Lëmoshat e dhëna nga qytetarët nuk e shpëtuan nga ferri 87-vjeçaren Sofie Qëndro, e cila së bashku me nipin e saj 67-vjeçar prej 6 javësh kaluan ditët dhe netët ashtu kruspull në një stol para Bashkisë së Durrësit. I ftohti i ditëve të fundit çoi drejt vdekjes të moshuarën, e cila dje mbërriti në gjendje kome në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit. As lokalët dhe as biznesmenët e këtij qyteti nuk e vunë dorën në zemër për të gjetur një strehë për pleqtë e pafat që u përzunë pas 70 vitesh nga shtëpia e ish-pronarëve ku ata banonin. Edhe apeli i bërë afro tre javë më parë nga “Gazeta Shqiptare” për dramën e dy të pastrehëve ra në vesh të shurdhët. Përkundrazi, drejtuesit lokalë thjesht u “turpëruan” nga pamja mizerabël e atij stoli ku deri dje dergjej Sofia dhe vijon të dergjet nipi, i saj, Llazi. Ky i fundit pohon se kërkesës së tij për t’ju gjetur një barake ku të fusin kokën, kreu i bashkisë i është përgjigjur: “Largohuni prej andej se na keni nxirë faqen, është turp të qëndroni aty!”. Indiferenca totale ndaj dy jetëve njerëzore, bëri që 87-vjeçarja të arrinte deri aty sa të niste të jepte shpirt në stolin e rrethuar me kartona. Mesditën e djeshme, një autoambulancë dhe një furgon policie dërguan me barrelë të moshuarën për në spital. Mjekë të këtij spitali pohuan se Sofie Qëndro vuante nga një sërë sëmundjesh kronike të pakuruara, ndërsa pësoi dehidratim të trupit nga i ftohti dhe kequshqyerja. “I gjithë stafi është përkujdesur për Sofinë. Ajo ka reaguar, është përmendur, pasi erdhi në gjendje kome. Problemi është se nuk dimë ku ta çojmë më pas. Gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë. Në urgjencë nuk e mbajmë dot, në lulishte nuk mund ta kthejmë, sepse ajo do përkujdesje dhe ngrohje”, thanë bluzat e bardha. Vetëm në orët e vona të mbrëmjes problemi “Sofia” u mbyll njëherë e mirë. Ajo ndërroi jetë pa mundur që të “ngushëllonte” nipin e saj. Ndërkohë, Llazi Qëndro, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” bën sërish apel për ndihmë. Ai tregon ferrin e ditë-netëve mbi stolin para bashkisë. 

Llazi sa kohë u bënë që u përkeqësua tezja juaj? 
Katër netët e fundit, sa nisi i ftohti, tezja ime nuk lëvizte më as ditën as natën. U ftoh shumë. Nuk i hapte më sytë, as hante dhe as ushqehej. Unë gjeta ca kartonë të mëdhenj dhe i vura në anë të stolit që të mbanin erën e ftohtë. Netët kanë qenë shumë të ftohta këto ditë, ndërsa ne qëndronim këtu. 

Ju e lajmëruat urgjencën që t’a merrte? 
Jo, tezja ishte duke dhënë shpirt dhe ishin disa kalimtarë që e morën urgjencën në telefon. Erdhën infermierët e hodhën në barrela. E kthyen nga vdekja. Ajo kishte ditë që nuk hante e nuk pinte më, ishte nisur për në atë botë. Ja kështu na lanë për faqe të zezë në mes të katër rrugëve. Tezen e pret në botën tjetër nëna ime që më la jetim që kërthinjë. Ajo ikën e shpëton nga kjo botë, por unë nuk di se çfarë do të bëj. Me siguri që dhe unë do të kem fatin e saj. 

Ju ka dhënë bashkia ndonjë alternativë për strehim? 
Këta të bashkisë nuk na kanë dhënë asnjë shpresë. E kam takuar disa herë kryetarin e bashkisë, i cili më tha: “Na keni nxirë faqen duke qëndruar në lulishte. Ikni prej andej, se është turp të qëndroni aty”. Ndërsa unë i thashë që të na gjente një barake ku të strehoheshim. 

