Gjithë sa shkruaje në komentin e djeshëm të gazetës Tema me titull: “Kjo kombëtare është e krimit të organizuar dhe mafies”, unë i mbështes pa asnjë presje dhe jo vetëm kaq, por dua ta shoh në një pamje tjetër dështimin e turpshëm të Kombëtares së Futbollit Shqiptar dhe thirrjet po ashtu të turpshme të “qurranëve” nga Kosova e Shqipëria, siç i quaje ti, ulëritësit folklorikë e të pështirë kundër djemve më të talentuar shqiptarë, Shaqirit, Berhamit, Xhakës, Mehmetit apo Xhemajlit.

Këto ditë, e përditshmja Le monde, botonte një shkrim që merrte në analizë zhvillimin pak të rrëmujshëm të futbollit në Ballkan. Nën titullin Les Balkans avancent en ordre dispersé vers le Mondial 2014 (Le Monde.fr | 11.10.2013 à 12h42 • Mis à jour le 11.10.2013 à 15h46), autori i shkrimit analizonte paraqitjen dinjitoze të Bosnjës, Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi. Asnjë fjalë për Shqipërinë. Dhe në fakt, përse duhet të shkruante për Kombëtaren Shqiptare? Në analizat që u bënte këtyre ekipeve, përmes intervistash dhe vëzhgimesh, autori i reportazhit nxirrte në pah krenarinë e ligjshme të këtyre vendeve dhe shpirtin luftarak të garës për të qenë në formën më të mirë dhe për t’u ndeshur me më të mirët e botës. Bosnja, Serbia, por edhe “i vogli” Mali i Zi e kanë bërë futbollin arenë të shkëlqyer ku manifestojnë shpirtin e tyre luftarak, europian e modern dhe kërkojnë me çdo kusht që të bëhen njësh me Europën.

Reportazhi, natyrisht, qortonte sjelljen provinciale e nacionaliste të trajnerit serb, Sinisha Mihajlloviç, që i detyron lojtarët e tij të këndojnë himnin e vjetër serb, por kjo e gjitha plotëson imazhin e Ballkanit. Po Shqipëria si paraqitet në këtë ngjarje të madhe? Në fillim stadiumi. Një turp i paparë ndonjëherë. Kombëtarja jonë vijon të luajë në stadiumin e ngritur nga italianët në vitet ’40 dhe me një shtesë të bërë në kohën e Enver Hoxhës. Ndoshta është stadiumi më i ndyrë dhe më i keq në botë. Atëherë për çfarë krenarie flasim? E dyta. Ca tifozë folklorikë, që më së shumti vijnë nga Kosova dhe lëshojnë ulërima të turpshme kundër yjeve shqiptarë me sloganin: “Shqipëria-shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!” Këta derdimenë dhe turkoshakë, këta ulëritës të neveritshëm, duhet ta dinë se kjo është një thirrje që nxit vëllavrasjen, që nuk nxit bashkimin dhe paqen, por luftën. Këta ulëritës “shurranë” siç i quan kolegu im, Buzhala, duhet ta dinë se shqiptarët, për fat të keq, një gjë e kanë bërë mirë në historinë e tyre –vëllavrasjen. Janë mjeshtër që të helmojnë njëri-tjetrin dhe të nënshtrohen më pas nga të huajt. Djemtë e mrekullueshëm që luajnë në një vend të mrekullueshëm, siç është Zvicra, janë krenaria jonë. Tradhtarët janë ata që e kanë lënë stadiumin shqiptar ku përqendrohet gjithë vështrimi i botës, në atë gjendje skandaloze. Tradhtarët e këtij vendi janë drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, që kanë futur një përçarje tragjike mes shqiptarëve dhe që po na neverisin në çdo sezon me paraqitjet diletante, për të mos thënë me ndeshje të shitura, ku në fund të garës gjithmonë na shfaqet një Kombëtare pa nerv e pa gjak.

Ka ardhur koha që Armand Duka duhet të largohet nga Federata e Futbollit. Historia e tij është një histori dështimesh të turpshme dhe në qoftë se ai nuk e ndien se duhet të largohet, qeveria shqiptare duhet ta largojë menjëherë dhe ta çlirojë futbollin shqiptar nga merimanga e zezë e turpit, mashtrimeve, korrupsionit dhe gjithçkaje tjetër që na mban larg nga Europa. Po ashtu, duhet të marrë fund njëherë e mirë rekrutimi i futbollistëve shqiptarë nga Kosova. Shqipëria duhet të luftojë fort që Kosova dhe Federata e saj e Futbollit të përfshihen në FIFA. Kombëtarja shqiptare duhet të ngrihet me futbollistë që kanë lindur apo që janë me origjinë nga Republika e Shqipërisë. Gjithçka tjetër është një folklor i ndyrë dhe një patriotizëm fals. Një patriotizëm i pështirë si spektakli me shqiponjën e Lacios që na kishte sjellë Lorik Cana nga Italia. Ne kemi nevojë të shohim shqiponja të vërteta në fushë, ne kemi nevojë që futbollistët tanë të fitojnë në fushë dhe jo të shohim spekatkle banale me shqiponja e pastaj një Lorik Canë që i ka shkaktuar tri humbje rresht kombëtares sonë, me paraqitjen e tij të dobët dhe të dyshimtë. Të gjithë golat Kombëtarja jonë i pëson në qendër dhe çuditërisht pasi arrin disa rezultate të mira. Në qendër ndodhet Lorik Cana. Si ka mundësi që ne turpërohemi nga ky futbollist që më shumë bën folklor në fushë sesa luan?

Ne po e mbyllim këtë sezon kualifikimi në mënyrën më të turpshme. Treguam se kemi mbetur një vend i pazhvilluar jo vetëm në futboll, por edhe nga pikëpamja qytetare. Është fakt se kemi talente shqiptarësh kudo nëpër botë, shqiptarë që janë nga Shqipëria apo nga Kosova. Ata talente duhet t’i nxisim dhe t’i duam dhe t’u bëjmë thirrje që të mos afrohen me Kombëtaren e Shqipërisë për sa kohë që kjo Kombëtare është kthyer në një çetë folklorike të pështirë që jo vetëm nuk po na nderon, por po na turpëron. Pa u spastruar Federata Shqiptare dhe pa u pranuar Kosova në FIFA, yjet shqiptare që luajnë nëpër botë është mirë të mos i kthejnë sytë nga Kombëtarja Shqiptare. Këto po mendoja, i dashur Berat, dje kur po shihja ndeshjen e turpit. Kur lexova shkrimin tënd, pashë me kënaqësi se ishim në një mendje. Ndaj të jap plotësisht të drejtë.

90 Komente

Perveç asaj pikes qe kombetarja duhet te krijohet me lojtar nga RSH, te tjerat i ke ne rregull.

Pse nuk kritikon FSHF dhe Armandon për organizimin e futbollit (si gjithë sporti shqiptar)por merresh me tifozerinë dhe kombëtaren.

Artikulli një mungesë e theksuar profesionalizmi gazetaresk pa objektiv e pa qëllim , shkruaj për të shkruajtur.

Dhe sikur të ishte FFK në FIFA qëllimi i një gazetari duhet të ishte bashkimi i këtyre federatave dhe jo ndarja, bashkimi i kampionateve të të gjitha sporteve se "bashkimi bën fuqi" dhe jo ndarja.

Nuk është sjellja e disa tifozëve( e kritikueshme gjithqysh) problem kaq i madh për tu diskutuar e ky debat të mbulojë kritikat mbi organizimin e sporteve në Shqipëri e Kosovë e veçanërisht futbollin.

