Këtu e disa vjet më parë një filosof frëng mjaft i dëgjuar në kohën e vet, duke studjuar Psykologjin e popullit italian t'atëhershëm, paraqiti një ndarje të re për kuptimin e Individualismit. E ndante në dy pjesë: Në një Individualisëm të lart (individualisme superieure) dhe në një Individualisëm të ulët (individualisme inferieure}. Dhe simbas gjykimit të këtij mendimtari, Individualismi që karakterizonte jetën shoqërore italiane t' atëherëshme, mbante vulën e Individualismit të pjesës së dytë. Që nga koha e Fouillee-it e gjer më ditët t' ona kaloi më tepër se një e katërta e shekullit dhe brenda këtij kalimi të kohës, psykologjia e popullit italian bëri, natyrisht disa përpjekje lartësonjëse dhe s'ka dyshim se shënoi edhe disa shvillime dhe transformime për t'u përmendur. Italia pas triumfit të Bashkimit të saj kombëtar në lëmin e organizimit dhe të moralitetit shoqëror, mundi të matet me mjaftë meritë me popujt më të fortë të kohës dhe bile duke patur edhe disa fitime të dukëshme, që kohe mbas kohe kanë tërhequr habitjen dhe zilin e Botës së qytetëruar. Përveç kësaj ne sot duke u bazuar mbi gjyrmime dhe përfundime të reja të Psykologjisë së popujve, si edhe të Sociologjisë, d.m.th. mbi një seri punimesh shkencore positive që u vërtetuan që nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar gjer n' epokën t'onë, s'kemi arsye të pranojmë klasifikimin e Fouiltee-it për t'i dhënë një përcaktim shum' a pak të sakt kuptimit të Individualismit. Per Individualismin e ulët të kohës së Filosofit frëng sot themi lndividualizëm e aq. Individualismin e lartë të tij e quajmë me një tjetër terme "Personnalismë". Por nëse ne bëjmë një ndreqje të tille rreth këtyre temave, këtë nuk e bëjmë vetëm për hatërin e Terminologjisë filosofike. Jo. 

E bëjmë këtë ndreqje apo ndryshim edhe për një shkak krejt praktik. Duke vërejtur disa nga çfaqjet e jetës s'onë shoqërore, shohim se rryma e individualismit t'ulët, ashtu siç e përshkruante dikur Fouillee-i është duke u shtuar e duke u përgjithësuar ndër ne, bile gjer me një shkallë mjaftë të trubulltë e të shqetësuar. Për jetën t'onë shoqërore Individualismi i lartë, ashtu siç e çfaqin dhe e provojnë b.f. Anglosaksonët ose Gjermanët, është një fjalë që s'ka asnjë kuptim dhe është një vlerë që nuk ka filluar të duket as edhe si një fantasi filosofike. Nën të tilla kushte kaotike është e udhës që të përcaktojmë mirë kuptimin e fjalëve që përdorim para se të hyjme në bisedimin e një theme... 

Ku e ka shkakun e saj varfëria morale që karakterizon sot me ngjyra kaq të dukëshme çfaqjet e shumta dhe të ndryshme të jetës s' onë shoqërore?.. 

"Shoqëria" e jonë vërtetë kalon një fazë transitive t' ecjes së sajë përpara. Procesi që bën kjo ecje është ky: U gjëndëm të çkëputur një ditë befas nga bota e jonë e vjetër, nga bota e Orientalizmit byzantino-otomane dhe vetëm nevoja e thjeshtë e jetës, ose më mirë, fuqia brutale e një ngjarjeje politike, pa asnjë po thua kuptim sociologjik, na shtyri, ndofta pa dashur, nëpër valat e kërkimit të drejtimeve të reja. Por... pa ditur se nga vijmë, pa ndier e pa gjyrmuar "si-n" dhe "përse-n" e gjendjes së krijuar, a është e mundur të mendojmë dhe të kuptojmë se për ku shkojmë? Për mua një nga shkaqet më kryesore të andrallës morale që paraqet po thua në çdo çfaqje të sajë jeta e jonë shoqërore e tanishme, është edhe kjo "periodë transitive' të së cilës i mungon kryekëput. Ndërgjegja e Mendimit. Në një "shoqëri" që kalon nga një etapë e tillë dhe me brume e burime të tilla vetëm Individualismi i ulët, ose fundi i fundit, vetëm një Personalisëm mohonjës mund të ketë fjalën.