Po tani çfarë do të bëni? 
Nuk e di, siç po ikën tezja në botën tjetër, ashtu do iki edhe unë nga i ftohti. Nuk kam si të shkoj as deri në spital, të marr vesh si u bë, pasi më vjedhin plaçkat që kam në lulishte. Unë kam edhe frikë të gdhihem natën këtu i vetëm. Sa ishte tezja qëndronim të dy, tani kërkoj të vdes edhe unë sa më shpejt. 

Cili është apeli juaj? 
Kërkoj një barake ku të fus kokën, pasi 100 mijë lekë të vjetra pension që marr unë, nuk të jep askush shtëpi me qira. Edhe kur të vdes, komunales i mbetet të më varrosë, sepse nuk kam asnjë të ardhur tjetër. 

 

Titulli i redaksisë

61 Komente

__

T'i themi Jani Butarit t'i shlyejë borxhin Vangjush Dakos. I dyti pagoi për një shesh, ky le të paguajë për një barakë. 

smiley

 

peshku pa uje 29-9-2013  

sikur te isha kryetar bashkie i ....... Durresit.

 

qytetarja Andia Shkarpa: Do te ndihmoja si fillim ate burrin qe  jeton  aty te stolat e bashkis nuk e di nese e keni pare....

!!!

 

Po mire ky lajmi nuk i shkoi pak me pare ketij Avokatit te Popullit dhe Ministrit te Ri te Mireqenies Sociale? Kane tre jave perpara lulishtes...Nuk po flas ketu per shoqerine, se na ngeli goja prona prona. Une nuk kam asnje prone, po po te dua e gjej dhe une nje. C'jane keto budallalleqe more, mbushuni me gjithe pronat tuaja... Se na lexuan dhe nje komunikate post mortum sot qe te vinte peshtire ta degjoje nga institucioni i Ombudsman-it....Indinjate per mungese njerezilleku, e kur njeriu nuk ka as ate, me mire te vare nje gur ne qafe dhe.....

Ombudsmani- Totozani eshte bere si papaxhorria.I vajten qindra here me arrixhinj e me sakate duke u ankuar per Spiro Kseren dhe ai vizitonte Spiron ne zyre, i fuste nje Wisky dhe shoqerohej me gishtin pas te grekut Ksera.Ky duhet shporrur nje mi ute e me pare se eshte i gjithi nje derdimen...

Sikur te kishe thene ndonje fjale ne kohen kur bastardi i Vucidolit nxorri ligjin qe e nxirrte kete mjeranen nga shtepia nuk do ishte keq.

Xhanem edhe mund te kesh fol, por ama per lopen qe u vodh fajin e ka hajduti jo roja i stalles.

Sot ne fakt eshte dhe e drile dhe nuk eshte meazallah divertente te jesh kaq i pa drejte ne arsyetim.

Komentues shtepia ti rikthehet pronarit ama nuk flaket tjetri ne rruge. Persa kohe qytetari nuk ka strehe mbi koke s'ka pronar tjeter aty. Problemi nuk eshte ligji qe e nxjerr nga shtepia, por qe nuk e strehon ne shtepi tjeter.

Kur do nxjerre ajo toke edhe nje burr tjeter qe t'ja beje bum? Ku vete kjo shoqeri keshtu? Shqiptari s'ka qene kurr ne histori kaq i varfer, kurren e kurres ne asnje periudhe te historise! Gjithmone Shqiptaret kan pasur nje strehe mbi koke dhe nje cap buke!!! 

Edhe ata qe mendojne se kan bere nje dore lek ti ven gishtin kokes se ne mes te mutit nuk ka asnje te paster, dhe ne nje shoqeri ne mes te mizerjes nuk ka pasuri, nuk ka lumturi per askend. 

Ironia eshte se krenohemi se jemi populli i nene terezes  e cila ndihmonte njerez te tille.

