Rrugëtimi i dhimbshëm i 27-vjeçares që punon si vullnetare me fëmijët që nuk dëgjojnë

Rrugëtimi i saj 27-vjeçar ka qenë më shumë sesa i mundimshëm. E lindur në mars të vitit 1986 nga dy prindër romë, të lindur e të rritur në Tiranë, por me origjinë nga Peshkopia, Myzejeni është fëmija e fundit dhe vajza e vetme e kësaj familjeje. Ardhja e saj në jetë nuk ishte si historitë e zakonshme të dy prindërve që me padurim presin të kenë fëmijë të tjerë, për shkak të kushteve të mira ekonomike. Të paktën kështu tregon 27-vjeçarja, e cila përlotet teksa kujton që prindërit e saj nuk kanë dëshiruar një fëmijë të katërt, por që në mungesë të informacionit në lidhje me masat mbrojtëse për t’u ruajtur nga të pasurit fëmijë apo për abortin, ata sollën në jetë Myzejenin, më datë 1 mars të vitit 1986.

“Nuk di t’ju tregoj me siguri, por ime më ka treguar se që kur mbusha 40 ditë kam dalë bashkë me të rrugëve të kryeqytetit për të kërkuar lëmoshë. Natyrisht unë nuk e kujtoj dot veten deri kur mbusha 4 apo 5 vjeç, por mamaja më ka thënë që duke qenë në krizë të thellë ekonomike, ku mungonte edhe buka e gojës, në një familje prej gjashtë pjesëtarësh, ku më e vogla isha unë, ndërsa i vetmi që punonte ishte im atë, jetesa bëhej çdo ditë e më e vështirë. Pothuajse të njëjtën histori kanë përjetuar edhe tre vëllezërit e mi, por ata me të mbushur 12 vjeç nisën të ndihmonin babanë për të mbledhur kanoçe, aktivitet i përditshëm i tim ati, që nuk na linte pa bukë në pjesën më të madhe të ditëve, ndonëse ka pasur edhe net të tilla, kur gjumi na zinte të pangrënë, nga të qarat për disa orë të tëra”, tregon Myzejeni.

Mund t’ia dallosh lehtësisht mishin që i rrëqethet sa herë që rrëfen fragmente nga historia e familjes së saj fatkeqe, por edhe për jetën e saj gjatë këtyre viteve, mes të pangrënit, të qarave dhe dhimbjes së madhe që e përndjek ende sot, mungesa e një shtëpie të vërtetë. Ajo është një vajzë e zgjuar, e bukur, e ndjeshme, ndjesi që ka lindur dhe është rritur me të duke parë çdo ditë prindërit që endeshin e enden akoma rrugëve, të paveshur mirë, të shkatërruar, të fyer, të përçmuar, për shkak të faktit se janë romë. Është fjala më e tmerrshme që thotë se do ta përndjekë deri në vdekje, aq shumë e urren.

“Nuk e urrej veten, as prindërit apo vëllezërit, përkundrazi ata janë gjithçka kam, jeta ime, por urrej me gjithë forcën time pjesën më të madhe të njerëzve që na shohin me neveri. Ne lahemi njësoj si ta, pavarësisht se ulemi trotuareve, futemi në kazanët e plehrave, normalisht jo me dush si të gjithë të tjerët, po na mjafton një kokme dhe disa legenë me ujë. Marrim frymë njësoj si ju, pavarësisht se nuk hamë çokollata çdo ditë, ndoshta shumë rrallë, shijen e shumë ushqimeve të tjera nuk e njohim fare, nuk dalim për kafe, nuk kemi smartphone, nuk e kemi parë kurrë një palestër nga brenda e jo më të stërvitemi. Ne jetojmë në një shtëpi modeste, të ndërtuar me beton nga im atë shumë vite më parë. Në të ftohtë, mes kushteve të vështira, por jemi njerëz si ju. Shpesh mërzitem me veten dhe me jetën që nuk e zgjodha ta jetoj kështu me dëshirën time, por kjo ndjenjë urrejtje më ka bërë të fortë. Jam një 27-vjeçare rome që guxoi të përfundonte shkollën e mesme tek “Myslym Keta”, me nota të shkëlqyera. Besojeni ose jo librat i kam blerë me paratë që fitoja e ulur trotuareve, edhe me ndihmën e prindërve. U tregova të gjithëve se unë ia dal!”, rrëfen Myzejeni si një fëmijë i lumtur, ndërsa fytyra rrezaton gëzim të pashtershëm.