Individualismi që prodhon gjendja historike e jetës s'onë shoqërore, është një fuqi mohonjëse pa një gjurmë ndërgjegje. Është një egërsirë që mbahet dhe ushqehet lirisht dhe vazhdimisht prej typeve të shuarë të rretheve të trashëguarë. Pjella e historise s' onë. Të gjitha fuqit shkatërimtare të 5, 6, 10 shekujve me radhë dhe me vazhdim, punuan pa reshtur e pa mëshirë për të prishur dhe për të prurë në një shkallë të tillë "Strukturën t'onë shoqërore". Në t'atillë vend, historikisht të mjerë, vetëm typa të lirë dhe krejt të pa mvarurë nga influencime kontraste të vlerave të perënduara, do të mundin të krijojnë një atmosferë morale lartësonjëse për të shpëtuar shpirtin shoqëror të Kombit nga katakombet e kësaj pathologjie historike. 

Po si mund të krijohen këto type? 

Nuk jemi në gjendje sot, ose - le te themi edhe kështu - nuk jemi të pregatitur mjaft tani sa që t'i japim një përgjigje t'urtë pyetjes së sipërme. Por një gjë është në shesh: Rryma e Individualismit (të ulët) është duke u përhapur, është duke u përgjithësuar dita-ditës më tepër ndër ne. Përse vallë? Ja një pikëpyetje tjetër, rreth së cilës vlen të qëndrojmë një çast dhe të mendojmë thellë-thellë. Shkaqe me një rëndësi themelore, që shpesh herë na duken si të pa kapëshme, fshihen në brendësirën e këtij fenomeni. Nga një qëndrim gjyrmonjës përpara kësaj pike kemi për të nxjerrur dy fitime mendore themelore: 
A. Do t'arrijmë të marrim vesh (shumë më mirë nga sa mundemi sot), përmbajtjen e Individualismit t'onë; 
B. Do të gjejmë shkak për të bërë pak filosofi rreth krizës morale që po na rrethon... 

E para: "Shoqëria" e jonë nuk mundi të fitojë ende një bazë morale. Shum'a pak të qëndruarshme, mbi të cilën do të mund të mbështetej një veprim shoqëror me të vërtetë përtëritës. Morali i ynë i gjertanishem, morali i një "Shoqërie" të pa synthetizuar, ose të synthetizuar krejt negativisht, hem si lëndë, hem si shpirtë, d.m.th. sociologjikisht të një "Shoqërie të pa qenë" - ka qenë vetëm një "moral asketik". Jeta e jonë shoqërore e ndarë dhe e përçarë, jashtë këtij Asketisimi, nuk ka për të paraqitur as një fije tjetër moraliteti shoqëror. Sot e humbëm edhe kët! Në kohët e shkuara, në kohët që nuk kanë se si të kthehen dhe të përsëriten edhe një herë tjetër, ky lloj Morali hynte në punë, gjer me një pikë, sepse pakësonte mjaft shkatërimet e veseve t'ona primitive dhe ndalonte, prapë gjer me një pikë, sundimin e pa fre t'ambicievet t'ona vehtiake. E humbëm, themi, këtë bazë morale dhe nuk mundemi t'a zëvendësojmë, gjer më sot, me një bazë morale tjetër. Shkaku? "Faza transitive" që u dukë befas dhe e cila vazhdon edhe sot të vërtitet pa drejtime midis rugëve zik-zake... 

