Akuza për një ish-zv. ministër

Para një viti i tregova zv.ministrit të arsimit fabulën e lepurit dhe të breshkës, kur lepuri i ndjekur nga qentë u detyrua të fshihej në një ferrë dhe breshka i kërceu nga prapa. I thashë se për ato që po bënin do të jepte llogari një ditë dhe do ta hante, por atëhere nuk do të ishte më në ministri dhe do t’i kishte duart të zëna, do të kishte ngelur i bllokuar nën ferrë. Nuk më besoi dhe u mundua të më vinte në lojë, me paturpësinë dhe agresivitetin e njerëzve që kanë një lloj pushteti. Ishte shpërfillja e rëndomtë e rastësorëve... 

Halit Shamata, me t’u emëruar zv.ministër para tetë vjetësh, bëri të gjitha përpjekjet që të shtinte në dorë sektorin e seleksionimit dhe përcaktimit të librave për bibliotekat e shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme publike. Bëhej fjala për një shumë të majme, e cila po të orientohej dhe do të kishte mundësi të futej në xhepat e tij dhe të njerëzve që e vunë në atë post të nderuar. E kishte ndritur në qeverinë “Berisha 1” dhe tani do të tregonte se vërtet kishte aftësi menaxhuese të parave publike. Si të thuash kishte ardhur me mëndje të mirë dhe me një ide fikse që kësaj radhe të bënte sa më shumë para. 

Nuk janë të shumtë ata që e dinë se përse bëhet fjalë, me përjashtim të shtëpive botuese, të cilat luftojnë që të shtien në dorë ndonjë copë nga byreku vjetor katërqind milionësh, që shteti derdh për pasurimin e bibliotekave të shkollave në mbarë vendin. Kjo ka qenë shuma e ndarë nga buxheti shtetëror për çdo vit kalendarik. Pasi shtiu në dorë këtë sektor të begatë, Shamata krijoi edhe skemën e suksesshme të zhvatjes. Për të qenë të ligjshëm, duhej të krijohej ideja e ndarjes së përgjegjësisë duke krijuar një bord specialistësh, njohës të letërsisë dhe të nevojave të nxënësve për letërsi artistike. Por, nuk flitej vetëm për tituj librash dhe emra autorësh, por edhe për shtëpi botuese. U seleksionuan ato shtëpi botuese që lidheshin direkt me intersesat e Shamatës dhe që dinin se si ta jepnin kafen nën dorë. Por kjo ndoshi vetëm në fazën e parë, në atë fazë që parapregatiti monopolizimin e plotë të këtij tregu të mbyllur dhe gati sektarist. Pas kësaj, bordi përzgjedhës nuk mblidhej më, krijoheshin një mijë arsye për ta shmangur, sepse brenda tij kishte disa të padëshiruar që rrebeloheshin. Dhe ndërkohë u pregatit lista e brendshme, pra u bë e mundur që me anë të një dokumenti okult, të shmangej edhe ajo që mund të quhej koperturë e ligjshme.

Kështu, Halit Shamata si për çudi u gdhi një ditë shkrimtar, teksa librat e tij të ngjizin vetvetiu frazën “Sa merr vesh gomari nga mjeksia, aq di edhe Haliti se ç’është letërsia”. Gjashtë libra të shkruar në një kohë rekord dhe të futur në listën numer dy. Libra të trashë, me çmime të kripura, që ishin libra vetëm se ishin shtypur në letër tetëdhjetëgramëshe dhe ishin mbështjellë me kopertinë kartonçine me ngjyra. 

Haliti e di edhe vetë që nuk është shkrimtar, por kjo nuk e pengonte të përlante një thelë të majme të parave të shtetit, pa pyetur fare në se ishte në konflikt të hapur interesi. Po kaq interesante është edhe vazhdimi i kësaj liste me emra të tjetë, të disa njerëzve të lidhur ngushtë me pushtetin e Berishës. Njëri prej tyre ishte Fahri Balliu, gazetari personal i Berishës dhe eminenca gri e qeverisë. Shtatë tituj ishin futur në këtë listë, që kishin atë për autor dhe botues. Vërtet marrëzi, por ama nuk besoj që ka ndonjë prind të lejojë që fëmija e tij njëmbëdhjetë vjeçar të lexojë libra si “Berisha dhe kasandrat”, “Apo zonja me të zeza”, të cilat ishin të detyruara për shkollat si lexime jashtë klase sipas udhëzimeve të MASH-it. Hajvanllëqe të kthyera në letërsi dhe të detyrueshme për kalamajtë tanë, në shkolla që pretendonin se ishin të depolitizuara. 