Pasi mbaroi shkollën e mesme, ajo vendosi të hiqte dorë përfundimisht nga të lypurit cepave të rrugëve, ku fshihej shpesh për të mos e njohur mësuesit apo shokët e shoqet e klasës. I vuri qëllim vetes dhe fitoi sërish një tjetër betejë. Iu deshën 5 muaj ecejake në çdo dyqan të kryeqytetit për të kërkuar punë si shitëse. Gjatë kësaj kohe, ka përjetuar pothuajse të njëjtat ndjesi përçmimi, ndonëse këtë herë ishin edhe më të drejtpërdrejta. Njerëzit që nuk i falnin disa lekë të vogla largoheshin duke folur nën zë, në më të shumtën e rasteve edhe duke i kërkuar llogari për faktin pse nuk dalin ta fitojnë lekun me mund, pa e ditur se ata nuk i qas njeri. Ndërsa kësaj here ishte ndryshe. 18-vjeçares i duhej të bisedonte me pronarët e dyqaneve, t’i bindte se do t’i bënte punën dhe se kishte aq shumë nevojë për ato para. Pas shumë e shumë tentativash të dështuara, erdhi një po.

“Fillova punë si shitëse në një dyqan këpucësh tek ‘21 Dhjetori’, me rrogë 200 mijë lekë në muaj, punë që e bën ende sot, prej 9 vjetësh. Rroga ime e mbledhur për kohë të tëra shërbeu posaçërisht për të ndjekur studimet e larta në Universitetin e Tiranës për Infermieri të Përgjithshme, të cilin e përfundova vjet. S’di t’jua përshkruaj momentin kur mësova që u shpalla fituese në këtë degë, që aq shumë e dëshiroja. Ku ka më mirë se t’u vish në ndihmë njerëzve, të shpëtosh jetën e tyre, të atyre që në fakt ndoshta as shërbimin nuk e duan nga duart e mia, sepse jam rome. Ata nuk e dinë që unë kam një zemër të madhe, pikërisht për këtë arsye ndoqa studimet në këtë degë, për të dhuruar buzëqeshjen që vetë nuk e kam pasur, jo për shkak të shëndetit, por për një arsye tjetër, sepse jam rome. Pothuajse të gjithë kanë nga një arsye, edhe pse të ndryshme, për të mos buzëqeshur. Edhe pse jam diplomuar për infermieri nuk kam arritur në asnjë moment ta ushtroj këtë profesion. Në fakt provimin e shtetit nuk e kam bërë akoma sepse nuk kam para për ta paguar. Por do të kursej në vazhdim për ta marrë edhe atë, ndoshta atëherë dikush do të më japë mundësinë të punoj, nëse vlerësojnë që zotëroj njohuritë e mjaftueshme për t’u punësuar në një qendër shëndetësore. Në dyqan punoj gjithmonë turni i dytë, ndërsa paraditeve 2-3 orë shkoj si vullnetare në shkollën 9-vjeçare dhe të mesme të fëmijëve që nuk flasin e nuk dëgjojnë për t’u qëndruar pranë, për t’i ndihmuar. Jam e dëshiruar për të ofruar ndihmë, aq sa mundem. Kam vuajtur kaq shumë gjatë këtyre viteve, sa kam harruar që në botë ka njerëz që vuajnë edhe më shumë se unë. Të tillë janë këta vogëlushë, prandaj jam zotuar t’i ndihmoj me gjithë shpirt, me shpresën e madhe se ne të gjithë një ditë do të harrojmë të urrejmë, të përçmojmë dhe do të mësojmë të ofrojmë dashuri, pavarësisht sëmundjes, fatkeqësisë, ekonomisë apo ngjyrës…”, mallëngjehet e reja rome, e vendosur të mos ndalet për t’i treguar kujtdo se romët janë njerëz si gjithë të tjerët dhe se nuk u bëjnë keq askujt.

57 Komente

te lumte Myzejen!!

 

**lëmoshkërkuesja.    si fjale  xhibiane duket kjo..smiley

smiley I duhet dhene pak merite perdorimit te fjales "lemoshkerkuesja" se "perderes" & " rrahederes " kane dale nga moda smiley

gjithsesi...

Te lumte dhe Urime Myzejen! 

