Pezullohet nga detyra si shef i Antikontrabandës djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, Denion Meidani. Vetëm dy muaj pas emërimit në krye të drejtorisë më të rëndësishme te Doganat, ai është pezulluar me urdhër të drejtoreshës së Përgjithshme, Elisa Spiropali. Shkak për këtë duket se është bërë gjoba marramendëse 1.4 milionë euro ndaj kompanisë “Kurum” për fshehje të TVSH-së së hekurit me vlerë 450 mijë euro. Një aksion ky i iniciuar nga Meidani dhe që u publikua gjerësisht në media, por që nuk pati njoftim zyrtar nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, Denion Meidani konfirmon pezullimin, ndërsa arsyen e vërtetë duket se edhe ai vetë nuk ka arritur ta mësojë akoma. “Pezullimi nga detyra m’u komunikua shkurt, ‘për shkak të shkeljes së Kodit të Etikës’. Urdhri është dhënë nga drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, pa sqarime të tjera”, thotë Denion Meidani, i cili prej fillimit të shtatorit 2013 ishte numri dy i Doganave, si shef i Antikontrabandës. Sipas Kodit Doganor, të gjitha postet, nga doganieri, shef sektori, drejtori i përgjithshëm, nëndrejtori etj. bëhen nëpërmjet konkurseve dhe Meidani thotë se e ka kaluar këtë proces. “Po, unë jam emëruar në krye të Antikontrabandës, pasi e kam fituar me konkurs këtë vend pune”, thekson djali i ish-presidentit Rexhep Meidani. 

Pezullimi i tij vjen pas disa aksionesh të nisura nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të udhëhequra nga Spiropali, që është në krye të këtij institucioni nga 1 tetori i këtij viti. Dy ditë më pas, mëngjesin e hershëm të 3 tetorit, strukturat e antikontrabandës sekuestruan 3.5 tonë naftë në segmentin e autostradës Fier-Lushnjë. Në mesditën e po kësaj date, Spiropali u shfaq vetë në krye të sekuestrimit në magazinat doganore të Shëngjinit të 4.400 tonë karburant gazoil. Ajo kallëzoi penalisht kompaninë “Ada Petrol” për veprën penale të kontrabandës me mallra që paguajnë akcizë. Por, shoqëria “Ada Petrol” kishte bërë që më 1 tetor kallëzim penal për shkatërrim të pronës me dashje (dëmtim të depozitave), duke lajmëruar Policinë dhe Drejtorinë e Doganave që nafta kishte dalë nga depot. Kompania në fjalë, duke mohuar akuzat për kontrabandë, tashmë u është drejtuar organeve gjyqësore dhe ka akuzuar Drejtorinë e Doganave për dizinformim dhe prishje imazhi. Aksioni i radhës shënohet në datën 9 tetor, në magazinat e fabrikës “Kurum”, ku u vërejt mungesa e 4 mijë tonëve hekur e nënprodukte të tij. Detyrimet e TVSH-së së shmangur kapnin vlerën 450 mijë euro, ndaj “Kurum” u gjobit me 1.400.000 euro. Pikërisht për këtë aksion spekulohet se Meidani mund të ketë dekonspiruar informacionin, edhe pse ishte ai që pikasi fiaskon dhe gjobiti kompaninë.

Porti i Durrësit, aksioni i Meidanit
Në një kohë që Meidani dyshohet nga Spiropali për dekonspirim informacioni, ai pati dhënë rezultatet e para si shef Antikontrabande, edhe pse në pak javë pune. Sa për kujtesë, dy aksionet e sekuestrimit të naftës antikontrabandë në Portin e Durrësit (27 shtator 2013) mbajnë firmën e Meidanit. Bëhet fjalë për 3.300 litra naftë pa akcizë të një peshkatari dhe 3000 litra naftë të tjera kontrabandë, për të cilat akuzohen dy vëllezërit Danuka; njëri inspektor i Antikontrabandës dhe tjetri punonjës Policie.
 

Konkurset te Doganat, në fund të gushtit
Denion Meidani ka nisur detyrën si shef i Antikontrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në fillim të shtatorit. Vendet vakante për këtë post dhe disa pozicione të tjera kanë qenë të deklaruara me shpallje publike që në korrik, ndërsa konkursi është zhvilluar në javën e fundit të gushtit. Konkursi është zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, edhe pse emrat fitues nuk janë bërë publikë. Të paktën kështu rezulton online në faqen zyrtare të këtij institucioni.