Sportet në Shqipëri (si gjithë fushat e tjera) i ka mbyt korrupsioni dhe paaftësia se nuk kritikohen me fjalë përgjithsuese "mafia" etj por me fakte e me shifra të sakta.

Kush shqiptar i talentuar dëshiron të luaj për ngjyrat kombëtare duhet ta përkrahim jo ta pengojmë me gjasme.

Ti dhe Berati ja fusni kot më kot kur ngatroni Kombëtaren(lojtarët dhe tifozerinë) e njësoni me FSHF.

S'mund apo s'jua mban ti bini Gomarit dhe i bini samarit.

Po shkoqur sikur e thote :

Ka ardhur koha që Armand Duka duhet të largohet nga Federata e Futbollit. Historia e tij është një histori dështimesh të turpshme dhe në qoftë se ai nuk e ndien se duhet të largohet, qeveria shqiptare duhet ta largojë menjëherë dhe ta çlirojë futbollin shqiptar nga merimanga e zezë e turpit, mashtrimeve, korrupsionit dhe gjithçkaje tjetër që na mban larg nga Europa.

Ku janë mashtrimet, turpi, korrupsioni... kto të tregojë se fjalë në erë hudh kushdo.

Problemet e sportit janë të mëdha bile politike .

Politika s'ka lënë gurr e shurr pa privatizuar dhe klubet e futbollit janë as mish as peshk.

S'ka një strategji kombëtare për sportin dhe zhvillimin e tij e përveç kësaj fondet thuajse zero për zhvillimin e sporteve.

kur merr përsipër tê shkruash një artikull për futbollin duhet të ndërtosh atë ashtu siç duhet jo Duka i krimit.Ja e hoqëm dukë e vendosëm Kontin e hajdutve .Ku ndryshimi ? Ku janë problemet se duka dhe nga koha e gjatë e ka mbush kupën lena ma për tê tjerat.

Shkruaj për të shkruajtur. Si do ta heqim dukën sot por dhe Kontin nesër kte se spjegon shoku.

Autori ka patur mundesi te marre kontakte dhe ka bere disa emisione investigative qe kane rezultuar me sukses. Sukses e kam fjalen aq sa mund te quhet sukses kjo pune ne Shqiperi qe edhe kur te kapin me presh ne dore , pras 700 mijsh, prape del pa lag.

Mirepo qe kur filloi te behej me trim se sa duhej, edhe ne punet e sportit, ja mbyllen te gjitha dyert pozitaret apo opozitaret media. Keto punet e sportit kalojne nga Armand Duka i cili eshte aksioner  nepermjet nje familjari te vet ne bizneset e sportit ne Shqiperi.Presioni i opinionit fillon me ngritjen e debatit deri tek specialistet.

Strategji per sportin? Kush ta beje? 

Ne shkrim ai po thote dicka qe deri tani nuk eshte guxuar te permendet dhe duket e ka degjuar nga goje profesionisti : golat qe peson kombetarja jone ne te shumten e rasteve jane ne qender.

Provo e shiko disa gola qe kemi pesuar. Do jemi ketu kur tranieri i ri apo ky  do eksperimentoje tjeter lojtar ne qender ne vend te Canes. Shpejt do ndodhe.

 

Kishte rast ta shpaloste këtu hetimin e tij përderisa ja kanë botuar

"Strategjinë" ato që e kanë për detyrë bashkë me politikën dhe ky nqs do kta të kritikojë jo rroftë sebebi e bjeri tifozave duke përdorur të njënjtën gjuhë që ai kërkon të kritikojë.

Pastaj ideja e tij për pjesmarrjen në kombëtare dhe kombëtaren është reaksionare dhe ndarse.

Te jesh gazetar ne Shqiperi e ti biesh Dukes, ne pune te merr vetem Muhamet Malo si operator tek Eurolloto. smiley

Kemi dy shtete shqiptare ne Ballkan. Kush e mban Kosoven jashte institucioneve nderkombetare, ne kete rast FIFA UEFA , ben punen e serbit. Po mbase do na duhet rast tjeter te flasim me gjate per kete.

Une nuk shikoj asnje pike perqindje qe Shqiperia te jete e madhe sic do deshironim.

Cili ka qene rezultati me i mire i kombetares nder gjithe keto vite? Vendi trete nga fundi.

Sa trajnere jane nderruar? 5 apo 6

Po Presidente Federate sa jane nderruar? Asnje. Zero. Armando Duka, president qe prej 11 vitesh. Me e bukura eshte se presidentet e klubeve ankohen perhere, por ne zgjedhje e votojne te gjithe, perjashto Tiranen ne zgjedhjet e fundit. 

Hunter, qe Duka duhet shfaros kjo as qe diskutohet. 

Po mua me duket po aq oportunizem i flliqur kjo qe ideja qe po perhapet se tifozat nuk duhet ti mbajne fare meri Xhakes and co. po ti versulen Dukes. 

Duken ta heqin per gjendjen skandaloze te kampionatit shqiptar, ku nuk ka nje investim te hajrit ne stadiume, nje ekip profesionist te rregullt etj. Po se nuk vje Xherdani sot apo Adnani neser per kete nuk e ka fajin (vetem) Duka. Edhe kur i kemi marre talentet shume te rinj, si Elvis Kabashi, prap kane ikur. 

Fiks. Po sdq nuk behet popullorce sic thote ky komunisti, qe shkruan artikullin "...ta heqe qeveria Duken" Ky eshte mentaliteti i "intelektualeve" tone pfff. Ta heqe qeveria thote kur FSHF ka statutin e vet. E ta provoje ta heqin, te nderhyje politika, pastaj na jep perjashtim FIFA nga gjithe aktivitetet edhe e shpjegon qysh e pse autori. 

Kete budallikun "ta heq qeveria" e provoi dhe Berisha ne fakt, dhe perpos kercenimit nga FIFA, grupi tjeter qe foli ishte.......opozite e atehershme. Historia eshte me rrota, nuk i kane thene kot. 

me sa mbaj mend une opozita e asokohe ka mbajtur ditancen e duhur nga debati qe u krijua.  Une mbaj mend qe ishte berisha i cili ne fillim versuli ministrin Leskaj kunder Dukes. Kur Berisha e mori vesh qe nuk ja hante dot koken vendosi ta bente mik.  Ate dite mbaroi dhe kariera e Bujarit si minister pasi ne ministrine e kultures filloi nje epoke e re ,,.. epoka e mbertheckave''

Mendoj se ka ardhur koha per nje reforme te thelle ne sportet shqiptare, ndermjet te cilave edhe futbolli. 

ça faqe ?

Fq 15 kap 2. smiley .po sikur vetëm Bursë për ekipet e futbollit të ngrihet gjërat ndryshojnë plus që fitohet dhe eksperiencë për fushat e tjera.smiley

Jo se me bursen e hengri Borussia njehere. 

ManU. sikur i vete mbar. Pastaj duhet të përgjigjet Pjeri se ai i di kto punë.

