Sipas Drejtorisë Kombëtare të Anti- Mafias, një organ i Prokurorisë së Përgjithshme italiane për luftën kundër krimit të organizuar, mafia shqiptare ka fituar një rol drejtues në tregun e narkotikëve në Itali

Gavar, Berat Dia 2, Vendi, Zakoni i keq, Marrëveshja e Re 2008, Burrat e ashpër, Shqiptari, I vogli, Rikos. Këta janë emrat në disa prej hetimeve për krimet që lidhen me narkotikët, që janë përmendur në raportin e fundit të Drejtorisë Kombëtare të Anti- Mafis- që përfshijnë qytetarë shqiptarë.

Hetime të tilla janë kryer në çdo cep të Italisë.

Nuk ka asgjë të re, mund të thonë disa. Bota e nëndheshme shqiptare njihet që ka zgjeruar në mënyrë progresive ndikimin në trafikun e drogës, përmes emigrimit, veçanërisht në Italinë Qendrore dhe Veriore.

Megjithatë, raporti nga Drejtoria Kombëtare e Anti- Mafias, që mbulon periudhën nga 1 korriku 2011 deri më 30 qershor 2012, thekson se krimi shqiptar ka bërë hapin e madh, duke marrë rolin kryesor në tregun e narkotikëve në Itali.

Kriminelët shqiptarë nuk tregtojnë më në rrugë, por tani operojnë kryesisht si furnizues, thuhet në raport, i cili thekson se grupet shqiptare i kanë tejkaluar iniciativat e izoluara të trafikut të drogës dhe tani angazhohen në strategji kriminale më të qëndrueshme.

Raporti i vitit 2012 i Shërbimeve Qendrorë të Drogës (SHQD), një strukturë e Ministrisë së Brendshme, e portretizon situatën në shifra. Vitin e shkuar, 443 qytetarë shqiptarë u dënuan për krime që lidhen me trafikun e drogës, një rritje me 92 përqind krahasuar me vitin 2011 dhe 41 përqind e totalit të të gjithë të huajve të dënuar. Kjo shifër është edhe më e madhe kur bie fjala për trafikun e heroinës. Kjo nënkupton një rrjet të organizuar kriminal, me strategji dhe strukturë të qartë.

Pavarësisht një preference tradicionale për të trafikuar heroinën përmes Rrugës së Ballkanit (Afganistan- Turqi- Ballkan- Europë Perëndimore), prezenca shqiptare është qartësisht në rritje edhe në tregun e kokainës.

Sipas të dhënave të SHQD, në 1229 nga 4783 raste ku përfshihen të huajt, angazhohen shqiptarët.

Megjithatë, në fotografinë e krimit shqiptar në Itali mungojnë disa pjesë. Së pari, askush nuk e di sa është xhiroja e këtij biznesi. E dyta, cilët janë klanet? Ku i kanë rrënjët?

Megjithatë, mungesa e informacionit për klanet dhe xhiron e tyre është një tregues se policia e ka gjithmonë e më të vështirë që të gjurmojë grupet kriminale shqiptare.

“Hetuesit tani duhet të shkojnë në fund të zhvillimeve, në nivelin organizator. Kriminelët shqiptarë vinin në Itali dhe tregtonin në rrugë. Kjo i ekspozonte. Ata që arritën të bëjnë para, shkuan në Shqipëri dhe tani, prej atje, menaxhojnë trafikun në vendin tonë përmes emisarëve të tyre. Këtu janë thjesht peshqit e vegjël. Dhoma e kontrollit është në Tiranë dhe në rrethina,” thotë Enzo Ciconte, profesor universiteti dhe historian, autor i librit “Mafia e huaj në Itali: Historia dhe evolucioni”.

*Marrë me shkurtime nga “Osservatorio Balcani e Caucaso”

1 Komente

"Sipas Drejtorisë Kombëtare të Anti- Mafias, një organ i Prokurorisë së Përgjithshme italiane për luftën kundër krimit të organizuar, mafia shqiptare ka fituar një rol drejtues në tregun e narkotikëve në Itali"

Bravo! urime mafies shqiptare!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).