Kruja

Rrugës së ngushtë me kthesa për në Krujë, autobusëve me gjimnazistë të Kosovës u duhet jo rrallë herë të shkëmbehen me kamionë plot gurë të bardhë që shkojnë të digjen pak më poshtë në Fushë-Krujë në furra me goma të përdorura. Ministria e Mjedisit njoftoi se i kishte bllokuar (mbi 100 ) prej këtyre dhe madje qeveria në një nga vendimet e para pezulloi një leje shfrytëzimi për gur në Krastë të Krujës, por dje edhe pse ndoshta jo me të njëjtën shpeshtësi si më herët furrat që e mbushin zonën me ajër të rëndë të gomave të djegura ishin në punë. Shtëllungat e zeza të tymit që dalin kur ato ndizen e tradhtojnë aktivitetin që duhej të ishte i pezulluar. Gjimnazistët nga Prishtina që kishin mbushur plot dje rrugicën e Pazarit të Vjetër, do ta kenë të vështirë edhe të bëjnë një foto me ketë sfond, pa futur në panorame edhe karabinatë që lartohen mbi shpinë të pazarit historik (prej me shumë se 5 vitesh). Tre karabinat ende në ndërtim ngrihen e zgjaten prej vitesh dhe askush nuk e di ku do të mbarojnë dhe nëse do të mbarojnë.  Ndërkohë në vazhdim të pazarit një imitim i shëmtuar me beton dhe gati njëherë më i madh është zgjatur deri në portat e kalasë. Kaq është sa shihet e dallohet me sy të lirë gjendja e Krujës një ditë pasi qeveria shpalli këtë zonë të mbrojtur dhe urdhëroi ndalimin e çdo ndërtimi.

Dje sidoqoftë vinçat dhe betonieret vazhduan të punojnë në Krujë. Çekanët e muratorëve po ashtu dëgjoheshin qartë në qytetin që turbullohet veç prej zërave të turistëve dhe përndryshe është i qetë. Ndërkohë ajo që e bën më të frikshme situatën e ndërtimeve mbi apo në zonën historike nuk është fakti që aty është ndërtuar, por shufrat e hekurit mbi soleta që tregon se pjesa më e madhe ende nuk i kanë vënë çatitë dhe gjasat janë që ndërtimet të lartohen. Qeveria dje i bllokoi ndërtimet. Nuk dihet sa do mund të arrijë t’i bllokojë edhe në terren ato dhe përtej kësaj nuk dihet as çfarë do të bëhet me karabinatë që i kanë mbirë qytetit dhe që e kanë shëmtuar atë.

Ndërsa je në kala, poshtë teje veç disa liqeneve artificiale dhe ullishtave është edhe Krasta e Krujës apo Krastakrau i Bilal Xhaferrit. E gjithë kjo  është kthyer prej vitesh në një kodër të shëmtuar, sikur dikush që ka ndonjë sëmundje lëkure. Gropat e krijuara prej guroreve e  kanë degraduar deri në atë pikë sa për shumë gjithçka është e pakthyeshme. Vit pas viti një vizitorë i rregullt,  mund të shohë se si zmadhohen njollat e bardha prej nga vazhdimisht ngrihet pluhuri i makinerive që gërryejnë prej aty gurin gëlqerorë duke krijuar ca si hone mes ullishtave. Në Krujë njerëzit janë të ndarë rreth asaj që duhet të bëhet me gjithë këtë. Ata në një krah e kuptojnë që vendit po i fshihet një pjesë e bukurisë e më anën tjetër ankohen se bllokimi i guroreve dhe gëlqeres do të lërë pa punë 300 e kusur frymë. Përballë kësaj ata sidoqoftë nuk kanë shumë zgjedhje. Turizmi siç thonë nuk është më si dikur. Restorantet që shtohen gjithmonë në numër ashtu si tezgat e çinglamingave kineze (me ndonjë gjë të rrallë artizanale) nuk sjellin më të njëjtin fitim dhe qyteti varet pikërisht prej këtyre dhe gurit gëlqerorë. Ky i fundit, që është kafshatë buke për pjesën më të madhe dhe sigurisht fitim i majmë për pak të tjerë, është parë deri tani si e vetmja mundësi ekstra për qytetin dhe Fushë-Krujën që ndodhet në këmbë të tij. Por krutanët e dinë shumë mirë se sado që të zgjasë gërryerja e Krastës një ditë asaj do t’i vijë fundi dhe ky nuk do të jetë vetëm fundi i saj, por edhe i turizmit të qytetit. Në Kala, ata që edhe mbahen nga turizmi, janë ankuar prej kohësh për erën e rëndë dhe ndotjen prej furrave të gëlqeres. Në fakt cili turist do të ulej në verandën prej nga mund të shohësh në pëllëmbë të dorës fushat poshtë Krujës deri në det dhe bashkë me ushqimin të thithë  edhe erën e gomave që digjen e që e bëjnë panoramën t’i ngjajë një miniferri me shtëllunga të zeza  tymi që mbinin si prej hiçit.

