Të dështuar në pranimin për fakultet në Itali, qindra të rinj kaluan Adriatikun dhe konkurruan në fakultetet e Tiranës për Mjekësi, Stomatologji, Infermierë. Fundja jetesa është më e lirë se në Itali, sic shprehen shumë prej tyre, shkruan sot prestizgjozja Corriere Della Sera. 

''Prisja gjithçka në këtë jetë, përveç faktit për të sjellë vajzën timë për të studjuar këtu në Shqipëri''.

Në mes dhjetëra pallatesh dhe i mbytur nga një trafik i çmendur, ja ku duket edhe kufiri i ri për ata që shpresojnë të veshin këmishat e bardha italiane: universiteti privat dhe me juridiksion shqiptar ''Zoja e Këshillit të Mirë''. 
Pikërisht këtu, në këtë mori godinash të reja dhe në ristrukturim, 596 të rinj u paraqitën dje për testin e pranimit në fakultetin e Mjekësisë dhe të Stomatologjisë dhe protezave dentare.

Të paktën 60 pyetje nga shkenca për një orë kohë. Asnjë pyetje nga kultura e përgjithshme. Mesatarja e diplomës vlen dhe madje shumë: deri në 30 pikë nga 90 të tilla. 
Javën e ardhshme do të bëhet testi për Fizioterapi dhe Infermieri. Jashtë, për të pritur mjekët e ardhshëm që kanë pasaportë italiane, por një cikël shqiptar studimesh, gjenden prindërit. 

Në ankth më shumë se fëmijët dhe përballë një realiteti që për ndonjë është i vështirë për t'u përtypur. 
''Por, duhet ta durojmë sepse kjo është mundësia e fundit''. 
Daniela, e mbërritur nga Napoli së bashku me djalin i cili kërkon të bëhet dentist, nuk gjen qetësi. 
''Ky është një turp, pasi shteti italian po i detyron fëmijët tanë të largohen'', thotë Daniela. 
Të dështuar në pranimin për fakultet në Itali, qindra të rinj kaluan Adriatikun për t'u regjistruar në ''Zojën e Këshillit të Mirë'', i vetmi institucion që jep diploma të barazvlefshme me disa prej universiteteve të Italisë, veçanërisht me atë të ''Tor Vergata''-s. 
''Funksionon kështu: regjistrohesh në Tiranë, merr provimet dhe në fund ke një diplomë që është edhe një diplomë italiane dhe nuk ka nevojë për ekuivalentim'', shpjegon rektori Paolo Ruatti. 

Sigurisht, më parë duhet kaluar testi, edhe pse nuk dihet numri i saktë i atyre që do të pranohen. 
Shifra e dhënë në rrugë zyrtare është rreth 150-160. 
Qendra akademike, e frekuentuar vitin e kaluar nga 1 700 studentë shqiptarë dhe 300 italianë, administrohet nga një institut fetar me të drejta papnore. 
Tarifat vjetore janë rreth 7-8 000 euro. Të cilave u shtohen edhe paratë për qera dhe ushqim.
''Por, të paktën kostoja e jetesës është e ulët'', thonë me qetësi Luigi Lisi, 20-vjeçar nga Terlizzi dhe Tommaso Cassano, 22 vjeç nga Frosinone. 
Edhe këta të dy kanë dështuar në testin e pranimit në Itali. 
Por, pas atyre që dëgjuan, Lisi dhe Cassano janë tashmë në Shqipëri. 
''Këtë javë agjencia jonë e udhëtimeve ka sistemuar në hotelet e Tiranës të paktën 800 italianë të ardhur posaçërisht për testin'', thotë Armela Memaj nga ''Europa Travel & Tours''. 
Luca Spagnolo, 19 vjeç, nga Lecce, hipi në traget pasi kishte marrë vetëm 36,8 pikë në testin e Mjekësisë në Chieti. 
''Por, jam diplomuar me mesatare 100 dhe, po të mos më kishin hequr bonusin e mesatares, nuk do të isha këtu'', ankohet ai. 

(d.b/BalkanWeb)

61 Komente

Ruset kane nje kenge qe nga koha e luftes, "Taljanochka" e ka titullin. Degjojeni ne You Tube se eshte vertete kenge shume e bukur. Sic duket shume taljanochka po vijne qe te behen mjeke ne Albania.