Se harrova, te qifsha demokracine, naton, be-ne, ameriqine, integrimin etj etj etj.. smiley  

Suksese te medha posi. Jam i bindur qe edhe plaka vdiq e lumtur qe Shqiperia hyri ne nato, qe eshte lolo vullnetare e amerikes, qe aspiron per ne be dhe integrimlesh etj etj posi posi. Do vej Berisha me Edin dhe Liken te flasin per arritjet e medha?

 

Pervec atij dhembezbardhurit jam 100% me ty tek ky koment

Desha ta hiqja por u kujtova vone. smiley

Shume e dhimbshme. Zoti e meshirofte shpirtin e znj Qendro dhe ia lehtesofte hallin nipit te saj.

Sikur njerezit te benin me shume per njeri tjetrin, sa mire do ishte.

Edhe institucionet fetare te benin me shume per njerezit ne nevoje...

Po sikur shteti te bente njecik me shume? Per cfar e kemi shtetin dhe qeverine nqs hallet do i zgjidh populli dhe qytetaret me iniciativen e tyre? 

Per institucionet fetare jam dakort por c'e do, myslimanet pa u arabizuar s'te ndihmojne, ortodokset pa u graqizuar ste ndihmojne, katoliket pa u pepinozuar ste ndihmojne. si t'ja bejne njerezit?

shtetin e dime se ne c'gjendje e kemi dhe te gjithe po e kritikojme. Por pertej shtetit edhe aktoret e tjere te shoqerise duhen sensibilizuar, perfshi vete qytetaret.

institucionet fetare s'e kane hallin tek arabizimi e greqizimi sa c'e kane tek moskokecarja ne pergjithesi dhe impotenca per te bere gjera reale dhe konkrete. ndoshta ka te beje dhe me mungesen e lidereve kurajoz e me imagjinate...

Nejse armir une mendoj se problemi eshte pikerisht shteti. Qe nuk kemi shtet te forte e dime, por ky shtet nuk perdor fuqine e tij ne sherbim te qytetarit as minimalisht. Sepse nuk eshte shteti i shqiptareve, emrin Shqiperi e ka KOT!

Tragjedi njerzore. Trishtim..Sa here degjoj lajme te tilla e vjen nder mend jo videoja e Carlin

!!!!!

We’re so self-important. So self-important. Everybody’s going to save something now. “Save the trees, save the bees, save the whales, save those snails.” And the greatest arrogance of all: save the planet. What? Are these fucking people kidding me? Save the planet, we don’t even know how to take care of ourselves yet. We haven’t learned how to care for one another, we’re gonna save the fucking planet?

Art, desha me t'pyt se kam vene re qe ti nuk e ke qef fort çeshtjen ekologjike.

Pertej spekulimeve dhe manipulimeve (te pranishme ne çdo çeshtje), ti vertet mendon se nuk ka vend per t'u shqetsuar per situaten?

Heretik, ka shqetesim te"clean "our own chit" sigurisht, nuk jam kunder ricklimit por ne si natyre njerzore kalojme gjithcka ne ekstrem. Nderkohe kur rreth 3 miliarde banore te rruzulliti jetojne nen nivelin e varferise ekstreme. 50%  popullsise se globit sot jeton me 2.50dollare ne dite. 1.4 milione femije vdesin cdo vit nga mungesa e ujit te paster dhe sanitimit..dhe ne diskutojme sot per mullinjte e eres. :/

Po ti nuk mund te pergjegjsh ne nje menyre me ekologjike, pa shit, video dhe kalamoj te vdek? Pse i perzjen te gjitha bashke? Se kshu i bi qe njerzit te lene çdo pune dhe te merren vetem me pune vullnetare ne Afrike.

Jo se kam ndonje gje kunder per te mos i lidh gjerat qe jane te lidhme, por mund te lidhen edhe ndryshe. Psh, po te jete e vertete qe planeti eshte i rrezikuar vertet nga njeriu, ne rast katastrofe i bi me vdek edhe kalamojve te Zvicres.

