profesionit sportiv. U mbyll hesapi me ata.

Kurse sa per zgjedhjen e skuadres kombetare, ka vlere vetem dhe ekskluzivisht ajo qe ndjen ai vete; nese ja ndjen te luaje per Shqiperine shume mire, po aq mire per Belgjiken, ku perket me plot gojen, por edhe me Angline, qe mbetet zgjidhja me e arsyeshme, nen kendveshtrimin e interesave te karrieres profesionale. 

Po ca leshin thua me perkit ne Belgjike, Belgjika eshte nje shtet "mutt". Ne Belgjike edhe ata qe kane 3 gjenerata qe jetojne nuk kane asnje sens identiteti kombetar. Biles shkoj me tej dhe them pikerisht pse ka lindur ne Belgjike ky djale e ka te veshtire zgjedhjen,  te kish lindur ne ndonje shtet tjeter do ta kish me te lehte.

Pse duhet ta kerkosh patjeter identitetin tek koncepti i "rrenjeve te thella"!? 

A nuk mundet ai djale te perkase ne Belgjike, thjesht sepse shoket e klases, te lagjes, te ekipeve te moshave ku ka luajtuar ishin belge?

Per kaq ta kisha fjalen.

Ike or ti se nuk ja paske idene se per cfare fole! E di se shume refugjat Italie nuk jane patriota neper forume edhe ne jete te perditshme, thashe diku se m'u bone ves neper plazhet e Shqiperise ku flisnin vetem Italisht, pa pike turpi!

Nje Serb ose nje Grek shqipfoles kembengule si puna jote qe ky te mos luaje me Shqiperine. Dhe te ule idenditetin Shqiptar midis emigranteve.

Pse do ket sukses me shume ky po te luaj me Angline,Belgjiken,,dhe jo me Shqiprine?.Ketij i ka ardhur kerkesa per te luajtur me Shqiperine qe para 3 vjetesh,,kur luante ne Belgjik,,dhe i pari qe e evidentoi ishte Rudi Vata.Po te luaj me emra te medhenj do perfundoj ne pankine...

Angleze dhe ben shume, pasi do te kete shume me teper mundesi te fitoj dicka. 

 

Mundesite i ka 0 me Angline, per t'u kualifikuar po, jo per te fituar gjo.

Per mua mos ta zgjedhe Angline pasi qe do te jete i pari i huaj me origjine qe luan per kombetaren angleze dhe do te kete komplikacione. Me mire per Shqiperine, akoma me mire per Belgjiken. Ky ka lindur dhe eshte rritur ne Belgjike prandaj Belgjiken duhet te zgjedhe.

Ne qofte se do te bej hajer dhe te rritet si futbollist duhet te zgjedhe Belgjiken ndaj te ciles ka dhe detyrim moral qe e formoi si futbollist. Balgjika po behet nje nga ekipet me elite te planetit. Vetem nje here e kam pare te luaj dhe se di si do rritet si futbollist.

Nuk e ka formu si futbollist belgjika po anderlehti. Dhe anderlehti e ka shit qe 15 vjec plot 300 000 euro prandaj detyrim nuk i ka askuj, as belgjikes, as anglise e as shqiprise. Gigs fare mire mund te kishte loz per angline por zgjodhi Uellsin dhe prap se prap ka ba hajer si futbollist, po ashtu edhe bale.

Le mos u merr me to se qenka mbushe ppu me eksperte leshi qe flasin sipas oreksit te inferitetit, keq ardhjes qe kane lindur Shqiptar dhe jo Belg, Italian ose Anglez,

Le ti dërgojnë dhe ktij një peticion si atyre që luajnë me Zvicrën. 

Të luaj me Belgjikën se do bëhet kampion bote 2014

Belgjike. Skuader e shkelqyeshme e ne rritje.

Une i gjo nuk kuptoj; cne gjith kjo mbrojtje mos-perfaqsimit te Shqiperise? Shqiperia ka nevoje per cunin; cuni po ashtu ka nevoje per Shqiperi; ushqimi emocional qe do merrte nga ne nuk mund te krahasohet me urrejtjen qe mund te gjeje ne Angli apo Belzhik.  C&C*, ky eshte sportist i formuar, luan per ManU; nuk ka mo nevoje po stepping stone! 

Ky le te luj per ke te doje; une do doja te lute per ne. 

*Cuna & Cuca.

Po cfare ti kerkosh Bame te vij te luaj me ne kur ske stadium... Akoma perfaqesohemi me Stadiumin e 42' te fashisteve. Duka po Ben 15 vjet ne krye te federates dhe nuk ka ber nji fushe sportive te nivelit futbollit nderkombetar... Ku ka goje ti kerkoje lojtareve shqiptar neper bote ne emer te patriozmit te luajne per Shqiperine  kur ky vetem ka shfrytezu postin dhe as nuk ka ndermend te largohet pa dal ne pension.

Une jam Bama, jo Duka, dhe, ashtu si ty e denoj punen e Dukes se krimit. Une, si Bame do doja qe edhe ky te vije, edhe ne te ngreme minimumi nje stadium sagllam. 

une votova per Angline, djepin e futbollit boteror. Nese nuk do atje, le te shkoje e te luaj per Belgjiken, e po si pelqeu ajo, ka edhe Kroacine si gur te fundit. I uroj gjithe te mirat dhe fat sa me shume fat.