Ku ta gjesh Prizren qe edhe ne Shqiperi, te fuksionojne regjistrimi i vlerave te individit ne Burse, vlere e cila pasqyrohet ne obligacione, te cilat e kane mbeshtetjen/justifikimin e investimit nepermjet tyre, se kane krahun mbeshtetes, ate te rroges/pagave bruto qe tashme ekziston.  Mirpo gomeret drejtues shqiptare, nuk e kuptojne se pse une para shum vjetesh iu rekomandova ta formalizonin rrogen bruto te punonjesve. Ata e formalizuan, e rregulluan me nje fjale edhe nga ana ligjore dhe praktike, mirpo nuk e kuptojne akoma se perse kjo sherben. Hajvane hesapi. 

ky qenka shoku i matoshit. paska problem kryesor pjesmarrjen e shqiptareve ne ekipin kombetar, dhe na u krenoka me piro dhimat e zvicres. u shofte mortja sorrosiste dylekshe!  merr shkas nga zhgenjimi i njerezve prej federates dhe dukes(qe duhet te zhduken nga faqja e dheut) dhe hedh helmin e vet lubonjist-te luajne me kombetaren vetem ata qe kane lindur ne shqiperi thote.  d.m.th ky quan shqiptar vangjel dulen dhe te huaj lorik canen.  dhe keta tipa do ishin te paret sikur te behej fjale te luante ndonje zezak me shqiperine.  pse, c'rendesi ka nga eshte do thonin.

mjerane, qe fatkeqesisht kane marre ne dore shtypin dhe politiken ne shqiperi.  tani per tani duan te  perjashtojne gjysmen e shqiptareve nga kombetarja. neser do kerkojne kombetaren e gegeve dhe toskeve.

dhe pa pike turpi ka goje te hape per serbin qe ushqen frymen kombetare te sportistet.  shiko rezultatet e nacionalisteve serbe,greke e kroate dhe shiko rezultatet e kozmopoliteve afrikane shqiptare.  vetem nga ky krahasim duhet te mos flisje fare o pjelle e lubonjes.

ky qenka shoku i matoshit. paska problem kryesor pjesmarrjen e shqiptareve ne ekipin kombetar, dhe na u krenoka me piro dhimat e zvicres.

krahasimi me pirro dhimen nuk eshte i drejte sepse pirro ishte rritur e selitur si talent nga traineret shqiptare(nese do kishte qendruar me shqiperine talenti i tij ne shqiperine e fillim viteve 90 do kishte shkuar kot si ai i shume te tjereve).Keta jane rritur ne zvicer e nuk e mohojne apo shajne atdheun e origjines.zvicra eshte vendi qe beri keta qe jane ata thjesht po tregohen mirenjohes.

une nuk e permend piron e dhim per faktin se iku ne greqi,por per faktin se bente si grek dhe nuk rast pa share vendin qe e pregatiti.ai ka deklaruar se kur luante me shqiperine nuk dilte qellimisht i pari ne menyre qe te mos ngrihej flamuri shqiptar.

edhe lorik cana ne evrope u pregatit por zgjodhi kombin e tij.  teoria jote qe ''qeni leh aty ku ha'' eshte per njerezit e dobet dhe medioker. ne kete kategori hyjne edhe ''zvicerianet''.

njeriu ka nje kombesi dhe shtetesira pafund. ata zgjodhen shtetesine. kjo i klasifikon ata tek radhikote.

 

Keta nuk e kane share asnjehere vendin e tyre.Fakti qe nuk bene zgjedhjen e lorik canes nuk i bene aspak tradhetare.

Nga Mero Baze

 

U bë e bezdisshme deri në neveri përpjekja për të klasfikuar Kombëtaren tonë si viktimë të mungesës së patriotizmit të kosovarëve të talentuar që nuk luajnë me të. Nuk dua të përsëris argumentat që kanë dhënë për këtë temë plot kolegë gazetarë dhe as thirrjen për të ndalur histerinë ndaj atyre djemve të talentuar me origjinë shqiptare, që po i japin emër futbollit europian. Por, ky debat sot rrezaton të vërtetën e madhe se si ne shqiptarët në Shqipëri, edhe suksesin e duam të na e dhurojnë.

Që të kesh një ekip Kombëtar të suksesshëm duhet të kesh një kampionat kombëtar të suksesshëm, duhet të kesh një Federatë profesioniste, dhe një sistem të tërë të rekrutimit dhe përgatitjes së talenteve nga shkolla fillore, deri në moshën e ekipit kombëtar.

Shqipëria e sotme është një varrezë e madhe sportive. Në asnjë shkollë thuajse nuk ka  më klasa sportive, në asnjë qytet thuajse nuk ka më rrethe sportive që të përgatisin talente dhe gati asnjë ekip i yni, nuk ka më një strukturë rekrutimi dhe fidanishte të sportistëve të rinj. Të gjitha ekipet forcohen ose dobësohen sipas ndonjë konjukture politike, dalin kampion, ose bien nga kategoria në varësi të faktit nëse presidenti i ekipit ka pasur shok Ridvanin dhe ka kaluar ndonjë maune kafe pa doganë, dhe shpallen ekipe katundi kampion, boll të mobilizohen një vit gjithë politikanët e atij katundi, ku tek ne janë me shumicë.

Duke mos pasur një kampionat kombëtar, duke mos pasur një mjedis sportiv dhe vlera sportive, Shqipëria dhe në sport i ngjan ekonomisë së saj konsumatore, ku pleqtë dhe plakat e ngelura këtu, pavarësisht moshës, për të jetuar presin ndonjë lek nga emigrantët.

Kombëtarja jonë tashmë e ka aq të konsoliduar këtë traditë, sa në ekipin e saj janë vetëm 5 për qind lojtarë të kampionatit shqiptar dhe më pak se gjysma shqiptarë të Shqipërisë.Si i tillë, ky ekip Kombëtar formohet mbi aftësinë që kanë sekserët e Federatës për të rekrutuar talente mesatare nga shqiptarët e Kosovës jashtë Shqipërisë.

http://www.gazetatema.net/web/2013/10/12...

 

 

Me fal po kush eshte Mero Baze qe duhet te na japi mendje dhe per tifozllikun?

S'ka rendesi kush eshte i kujt eshte e nga eshte.rendesi ka qe e ka artikuluar mire temen per te cilen po flasim.

Artikulimi i mire ose i keq eshte shume subjektiv do thoja

ceshtje opinioni.

une te thashe kam respekt per kategorine e canes,ndersa ti me bazen jeni krenare per lojtaret e zvicres.

ceshtja e kushteve ne shqiperi eshte e drejte ,se duhet te jesh qorr te mos e shohesh,por eshte nje ceshtje tjeter. njeriu mbimesatar kerkon edhe lavdine,kurse mediokri do vetem supe.  nuk thashe tradhetar se tradhetar ne nuk beme saliun qe fali detin, e jo bejme keta cunat .  se u thane 2-3 llafe ne stadium nuk u be kiameti.  ja do beje yzeiri me bazen tifozllek per zvicren e dolem jek e jek.

ti Alba2265  e solle kete shkrimin e Meros si mendimin e rafinuar te  ndonje specialisti futbolli, a si?smiley    se ky ne fakt nuk thote ndonje gje kushedi...  vec ka ky  ka aftesine ti tjerr llafet me stilsmiley  dhe duket sikur po flet racionalisht....

shiko,  ashtu sikurse cdo gje,  edhe futbollit   i duhet nje organizim , nje strukture, nje ifrastrukture   qe nga baza e deri  ne maje, eshte e afermendshme!!   ska nevoje te na i thote Meroja..   mirepo,  ne rastin e futbollit,  nuk do te thote definitivisht  qe eshte garanci per sukses..  shembulli direkt per kete eshte prape futbolli shqiptar, Kombetarja  shqiptare e para viteve 90..    atehere   sikur ishte ndertuar nje strukture e tille sportive.. klasa sportive, ekipe zinxhir, deri te nje kampionat  kombetar relativisht i forte..  mirepo edhe atehere nuk pame ndonje sukses kushedi te futbollit shqiptar ne arenen nderkombetare..  sukseset  kufizoheshin  deri te ndonje  barazim apo fitore  kunder ndonje ekipi  ''perendimor''  (kot sa per ti  prishur  pune, p.sh Gjermanisesmiley)   qe festohej  si  ''rezultat historik''  por as qe behej fjale qe ne te kualifikoheshim  ne Evropian apo Boteror..smiley 

pastaj nese do shembuj te tjere, moderne, nga shtete  te pasura  e me nje lloj tradite   qe kane  strukture, organizim etj, por qe  nuk ka rezultate  ne futboll ,ka gjithashtu plot..  bie llafi  Norvegjia,  ka mbi 10 vjet qe ka humbur cdo lloj orientimi nga futbolli cilesor.. etj etj..