16 Komente

Ketu ka diçka qe nuk shkon. Te jete lufte brenda llojit, mundet. Te jete ajo qe thote Spiropali, mundet. Te jete ndonje xhelozi e Spiropalit, ndoshta ngaqe Mejdani i ri nuk ka raportuar drejtorine, pra Spiropalin, perpara se te vinte gjobat, edhe mundet. Njeri variant perjashton variantin tjeter. Veç nje eshte e verteta. 

Dicka eshte. Se cfare s'dihet.

Mendoj se duhet te kete se sben nje arsye pse eshte pushuar Mejdani Jr. Se cfare arsye eshte mister...

Pezullohet nga detyra si shef i Antikontrabandës djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, Denion Meidani. Vetëm dy muaj pas emërimit në krye të drejtorisë më të rëndësishme te Doganat, ai është pezulluar me urdhër të drejtoreshës së Përgjithshme, Elisa Spiropali. 

Bravo Spiropali! 

Elisa Spiropali duhet të japë dorëheqjen nga drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave, pasi mashtroi publikisht qytetarët shqiptarë se Drejtoria e Doganave nuk ka bërë asnjë kallëzim penal mbi rastet e shkeljes së ligjit për dy vitet e fundit, ndërkohë që shifrat zyrtare faktojnë se për 2 vite doganat kanë bërë 100 kallëzime penale. Shifrat u bënë të ditura dje nga Partia Demokratike përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja Laura Vorpsi u shpreh se për vitin 2012, administrata doganore ka bërë 55 kallëzime penale. Për vitin 2013, 45 kallëzime penale. "Për qeverinë shqiptare, mesa duket çdo ditë është dita e gënjeshtrës. Së fundmi, drejtoresha e Doganave deklaroi se në dy vitet e fundit, Drejtoria e Doganave nuk paska bërë asnjë kallëzim penal mbi rastet e shkeljes së ligjit. Drejtoresha e Doganave gënjen dhe janë faktet që e nxjerrin atë zbuluar. Për vitin 2012, administrata doganore ka bërë 55 kallëzime penale. Për vitin 2013, 45 kallëzime penale. Pra, në dy vitet e fundit, doganat kanë bërë 100 kallëzime penale dhe kjo është e dokumentuar dhe lehtësisht e verifikueshme. Si mundet që 100 kallëzime penale, të shihen nga qeveria e re dhe drejtoresha e re si 0 kallëzime penale", tha Vorpsi. Sipas të dhënave zyrtare, dy vitet e fundit, janë sekuestruar mijëra koli me cigare kontrabandë, konteinerë me naftë kontrabandë dhe janë kapur shumë raste të tentativës për të kaluar mallra kontrabandë, këto raste janë referuar të gjitha në Prokurori. Zëdhënësja e PD-së Vorpsi theksoi se për këtë arsye, Drejtoria e Doganave ka marrë vlerësime të vazhdueshme nga Bashkimi Europian dhe nga organizmat ndërkombëtare dhe këto janë reflektuar në raportet e tyre. Partia Demokratike shprehet se drejtoresha e Doganave gënjen, pasi me sulmet ndaj administratës së mëparshme kërkon të fshehë emërimet politike që ka bërë e po bën në dogana. "Për dy vitet e fundit, janë sekuestruar mijëra koli me cigare kontrabandë, janë sekuestruar konteinerë me naftë kontrabandë dhe janë kapur shumë raste të tentativës për të kaluar mallra kontrabandë.

Të gjitha, raste të referuara në Prokurori. Për këtë arsye, Drejtoria e Doganave ka marrë vlerësime të vazhdueshme nga Bashkimi Europian dhe nga organizmat ndërkombëtare dhe këto janë reflektuar në raportet e tyre. Drejtoresha e Doganave gënjen, pasi me sulmet ndaj administratës së mëparshme kërkon të fshehë emërimet politike që ka bërë e po bën në dogana, siç janë ato të caktimit të drejtuesve dhe zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste në rrethe, si kryedoganierë, si në rastin e Durrësit, Rinasit, Shkodrës dhe Sarandës", tha zëdhënësja e PD-së Vorpsi.

Sic duket do emerohet ndonje ish deputet i PS, ose kandidat i ketyre zgjedhjeve te fundit qe eshte poshte ne lista. Ku di gje Erisa per keto emerime e pezullime. I vjen urdhri dhe lista nga Edi dhe mos e zbato po deshe.