Pa shtrojeni pak më ndryshe problemin; psh Tifozat KQZ i kanë kërkuar lojtarve me origjinë shqiptare të mos luajnë me Zvicrën kundër  Shqipërisë.

A do të guxonte kush ti kërkojë atyre mijra e mijra djem e vajza shqiptarësh që janë shkolluar nëpër botë e punojnë si mjekë, inxhiniera, ekonomistë, artistë, etj(disa janë dhe ktu tek PPU; si puna ime pshsmiley)  të lenë punën e tyre dhe të vijnë të kërkojnë punë në Shqipëri dhe pse s'ka punë e pagesa është disa herë më e vogël në emër të "patriotizmit" apo dëshirës a ëndrës  së prindërve. 

 

Sikur nuk qendron... Nuk po i kerko kush te vije te luje per Peqinin. Ai leket i bo ke ManU. 

Ato pak para qe marrin nga kombetarja, anglezet, i dhurojne gjithsesi...

Ca krahasim koti e? Si nuk pertove qe e shkruajte. Se qe e mendove u pa puna. Ste ndihmojme dot atje. lol

Ti ose je tyc qe bo kshu pyetjesh ose nuk e ke idene e futbollit dhe ekipeve KOMBETARE. Per hater po supozoj kete te dyten dhe po te shpjegoj dy gjona. Ekipet kombetare nuk jane "puna" e nje futbollisti. Me perjashtim te ndonje premioje per fitore te rendesishme (kryesisht praktike e ekipeve te vogla), askush nuk paguhet ne ekipet kombetare. Te luash per nje ekip kombetar eshte nje detyrim moral dhe kaq. 

Nuk po i thote kush tradhtarve te Zvicrres mos luani me Bayernin, Napolin, etj, qe jane punet e tyre. Po i kerkohet qe perderisa mbani flamurin shqiptar ne kepucet me te cilat luani nuk ka senc te luani kunder ekipit KOMBETAR te shqiptarve (NJE KOMB NJE KOMBETARE).

 

.... smiley 

Te ishte ne dore teme une e kisha sjelle ne Shqiperi qy neser dhe do e kisha vu mrojts krahu se aty kemi nevoje. Imagjino hovin qe do merrte komtarja jone kur pervec sulmusave bojn gol ne mrojtsat.

te gjithe ata qe nuk duan qe djali te luaje per shqiperine ,jane ata qe qe u pelqen muc nanua,lubonja,shmidi ,njerez te shemtuar nga ana shpirterore qe kujtojne se xhaketa e kozmopolitit do tu fshehe gungat.

ne qofte se zgjedh angline ose belgjiken do te rreshtohet edhe ky ne grupin e afrikaneve qe luajne ne france apo belgjike me te cilet tallin menderen vendet respektive.

po te ket tru babai i tij, ai duhet te luaje per shqiperine. 

se per boten edhe kupen e botes po te fitoj, siç beri Zidane, ai do te mbetet po arab (i huaj). vendasit e vendit ku ai jeton, asnjehere nuk do ta identifikojne veten me te, siç dhe ai nuk e identifikon veten me ta.

i keni pare zviceranet, me pese lojtare shqiptare, stadiumin nuk e mbushin per te pare kombetaren e tyre, te mbushur me te huaj.

beri dy gola, te gjitha kombetaret e botes e duan ta kete te tyren, po sikur te binte ne burg ça do benin valle, mesiguri te gjithe do ishin te mendimit ta kthenin ne vend te tij pas burgut.

pra vetem per shqiptaret ai mbetet shqiptar, n'daç kur ben gol, n'daç kur ben burg. 

O profile, c'hyn truri I te jatit ketu ? Puna eshte ta ndjej vete ai. I merr vete vendimet ai ne ate Moshe. 

sepse sipas gazetave angleze, ai ben se çfare i thote i jati. mos harro qe eshte vetem 18 vjeç. 

per momentin i ka thene atyre te belgjikes (dje), qe nuk e ka ndare akoma mendjen per ekipin kombetar, prioritet te karieres ka vetem Mançesterin asgje tjeter.

pra kam shprese se ata te shtepise i ka njerez te zgjuar. se vete duket koke e zgjuar. 

nje lojtar si ky, neve do na fuste ne histori. 

se ne diten e sotme (ku duhet pune nate dite per te pas vetem pak drite), vetem dy gjera mund ta nxjerrin shqiptarin nga balta, sporti ose arti (ku talenti natyral eshte pothuaj gjithçka) (perveç mafies), asigjo tjeter (se nuk jemi bere per pune nate e dite ...).

cer vendimesh ke morr ti ne 18 vjec?

Tani ty sdo ti tregoj une stranger, po ti shume mire e di qe 18 vjecaret ketej behen indipedente ne ate moshe. Koncepti m shume, se nuk I detyron dot te bejne dicka qe se duan apo ndjejne. 

po familja e ka bere futbollist. e ka bile nga prapa vetes ne angli. keta do ja prishin dhe karieren po ashtu. 

a e di pse te huajt ne te njejtin zanat, arrijne me shume nga ne shqiptaret edhe pse talent kane me pak ?

ngaqe nuk e kane familjen nga pas. jane tamam indipendente. nuk pret gje familja nga femijte, po i leshon ne orbite dhe i le te lire te vazhdojne vete. 

