Plagët ia shohim të gjithë kësaj demokracisë sonë të plakun njizetvjeçare, gjithçka e keqe që duket asht e mjaftueshme me trishtue edhe ata që kanë stomakun e fortë e jo ma ata që e kanë zemrën e dobtë, megjithatë nën lëkurën e saj të trashë, të ndytë, plot parazitë e drekca, lëviz diçka vitale, diçka shpresëdhanëse që të këndellë, aq sa mund të japin shpresë diçka që nuk shihet ende mirë, por që ndihet. Në fakt, s’mund të merrena gjithë jetën me lundërthyesit e Shqipnisë, me esatat, haxhiqamilat, enverat e salitë, kena nevojë për shpresa të arsyeshme. Hija e tyne e gjatë asht kthye në nji torturë, vetë emni i tyne në lugat që na persekuton në çdo hap. T’i harrojmë për nji çast, por pa i shlye prej kujtesës sonë. T’ua dorzojmë faqeve ma të zymta të historisë dhe mureve të errta, pa i lanë me lëviz lirshëm siç kanë ba deri m’sot, tue derdhë helm e vnerë, tue infektue me ligshtinë e tyne çdo syth shpreset.

Sot shpresa asht kthye në nji imperative kategorik, diçka e ngjashme me andrrën e poetit: «Të lindet nji njeri Të mkambi nji kohë të re» Njerëzit e rinj bajnë të munduna shpresat e reja, sigurisht pa krijue iluzione, pse për çdo njeri të ri që lind, zezona jonë prodhon dhjetë a ma shumë kandrra, krymba, ushujza, morra që janë gati me thithë ato pak të mira që ka ky vend i mjeruem e i vorfën. Sot në ketë qeveri, në ketë lëvizje që Edi Rama me të drejtë e ka quejt “Rilindje” njoh të paktën 3-4 vetë që e kanë sensin e Shtetit, janë të ndershëm dhe janë të përgatitun, ka shumë tjerë që nuk i njoh aspak e ka do tjerë që sillen si hienat në pritje të gjahut. Megjithatë mue më mjaftojnë ata 3-4 që njoh për me ushqye shpresën teme të vogël, për me njohtë vullnetin e mirë të atij që i ka zgjedhë.

Më mjaftojnë ata, pse në qeverinë që shkoi nuk njihja as edhe nji të vetëm që të më ngjallte nji shpresë sado të brishtë.Tek “Iliada” Homeri ven në gojën e Nestorit këto fjalë: «Nji hall i madh Akejve u ka ra mbi krye sot jemi në teh të briskut, me u farue bindshëm Akejt ose me pshtue»  (përkth. im) Kurrë vargjet e nji poeti nuk më janë dukë ma të përshtatshme për ne. Kam besim se shpresa e kërthijtë e shqiptarëve ka me mbijetue dhe nji farë shelbimi imanent ka me na ardhë prej nji politike të re. Grekët e lashtë kanë adhurue nji hyjni pak të njohun që quhet Kairos; ky mishnonte për ta çastin fatlum kur duhet ba diçka. Kairos i antikëve asht koha ideale për me veprue e madje asht edhe mundësia e fundit për me lëviz dhe për t’u nda me të keqen.

Nji basoreliev i famshëm, objekt studimesh të kahmotshme, e paraqet Kairos si nji djalosh që nget vrap, kokën e ka të qethun e vetëm përpara ka nji xhufkë flokësh prej kah mund të kapet fluturim para se të ikin. Po të kaloi nuk ke ku e kapë ma. E përfytyroj Kairosin tonë tue përshkue me ngut për të satën e ndoshta të fundmen here Shqipninë, dhe due me besue se ka sish që mëtojnë me e shtërngue fort atë shpresë shelbimi e me ketë nënkuptoj nji derivat kompleks tëlirisë si shtegtim drejt nji vetëdije ma të thellë për t’ardhmen tonë.

 

17 Komente

5*

Japrak shuka lezet

Faster than a bullet
Terrifying scream
Enraged and full of anger
He's half man and half machine
Rides the metal monster
Breathing smoke and fire
Closing in with vengeance soaring high
He is the Painkiller
This is the Painkiller
Planets devastated
Mankind's on it's knees
A saviour comes from out the skies
In answer to their pleas
Through boiling clouds of thunder
Blasting bolts of steel
Evils going under deadly wheels
He is the Painkiller
This is the Painkiller
Faster than a lazer bullet
Louder than an atom bomb
Chromium plated boiling metal
Brighter than a thousand suns
Flying high on rapture
Stronger free and brave
Nevermore encaptured
They've been brought back from the grave
With mankind ressurrected
Forever to survive
Returns from Armageddon to the skies
He is the Painkiller
This is the Painkiller
Wings of steel Painkiller
Deadly wheels Painkiller

Dialektika e shpreses, mos na kthehet ne dialektiken  zhgenjimit. 

Lexova veç paragrafin e pare e nuk ia vlen me tej .Per nje mendje te kultivuar si Ndreca eshte e pafalshme qe ven nje me haxhi qamilin e enverin Sali Berishen.Ne mos e ben apostafat e kjo eshte vigliacca thone italianet e mi.Nuk shkohet larg keshtu...

na ka ofenduar shokun enver motra ?

Jo mi Zane se Ndreca nuk krahason, ai ve ne radhe myslimanet njeri pas tjetrit. Dhe kete e ben si katolik i vertete rinascimental, te njejten pune qe bejne ortodoksit bizantine andej teposhte.

Gjithanej isoj mi Zane, "yf, yf, era zylyf". Vetem se asnje nuk e ve ere eren e tij, zylyfi i vet i duket si era parfum.

 ke te drejte ...katolik nuk e di...e shoh mjaft larg ,e aq me teper rinascimental....nje njiri n'hall ne keto kohna qe asht tu i ba keqas hyzmetin bukes s'vet...rreziku...tesh qe ka kohe qe nuk asht ma a At Pllumi ,nuk e mbajne fort kambt e veta...Edhe Vatikani nuk ka ma nevoje per cortigiani...Ka te vetet boll.

Keto punet me at nreca e plluma vatikani une nuk i di e as me interesojne. Po di mire qe me katolik se papa jane ata qe nuk besojne, e aq me keq ata qe e kane nje kembe ketu e nje kembe atje. Pak a shume edhe per te tjerat besime njesoj eshte.

po jep kontribut ene ti heretik. ka tjeter do vite? parzotin mos leni nam me kto katolik, musliman. 

Pse çfar jane katolik, mysliman, ortodoks etj, llafe te pista? Eshte jasht edukates me i permend? Apo feja e shqiptarit esht mçefeja?

 

si te duash ti smiley

kairos-qeros-koha.  ka ardhur koha per tu bere shqiptare

"Megjithate mue me mjaftojne ata 3-4 qe njoh..."

 A thua valle Ndreca te kete shitur babe dhe nane per nje "moment kairoik" !?

Bravo professore! Vetem Dalí do kish kene ne gjendje per ta pitturu ate boten surreale ne te cilen jetoni.

Shtrengoju mire atyre qe njef. 

Kjo dynja eshte e sigurte, tjetra s'i dihet. E paske kuptu mire edhe ti ket gjo.

Ky profesori osht ne free fall per ne humneren e llumit ma te keq 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).