te behej fjale te luante ndonje zezak me shqiperine.smiley

 

ç'eshte ky debil ? kush i lejon te shkruajne ne shtyp keta birbo ?

shkrim  prej lamashi,  i shkruar po nga nje lamash! 

 ku e gjen te drejten ky ti quaj tifozat e ardhur nga Kosova (dhe e ka llafin per shqiptaret e Kosoves langaraqi)  derdimene dhe turkoshak?!    po ti vet ca je mor byhthiqir?  pastaj,  ku e gjen tagrin ky, me cte drejte flet me kaq kompetanca se si e cfare duhet bere  per te pasur nje  Kombetare te forte?!   ceshte kjo megallomani nga nje cop lamashi qe  hiqet si specialist  dhe i dika gjerat  kaq mire?!     me e bukura , ky flet diku me siper  qe gjoja tifozat nga Kosova  ''nxisin vellavrasjen dhe jane kunder bashkimit...''   ndersa  vetem pak me poshte  si nja nga  masat kryesore  qe ''duhet'',  sipas ketij specialisti, eshte  te mos pranohen me ne Kombetare futbolliste nga Kosova, por vetem  shqiptare nga Shqiperia...  kupton ti tashi,  kush eshte kunder bashkimit  te shqipterve dhe kush e nxit ndasite??   well, o Ilir  o bythqir,  quhet Kombetarja shqiptare dhe ne te do te luajne te gjithe shqiptaret,  nuk ka rendesi se ku kane lindur,  mjafton qe duan te luajne dhe perfaqesojne Shqiperine,  kaq e thjeshte eshte!!

Me sa shoh,autori merret vesh ne futboll si "Zeqa n'shkrim".Per Beratin(Buzhalen) e dinim qe eshte ekspert ne fushen e muzikes,astronomise ,mjeksise dhe futbollit,por,edhe ky tjetri nuk po i lenka gje mangut.

p.s.

Nuk eshte "qurrane", e as "shurrane",por eshte "quran"(gjel deti i thene disa fise,kaposh disa tjera).Perndryshe,qurani eshte simbol mbrojtes ne flamurin e roma-ciganve te Ballkanit.Mbase Lorik Cana duhej te sjellte edhe nje te tille,per te kenaqur egon e te gjithve.

Villni mor villni, se ju ka ardhur dita! Si Yzeiri, ashtu dhe Buzhala, se dinë nga bie stadiumi. Nëse kanë parë ndonjë ndeshje, e kanë parë nga TV-ja. Po pse seriozisht e morën këta se mund të shkonim në botëror? Hahaha...s'të lënë as të ëndërrosh! Po kush jeni ju more që gjykoni tifozat shqiptarë? Sa i dhanë nder Shqipërisë gjeneralët e shquar osmanë, si Ballaban pasha, etj. aq do e nderoj edhe Shaqiri Shqipërinë në botëror.  Edhe pas 550 vjetësh mbahen mend përpos se si tradhëtarë.

Autori ka te drejte per arikullin ne gazeten franceze qe tregon se ku eshte futbolli shqiptar. Gabohet shume kur thote se lojtaret shqiptar qe luajne me zvicren na nderojne. Nuk e di si e ka krijuar autori kete ide por te pakten per zvicren kjo nuk qendron. Ata luajne per nje kombetare te huaj (dhe une e respektoj vendimin e tyre) por te lutem mos na e shisni per patriote dhe si njerez qe na nderojne. Ata nderojne Zvicren se per ate kombetare kane vendosur te luajne. Une nuk i quaj tradhtare si shume te tjere, por ju lutemi mos na e quani patriote. Per mua dhe per zvicerianet ketu jane njerez qe nderojne Zvicren dhe skane te bejne fare me shqiperine. Vendimi i tyre duhet respektuar. Por edhe qe na hiqen si patriote kjo nuk shkon fare. Ndoshta dun me na vertetu ate thenien shqiptare "me mire me ta fut i joti".Ndoshta duhet te lezoje forumet ketu qe ta mari vesh se si mendojne dhe si veprojne tifozet zviceriane. Nuk kane asnje ndryshim nga ata te shqiperise (pse duhet te jene ndryshe). Kur Ivan Rakitic vendosi te luaje per Kroacine keta e kercenonin te jatin e tij ne telefon me vdekje. Edhe keta veprojne dhe shkruajne me keq se ne. Mund tju rreshtoj 100 raste.

Sa per Canen dhe per lojtaret shqiptare nga kosova e ka kryekeput gabim nuk ja vlen as ta komentosh. Faleminderit te gjithve qe luajne per kombetaren shqiptare.

Autori ka te drejte per arikullin ne gazeten franceze qe tregon se ku eshte futbolli shqiptar.

 

si  paska te drejte autori,  artikulli francez nuk eshte marre fare me futbollin shqiptar,  thote autori..smiley

shiko, ketu eshte problemi, sepse autori nuk e ka idene e futbollit dhe flet brockulla patsaj.. ne fakt tjeter qellim ka shkrimi i tij..   futbolli jugosllav,  pamvaresisht se atje ka shtete te vogla sot, ka qene ne histori futboll i respektuar ne Evrope  qe nuk krahasohet kurre me Shqiperine...  disa ekipe jugosllave dikur kane fituar kupa evrope.  Jugosllavia vet ka qene finaliste ne Evropian..  futbolli jugosllav ka nxjerre emra te medhenj vazhdimisht ne dekada.. pra ka nje histori, pervoje dhe natyrisht vazhdimesi  edhe te shtetet e ish Jugosllavise sot..  pra krahasimet qe ben autori jane te kota..

 

p.s  edhe kur kritikon FSHF dhe kryesisht Armand Duken autori  ja fut kot..  Armand Duka per sa i takon Kombetares,  ka menxhuar mire, pelqyeshem..   lojtaret e Kombetares grumullohen ne hotele te mira, brenda dhe jashte vendit...  meqense ata vijne nga kampionate te ndryshme te evropes,  biletat e avionit gjithcka  jane te rrgulluara.. pra ata  lojtaret  nuk kane andrralla si dikur..   por nese Armand Duka  ka gjynahe, ka deshtuar dhe duhet te largohet nga ai pozicion, eshte sepse  deri tani, nuk ka arritur te organizoje nje kampionat normal kombetar te futbollit shqiptar,  e jo per Kombetaren.

Belul, per Armando Duken, ate qe ai ka bere ne rregull (biletat/hotelet/avionet) jane minimalja/minimalja qe mund te besh ne nje vend me paqe. Nuk eshte arritje, eshte si te presesh nga nje drejtor te di te hapi e-mailin e te perdori celularin. Detyra kryesore e tij ka qene kampionati, dhe atje ka deshtuar plotesisht. Mungesa e kampionatit ka gjithashtu demtuar dhe kombetaren. Me perpara klubet shqiptare prodhonim ndonje futbollist i cili arrinte te luante ne divizionin e pare gjerman a italian (Lala, Skela, Bogdani), kurse sonte talentet me te mira jane ata qe nuk kane kaluar nje dite tek nje klub shqiptar (Rama, Kace, Cana(?)).

