Kush do ta kishte menduar se rënia e bujshme e zyrtarëve të lartë kinezë do të vinte, jo për shkak të ndonjë hapi të gabuar në politikë, por nga zemërimi i grave me të cilat ata ndajnë shtretër jo-martesorë? Po ndodh pikërisht kështu, dhe mediat perendimore i kanë kushtuar vëmendje këtë javë disa rasteve të bujshëm. Aleatet më të mira të Presidentit Xi Jinping në fushatën e tij anti-korrupsion po provojnë të jenë pikërisht ato, vajzat e bukura që shoqërojnë burokratët e lartë kinezë në aferat e tyre të shtrenjta, e shpesh të çmendura.

Njëri rast është ai i prezantueses televizive 26 vjeçare, Ji Yingnan dhe Zëvendës Drejtorit të Arkivave (tashmë "Ish"), Fan Yue. Ji shkruante në rrjetin social kinez Sina Weibo sesi e kishte takuar Fan Yue-në në vitin 2009  kur ai punonte si inspektor ligjor pranë Komitetit Qendror të Partisë Komuniste. Ai i pat thënë se ishte beqar dhe e kishte "peshuar me flori". Ji Yingan tregon për "dietën" e saj prej 10,000 Yuanësh në ditë (rreth 1600 USD) për shpenzime xhepi dhe Audin luksoz prej 110,000 dollarësh që burokrati kinez i dhuroi disa muaj pasi lidhja kishte nisur, raporton International Business Times.

Lidhja shkoi shumë mirë për mbi katër vjet, gjatë të cilave dashnori i kujdesshëm dhe bujar i dhuroi vajzës mbi 10 milionë Yuanë. "Por ai ishte i martuar, dhe më fëmijë." - shkruan Ji në Ueibo dhe publikon pastaj dhjetra foto që tregojnë cciftin duke u përkëdhelur në skena të ndryshme intime. Shpenzimet marramendëse, që vajza rrëfen, tregojnë për korrupsion të jashtëzakonshëm nga ana e këtij zyrtari me një pagë modeste. "Më dha një kompensim ekonomik dhe pastaj më la." - vijon rrëfimin prezantuesja televizive. Skandali shkaktoi një furtunë mediatike në Kinë, por nuk ishte as i vetmi dhe as rasti më interesant.

Ky fenomen është tepër i përhapur në Kinë ku seksologu më në zë, Li Yinghe thotë se burrat kanë "Kompleksin e Perandorit". Perandorët kinezë shquheshin për konkubinat e tyre ndaj përfaqësojnë një shenjë pushteti dhe arritjeje për zyrtarë të lartë dhe biznesmenë të fuqishëm. "Shumë burra kinezë mendojnë se jetojnë ende në kohët e Perandorisë" - thotë Li Yinghe për BBC. Sipas një raporti të vitit 2007, 90% e zyrtarëve të rrëzuar nga fiku kishin të paktën 1 të dashur jashtë martese në kohën kur u vunë në pranga. Ish Ministri i Hekurudhave, Liu Zhiun kishte afera me 18 femra të ndryshme.

Interneti dhe shpejtësia e sotme e komunikimit, sëbashku me videot dhe fotot e bëra me celularë janë sot disa nga arsyet pse këta burra të fuqishëm që kontrollojnë marrëdhënien komplekse Shtet-Biznes i madh në Kinë po bien njëri pas tjetrit. Skandalet seksuale ndodhin në të gjithë botën, por ato kineze gjithmonë kanë një element që i bashkon. Me plasjen e skandalit kuptohet vetëvetiu se paratë e shpenzuara për të mbajtur në kushte luksi të dashura që ngjajnë si supermodele, janë para publike të vjedhura me korrupsion. Nuk është thjsht seks, është seks me shpenzimet e shtetit. Bëhet fjalë për shuma të stërmëdha, dhe askush më mirë se këto vajza nuk ua njohin zyrtarëve thesaret e vjedhur. Dhe kur ato zemërohen, ato tregojnë.