Ju ka dhënë bashkia ndonjë alternativë për strehim? 
Këta të bashkisë nuk na kanë dhënë asnjë shpresë. E kam takuar disa herë kryetarin e bashkisë, i cili më tha: “Na keni nxirë faqen duke qëndruar në lulishte. Ikni prej andej, se është turp të qëndroni aty”. Ndërsa unë i thashë që të na gjente një barake ku të strehoheshim. 

 

te pakten te ndihmonte kapoja i Neptunit nuk do behej nami, de.

p.s. kur shef e degjon mjerim te tille te vjen ndot qe je shqiptar

Ne fakt ne se eshte e vertet qe ky kryetar bashkie ka dhene kete pergjigje ...Rama me te tijat dhe Mata me te tijat , te dy Bashke me kopetencat qe kane , duhet minimalja ta "Pezullojne nga Detyra " dhe ne se ka ndonje vjege ta cojne per ne ndiekje Penale si " Mosveprim me pasoja vdekjen " Le te mesojne ketaRrugace Moderne qe Posti nuk eshte gjerdan Morali apo Dafina per gjenij Dhe le te mos Luajne me te"zgjedhur " me vota.Ai KB ka bere veprime Vrasesi duke abuzuar me Postin !

Kush Justifikohet pas Sali Berishes them se duhet perbuzur ..Por qe edhe kjo Fature e nxjerrjes Jashte te njerezve nga shtepite e ish pronareve "topatan " , duhet faturuar ne procesin Penal te atij Krimineli qe nuk la me  gje pa ndotur ne zakonet shqiptare thjeshtdhevetem thjesht per qellime Elektorale per te mbajtPushtetin e Hajdutit e Vrasesit !

ne jemi te pjerdhur si shoqeri perderisa nuk prekemi nga dhimbje te tilla njerezore dhe as nuk i ndihmojme me para e as duke ngritur zerin tek bashkia e Gjushit apo qeveria. Kush te kishte mundesi te shkonte dhe te flinte me ta tek lulishtja para bashkise se bashkia, ministri i Bollekut Veliaj, Avokati i popullit, ai burri qe ka hyre ne kryeministri dhe po jeton enderren nuk cane koken per ta. Vilajet Qyrku dhe ai avokati i popullit shqetesohen shume per romet dhe homoseksualet, se me keta nxjerrin fonde, me keta mashtrojne nderkombetaret, me keta mund te behet ndonje publicitet dyleksh, por jo me ata dy te moshuar qe me hallin e tyre na treguan sa poshte kemi rene.

Turp!

Te njejten gje po thoja ne nje koment ke tema e zgjedhjes per zv.ministre nje zonje paraplegjike. Me sa duket zonja Sofie nuk kishte parametrat e duhur per  t'u perzgjedhur per marredhenie publike. Ka qene shume prekese intervista e saj e pare, kur tha qe e kane nxjerre nga shtepia te semure dhe pa rroba trupi.Paten kohe boll ta tjerrin si histori. Te  pakten te ndihmojne Llazarin e shkrete, jo se duan vertet ta ndihmojne , per permiresim imazhi them, win-win...Gjithsesi, Sofia ishte viktima e pare, me kete lesh e li qe po behet me pronat, do terheqi fatkeqesisht kemben per te tjere me duket.....

Ai shtet qe s'iu siguron nevojtareve nje strehe ku te fusin koken dhe nje tas supe e buke, ai shtet duhet permbysur. Me dhune ose me c'te mundim ai shtet nuk ka arsye per te ekzistuar me.

Ate shtet permbysen ate te Hajduteve e Krimineleve por jo sic e ke ti Idene me antitank kunder ndertesave  pushtim TV  e djegje redaksi Gazetash , sulm spitaleve e qytetteve me Bandite...por me Njemiljone shpulla dhe nje shqelm Bytheve si Kone rrugesh duke i shporrurr per te mos i Pare me ne keto Troje !

