Një pjesë e atyre që kërkonin përgjigje prej kryeministrit Edi Rama dje në Tuiter shqetësoheshin për vendin e punës të humbur apo për atë që mund të fitonin në këto ditë ku vetëm për vende pune flitet. Përgjigjet e kryeministrit ishin thuajse të njëjta. “Gjithëkujt do t’i jepet mundësia të konkurojë”, shkroi ai duke ritheksuar moton e fushatës për një administratë të ndërtuar mbi merita, por deri dje ndërsa vijojnë emërimet në postet të larta zyrtare (kryesisht emërtesa të qeverisë apo ministrave), për asnjë prej tyre nuk ka pasur konkurs dhe as është shpallur ndonjë i tillë. Dje Rama sidoqoftë premtoi konkurse deri për emërimet e mësuesve.

Kryeministri i mori në mbrojtje edhe emërtesat e tij të reja, apo të paktën ato që iu përmendën në intervistën virtuale, duke theksuar se do ishte puna që do të tregonte cilësinë e tyre. Në fakt emërtesat përtej mungesës së një akti qoftë formal garimi, janë që në fillim nën dyshimin për atë që mund të arrijnë për shkak se përzgjedhja dukshëm ka pasur si kriter moshën e re. Mesatarja varion te të 30-tat dhe pjesa më e madhe nuk kanë ndonjë CV të pasur në administrim edhe pse po u besohen punë mjaft të rëndësishme të vendit. Duket se i vënë mes dy zgjedhjeve: Asaj të të vjetërve që veç eksperiencës mund të kene cene në kohën që kanë shërbyer në administratë dhe eksperimentin me drejtues të rinj të paparovuar në rangje të larta, kryeministri ka zgjedhur këtë të dytën. Një zgjedhje që u bë e qartë që me emërimet e ministrave të rinj, ku u shmangë në masë “garda e vjetër” dhe u zgjodhën figura krejt të reja, deri diku edhe të papritura.

Në të njëjtën masë kryeministri i qëndron edhe barazisë gjinore në emërimet që ka bërë. Detyra nga më të rëndësishmet u janë besuar femrave. Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, Tatimet dhe Doganat do të drejtuar nga gra. Ndërkohë përtej kësaj vendimet veç dyshimit mbi aftësitë për shkak të CV jo fort të pasura apo mungesës së një gare për këto vende pune, duket se rëndohen edhe nga lidhje jo fort të qarta. Përshembull opozita nuk humbi kohë për të denoncuar emërimin e drejtorit të ri të Albpetrolit si një zgjidhje “klienteliste”. Ajo e sheh këtë si emërim që vjen si pasojë e lidhjeve mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PS Koço Kokëdhima, botues i gazetës “Shekulli” dhe njëkohësisht një prej njerëzve më të afërt të kryesocialistit. Emërime të tjera po ashtu janë përfolur apo janë akuzuar për lidhje të ngjashme apo mungesë ekspertize në fushat ku janë dërguar.

Ndërkohë në sy bie edhe fakti që emërimet janë po ashtu të ndara mes PS dhe LSI ndërsa deri tani mbeten jashtë thuajse gjithë aleatët. Edhe në bashkëbisedimin që Rama kishte në Tuitter u vu re një tension i tillë mes pyetjeve. Një pjesë e tyre “sulmonin” paktin mes PS dhe LSI, që sipas tyre në disa qytete po favorizonte këtë të fundit. Pyetjet ishin të natyrës: “A ja keni lënë LSI këtë qytet”. Rama këmbënguli se kishte ndarje përgjegjësish me partinë aleate, por mohoi ndarje të tjera edhe pse bie në sy që PS dhe LSI kanë ndarë mes tyre emërtesat në një raport të qartë që shkon diku mes 60 dhe 40 për qindëshit.