Një emër tjetër është ai i Bardhyl Musait, këshilltarit të jashtëm të Berishës për arsimin, i cili kërcënonte drejtorët e arsimit nëpër qarqe e rrethe se po të mos blinin librat e tij do të pushoheshin nga puna, sepse ai ishte i fortë dhe i shkonte fjala deri tek vetë i pari i shtetit. Pra në skemën e zhvatjes është përdorur gjerësisht edhe shantazhi, tamam sipas stilit mafioz të karteleve dhe sindikatave kriminale. 

[Por] nëpër bibliotekat e shkollave nuk mund të gjesh sasinë e blerë të librave të këtyre personaliteteve të letërsisë së re shqiptare që krijoi MASH-i. Përfitimi ishte i disafishtë, tirazhe të mëdha, çmime të kripura, dhe libra të pabotuar. Pagesat fiktive, të marra me dhunë, kriminalizojnë njekohësisht edhe drejtoritë arsimore, sepse bëheshin pjesëtarë në një aferë pa patur asnjë përfitim konkret. Mjafton një auditim, një numërim librash dhe rakordimi i tyre me faturat e blerjes dhe mashtrimi është mëse i qartë. Tre miliardë e dyqind milionë leke të vjedhura në mes të ditës nga njerëz që ishin venë të administronin paranë publike. 

 

42 Komente

e trishtueshme situata

nuk lexoj me ... sabotatoret ne litar smiley

hej, kta e kan pas aq te sigurte qe nuk do shporreshin, sa as e kan rrujt me zhduk gjurmet. kjo esht pershtypja ime, kshu si nga larg.

e kuptoj edhe frustrimin e skotes... e kuptoj. it's nat fani.

Emo, punë kusarësh. ishin super të sigurtë se nuk do e luanin prapanicën nga postet ku ishin ulur. Besojeni Valter Filen se e njoh dhe çfarë thotë janë më se të vërteta. I kemi pas dëgjuar, por tani që marrin konfirmimin e damkës së turpit, seç të kaplon një mërzi.

"Atje ku është pasuria dhe luksi, zor se mund të ketë diçka më të mirë...prandaj ne, njerëzit që punojmë, kurrë nuk duhet të mëzitemi" - ja vodha Çehovit këtë emo, që ta marrim dëshpërimin e situatës së bandave nëpër dikastere, me sportivitet, siç na e këshillon Çehovi, ndryshe këta të heqin trurin.

smiley

po vjen vjeshte e thelle, dhe Cehovi do ishte ideal per lexime akshami.

Rrofsh, Petro, qe ma kujtove!

Po pse nuk shkruan ndonji 'qukapiku piku piku' te paktensmiley superhiti I bahriut, 'zhaba pucrranjose' psh

Po KLSH ca ka bere? Ishalla denohen, e s'mbetet me artikuj gazetash. 

Me politiken shqiptare ( te korruptuar)  eshte bela, problem  se po te denohen do te ngrihen dhe do thone " po na vjen diktatura e komunisteve!! " ne pushtet!  

Hajduteria s'ka perkatesi politike. Ata mund te thone se po vijne marsianet, per ate pune. Po nqs do bejme hajer duhet te vije diktatura e ligjit. Keshtu qe edhe partia perkatese te penalizohet politikisht, qe t'i filtroje vete hajdutet. 

duhet te penalizohet jo parttia por personat, se abuzimet me pushtetin, me fondet jane  individuale,  eshte me e lehte per ti penalizuar faktet, simbas shtypit, jane evidente! Ajo qe mungon eshte nderhyrja e organeve perkatse. Po organte perkatse, jane te dobta! Keshtu qe `penalizimi` ngelet ne ajer vetem duke deklaruar ne shtyp dhe kaq! smiley

Personat duhet te shkojne ne gjyq. Por pastrimi i vertete fillon me penalizimin e partise. Dhe kete duhet ta bejne robt kur votojne, keshtu qe partia t'i largoje hajdutet vete, sic ndodh ne vendet qe bejne hajer. Qellimi publik eshte qe hajdutet te mos jene ne pushtet, se sa para ben t'i denosh mbas demit qe kane bere. Fatkeqesisht jemi shume larg kesaj. Superhajduti me video u supervotua. Mund te "ngushellohemi," se e njejta gje ndodhte dhe me Berlusken matane detit. 