+ 100

Dihet se Meidani eshte faktor i dobet ne PS, por faktor gjithsesi. Kohet e fundi ai ka dale "pak" kunder vijes se Partise, duke mos ju lepire Rames si gjithe te tjeter...e kam fjalen per G-99 at dhe Mjaftistat

Largimi i Meidanit JR, i cili sapo ishte emeruar (perpara se te vinte Spiropalja), mendohet se eshte me nje seri arsyesh : jo thjesht 1 arsye. Ka zera qe Meidani Jr te kete kryer Korrupsion, ose gjobevenie pasi nuk mori parate : keshtu pretendojne ata qe e hoqen, dhe perdorin "kodin e etikes" (i cili nuk i zbatohet vartesve, por vetem ministrave ne fakt, or gazetaret tane aq dine, kaq kuptojne) smiley Per me teperr qe nuk thuhet se "cfare" neni te ketij kodi te Omertes paska shkelur ky, edhe pse ky kod etike Ramadani ja zbaton vetem Ministrave dhe Qeverise...por nejse. Thjesht justifikim pra.

Ka zera ama, se Meidani s'ka pasur dhe aq faj sa po thuhet. Ai ka nje version komplet tjeter : mire bejne peshkataret ta degjojne, se mos te presin nga mediat e rames per t'ju treguar ate. Pastaj gjykoni vete, se disa prej jush nuk jane te gjithe dele

Largimi i Meidanit JR, i cili sapo ishte emeruar (perpara se te vinte Spiropalja), mendohet se eshte me nje seri arsyesh : jo thjesht 1 arsye. Ka zera qe Meidani Jr te kete kryer Korrupsion, ose gjobevenie pasi nuk mori parate : keshtu pretendojne ata qe e hoqen, dhe perdorin "kodin e etikes" (i cili nuk i zbatohet vartesve, por vetem ministrave ne fakt, or gazetaret tane aq dine, kaq kuptojne)  [smiley]  Per me teperr qe nuk thuhet se "cfare" neni te ketij kodi te Omertes paska shkelur ky, edhe pse ky kod etike Ramadani ja zbaton vetem Ministrave dhe Qeverise...por nejse. Thjesht justifikim pra.

 

Pse llomotit sa per te llomotitur? Cfare thua? Edhe paska kryer Korrupsion edhe paska qene Thjest justifikim. Cila eshte e verteta? Di gje apo s'di gje? Jo faktor i dobet jo faktor i leshit. Nuk ka nevoje te komentosh mbi gjithshka. Po s'di s'di.  

JPS

Vendos perballe dy versionet dhe gjeje vete te verteten,  besoj se ke aftesine intelektuale te gjesh vete hipotezat apo alibite e ketij shkarkimi.

Nga njera ane kemi Drejtoreshken qe e shkarkon se na paska shkelur "Kodin e Etikes" qe vendosi Rama per ministrat : A thua se kodi i etikes qenka siper ligjeve dhe kushtetutes se RSH ??!! Cili nen qenka shkelur konkretisht nga i interesuari ???

Nga ana tjeter, Meidani Jr thote cope se ai e di shume mire pse e kane hequr : Kerko tek kontrabanda e hekurit te KURUM

Tani se ç'interesa fshiheshin mbrape ketij malli kontraband, le ta zbulojne gazetaret tane investigativ

Një ditë më parë, në një intervistë, ai dha versionin e tij të kësaj ngjarjeje:

Meidani ka thënë se është vënë në dijeni të pezullimit përmes një letre zyrtare, ku i shpjegohej se motivacioni për këtë vendim ishte thyerja e Kodit Etik gjatë ushtrimit të detyrës. Ndërkohë që vetë Meidani e lidh pezullimin me një aksion të ndërmarrë nga departamenti i tij ndaj kompanisë “Kurum”, ku u konstatua një sasi e konsiderueshme hekuri e nxjerrë nga magazinat e saj pa u zhdoganuar. Ai ka hedhur poshtë akuzën për dekonspirimin e këtij aksioni. Madje, shpjegon se ishte pikërisht realizimi me rigorozitet i tij, që solli si pasojë pezullimin nga detyra.

