Një ndër provat e para të Lulzim Bashës si kryetar i PD, ishin njerëzit që ai duhej të zgjidhte, që duhej të përfaqësonin në një anën imazhin e opozitës së re dhe më anën tjetër  [basha-paloka] edhe dëshmonin se si do të ishte partia e drejtuar prej tij. Për shumë tre nga emërimet kryesore ndërkohë nuk ja dalin të përcjellin ndonjë mesazh dhe për më tepër duket sikur e turbullojnë atë. Përzgjedhjet janë mediokre (mund të shënoni këtu edhe sinonime të kësaj fjale: të zakonshme, mesatare apo jofrymëzuese) dhe pak o gjë që mund të bëjë të shpresosh është mundësia e hapur se ato janë të përkohshme dhe do të zëvendësohen pas zgjedhjeve të brendshme në parti ku edhe do të ketë një pamje më të qartë të asaj se si do të jetë PD-ja e re e drejtuar prej Bashës. Madje përzgjedhjet nuk ja dalin të garojnë në lajme as me drejtorat që po emëron në grup shumica. Kjo e fundit përtej premtimeve për transparencë dhe konkurse vijon të emërojë pa zbatuar asnjë nga këto premtime dhe pa shpallur deri më tani qoftë edhe një konkurs për vendet vakante.

Të tre personazhet, kreu i grupit parlamentar Edi Paloka, nënkryetari i Kuvendit Edmond Spaho apo sëfundmi nënkryetari i Bashkisë Eno Bozdo edhe pse të njohur publikisht nuk duket se përcjellin diçka më shumë se mesatarja. Ata nuk janë as simbole të PD që drejtohej nga Sali Berisha dhe as fytyra të reja që do të rivitalizonin opozitën.

Përtej kësaj me këto emërime opozita duket si e zënë në ngërç. Është e kuptueshme që PD nuk dëshiron të bëjë atë që bëri PS në 2005 duke e rrëzuar krejtësisht të shkuarën apo reformuar nga themeli. Është bërë e qartë që lidershipi i ri nuk ka ndërmend të shkojë në këtë rrugë, ai madje po ngrihet pikërisht duke u mbështetur në trashgimninë e së shkuarës. Por përtej kësaj prej tij sigurisht që pritet një reformim qoftë edhe në emra, për të bërë atë opozitë cilësore që ka premtuar kjo edhe në mungesë të qartë të numrave në Kuvend. Në emërimet e reja Basha nuk e bën këtë. Ai as nuk zgjedh mes gardës së vjetër të drejtuesve, çka do ishte njëfarësoj e kuptueshme për shkak të eksperiencës, apo edhe për shkak të zgjedhjes për të mos bërë një reformë totale dhe gjetur mbështetje te influenca e emrave që deri tani kanë drejtuar këtë parti.

Zgjedhjet e Bashës duke filluar me kreun e grupit parlamentar Edi Paloka, janë shfaqe e këtij ngërçi dhe paqartësie. Paloka, përtej kontributeve që mund të ketë për PD apo përtej cilësive personale, duket mjaft larg vizionit që Basha ka për PD e re. Figura e tij më shumë e lidhur me atë të politikanit të fortë apo me denoncuesin e thekur në kuvend nuk duket se është ajo që do i duhej partisë për të influencuar dhe për të zbutur disi dëmin e një pakice mjaft larg të qenit e fortë në parlament. Në këtë rast duket se më shumë është tentuar të gjendet dikush i pa lidhur me 8 vitet e pushtetit të PD dhe i papërfolur për korrupsion, kushte që Paloka i përmbush. Por kjo nuk do jetë e mjaftueshme për të inspiruar grupin e pakicës  përballër  83 votave të shumicës, e mbi të gjitha përballë Metës e Ramës.

Më shumë duket ngërçi në zgjedhjen e Edmond Spahos.  Ai është mjaft i hershëm në Partinë Demokratike dhe pozicionet drejtuese në vend. Emëruar ministër dhe zëvendësministër që më 1992-shin, por ndërkohë pa lënë ndonjë gjurmë të veçantë në pozicionet që ka mbajtur. Në të njëjtën mënyrë ai ka përfituar nga fakti që është një figurë e papërfolur, por as ai nuk duket se mund të mbajë peshën e opozitës që i duhet PD në Kuvend. Ndoshta kjo mungesë peshe në përzgjedhjen e këtyre figurave justifikohet me praninë në sallë të liderit historik të partisë dhe disa figurave të tjera të saj, që mund të balancojnë boshllëqet, por nga ana tjetër e lënë PD sërish në ngërçin e mos pasjes së një pamje të re.

