I

Trafik qiellor

 

Ka një trafik të çuditshëm sonte në qiell...

 

Jupiteri; retrogradë,

Saturni; kuadraturë...

 

...dy meteorë digjen mërzitshëm prej dëshirës së një idioti...

...

një dorë e kujdesshme ka fshirë gjithë vijat e bardha,

dhe ka lënë semaforët në standby...

 

- uh, ç'trafik!

as në qiell nuk shihemi dot...

 

   

II

Diçka apokaliptike

                (kafeja e mëngjesit)

 

...pastaj ti nuk fole më...

...pastaj unë nuk fola më...

 

nxorrëm të dy celularët,

dhe bëmë sikur lexuam atje ndonjë lajm apokaliptik...

 

vjeshta, rrëzoi e menduar një gjethe mbi pjatën e filxhanit tënd,

pastaj u gëlltit lehtaz...

 

ti,

fute diellin në xhep,

rrëzove përreth tavllës ca cikla resh, si sheqer diabetik,

i zhgarravite fytyrën heshtjes së patakt ndër zhubrat e faturës,

dhe u ngrite...

bashkë me të për dore...

 

unë,

mblodha me pëllëmbët e duarve ciklat e reve,

i hodha ato, kujdesshëm, brenda tavllës,

dhe, bashkë me gjethen (e pa fermentuar ende)... u ngrita...

 

...ngadalë...

 

për aq kohë sa iu desh,

një grabitqari shpendësh atje lart,

të copëtonte në ajër një pëllumb...

 

ndoshta, puplat e përgjakura na ranë përpara këmbëve, kur u ndamë,

por ne nuk i pamë...

 

se qemë tepër të zënë,

duke bërë sikur lexonim në celularë,

diçka apokaliptike...

19 Komente

Ky tregimi i shkruajtur per se gjati qenka i bukur.

Pjesa I, gjykoj se ishte tejet banale.

 

nderkohe dy meteoret e poezise se pare vazhdojne te digjen merzitshem... etj etj etj

ti erdhe...

më pastaj,edhe unë...

erdha.

...

unë nuk fola më...

ti... nuk fole më...

...

o goca me flokët

jo-dredha.

FUND.

Te prita

ti s'erdhe

e une s'vdiqa.

(arvanitase ne mos gaboj)

e ngrohtë më vjen mua kjo poezi

jane dy poezi eT,(me qe ra fjala si je? smiley  ) te vecanta, dhe qe nuk kane lidhje me njera tjetren

E dyta eshte e bukur smiley

 

 

nxorrëm të dy celularët,

dhe bëmë sikur lexuam atje ndonjë lajm apokaliptik..

 

 

Mbingarkese figurash letrare qe vijne jo-natyrshem te lexuesi jo-profesionist

dreeee 

Tupac smiley

nje sforcim lodhes qe s'te con askund...

...pastaj ti nuk fole më...

...pastaj unë nuk fola më...

...nata mos foli apo tjeterkush....

smiley

good job II-shi

 

 apokaliptike vjeshta.....smiley

Si nje akuarel,mua me pelqyen,..

 

 Te bukura,domethenese ne ate stilin "classico" te poezise qe nuk i pelqejne shume "surrealizmat"dhe extravaganca e tepert.Me pelqyen dhe i lexova me kenaqesi....teper simpatike.Pergezime!

faleminderit andy

dhe me vjen keq qe poezia e pare kaloi e pakuptuar

kush i njeh konvencionet astrologjike ne lidhje me venndodhjet e planeteve mbase mund ta kish kuptuar per se bente fjale

Edhe per mua, bukur. Me shume, e para! me universin ne nje "mood" tip - Uh, c'na bezdisi ! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).