Qeveria ka premtuar se do ta ndalojë gjithë këtë, por ndërkohë nuk ka bërë të ditur se si do t’ia zëvendësojë qytetit vendet e punës që humben dhe as se si do të rikuperohet ajo pjesë që është dëmtuar. Bllokimi sidoqoftë është një hap i parë që duket në rregull, e vetmja gjë që mbetet të bëhet është të vihet në zbatim, para se mbi shufrat e hekurit që rrinë gati bashkë me kukullat e flamujt e lidhura mbi to për bestytni të hidhet soleta e radhës

7 Komente

_

Qeveria ka premtuar se do ta ndalojë gjithë këtë, por ndërkohë nuk ka bërë të ditur se si do t’ia zëvendësojë qytetit vendet e punës që humben dhe as se si do të rikuperohet ajo pjesë që është dëmtuar.

Rikuperimi do behet duke marre nje mal borxh ne Skrapar e ta sjellin ne Kruje. Malin do e quajne Mali i Sali Sheqeres.

Edhe mu kjo me beri pershtypje .Pse medoemeos do shohesh "vende pune " per xhelat ne se ndalohet prerja e kokes ose varja me litar ? 

Po si kane jetuar ata njerez atje ? Pastaj keto perfundime sikur nuk te shkojne per shtat Hyjne ke Mulliset . Ai vend u krijua per te kenaq "epshet" e familjes Kleptokrate Berisha si mburravec katundi dhe jo se perfaqesoi ndonje Nevoje te nguteshme per "Rindertimin e vendit " . As ndonje shperndarje te palnifikuar te aseteve per zenien me pune .Nje Berihaj njesoj si Lanfillet e induastriliimit te vendit me Chileri , apo njesoj si barabaria e cfrytezimit te Minierave te kromit dhe cdo pasuri tjeter . Ai Aset ishte dhe mbetet KRIM .me nje Fabrike te perafert ne Elbasan dhe me vite mbushet artikuj e mbajtet gazeta gjalle per Krimin ndaj popullsise .E ku e ku kujdesi i asaj Kohe me kete .Per nje gryke Kusarthi e nje fshat Malpr si Mollagjeshi u emertuan Kriminel krijusit e cimentos Elbasanit !

Qe kishte vlere dhe nje "kujtese per zeniene me PUNE " patjeter qe kishte se dhe keshtu moret daret more trima /shkulet gozhdet mbetet vrima ...nuk shkon .Po ky "ballafaqim " e krahasim eshte per ti qare hallin Xhelatiti se mbeti pa pune ?  Dua te them keshtu shkulen Dhembet e Dhemballet e barbareve te Babasqapit jo me kercenime "do ua baj ma zi se baballareve " qe dekomunistizonte shoqerine Babasqapi me Jozefpercken me Institute Tufash !

Tu prese Lidhjet me Boten e KRIMIT !

Shkrim shume i kendshem tamam pena e Krastes qe s'ka te share per Objektivitetin dhe gjuhen , por ..u mora me fundin .Dhe nga fundi vetem aroma te pakendeshme dalin smiley

Ajo foto aty te kall daten. A nuk mund te perdorin ndonje mjet tjeter djeges, qe nuk ben aq shum tym. 

Nje zot e di se cfar nivelesh shumeshifrore ka kapur kanceri atje. Ai tym jep efekte ekstreme per shendetin e njeriut. Per aspektin mjedisor as te mos flasim fare... une kalova para disa mujash andej dhe po ta shohesh nga larg duket tamam sikur qyteti i Kryjes ka per te rene dhe nuk do habitem sikur te kete rreshqitje te gjith kodres nqs bie nje termet (larg qofte). Ata e kan gryerr anash dhe nga poshte kodren, duhet ta shohesh me syte e tu qe ta besosh se cfare krimi ka ndodhur aty. 

Keto persona duhen arrestuar menjeher e jo me ndaluar sepse indirekt jane pergjegjes per demtimin e shendetit te mijerave qytetareve, demtim te prones publike...

Vete qytetaret e Krujes zduhet ti lejojne te operojne keta kanibal.

>> "por ndërkohë nuk ka bërë të ditur se si do t’ia zëvendësojë qytetit vendet e punës që humben"

haha haha....qeveria e vjeter e kishte zgjidh ket pun, jo vetem qe kishte hap vende pune, po kishte krijuar dhe kushtet per zvogelimin e popullsise, duke ulur papunesine dyfish.

Fisi ktij e ka bo gabim shumesin e ka*...osht karat jo karaj smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).