Keshtu kemi pas lozur njehere e nje kohe "doktrash" por po te keshem pas ditur atehere se do te vijne taljanochkat ne Albanie per te "mesuar" per t'u bere doktoresha, nuk do te keshem ikur hiç. Nuk i thone kot, koka ben koka peson.

kto mir qe bojn mjeksin ne shqipni, po besoj qe ene pacientat do i ken ekskluzivisht shqiptar?

E pastaj thoni qe shqiperia nuk ka ecur perpara me Salen ne qeveri...

''Prisja gjithçka në këtë jetë, përveç faktit për të sjellë vajzën timë për të studjuar këtu në Shqipëri''. smiley

, eo mire mer daj, se ne nje fakultet italian po i sjellin, sikur çar po bojne......

"Ruota gira per tutti",shkrunte Kleidi Kadiu ne fb,shoqeru dhe me foton e gazetes qe jepte lajmin. .

Eehh, iken kohet kur shqiptaret merrnin rruget per shkollim me te mire, nen udheheqjen 8 vjecare te pd-se arsimi pesoi nje rritje cilesore te tille qe studentet e huaj te braktisin MIT dhe Berkley e te vijne te shprehin talentin e tyre te Vitrina e Kristali

Miracle of Freedom. smiley

Pak e habitshme sepse mjekesia zgjat 6 vite e pastaj duhet bere specializimi, por duke kryer mjekesine ne Shqiperi, nuk di si mund te aplikojne per specializim me vone. Pervec nese vazhdojne specializimin ne Shqiperi, qe dmth 10 vite ne Shqiperi.

Ka universitete private shume te mire. Jo te gjithe jane fabrika diplomash.

Sigurisht që Universiteti në fjalë s'është si Kristal apo Vitrina, pastaj në fund të fundit si Universitet katolik financohet edhe nga vetë italianët, dakort me ju Hunter kur shkruani se: Jo te gjithe jane fabrika diplomash. 

 

 asht un katalik talian dhe prifterinjte italiane qe e komandojne kane sjelle femijet ngelsa te besimtareve te tyre nga kishat e pulias ,,

Unë e dija se vinin nga Medine..

nga mesina doje te thoshesmiley

Medine, Meke, Qabe o shqiptar arkaik smiley

.

Po ne c'fare gjuhe konkurojne keta italianet qe dashkan te hyn ne universitet shqiptar prej hallit  ?

Mos na thoni tashi se behen perjashtime

s'kuptoj , nejse

ne qofte se shqiptaret nuk kontrollojne dy nga pikat kryesore ne formimin e identitetit kombetar,fete (qe jane ne dore te te huajve) dhe arsimin qe gradualisht po kalon ne dore te tyre,atehere te mos ankohen qe produktet e tyre jane te tipit jazexhi dhe nemesis

Si mund të kontrollohet feja katolike o shqiptar i vjetër? Mirë Kisha Ortodoxe që e kemi autoqefale po Kisha katolike dhe feja islame ?

Nëse mundesh më ndriço pak por jo me klishe t'lutem.
Thnx paraprakisht!
Ps
nemesis dihet kush është, një i shitur për copën e bukës ndërsa jazexhiun s'kam patur nderin ta njoh!

shtet ka te drejten e aprovimit ose mos te funksionareve fetare.duhet te kembngule ne vendosjen e klerikeve shqiptare qe e duan shqiperine. duhet te krijoje institucionet arsimore fetare shqiptare ne menyre qe kleriket te kene identitet shqiptar. shkollat te jene ne gjuhen shqipe dhe program te miratuar. ato qe si plotesojne keto kritere te mbyllen.

te ruhet tradita shqiptare ne objektet fetare dhe te mos arabizohen,greqizohen e latinizohen.

ne shqiperi eshte aq keq situata sa mburren dhe reklamojne shkollat qe nuk i zhvillojne mesimet ne shqip.

jazexhiu eshte varianti mysliman i bizantinit

pse asnji nuk e sjell ate lajmin e mylljes te konsullates zhabarre n'shkoder?

zane ku je?smiley nuk po i pelqen mo pedonalja zhabarrve??smiley

Alke ,nuk do çuditesha sikur te nderpriteshin edhe marredheniet dipolmatike smiley nejse studentet italiane qe konkurojne ne Tirane jane ata qe nuk ia kane dale kendej .Testi i sivjetshem ishte nder me mediokrit,vetem po te mos dije te lexoje ,flas per univ.publike.Mandej sivjet hoqen edhe bonus te diplomes se matures ,pra nuk u moren hiç rezultatet e saj.Eccellenza e vertete mbetet cattolica e romes dhe e Milanos.Me shkrim tosto,me ze i pamundur....pothuajse.nejse si gjithçka deri me sot ,buono per Albania.