Une propozoj ne krye te KLSH-se Kosta Barjaben.

Ngeci apo nuk ngeci ne ferre ish ministri Shamata, ai iku pa bere shamate, urte e bute e plot diganin. 

Ah ajo Amerika juaj qe do mbaje gjithe keta te kamurit

Se mos i terhiqni ju me ato baklllavara, tullumba, e te tjera. smiley  

Ne terhoqem ata te 97'.keto vite u rrit bolliku ne Shqiperi sa per te bere vila n'usa.plus gjithe ky bashkepunim qe po kemi, turqit I dorezojne ne vendsmiley

Ishalla qisin konopin e ua nxjerrin prej hundesh, megjithese gjykatesit jane dora e sales ministria e drejtesise eshte ne dore te LSI qe nuk eshte e interesuar te zbulohet me shume se sa duhet se kane qene vete ne tave me ta.

Gjykatesit e kthejne velen menjehere. LSI-ja, po e ka njecik zemren e gjere, se ka hallin e integrimit. 

smiley Ai Bardhyl Musai njekohesisht drejton dhe 30 doktorante ne teme diplome. Per cdo doktorant perfiton 3 milion lek pra baraz me 90 milion. Plera te tilla burgun e kane apo jo Lefti, se nuk ben asnje koment ne tema te tilla.

 Ballkanweb 

Urdhër-arresti për 4 zyrtarët, Veliaj: Janë zhdukur fonde, përgjegjësit para drejtësisë

 Ne cdo ministri po te germosh do plasi nje skandal.Duhet nje Komisar Antikorrupsion me kompetencat enje gjykate supreme qe ti coje pas hekurave te gjithe. Nje si Idrizi ti qeronte te gjithe.

duhe te ngrene nje gjykate speciale si ne 45smiley

pse jo, ti me dukesh nje prokurore rrepte.me Idrizin do ishit nje cift ideal si Komisar Katani me Selvje Kontin smiley

Alba2265, qe duhet " ngrene" duhet vertete, por jo Gjykata, .....gjyqtaret ! Kur te jene " ngrene nja kater gjyqtare dhe nja Tete avokate, ne Drejtesi do te quhet e perfunduar REFORMA...Ndryshe...vallahi une nuk besoj per mbare...

Duhet te japin ca denime shembellore se keshtu vidh te vjedhim se nuk te ben njeri gje nuk shtyhet me.

A rane ne dashuri ata te dy ? Rane smiley . Je ngatru Spiritus . Une nuk bije ne dashuri DY here Kam qellu monogam smiley Mos me ngatrro qe me lexon se me ka qellu "  shpirti qejfli " Plus qe une baj vetem per te zbulu jo per te Denu .Jam si Kryetari Partise time ....Shpirtmadh smiley

jo, nuk kisha parasysh mundesine e ndonje romance zotnia juej Idris smiley. U nisa nga principialiteti dhe zonja Alba, nga qe ju atakon, nuk do t ju leri te bini ne voluntarizma ne ushtrimin e detyres. smiley

POr dhe leximet " brendashkollore" ..
Besoj ju kujtohet sa here kam trajtuar ketu shume muaj me pare problemet ne Ministrine e Kseres dhe konkretisht edhe per te arrestuarin ILir Ibrahimi...Aty eshte bere baderdia dhe keni me degju, por kur tre juristet e perzene nga antari i Agi it Te Arte , Spiro Ksera i vajten Saliefendiut dhe denoncuan vjedhesin sera, e dini si u dha pergjigjen? Gjitheca eshte kry sipas rregullave dhe ligjeve...Tamem ergjigje kryekusari.Sese nipi i kseres, shefi i kabinetit Klevisi, hodhi firmat fallco er dy nga juristet e perzene prej pune.Kerkoni te shifni ambjentit secial er " sex" te Siro grekut, mikut te ngushte te Saliefendiut, brenda vet Ministrise ....punes.
Njerez a do vijeajo dite qe te mu d te goditet vertete e keqja? Ajo e ka emrinqysh prej tete vitesh, Sali Ram Berisha....

Punet e mira behen avash avash.

Qeveria e kap lepurin me qerre.

Klevisi eshte nipi i Spiros?!