Po ashtu si me qeveritë e mëparshme një hije dyshimi për vijimin e krahinizmit dhe emërimeve bazuar në vendlindje apo lidhje të ngjashme shoqëron ndryshimet e reja në administratën publike. Kështu ndërsa kryeministri këmbënguli se do të vijonte refoprma në Gardën e Republikës, ai nuk iu përgjigj drejtpërndrejt pyetjes së një oficeri të lartë që identifikohej “MajtistVeriu” dhe kërkonte të ndalohej ristrukturimi “hiq tropojanë dhe vendos tepelenas”.

Përtej kësaj qeveria është duke i mbrojtur vendimet e saj edhe përmes shtyrjes së futjes në fuqi të ligjit për nëpunësit civilë apo shkeljes në një mënyrë e tjetër të ligjit të vjetër. Kjo ka shkaktuar prej ditësh edhe përballjen e saj më të ashpër me opozitën që pretendon në shkarkime pa bazë dhe atë të shumicës që flet për largime me motive të qarta dhe mos prekje të të aftëve siç këmbënguli edhe dje kryeministri që tha se “do pastrohej administrata nga korrupsioni dhe jo nga njerëzit”. Por ndërkohë kryeministri po ndjek rrugën e paraardhësve të tij. Zëvendësimet dhe emërimet po bëhen masivisht mbi kritere politike. Ndarja mes drejtorë të angazhuar në PS apo të angazhuar në LSI e tregon qartë këtë. Gjasat janë që e gjithë kjo të shtojë mëtej kostot në buxhetin e shtetit dhe po ashtu të rrisë numrin e personave që paguhen për të njëjtin vend pune.

6 Komente

“hiq tropojanë dhe vendos tepelenas”.

Hiqja Lenës e vërja Prenës..Deri më tashi asgjë s'ka qullosur  i nderuari Vezir i lartë. Një mentalitet të tillë vetëm sundimtarët osmanë e kanë patur. Të heqësh një demokrat militant për ta zevëndësuar me një të tillë socialist është hap prapa dhe regresizëm për trumbetuesit e progresizmit. Më bëri përshtypje një kronikë e televizionit Vizion + mbrëmë ku një ndër 13.000 punëkërkuesit e në selinë e partisë socialiste shqiptare kur u pyet nga gazetari se ç'arsim kishte ajo u përgjegj; epo s'i të gjithë, t'mesmen kemi edhe neve..   Socialistët dhe Veziri i madh Rama po shohin dita ditës se tollumbacja e tyre treqind mijë vendëshe po ju kthehet në bumerang. Fermanet e tij të ditëve të fundit duken tejet të theksuara politikisht e aq më tepër po duket me rënjen e mugëtirës edhe një lloj vasaliteti i tij ndaj një force tjetër politike klienteliste, e korruptuar dhe nje trust gjigand mafioz si ai i LSI- së. Figura të tilla si këto të emëruara në vijimsi duket qartë se janë bijë dhe nipër të atyre që ndihmuan prapa skenës në një Janar të zi të një viti të kobshëm të shkuar. Thonë se shpresa vdes e fundit, ndoshta ashtu është por unë shoh se kjo shpresë ka vdekur me kohë dhe nga mavijosja po tretet në një të zezë të ftohtë e të frikshme. Me të tilla politika ferri për shqiptarët duket se sapo ka filluar, kryemaviu sapo ka ndezur fijen e shkrepses, do Zoti e i shuhet në dorë pa ju afruar fitilit..

S'e lexova artikullin por nese eshte per rini, te them te drejten, me shume u besoj te rinjve nen 35 ne shqiperi se atyre mbi 45. Ata nga 35-45 jane me te qelluar, nje kembe ketej, nje kembe andej.

monsieur Fanfan, duhet ta lexosh..smiley

pertoj vallaj, ngaqe ne 99% te rasteve rezultojne gomarlleqe. 

Paskeni ndjek konferencen e Rames Online e? smiley... 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).