69 Komente

S'gjete gjë më të mirë për tematikë diskutimi sot në peshk o Blend..wee

Kush do ta kishte menduar se rënia e bujshme e zyrtarëve të lartë kinezë do të vinte, jo për shkak të ndonjë hapi të gabuar në politikë, por nga zemërimi i grave me të cilat ata ndajnë shtretër jo-martesorë.....    francesi e ka thene me kohe"Cherchez la femme"

aty kane rene perandori Laura jo me ca kineze  hahahah

hau mena hev it dhë gop dont hev it dhë top

tha

Ai ministri, t'a trajtoje mire ate dashnoren qe u tha ktuna n'peshk,otherwise ... smiley

Mos u tremb Pjeter, partine tende nuk ta prek kush. As dashnoret. Nuk kemi asi dashnoresh ne. Te ne bile dashnoret jo vetem qe i lene keta qe kemi ne krye, por edhe i rrahin e keto nuk e celin gojen.

Kinezet kane me dinjitet. Te ne e shumta ja u punesojne burrrin apo te dashurin e ri dhe mbaron puna.

Po kur arrinte dhe Nard N të vinte me dashnore gjimnaziste në fundjavë qejfesh në bregdet, pse mos ta bëjn edhe kinezët që kanë më shumë mundësi.

Ka ndonjë thënje të Nardit për këtë Godo? Kohët e fundit ju duhet ta dini se ai është bërë si Konfuci smiley

Nëse ke ndonjë lidhje jashtëmartesore me ndonjë vajzë a grua, kjo quhet dashnore Nard N expert sexi smiley

edhe thone pastaj perse leku e hudh ujin perpjete smiley

Unë para ca kohe shpëtova për një qime pa u shtypur nga X5-a e dashnores së një ministri shqiptar. Pavarsisht se nga pas dëgjova sharjen që më drejtonte, "malok", gjej rastin përmes peshkut ta falënderoj që nuk më futi poshtë rrotavesmiley. Pas ca ditësh dëgjova që e kish përplasur makinën te një shtyllë në trotuarsmiley.

Kjo kohë mos ka një muaj e ktej Petro? smiley

Dashoret red, janë bashkëudhëtare të përhershme të burrave të shtetit. Janë ato, në cilindo formacion politik, që u japin atyre energjitë e nevojshme për punë dhe frymëzimin në hartimin e programe të zhvillimit për mirëqenjen e popullit.

Sa u përket atyre të para një muaji, meqë ju e keni merak, përsa kohë ne vinim për ritmet e zhvillimit të dytët pas Kinës, vetëkuptohet se s'mund të ngeleshin mbrapa tyre edhe në ritmet e botës shpirtërore, të ritmeve ditore të seksit, në njohuritë për aplikimin me dashnoret të lojrave të reja erotike, sidomos ato në zyra, mbi tavolinën e punës, në tapet, etj. A lexove red bull atë lajmin që në një ministri, ministri kish brenda ministrisë për vete dhe të besuarit e tij një dhomë seksi.
 

!

smiley smiley

kush e ka pa ate show 'Meet the Russians'

Bravo iu qofte dashnoreve. Amerika duhet te hapi urgjentisht (me leket qe merr nga KIna) nje fond te quajtur "Monika Lewinski" , qe t'i ndihmoje sa me shume keto goca ne kete lufte per drejtesi.

Epo 1.4 bilion kinez nuk u blen te gjith ne dyqan bre smiley

"Interneti dhe shpejtësia e sotme e komunikimit, sëbashku me videot dhe fotot e bëra me celularë janë sot disa nga arsyet pse këta burra të fuqishëm që kontrollojnë marrëdhënien komplekse Shtet-Biznes i madh në Kinë po bien njëri pas tjetrit."

ah interneti derman, interneti na mori me qafe! keto ajfonrat, ajpadra...ajkunasmiley, pune e djallit!!

Fiqiri, ajo tema aty qe ke sjelle, do ishte mire te futej tek kollona kryesore. 

bllah... smiley

Eshte si urugan dashuria e kthyer ne urrejtje...

...ai punonte si inspektor ligjor pranë Komitetit Qendror të Partisë Komuniste. Ai i pat thënë se ishte beqar dhe e kishte "peshuar me flori". Ji Yingan tregon për "dietën" e saj prej 10,000 Yuanësh në ditë (rreth 1600 USD) për shpenzime xhepi dhe Audin luksoz prej 110,000 dollarësh që burokrati kinez i dhuroi disa muaj pasi lidhja kishte nisur.