“Nuk e urrej veten, as prindërit apo vëllezërit, përkundrazi ata janë gjithçka kam, jeta ime, por urrej me gjithë forcën time pjesën më të madhe të njerëzve që na shohin me neveri.

e shikon ti, e kapi mundesine qe u eshte dhene te gjitheve, u be infermiere dhe perseri eshte e mbushur gjithe urrejtje. nuk ta ka fajin njerezia moj xhan, po puno me rracen tende qe te beheni ashtu si te tjeret dhe leri keto urrejtje qe na i leshoke larte e poshte. 

tesh asht bajate...na merzitet me gabelt....gabelt gabel jane e mbesin...ishalla jane me jete e bahen njeqind vjeça ...tesh sa prej jush me sinqeritet do te donin qe vjaza apo djali   te kishte per bashkeshort o e nji gabel!!!

po qe dhe na urreken aq shume sikur ja u kemi fajin ne. kjo eshte mos shikosh veten po ta degdisesh fajin tek te tjeret. ne vend qe te shkoje shtepi me shtepi dhe te punoje me ta, t'iu flasi qe te ndergjegjesohen na kthehet ne. pike e zeze!!!smiley

not that there is anything wrong with that

Duhet mos me i dasht nqs nuk duhet me i bashku pshurrsat me ta? 

Realisht kjo është pyetje për Heretikun: pse apoteoza e dashnisë del të jetë "bashkimi i pshurrsave", dhe çfarë lidhje të mundshme ka kjo, me celibacinë e klerit? 

 

Nuk e kuptova pyetjen. Mundohu edhe nje here me nje tjeter forme me te thjeshte.

Pyetja ndryshe: A ka mundësi një celibat, të jetë më i afërt me romët në këtë rast, për shkak se ia ka mohuar vetes kontaktin intim, fizik. 

Nuk e marr vesh cilin quan celibat, priftin?

Aha e paske fjalen ne pergjithsi, ne kendej kemi edhe ministre femra laike qe kane dhene veton.

Megjithse prap nuk e kuptoj se perse duhej bere kjo pyetje per romet, sepse celibati eshte nje kusht formal ne raport me Zotin dhe jo me njerzit, po mundohem te jap pergjigje, e cila nuk mund te jete e plote pa bere nje çarçaf dhe pa futur ca nocione te reja qe veshtire te pranohen nga providencialistet njutoniane tradicionaliste.

Po flas ne pergjithsi, dhe fjalet e mia meri kallup. Teorikisht po, sepse ai/ajo qe ka dhene veton, eshte me i lire te doje edhe jevgun, nuk harxhon energji me grua dhe kalamaj, plus qe eshte i detyruar te sublimoje ndjenjat seks etj.

Praktikisht celibatit i ka kaluar koha, nga pikpamja providenciale dhe nga pikpamja praktike, edhe per shkak se tani pothuajse asnjeri nuk do me ta mbaje me dore. Psh po te mos ishte bota e trete Vatikani kishte per te marre fund.

Meqe me ngacmove ti me pyetje, po te ngacmoj edhe une:

Si mendon ti kush eshte me e veshtire per nje murg te Malit Athos ose per nje moter te Nene Terezes: te doje shpirterisht nje jevg, apo te martohet me nje jevg te zgjebosur?

Sigurisht ne rastin e dyte nuk konsiderohet pengese e vetos, konsiderohet vetem sakrifica ne vetvete.   

Është në raport me zotin celibacia, po ti harron se unë jam post-modernist, edhe në këtë pikë. Ka gjithashtu edhe impakt sociologjik. Psh, një celibat, për shkak se i ka mohuar vetes pasionet rudimentare (fuck it or eat it), konsiderohet si person më reliable, më konsistent. E vërtetuar historikisht kjo. Një perandoreshë bizantine psh, përdorte eunukë si ministra.

Nga ana tjetër, celibacia është platonizëm i aplikuar. Celibati në këtë mënyrë, fiton autoritet. Nga ana fetare, gjithnjë celibacia është konsideruar sakrificë, por çdo sakrificë, ka me vete shpërblimin. Dhe shpërblimi është autoriteti. Paranë, më lehtë ia beson një celibati në këtë mënyrë, dhe jo një gurmoni psh. Celibacia besoj se ka qënë një as i fortë për të thithur dhe lëvruar fonde të ndryshme, për qëllime të larta. Shembuj për këtë ka plot. 