Belgjika + 1

/Ai komb qe i ka dhene atij mundesine me u be futbollist. Aty ku buka nuk ka qene problem. Aty ku ka patur shtet social qe kujdesej per rrefugjat. Aty ku shteti eshte nga njerezit per njerezit, jo vetem per te zhvatur e vjedhur... Ai ka mundesi te thote faleminderit per keto gjera...

//Andej nga ke preardhjen eshte pordhe nacionaliste pa kuptim

Pu up pu ca mentaliteti. 

nuk eshte gje KOMB belgjika, e para punes. e dyta nuk e beri belgjika futbollist po talenti i tij, edhe po te ishte ne shqiperi apo kosove dhe te shkruhej ne ndonje klub futbolli do qe bere futbollist.

pune tjeter pastaj qe nuk do te perfundonte tek mançesteri. se shqiperia eshte fundi botes per anglezet, deri me belgjike ata hidhen per te kerkuar talente te rralla (ku i ke te gjitha nacionalitetet e ngjyrat e ylberit). pra s'kane nevoje me shku me larg.

Ok shtet dy-kombesh... mire komb nuk eshte por Shtet eshte ama... shtet si kurre nuk kishim pare ndonjeher deri sa na u hapen syte smileysmileysmiley

belget  e zviceranet e te tjera nacione kesisoji nuk duhen midis vetes (etnive te tyre) jo te duan te te tjere te huaj.

eshte krim te luash per ta, aq me shume kur nuk perfiton ndonje gje te madhe. ky i beri golat qe duhen, qe habiten angline dhe boten. nje kontrate prej floriri do e kete tani. per çfare t'i duhen kombetaret, qe shumica e lojtareve i perdorin vetem si trampolina kariere, si vitrina reklame,, dmth thjesht per te rritur rrogen.

keta (ky me babin e vet) po te kete mend as te babezitur nuk duhet te tregohen. se leket e shumta qe ne fillim do t'i shtojne presionin ne fushe, ose ne gjirin e ekipit. ata qe sot i ka shoke (sepse per momentin eshte me pagen me te vogel), do t'i kete neser rivale, dhe gozhda ne kepuce do t'i fusin. 

O sa mire me qene belg smiley

Mos qofsha ne lekuren e ketij djaloshi.Ne njeren ane shtypi belg,ne anen tjeter presioni i papare nga ana e bashkatdhetarve belgo-arnaut.Sikur te mos mjaftonte kjo,ne loje u fut edhe Turqia e cila kerkon Januzajn me arsyetim se gjysherit e tij paskan jetuar nje kohe ne Turqi.

Sikur Kosoves t'i lejohej kombtarja ..

"Tomorrow,tomorrow,I love you tomorrow.You're only a day away ... ♫♫ ♫"

Damned if you do, and damned if you don't. I prifte e mbara djaloshit se po te rrish te kenaqesh pritshmerite e botes, i bie t'ja kesh me hile vetes.
 

juve kosovaret e belgjikes  patjeter qe nje pjese e madhe doni te luaje me belgjiken, qe t'ju rregulloje biografine. 

Ah mer profil,sikur ta kisha mendjen tende,t'pakten per nje jave,e te pushoja pak.

Une sdi gjo se cin skuader do zgjedhi .

Asnjeri nuk di gje. U r not alone smiley

Nuk e kuptoj pse prisni qe ky djali te zgjedhi shqiperine. Mbase dhe e zgjedhe, dhe dicka e mire per ne, por nuk ka kuptim kur nuk eshte lindur ketu, nuk eshte rritur ketu, e nuk eshte zhvilluar si futbollist ketu. Dhe prinderit e tij besoj se duan qe ai te zgjedhi Belgjiken.

Dhe sic thone me te drejt disa ketu, nuk ke ndonje fitim te madhe ekonomik te zgjedhesh Beligjiken apo Angline mbi Shqiperine. Parat ai i bene tek klubi. Por, njeriu gjithashtu ka dhe ambicie, e eshte tjeter te luash ne boteror me nje super-ekip si Belgjika, e tjeter te mundesh nga Islanda ne balten e Qemal Stafes. Dhe Ozili nuk fiton para duke luajtur per Gjermanine, por cdo 4 vjet Gjermania eshte kandidat per kampion boteje kurse Turqia lufton per tu kualifikuar.

ai mund te lindte dhe ne avion ose vapor. po pastaj ?

Ok, po Belgjika boteror nuk do fitoi gjithsesi. Pra Topin e Arte po e fitoi, nuk do e marre nga kombetarja po nga klubi gjithsesi. 

Pse dua une qe te luaj me ne? Sepse jam a self-interested jerk, se dua te fitoj kombetarja per te cilen bej tifozllik. Kaq e thjesht eshte ne fund te fundit. 