Plus 11 vjet kryetar, dhe pune te shkelqyeshme te kishte bere, dhe shqiperia ne boteror te kishte vajtur, dhe skenderbeu te luante ne ligen e kampioneve cdo vite, perseri 11 vjet eshte shume per nje person te jete ne krye te fshf.

mire e ke ti Mete,  por keto: hotelet, biletat etj, kane qene probleme reale per futbollistet e Kombetares..  dhe eshte goxha ndryshim qe ata nuk e kane me stresin   per te gjetur vet linje avioni, apo leket biletave te cilat nuk ua jepnin me pas etj.. 

nejse,  une e thashe  ai ka deshtuar te organizoje nje kampionat futbolli per se mbari ne Shqiperi..  ka bashkpunuar me president te dyshimte  klubesh,  plus mungesa e vizionit,  investimi  ne ekipet zinxhir  nga ku me pas presupozohet se do te dalin talente  qe do te perfaqesojne Shqiperine. kjo eshte mese e mjaftueshme qe ai te largohet sa me pare nga ai pozicion..

Nuk mundohem te beje debat, splitting hairs on this issue (te me fali Swed-i dhe JPS-ja), por mendoj se hotelet e biletat me shume ishin nje ardhje ne normalitet pas situates katastrofike qe shqiperia ishte (sidomos pas 1997), e ma pak nje arritje e Dukes. Dhe nje person me i dobet nga ana profesionale se Duka te qe ne krye, perseri keto gjera do ishin normalizuar.

sporti do para o belul .Amerika s'eshte superfuqi futbolli dhe ne cdo qytet sado te humbur ne shtetet me te varfra te shkosh do gjesh parqe me fusha futbolli me drita me bar me te mire nga i qemal stafes.edhe shkollat e mesme mos te flasim per univesitetet kane stadiume te medha pothuaj sa nje stadium rrethi atje tek ne.

Belul kur flet per futbollin ballkanik gazeta nuk e ze fare shqiperine. Dhe autori thote qe sja vlen ta permendin per nivelin qe ka. Kete thashe edhe une. Ka te drejte sa do qe ne na vjen keq.

Une nuk jam dakort me autorin per ate qe thote per Duken (sepse autori vetem sa i thote gjerat ne menyre te pergjithshme, dhe nuk thote asgje konkrete). Jam dakort me ato qe thua ti. Por mospatja e nje stadiumi per te bere ndeshjet nderkombetare eshte 60% faji i tij. Fifa dhe UEFA kane afruar 10 milion €. Me leket e te drejtave televizive dhe perdorjen efikase te parave mund te ndertohej nje stadium me 30 milio € e (Reth 25.000 mije). Keta bejne plane per 50.000. Duka eshte gjithashtu pergjegjes per ate kampionat shqiptar, ku stadiumet jane per faqe te zeze (jam ne nje mendje me ty). Sa per lojtaret (qe luajne jasht) shpesh i kane paguar biletat vete,

Sa per ekipet e ish-jugosllavise une kam cfare them dhe nuk me interesojne aspak me thene te drejten (megjithate kam te njejtin mendim si ty)

Ne fakt ata vertet na nderojne, sic nderon Ozili turqit duke u paraqit nga mediat si model i integrimit. Ne Zvicer ku nami i shqiptareve mesa kam degjuar eshte bloze, keta cunat (e te tjere cuna e goca qe ndoshta kendojne ne europian per Zvicren, a prezantojne Zvicren ne Miss Globe) vertet na nderojne se tregojne qe nuk jemi te zotet vetem per te shit mall e kurva

swed kur nje shqiptar me pasaporte e nderon zvicren atehere permendet si zvicerian. Kur bejne te keqija megjithese me pashaporte zviceriane permendet prejardhja(ne rastin e shqipetarve ajo shqiptare) ose quhen "secondo". Sa per namin eshte bloz megjithese mbi 7 lojtare luajne per kombetaren (kjo edhe per fajin tone).

O Swed, 

Shqiptaret ne Zvicer trajtohen si turqit ne Gjermani dhe arabet ne France. Me ndryshimin e vetem qe Zvicra si nje vend totalisht pa histori dhe komplet katunar, eshte shume here me racist dhe vite drite larg nga qyteterimi frong apo gjermon, i cili mundohet ta FSHEHI PAK KSENOFOBINE.

Thene kjo, Valon Maxhupi e ShaLqiri, do punonin si skllever si prindet e tyre nese nuk do kishin talent per futboll. Biles Berhami me karakterin e mbrapsht e sherrxhi qe ka, mund edhe te kalbej burgjeve. Pra keta nuk i kane asnje borxh Zvicres por talentit te vet dhe familjeve.

Sa per ndryshimin e imazhit me beso influenca e tyre eshte 0. Kur nuk influencoi Zidane opinionin per arabet ne France, nuk ka per te permiresu ShaLqiri opinionin per shqiptaret ne Zvicer. Maksimumi do i perdorin si shembull mbrojtesit e te drejtave te njeriut dhe shoqatat anti-ksenofobe.

Po edhe sikur ajo qe thua ti te kishte nje fare te vertete, gjithkush ka ne dore te beje dicka te mire per vendin e vet dhe ben te kunderten, eshte dhe do ngelet TRADHTAR.

SHQIPERIA E SHQIPTARVE, VDEKJE TRADHTARVE!

 

O swed, mos e ngacmo kot muhametalin. Eshte nga postuesit me te mire ketu. Plus te garantoj qe dhe une qe jam 100% shqiptar, kur vje puna per punen time e teknikalitetet ka gjera qe i them me kollaj ne anglisht se ne shqip. E jo me ai qe ka ik qe i vogel nga Shqiperia. 

Une tani e pashe dhe deri nga fundi kete artikullin dhe kur fillo e flet per Canen ku ja fut kot, po kot fare. Cana edhe ka rene, po kur futem Telin ne Islande e pame ca ndodhi. Ai Mavraj qe luan ne mbrojtje eshte po ashtu kosovar me origjine, sic eshte Loret Sadiku qe shpresojme te pajiset me dokumentat per te luajtur. Pastaj nuk e di pse po kjo "goditja poshte belit" ndaj kosovareve do me dukej shume e ulet sikur te ishte vetem per futboll, e jo me pastaj qe mendoj se shkon icik pertej futbollit. Keta tipat si Yzeiri keto frustrimet e tyre politike mire eshte ti shfryjne tjeter kund. 

p.s une isha nga ata qe bertisja dje ne stadium e nuk me behet vone fare njehere. Berhami e meritonte se po lunte me pis nga te gjithe. Per te tjeret, nuk me intereso fare. Ashtu sic eshte sha Cristiano Ronaldo e Ibra kur kane ardh ashtu jane shajt dhe keta, ne na intereso kombetarja jone, e te "ngacmojme" aq sa mundemi te tjeret. Per ato 90 minuta ata ishin armiq si gjithe te tjeret. Kur te vi puna ne Brazil mbase festoj nese e ben nje gol Shaqiri, gjithmone nese nuk ja bo Gjermanit. 