Qe je jo vetem i pjerdhur por dhe i dhjere dallon me Km Larg qe kur vjen e komenton ne ngjarje qe kane per protoganiste njerez ..Ti nuk vlen as per "hasem "

Pse s'vajte te flije ti me Berishen qe i nxorre perjashta po te vika keq ty per dy te moshuar qe po te ishte se kishe Pushtetin akoma Kryendyresira Berisha , pa le se ku do germoje qe te gjeje se kane qene kriminele Gurkusarasqe mesyne per prona ne 45 smiley

Pash LefKOPENE vetem ne keto prurje mos hajde se nuk ke vlere as per  kapak Nevojtorje . Ben ndonje poezi per Sqapin qe po e skopitin avash avash !

Keto jan probleme te mbetura qe nga koha e komunizmit ti cun edhe per kete mban pergjithsesi i gjith parlamenti shqiptar, por edhe e gjith shoqeria shqiptare... mos u lodh duke fajsuar njeren pale apo tjeteren se fajtoret me te medhej ketu jemi un e ti qe rrim ke peshku ne vend qe ne shenje proteste te shkonim te ngrinim cadra atje bashk me ta deri sa tu jepej zgjidhja per 2 hallexhi ne nevoje...

Shiko njecike me thelle se edhe Koha e Venetikut nuk eshte pa gje ! Biles biles qe ngaTeuta ka dicka ! smiley

Dhe mos ushqe ide O Ju Q nenen Berisha me cadra Vullnetaresh , kur Institucionet nuk bejn detyrat . Kane Funksione e Detyra te pergjegjeshme Kryetaret e Bashkive, kane Ligje ,  Vartes e Mjete financiare .Kane Policie Mbeshtetje Qeveritare kane mbi te Gjitha Pergjegjesi ndaj VOTES, sic kane dhe Kafene e Lule Dashi me salce Kosi 12 ore ne klube nga 8 - tete ore Pune .

Ka Ligje per keto dhe del e tepron O Ju Q nenen  Berisha me Poete , LefKOPE e me  shoqaten e Avokateve dhe nuk ka pse duhet edhe ZMK e atij debilit qe mbron Qytetaret ! Ashtu si cdo Gje ne shtetin e te Marrit do kemi " se kamunizmi zotrie "

Le te sjelle nje pergjigje Kryetari per ndodhine cfare ka bere qe te mos ndodhte , dhe pastaj ec e vur cadren  se ka mbeture dhe nje atje para Bashkise ! Apo lexon bythecet e "zgjuar" dhe mendon se u be deti Kos dhe o Burra Luget se ka ardhe Qeveri e Re !

Ore nqs do ti e fillojme edhe nga Bardhyli por sbesoj se ai mori njerez nga fshatrat edhe i futi ne shpia qe i kishte ndertuar 1 zot e di kush...kshu qe ti bej detyren tende si qytetar i thjesht... se nqs e ke degjuar ndonjehere ndryshimi fillon nga une.... sa per berishen nqs ne si shoqeri te shkojme ja 200-300 veta atje, vetem te vij me brisk ne dore edhe tna fusi nai tegel...kshu qe administrata ska faj sepse nuk e di per cfare paguhet... ndersa per sa i perkets lugeve me qeverin e re, te jesh i sigurt qe ka mbaru gjella qe ne date 24 qeshor smiley

Nuk du te te fu ne keto rruge komunikimi se ju jeni dhe " Lule mosmeprek "smiley por per faktin se duhet te Kuptosh qe jemi ne Vitin 2013 qe besoj e DI , nuk mund te shohesh pergjegjesi as tek "te ikurit " as tek "cilimijte " Problemi eshte konkret dhe ti ke shkruar Konkretisht per cadra .Kush te mbajti kur nxorri Urdhrin Berisha , kur njerzit ne Tirane " ben Lufte " ?

Dhe besoj nuk te mba asnjeri te vec te  Protestosh  ne Bathore a Koder Kamze , Koder e Priftit a ku te duash ku Me qindra Mije kane hyre e kane zaptuar toka , hajde mo sikur edhe njeqind te kene qene ne ate Kohe qe ti NUK di ASGJE Konkretisht pervec denglave te " shpronesimit " 

Eshte Koha e Hajduteve dhe patjeter qe ti ke me shume argumente qofte edhe sikur ta shohesh akt Trimerie Pallatin qe banon Berisha e Nanua neTirane te Legalizuar ! Dhe ketu ndahemi !