Qeveria e ka qerren plot me Leprat e vet.

se pari ketu nuk ka nje akuze qe qendron per se mbari.. Librat e Shamates ne listat e dyta - keto lista jane opsionale dhe nuk jane dhene me detyrim per nxenes, sidomos kur Shamata vete deklaron se ai eshte shkrimtar post-modern.

se dyti Shamata eshte shkrimtar aspak i keq, ka nje stil origjinal te vetin dhe kendimi eshte ceshtje shijesh..

se treti, Shamata duhet ta hedhe ne gjyq kete Filen per shpifje (kafe nen dore?), kush i paska dhene kafe: nuk ka faje Rama kur shprehet per qente e kesaj race: cili eshte ai bir kurve qe me ka dhene leke e te dale? Dil o File dhe trego se kush i ka dhene leke...

se katerti, ato lista me te vertete kane letersi funderrinash (ceshtje shijesh te komisionit perzgjedhes gjithsesi), por nje gazetar hulumton listat dhe sheh se si eshte perfaqesuar letersia shqipe - ky informacion mungon ne kete artikull sulmi qe synon te ndikoje mbi listat e rradhes dhe jo te zgjidhe problemin e influences se shtepive botuese..

se pesti, bardhyl musai? aty i keni te gjitha dokumentet per veprimtarine e tij, formuloni nje akuze per se mbari dhe shkrepjani ..

por keta jane te gjithe zagare qe lehin per padronin e ri

Qe duhen "Tredhur " kjo Lukuni Hajdutesh mizantrope qe vetquhen Shkrimtare , nuk ka snje diskutim .Qe duhen Ururar njerzit e rij per keto fillime te mbara , me  keto Kontrolle e gjetje te Hajduteve ne keto Institucione ..edhe kjo nuk ka diskutim !

Qe te mendosh qe edhe Shamata eshte shkrimtar duhet ngritur Urgjentisht ndonje spital per te kuruar Menderisht robt qe e mendojne . Mund te thuhej per Balliun ,por qe humbi te drejten qe kur filloi te beje Libra per "udheheqsin" dhe Botoi Leter amballazh per " perimoret  e misrat ne kubik "duke e qujatur Gazete e duke ushndrruar ne nje Primat i serise se fytyrpetullave , pa kthim Mbrapa !

Sa me shpejte Hetimi dhe ti vjellin Koker me Koker leket qe pa asnje medyshje i kane VJEDHUR .

o idriz, a je ne dijeni te luftes qe zhvillohet ne shqiperi ndermjet shtepive botuese per keto tekstet jashte-shkollore dhe shkollore? ja qaj hallin asaj ministres atje se ato shtepite botuese fusin edhe dreqin ne shishe me marifete e shantazhe (si ky ketu ne kete artikull).. llogarit nje liber matematike ben diku tek 300 lek, dhe ke gati 60-70 000 nxenes per brez, shto ketu edhe fletoret e punes apo librat e mesuesve ..

valter files nuk i takon te hedhe gjykime mbi cilesine e letersise se nje tjetri shkrimtari, i pelqen apo jo, se eshte ne konflikt interesi, eshte shkrimtar vete. Sikur p.sh. te thote emigranti, me identitetin e tij ne pasaporte, se filan shkrimtar nuk merr vesh nga letersia .. sherre te ketij lloji shprehen ne tavolina e mes miqsh e nuk ngaterrohet publiku se damkoset lloji.

ne kete artikull nuk nxirren te palara por mllef.. sa libra paska shitur Shamata nepermjet ketij fondi? keshtu fillon hetimi - nje xhiro neper disa shkolla te Tiranes dhe Kavajes a Lushnjes mund te tregojne me shume sesa inati brenda llojit i Valter Files..

edhe ne kohen e Enverit nuk fillonin hetimet nga gazetat, me se shumti ndonji shpoti nga Hosteni ... nuk kane veshur asi brekesh gazetaret tane ende, e jo mo dorezat e boksit

Me te vertete nuk shikon qe eshte Gabim dhe "konflikt interesi" Qe kryetari i Komisionit  qe zgjedh titujt e Librava te fus 3 libra te shkruara vete? KETU FILLON HETIMI. dhe te shikohet SA LEKE ka perfituar nga shitja e ketyre librave.