Nuk me rihet pa thene: nje M-madhe ka bere zvicra per ta,aq sa kane bere edhe te tjeret per shqiptaret,italian,grek,anglez e keshtu me radhe!! E kane bere vete, dhe po vete kane zgjedhjet e tyre,njerzit nuk ndahen vetem ne heronj e tradhetar,une kam respekt per ata cunat se jane profesionist te zote qe mbajne simbolet e vendit tim kudo qe shkojne dhe kane emra shqiptar !!!!.Cana eshte cun flori,e jo vetem ai,te gjithe luajne me shpirt,po aq kane,por kur fluturon,fluturon e te dhemb pastaj...sa per Duken,eshte pergjegjes per kombetaren,po nuk qe ai,kush eshte?por jo sepse nuk gjen lojtar  si keta zvicerianet neper evrope,si e akuzojne(ne fakt une nuk mbaj mend nje lojtar qe te kete dashur te luaj per shqiperine dhe eshte refuzuar) po sepse menazhimi i ekipit dhe zgjedhja e tranierit te perfaqesuese eshte e drejte eskluzive e tij,ka nderuar shume por rezultate pak! 

FSH e Dukes nuk i intereson futja ne europian & boteror dhe ketu e ka zanafillen cdo  pisllek qe ka ndodhur e po ndodh jo vetem me Komb. tone, por mbi te gjitha me kampionatin...cfare ka ketu te  paqarte qe po fshihni  lloj lloj iderash te cuditshme pas sharjeve koti....kur te vleresohet talenti I ri ashtu sic duhet, kur mos te degjojme ne cdo kulm sezoni kengen "te heqim trajnerin se po kerkon shume" atehere kthehuni e llafosni prape

Si tha Duka, "(Jonuzaj)  Nese e ndjen himnin serb, le te luaje per Serbine..."

smileysmiley...per "bozhe pravde" nuk ia ndjen as Djuricic_it- keshtu thuaji Dukes 

Është e natyrshme që komentuesit të mbajnë në këtë teme qendrime pro e kundra artikullshkruesit. Nuk do mungojnë edhe shfryrjet pasionante. Një të tillë, në nxitim e sipër e keni edhe nga unë pak më sipër. Gjej kohën të jap disa argumente shtesë:

Kemi pasur mundësi të fitojmë ndeshjet dhe nuk kemi dashur apo kemi dashur të fitojmë ndeshjet dhe nuk kemi mundur? Kemi patur mundësi të ndërtojmë stadiume dhe nuk kemi dashur apo kemi patur dëshira të ndërtojmë stadiume dhe nuk kemi mundur? Që nga artikullshkruesit e deri te komentuesit, nuk i japin përgjigje këtyre pyetjeve, të cilat vetë i shtrojnë nëpër të, gjatë thënjeve në artikuj. Qeveritë e këtyre 23 vjetve, FSHF-ja dhe organizma të tjera, kanë gjynahet e tyre, por se mund t'i akuzosh si mafia, kjo s'është përpos se një shfrim emocional, për më tepër i individëve që s'marrin vesh nga sporti e futbolli. Po sikur kombëtarja e futbollit ta kish fituar atë takimin me Slloveninë, sepse e meritonin nga mënyra se si luajtën dhe se si e zotruan lojën, dhe gjërat të rridhnin ndryshe, çfarë do thoshnin këta kritizerët?

Sa i përket futbollistve me origjinë shqiptare të Zvicrës, u uroj sukses dhe fitime, por mirë është t'i qendrojnë larg thënjeve se "do na bëjnë krenar". Sa i bëri Ballaban pasha krenar shqiptarët, aq do na bëjnë dhe këta, për më tepër që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me Shqipërinë dhe krahinën e saj, Kosovën, sepse nuk kanë lindur dhe jetuar aty dhe nuk kuptojnë dot çdo të thotë atdhe dhe identitet kombëtar.

Vetem pak muaj me par ishte kombetarja e endrrave,tash eshte e mafias.Pse kshu? Humem me Zvicren? Zvicra ka nje lojtare si Shaqirin qe eshte alternative e Robben te Bayern i Munyhut,kurse ne kemi Salihin qe lun n'Kinen qe i patem msu ne futbollin.Zvicra ka at magjupin qe eshte nder pikat mete forta te Napolit kryesues ne serin A,ne kemi Edgar Canin qe s'e dime a eshte t'u lujt kun, a jo?Etj shembuj si keto.Lame piket ne Slloveni dhe Islande,po kush qenkemi ne qe te pretendojme se jemi me lart se kto ekipe?Kush?

Endrra ka maru,po gjumi hala s'na ka dal.

Pjeter, ne jemi popull emotiv. O te dum per vdekje, o te urrejme per vdekje. Po te ishim cerebral, do ishim bo si gjermoni. (Ne vend te dyte, kuptohet). Kurse urrejtja per shqipot qe kane bo hajer jashte shtetit, eshte pjese e levizjes kombetaro-nacionaliste "U bone ti!".

Ik o PF mos na caj trapin ene ti me prralla. Asnje nga ata qe shajne tradhtaret nuk ka thene kurre nje fjale te keqe per shqiptaret qe kane bere hajer jashte. Perkundrazi plehrat Lubonjiste jane ata qe mundohen te denigrojne shqiptaret dhe i fyejne sa here ka ndonje vale krenarie per ndonje shqiptar te suksesshem. Sa here me ke degju mua te shaj Inven, Ermonelen, Saimirin, Anrin, etj? E pra une isha nje nga ata qe per 90 minuta thirren VDEKJE TRADHTARVE! Po Lubonjen sa here e ke pare qe te hidhet si gjel per te na denigru si shoqeri sa here qe krenohemi per ndonje arritje shqiptare jashte.

Anrin !!!

Shoku i edvinit sorist sade qe hecen me leket e antishqiptarve pik

Anri eshte nje artist qe na perfaqeson me shume se denjesisht ne aktivitete nga me te rendesishmet ne fushen e artit vizual. Mund te ishte shok edhe me Sali Berishen ose Lymin e Tutit qe s'do me rruhej fare. 

E pra une isha nje nga ata qe per 90 minuta thirren VDEKJE TRADHTARVE!

Lizander, dhe ti kte e thu per mburrje, apo si? Po qe kshu, me ler te te them ne menyre miqesore, qe edhe ti qeke rrotkarizu me shoket.

O PF une as jam rrotkarizu e as kam per tu. Keto mendime kam pas e keto do kem. Nuk eshte aspak qellimi te te bind ty (qe me je duk gjthm i rrotkarizume NE KETO CESHTJE) se dihet qe kemi qendrime krejt te kunderta. 

Ti hodhe nje akuze ndaj atyre qe e shohin patriotizmin si une, qe ne fakt eshte pikerisht per njerzit qe e shohin si ty. Ne i shame ata TRADHTARE pikerisht se ua dime vlerat si futbolliste dhe e dime se do ishin nje rritje e madhe ne cilesi per Kombtaren tone nese do luanin me te. Pra ajo teoria jote se po i shajme nga cmira e katunarit, nuk qendron fare, po fare fare.

Kurse ate me lart nuk e them fare per mburrje (ketu qendron dif midis nesh se ti nuk e kupton qe une nuk kam nevoje te mburrem hic) por per KRENARI per ate qe jam, gje qe ty te mungon totalisht.

Lizander, me vjen keq qe jeni katandis ne kete derexhe. Une e dija qe vec Enveri ishte nga ato burra qe e ndante shapin (tradhetaret) nga sheqeri (atdhetaret). Po demokracia shyqyr zotit ia dha kete te drejte cdo njeriu.Megjithate shpresoj qe te kete sa me pak njerez qe i bejne keto ndarje arbitrare keshtu, qe edhe ai vend te mund te behet nje dite, nje vend ku te mund te jetohet lirshem pa qene nevoja me majt flamur, tesere apo noi simbol tjeter qe mos te shifesh si dele e zeze.

