Ka raste në historinë e botës kur buxheti i shtetit dhe punësimet në administratën publike kthehen në një plaçkë lufte. Disa vende e kanë përjetuar këtë situatë dhe nuk kanë dalë kurrë shumë mirë dhe as shumë lehtë prej saj
Litografi pas grushtit të shtetit nga ushtarakët në Greqi më 1909. Greqia paraqitet si një ushtarak që shkel gjarprin e madh të korrupsionit politik.

Sistemi i grabitjes

Andrew Jackson është një nga të paktët presidentë që e ka fytyrën e tij te një nga kartëmonedhat e dollarit amerikan. Si presidenti i gjashtë i amerikanëve (1829-1837), ai njihet si gjenerali që luftoi indianët dhe britanikët dhe për mbështetjen e demokracisë popullore si ana e kundërt e një demokracie të dominuar nga aristokracia.

Kur u bë president, ai u premtoi mbështetësve se nuk do të lejonte që burokracia shtetërore federale të kthehej në një lloj aristokracie të pathyeshme që vepronte jashtë pushtetit të popullit. Me këtë rast, ai premtoi se do të heqë burokratët me një sistem rotacioni, krahas rotacionit të presidentit dhe qeverisë. E shitur në publik si një reformë kundër kalbëzimit burokratik, në fakt, ai u njoh në histori si themelues i sistemit të plaçkitjes (spoils system).

Një karikaturë iu bë atij nga “Harpers’s Weekly”, më 1877, një gjysmë shekulli pasi ai kishte ikur si president. Këtu Jackson paraqitet në një monument ku ka kalëruar një derr, ku derri gjendet mbi “mashtrime”, “ryshfet” dhe “plaçkitje” duke u nginjur me plaçkën e pushtetit. Memoriali shkruan “Fituesit i takon plaçkitja”.

Jackson nuk vinte nga një familje e njohur. Populizmi ishte arma e tij politike. Sistemi i tij politik ishte i thjeshtë: gjatë fushatës për t’u zgjedhur president, ai u premtoi mbështetësve të vet vende pune në administratën publike, si dhe kontrata të majme qeveritare. Sapo u bë president, ai pushoi nga puna 919 zyrtarë, 10 për qind e të gjithë të punësuarve në administratën federale. Ky ishte një ndryshim i madh nga sistemi i mëparshëm, që bazohej te karriera dhe profesionalizmi i administratës publike. Sistemi postar ishte sektori më i prekur. Mbi 400 punonjës u hoqën nga puna, pavarësisht se çfarë pune kishin bërë në të shkuarën, për t’u zëvendësuar me besnikët e Jackson.

Karikaturë nga Thomas Nast në gazetën “Harper’s Weekly”, më 28 prill 1877, e titulluar: Në përkujtim të shërbimit tonë civil siç ai qe. Andrew Jackson kalëron një derr i cili gjendet mbi kocka ku shkruhet “mashtrime”, “ryshfete”, “plaçkitje”. Derri po ushqehet me plaçkitje. Memoriali shkruan: “Fituesit i takon plaçka e luftës”, A. Jackson.

Për shkak se presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, George Washington, vendosi precedentin e pashkruar që thoshte se një president nuk mund të qëndrojë në zyrë për më shumë se dy mandate, Jackson doli në pension pas tetë viteve. Por sistemi i tij politik i favoritizmit mbijetoi edhe për disa dekada pas tij. Vetëm më 1883, u krijua akti i parë i shërbimit civil bazuar te meritat. Nga viti 1900, shumica dërrmuese e vendeve të punës në administratën federale u ndanë në bazë të meritës dhe ndryshimi politik u kufizua vetëm në nivelet e larta të administratës.

I njohur si “spoils system” në SHBA, favoritizmi dhe nepotizmi është i njohur në të gjithë botën. Modeli funksionon si sundim i pakicës mbi shumicën dhe shkulja e këtij sistemi për t’u zëvendësuar me administratë publike funksionale në shërbim të qytetarëve nuk ka rezultuar kurrë e lehtë. Pasojat ekonomike janë gjithmonë të rënda.

Italia p.sh., është një nga shembujt më të këqij. Kur Italia përjetoi procesin e njohur si Bashkimi, në shekullin e 19, ky bashkim në emër të nacionalizmit u krye duke u bazuar më së shumti te Mbretëria e Piemontes. Pas bashkimit, për shumë dhe shumë dekada, piemontezët dominuan jetën ekonomike dhe politike të vendit. Deri në mes të shekullit të 20, pothuajse i gjithë korpusi i oficerëve të ushtrisë ishin nga Piemonte. Edhe sot e kësaj dite, Jugu i Italisë është i diskriminuar.