...shume interesan ky korelacion i personifikimit te komunisteve me korrupsionin dhe kurvllekun.smileyKomunistet perfundimisht nuk te falkan as per pare dhe as per kurvllek.Edhe thone pastaj qe Sala ka qene komunist,Si ka mundesi qe gjithe keto vite nuk degjum   asnje  akuze per kurvllek e korrupsion.Kurse per Ramen ...cfare ti qashe me pare 20% e lejeve te ndertimit apo 5 gra te divorcume.

Edhe thone pastaj qe Sala ka qene komunist

Sala nuk ka qene Kinez, ka qene komunist Ceko-Hungarez.

Leje Ramen o burre. Ai i ka mesu kto kurvlliqet nga ai komunisti i mutit, Berlusconi. Sales thui ca te dush: kriminel, hajdut,psikopat...po per pune nderi s'i ka dale kurre llafi. Pervec nje rasti kur thane se e kishin kap kur po perpiqej t'ia bonte shqiponjes ke kopshi zoologjik, po edhe ajo masanej doli rrene.

Nuk ja la ai shqiponjes?

Sales thui ca te dush: kriminel, hajdut,psikopat...po per pune nderi s'i ka dale kurre llafi.

Well, Bert Papa aludon si me poshte smiley  aahahahah smiley 

U duk se PD do ishte parti pro-amerikane. Nuk ishte! Kur Azem Hajdarit në vitin 1995 iu tha se Berisha levizte kundër linjës amerikane. Në një takim ne Nju Xhersi, ai do deklaronte : Nëse Berisha tradhëton çështjen tonë dhe Amerikën, unë ia derdh plumbin në gojë.” Dikush e regjistroi dhe ajo kasetë përfundoi te Berisha, mes një punonjëse të Ambasadës në Uashington, e cila kishte dalë në orën 1 të natës më 1995, nga dhoma e hotelit ku rrinte lideri “punëtor” , pasi kishte “spiunuar” të gjithë më shumë dashuri, aq sa doli e skuqur flakë nga takimi i gjatë.. E shoqja e Liderit suprem, qe mërzitur aq shumë nga ajo vizitë natën vonë, sa nga intai nuk u pa , thuajse fare, me liderin në ato ditë vizite në SHBA. Thuhej se qenë zënë keq. Xhelozi apo edhe veprimtari agjenturore e pa kontrolluar nga ajo, që në çdo rrugetim të liderit jashtë, pyeste: Po Vjollca Vokshi ne c’hotel do flere?!”

Llumi gjithnje eshte terhequr nga komunizmi Kapo. Ne keto ideologjite totalitare dhe utopiste e kane pasur me te lehte te dalin ne krye dhe te perfiojne pastaj.

Nje nga badigardet e udheheqjes komuniste ne Shqiperi, tregonte per gazetat shqiptare qe Nexhmija me Ramizin e dridhnin bishtin ne ate kohe dhe gruaja e Ramizit dyshonte dhe e dinte kete por nuk fliste.

do i marre ne qafe LEKU dhe kinezet. siç po merr tere boten, ne shqiptaret bashke.

se eshte me kollaj te besh dashnore me lek, sesa te themi me poezi ose art apo mençuri. aq me teper kur ke K te vogel.

smiley smiley o sa kom qesh...

Li Yinghe Shqiptarit: "Ti vuan nga Kompleksi i Konstandinit te Madh" smiley

Pse Kostandin i thone tani. Se dikur quheshe Genci. smiley

smiley a me i hershem Konstandini

Te pakten Fan Yue eshte komunist i vertete, edhe kur beka dashuri mbaka ne dore librin e kuq te Mao Tse Tung. Ndoshta lexon instruksionet te ai liber.

U prishen dashnoret, dikur kane qene me te buta...

Para se te prisheshin, do te thuash?

Nuk e kam fjalen tek akti seksual (te virgjera, te prishura) smiley por tek mllefi qe ato mbajne

gabohesh ngaqe je vete femer e ndoshta dashnorja potenciale (e mundshme) e dikujt.

e gjete..smiley

c'do kishte bere Frojdi po ti kishin rene ne docka PFat e shoqni smiley...mrekulli!

e dashur  "zonje & zoteri" interneti e prishi dynjane me  parrullen hyrese & dalese VFLP....si vijon e gjen me te shtjelluar tek pamfleti i komunistit smiley

"Unë nuk e dua, është e qartë, por mbase e dua.
Është kaq e shkurtër dashuria, dhe kaq i madh harrimi.

