Me Çmimin Nobel për mjekësi sivjet u vlerësuan studiuesi gjerman Thomas Südhof dhe dy amerikanë. 57 vjeçari i lindur në Gëtingen punon që nga viti 2009 në Universitetin Standford në SHBA, ku ai është profesor në fakultetin e mjekësisë. Çmimin prestigjoz ai e ndan me dy studiuesit amerikanë James Rothman dhe Randy Schekman për zbulimin e tyre në fushën e proceseve të transportit të qelizave, baza e defektit të të cilave janë diabeti, tetanozi dhe shumë sëmundje të tjera. Në qeliza shpesh përçohen lëndë të mbledhura në fluska apo në vezikula. "Pa këtë organizim mrekullisht perfekt qelizat do të zhyteshin në kaos", shkruan Komiteti Nobel. Sistemi i transportit luan rol në komandimin e nervave dhe në sistemin hormonal apo tek sëmundjet e imunitetit. Publikimi i emrave të nobelistëve të mjekësisë tradicionalisht shënon hapjen "e javës së akordimit të Çmimeve Nobel". 

Çmimin Nobel për fizikë për këtë viti e fituan dy shkencëtarë: britaniku Peter Higgs dhe belgu François Englert. Të dy shkencëtarët pavarësisht njëri-tjetrit kanë shtjelluar teorinë "që është pjesa qendrore e modelit standard të fizikës së pjesëzave elementare", argumenton Akadamia Mbretërore e Shkencave në Stokholm. 84 vjeçari Higgs dhe 80 vjeçari Englert vlerësohen për "zbulimin teorik të një mekanizmi, i cili kontribuon për të kuptuar prejardhjen e masës nga pjesëzat subbërthamore", thuhet në argumentimin e jurisë. Fjala është se si grimcat - pra komponetët bazë të materies - marrin masën e tyre.

Kjo shpjegohet me të ashtuquajturin mekanizmi Higgs, për të cilin Peter Higgs punonte qysh në vitet 1960. Një rol të rëndësishëm luanin këtë mekanizëm bosonet Higgs, që për rëndësinë universale të tyre quhen edhe si "grimca e Zotit".

Me probabilitetin më të lartë Organizata Evropiane për Hulumtime Bërthamore, (Cern) e vërtetoi këtë teori një vit më parë përmes makinerisë LHC, një centrifugë gjigande e grimcave.

20 Komente

Prape jo Moli ? smiley

Ne dt 10 ai per letersine.

Ouu ? flm Finis per informacionin , me qe ra fjala , po ja kalon ndopak mire ne Shqiperi ?

Si zakonisht, faleminderit.

Ok , rendesi ka qe dritat kete rradhe s'paskan ik .

Jo, nuk iken, as ato te syve biles.

Larg qofte ato  te syve smiley , te kemi me kimet .

Per ata dy te fizikes, i dhane lajmet belge ketu, dhe i ndoqa, ndersa per ata te tjeret te mjeksise, sikur nuk i pashe, ndoshta ngaqe ter vemendja ishte perqendruar tek ky belgu. 

Eh, vetem me belgjishte je si ai i verbri qe duhet t'i japin doren te kaloje rrugen.

Ne si peshk mund te bejme nje propozim, qe cmimin Nobel per paqe ta marri, e kush tjeter vec Likes. Ata kandidatet e tjere te rrine urte, se nuk u ka kenduar njeri deri me sot.  

Ben vaki ta marre cmimin e paqes nese vajzen e krietarit te komisionit e emeron ne ndonje ambasadesmiley

E ka ndonje cike te mire vajzen ai? Leqe thesi me pare mund te perdoret dhe per gje tjeter. smiley

djalin e kemi te mire nuk ben nga ato palo pune smiley

me urdherin e peshkut

une mezi po pres per kadarene. o zot jepja gjuhes se lashte shqipe dhe pellazge bashke, nje nobel. amen!

xhan pellazgjishtja ekziston vetem ne librat e kendimit te filloressmiley

ti je kot fare, as humorin, as ironine s'kupton. smiley

ashtu eshte ti je plot.

ndoshta jo plot tamam po plot humor dhe ironi ama.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).