Plus qe po erdhi ky, mundet qe te filloj te vijne dhe talente te tjera. Ne akademine e Schalke04, me e mira absolutisht ne Gjermani, ka nje super lojtar tjeter. Mbaje mend emrin: Dionis Avdijaj. Bashke me Timo Werner qe tani ka filluar te luaj me ekipin e pare te Stuttgart, kane qene dy lojtaret me te mire te kombetares gjermane U-17 vjet. Tani mbase Avdijaj me Gjermani mund te kete shans te fitoj boterorin, po gjithashtu ka per te luajtur ne nje periudhe te mbushur me talente per kombetaren gjermane. Gotze e Draxler nuk i kane mbush 21 akoma. Kshuqe sa hapesira do kete vertete te kombetarja gjermane? Nese sheh se Shqiperia me Januzajn fillon e luan mire, mbase i nderrohet mendja. 

Oh yeah, interesi jone eshte qe ai te luaj me ne. Ajo gje kuptohet... une thjesht mendoj se nga perspektiva e tij (dhe e kuptoj qe eshte e pamundur te di une se cfare ai mendon ), nuk ka shume kuptim te luash per shqiperine. Nejse, ne kemi patur lojtar qe kemi rritur ne shqiperi e na jane larguar (Gercaliu), e jo me ky.

mançesteri eshte vitrine me e madhe se kombetarja e belgjikes, e bile dhe ajo e anglise. pra ai nuk fiton absolutisht asgje te luaje me ndonje ekip kombetar.

e gjithe puna vertitet, qe ekipet kombetare te fitojne diçka prej talentit te tij. pra belgjikes po i dha diçka.

puna eshte qe ai akoma nuk i ka dhene provat per veten e tij. dy gola beri vetem, asnjeri nuk e di sa i afte do jete ne ndeshjet e tjera. nuk eshte talenti i pare, qe mbetet veçse nje flake kashte dhe asgje me shume. 

 

Muhametali, dhe po nuk luajti ( chances are he's not going 2) prape se gjykon njeri. E drejta e tij te luaje me ke I do zemra. Ku ka avantazhe me shume per te. Kariere dhe $$$$$$ me shumice. 

te bukur krahasim bere o Mete.. po ky Gerxhaliu qe thua ti, eshte kot fare.smiley    me nje llaf nje mbrojtes i zakonshem, ka me  10tra ne  Shqiperi te tille..
 

E vertete... but so what? Tani qe Vangjeli eshte (ku eshte??), e Dallku me zore vrapon, Agolli ne Azerbaiijan, mbase nuk do qe opsion i keq.

shiko, pare keto ndeshjet e fundit,  ne masen me te madhe,  nuk na erdhi e keqa nga mbrojtesit.. por nga mbrojtja si ekip!    dhe akoma me shume,   e keqa na erdhi nga loja  e dobet sulmuese qe ishte kaotike dhe pa fantazi..smiley

edhe ata qe luajne me gjermanine pa qene gjermane, gabim bejne, per mendimin tim.

bile po te shohesh reagimet e te huajve me te urte, ata i keshillojne keta te huajt te luajne me kombetaret e vendeve te tyre, po ashtu i keshillojne edhe te shkojne te punojne pas shkollimit ne perendim.

Epo hajde gjeje ca e ben dike "gjerman" e cfare jo. Ozil e Gundogan jane gjenerate e trete ne Gjermani, Khedira e Boatenget kane nje nga prinderit gjerman e te lindur vete ne Gjermani. Nqs kjo nuk te ben gjerman, nuk e di cfare te ben. 

Po ne fund te fundit zgjedhja e tyre. Edhe Sahin si keta eshte, lind e rrit ne Gjermani, produkt i akademise se BVB, lojtari me i ri ne Bundeslige. Ama qe 17 vjec e kishte te prere mendjen qe do luante me Turqine e nuk i ka tha kush gje. 

per gjermanet ata jane turq, dhe ketu mbyllet edhe historia.

e as ata vete ose familja e tyre, nuk e mbajne vetem per gjermane, mos ta rreje mendja.

Para ca muajsh gazetat gjermane ishin mbush me gossip per te dashuren e Gundogan, turke dhe ajo me origjine po ama ishte bere e famshme se kishte pozuar nudo. "as me behet vone ca mendojne konservatoret" kishte thene. 

Po ta them kete per te thene qe ata veten "turq" edhe mund ta konsiderojne, po harroji ti shofesh ndonjehere ata ne jetojne ne Turqi apo te bejne jeten qe kane bere turqit tradicionalisht. 

po pse me dal nudo ne gazete, e kan shpik gjermanet ? 

Kuptohet qe jo, po ishte dicka e bere pikerisht per te hedhur prapa kraheve te kaluren "konservatore" te familjes se saj. Turke mbase, po mjaft e gjermanizuar ne jeten e saj. 

argumenti tend me duket i lehte. femra turke ose gjermane te jete, tek zhveshja i ka hiret. apo ke pa ndonje femer ajshtajne ti ? 

Nuk po e kupton ate qe kam thene, ose mbase po e shpjegoj dhe une keq. Lere fare pra. Thjesht du me te thene qe ata cunat qe ti i quan "turq" qe mbase edhe e quajne veten ashtu, jane po aq gjerman ne menyren e tyre te jeteses sa ata qe jane biond e me sy bojqielli

nuk eshte puna te menyra e jeteses por tek GJAKU. te genet ...

i duhet kohe robit dhe per me teper i duhet shkartisje disa brezash per tu bere vendali diku. se çifutet kishin mijera vjet, ishin shume me TE KULTURUAR nga te gjitha pikepamjet se gjermanet, dhe kur erdhi dita keta i bene sapun. sepse nuk i mbanin si gjerman.

a po kupton ?