Sepse në netë si kjo e mbaja atë mes krahëve,
Shpirti im ndjehet keq që e ka humbur.

Megjithëse kjo është dhimbja e fundit që ajo me shkaktoi,
Dhe këto janë vargjet e fundit që unë ja shkruaj."

pune e ngaterrume kjo puna e "te du, s'te du"; pune dreqi kjo puna e komunismit!

Gezuar Festen e Kaposhit te gjithe peshkisteve ne Canada !

Happy Thanksgiving smiley

you too smiley  thanks

Pac e dhonsh Kapo. smiley

smiley per kok te kaposhit, u kthyhe Meksi prape mes nesh...shife shife tek dritarja e komenteve te fundit

Ashtu si edhe indjanet e kaposhit, edhe keto vet deshen. Kamjunist bros bifo hoos!!! 

oh no, jam shume me i ri...

Edhe une jam i pasur dhe dua te luftoj korrupsionin njesoj si ne Qine. Kerkoj nje dashnore, mundesisht mistrece dhe opozitare (demokrate) qe ta le kollaj, dhe ajo pastaj ti *i robt korrupsionit.

would be:  gimme three clicks

Edhe une jam i pasur dhe dua te luftoj korrupsionin njesoj si ne Qine

seks me shpenzimet e shtetit

A nuk eshte ky funksioni i shtetiti ne kamunizem?smiley

smiley i qaset pak me shume, burra me mustaqe si "te renet" e Vigut ( eshte akoma ajo statuja e heronjve te Vigut ne Shkoder? ) smiley, nejse se me kujtoi nje film kjo puna e te reneve per Atdhe dhe Kismet- Legjendat e te Reneve" ( Legends of the fall) 

Si ka qene ajo batuta smileyike edhe nga keto ti shoku Zhu-shoku Fen di ma shumasmiley

Pleq te perveluar... -_-

Ky lajm është shumë aktual ashtu si të gjithë lajmet e tjerë në Home smiley
U zhdukën 600 vepra arti, me pak fjalë u grabitën nga banda në pushtet.
 Meta me familjen punojnë në heshtje sepse Rama sillet sikur nuk është në pushtet me të, që të mbaj një profil të pastër por ndërkohë kushërinjtë e Metës janë zv/ministra, por eshe për këtë asnjë lajm.
Propozoj që nesër të jepni lajme nga Japonia ose ndonjë gossip smiley

Keto konkubinat kineze jane histori e vjeter, para ca vitesh kam pare nje program mbi kete çeshtje, ku tregonte per vajzat dashnore te fuksionarve partiak apo te biznesmenve te ndryshem. E forta e programit ishte kur grate e ketyre fillonin e gjurmonin burrat e tyre apo paguanin njesi private gjurmuesish, detektive te dal ne pension, qe angazhonin studente te kesaj fushe, te cilet e gjurmonin burrin apo dashnoren, jo vetem me kembe apo makine, por edhe me kompjuter, nepermjet nje çipi te vogel te instaluar nen makine apo ne telefon. Kishte raste kur dosja plotesohej/kopsitej mire dhe e shoqja e çonte ne polici e cila vihej ne veprim. Policia nuk kish shum seç te bente veç ua percillte çeshtjen gjykates. Kishte raste kur grate ziheshin me dashnoret ne rruge smiley nderhynte policia e cila arrestonte dashnoren dhe burrin, nderkoh qe gruaja mirrej nen mbrojte nga ligji dhe nje fare morali qe ekzistonte tek kinezet, te cilet martesen e respektonin. Nga statistikat, thuhej se rastet e konkubinave ishin rritur, si dhe rastet e ndarjeve. Ndoshta industrializimi ben punen e vet. 

 i ke pa ç'ju bojn konkubinve kinezt van pierre ?

smiley

skopjo. ne jena rregullu pa polic te autobuzi fushkrujes. po kishim penxheret pa xhom, duhet me e pranu, kjo na jepte dore.

ne jemi pak emo

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).