O PF sinqerisht paske rrjedh krejt or cun. Te paskon bo dom te parevokushem ngjarjet e funit peshkore. Mgjt nje keshille miqesore (per te la borxhin) kur nuk ke me asnje argument per te mbrojt nje carllik qe thua, mos nxirr karten e Enverit se i ul akoma me shume pike vetes. 

Cdo njeri qe punon me vetedije kunder interesave te vendit te tij eshte tradhtar. Dhe ky eshte nocion universal pa asnje lidhje me Enverin. 

Une shpresoj qe si dele te zeza te fillojne te shifen te gjithe njerzit qe ushqejne ndjenja diskriminuese per shqiptaret e Dardanise e me gjere, per shqiptaret e nje feje tjeter nga e tyrja. Apo ata njerez qe hiqen si gazetare e rrefejne trillime dashakeqe e urrejne idene e Bashkimit Kombtar. 

Mire o Dardan e me gjere, mire. 

Lame piket ne Slloveni dhe Islande,po kush qenkemi ne qe te pretendojme se jemi me lart se kto ekipe?Kush?

Si ta nxe goja te besh pyetje te tillasmiley

muhabet pa lidhje, llogje kavaje berati, merua , etj me rradhe.

Kombetarja ka 2-3 probleme themelore :

1-) kombetarja perdoret per te fituar para. disa argumenta:  qe te luash aty duhet te japesh para; trajenret shkarkohen per para dhe vihen per para ; shiten ndeshje.

2-)futbolli ne shqiperi eshte ne gjendje skandaloze.  ske nga tia nisesh. eshte problem qe nuk fillon dhe mbaron tek federata edhe pse ligjerisht eshte autoriteti qe pergjigjet per futbollin. dhe ketu hyn ne pune nje fjale e urte baritore katunare shqiptare qe e ilustron me se miri, ky stan kete bulmet ka!

sa per futbollistet qe luajne per zvicren belgjiken suedine, norvegjine etj, me duket nje debat i kote, mund te luajne edhe me shqiperine edhe me vendin ku jane aktualisht. te dyja jane zgjedhje te sakta dhe qe ndryshojne nga personi ne person se cfare kushtesh ka e cfare do qe te beje. perzierja e ndjenjes nacionaliste ne kete mes duhet vene pas arsyes se pare per te cilen behet kjo, per futbollin si sport.

cili eshte ai futbollist qe nuk e ka enderr te luaje ne nje kampionat boteror ????

cili eshte ai futbollist qe do vije per te luajtur per Duken dhe do leje kampionatin boteror ?????

ne kushtet e nje futbollisti qe i ka keto dy mundesi , qe eshte futbollist, qe do te luaje futboll,  zgjedhja eshte e qarte.

ashtu si e mendoj une , keta qe jetojne neper bote, nese vijne e luajne per shqiperine vetem nder na bejne, po ti fyejme pse luajne kunder nesh , eshte maskarallek.  futbollisti ate pune ka , do luaje per ekipin , do qe te fitoje pavaresisht se cilen bluze ka veshur. 

 

Ku bazohesh qe shkruan qe Kombetarja perdoret per para,shet ndeshje etj..? E degjoj shpesh kete muhabet,por duke e pare nga larg,nuk me duket keshtu.Mendon se ndeshja me zvicren,islanden,sllovenine ishin te shitura?

ku bazohem???
ne ate qe shoh perdite, ne ate qe kam pare, duke analizuar te gjithe veprimet dhe duke pare rezultatet e llogjikes se te berit para ne federate.
Fakte ka plot,. lojtaret japin para per te hyre ne ekip kombetar.  trajneret jane vene dhe hequr per arsye te parase dhe jo per arsye te merites. Jane shitur ndeshje per te hequr trajnere.  sikurse jane shitur\blere ndeshje per te bere para.

kombetarja eshte perdorur dhe perdoret keqdashesisht per te bere para en menyre te pandershme. 

Berat Buzhala, si nje kurve e Hashim Thacit, ka per t'i nxjerr per hundesh si shefat e tij cdo qindarke qe ka vjedh nga pasurite e Dardanise. Sigurisht do kerkoje te beje bythelepirsin e Euleshit dhe nderkombtarve te tjere.

Po si nje klluf totalisht i paafte kujton se merr vesh edhe nga futbolli. O IDIOT, Serbia ka vetem nje pike me shume se ne ne grupin e saj dhe ka vite qe s'ben hajer pavaresisht se ka pas struktura dhe mundesi shume me teper se ne. Mbi te gjitha ka pas shume kohe para nesh lojtare qe luanin jashte dhe ndryshe nga tradhtaret tane qe mbroni ju o k...., ata kthehen e luajne per Serbine.

Normal qe Bosnja, Kroacia apo edhe Mali i Zi do jene mire se Dzeko e Pjanic, Mandzukic e Modric, Vucinic e Jovetic, pavaresisht se mund te kene ik qe te vegjel e do i kishin marre me qejf kombtare te medha, luajne per vendet e tyre. Po kete ju o vemie nuk e dini dhe nuk ju rruhet, se ju dini vetem te beni si moderne. Po shkoni ore palaco se boll na harxhoni oksigjen kot.

Kurse per keto fjalet " Ca tifozë folklorikë, që më së shumti vijnë nga Kosova dhe lëshojnë ulërima të turpshme kundër yjeve shqiptarë me sloganin: “Shqipëria-shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!” Këta derdimenë dhe turkoshakë, këta ulëritës të neveritshëm,"

Po te betohem qe sa te me dalesh perpara kam me te peshty ne surrat mor plehre.

Njerez mblidhni menjen se kam lexuar ne nje gazete austriake nje koment mbi futbollin austrak dhe ate ne evrope e boteror ne pergjithesi (sepse dhe austria ishte ne top forme e lujti jo keq por prap nuk e arriti ) dhe me beri pershtypje nje fjali:

ATA nuk i pranojne te vegjlit dhe te rinjte duan te rrine dhe te luajne gjithmone mes tyre !!!

tani kush jane ata kam parasysh klasiket e medhenj te futbollit dhe te rinjte e te vegjlit jane ata qe e meritojne por si pranon njeri dhe te vegjlit jane ata qe gjasme nuk dine te luajne e jane te varfer e ta pa zhvillum si puna jone !

Me nje fjale dhe kjo corba e futbollit shqiptar me duket si nje corbe e bome !!!

 

Ket Shaqirin s'e shoh dot me sy,jo se lun me Zvicren,per ate i lumt bytha,po si thote taljani,dhe moljen ubriaka dhe botiljen piena,kjo kurva donte me ba dhe nacinalistin,shkrun leter t'hapme tifozave,ishin te tjeret qe e paskeshin pengu e ku di une. Palaco!

 

O Ron, shif si mund të përshtatej ky postimi këtu, me këtë temë:

E kam dhe nji porosi per TRADHTART (qafirat) ne krejt boten. Vallaj o tradhtar mos menoni qe fitoni. Vallahu per deri sa eshte dikush ne stadium qe na mbron neve, nuk ka kush ne toke qe mundet me na poshtru! vallahu o armiqte e kombtares si mundeni ju me na friksu neve kur ne ne golat që pësojmë e shofim xhenetin. Vallahi mos i mendoni ato, fshijini prek kokave tuja! Vallahi te betohem ne Lorik Canën ezauxhel, keni me gjet burra qe dojn vdekjen ma shume se ju qe e doni jeten!

