"La donna è mobile", kushdo e ka të ngulitur në vesh arien e mrekullueshme nga opera "Rigoletto" e Guiseppe Verdit që është kënduar pothuajse në çdo skenë të botës e padyshim nga tenorë të mëdhenj, ndër ta edhe prej të famshmit Luciano Pavarotti. Guiseppe Verdi u lind më 10 tetor 1813 në një fshat të vogël në veri të Italisë, në Le Roncole. Fakti që prindërit e tij ishin fermerë të thjeshtë dhe nuk interesoheshin për muzikën nuk e pengoi aspak të riun Verdi që t'i përkushtohej plot pasion dashurisë së tij për muzikën. Ai kalonte orë të tëra në çembalon e tij ose ushtrohej në organon e kishës San Michele të fshatit nën drejtimin e mësuesit të fshatit.

Verdi - Goditjet e rënda të fatit dhe triumfi me pasionin për muzikën

Provimi i pranimit për në konservatorin e Milanos në vitin 1832 ishte për Verdin një zhgënjim i madh, që ai nuk ariti ta kapërcejë gjatë gjithë jetës. Ai nuk e mori provimin, sepse interpretimi i tij në piano linte për të dëshiruar.

Vite më vonë fati e godet atë sërish mjaft rëndë. Jo vetëm që i vdiqën të dy fëmijët, që kishte me bashkëshorten Margherita Barezzi, por iu desh të përballojë edhe vdekjen e së shoqes në vitin 1840. Goditja tjetër e fortë zhgënjyese për të ishte pritja me fishkëllima e premierës së operas së tij në Skala të Milanos.

Kori i të burgosurve" Nabucco"

Megjithatë Verdi e mblodhi veten dhe gjeti shpejt forca, ra sërish në dashuri dhe me operan "Nabucco" në vitin 1842 arriti suksesin e shumëpritur që e inkurajoi për më tej. Subjekti i operas, veçanërisht akti i tretë me korin e të burgosurve, nuk është aspak një gjetje e trilluar, por ka nota të forta politike, thotë biografi i Verdit, Holger Noltze: "Ky akt është në një kontekst me lëvizjen italine për bashkim. Si gjithmonë Verdi në inskenimin e operave të tij lë të nënkuptohet e tashmja. Në qendër është gjithmonë jeta dhe njerëzit e kohës. Hebrejtë janë natyrisht hebrejtë e biblës, por kushdo e dinte, se ata janë italianët nën sundimin austriak."

Në mesin e shekullit të 19-të Verdi arriti kulmin e karrierës së tij. Brenda dy vjetësh ai kompozoi vepra madhështore si "Rigoletto", "Il trovatore" dhe "La Traviata". Nëse i hedh një vështrim operave italiane të shekullit të 19-të, atëherë me plot gojën mund të thuash, se atyre u ka dhënë formë Verdi. Përpjekjet e para për kompozimin e operave zënë fill me "belcanto", arti i të këndurit bukur. E megjithatë Verdi e modifikoi këtë stil, shpjegon eksperti Holger Noltze: "Verdi në aspektin muzikor i përforcon të gjitha parametrat drejt intensifikimit të shprehjes, për të mundësuar pasqyrimin në një formë të re të së vërtetës në skenën e operas. Mënyra se si ai e arrin këtë është padyshim një risi dhe mahnitëse." Intensivimi muzikor deri në ekstrem, kjo është mjeshtëria e pakrahasueshme dhe absolute e Guiseppe Verdit. Magjepsja dhe forca e muzikës së Verdit të mbërthen!

Wagner dhe Verdi - dy europianë

Viti i 200 vjetorit të lindjes së dy gjenive të muzikës Wagner dhe Verdi u bë shkas edhe për botimin e një sërë veprash dhe studimesh mbi jetën dhe personalitetin e tyre, por autori Eberhadt Straub i ka kushtuar një libër të dy mjeshtrave, biografinë krahasuese "Wagner dhe Verdi" - dy europianë në shekullin e 19-të". Ky është një hulumtim i rëndësishëm, ku lexuesi njeh shumë mirë "shpresat dhe lëvizjet e mëdha" të një epoke, në të cilën vepruan dy kompozitorët. Në këtë hulumtim vlen të nënvizohet koncepti "europianë". Që të dy kompozitorët - megjithë disa të përbashkëta në ideologji dhe shije - në fund të të fundit janë zhvilluar si dy kompozitorë diametralisht të kundërt.