Nga ana tjetër në emërimin e Enno Bozdos si nënkryetar i Bashkisë është në vazhdën e dy zgjedhjeve të para. Nuk ka asnjë arsye më të mirë për të zgjedhur atë se sa të themi një nga 30 e kusur zëvendësministrat që PD kishte gjatë kohës që ishte në qeveri. Ai nuk është asnjë figurë e re politike që promovohet për të qenë pjesë e fytyrës së opozitës së re dhe as dikush që është dalluar mes të tjerëve. Në të treja rastet një argument kundër mediokritetit do të ishte se janë tranzit në këto poste. Nëse bëhet fjalë për zgjedhje të kësaj natyre deri në votimet brenda PD ky do të ishte një motiv i mjaftueshëm për zgjedhjet kaq neutrale që pak arrijnë t’i tregojnë publikut.

 

9 Komente

Ai Ed Paloka me duket si lacat e lagjes.... tek Vorri i Bomit....

alidems-o, Enon e njof mjaft mire.jashte mase medioker.Por eshte dora e Genc Pollos, "Sillua" i vet. Di te numuroje pas asnje gabim, ..... gjer ne  pesembedhjete!

Shume shkrim i mire mu duk. Dhe dicka vertete per tu diskutuar.

Besoj se brenda parlamentit nga 45 deputete qe ka PD, sido qe te sillesh prape ato figura jane sepse jane deputete listash.

Shpresat jane qe PD te reformohet, te hapet si parti, te konkurohet, te kete risi, dhe kismet te jete partia e pare ne Shqiperi qe te kemi shansin ne kete bote sa jemi gjalle te na japi kenaqesine qe te shpresojme se do te hyjme ne nje rutine parlamentarizmi dhe qeverisjeje evropiane. Po su bo nga PD-ja edhe kesaj here, opaaa syte nga PS-ja prape heren tjeter. Dhe po u bo nga PD-ja kete here, atehere for sure it will have just caused the domino effect te partite e tjera. Ishalla e kemi rrisk.

But let's remain cautiously optimistic.

Spaho ka qene Kryetar i Komisionit te Ekonomise ne parlament ne vitin 2009-2013, vite keto kur Shqiperia u rendit e dyta ne bote mbas Gjermanise. Kjo konfirmon suksesine qeverise , por edhe te Edmond Spahos.

Të tre personazhet, kreu i grupit parlamentar Edi Paloka, nënkryetari i Kuvendit Edmond Spaho apo sëfundmi nënkryetari i Bashkisë Eno Bozdo edhe pse të njohur publikisht nuk duket se përcjellin diçka më shumë se mesatarja.

Po ka nje ngatarese ne fakt se mesatar nuk dmth medioker.

PD-ja nese nuk perfshin  Griden dhe Artan Hoxhen ne strukturat e veta do rrije ne opozite per n* muaj. 

*n shkon nga 144 ne 288 

Mediokriteti do pjelle mediokritet  smiley

Me c'duket Basha do ngrihet mbi PD-ne sic ngrihet era nga muti, po prape ere muti do jete. 

Ajo parti duhet zberthy dhe rinxjerre ne treg ne dy-tre pjese qe te kete ndonje vlere tek votuesit. Ne te kundert do gangrenizohet gjithnje e me shume deri sa te dale fare nga pazari.

Sopatke ...dardhari, PF

edhe emerimet e rames nuk duken me te mira.dy nga drejtorite me te rendesishme , doganat dhe tatimet prej nga do te mblidhen parate qe do paguajne policet , mesueset ushtaraket etj iu jane besuar dy bimbove 30 vjecare.cmenduria ka thene ajshtajni eshte besh te njejten gje perseri e perseri e cdo here te presesh rezultate te ndryshme.ka 23 vjet qe shteti drejtohet nga 30 vjecare qe gjoja sjellin frime e ide te reja dhe  rezultati eshte nje shtet rrumpalle .megjithate perseri insistojne ne emrimet e 30 vjecareve me pak eksperience duke menduar se eshte ndryshe kesaj here.

Kjo eshte nje deshmi me teper se politika shqiptare si e majte apo e djathte apo e mesit eshte e kapur nga "fije" te padukshme qe ne thelb kane vetem nje qellim shkatrrimin e kombit shqiptar smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).