Se Lankshi, zotrie...

po normalisht "te ikurit" din vetem te thone llafe te bukura, se kur vjen puna per gjera konkrete aha... kur te thash eshte problem i komunizmit ma cove ke teta teuta...eshte gje tjeter te zesh toka qe kan probleme me tapit e zogut edhe eshte gje tejter te kapesh njerez edhe ti nxjerresh ne rruge pasi shteti paraardhes i zhvendosi aty... qe eshte koha e hajdutve kete nuk e kisha ven re akoma...edhe sa per krahat politik mendoj se jemi sqaruar njehere bashk..

eshte gje tjeter te zesh toka qe kan probleme me tapit e zogut edhe..

Je per gjynah dhe prandaj Ika se e dija ku do dilje .Plus qe ke harruar Tapite e Perandorise Otomane dhe te Mbretit Emanuel si dhe lejet e Gjermaneve !  Cilen Tapi ka Zogu .Me cfare Pagesash .Ato te Regjitruara ne Bangat Italiane ? Po me terhoqe me keto tip Poeti dhe e hengra smiley

Ma do mendja ti nuk njeh asnje rresht nga Historiku pronave ne Shqiperi , pervec fjalimeve te Berishes , "se shpronesimet zotrie " besoj nuk e njeh as Ligjin Arbrori ose nuk ke lexuar besoj per "sekuestrim " te pronave atyre qe i kane nepermjet krimit droges etj ! Mire qe di vitet " se 45 zotrie "

 me fal e , po e hengrasmiley

Ps Venetikun ta kujtova se po i Kthehet Kalaja nje Tedeskini qe kishim ketu nga Venetiku dhe qe e pyesnin te rijte Franceze per Kadarene smiley

Naten 

hahahahahahaahahahahahahahahahhahahaha e kuptova parimi jot eshte o me ne o kundrra nesh, rruge te mesme ska...po ik o burr se sjam nga ato un qe nga 45 e ketej srrin dot pa 1 flamur ne dore smiley.. sa per tapit e zogut.. kam un 1 orgjinale ne shpi ta coj 1 foto po deshe...meqe ra llafja harrove ate pak reforme agrare qe beri zogu.. pak

edhe ne amerike ka te pastrehe, mos nxini imazhin e shqiperise kot

Ah mer sali te zente ty mallkimi i mijra qyqareve qe nen sundimin tend te cmendur dhe mizor perjtuan makthet dhe vuajtje ne kete jete. O ty tu shofte fara njehere e pergjithmone qelbesire.

"A plague on our house", tha. 

Deshtimi eshte ne te gjitha hallkat.  Qe nga qeveria qendrore e ajo lokale, shoqeria civile, dhe ndergjegjesimi shoqeror.  Ky deshtim s'ka nevoje per analiza e artikuj, statistika INSTAT-i a OJQ-je, hidhje-pritje te fajesise.  

Ky deshtim kelthet: Plasni syte, faqenxire!

Asnje reforme sociale/  publike/ e hajrit eshte bere ne Shqiperi!

Keto ngjarje jane pasoja e 23 viteve ku politikanet shqiptare me shume jane konfliktuar me njeri tjetrit per te marre pushtetin,  sesa konfliktuar per reforma sociale, sic jane strehimi dhe administrimi i prones publike / private!

Kjo shoqeri  sot eshte ndertuar nga kriminelt politikene nuk eshte aspak  humane me brezin e moshuar! Nuk kane as nje ndjenje njerezore per pensionistet! Te pakten ti lene te kene nje strehe tjua bejne me te lehte mjerimin! Se nuk i ndihmojne fare, me asnje sherbim, as me pensionet, as me ilacet, as me kujdesin shendetsor! Shtet mizerabel! 

 

Ai Vangjush legeni duhet me shku per ndjekje penale, kjo eshte e sigurt.

Ndihma sociale eshte detyre e Bashkise dhe ai mut eshte dhe i majte.