Kaq me siguri s'do flisja. Kur erdha kete radhe isha ne avion me nje zonje benestante nga Milanoja, dhe me te birin, qe bente vitin e dyte per mjeksi. I kish dhene te gjitha provimet e vitit, zonja ishte shume krenare sepse ne Tirane djali s'kish me cfare hargalisej dhe ishte i perqendruar (jo si ne Itali, ku per nje vit s'kish dhene asnje provim), paguanin me pak se ne Itali, djali jetonte ne nje realitet te veshtire pra "njihte jeten e vertete: smiley, e keshtu me radhe.

P.s. Me ben nje cike pershtypje italishtja e studenteve shqiptare, por ndoshta kerkoj shume per studente lendesh ekzakte smiley .

pra shqiperia nje fare comuniteti di recupero...!!!

Pse jo? Perfitimi eshte i ndersjellte, me siguri qe studentet shqiptare po ashtu perfitojne nga shkembimi kulturor. Pervec faktit qe me duket se do rishqyrtohet statusi i Universiteteve private dhe cilesia e tyre, per te patur me shume garanci.

po te flasim per comunitete di recupero eshte nje gje,universitete e sidomos qe duhet te pergatisin mjeke eshte nje gje krejt tjeter....e madje shume te ndryshme...un nullafacente ne Milano qe na behet gjeni ne Tirane!!ndoj dyshim me lind

Nuk eshte kaq bardhezi ne ate moshe, me duket, po dyshime sa te duash kam edhe vete.

universitete koti , vetem ato shteterore te Shqiperise njihen ne bote, kto privatet jan kot

Ou? T'i kane njohur te gjitha provimet qe ke dhene ne Shqiperi ne Kanada ty?

Sigurisht jo te gjitha por ne kolegj s'kam pas nevoje te bej asnje kurs extra pervec programit tim dhe ne Universitet vetem nje vit e gjys kam pas nevoje te marr klasa. E para ka qene diplome kolegji  per degen qe ska pas lidhje me ate qe kam studiu ne Shqiperi dhe prap me ka hyr ne pune Universiteti i Shqiperise , kurse studimi i dyte  me shpetoi 2 vjet e gjys sepse ka qene e njejta dege bashke me evaluimin.

Universitetet shteterore shqiptare jan ne database dhe njihen ne cdo universitet ne Kanada

me universitete private s'kam degjuar ndonjeher te te behet evaluimi ketu

 

tashti qe do falimentoje dhe alitalia, lum si beleri per kto studentat e huj lol

gjithe kompanite e botes do falimentojne perveç atyre te arabise. 

imagjino ne te ardhmen avionet si bomba fluturuese ne dore te arabve. nuk do kete me bythe amerika ose izraeli t'i bombardoje si ben sot. apo thua, qe ata arabet qe shemben kullat binjake te jete veç trillim ?

Njoh dy te tille. Njeri eshte me qira te pallati im, me dy studente shqiptare ne nje apartament. Eshte nga ata te jugut e s'dallon fare, madje tani ka filluar te tingelloje mire dhe ne shqip. Eshte dhe nje goce bionde sybojeqielli si kukull qe u ul ne kafe me nje shoqen time para ca kohesh. Ajo dukej e kenaqur, por meshkujt shqiptare te fakultetit i dukeshin te ndrojtur, s'i thoshin gjerat troc kur ua kishte qejfi. smiley

Shkollen beheni por vetem vende pune mos kerkoni, se kemi budallenjte tane qe duan te behen doktora..smiley

edhe 11 shenja kane ngel per t'u pa tani.

 

 

 

 

 

 

 

shenjat qe parlajmrojne fundin e botes

Sa me fat keta taljonet. Nuk e kapen ate kohen e vizave kur robt lengonin ambasadave, dhe ca taljon te tjere tallnin trapin me shqipot, pervecse mbushnin xhepat. 

ja pra ku ja mberritem edhe kesaj dite..... italjanet ne rradhe para dyerve te institucioneve shqiptare.smiley. he he se ketu do te vijne te gjithe.. edhe greket, edhe francezet , madje edhe gjermanet..smiley kane per te fjetur para ambasadave shqiptare keta..smiley

me kursim kinezet eee? apo na ze barku smiley???