 Ne baze te shumes se lekeve qe ka perfituar shikohet edhe shkalla e DENIMIT

Por vetem nje gje eshte e qarte si kristali . Ai ka abuzuar me postin e tije dhe MINIMUMI duhet te qerrohet qe andej me motivacionin 'Hajdut dhe kurre mos te punoje ne shtet" Per vitet e burgut pastaj 1 ose 10 le te merret prokuroria ne baze te Lekeve qe ka bere

Ketu ke te drejte sepse jam shkeput prej disa vjetesh bajagi te konsiderueshme .Por nji nga miqt e mi punoi gati Kater vjet si magazinier i ketyre Teksteve dhe me qe pinim kafe cdo padite llafosnim mbare e prape .Do thush ti muhabet kafesh .Dakort po me njeri "brenda"

Edhe ketu ke "i qaj hallin kesaj ministres " ke plotesishte te drejte sepse gjerat sa do deshire te kesh "nuk zgjidhen me urdher te peshkut "plus qe koha e gjate fillon te"lezeton " Pra c'kane te bejne me te dhena "teknike "Ju keni Plotesishte te drejte sepse une nuk kuptoj ! Me nje ndryshim se une nuk jam Poetii LefKOPESE smiley qe te te bej propogande sqeperish 

Une e shoh problemin Ndryshe ose me mire ne Linjen qe na Intereson ne si Popull ! . Kjo menyre te Vepruari eshte Nxitja me e arsyeshme e fazes se pare qe eshte 'Frenimi" dhe per kete Bravo i qofte Kurajua per te Hetuar vjedhjen e ketyre Hajduteve perfshi Shamaten "poetin" qe ka dhe pamjen feminore qofte edhe per 1000 leke te vjetra !

Pjesa e vazhdimesise eshte nje Ballafaqim me risqe te medha sepse jane shfaqur ne Praktike me NDESHKIM . Ndryshe nga llafollogjite e filoqylisteve  sqeper se " berisha ( Kryehajduti ) ka filosofine e mosndeshkimit smiley.

E c'rendesi ka FILJA ? Mund te jete njezero e fyl ose njesoj si ne !

Dmth ne te dy nuk zgjidhim gje si Popull , por na lind e drejta qe "neser " si asnjehere tjeter ti mberthejme per Fyti kur te vije tek Vota. Dhe t'ja drejtojme Gishtin ne surrat "Hajdute ",Mashruese"  jashte Thashethemeve ne se Guxon e tenton qe  te beje si Shamata ( simbol ) apo Bamsi Bumsi e nje sasi syresh meplot kuptimineGjales Vandake Halimerish! 

Boll na mashtroi babasqqapi  me Podiume e Jozefpercka tralalaje !

naten!

Eshte e lezetshme kur filloni dhe i beni urra qeverise se sotme a thu se s'ka pas vjedh me pare kur ishte n'fuqi dhe nuk e njef fjalen vjedhje smiley

sa shume vujm ne nga skleroza smiley

not funny! frustrating!!!

 

 Njëri prej tyre ishte Fahri Balliu, gazetari personal i Berishës dhe eminenca gri e qeverisë. Shtatë tituj ishin futur në këtë listë, që kishin atë për autor dhe botues.

here you go... just mentioned his name last night..what an ugly deja vu. 

 

Nje sec, se sipas ati rregullit botim->zhvillim->kulture edhe z. Balliu ka dhene kontributin e tij ne emancipimin e shoqerise shqiptare. 

Nuk thashe gje. E pata me cregullin dejavujor timin.

hihihihi... smiley

Dy vjet me pare i kam telefonuar zv.Ministres se Arsimit Nora Malaj per abuzimin me librat shkollore. 

Ime bije ne shkolle 8 vjecare ishte e detyruar te blinte veç librave shkollore edhe "fletore pune per librat". Mendoni pak edhe per lenden e vizatimit kishte nje liber dhe bashke me librin edhe "fletore pune per lenden e vizatimit". Libri kushtonte 100 leke dhe kishte rreth 30 faqe, ishte sidoqofte nje botim i mire dhe i sponsorizuar. Ndersa "fletorja e punes" kushtonte 150 leke, kishte 16 flete dhe ishte nje botim dhe printim aq i keq sa edhe po ta gjeje ne rruge nuk do ta ngrije.

Ne Tetor 2011 pasi ishin shitur te gjitha "fletoret e punes" Ministria leshoi udhezimin qe blerja e tyre nuk eshte e detyrueshme.

Te gjitha keto ja thashe Nora Malajt ne nje komunikim te drejtperdrejte ne ORA TV dhe sigurisht e kane degjuar shume veta. Me tha qe do ta hetonin rastin dhe se ishin ne dijeni edhe vete. 

Qe atehere sndodhi asgje me perjashtim qe Nora Malaj eshte prape zv.Ministre.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).