E dyta: Faza transitive është një fazë shvillimi d.m.th. është një proces shkatërimi ose rindërtimi shoqëror - simbas kushteve brenda së cilëve lëviz e ritet. Me fjalë të tjera hymë pak nga pak dhe ndofta pa e ndier fare, në një faze të Qytetërizimit modern, në fazën e ashtuquajtur "ndarja e punës shoqërore". Nëpër të tilla faza ndryshimi, morali askerik, ka shkuar kudo duke u pakësuar dhe influenca e rij u kufizua dal nga dalë vetëm mbi një grup të caktuar, mbi grupin e asketëvet, të cilët me gjithë rrëzimet tronditëse që shkakton ndryshimi i epokës, vazhdojnë edhe këtej e tutje, edhe kundra rrymës t'adhurojnë dhe të mbajnë lartë vlerën e karakterit dhe kultin e virtytit. Mirë po sa më tepër thellohen dhe zgjerohen trazimet kontraste që krijon etapa e parë e "ndarjes së punës shoqërore" edhe sasia e asketëvet të vërtetë dhe si përfundim të natyrshëm të këtij procesi transitiv, kemi poshtërimin e karakterit, si dhe çvleftësimin e virtytit. Kemi, d.m.th. fillesat e një "krize morale". 

E treta: Përhapja e ngadalëshme e periodes së "ndarjes së punës" çfaq edhe disa trubullime dhe eksagjërime të tjera. Ndryshimi i drejtimit shoqëror shkakton tronditje psyhike të veta, tronditje të cilat shkojnë gjer në rrëzat e strukturës së "shoqërisë". Një nga këto tronditje, ndofta ajo që ka rëndësi më të madhe, sidomos për kushtet t'ona orientale të vonuarë, është adhurimi i tepëruar e po thua mimik, që rrëfejmë për çdo gjë që ka të bëjë me "iden e qytetërimit europjan". Por sido kudo të gjithë këta faktorë, edhe ata të mëparshëm edhe këta të fundit, të gjithë bashkë përfundojnë në çdukjen e krejtëshme të moralit asketik, gjë e cila, nga shkaku i paformimit të "Moralit të ri", le ndërgjegjet t'ona krejt të zbrazëta nga çdo lloi kuptimi e çqetësimi sociologjikisht njerëzor..

Mua më duket se brenda në të tilla rrethe komplekse rrëzimesh morale të pa zëvendësuarë ende, jemi duke ecur e duke u vërtitur të gjithë sot. Rryma e Individualismit që sundon haptazi e pa asnjë kufizim mbi sasinë më të madhe të çfaqjeve të "jetës s'onë shoqërore", është një mohim dhe një rebelizëm i përgjithshëm ndaj çdo farë parimi moral. Hovet e ulëta t'ambicjevet vehtjake, nga shkaku i mungesës së plot të një "organizimi shoqëror" të disiplinuar, si edhe të një "Jete mendore" pak a shumë të kristalizuar, gjetën fushë të lirë veprimi dhe një herë që shpëtuan nga shtypja e "moralit asketik", pa u futur nën kontrollin e një "morali shoqëror", u ngrenë në këmbë si disa shtazë të lëna të lirë nëpër ara të gjëra e të pazotë. Faza transitive është një fazë ndryshimi i trumbulltë ku çdo farë lloi detyrimesh morale kanë falimentuar. Njerëz që jetojnë nëpër epoka të tilla ndryshimesh shoqërore, rrojnë vetëm simbas ambicjevet të tyre vehtiake, rrojnë pas dëfrimevet, qejfevet, kumarevet dhe shumë-shumë formojnë një "Shoqëri lojrash" për të shkuar kohën ose përmblidhen rreth një tryeze kafeneje, kur nuk gjejnë mundësinë ose kur nuk kanë zotësinë për të bërë diçka më të mirë e më të lartë. 

 

Botuar më 1937

3 Komente

metafizik

efemer

+1

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).