Hej p. somes... Duka per te la gojen tha, pas pilafit, nese vlen ndonje gje ja po e bej oferten ketu ne Opinion, keta koqet me siper zene be per koke te Dukes e idealit. 

Une do doja qe keta te gjithe te luanin per kombetaren, por rrotat e ka*it qe shajne ne kor, nuk tregojne asgje pervec se mjerimit te tyre.  As me te voglen perpjeke nuk e kane bere, ne kor, per te detyru ket federate v.k. te rrisi standartet e te permirsoje kushtet per keta lojtare, e per ata kerthinjte qe aspirojne qe nje dite te luajne me kombetaren. Nuk jua ka kush borxh mer bq. 

Kjo pjesa me bq po me pelqeka shume smiley

Nuk na e ka fajin njeri , fajin e ka Agron Duka , nje krye hajdut qe merr nje trainer qe ne ndeshje decizive luan me nje sulmues , fajin na e ka nje trainer legen qe merr Lorik Canen ne Kombetare qe per 5 leke shet nonen e vet dhe jo me nje neshje, mos i bini ne qafe kot Shaqirit , Xhakes dhe atyne Kosovareve te tjere qe lujne me Zvicren , ata jane lojtare profesioniste dhe me karakter mos kujtoni se keta qe luajne me Shqiperine nuk do luanin me Italine Greqine apo Zvicren , nuk luajne se nuk i merr njeri se jane legena dhe e kane menjen vetem me shit neshje !!!
 

Armand Duka doje te thoje..smiley. se ky Agroni ka gjynahe te tjera..

Po me Armand Duka po dhe ky tjetri ka faj se po dalin ne treg veze me nje te kuqe smiley

O Brad pse kllufepsesh totalisht tani? Cilen ndeshje paska shit Cana? Po boll o burre nejtet tu bo muhabete pikash bastesh se na cate trapin. Jeni bo si ata debilat qe lejne lesht tu lujt e kur i djeg nje ndeshje fillojne fantazojne filma se si e kish shit ky apo ai neshjen. 

E para ajo qe thu ti nuk qendron se ke rastin e Kaces qe greket po e denojne se zgjodhi Shqiperine e jo Greqine. Por problemi nuk eshte vetem te zgjedhja por kryesisht te fakti qe luajten kunder nesh. Ore nese nuk dune ta konsiderojne veten shqiptare, nuk i detyron dot kush te ndihen te tille. Po kur ti del neper media shqiptare e tregon se mban flamurin shqiptar ne kepuce, tatuazh apo ... mos vepro kunder Shqiperise.

kryefjatori eshte Duka atij eshte per ti........... kurse per Canen e kerkoi zvicra dhe nuk pranoi!

ne ate kohe kur Zvicra ka kerku Canen edhe mu po te me kerkonin nuk do shkoja.

qe Buzhala si debill i sojit te vet  gjithe ka qene molle sherri kete e dij ,se kete pune ka ai . Por nuk e kuptoj kur mu bo ai i menqur se , qe tekeni pas togfjaleshve te tij . .

 

p.s. per cka ishim tuj fol !?Cka ka ketej per sot me te menqur per te diskutuar !

Ca ju ka dhene atdheu ketyre djelmoshave?! te lindur e rritur me sakrificat e prinderve emigrant duhet tja dijne per nder nje atdheu qe kurre sju mesoj as gjuhen amtare?

Ata qe i shajne keta jane tradhetaret; 

ata qe i godisnin kembet jane pa sojesorrollop; 

ata qe sju vene emra shqiptar femijeve jane pa komb;

ata qe nuk rrespektojne nene e babe sjane shqiptar, dhe mbi te gjitha ate qe peshtyjne ne doren qe ju buke e jete. 

 

Pas shumë spekulimeve dhe debateve nëpër media rreth deklaratave të pathëna të mesfushorit shqiptar, Granit Xhakës, që luan për përfaqësuesen zvicerane, ai me anë të një letër të hapur duket se u ka dhënë përgjigje njëherë e mirë thashethemeve që lidheshin kryesisht me cilësimet ‘tradhti e patriotizëm’. 

http://www.balkanweb.com/metropol/2693/l...

e c'i ka gjet kto te shkretet (se s'osht vetem ky), duhet me i dhon xhuvap miletit e me e sqaru per federaten tone te leshit.

duhet me i bo floket me xhel; ndryshe nuk te beso njeri...

Ho pra mo dun edhe ate cunin e ri qe lu me Man U, se te tjeret i nerum. Ato jane me keq se Mafia. Kur them ata kom para sysh te gjithe, jo vetem FSHF. 

" All countries have Mafias ... Albanian Mafia has countries.

L'onore della famiglia sta posto.smiley

ma ate emer e mbiemer qe ka ai, nuk ka si ta mohoje edhe te doje origjinen shqiptare. po ashtu edhe ai qe luan per mançesterin dhe pothuaj te gjithe shqiptaret e kosoves. e para kjo.

dhe e dyta, te luash per te huajin duke mposhtur shqiperine (siç benin qe ne kohe te skenderbeut disa), tradhetar quhesh. s'ka emer tjeter. 

natyrisht qe neve gjumi nuk na prishet nga kjo pune. se shqiptaret jane aq individualiste sa tradhetare mund te quhen te gjithe, kush me shume e kush me pak, ne lidhje me kombin e tyre. 

po ata po e çojne dem karieren e tyre. se dhe me zvicren, po te padesheruar ngelen per zviceranet qe po ashtu si francezet (82 % sipas nje sondazhi) nuk e duan ekipin e tyre perfaqsues. shihni nje ndeshje te zvicres per ta kuptuar, nuk mbushin stadiumin e tyre, kur u luan kombetarja (me pese shqiptare ne te).

Tashti paskan filluar patriotet e stadiumeve te na japin mend se kush eshte tradhetar e kush nuk eshte. Thuaj shyqyr qe keta lloj talebanesh nuk i ka lejuar njeri te fusin hunde ne ate qe quhet shqiptari dhe qe e ka percaktuar shume mire se kush quhet tradhetar.
Ai Ballaban pasha erdhi ne krye te ushtrive per te vrare shqiptare dhe tradhetare quhet nje vrases i shqiptareve dhe jo kush i fut nje gol apo nje pinpong shqiperise.
Jane keta patriot stadiumesh raca me e poshter shqiptare qe e banalizojne shqiptarine ne ceshtje pallaskash e topash futbolli. Tregojne ne te vertete vetem qenien e tyre banale dhe qe neser tej do ishin te paret qe do i kthenin shpinen luftes per ta treguar "shqiptarine" e tyre ne ndonje ndeshje futbolli.
Por thuaj shyqyr edhe njehere qe Talebanet i kemi mbajtur gjithmone larg. Sipas tyre tash e tutje do quhej tradhetar edhe ai qe nuk vjen t'i kaloje pushimet ne shqiperi, paçka se neser mund te jete ai i pari qe merr pushken e vjen te luftoj per shqipri. Ndersa ky talebani qe therriste ne stadium i pari qe ia mbath.

P.s. ato robte ku ti kete ai xherdan shaqiri per ate gol qe na futi

P.s. ato robte ku ti kete ai xherdan shaqiri per ate gol qe na futi

Po ata qe e lane zbuluar nuk kane faj fare:?

Merr vesht ndo1cik nga soccer ti shoku thepi? I doubt it. 

"Do marr ciften do dal per tradhtare, aman shoko ... "

As me qa e as me qesh, cfare s'lexuam edhe s'e hodhem matane e mire-u-emocionofshim deri ne ndeshjen tjeter.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).