E kuptoj, po nuk jam dakord e ta kam thene me siper pse. 

me siper the qe ata jane gjermane ngaqe gruaja turke i ka dale nudo ne gazete. bile nga kjo dhe gjermanet i mbajne per gjermane.

shoh qe nuk e kupton naivitetin e ketij argumenti. ça me t'thon tjeter vlla. smiley

Nuk mendoj se Ozil, Khedira, Klose e CO bejne gabim qe luajne me Gjermanine. Shiko, ne fund te dites, keta bejne aq para nga klubet sa qe dhe sikur kombetarja ti ofronte dicka, nuk do ju interesonte shume. Paraja nuk eshte per ata sic eshte per une apo ti. Ata tani duan mbase te shkruajne dhe emrin e tyre ne historine e futbollit, dhe nje kombetare e forte ta ofron kete mundesi me shume se dhe nje klub i forte. Ne rast se Gjermania fiton ne 2014, ti me te vertete mendon se Ozil duhet te kishte luajtur me Turqine?

Pikerisht pra, dhe kjo eshte ajo ca mund te na beje te shpresojme per rastin e Januzajt. Se kur te jepet mundesia qe te luash me nje nga 4-5 kombetaret e medhaja te botes, me mundesi qe te fitosh turnete, atehere edhe te kthehet mendja. Se nje fitore aty te fut ne valle dhe per Topin e Arte automatikisht. 

Tani Belgjika vertet ka nje lloj gjenerate te arte, po prap shanset qe te fitoj ne boteror te ulta jane. Dhe kur je si Januzaj qe po luan qe tani me ManU dhe je i famshem, sa eshte marginal benefit i te luajtur me Belgjiken ne krahasim me Shqiperine? Jo shume i madh apo jo. 

Mbase... koha do ta tregoj. Nuk eshte se une deshiroj qe ai te luaj me Belgjiken e jo me ne, thjesht qe e kuptoj e me duket me e arsyeshme te luaj me Belgjiken.

Tani gjithashtu, me te vertete Belgjika nuk do fitoj boterorin, por ndonjehere keto gjeneratat e arta mbahen mend dhe kur nuk fitojne. Per shembull, Holllanda ka disa gjenerata te tilla. Dhe Portugalia do mbahet mend. Thjesht ekspozimi ne kampionate boterore, luajtja ne cerek-finale ose dicka e ngjashme, ofron dicka qe kombetarja jone akoma nuk e ofron.

 

ti lal te gjitha te pallogjikshmet te duken me te llogjikshme. bile je SKUTH. hap nje fjalor per kete fjalen.

puna eshte se futbolli eshte sport kolektiv, dhe per te shkruar emrin ne histori, s'besoj se ja arrin me te.

vetem Pele u be mit, ngaqe ishte talenti i pare i teledokumentuar, siç ishte po ashtu Çarli Çaplin autori i pare i dhe i fundit i kinemase qe do ngele i pavkshem, te tjeret do te harrohen.

hajde flit per bekembaurin apo pushkasin, apo krojfin me ndonje te ri tifos. as qe i njohin me.  per ca te tjere dhjet vjeçare stare te tjere do i zevendesojne. 

keshtu qe ate punen e emrit, le ta harrojne. me shqiperine bile (si ekip koti) ka shanc me te madh te mbetet i pavdkshem (si skenderbeu, qe sikur te kish luftuar per sulltanin, se normal ai i jepta me shume ofiqe, asnje nuk do ta njihte me sot) sesa me shtetet e medhaja. 

po te kishte loz Klose me Polonine, sot ne akoma do kishim Rolandon si goleshenusin me te mire te historise.

 

Januzaj boni dy gola fantastik, te gjithe u impresionuan dhe thone nje nga fillimet me te mira ne Premier League. Ai eshte me rroge £1000 ne jave tashti, por ManU po ben nje kontrate te re shumevjecare ta paguaje £50,000 deri ne £60,000 ne jave. 

mgjt, sa per temen, lojrat me kombetaren shqiptare si shef njeri, kshu qe mos na cani trapin. por loja e tij me Manchester United dhe ajo e Shaqirit me Bayern Mynich jane ku e ku me te rendesishme per psiqiken e shqiptareve se cfaredo loje me kombetaren shqiptare.

Eshte sikur vete Yaya Toure qe loz me bregun e fildishte...po, ai e ben detyren e tij, po askujt nuk i rruhet trapi loool

Ose Ozil...me shume ben per turqine duke lozur per Real, Arsenal apo kombetaren gjermane...se sa per kombetaren turke te cilen nuk e ndjek askush.

Januzaj - loz me Belgjiken!!!

sikur ai jaja ture, kupen e botes, ta fitoje me vendin e vet afrikan, si do ta beje bujen ?

me te madhe apo te vogel sesa ta fitoje kete kupen me ndonje vend te madh europian ?

as ka per ta fituar kurre kupen me vendin e vet afrikan - qe ne fakt loz 100 here me mire se shqiperia.

yaya vec nai gjymtim dhe VD kap ne ivory coast smiley

ti sheh ne kupen e kristalit keshtu ?

