Një panel ndërpartiak i Senatit italian kërkoi që Silvio Berlusconi të përjashtohet nga Senati pasi gjykata e shpalli fajtor për evazion fiskal. 

Pritet që kjo nismë të votohet në Senat brenda tri javëve në vazhdim nga ku do të votohet për përjashtimin e tij. Berlusconi kërcënoi disa ditë më parë qeverinë, duke tërhequr ministrat e tij, por Letta mori votëbesimin në senat, duke anashkaluar një krizë tjetër politike. 

Nga 315 senatorë që ka Senati më pak se çereku i tyre janë nga partia e Berlusconi-t. Nëse kjo çështje hidhet në votim, atëherë Berlusconi ka shumë mundësi që të përjashtohet nga Senati. 

Shekulli Online

34 Komente

Në të s'ëmës! 

nuk besoj te perjashtohet, jo...  Berlusconi eshte fucktorsmiley  i rendesishem ne politiken italjane..smiley

Me vjen keq por nuk eshte Anglo-Sex-on Zoteria o Belul qe te jete fucktor.

eshte eshte.. bunga-bunga, you know...

ky fucktorizon gjithe fuckiret 18 vjec e lart. Ktu e kishe llafin Belul?

po Bredho!  e bashke me keto, fucktorizonte  gjithe  politiken italjane ky fucksi..

Djema smiley mos ma luani Berluskonin, se me shqiptaret ka qene liberal. 

........

Me ne fund! C'deshtim per politiken italiane qe s'mundi ta rrezoje me instrumente politike nje figure te tille kaq demprurese.

U desh 20 vjet per te nxjerre nje zagar ne rruge. 

edhe zagar italian që demek janë të kulturuar. nga këta i kemi marrë veset e mira ne. kot s'thonë ça të bën gjitoni s'ta bën as Perënia. 

Kete te gjitonit s'e kishe degju ndonjehere. Tashti te gjitha keto thenie kot jane, se cfare te ben Ajo, e di vetem Ajo smiley

Cdo stan ka zagaret e vet, pa pas nevoje per shembuj fare. Eshte i lind me shume, them.

duhety futur ne kaush por jo vetem per evazion fiskal, por ne radhe te pare per pedofili. Me nefund Italianet po kerkojne te pastrojne parlamentin e tyre nga keta pisa e njerez te felliqur. Po ne kur do e bejme pastrimin?

mos! sa do jet merzit zanasmiley

pse nuk do te kete mundesi ta takoi? Po le ti shkoje tek kaushi e ta takoje. Vetem se duhet kerkuar leje paraprakisht.

smiley nuk shko n'kaush dreqi jo.e shumta do ta shofim me nai fshes n'dor tu pastru lulishten se ate do zgjedhi punen e dobishme kshu qe spektakli do vazhdoj.zanen do ta shofim aty rrotull me parrullen"meno male che silvio ce'"smiley

Ehuu Berluskonit i fliste goja budalleqe, por BE-ja dhe fuqite e medha te botes sot ta fusin avash avash... Berluskoni foli dhe beri disa gjera qe jo domosdoshmerisht ishin gabim, por qe cenonin status kuone. Hajt me shendet, jam i mendimit se edhe pasurine do t'ja shkaterrojne komplet.

Ka patur disa momente kur ndonje kenge italiane na dukej sikur ishte bere posacerisht per ate qe ndjenim ne. Psh "buongiorno dio, sai che ci sono anch' io" sikur ishte gdhendur per ne. Pastaj pas ca vitesh perseri ndodhte i njejti fenomen me vargjet "persino in parlamente, c'e un'aria incandescente, si scannano su tutto, e poi non cambia niente".

Une them se ka ardhur koha ta shlyejme nje pjese te borxhit. Asgje nuk e pershkruan me mire kete situate sesa vargjet epope:

Rrofte Kavalieri, rrofte,

Shakaxhi i Perparimit,

brez pas brezi u kujtofte,

ky sternip i Nastradinit.

Kavalierin për i moment e lexova "rroftë kaviri, rroftë". 

Ironi me qeverine tone!? (sepse besoj po me ironizon per shkak te detyres qe mbaj).

 

Berlusconi dhe Berisha i jepnin force njeri-tjetrit...po qysh iken per lesh ne te njejten kohe? 

Nje zgjebe me pak ne politike, dhe shenje e mbare per Italine

ne kte menyre, do i kushtohet "emacipimit" te femres italione 24/7. Do ket kohe ne dispozicion dmth se ajo politike mooti kerkon shume impenjim.

Nejse, shyqyr qe e takoi dhe Rama, se s'do kishte rast tjeter, sic duken bathet. 

Ip ip urraaa!!!

Gjynof per Milanin, kam frike se do shesin Balon dhe ElShan per te mbulu konfiskimet. 

Berlusconin nuk po e heqin gjykatat nga senati, po e heq nje ligj i votuar e i kerkuar nga vete ai,ku te denuarve nga gjykatat nuk u lejohet te mbajne karigen e senatorit.Une kete vend nuk e njoh me,githmon ka patur nje pjese te tij,per arsye te trashgimise historike te lidhur me fashizmin,ku intoleranza dhe mediokriteti ishin karakteristika te kesaj pjese, por gjithsesi ishte e ka qene nje pjese e vecuar dhe e menazhueshme nga shoqeria, sot duke patur parasysh edhe ngjarjet e fundit shikohet qarte demi i madh qe berlusconizmi i ka bere shoqerise italiane, eshte shnderuar ne nje shoqeri lehtesisht te manipulueshme,te korruptuar ne shpirt,qe nuk ha pyka..erdhi edhe kjo dite,ku shoqeria italiane nuk ka gje per ti mesuar asaj shqiptare,dhe kjo jo sepse ka bere hapa gjigande perpara shoqeria shqiptare,por sepse u renua kjo ku jetoj une.

Mire qe e vini Berlusconin ne faqe te pare, te merremi ne me budalliqet e Italianeve.

Se per budalliqet e "Berlusconit" tone (manjat i mediave, mister Betoni, grate beqare e/dhe te bukura = kriter i vetem YPJE ne kar-iere) i cili i rreshtoi idiotesirat dhe xhestet arrogante tek "Opinion", per kete duhet te diskutojne italianet besoj...

E gjora Shqiperi

Problemi i Berlusconit nuk eshte se mbeti jashte parlamentit dhe u perjashtua nga jeta politike. Se fundja, edhe Grillo nuk eshte deputet, por ben politike njesoj. Problemi i Berlusconit eshte imuniteti politik, qe i garanton pacenueshmerine nga ndjekjet penale. Ky eshte dhe ka qene gjithmone shqetesimi i tij.

"Itali, Berlusconi përjashtohet nga Senati"

apo

"Nëse kjo çështje hidhet në votim, atëherë Berlusconi ka shumë mundësi që të përjashtohet nga Senati."

Lum ne per gazetarin qe e beri fakt te kryer!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).