Pastaj kush pret ndihme nga Vilajet Qyrku ka merdhif, eshte ftof ne tajare.

... dhe ai mut eshte dhe i majte

Po c'rendesi ka se me ke dore shkruan, te majte apo te djathte*. Boll te kishte hedhur nje firme qe t'e strehoshin keta te mjere.

Po edhe sikur ti kishte te dyja duart ne allci dhe se firmoste dot, si ka mundesi qe Kryrilindasi me minirilindasit e tij nuk e pane kur shkuan te hane ate darken ministrore ne restorantin V I P tek Shkembi i Kavajes,  ku diskutuan ceshtjet madhore te vendit, sic jane bodrumet e kryeministrise apo cili televizion kombetar duhet njoftuar  qe te jete gati me kamera kur Erion Supermeni do marre nje femije tjeter rom ne krah te henen ne mengjes.

Sido qe te jete puna, fajin do ta kete Saliu edhe per nja 4 vjet te tjera.

 

*me siguri nuk e ke llafin ti qe eshte i majte ne ideologji. Se ku ka te majte dhe te djathte atje, ne ideologji. Atje ka ose hajdute qe vjedhin me doren e majte, ose qe vjedhin me doren e djathte, ose me te dyja bashke

Te ajo qe quhet shoqeri,nuk kam piken e shpresen, shoqeria nuk njeh as ndergjegjie e as meshire, ne asnje vend te ashtequajtur civil(shembuj pozitiv duhen gjetur ne ndonje fis afrikan te haruar nga bota) e jo me ne shqiperi me nje shoqeri tribale e hipokrite ne max,ku te vetmit shembuj pozitiv  ushqehen nga reklamat e telenovelat e tv. Shpresen e kam vetem tek berja e shtetit, respektimi i ligjit,ndeshkimi (ne fakt edhe kjo histori ka te bej vetem me ligjin e regullat e shoqerise,asgje tjeter)!! 

Ligj dhe rregulla ka, ne Shqiperi! Ka shume! Me shume se Amerika! Me shume se Gjermania! Plot VKM ka, me shume se cdo qeveri tjeter ne bote! Europiane te gjitha! Te kopjuara! Te ruajtura bukur ne sirtare! Por e meta kryesore eshte se keta qe bejne rregulla, nuk marrin mundimin, (se do byth) qe ti zbatojne! Ti ndjekin! Nuk kane kulturen e zbatimit te ligjit sepse eshte sigurisht, me te lehet te kompromentohen se sa te konfrontohen me theyersit e ligjit! 

smiley

23 vjet kemi pase shtet hajdut. 

Edhe shoqeria civile ka bo rrush e kumbulla fondet me te vetmin qellim promovimin e Veliajt e Rames. 

Ja ku jemi.

Mos te zente halli!

histori e dhimbshme

te pambrojturit , shtresat me te prekshme jane ato qe paguajne cmimet e cmendurise se politikaneve shqiptare.  Te mos harrojme se keta njerez i nxorri sali berisha , me qllim qe te percante ish-pronaret qe po drejtoheshin nga FRD e Topit. Pra , u kthen dicka qe mund tua kishte kthyer qe ne 1992 kur ishte per here te pare ne pushtet , por u kthen  ne nje veprim politik per te fituar dhe ruajtur votat qe po i iknin. E bere ne nxitim dhe me keqdashesi te plote ne interesin me te ngushte te tijin personal dhe jo ne interes te  ish-pronareve apo te pasterheve jo e jo , ka si rezultate keto drama njerezore.

ligesia vete

Në fshatin tonë kësaj pune i thonë, "Ku nuk njeh qeni të zonë"smiley

cudia me e madhe 3 dite zgjat. flasim te enjten.

O zot i madh! Ca eshte kjo mungese njerezilleku tek shqiptaret keshtu? Nuk po flas per bashkine apo qeverine, se tashme jane fare te kota, po njerezit more njerezit e thjeshte!! Nga njerez te thjeshte mbahen ne kembe shoqata vullnetare ketej, kurse atje qenkan zemer gur edhe per te dhuruar nje batanije e nje tas groshe.