Më e vështirë e dyta, përsa i përket pyetjes. E para ka shpërblimin sublim, e dyta në dukje jo. 

 

Qe ti je postmodernist, ne kuptimin i ndergjegjsum, se te gjithe i ke postmoderniste, eshte e vetmja gje qe kam kuptuar prej teje. Edhe qe je i majte, por qe ne postmodernizem nuk ka pike kuptimi (si edhe te jesh i djathte).

Por eshte vete postmodernizmi qe e nxjerr realitetin ambig, te interpretueshem te pakten ne dy menyra, e me kalimin e kohes ne 100 menyra.

Konkretisht, edhe celibati tani interpretohet si ambig: siç e shpjegon ti sakrifice, vetmohim,etj (te tjere te majte me te njejten logjike fusin ne pilaf dashurine sublime te Lesbos dhe platonike te barcaletes), por edhe siç e shpjegon fjala vjen postmodernisti i majte Spiritus hipokrizi, dobesi, perversion, korrupsion etj (shpjegim me i modes). Te dy palet gjejne shembuj sa anej kendej.

Ne fakt diskutimi, si çdo diskutim postmodern, nuk mbaron kurre. E kote me e marre seriozisht, perveç si kalim kohe.

Më e vështirë e dyta, përsa i përket pyetjes. E para ka shpërblimin sublim, e dyta në dukje jo.

Shperblimi sublim i te pares duket i tille sepse eshte bere zakon te duket keshtu meqe eshte premtim i krishterimit (jane ca fjale te Jezuit ne Bibel, perforcuar nga Pali), por te njejten arsye qe "e dyta ne dukje jo".

Mirpo krishterimi eshte vetem nje term historik njerzor (Jezui as e degjoi si fjale, aq me teper termat katolik, ortodok, protestant etj), si te tille te perkoheshem e te tjekalueshem. S'ka pune Zoti me keto gjera te shpikura nga njerzit ne nje kontest te caktuar historik.

Ne Zanafille nuk u tha: ti Adam bjeri me dore, ti Eve bjeri me themer, por u tha shumohuni. 

Krishtërimi, apo më saktë, legacy që la pas Krishti, ka pasur gjithnjë një sfidë. Dhe sfida ka qënë kalimi nga bota materiale, në atë shpirtërore. Kjo e vërejtur në shumë aspekte. Në rast se pasuesit e Krishtit e kishin seriozisht besimin e tyre, atëherë këtë në një farë mënyre do duhet ta vërtetonin. Dhe e kanë vërtetuar historikisht, nëpërmjet martirizimit psh, apo nëpërmjet heqjes dorë nga "pasionet tokësore". Pra, unë këtë të celibatit e shoh si urë kalimi nga njëra botë në tjetrën. Shpërblimi sublim, nuk është vetëm premtimi i jetës së përtejme. Shpërblimi shfaqet dhe në tokë. Klerikëve zakonisht u thërrasim "atë", "etër", pavarësisht se nuk janë shumuar ndonjëherë fizikisht. E madje i shtojmë dhe atë shtesën "shpirtëror". A e kanë realizuar atëherë realisht shumimin, nëpërmjet konvertimit? Unë e shoh gjithnjë krishtërimin si kalim nga bota materiale, në atë shpirtërore. Nga ekzo tek ezo. Kjo nuk mund të vinte pa sakrifica. Madje sakrifica gjithnjë i është veshur personit që e predikonte këtë - për të vërtetuar se duhet bërë. 

"Me zjarr ju flas me zjarr" -theshte Lasgush ortodoksi. 

Po kjo shpresa mezini asht dore e tyre edhe kjo?

kush ma ka fajin që e lexova titullin : leshkërkueseja që diplomohet për infermieri ?!

Caro,ky eshte komenti me i sakte

Si ju behet atyre jevgjiteve me lekure te bardhe qe kerkojne lemoshe kishave te europese?!

Te gjithe jemi bijte e zotit!!!

 

Po rruges na u ndane rruget.

c'institucion propogandon te tilla dokrra? 

qeke me nerva. mu s'po me bohet me qamet me fillu pun.

a do nji foto qe dro te qetso?

keto pamfletat jo zyrtare te ronit nuk pasqyrojne linjen zyrtare qe na vjen permes atasheve perkates...

Ps: 3 udhetime ajrore brenda 12 oresh te shaperdhejne krejt....