“Nuk kam asnjë dyshim që vendimi është krejtësisht i padrejtë. Në vend që të merrja ‘fletë lavdërimi’ për atë aksion, mora njoftimin për pezullimin nga detyra. Ajo që di të them me siguri është që do t’i kërkoj drejtoreshës së përgjithshme të Doganave të më shpjegojnë dhe të më vërtetojnë ku konsiston kjo shkelje e etikës së detyrës nga ana ime”, tha Meidani në këtë intervistë. Ndërkohë që sipas burimeve, drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali, ka menduar të flasë vetëm përmes shkresave dhe jo prononcimit në media.

Gjatë këtyre ditëve në detyrë, Spiropali ka ndryshuar disa nga drejtorët rajonalë të doganave, me argumentimin e përmirësimit të punëve në këtë sektor. Drejtoresha e përgjithshme e Doganave ka firmosur një numër shkarkimesh në degët kryesore të rretheve. Kështu, mësohet se ajo ka shkarkuar drejtuesit e deritanishëm në pikën doganore të Kapshticës dhe Kakavijës, si dy portat e rëndësishme të vendit. Ndërkaq, ndryshimet janë kryer edhe në pikat doganore të Rinasit dhe atë të Tiranës.

 

Ku jane berberat dhe xhake-idrizat te shpjegojne se pse u shkarkua nga puna djali i Rexhep Meidanit ?! Ai pretendon se ka zbuluar 4 milione euro kontrabante dhe ne vend te vleresohet per kete, e kane shkarkuar... Ju prish "pazari" dikujt nga kjo kapje ? Atyre qe do merrnin zarfin per kalimin nen traun e doganes se mallit, kuptohet : shefeve te medhenj qe drejtojne fijet tashme

E filluat me Mega Korrupsion

Zonja Lefta, brenda dites se sotme do merrni porosi nga qendra qe mos e permendni me kete punen e Kurumit dhe te Mejdanit.

Nuk e dija qe burrat i ngaterron per gra

mos ke shkuar gje me Anxhelen tek ish gropa e Ajdin Sejdise ti, qe i ke keto probleme ?

Na falni per ngatarresen.

ja fusha,ja mejdani,ja mejdani kapedani.

“Bëhet fjalë për aksionin e kryer para pak ditësh në magazinën e kompanisë "Kurum". Dyshohet se nga kjo kompani ka dalë në rrugë të jashtëligjshme pa u zhdoganuar një sasi hekuri prej 4 mijë tonësh. Subjekti me këtë veprim mund të ketë shmangur pagesën e TVSH-së në vlerën e 450 mijë eurove, arsye për të cilën ndaj kompanisë "Kurum" ka nisur një proces hetimi rreth shkeljeve të mundshme. Bëhet fjalë për një aksion prej 2 milionë dollarësh dhe mendoj se është pikërisht kjo arsyeja për të cilën po krijohet kjo situatë përreth meje” deklaron Drejtori i Antikontrabandës, Meidani, i cili menjëherë sapo ka ulur traun e doganës duke mos lejuar këtë kontrabandë në nivele të tilla është pezulluar nga puna.

Që ti ketë sajuar këto shifra Meidani, kjo është absurditet. Edhe Drejtoresha e Ramës nuk e thotë këtë. Shkak për shkarkimin e tij zyrtraisht është bërë Kodi i Etikës. Pra, nxjerrja e sekretit në publik për këtë kontrabandë të pastër. Po përse duhej të mbahej e fshehtë dhe të mos bëhej transparente në publik. Arsyeja ka të bëjë me një bakshish të majmë që ka qarkulluar nën dorë në rastin konkret.

E thënë ndryshe, ato para që Drejtori i Antikontrabandës kërkoi të dërgoheshin në arkën e shtetit, Drejtoresha e Ramës ka menduar ndryshe, janë më mirë ato para në xhepin e saj dhe shefit që e emëroi se në arkën e shtetit. Ndaj urdhëri i Ramës ka qenë i prerë, Drejtori të shkarkohet se për pak i prishi pazarin, ngjarja të mbahej sekret dhe ryshfeti të kalonte nga Drejtoresha tek shefi i saj në krye të qeverisë. Dhe ashtu është bërë. Drejtori është shkarkuar. Firma është shpëtuar dhe paratë kanë shkuar atje ku janë kërkuar. Kjo po që është RILINDJE.

 

Shkoqur fare, mendohet se Meidani JR i paska hequr "buken" nga trasta disave qe prisnin ndonje Cek te majme per kontot e tyre ne Zvicer, apo Ishujt Caiman...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).