qe mos te keqkuptohemi me kete propozimin tim per prurje nga Kina smiley, s'kam asgje ndaj popullit mik dhe paqedashes kinez...por kur pashe qe I kishe radhitur te gjithe e le vetem kinen jashte, mu kujtua nje barsolete me kineze, skaf, peshkaqen me te cilen krenoheni ju vlonjatet smiley

Tregonte njeri, per nje grup kinezesh, skafistet e kalonin nga njera baze ne tjetren, dhe cdo here i qethnin me detyrim. Atyre te shkreteve s'u kishte mbetur me qime, po dhe keta hallin e kishin t'i qethnin nga xhepat sa me shume.

smiley eh te marrte e mira te marte o Beluuul smiley

E shef mo.. ate qe Xhaxhi e beri propogande per 45 vjet.. XhaXhi Sala e beri realitet per 20 vjet smiley... tani popujt e tjeter vertet na kan zili per shkollat edhe per gjerat e tj smiley

sali beu e ka bere shqiperine xhenet more, xhenet e ka bere!

C'kritere duhen sot per te hapur nje universitet ne Shqiperi? pervec nje salle me 200-300 karrige, nje kallami orjentues,derrases te zeze dhe Henri Cilit per dekorim...

njerezit duhet  vetem te mesohen te vene trurin ne pune

o xhot, o xhot kush po kendon ne penxhere: regjisorja e shfaqjes "I semuri per mend", dora vete smiley

Prirja e kohes moderne; puna, jetesa, mund te sigurohen vetem nepermjet nje diplome te shkolles se larte!
Ndersa zanatet jane shume pak te vleresuara.Mbasae shqiptareve do tu duhet te zene rafhe ne .....cilin vend per te mesuar zanatet?

Kjo shkendija jote me coi para pak tek nje shkrim i gazetarit Ben Andoni: "S'duam zanate, do behemi mjek dhe inxhiniere", ky i fundit sjell disa shembuj; arsyet e shkaqet e ketij fenomeni...."zanate te harruara"- eshte per te ardhur keq qe po ndodh keshtu!

Per shkollat profesionale Grava, kam folur tek VQ , pjesa e Komenteve. Do zoti, kjo qeveria e re i jep prioritet zhvillimit te shkollave profesionale, apo te zanateve siç quhen ne gjuhen popullore. 

''Funksionon kështu: regjistrohesh në Tiranë, merr provimet dhe në fund ke një diplomë që është edhe një diplomë italiane dhe nuk ka nevojë për ekuivalentim'', shpjegon rektori Paolo Ruatti.

...eh mer Sale mer Sale ku e ngrite shkollen shqiptare! Tash qe ike po te duken vlera e punes qe ke bo.  I bone  Italjonet te reshtohen ne radhe para universiteteve  si dikur na para dyerve te ambasadave. Te gjithe te urojne me shpirt per ket mundesi qe po u jep per shkollimin e  kalmojve  ne profesionin qe enderojne.   

Dikur riciklonim mbetjet teklonologjike te italis. Tip fiat regata e mirafiori. Sot riciklojm mbetjet humane. Do e bej njeri dhe kte pun thuj. 

Nga te dhenat qe kemi nga koha e romakeve, koha e lashtesise, ne kohen e Ilirise, kishte senatore, administratore qe sillnin bijte e tyre per te studiuar ne Iliri, e dokumentuar kjo nga vete dokumentat romake te para 2000 vjeteve. Tani, kjo kohe po perseritet, veç ne kushte te tjera. 

Une uroj qe sa me shum italian te vijne, jo vetem se harxhojne nje pjese te eurove ne Shqiperi qe perkthehet nje ngritje e lehte e biznesit shqiptar, por me shume qe ata, te njihen me jeten e vertete, me hallet qe kane kaluar prinderit dhe gjysherit e tyre, pasqyren e se ciles mund ta shohin e prekin ne realitetin shqiptar. 

e dokumentuar kjo nga vete dokumentat romake

Ku janë o Pjer? 

Redbulli, po i ke ne shqip more, te perkthyera para shum viteve, per kete gje flet dhe ai romaku i para 2000 vjeteve (se i harrova emrin) qe flet per Ilirine. 

smiley
Thashë se ishin edhe tek VQ..

Straboni, Pjer.Por Redi nuk para lexon literature shkencore, si bie llafi VQ...

Rrofsh Grava per kujtesen, e kisha ndermen mirpo kur do , s'te del. Ky ka folur per Ilirine dhe shkollat aty. 

Ja po pergatitet dhe brezi i ri i kasapeve te Italise....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).