Në Greqi, ka një periudhë në shekullin e 19 që njihet si “korrupsioni sistemik”. Ndryshe nga korrupsioni i zakonshëm, ku zyrtarët përfitojnë para nën tavolinë nën këmbim të favoreve të ndryshme, korrupsioni sistemik krijohet kur të gjitha hallkat e shtetit përdoren si një tra dogane, ku duhet të paguash për të kaluar. Në Greqi, dy palë politike hynë në garë me njëra-tjetrën dhe dy njerëz shkëmbyen postet e kryeministrit mbi gjashtë herë. Charilaos Trikoupis ishte djali i një kryeministri dhe ishte përgjegjës e sinonim i korrupsionit sistemik. Në drejtim të administratës publike, çdo punonjës duhej të kishte një marrëveshje shkëmbimi favoresh me kryeministrin e vendit. Në termat e korrupsionit, të korruptuarit duhet të ndanin një pjesë të plaçkës me të.

Zgjedhjet e shpeshta që përjetoi vendi në këtë periudhë bënë që uria për korrupsion të ishte më e madhe. Ai shpenzoi shumë për të ndërtuar objekte infrastrukturore, shpesh pa ndonjë logjikë ekonomike por me synimin për të krijuar tenderë dhe për të marrë pjesë. Në fund, Greqia falimentoi. Financat e vendit u morën nën kontroll nga fuqitë kredituese. Oficerët e ushtrisë, të zemëruar me dobësinë e shtetit nga etja për korrupsion, bënë një grusht shteti dhe e prezantuan veten si shtypës të politikanëve të korruptuar.

Një sistem i ngjashëm u krijua në Kroaci pas pavarësisë. Në fund, shteti kroat, nën trysninë e Bashkimit Europian, e futi në burg kryeministrin Ivo Sanader, i cili ishte edhe një hero i luftës për pavarësi, nën akuzën e krijimit të një organizate kriminale. Kjo organizatë kriminale përdorte ryshfetin për të financuar partinë. Edhe në këtë rast, vendi përjetoi një bum ndërtimi, qindra kilometra autostrada u krijuan me borxhe, shpesh, krejtësisht të panevojshme. Zgjedhjet manipuloheshin rëndë, duke përdorur këtë pushtet ekonomik të akumuluar përmes korrupsionit sistemik.

Shtypja e korrupsionit sistemik ishte një parakusht për anëtarësimin. Kroacia e bëri. Sanader u dënua me 10 vite burg. Gjatë gjyqit, emri i tij rezultoi përgjegjës për korrupsion në pothuajse çdo privatizim të rëndësishëm të ndërmarrjeve shtetërore dhe çdo tender publik të madh.

 

11 Komente

Mire qe keshtu ka qene, korrupsion ngado, por pyetja eshte; A do i japim fund ketij korrupsioni apo do vazhdojme keshtu siç eshte. 

Jam i sigurte qe pergjigja e kesaj pyetjeje fshihet ne nje nga faqet e VQ.

Kur je kaq i sigurte PF , lexoje, se nuk humbet gje, veçse fiton. 

smiley Me rradhe, me rradhe cdo gjo Pjer.

 A do i japim fund ketij korrupsioni apo do vazhdojme keshtu siç eshte.

Nuku besoj me se shumti do te jete nje zhurme e tipit :hajduti berret kapeni hajdutin.jane te gjithe kellire.

Mos, kujt i bie bixha te fusi shqipen ne BE u fuska mrena vete.  Te shofim kujt do t'i ngeli derri mac.

Sikur Sala apo I meta te futeshin vullnetarisht ne burg per hir te vatanit sa per te thene se e luftuam korrupsioninsmiley2-3 vjet burg i bo per qejf robismiley

Jo se del problemi qe Sala nuk ben dot burg sepse eshte i madh ne mosh njesoj si Silvio ne Itali smiley.. se do e kishe ba per vaten... kurse meta eshte i pafajshem ska se si te bej burg... 

Pikerisht, Sala mund ta zgjidhe kete hall kombetar, si Berluska do duhet vec te rrije ca kohe ne shtepi. Tashti jo tamam si ky i fundit qe kap 8tshen pernate. Problemi eshte kush do t'ia thote.smiley

hahaahahahahah.. kur e ngjova qe smund te futet ne burg per shkak te moshes mu kujtua ajo plaka qe u burgos se u kap me kultivim hashashi smiley qe ishte edhe iher sa Beluska

To the winner go the spoils!!!

Artiull i bukur po Gjergji nuk ka permendur ate qe ishte makina politike me perfekte e korrupsionit ne USAn e shekullit te 19, Tammany Hall, nje lloj LSI e atyre koherave. Per ata qe kane qef kinematografine, Tammany Hall pershkruhet te Gangs of New York shume mire teksa merrte irlandezet e sapo mberritur ne USA dhe i conte te votonte per ata duke bashkepunuar me Bill the Butcher. Fantastik ai filmi. 

p.s meqe mu kujtua Bill the Butcher, nje tjeter film i madh i Daniel Day Lewis eshte Lincoln. Dhe aty pershkruhet, sic thone shume ne menyre korrekte, se si nje nga aktet me te rendesishem ne historine e USAs sic ishte Amendamenti i 13 qe ndalonte skllaverine u "ble". Kjo duke u premtuar kongresmeneve qe kishin humbur ne zgjedhje po mund te votonin ende deri ne sesionin e ardhshem poste te rendesishme ne administraten shteterore si drejtore postash etj. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).