Nomi fare smiley Shefat duket qe jane te gjithe me Bayernin. Vetem Fiqo mungon aty 

ed rama duhet ta shkarkoje nga puna ate grune. 

Epo mire te pakten nuk i kerkuan para sic na kerkojne ne te tjereve.

ky shefi ne te djathte duket si mane numani smiley

Prisni djema, se prapaskenat per keto levizje kaq te medhaja qe trondisin interesin e superfuqive te futbollit jane veshtire per tu kuptuar nga nje sportdashes i thjeshte, pa patur orientimin e nevojshem nga njerez me eksperiencen e duhur ne fushen e mardhenieve ndermjet pecogroseve. Duhet te jesh shume naiv te mendosh se ketu primare eshte ana sportive e kesaj ceshtje.

A ta shtoj edhe nje pyetje tjeter, po s'pertut te hidhni ndonje pergjigje?

Po per ata qindra dhe mijera inxhinjere, mjeke, shkencetare, sipermarres, etj., etj., qe jane versnike te Januzajt dhe po ashtu neper bote si ai, a i rruhet njeriu?

Ketu muhabeti nuk eshte sa i rruhet njerzve per shqiptaret ne bote,pa sa u rruhet shqiptarve qe jane ne bote per shqiperine! Ja une po shoh tani "Porta a Porta" te Bruno Vespes, qe po flet per Verdin, e i ftuar eshte Saimir Pirgu,tenor i famshem ,te cilin Vespa e prezantoi...fjale per fjale : Saimir Pirgu,eshte shqiptar, deshiron te behet italian,e shpresoj te behet sa me shpejt se e meriton!!

po me bi respekti per saimirin.

them se e ben me rregullu biografine e shqiptareve emigrante atje. mgjth me duket se nuk u thone me scafista a si ju qunin asokohe. 

pastaj nuk ka kombetare ne opera. dmth shembulli tend stonon.

i padurueshem bruno vespa.

pse s'merrni ne telefon tv dhe te ankohenin. c'jane keto ''e meriton''?

 nje tenori si ai ja jep nacionalitetin çdo vend i botes besoj. nje cop leter eshte nacionaliteti asgje me e madhe.

puna (qe diskutojme ne ketu) eshte a e ben keshtu italian prej verteti tjetrin ? a mjafton nje leter me te çnatyru ?

Januzaj me habiti, aq i suksesshem qenka. le ta gjeje vete rrugen e tij ashtu sic ja ndjen zemra dhe thote mendja.

Ka bere xhiron e botes deklarata e mesfushorit te Arsenal Jack Wilshere( chi cazzo e Jack Wilshere?) per Januzaj : Edhe kush ka jetuar 5 vjet ne Angli nuk mund te luaj per Angline,per Angline duhet te luajne vetem Anglezet e vertet !! p.s. C'kemi ca keni bere? E sigurte po te zgjedh shqiperine,askush nuk do i thote o Belg i mutit!!

megjithese ai mund ta thote prej thjesht zhelozise, them se ka te drejte. te pakten thote ate qe mendojne edhe anglezet e tjere.

vetem se duhet sqaruar, qe trajneri i anglise (apo anglezet vete, lineker ne Tv me duket hodhi hipotezen i pari) e hodhi vetem me thumb, qe t'i ngreje mendjen e te mos shkoje tek belgjika e cila po ashtu si anglia do te luajne sigurisht te boterori i ardhshem. 

thjesht ngaqe nuk do qe ta fuqizoje, ose qe te flitet me shume per staret belge se ata angleze pra t'u behet publicitet falas. kjo lloj taktike perdoret shpesh ne football, lojtare shume te mire te nje ekipit rival i blejne ata me me shume para, jo se u hyjne ne pune, po thjesht t'i mbajne ne stol e te dobesojne kundershtarin. siç po ben Bajerni me ate sulmuesin polak te Dortmundit qe kerkon ta bleje (ose e beri vetem t'i ngreje mendjen, bile e humbi dortmundi direkt nje nje ndeshje kete jave).  edhe pse ka tre ekipe me lojtare klasi, sa nuk dine se cil te futin.

Jack Wilshere ishte  PFA young player of year 2010-2011. Shume i talentum dhe lojtar kyc i Arsenalit. Boni golin e barazimit me Aston Villa qe e mbajti Arsenalin ne vend te pare kete jave ne BPA. Edhe ky Arsenali i Jack Wilshere owned Napoli ne Champion League javen qe shkoi.

 

Ne themi pse te luaje per shqiprine se kemi kombetare koti( e kemi) po sikur te gjith shqiptaret qe lujne per zvicren, norvegjine, etj te luanin per kombetaren tone atehere kombetarja jone te pakten me belgjiken do ishte ne nje nivel. prandaj duhet te vij me ne, qe jap shembullin e nje lojtari qe pritet te jete i madh i cili per KOMBtare zgjedh KOMBin e tij.

Kur erdhi Migjen Basha me ne pas dy vitesh gjygje ne uefa me zvicren ateheri filloj dyndja e madhe ne kombetare. Pra nje shembull ndimon me shum sesa loja e tij.

 te pakten thote ate qe mendojne edhe anglezet e tjere...