Vetem kafshet sillen keshtu. Turp i madh! Per faqe te zeze!

kam gjithe diten qe u shmangem shkrimeve per Sofine e gjore,

cdo here qe me shkojne syte ne ndonje link qe flet per te me mblidhet nje gulc ne gryke

perpiqem ta kaloj te mos lexoj, po gulci me kujton qe eshte aty,

une nuk jetoj ne durres,  por kjo nuk me pengon te kem nje ndjenje te tmerrshme faji qe s'e ndihmova dot

te kem nje ndjenje te tmershme faji qe pikerisht ate cast qe ajo ka qene duke dhene shpirt une kam qene ndoshta duke folur per ndonje veshje te bukur e te kote (sic thote Sylvia Plath, cfar koherence pjesa e perkthyer me lajmin e trishte !!!)

 

mo na cani trapin me ksi shkrimesh... ne jemi te djathte. Per Sofien ka mendu perendia; vujti icik ne ket bote, po ne tjetren patjeter vaj. 

Sapo mesova nga nje kerkim shkencor, qe ne kohen e feudalizmit ne Evropen Perendimore, ajo qe mbante gjalle bujk-robin nuk ishte 'bota tjeter me e mire', por ferri qe i pret te pasurit.

Une them qe opozita duhet te reagoje. Ta marre ne dore situaten dhe kryeministrine bashke, dhe t'i dale zot popullit.

 

Kur u miratua ky ligj, na kaluan ne ekstaze nje takem. "Prona tek i zoti. Jo, une nuk e kam qejf Berishen, por ketu u tregua zoteri, hallall voten time". Qe atehere u ngrit edhe pyetja "Po mire, po keta njerez qe po i nxjerrin jashte, ku do mbyten?" se qe nuk kishin para dukej qe nga gjendja e shtepive qe ishin si haure.

Dhe pergjigjja e grupit "nuk e kam qejf Berishen, po hallall voten time" ishte "se komunistet ne '44....".

Epo, ja qe lufta kunder komunizmit i ka edhe ca viktima. Progresi eshte mizor.

 

 

Kete e lexova dje; ala nuk po me del. Teper e rende. 

Nuk kishte femije kjo e shkreta? Se ne kushtet e Shqiperise te kthyer ne kohen e MiGjeNi-t femija i suksesshem qenka gjithcka.

E pamartuar dhe i nipi po ashtu(tip g).

Në fakt kam ndëgjuar se dhe persona të veçantë i kanë afruar ndihmë(një dhomë në Porto Romano, pa qera) dhe bashkia i ka ofruar një app a dhomë  tek URT por s'kanë pranuar të largohen nga Durrsi.

Sidoqoftë mbetet një tregues i lartë i mungesës së solidaritetit dhe mungesa e  bashkësisë shoqërore (o mete veç për vete) se mungesa e shtetit  e ojq e bashkive etj dihen dhe pa kte ngjarje.

ashtu sic u sqarua me lart, turpi nuk eshte i njerezve por i shtetit qe me keto ligje te egra dhe rremuje beri lemsh gjithe dynjane.

para se te jepte pronen tek ish-pronaret duhet te ishin ndertuar ca pallate brenda durresit per keta njerez qe do linin shtepine. s'kemi shtet prandaj ndodhin keto thagma. ne vend te shtetit kemi nje kuceder qe s'ka as zemer as moral as as asgje njerezore.

Turp per bashkine e Durrsit dhe turp per qeverine e re. 

Rendsi ka qe ate jevgun e coi ne spital veliu.... 

Trishtimi s'njef kufij kur lexoj shkrime të tilla. Mjerë kë i'a zë rrota bishti se s'i bëhet vonë as bashkisë, as qeverisë, as shtet-bananes që kemi formuar, dhe as shoqërisë që i ka kaluar këtyre njerzve përbri dhe s'e ka vënë dorën në zemër sikur edhe me ndonjê pjatë supë, apo ndonjë batanaje për t'i mbuluar. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).