34 Komente

dje lajmet e sollen pikerisht me definicionin .gjeni..une e shoh shume edhe si kozmpolit...Muzike hyjnore ,ne çdo kohe ,sistem e vend.Ndre te pakte qe njohu gloria qe ne jete.Nuk e di pse te gjithe i kane vene perballe Wagnerin...kaq te ndryshem....

Verdi dhe Wagneri nuk i kane vene perballe, por ata rrine perballe si rrinte muzika siperfaqsore italiane (ne fakt mua me duket me teper Rosini, edhe me gjenial) dhe muzika e thelle gjermane, dmth ne thelb Itali perballe Gjermani, ose me te thene ne nje menyre tjeter me te thelle dhe me siperfaqsore (qe ty dhe shume peshqve nuk do ju pelqeje), si fashizem perballe nazizem.

Ka edhe nje dikotimi tjeter dionis-apollon ne zonen fetare perkatese, po me mire mos e ngasim se fillojne e na gergasin geget dhe tosket qe kane shije te ndryshme per muzike fetare.

heretik o herteik

t'kam shok e t'kam mik

po ti qenke kaq nazik

dmth qe ke shoqeri me klasen e larte aristokratike. ku t'i gjejme ca te larte si ty o heretik se ke mbetur si peshku pa uje, n'peshk pa uje...

 

Epo salloni i sinjora Bertinit ka te mira, po ka edhe te keqija, telashe dmth.

Guiseppe
 

Xhozef e regjistrun autoritet franceze. Xhuzepe e thirren nona, baba e poplli krejt. Njeri i popllit mo lla; e ter vepren ja dedikoi atij!

Lere lere s'e e kam pare live dhe te keput shpirtin. 

 

Pavarotin? se Rinon s'besoj ta kesh pare.

Aidën mi smiley

Edhe une e shoh here pas here. smiley

Une u be kohe pa e pare Aiden. Di gjo ti nga bohet?

Me Verdin krah për krah e gjen kudo smiley

Car thu miii! Paska zone dashnor e s'na ka kallxu! Car e ka mi, dora jone apo gaxhi? (te lexohet me theks jevgu)

Kundrra rrymës shkon përherë, kshu qi nji bojë esmer ka marrë smiley

 

Me duket se eshte ngaterru me Otellon, ate arapin e Venedikut. smiley

iKonfirm smiley

Leje leje, se me thane qe kishte ftesa per "Different Trains"  e nuk na ka thone. smiley

Po helbete shkoka me Otellon tani, nuku ka ci duhet mo shocnia e vjeter.

Gaetane ketu ne Rome e mbajne si mit,ndoshta nga vdekja aq tragjike me moto.Straziante ajo klithma e tij Aida ,quanto sei bella....por me ebukra e gaetanos mbete il cielo è sempre piu' blu....

Nuk e di pse por sapo mermerita me veten .Ne dac beso ne dac jo .Kjo simpati per keta lloj kengetaresh monotone pa asnje variacion duhet te jete kenaqesi e shtojzovalles smiley Thuhet per Celentanon se eshte fiksuar tek "re maxhor" por ka variacion edhe skenik edhe ne ze .Ndersa ky mund te pelqehet maximumi ne dy tre kenge per mendje jo te 'fiksume " 

Ama veshi te kap gjona te vecanta smiley

Gaetano ka dek heret Idriz,ka lane pak kange...Njifet ma shume ne Rome se ne Itali.Thone qe ish talent...sot duhej te ishte rreth moshes tende.Vdekja e çuditshme e ka bere gjys mit ketu...jo ,nuk eshte nder te preferuarit....smiley

Verdi!smiley

une e bera adetin e verdit kete vere ne nje koncert ne natyre, kryeveper. ishte per hir te 200 vjetorit te tij me ca artiste te ftuar italiane.

o zot sa e buker qe eshte kjo pjese:

"Va pensiero" - Nabucco - Roma 2011 - YouTube

 dhe njeqind plako.

smiley Si iken koha!

te kjo foto Zefi ngjaka si daj Sami.smiley vetem flamuri amerikan mungon..

te kjo foto Zefi

ka qan i kryetar komiteti ktu e ka pas emrin,Petraq Kalemi.Ne e patem pagzu, Pjeter Lapsi. smiley

ore, TVSH ka pas dhene dikur nje film serial per jeten e Verdit.. film i merzitshem ka pas qene dreqi..

Flm Verdit qe ka bere edhe nje opera per heroin tone kombetar Skenderbeun.

Ka mundesi qe e ngaterron me Vivaldin, autor i nje opere mbi Skenderbeun (tashme te humbur si veper).

Eeee Vivaldi se u ngaterrova smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).