Po kjo eshte !!  njeri thote nuk e meriton,tjetri e meriton!! Ti si mendon? e meritojne apo jo te ndihen pjese e vendeve qe pjellin absurditete te tilla? 

 

 

Eeec aty Shqipnia. Te premten do paskemi per tpas fluturimin e l'aquilas ne Kemal Stafa.

 

Me dy fitore ne kemi shpresat me te mira per te arrit vendin e dyte, nqs Norvegjia dhe Islanda marrin secila dy barazime, dhe Sllovenia nji barazinm nji humbje. Sllovenia nje barazim me Norvegjine, Norvegjia barazimin tjeter me Islanden, Islanda barazimin tjeter me Qipron, dhe Zvicra te rrafi normalisht Sllovenine qe do ishte dhe humbja e Sllovenise me siper. Une thomi bohet. Une besoj! The Boys are brimming with confidence last I heard.

Leje se i gjith stafi i aeroportit kishte ba foto me te smiley

Vet mendj se Januzaj po pret te perfundoj Botrori dhe dota zgjiedh Shqiperin 

nese do te zgjedhe shqiperine mirese te vije.por ai eshte prodhim belg ata kane investuar ne te dhe e kane bere ky qe eshte sot, keshtu qe iu takon atyre.

Po Steve Jobs-in kush e prodhoi mamaja e adoptuar shtepiake dhe babi i adoptuar mekanik? E paska prodhuar shkolla e famshe belge e futbollit Januzajn; belget kane 12 vjet qe as jane KUALIFIKUAR per boteror.

 

... dhe asnjehere s'e tha qe eshte sirian. dhe babait te vertete nuk i fliste pasi e takoi vec rastesisht.

Po te them qe talenti eshte i lindur. Te motren biologjike e ka po ashtu artiste te njohur.

Dhe, te jatit si fliste pikerisht ngaqe ishte Sirian, te ishte amerikan do kishte bere nje ribashkim te permalluar. Jo thjesht nga pamja, por me e rendesishmja nga karakteri, ishte Sirian safi smiley

 

sipas biografise te steve jobsit qe sapo mbarova se kenduari prinderit e tij adoptues i konsideronte si prinderit e tij te vertete .nga babai i tij adoptues paul ai mori psh aftesine per ti kushtuar vemendje edhe detajeve me te imta edhe te atyre qe nuk duken.steve jobsi ishte produkt i kondrakultures hipi te californise se viteteve 60-70 dhe jo i kultures bytheperpjetengritese te sirise.talenti i tij u zhvillua e mori hov ne cupertino ne nje qytet me 40000 inxhiniera ku edhe hodo leckamani qe rremonte ne kazanet e plehrave ishte inxhinier elektronik.

tani te vijme te januzaj , belget e kane rritur e selitur si talent qe kur ishte i vogel, ne nuk dinim se ai ekzistonte deri ne momentin qe u be  i famshem.

belget (Anderlehti ne fakt, ku ai lozi nga mosha 10 deri 16 vjeç) ja shiten per 300 000 mije £ anglezeve (Manchesterit ne fakt, ku paguhet 1000£ ne jave dhe kontrata i mbaron ne qershor te vitit tjeter). 

dmth i fituan ato leket e investuara qe po te bi llapa tu i permen. bile ai u dha leke edhe per ata femijet qe nuk do te behen kurre futbollista profesioniste. dhe jo vetem aq, po nga golat qe beri te shtunen, belget do shesin per talente, te gjithe ata qe dine ta mbajne topin vetem kater here me te dy komet, se iu doli nami per formues talentesh.

si dhe detyrime shtetit ku jeton, edhe kur eshte ai tendi, i ke vetem taksat qe i paguan, asgje tjeter. familja e tij ka dy vjet qe jeton ne angli dhe jo ne belgjike. sikur ky djale te mos beje me kariere ne belgjike ata s'besoj se kthehen me ne ate vend. se nuk i lidh me ASGJE. a po kupton oj e sabriut ?

po me shqiperine ne te cilen nuk ka jetuar asnje dite e nuk ka asnje kujtim cfare e lidh ?

nuk kam thene ne asnje resht qe atje ku jeton, duhet dhe te perfaqesosh kombetarisht. perkundrazi po them qe vendi i banimit nuk ka te beje fare me ndjenjen kombetare te origjines. ndryshe çifutet do te ishin te gjithe te asimiluar sot, nga popujt e ndryshem tek te cilet kane jetuar me shekuj te tere. 

ajo ndjenje qe te shtyn ty te vish e diskutosh ketu te peshku, megjithese nuk ke jetuar me pare me asnjerin prej nesh, ajo normalisht duhet ta shtyje dhe ate luaje per shqiperine, duke ditur gjithashtu qe kosova, vendi i tij, nuk e ka lejen per te pasur kombetare te sajen.

europa e ka te pamundur te integroje, te asimiloje, ose zhduke pakicat kombetare te huaja, ose emigrantet. ngaqe ka vdekur jeta kolektive, loja e femijve ne rruge, lagje, mehalle. femijet e europes rriten mbrenda mureve te shtepise, nga prinderit e tyre e vetem edukohen nga shkolla publike. dmth shqiptaret e belgjikes nuk kane asnje shans te behen belgj, pa u martuar me belgjit me pare, pa u shkartisur me ta. 

duke qene nje race, kjo arrihet pa problem nga shqiptaret e gjeneracionit te dyte o te trete. afrikanet, arabet, kinezet, indianet, etj, e kane me te veshtire, pothuaj te pamundur, tretjen nga vendasit.