Ky evgjit mund te ish kushuriri juaj!!!

ky evgjit mund te ish bashkshorti i femijes tuaj!!! 

ky evgjit mund te ish nipi/mbesa juaj i lindur nga dashuria e femijes suaj me bashkshortin evgjit!!!

duhet me qen gjithmone gati; revolucioni evgjit mund te shpertheje dita dites... kaq larg e prap kaq afer; ndihem si me qen ne Veneci...

Po pse mor zoteri mendjen e ke te arma??? Ndonejhere me ben te dyshoj se nuk je aspak nga Skrapari!!! 

E verteta eshte qe toni, elekrifikimin e plote e realizoi perpara!!!! E te mendosh qe le nje thes me lek, per pushime i thencim...

Dhet iz F.UP!!!!

mir leksi çimo ?

Me rrespekt per Kishen Katolike, ate Ortodokse dhe Islamin...ju lutem!!!

ah jo, ju duhet te keni me respekt per atashete qe institucionet fetare kane derguar ketu mes nesh!! Qartesisht ata nuk mendojne si ju...

gjithsesi emo ka te drejte, gusfraba, gusfraba...

Jo zoteri e keni gabim, atasheve u ka zene driten e besimit luksi dhe paraja me te cilen i keni mbuluar koke e kembe!

Ja nje besimtare i vertete!!!

"Kam vuajtur kaq shumë gjatë këtyre viteve, sa kam harruar që në botë ka njerëz që vuajnë edhe më shumë se unë. Të tillë janë këta vogëlushë, prandaj jam zotuar t’i ndihmoj me gjithë shpirt, me shpresën e madhe se ne të gjithë një ditë do të harrojmë të urrejmë, të përçmojmë dhe do të mësojmë të ofrojmë dashuri, pavarësisht sëmundjes, fatkeqësisë, ekonomisë apo ngjyrës…”

 

Mos sill  kshu artikujsh se ka gra te peshku qe i marrin seriozisht keto lloj trajtimesh 

Histori interesante (gjithmone nese eshte e vertete), nje nene Tereza e dyte qe i duhet aq shume Shqiperise. 

kerko azil Myzejen se ti je me te vertete e diskriminuar.

shume hipokrite kjo arixhiomania

nje burre arixhi te kishin marre ,e hallall leket e sorrosit

Bravo i qofte vajzes per kurajon qe ka treguar. 

pjer,nje here sikur na ke pas thane qe ne

Leje kurajon...kerko azil o goce, se ty ta japin menjehere. leji kto te 'bardhet' mrapa smiley

Ne jemi rraciste sepse ashtu jemi eduku. Edukim injorant me perberje shtypjeje. Si shume shpelarje truri ne forma te tjera qe na jane bere qe ne femijeri,edhe ky edukim injorant quhet edhe pse eshte per se mbrapthi

 

e pse jemi raciste ne, c'ju kemi bere atyre, i kemi vrare prere? c'i keni keto moj aman. ajo qe deshi e beri shkollen dhe u be infermiere, te tjeret s'duan. t'i cojme me zor ne universitet. c'i keni keto moj aman?

si s'jemi  ??

jemi edhe i perbuzim e ua themi dhe ne sy - ik ere jevg dreqi !!  edhe na duket normale sepse na e kane per borxh prej ngjyres

Per te vrare e prere nuk e di , por per  t'i perbuz , perjashtu nga shoqeria jone dhe trajtu jo si njerez me vlera humane si te gjithe te tjeret  e kemi bere dhe vazhdojme t'a bejme

thash jo per faj tonin , kshu na kan mesu dhe me ate ambjent jemi rrit , ku njeriu me ngjyre nuk shkonte me lart se kati i pare ne pallat , anash lumenjve, apo pyjeve me cadra

bile mbaj mend kur vinin te dera ( isha femije) per te shit ndonje gje i shihja me habi se me dukeshin " jasht-tokesor " dhe mendoja se ishin shtriga si ne perralla smiley

Myzejeni "vritet" që nga titulli që është ojnaneojnane, le pastaj të shoqëria që s'do me ja pa bojën se i vjen era, apo s'e ka ngjyrë tjetër, që vishet me rroba jo të modës së fundit, jo se nuk di por s'e nuk ja mban xhepi. Jetojmë në xhungël njerëzish që është më e ashpër se xhungla e kafshëve!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).