Po versnikun i tij Bill Gates qe nuk u rrit ne "kontrakulturen hipi te Kalifornise" smiley dhe qe kishte per babe nje avokat qe e shihte gjys ore ne jave kush e prodhoi?

E pastaj mos me thuaj qe Kadarene tone e prodhuan Ruset.

Te tjerat ti ka shpjeguar profili por them se eshte lodhur kot.

Po versnikun i tij Bill Gates qe nuk u rrit ne "kontrakulturen hipi te Kalifornise" [smiley] dhe qe kishte per babe nje avokat qe e shihte gjys ore ne jave kush e prodhoi?

Versniku i tij Gates nuk ia jep meriten geneve skoceze angleze irlandaze apo prej nga kane ardhur te paret e tij.As Obama nuk ia jep meriten genevete tij  keniane po amerikes qe iu dha mundesine te behen te tille.

 pra do doja te zgjedhe shqiperine , pastaj  angline pastaj belgjiken.

Iniciativa e Tifozave Kuq e Zi (burimi mediat) per ti share si tradhtare lojtaret shqiptare te Zvicres eshte budallallek.

Kemba e Behram "tradhetarit". 

(foto: Armando Babani)

tradhetar eshte me teper i vetes sesa i shqiperise. te mbash shqiponjen ne lekure dhe te luash per zvicren, tregon qe e ke shitur veten.

zvicra (ose vend tjeter) zgjidhet vetem kur njeri nga prinderit eshte zviceran.

se zvicra nuk i do shqiptaret.

Eshte pasqyre e konfuzionit te madh qe perjetojne jo vetem femijet e emigranteve po dhe vendasit qe rriten ne Zvicra, Belgjikra e Danimarkra. Nuk ka asgje natyrale qe i ben bashke, qe i lidh. Sikur te varferohen keto vende njerezit atje kane per te ngrene njeri tjetrin.

nacionet jane ngritur mbi qytet-shtetet e dikurshme. mbahen ne kembe kudo vetem prej shteteve qe kane formuar. kur te bien keto, do te ngelin vetem qytet-shtetet si dikur. 

dhe kjo s'do jete fati vetem per belgjiken por per te gjithe kombet e botes, edhe per shqiperine. vetem ne Mat, midis maleve, do te kete shqiptare te paster historikisht, qe perseri do te rimbushin hapesiren shqiptare, kur qytetet te braktisen nga njerezit e tyre te urritur e te vetmuar. ne bibel quhet apokalips kjo gjeja.

Them se faza tjeter e organizimit te njerezve do jete ose ne baze te epersise materiale (pasunise) ose te epersise gjenetike. Nuk shikoj pra asnje shanc per kthim as te qytet-shteteve e as shqiptareve te paster. Per shkak te teknologjise raca e gjeografia s'kane per te luajtur rol ne te ardhmen; e para njehere e sigurt qe do zhduket. Keshtu qe shqiptareve te paster tu shijojme gjuhen, eposet dhe zakonet sa jane akoma te paperlyera. 

pasuria eshte po aq e vjeter sa historia boterore. as komunizmi nuk e hoqi dot, megjithese e luftoi per vdekje. 

teknollogjine e mben ne funksion vetem LEKU. mos kete korrent, pra te luajne turbinat diku (prej qymyrit, naftes, apo ujit) ti dhe une nuk komunikojme me dot me internet, e qe neser ndodhemi perseri ne epoke te gurit. 

pra teknologjia eshte vetem flake kashte. veç naivet (99 % e miletit) i besojne kesaj. greket e vjeter psh, e kishin teknollogjine me te perparuar nga kjo tona sot, duke qene po ashtu rob me te zgjuar nga çjemi neve sot, por as kjo nuk i shpetoi gje nga zhdukja. 

pra e njejta gje do te ndodhe me ne.

une dhe nje ''miku im analist i njohur futbolli'', themi se perfundimisht  Januzaj do te zgjedhe ose Shqiperine, ose Belgjiken, ose Angline.

per fat te keq eshte familja ajo qe do ta beje zgjedhjen, jo ai vete. 

T'ka ngel mendja aty dhe ty smiley. Familja po te kishin qene Shqipe prej Shqiperie edhe mbase ..., so mjaft enderrove smiley 

e ke gabim kosovaret kane familje me patriarkale se ne te shqiperise. ai edhe po te vendose vete, do zgjedhe variantin qe u pershtatet me mire prinderve te tij dhe rrethit te tyre. 

personalisht shpresoj te zgjedhe shqiperine, si Cana, qe bile eshte sot dhe shqiptari me i mirepaguar se lojtaret e tjere. nuk di sa paguhen keta te zvicres, psh ai te bajerni, po mendoj se me pak se cana. 

Jane po Kosova ska kombetare akoma. Se te kishin as qe behej fjale tani ca do zgjidhte. 

Si e lame si perfundim? Çar vendosëm?

smileyPrit sa te numuroje Frongat ( £) ky Cuni !  

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).